PDA

View Full Version : Udhėkryqet e Ishullit


Lapsi
09-11-09, 11:13
Udhėkryqet e Ishullit (http://drejtesia.blogspot.com/2008/05/udhkryqet-e-ishullit.html)


Problemi kryesor qė preokuponė sot “ishullin” shqiptar, duhet kėrkuar dhe tė kuptuar nė spektrin e ndeshjeve historike qė kanė ndikuar kulturat e huaja kundrejtė asaj shqiptare. Mirėpo, tė jetosh nė kėtė ishull do tė thotė tė keshė gunė shekullore, qė e pėrbėjnė sakrifica dhe vuajtjet tė pėrcjellura nga gjenerata nė gjeneratė. Njė nga pėrkufizimet e diturisė historike ėshtė tė kėrkuarit e shkaqeve qė sollėn deri te njė ngjarje, e njohja e shkakut na shpie deri te njohja e natyrės sė ngjarjes. Ėshtė e rėndėsishme pėr ne ti shqyrtojmė shkaqet qė na sollėn deri te udhėkryqet e ishullit, udhėkryqe kėta qė lindėn pa vullnetin e shqiptarėve, tė pėrgjysmuar me kufijt politikė, tė ndarė me kufij- andej e kėndej Murit tė Arbėrit. Malli ėshtė pranė... e kėtė nuk e shuan uji i burimit e as era e kėndshme e trėndafilit. Aty nė udhėkryq gjenden dy pllaka, njėra pllakė e madhe dėrrase e tjetra mermeri. Nė tė parėn, qė ishte shkruar me gjak dhe qė tė ēonte nė drejtim tė Shqipėrisė Etnike – “Populli i Ndaluar”, shkruante: “Fėmijėve tanė dėshmorė, tė cilėve bataretė e mizorėve ua prenė pėrgjysmė ėndrrėn pėr liri...”. Kurse, nė ate tė mermerit qė ishte shkruar me ngjyra tė pėrziera, qė tė conte drejtė Shqipėrisė Politike – “Shtėpisė Misterioze”, e qė shkruante”: “ Rroftė Xhaxhi Enver( ky shkrim kishte filluar tė fshihej), ishulli ynė- ishull grek, deputeti ynė-deputet grek...”
Sa afėr qė janė, tė njė gjuhe, tė njė gjaku, por kishin njė ndarėsi, mungesėn ...
Populli i ndaluar ishte i etshėm pėr tė vėrtetėn, thjeshtė ndaj tij ishin bė padrejtėsi tė mėdha si nga Fuqit e Mėdha, ashtu edhe nga shtetet ballkanike. Ndarjen definitive tė Popullit tė ndaluar nga Shtėpia Misterioze e kishte bė Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr me 29 korrik 1913. Sa tė pamėshirshėm qė ishin, bėnė gjymtimin e hapsirės jetėsore tė shqiptarėve. Kjo ishte njė pazar politik, nė tė cilėn bėhej tregti vetėm me trojet etnike shqiptare. Pėrkundėr kėsaj, Populli i Ndaluar ishte i gatshėm tė bėjė sakrifica, tė derdh pikėn e fundit tė gjakut, qė dėshmon pėr posedim tė diturisė, qėndresės dhe guximit, si pasuri mė tė ēmueshme tė progresit dhe lirisė. Nė kėtė kohė, thirje i bėnte Populli i ndaluar Shtėpisė Misterioze e qė i thonte: Nėse doni tė mirėn e shtėpis suaj dhe clirimit tonė, nėse doni qė shtėpija mos tė shkatėrrohet nga pluhuri me kalimin e kohės, nėse doni qė ky popull mos ta humbasė kombėsinė pėrpara propagandave tė huaja, atėherė kini mendje, kėrkoni program politik qė tė shkundėni pluhurin qė e ka mbuluar shtėpinė misterioze, ejani te populli i ndaluar qė tė shifni se si shemben kėshtjellat mė tė fuqishme nga atdhedashuria...Pra, Populli i ndaluar respektonte njė ligj, ligjin e prerė tė historisė: “Tokat e tuaja nuk t’i fal njeri por duhet tė luftosh, mandej duhet tė dish tė luftosh pėr to”. Andaj, asnjėherė ata nuk i ranė kėmbanės sė pikėllimit as atėherė kur ua ndaluan lindjen e fėmijėve e as atėherė kur arat i mbushėn me varre. Ata qė jetonin bashkė me ta kishin urrejtje tė madhe ndaj Popullit tė ndaluar. Kjo na krijonė njė bindje se me tė vėrtetė kėtu kishte shpėrthime tė pikėpamjeve raciste. Nga kėtu edhe dilnin vjersha tė shumta si kjo:
Nė ethe, nė dėborė

