PDA

View Full Version : Politika Nė Shqipėri


Peja-Boy
31-10-09, 12:53
Hapja e kutive, fundi i pushtetit te Berishes

Kryeministri refuzon tė hapė kutitė e votimit pasi hapja e tyre do tė shėnonte dhe fundin e pushtetit tė tij. Kėtė vlerėsim bėri sonte nė Lushnje, kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama, gjatė njė tubimi me moton “Dua tė shoh votėn time”.
“Sali Berisha nuk do qė kutitė e votimit tė 28 qershorit tė hapen, sepse ato kuti janė fundi i pushtetit tė familjes sė tij, qė e ka zhytur nė krizė demokracinė, shtetin e sė drejtės, ekonominė e familjeve shqiptare. Sali Berisha nuk do qė ato kuti tė hapen, sepse hapja e kutive tė 28 qershorit i mbyll rrugėn vjedhjeve e mashtrimeve me pronat publike e private tė shqiptarėve”, - deklaroi Rama.

Pėr tė, hapja e kutive tė 28 qershorit i hap rrugėn drejtėsisė pėr tė gjykuar lirisht dhe ndėshkuar me forcėn e ligjit fajtorėt pėr tragjedinė e Gėrdecit e pėr grabitjen marramendėse tė fondeve tė rrugės sė kombit.

Pėr Ramėn, “mospranimi pėr t’i hapur kutitė e votimit dhe pėr t’i dhėnė popullit sovran tė drejtėn e transparencės pėr zgjedhjen qė ka bėrė nė 28 qershor, ėshtė prova e frikės sė madhe qė ka Sali Berisha nga e vėrteta”.

Nė kėtė pikė, Rama deklaroi se “nėse ne do tė pranojmė qė kutitė e 28 qershorit nuk do tė hapen pėr ne e pėr tė gjithė popullin shqiptar, nėn dritėn e diellit, me tė drejtėn qė ligji dhe me tė drejtėn qė Zoti i jep popullit sovran, atėherė kemi pranuar pėr kushedi sesa kohė akoma zgjedhėn e kėtij pushteti tė padenjė pėr kėtė vend”.

Ndaj Rama sugjeroi se “ėshtė pikėrisht ky momenti historik, kur Shqipėria dhe shqiptarėt duhet tė ndahen njė herė e mirė, nė mėnyrė tė pakthyeshme, nga tradita e mbrapshtė e zgjedhjeve tė deformuara e tė kontestuara, nga standardet e padenja pėr njė vend europian, nga politika e vjetėr e pushtetarėve tė korruptuar e korruptues qė i grabisin zgjedhjet e shqiptarėve pėr tė forcuar zgjedhėn e interesave tė tyre mbi shqiptarėt”.

Nė pėrfundim tė fjalės sė tij, Rama bėri thirrje qė mė 20 nėntor, tė gjithė tė afrohen nė Tiranė, nė sheshin “Skėnderbej”, “pėr njė manifestim tė madh nė emėr tė lirisė”.