PDA

View Full Version : Arabizmi i gazetarisė shqiptare


amari
17-11-09, 08:46
Arabizimi i gazetarise shqiptare

Nga Kim Mehmeti (http://www.peshkupauje.com/autori/kim-mehmeti)


Marrė nga Gazeta Shqip (http://www.peshkupauje.com/burimi/gazeta-shqip)


"....E unė i shpjegoj se ne shqiptarėt e Maqedonisė, si gjithė bashkėkombėsit tjerė, mburremi me trininė tonė religjioze, se nuk lejojmė askėnd tė njollosė ngjyrat e ylberit tonė tė mahnitshėm shumėreligjioz..."



Ėshtė hera e parė qė librat e mi promovohen nė Shqipėri. Edhe atė nė Berat. Ka mė shumė se njė dekadė qė nuk e kam vizituar kėtė qytet tė lashtė e tė bukur. Arrijmė nė mbrėmje dhe i drejtohemi sallės sė stėrmbushur me ata qė kanė ardhur tė komunikojnė me dy autorėt nga Shkupi tė shtėpisė botuese "Toena". Se akademikun dhe studiuesin letrar, Ali Aliu, e njohin dhe e kanė lexuar, e dija ende pa arritur nė vendin e ngjarjes. Nuk guxoja ta gėnjej vetveten se ndonjė nga Berati do ketė lexuar ndonjė libėr timin. Salla ishte e stėrmbushur me ata qė nuk kishin ardhur vetėm sa tė nderonin mysafirėt, por qė kishin ēka tė thoshin edhe pėr veprat e tyre letrare. Dhe nė atė sallė kishte shumė aristokraci, njė pėrkushtim dhe qytetari qė tė bėn tė ndihesh mirė, qė t`i arsyeton gjithė netėt pa gjumė, qė tė ēon tė thuash: ndoshta i nderuari ndihet si lule, por ata qė e nderojnė janė flutura tė bukura qė marrin polenin dhe vazhdojnė fluturimin tutje.

Tė nesėrmen jemi nė Tiranė nė njė sallė tė Bibliotekės Kombėtare. Ka pak tė ardhur qė duan tė takohen me ne, e shumė gazetarė. Si gjithmonė, Tirana ėshtė e zhurmshme, e ngutshme, ajo nuk ka edhe gjithaq kohė tė merret me promovimin e tė ardhurve nga "provinca". Pastaj, ato ditė Tirana merrej me rrahjen e njė opinionisti tė kėtushėm. Andaj gazetarėt nuk mė pyesnin pėr librin qė duhej pėruruar, por ē`mendoj pėr kėtė "sulm mbi gazetarinė e lirė". U them se askush nuk guxon qė fjalės publike t`i pėrgjigjet me dhunė. Pastaj edhe unė harroj se duhet pėruruar libri im dhe filloj tė mendoj pėr ata qė do donin tė na imponojnė heshtjen, pėr tė vėrtetėn se askush nuk i do ata qė kritikojnė. Dhe gjatė kėtyre viteve sa merrem me publicistikė, e kam kuptuar njė gjė: "tė mėdhenjtė" tanė mė sė shumti i urrejnė "shėrbėtorėt" qė braktisin shpurėn e tyre dhe kalojnė nė oborrin e ndonjė "pashallėku" tjetėr. Sa pėr vete, gjithmonė jam kujdesur qė vlerėsimi kritik tė mos jetė qėndismė me fjalė "vrasėse" qė kafshojnė, qė depėrtojnė nė mishin e njeriut dhe prekin palcėn e ashtit intim, por ēdo gjė tė mbetet nė rrafshin e bindjes se ai me tė cilin nuk pajtohem nuk ėshtė armiku im. Andaj edhe kam besuar dhe besoj se vetė fjala publike ėshtė ajo qė e "vret" apo e madhėron autorin e vet. Mė nė fund, ne edhe kur shkruajmė pėr tė tjerėt, nuk bėjmė asgjė tjetėr pėrpos qė kompletojmė portretin tonė si njerėz qė kanė (dis)fatin tė thonė publikisht atė qė tė tjerėt e flasin, por askush nuk i dėgjon. Pastaj, filloj tė mendoj pėr nderin dhe pėrfitimin personal, pėr kurthin nė tė cilėn biem ne qė nuk e kuptojmė se ėshtė e pamundur tė tė takojnė qė tė dyja bashkė. Ai qė do tė stoliset me nderin e mendimtarit tė drejtė dhe tė njerėzishėm, duhet ta dijė se kurrė nuk do bėhet banor i lagjes ku banojnė tė pasurit, kurrė nuk do jetė i ledhatuari i pushtetarėve dhe as qė do e varrosin me harxhimet e shtetit. Kėshtu qė nė hapėsirėn publike ka dy lloje "analistėsh": tė guximshėm dhe tė pėlqyer nga ndonjė "pashallėk". Por nuk ka tė guximshėm qė e do dhe e pėrkrah cilido krah politik.