Derisa zemra ngrin,

Kemi drojė

Mos edhe nė botėn tjetėr

Kėta njerėz

Mund tė na jenė fqinj!

Treguan brutalitetin e qėndrimeve, qė dėshmon pėr diskreditim publik tė jetės familjare, me anė tė shpifjeve dhe gėnjeshtrave, me demaskime tė tilla mizore lėndonin dinjitetin e popullit tė ndaluar. Edhe pse thuhet se rrota e historisė nuk kthehet mbrapa, pėr fat tė keq neve shqiptarėve (popullit tė ndaluar) nė shumė raste, sikur historia na pėrsėritet. Populli i ndaluar mbi 90% ishte i “sėmurė nga kolera” (ishin musliman), por ēuditėrisht i bėnė ballė sėmundjes dhe nuk u infektuan nga kanceri nė mushkėri (1913 si dhe nė periudha tė tjera, kur sėrbėt dhe grekėt donin ti konvertonin nė tė krishter me dhunė) as atėherė kur mbi ta u bė presion, dhunė, terror me ndihmėn e formave dhe metodave mė antinjerėzore, duke aplikuar edhe materie kimike helmuese ndaj popullit tė ndaluar qė ushtronin fqinjėt shovinist. Kjo dėshmon se populli i ndaluar nuk u dorėzua as atėherė kur ndjente lėndim shpirtėror, as atėherė kur ndjen mungesėn atdheut e as atėherė kur u godite nga Shtėpia Misterioze. Udhėkryqe tjera tė ishullit ishin edhe suspendimet e dhunshme tė institucioneve shoqėrore, arsimore, kulturore, informative etj. Heqja e pllakės pėrkujtimore tė Kongresit tė Manastirit, ndalimi i shqiptimit tė emrave tė Shkupit (Skopje), Kėrēovė (Kiēevo), ndalimi i emrave shqip si: Shqipe, Agim, Dardan etj. Masat rigoroze arsimore-kulturore qė fillojnė me Univerzitetin e Prishtinės e qė pėrfunduan me atė tė Tetovės, zhdukja e shumė librave nė shqip, dhuna psikologjike ndaj arsimtarėve, aksioni pėr rrėnimin e mureve tė shtėpive, zvoglimin drastik i numrit tė paraleleve tė shkollave tė mesme, janė dėshmi pėr akte barbare sllavo komuniste serbe qė i zhvillonte ndaj Popullit tė Ndaluar. Vrasjet e qindra shqiptarėve pa u bė gjyq, burgosjet dhe torturat mė tė shėmtuara ndaj qindra shqiptarėve, trysnit politike morale dhe psikologjike nuk mundėn ti zhdukin vlerat universale kombėtare dhe qytetėruese tė popullit tė ndaluar. Ata lindėn legjenda qė me gjakun e derdhur pėr liri do tė shkruhen faqet e historisė mė tė re, qė populli i ndaluar nuk do tė jetė mė ashtu si ishte, por do tė jetė popull i lirė, ngase ata kishte kush ti udhėheq, kishin komandanta qė nė ballė iu shkruante UĒK. E nė tabelėn e udhėkryqit ishte vendosur njė tablo e re e qė nė tė shkruante: “ Ky ėshtė fati mė i madh i jetės sime, derdha gjakun pėr lirin e popullit tim. Gėzuar pavarsinė!”
