PDA

View Full Version : 11 nėntor 1944!


AlbaSoft
12-11-09, 14:00
11 nėntor 1944!

Hamdi Nuhiju



Kumanova me 11 nėntor feston 65 vjetorin e ditės sė ēlirimit nga okupatori gjerman dhe futjen nė periudhėn e errėt tė sundimit komunist deri nė ditėt e sotshme. Njė qytet i cili dikur ishte me shumicė shqiptare, sot po feston ēlirimin e saj pa asnjė prezencė tė shqiptarėve nė kėto evenimente. Edhe pse shqiptarėt ishin pjesė tė organizatės nacional-ēlirimtare, prapė se prapė nga struktura politike e kėtij qyteti kėto elemente nuk vihen re.

Pėr lashtėsinė e kėtij qyteti flet fakti i themelimit tė tij si qytet qysh mė vitin 1519 nga ana fisit osman “Kuman”. Shumė shekuj me radhė ky qytet ka qenė me shumicė shqiptare, deri me vėrshimin e sllavėve nga tė katėr anėt e Ballkanit duke u vendosur nė Kumanovė. Eksperimentet shoviniste sllave fillimisht janė realizuar nė kėtė qytet, e mė pastaj janė bartur edhe nė qytetet tjera shqiptare nė ish-Jugosllavi.

Proceset asimiluese ndaj vendbanimeve shqiptare me shekuj i kanė realizuar vet sllavėt duke ndėrruar komplet strukturėn gjeo-strategjike tė kėtyre vendeve. Kumanovarėt njohin fshatrat Umindoll( Fusha e Eminit), Ljubidrag, Novo Sellė, e Reēicė tė cilat sot janė tė banuara me popullatė serbe, ndėrsa dikur ishin tė mbushura me shqiptar. Fati i zi i shqiptarėve tė kėtyre anėve deshi qė tė shpėrngulen pėrgjithmonė nė Turqi dhe kėto pjesė tė ngelin tė sllavizuara dhe tė jenė pjesė kyēe e veprimtarisė anti-shqiptare nė luftėn e 2001, por edhe gjatė gjithė periudhave historike. Politikat sllave gjithherė kanė qenė tė tilla qė ti ndajnė udhė kalimet ndėrmjet shqiptarėve duke vendosur ndonjė fshat ose vendbanim sllav. Kjo gjė bėhej dhe ende po bėhet me qėllim qė nė raste krizash nacionale, strukturat udhėheqėse sllave ti mbyllin rrugėt e kalimit dhe nė kėtė mėnyrė ti maltretojnė shqiptarėt si fizikisht ashtu edhe psiqikisht e moralisht. Kėtė politikė sllavėt e nisėn nė Nish, pastaj nė Kumanovė, nė Shkup, nė Tetovė, nė Prishtinė, nė Gjilan dhe nė tė gjitha vendet shqiptare duke i ndarė ato pėrmes disa fshatrave sllavė. Shembull konkret kemi Bėrvenicėn si njė fshat maqedonas, i cili ndan Tetovėn me fshatin shqiptar Cellopek. Pėr Bėrvenicėn thuhet se ka qenė njė vend i banuar me osmanllinjė, ndėrsa argat tė tyre kanė qenė sllavėt. Mė largimin e Osmanlinjve prej kėtyre trojeve, ai vend i ngeli atyre argatėve sllav tė cilėt nga argat menjėherė u bėnė “bejlerė”. Rruga qė lidh Gjilanin me Prishtinėn ėshtė e ndarė pėrmes njė fshati serb ekstremist Graēanicė. Dhe nė kėtė mėnyrė politikat sllave janė realizuar me mjaft pėrpikėri mbi ne duke na pėrēarė dhe duke na shndėrruar nė minoritet.