Gjatė promovimit nė Tiranė, botuesit tim nga Shqipėria i bie nė sy mungesa e kolegėve tė mi "opinionistė". Unė i them: Mjafton qė kanė ardhur Zija Ēela, Flutura Aēka dhe disa kolegė tė mi tė televizionit "Top-Channel"-it. Ndihem mė mirė kur i kam pranė shkrimtarėt dhe ata me tė cilėt punojmė sė bashku nė njė TV me tė cilin mburren edhe shqiptarėt e Maqedonisė. Pastaj shtoj: Mbase nuk kanė ardhur sepse u mungon kėpuca qė e hodhėn pėrpara godinės sė Kryeministrisė nė shenjė proteste kundėr dhunės mbi gazetarėt. Sikur tė vija njė ditė mė parė, me siguri do t`u bashkėngjitesha kolegėve qė protestuan pėrpara qeverisė. Por nuk do e hidhja asnjė nga dy kėpucėt e mia. Edhe ato jo pse i kam tė shtrenjta apo pse nuk do mundesha nė Tiranė tė blija njė palė kėpucė tė reja, por nga frika se ndonjė nga rojtarėt e vlerave perėndimore do mė akuzonte se si i ardhur nga Maqedonia, e ku shqiptarėt konsiderohen si fanatikė myslimanė, unė e kam nxitur atė mėnyrė tė manifestimit tė revoltės tė huazuar nga tradita arabe. Pra, do mund ndonjėri tė mė akuzonte se unė jam "mercenari" qė do tė "arabizojė" gazetarinė shqiptare.

Pas pėrfundimit tė promovimit nė Tiranė mė afrohet njė i moshuar. Mendoja se do tė mė uronte botimin e librit. Por, jo. Ai ka halle tė tjera. Mė pyet sa e vėrtetė ėshtė se ne shqiptarėt e Maqedonisė jemi shumė religjiozė, se ende i mbulojmė gratė tona, se nuk e luftojmė sa duhet "fundamentalizmin islam". Ai pastaj mė akuzon se nuk shkruaj sa duhet pėr kėtė dukuri negative qė rrezikon shqiptarinė. E unė i shpjegoj se ne shqiptarėt e Maqedonisė, si gjithė bashkėkombėsit tjerė, mburremi me trininė tonė religjioze, se nuk lejojmė askėnd tė njollosė ngjyrat e ylberit tonė tė mahnitshėm shumėreligjioz, se ne e dimė qė nė mesin tonė ka edhe mercenarė tė ngjyrave tė ndryshme. Pastaj i them: neve na shqetėson ēdo radikalizėm religjioz, siē na shqetėson edhe fati i pafat i mijėra shqiptareve tė reja, kryesisht myslimane, qė nga halli martohen me serbė, tė cilėt kurrė nuk do i merrte pėr burrė ndonjė serbe e shumica e tė cilėve janė invalidė, nė mesin e tė cilėve mund tė ketė edhe ndonjė vrasės tė shqiptarėve apo boshnjakėve. Pastaj, i rrėfej se neve na shqetėson edhe "greqizmi" qė u bėhet qindra mijė shqiptarėve nė punė tė pėrkohshme nė Greqi, se na trishton shthurja e familjes shqiptare, se nuk ndihemi mirė kur lexojmė se prostitutat tona e kanė zbritur ēmimin nėpėr rrugicat me "drita tė kuqe", se shtohet numri i narkomanėve nė mesin e tė rinjve shqiptarė...se...,se.... Ai mė shikon dhe nuk mė pėrgjigjet kur e pyes pse nuk debatohet pėr kėto tema, pse jemi tė prirė tė shohim lepurin nė mes tė pyllit e jo edhe buallin qė kullot pėrpara kėmbėve tona. Mbase i dėshpėruar nga shpjegimet e mia tė ngutshme, ai largohet thuajse i kanoset rreziku ta infektojė nga gripi i derrave. Nuk priti t`i tregojė se ne shqiptarėt e Maqedonisė, prej moti nuk kemi hallin si t`i zbulojmė gratė, por si t`i bindim disa vasha tė reja paksa ta mbulojnė barkun, tė mos i nxjerrin gjinjtė aq shumė jashtė se ua lag shiu, tė mos e shpalosin lugun e prapanicės se nga aty mund t`u depėrtojė i ftohti deri te thembrat e kėmbėve. I moshuari nga Tirana nuk pret t`i them se e di pse ne shqiptarėt e kemi atė prirje qė me lehtėsi tė padurueshme tė marrim nė shėnjestėr "armikun e dobėt" e t`i mbyllim sytė pėrpara atij qė mund tė na kundėrvihet: sepse ne gjithmonė duam tė jemi "trendy". Dhe duke qenė tė tillė, ne gjithmonė bėhemi mė "katolikė se papa", andaj sot jemi mė amerikanė se amerikanėt e deri dje ishim mė stalinistė se rusėt.
Tė nesėrmen nisemi pėr nė Shkup. Shiu qė kishte filluar njė natė mė parė na shoqėron gjatė tėrė rrugėtimit tonė. Kalojmė rrugėve tė Durrėsit. Ato janė shndėrruar nė lumenj qė kanė shtrat, por nuk rrjedhin dhe nuk derdhen askund. Ato lumenj mund t`i thajė vetėm dielli dhe mund t`i kalosh me anije e jo me makinė. Pėr fat, makina jonė bindet tė luajė rolin e njė barke me motor dhe nuk fundoset nė ndonjė gropė tė padukshme. Pastaj vazhdojmė tutje. Posa shkėputemi nga rruga Durrės-Vlorė dhe kthejmė majtas pėr nė Rrogozhinė, pėrballemi me njė pamje qė nuk kishte mundur ta pjellė as imagjinata ime prej krijuesi: nė mes tė asfaltit, nė shi, aty ku duhej tė ishte e shėnuar vija e bardhė qė ndan pjesėn e majtė nga ajo e djathta e rrugės, dikush e kishte ulur njė lypės pa kėmbė. E kisha shėtitur tėrė botėn, i njihja tė gjitha strategjitė e lypsarėve qė tė detyrojnė ta hapėsh kuletėn e t`u japėsh ndonjė monedhė, por kurrė nuk kisha parė diēka tė tillė, kurrė nuk kisha parė qė dikush kaq mizorisht tė keqpėrdorė invaliditetin e tjetrit pėr tė fituar para. Im bir dėshironte ta fotografojė. Jo, i them, ka gjėra qė duhen shėnuar nė mbamendje e jo nė memorien e fotoaparatit. Dhe qė tė dyve na mbėrthen heshtja. Ndėrkaq, sa kishim filluar tė bisedonim pėr atė se bujaria dhe burrėria nuk janė si xhami i dritares qė e ndėrron sa herė qė ai thyhet, se lindja ėshtė rastėsi, por mbi tė ndėrtohet tėrė njė jetė e cila pėrfundon me vdekjen, se njeriu jeton vetėm sa ta arsyetojė lindjen e ta meritojė vdekjen. Mundohem ta thyej heshtjen, ia rikujtoj sa bukur kaluam nė Berat, promovimin nė Tiranė, i flas pėr zhvillimin e bujshėm tė mediave nė Shqipėri. Por, ai thuajse as qė mė dėgjon. Nuk e kuptoj se vallė u hidhėrua pse nuk e ndala makinėn ta fotografonte lypsarin e pakėmbė tė lėnė nė mes tė rrugės, e tė cilit maunat dhe makinat sa nuk ia shkelnin kokėn, apo pse pėrnjėherė e kuptoi se tė gjithė ne jemi tė lėnė nė mes tė rrugės sė jetės ku kemi dy zgjidhje: o tė stolisemi me nderin qė na e dhurojnė dhe ua dhurojmė tė tjerėve, o tė pasurohemi e tė vetėgėnjehemi se nderi mund tė blihet me para

Ethnic Albanian
17-11-09, 22:35
Pas pėrfundimit tė promovimit nė Tiranė mė afrohet njė i moshuar. Mendoja se do tė mė uronte botimin e librit. Por, jo. Ai ka halle tė tjera. Mė pyet sa e vėrtetė ėshtė se ne shqiptarėt e Maqedonisė jemi shumė religjiozė, se ende i mbulojmė gratė tona, se nuk e luftojmė sa duhet "fundamentalizmin islam". Ai pastaj mė akuzon se nuk shkruaj sa duhet pėr kėtė dukuri negative qė rrezikon shqiptarinė. E unė i shpjegoj se ne shqiptarėt e Maqedonisė, si gjithė bashkėkombėsit tjerė, mburremi me trininė tonė religjioze, se nuk lejojmė askėnd tė njollosė ngjyrat e ylberit tonė tė mahnitshėm shumėreligjioz, se ne e dimė qė nė mesin tonė ka edhe mercenarė tė ngjyrave tė ndryshme. Pastaj i them: neve na shqetėson ēdo radikalizėm religjioz, siē na shqetėson edhe fati i pafat i mijėra shqiptareve tė reja, kryesisht myslimane, qė nga halli martohen me serbė, tė cilėt kurrė nuk do i merrte pėr burrė ndonjė serbe e shumica e tė cilėve janė invalidė, nė mesin e tė cilėve mund tė ketė edhe ndonjė vrasės tė shqiptarėve apo boshnjakėve. Pastaj, i rrėfej se neve na shqetėson edhe "greqizmi" qė u bėhet qindra mijė shqiptarėve nė punė tė pėrkohshme nė Greqi, se na trishton shthurja e familjes shqiptare, se nuk ndihemi mirė kur lexojmė se prostitutat tona e kanė zbritur ēmimin nėpėr rrugicat me "drita tė kuqe", se shtohet numri i narkomanėve nė mesin e tė rinjve shqiptarė...se...,se.... Ai mė shikon dhe nuk mė pėrgjigjet kur e pyes pse nuk debatohet pėr kėto tema, pse jemi tė prirė tė shohim lepurin nė mes tė pyllit e jo edhe buallin qė kullot pėrpara kėmbėve tona. Mbase i dėshpėruar nga shpjegimet e mia tė ngutshme, ai largohet thuajse i kanoset rreziku ta infektojė nga gripi i derrave. Nuk priti t`i tregojė se ne shqiptarėt e Maqedonisė, prej moti nuk kemi hallin si t`i zbulojmė gratė, por si t`i bindim disa vasha tė reja paksa ta mbulojnė barkun, tė mos i nxjerrin gjinjtė aq shumė jashtė se ua lag shiu, tė mos e shpalosin lugun e prapanicės se nga aty mund t`u depėrtojė i ftohti deri te thembrat e kėmbėve. I moshuari nga Tirana nuk pret t`i them se e di pse ne shqiptarėt e kemi atė prirje qė me lehtėsi tė padurueshme tė marrim nė shėnjestėr "armikun e dobėt" e t`i mbyllim sytė pėrpara atij qė mund tė na kundėrvihet: sepse ne gjithmonė duam tė jemi "trendy". Dhe duke qenė tė tillė, ne gjithmonė bėhemi mė "katolikė se papa", andaj sot jemi mė amerikanė se amerikanėt e deri dje ishim mė stalinistė se rusėt.



hallall Kim Mehmeti

Lapsi
18-11-09, 12:36
Kjo ishte e forte :

Nuk priti t`i tregojė se ne shqiptarėt e Maqedonisė, prej moti nuk kemi hallin si t`i zbulojmė gratė, por si t`i bindim disa vasha tė reja paksa ta mbulojnė barkun, tė mos i nxjerrin gjinjtė aq shumė jashtė se ua lag shiu, tė mos e shpalosin lugun e prapanicės se nga aty mund t`u depėrtojė i ftohti deri te thembrat e kėmbėve. I moshuari nga Tirana nuk pret t`i them se e di pse ne shqiptarėt e kemi atė prirje qė me lehtėsi tė padurueshme tė marrim nė shėnjestėr "armikun e dobėt" e t`i mbyllim sytė pėrpara atij qė mund tė na kundėrvihet: sepse ne gjithmonė duam tė jemi "trendy". Dhe duke qenė tė tillė, ne gjithmonė bėhemi mė "katolikė se papa", andaj sot jemi mė amerikanė se amerikanėt e deri dje ishim mė stalinistė se rusėt.

AlbaSoft
18-11-09, 13:10
Esht per tu ardh keq qe shqipart e shqiperis na shohin si njerz me bishta...

Arb
18-11-09, 13:17
Cka po don me thane Kim Mehmeti me dy tri fjale?

AlbaSoft
18-11-09, 13:26
Cka po don me thane Kim Mehmeti me dy tri fjale?

Kur te rritesh e kupton.

premium
18-11-09, 14:30
Esht per tu ardh keq qe shqipart e shqiperis na shohin si njerz me bishta...
Ėahtė pėr keq ardhje nga ata se propozojnė moderizimin e jetės me njė tė ardhme Krishtere apo tė pa fe.
..Fejėn Islame shiqojnė si errėsirė apo kan vur nė mend si e prapambetur .