PDA

View Full Version : Bolshevizmi dhe realiteti i shqiptarėve tė Maqedonisė


Lapsi
17-11-09, 11:16
Bolshevizmi dhe realiteti i shqiptarėve tė Maqedonisė

Unė vazhdoj ti dua veprat konkrete. Kjo ndoshta ėshtė rezultat i asaj qė njohuritė pėr jetėn i mėsova dhe akoma po i mėsoj mė mirė nga vetė jeta, e jo nga kokėtrashėt tė cilėt jo vetėm qė mund tė kenė qėllime tė kėqia, por, edhe nė s’paēin tė tilla, mund tė tė bėjnė keq pa qėllim. Zakonisht tė tillėt na paraqiten si udhėrrėfyes, si njerėz mė tė menēur, si dhe Shqiptarėt pa ata nuk munden! Pikėrisht, kėta janė ata qė kanė shumė fjalė, e nėse i ndoqe pas do tė fundosesh nė injorancė dhe do tė pėrjetosh dhimbje tė tmerrshme, ngase veprat i kane vetėm nė piktur. Nuk ėshtė thėnė kot se zemra e kokėtrashit ėshtė nė maje tė gjuhės. Se kjo ėshtė e vėrtetė u binda kur dėgjova debatin nė Tv Klan, ku tema e diskutimit ishte Shqiptarėt dhe Maqedonasit. Ate qė nuk arrita ta kuptoj ėshtė mėnyra e diskutimit, “analizat”, si dhe pėr ēfarė qėllimi Blendi Fevziu i kishte ftuar mysafirėt. Vallė, shqiptarėt e maqedonisė meritojnė njė nėnēmim tė tillė?!! Njė e kam tė qartė, sytė janė nė ballė pėr tė vetmin qėllim qė me ta hapim shtigje, ecim drejtė rrugės sė vėrtetė. Mirėpo, sytė e shkrimtarėve mysafir ishin pas shpine... Ata u bėnė sikur shihnin mė largė se ne, donin tė na shesin shumė mend, e nuk vėrenin se nuk kanė pėr vete. Me njė fjalė, ata shqiptarėt e Maqedonisė i trajtonin si tė pakulturė, islamist ekstrem, naiv, tė prapambetur... mendime shumė tė pėrafėrta me ata tė autorėve tė enciklopedisė. Mė lindi ideja se ndoshta kėta mund tė jenė edhe autorė tė enciklopedisė. Nė debat nuk vėrejta frymėn demokratike tė tė shprehurit e as qė u diskutua pėr diēka konkrete pos fyerjeve dhe izolimit mbrenda paqartėsive tė mėdha tė fanatizmit komunist. U pa se debatuesit gjendeshin nė huti dhe nuk dinin gjė pėr shqiptarėt e Maqedonisė. Ata nuk e dinė se filozofia e paqės, duke filluar nge individėt e deri te shoqėria multietnike e Maqedonisė, kurrė nuk dė tė realizohet nėse zėri i shqiptarėve nuk dėgjohet. Shqiptarėt nuk janė grup e as fis i lėnė nėn mėshirėn e Maks Velos, Fatos Lubonjės, e as lodėr nė duart e Cėrvenkovskit e Nikolla Gruevskit, por ata janė njė komb shumė mė i lashtė se maqedonasit. Ē’ėshtė e vėrteta, historia ka njė ligj tė prerė: toka nuk dhurohet por duhet luftuar pėr ta, madje duhet tė dish si tė luftosh. E kėtė shqiptarėt e Maqedonisė e kanė bė nė mėnyrė dinjitoze. Andaj, shumė mjegulla duhet larguar, shumė mendime duhet ndryshuar qė janė krijuar nėn dioptrinė “bardh e zi”, shumė vlerėsime duhet saktėsuar pėr tė ndriēuar tė vėrtetėn historike tė shqiptarėve tė Maqedonisė. Dhuna dhe terrori sllav ndaj shqiptarėve ėshtė ushtruar nė mėnyrė arbitrare, me shkelje mė brutale tė tė drejtave individuale dhe kolektive, duke vra, burgosė, torturuar, suspendim tė dhunshėm nga institucionet shoqėrore, arsimore dhe kulturore. Siduket, Maks Velo dhe bashkėmendimtarėt e tij kanė pasur mendje te revolucionet bolshevike. Fryma e kryqėzatave dhe ėndėrrat pėr madhėshti kombėtare nuk i ndihmuan maqedonasve, ngase kėto janė faktorė qė paraqesin pengesa... dhe qė shkaktuan 2001-shin. Ata deshtėn ti zhdukin vlerat universale kombėtare dhe civilizuese tė shqiptarėve, tė drejtat natyrore pėr tė jetuar tė lirė dhe tė barabartė me popujt tjerė. Si ėshtė e mundur tė fyejn aq rėndė shqiptarėt e