Edhe pse dikur shqiptarėt e Kumanovės ishin shumicė, sot kanė probleme tė mėdha si nė shėndetėsi, arsim, kulturė, artė e civilizim. Gati nė tė gjitha sferat e jetesės shqiptari i Kumanovės ėshtė i diskriminuar nga ana e strukturave sllave qė udhėheqin me kėtė vend. Sot Kumanova ka mbi 30 % shqiptar, ( por sipas regjistrave sllavė jemi mė pak se 20 %), ndėrsa e kemi tė ndaluar flamurin shqiptar dhe pėrdorimin e gjuhės shqipe nė institucionet komunale. Me vėshtirėsi tė mėdha kumanovarėt arritėn qė tė legalizojnė ndėrtimin e xhamisė sė dytė, e cila fillimisht detyroheshe qė tė paraqitej si njė objekt fetar pa u specifikuar se po ndėrtohet xhami. Gati 90 % e pronės sė Muftinisė sė Kumanovės ėshtė e uzurpuar nga po ato ēlirimtar qė me 11 nėntor e larguan fashistin gjerman pėr tė shtrirė sundimin e tyre nė kėto anė. Nė vend tė objektit tė xhamisė sė dikurshme tė Kumanovės, sot gjendet njė kafene nė tė cilėn lėshohet pėr ēdo natė muzikė e gjallė serbe dhe nė tė cilin vend bėhen punėt mė tė ndotura tė mundshme qė mund ti bėjė njeriu.

Para dhe pas luftės sė 2001 e kėndej shkollat e mesme shqipe kishin probleme tė mėdha nga ana e strukturave sllave, nga shkollat maqedone, po edhe nga vet etniteti maqedonas nė kėtė qytet. Shqiptarėt u detyruan qė tė largohen nga objektet e pėrbashkėta shkollore me bashkėqytetarėt e tyre maqedonas. Pas largimit nga ato objekte, kėto shkolla fillimisht u vendosėn nė dy shkollat e vetme fillore shqiptare nė Kumanovė, “Bajram Shabani” dhe “Naim Frashri”. Pas njė beteje tė mundimshme tė nxėnėsve, prindėrve, profesorėve dhe pėrfaqėsuesve tanė politikė, kėto shqiptar mė nė fund arritėn deri nė disa objekte qė ofronin kushte minimale pėr tė vazhduar mėsimin nė gjuhėn amtare. Edhe pse objektet ku gjenden kėto shkolla i plotėsojnė kushtet minimale pėr tė vazhduar mėsimin, prapė se prapė gjendja ėshtė mė e mirė sesa nė kohėn e mėsimit nė objektet e pėrbashkėta me bashkėqytetarėt maqedonas.

Kumanova tashmė u bė qendėr universitare me dy fakultete tė disperzuara nga ana e Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Me sjelljen e dy fakulteteve nė Kumanovė, jeta ekonomike, sociale dhe kulturore e qytetarėve shqiptar tė kėtij qyteti shqiptar ėshtė pėrmirėsuar dukshėm. Shohim gjallėri nga tė gjitha anėt, dhe shpresojmė se pėr njė periudhė tė shkurtėr pėrsėri shqiptarėt e Kumanovės tė marrin rolin e tyre qė e kishin vėllezėrit e tyre themelues tė kėtij qyteti qysh nė vitin 1519.

Gjeografikisht Kumanova ėshtė nė zemėr tė Ballkanit. Prandaj edhe sllavėt gjithherė kanė insistuar qė ndikimin e tyre nė trojet etnike shqiptare ta nisin nga Kumanova dhe ta pėrhapin nė tė katėr anėt e Ilirisė. Ekziston njė thėnie e Profetit Muhamed pėr zemrėn: “ Nė trupin e njeriut gjendet njė copė mishi, nėqoftėse ajo copė mishi ėshtė nė rregull, i tėrė trupi ėshtė nė rregull, ndėrsa nėqoftėse ajo copė mishi lėngon nga sėmundja, i tėrė trupi sėmuret. Ajo copė mishi ėshtė zemra.” Kumanova ėshtė zemra e Ilirisė, prandaj vėllezėr kujdesuni mė shumė pėr kėtė qytet shqiptar qė tė mos ngelet gjithmonė nė duart e strukturave sllave.