PDA

View Full Version : Presidenti Fatmir Sejdiu kapet duke mashtruar kosoven. nuk tha asgje te vertete


bert
15-10-09, 22:57
Sejdiu: Anėtarėsimi nė BE prioriteti kryesor


PRISHTINE-Shefi i Zyrės Ndėrlidhėse tė Komisionit Evropian nė Kosovė, Renzo Daviddi I ka dorėzuar sot Presidentit Sejdiu Progres raportin 2009 pėr Kosovėn. Sipas Sejdiut, “Anėtarėsimi nė BE mbetet prioriteti kryesor pėr Kosovėn derisa bėjmė pėrpjekjet tona maksimale pėr ta thelluar zhvillimin e vendit dhe pėr ta rritur prosperitetin pėr tė gjithė qytetarėt”
“Mirėpres vlerėsimet se Kosova ka arritur progres sidomos nė funksionalizimin e institucioneve tė saj tė qeverisjes dhe plotėsimin e kornizės legjislative. Kosova, po ashtu, ka arritur tė ruajė stabilitetin e pėrgjithshėm tė vendit duke krijuar mundėsi pėr forcimin e mėtutjeshėm tė kėtij segmenti kyē. Megjithatė, roli i shtuar nė pėrmbushjen e kritereve tė tjera, sidomos ato qė kanė tė bėjnė me eliminimin e dukurive negative: luftėn kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar dhe nė pėrgjithėsi forcimit tė sistemit gjyqėsor nė Kosovė, ėshtė mė se i nevojshėm”, ka shtuar ai.
Tė gjitha institucionet e vendit – sipas presidentit Sejdiu – duhet dhe do t’i marrin me seriozitetin mė tė madh vėrejtjet qė janė shėnuar nė Raportin e Progresit, nė mėnyrė qė viti tjetėr tė na gjejė me hapa tė shpejtuar drejt procesit tė anėtarėsimit. Pėr kėtė, vijoi presidenti, institucionet e Kosovės do ta vazhdojnė bashkėpunimin e ndėrsjellė dhe atė me Bashkimin Evropian.
“Anėtarėsimi nė BE kėrkon pėrkushtimin mė tė madh tė mundshėm nga tė gjitha institucionet e vendit dhe ne jemi pėrgjegjės pėr detyrat qė na takojnė. Do tė bėjmė ēmos pėr tė shfrytėzuar mė sė miri mbėshtetjen qė BE-ja i jep Kosovės nėpėrmjet programeve tė saj tė asistencės derisa ajo vazhdon tė punojė pėr forcimin e rendit ligjor, reformės nė administratėn publike dhe zhvillimit socio-ekonomik. Kosova do tė jetė pėrherė nė lidhje me Bashkimin Evropian pėr ta realizuar vizionin e saj pėr anėtarėsim”, ka thėnė ai.