maqedonisė kur dihet se nė Manastir lindi alfabeti, aty vepronte klubi shqiptar “BASHKIMI”, aty u themelua shtypshkronja, botohej gazeta “BASHKIMI I KOMBIT” dhe “DRITA”, aty u mbajtė kongresi i dytė shqiptar qė i kushtohej luftės ēlirimtare... apo zoti Maks shkruan me shkronja greke dhe nuk e vretė ndėrgjegjja se pikėrisht ata maqedon tė “civilizuar” morrėn vendim pėr heqjen e pllakės pėrkujtimore nga objekti ku ėshtė mbajtė kongresi. Kjo a nuk paraqet pėrpjekje pėr tė zhdukur gjurmėt e njė ngjarje historike tė shqiptarėve kudo qė janė ata? Kjo a nuk paraqet njė akt vandal, brutal kundėr gjuhės, kulturės, traditės dhe vlerave shoqėrore qė pėrbėjnė individualitetin nacional dhe qenien historike tė popullit shqiptar??? Duke nderuar moshėn e Maks Velos qė mos tė lodhet shumė e tė bezdiset duke lexuar histori, po e pėrkujtoj vetėm me disa ngjarje qė nuk janė tė panjohura pėr opinionin. Ai flet pėr kulturė po harron se ėshtė i ngopur me kulturėn komuniste e pėr ate vjellė urrejtje, kurse njė shqiptar i Maqedonisė e ka mbrojtė kulturėn dhe me te mbjell paqe. Po fillojė nga 1981 kur edhe filloi fushata antishqiptare nėn parullėn e “nacionalizmit “ dhe “seperatizmit”. Kalimthi po pėrmend atakun kundėr emrave shqip dhe toponimeve. Shqiptarėt e kishin tė ndaluar qė fėmijėt e posalindur t’i emėrojnė me emra shqip, si: Shqipe, Driton, Dardan... etj, kurse pėr emrat e qyteteve nė vend se tė shkruhet nė tekstet shkollore Shkup ėshtė shkruar nė gjuhėn sllave SKOPJE, apo pėr Kėrēovėn- Kiēevo... etj. Pėrmendim masat rigoroze kundėr arsimit shqip, ku jo vetėm qė njė grup autorėsh u larguan nga programet mėsimore po edhe u djegėn bibliotekat e shkollave, gjuha mėsimore shqipe u zėvendėsua me atė maqedone, kurse numri i paraleleve u zvogėlua me ēka njė numėr i madh i nxėnėsve ishin privuar nga e drejta e shkollimit. Arsimtarėt qė vazhduan tė shkruajnė mėsimet nė shqip u dėnuan me nga 11 vjet burg, nxėnėsit qė protestuan u quajtėn irredentist e seperatist dhe u dėnuan me nga 5 vjet burg. Pėrmendim shpėrnguljen e shqiptarėve pėr nė Turqi, Bit Pazarin, Ladorishtėn, bolduzherėt qė donin ta shkatėrrojnė Universitetin e Tetovės, pėrmendim ngjarjet e 1997 nė Gostivar dhe Tetovė – aksionin e dhunshėm qė morri policia maqedone pėr tė hequr flamujt kombėtar. Burgosja e intelektualėve shqiptar a nuk dėshmon se maqedonasit kishin urrejtje tė madhe, si dhe po zhvillonin propagandė antishqiptare? Dhe mė nė fund zoti Maks, mua edhe ti na ndajne shumė gjėra. Ti je i brumosur me revolucione bolshevike, kurse une me protesta pėr arsim. Ti ke qenė student i besueshėm dhe i paguar nga nėna parti, kurse unė kam filluar studimet ne lokalet e Organizatės Humanitare EL-HILALL dhe isha i detyruar ti ndėrpres studimet pėrshkak tė luftės. Ti ke qenė i ulur nė karrigė, kurse unė nė nje vend tė ngusht ku u shihnin thasėt e miellit dhe tė makaronave... ti ke marrė pjese nė tribuna ideologjike, kurse unė pėr tė shkuar te universiteti kaloja shumė post blloqe policore, duke e fshehur INDEx-in. Ti ke lexuar nė lokale tė nxehta, kurse unė nė bibliotekėn e Universitetit e cila kishte xhama tė thyer nga plumbat e atyrė qė ti i quan tė civilizuar.
Zoti Maks Velo, shqiptarėt e Maqedonisė me angazhimin e resurseve shpirtėrore, intelektuale e materiale vepruan nė mėnyrė efektive tė mundshme dhe ia arritėn qėllimit, kurse ti ende na mbete bolshevik i pėrbetuar.


Agim Jakupi- Shkup