Nga ana tjetėr Shtėpia Misterioze ishte indiferente ndaj asaj qė ndodhte me Popullin e Ndaluar. Mė shqetėsuese ėshtė se kur ndaj Popullit tė Ndaluar sllavėt ushtronin dhunė, nga Shtėpia Misterioze ju vinte ndihmė sllavėve me brigada partizanėsh (brigada 3 dhe 5 e UNĒSH gjatė Luftės sė Dytė Botėrore)... Kulminacionin e arrinė kur Shtėpia Misterioze ishte e gatshme tė bėhej Republikė e fantazmės Jugosllavi. Ndodhėn shumė gjėra, parasegjithash akumulimet qė u grumbulluan hap pas hapi nė rrjedhjen e kohės e qė ishin nė kundėrshtim me prirjet psikologjike, e me kėtė atentati kundėr ndėrgjegjės kombėtare duke shpallur shtėpinė pėr ateiste e qė vėshtirėsonin udhėtimin nė gjithė ishullin. Pason periudha e tranzicionit, qė ishte njė periudhė e vėshtirė dhe me shumė mundime, periudhė e cila pati arritje, por edhe dėmtime, pasojat e sė cilės u ndien me ngjarjet e 1997.
Ē’ėshtė e vėrteta, Shtėpija Misterioze duheshte tė jetė nė shėrbim tė banorėve tė saj, e jo nė funksion tė pushtetarėve, klaneve dhe grupeve tė ndryshme qė luftojnė pėr qėllime tė ngushta individuale dhe partiake. Pėr tu arritur ky synim duheshte qė shtėpija tė nisej pėr ta plotėsuar njė kusht, ta njohė veten. Mirėpo, ajo ēka ndodhi dhe po ndodhė vėrteton tė kundėrtėn. Aty ka politikė dhe politikan tė papėrgjegjshėm, qė ēėshtjen kombėtare e kanė shndėrruar nė ēėshtje personale... kemi pėrdhosje morale, kemi luftė kundėr vlerave, kemi...kemi shumėēka po ndjenjė kombėtare, jo. Nga kėndvėshtrimi i ndikimit tė kulturave tė huaja nė jetėn e shtėpisė, nuk merret nė konsiderat nėse problemi lindė nga brenda apo nga jashtė, edhe pse ata janė me pasoja shkatėrruese pėr shtėpinė. Kėshtu u paraqit konfuzioni i koncepteve, qė krijoi mundėsinė e paraqitjes sė liderėve tė rrejshėm, tė cilėt kanė prirje satanike, qė janė tė mendimit se do tė dominojnė mbi Shtėpinė Misterioze. Andaj, shtėpija duhet tė ketė detyrime e angazhime tė posaēme nė proēesin e integrimeve, e jo tė krijojė dilema qė burojnė nga konfuzioni dhe keqkuptimi i koncepteve tė ndryshme, humbje tė disiplinės sė trupit, mendjes dhe shpirtėrit...nga tė cilat bėhet ngritja e liderėve tė pakualifikuar qė udhėheqin shtėpinė, tė cilėt nuk kanė pėr dhunti cilėsi morale, standarde intelektuale dhe shpirtėrore. “Liderė” i tillė ėshtė edhe Ben Blushi, njeriu qė jeton nė...dhe qė bėnė ēorientim nė zhvillimin e ndjenjės sė respektimit tė dinjitetit njerėzor dhe kombėtar...
Pra, imagjinata e tij kaloi ēdo gjė...por ajo qė duam ta themi ėshtė se cfarė vėrtetė po ndodhė me popullin shqiptar, si dhe cfarė dallimi ka te Ben Blushi dhe te protagonistja kryesore e veprės sė Honore dė Balzak, Shtėpija Misterioze, kur dihet se zonja Mere e tradhėtoi burrin e saj me ēunin qė kishte dhuruar edhe kryqin e bukur, ndoshta pėr tė vetmin qėllim se ndjente zbrazėtirė nė shpirtėrin e saj kur burri i saj dilte ne kafene me shokėt dhe ndjente mungesėn e tij, apo...dhe kėnaqte epshin e saj me anė tė tradhėtisė. Kurse pėr ēka e shkruajti Ben Blushi romanin e tij? Nese zonja Mere kenaqi epshin e vetė, atėherė Ben Blushi po kėnaq grekėt, ajo tradhėtoi burrin e saj, kurse Ben Blushi kombin e vetė... Andaj, te pllaka qė gjendet nė udhėkryq shkruan: “ishulli ynė- ishull grek, deputeti ynė-deputet grek...” .

Agim JAKUPI