PDA

View Full Version : e derguara amerikane i shkul veshet kosoves. deri tani ju ka drejtuar unmiku


bert
16-10-09, 16:30
Di Karlo: Kosova duhet tė veprojė e pavarur


UASHINGTON-Ambasadorja e Shteteve tė Bashkuara nė OKB, Rozmari di Karlo, pėrshėndeti rolin e UNMIK-ut, por vlerėsoi se nė planin ndėrkombėtar Kosova duhet tė veprojė e pavarur.

Duke folur nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit, ambasadorja Di Karlo e theksoi rėndėsinė e zgjedhjeve nė Kosovė dhe shfaqi keqardhje pėr qėndrimin e shefit tė diplomacisė serbe, Vuk Jeremiq, se Beogradi nuk do tė mbėshtesė daljen e serbėve nė zgjedhje.

Zonja Di Karlo tha se Kosova ka bėrė pėrparim tė madh, duke pėrkujtuar njohjen nga 62 shtete dhe anėtarėsimin nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe Bankėn Botėrore.

Ambasadorja amerikane nė OKB tha gjithashtu se SHBA-tė do ta mbėshtesin hyrjen e Kosovės, Serbisė dhe gjithė Ballkanit Perėndimor nė BE dhe rrugėn e tyre drejt integrimeve euroatlantike.

Ndėrkaq, ministri i Punėve tė Jashtme i Kosovės, Skėnder Hyseni, i cili mori pjesė nė mbledhjen e rregullt tė Kėshillit tė Sigurimit, ku u shqyrtua raporti i sekretarit tė pėrgjithshėm, Ban Ki Mun, e vlerėsoi stabile gjendjen nė Kosovė. Ai akuzoi Beogradin se po minon pėrpjekjet e Prishtinės pėr integrimin e serbėve tė Kosovės.
Por, shefi i misionit tė Rusisė nė Kombet e Bashkuara, Vitalij Ēurkin, tha se deklaratat e ministrit tė Jashtėm tė Kosovės pėr pėrparimin nė Kosovė dallohen shumė nga gjendja nė terren.
Ēurkin gjithashtu i cilėsoi si tė papranueshme thirrjet e autoriteteve tė Prishtinės pėr reduktimin e misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė.