PDA

View Full Version : Rekomando nje liber


Lapsi
20-11-09, 14:53
Me qe tema Libri i preferuar eshte e ngjajshme me temen Cfare keni lexuar apo lexoni do e hap kete teme me qellim qe te komunikojme ne mes veti duke sugjeruar libra. Jam i sigurt se do te zgjallet kureshtje kur dikush nga ju do te shkruaj ndonje titull, me emrin e autorit dhe me nje koment te shkurter.
Le te stimulohemi ne lexim, ngase ajo eshte drita jone.

Lapsi
20-11-09, 14:54
Dashnori ideal


Stephanie Laurens


Njė roman qė autorja ia kushton lexuesve qė e kanė ndjekur fatin e Kinsterėve qė nė shfaqjen e tyre tė parė dhe fton lexuesit e rinj tė bėhen pjesė e kėtij rrėfimi, njė histori dashurie. Protagonistėt janė Porcia dhe Sajmoni. Dy njerėz qė ndjeheshin tė plotėsuar me njėri-tjetrin. "I besonte ndershmėrisė sė tij, vullnetit tė tij dhe, ajo qė ishte mė me rėndėsi, i kish besuar atij zemrėn. Besimi, fuqia, siguria dhe dashuria. Ai dhe ajo i kishin tė gjitha kėto".

~AnnA~
20-11-09, 18:15
Per mua nder me te mrekullueshmit kane qene dy romanet e Dostojevskit "Te fyer e te poshteruar" dhe "Krim e ndeshkim"
Lexoni keta dy romane te shkurter dhe do te ndiheni te shpenguar.

NarciSsa-Joka
21-11-09, 02:21
Me qe tema Libri i preferuar eshte e ngjajshme me temen Cfare keni lexuar apo lexoni do e hap kete teme me qellim qe te komunikojme ne mes veti duke sugjeruar libra. Jam i sigurt se do te zgjallet kureshtje kur dikush nga ju do te shkruaj ndonje titull, me emrin e autorit dhe me nje koment te shkurter.
Le te stimulohemi ne lexim, ngase ajo eshte drita jone.


Lapsi, goxha kishit postuar ketej pari-suksese tutje!
Sapo perfundova edhe nje mrekulli qe fali dora dhe mendja e shkrimarit Paulo Coelho-11 MINUTA, me duket se do i bej padrejtesi po te marr guximin t'i komentoj nje thjeshtesie aq kuptimplote qe jep shkrimtari pergjate tere rrefimit , si dhe mjeshtria me te cilen te perveteson,duke harruar shpeshhere qe nje mashkull merr guximin te prek dhe te nxer ne pah brishtesine e ne te njejten kohe forcen e nje femre, te njerezve ne te vertete,ndjenjen e sensit femeror pa dro....te gjithe ne lengojme per me shume, dikush ka guximin e lufton dhe e kerkon derisa nuk e gjen, dikush dorezohet me vetarsyetimin se ashtu eshte me mire, por e verteta eshte qe edhe nese ne humnere ,deshira per te pare ''enderren'' me sy te shpirtit nuk guxojme t'lejojme te vdese ...
Kaq nga une, ata qe vendosin t'a lexojne kete shkrimtar besoj qe do jene te kenaqur.
p.s, 11 Minuta-eshte rrefimi i nje prostituteje, por qe shkrimtari e trajton si njeri te plote , me gjithe gezimin, zhgenjimin, pikellimin, deshperimin, dashurine,,,enderrat, pra, si cdo njeri tjeter me ndjenja-duke zbeh ate paraqitjen e pamoralshme per t'zene vend rrezatimi shpirteror...
ju pershendes,
ciao

Lapsi
22-11-09, 10:22
Marija

Autore
Emine Senlikoglu

Nje roman fantastik qe pershkruan jeten e nje vajze gjermane. E ritur nga nje nene fanatike katolike dhe baba ateist. Ajo duke dashur qe ta binde Mehmetin ne... e gjene veten dikund tjeter.

Lapsi
23-11-09, 10:17
Ditari i nje ministri te jashtem ( Konflikti i Koosves 1997-2001)

Autor
Paskal Milo (ish minister i puneve te jashtme te shqiperise)

Ata qe duan te dijne me shume rreth viteve te zjarit, vitet kur u kthye dinjiteti kombetar me amblemen e UCK-se, vitet kur ora levizte per Kosoven... Autori, minister i jashtem jep te dhena per perfaqesuesit e Kosoves, angazhimin e tyre ne procesin e Pavaresise.

Urata
24-11-09, 18:01
Difficult Encounters

Dr A. Alimari, MD

Lapsi
28-11-09, 13:49
Transformimi qyteterimor dhe bota muslimane -
autor
Ahmet Davutogllu

Autori flet per marredheniet nderkombetare, duke vene gisht mbi Murin e berlinit, luftene gjirit dhe lufterat ne ballkan gjate viteve 90-ta... libri hapet me nje analize mbi teorin e fundizmit... ku mundohet ti tregoj keqkuptimet e paradigmes moderniste per ardhmjen e njerezimit

SANTANA-29
28-11-09, 14:22
Tė jetosh nė njė ishull, -Ben Blushi-

Njė roman qė pėrpiqet tė tregojė se si shoqėria shqiptare e pėrsosi instrumentin e bashkėjetesės fetare pėr t’i mbijetuar asimilimit dhe rrebesheve tė kohės.


Ja vlen per ta Lecuar,.-

Lapsi
28-11-09, 20:36
Tė jetosh nė njė ishull, -Ben Blushi-

Njė roman qė pėrpiqet tė tregojė se si shoqėria shqiptare e pėrsosi instrumentin e bashkėjetesės fetare pėr t’i mbijetuar asimilimit dhe rrebesheve tė kohės.


Ja vlen per ta Lecuar,.- Romani e bene te kunderten, prish ata marredhenie qe jane ndertuar me kohe


Perendimi i Percare
(Nje ese politik mbi projektin Kantian dhe Konstitucionalizmin e se drejtes nderkombetare)
Autor:
Jurgen Habermas

Libri eshte nje ese politike, i cili ndikon ne emanicipimin dhe krijimin e nje elite politike, e cila eshte e domosdoshme per kohen tone. Kritikohet qeveria e Bushit dhe bene analize te shkelqyeshme rreth terrorizmit, ku sipas tij terrorizmi duhet kerkuar neper institucionet shteterore...

Lapsi
04-12-09, 11:12
MJAFT ME HESHTJE (Perballe imazhit te gabuar te Amerikes mbi Islamin)


Autor: Paul Findley ( Anetar i Kongresit Amerikan per 22 vjet)


Liber qe flet per politiken amerikane, si te krijohen marredhenie nderkombetare me te qendrueshme, si te largohet imazhi i gabuar kundrejt islamit...
Autori nis me udhetimin e papritur dhe perfundon me votat e muslimaneve

Shkodranja
04-12-09, 11:17
JU REKOMANDOJ LIBRIN-----------BRENGE DASHURIE------------TE SGKRIMTARIT MIHALLAQ QILLERI ....ESHTE SHUME I BUKUR.

Lapsi
05-12-09, 11:19
Populli i Ndaluar

Autor:
Rexhep Qosja

Nje pasqyre rreth zhvillimeve politike ne ish Jugosllavin, keqtrajtimi i shqiptareve nga regjimi i sertbise, malit te zi dhe maqedonise... mohimi i te drejtave elementare, ndjekjet, cenimet, dhuna dhe terrori, plagosjet, burgosjet pa u be gjyq...

YanYan
07-12-09, 16:06
Balada e nenes ~ Fadil Kraja

Cfare eshte ne gjendje te beje vetem nje NENE...

:smile:

Lapsi
14-12-09, 12:32
Sistemi Parlamentar

Luan Omar


trajtohet ne nje rrafsh krahasues origjina dhe evolucioni i sistemit parlamentar... ne theks te vecant ate shqiptar

GURI SYLAJ
11-02-10, 18:41
Tė jetosh nė njė ishull, -Ben Blushi-

Njė roman qė pėrpiqet tė tregojė se si shoqėria shqiptare e pėrsosi instrumentin e bashkėjetesės fetare pėr t’i mbijetuar asimilimit dhe rrebesheve tė kohės.


Ja vlen per ta Lecuar,.-

Eshte nje roman shume domethenes dhe qe kerkon lexim e rilexim !
Histori e dhimbeshme e Familjes shqiptare pa arrijt asnjehere te jet(ne plotenine e saje) vetevetja por gjithehere duke shfrytzu edhe atomin e fundit te forces per te ruajt rrenjet dhe trungun qe, se paku ,frytet te kene te njejten ere e shije !!

elvio
11-02-10, 18:54
mashtrimi i madh

brown

legjionari
12-02-10, 13:45
Eshte nje roman shume domethenes dhe qe kerkon lexim e rilexim !
Histori e dhimbeshme e Familjes shqiptare pa arrijt asnjehere te jet(ne plotenine e saje) vetevetja por gjithehere duke shfrytzu edhe atomin e fundit te forces per te ruajt rrenjet dhe trungun qe, se paku ,frytet te kene te njejten ere e shije !!

e vertet,
nje roman qe duhet lexuar e rilexuar. Domethenja e ketij romani shkon pertej asaj qe eshte shkruar dhe pertej asaj qe ne e njohim te kaluaren e popullit Shqipetar.

legjionari
12-02-10, 15:34
Dan Brown Simboli i Humbur.

LABI
12-02-10, 15:54
Erich Fromm

Anatomia Destruktivitetit Njerezore
Arratisje Nga Lirija
Psikanalize e Dashurise
Te Kesh apo te Jesh

Isain Beplin
Idete Filozofike dhe 4-ese pwr Lirine

Amin Malout
Identitetet Vrastare

L.Tolstoj
Lufta dhe Paqja

Milovan Gjilas
Ftyra e Totalitarizmit

I. Kant
Filozofia Kritike

F.Niceh
Etja/Deshira per Pushtet

H.De Balzak
Komedia njerezore

Lapsi
13-02-10, 11:19
Debat mbi 11 shtatorin

autor
Ahmet Davutogllu

Largepamesia e autorit e bene shume te lezetshem librin qe flet per marredhenie nderkombetare, per te djeshmen, te sotmen dhe te nesermen- gjithnje duke kundershtuar teorit per fundin e historise

Idila
21-02-10, 16:50
Romani "Lulja e Kripės" - Jakov Xoxa
E kam lexuar para disa vitesh, e rilexova... ėshtė romani mė voluminoz nė letėrsinė tonė...
Ia vlen ta lexoni edhe Ju..

Lapsi
02-04-10, 10:38
Kultura dhe qyteterimi
/nje teori mbi qyteterimin

Autor : Jellmaz Ozakpenar

Jep pasqyre reale mbi qyteterimin. Autori bene nje kronologji te mrekullueshme per te perfunduar me qyteterimin e pandryshuar...

Neferta
02-04-10, 14:50
Qyteti i diellit nga Tomazo kampanjela Eshte nje enderr e shum filozofeve te mepastajshem.

elvio
17-07-10, 13:27
verberia

jose saramanga

teutaA
17-07-10, 17:31
"Real Life" - dr. Phil McGraw

prepare for the 7 most chalenging days of your life

liber qe vertet ja vlen te lexohet 7 dit ne jet qe gjdo njeri i perjeton pa marr parasysh poziten pasurin e personit jan disa gjera qe askush smund te ju shmanget

legjionari
20-07-10, 13:43
momentalisht jam duke lexu Sekreti me i Madh nga David Icke,
nje studim mbi konspiracionin boteror dhe izolimin e races njerzore nga ideologjite e perhapura.

mendoj qe ja vlen te lexohet, eshte nje liber shum voluminoz dhe shkrimtari ka bere nje studim rreth 10 vjecar per shkruar kete liber. ky liber prek nje histori jashtzakonisht te gjate mijravjecare dhe perseritjen e kesaj hisorie ne periudha te ndryshme kohore, (sipas autorit perseritja e fundit eshte bere ne ate qe ne e njohim si fillimi i eres se re apo viti 1). Autori vjen ne konkluzion se toka ka pas nje zhvillm jashtzakonisht te madh mijėra vjet me heret dhe i vetmi burim i cili flet per ate kohe jan pllakat sumeriane te gjetura ne Mesapotami, te cilat nderte tjera flasin edhe per krijimin e jetes ne epruvete (klonimi).
Sipas autorit zanafilla e konspiracionit te madh fillon ne Mesapotami, me vllezerine babilonase dhe shtrirja e kesaj vllezerie pastaj ne shtet qe sundojne boten, se pari ne Britanine e Madhe e pastaj ne France dhe SHBA, etj.

Lapsi
21-07-10, 14:08
Identiteti, imazhi dhe Diplomacia

Autor : Dr Lisjen Bashkurti

autori ngre nje shqetesim, ate te historis dhe aktualitetin shqiptar. Eshte objektiv qe jep tabllo te qarte per shtetin dhe popullin shqiptar

Murgesha
21-07-10, 21:56
Nėse doni tė njoftoheni me Zotin?

Lexoni kėtė libėr!

“Conversations With God” (Bisedė me Zotin) - Neale Donald Walsch!

shfletuesi_
21-07-10, 21:59
Dikur ishim Bashk :) :redface:

Neferta
22-07-10, 17:22
H.De Balzak
Komedia njerezore dhe te gjtha veprat e balzakut se ato jane ne kontinjutet njera me tjetren.

Neferta
17-08-10, 20:45
Aziz Nesin -NUK ESHTE KREJT ASHTU

Makresh
18-08-10, 07:24
Ne kete muaj te shenjt, ju sygjeroi ta lexoni e Ri-lexoni Kur'anin famėlart.

elvio
26-08-10, 22:38
mergata e qyqes

nasho jorgaqi

DEA
23-01-11, 00:47
Te gjithe ata qe kane njohuri dhe qasje ne letersin shqiptare * ju lutem per te gjithe te interesuarit te rekomandojne gjithe cka ja vlene te lexohet si p.sh:

Romane
Libra informativ
Libra per femije
Revista etj.

Te gjithe e posaqerisht Bashkeatdhetaret kane nevoje per orientim.

Faleminderit

cati_
26-01-11, 00:15
mire ja paske ba DEA

qe kish pas mundesi edhe te na tregoni se ku mundemi me porosit romane nu gjuhen shqipe
ndonje link ose librari..?

ju falm.

panta_rhei
26-01-11, 01:41
Varet per ēka i kan barki ma shumė njerit.

Nganjehere ēohesh ne qejf "rus" edhe ia nis The Master of Margarita i Mikhail Bulgakov.
Ne raste te tjera ndodh qė ke ėndėrruar filozofikisht dhe te kap qefi per Miti i Sizifit i Kamysė ose Metamorfoza e F. Kafka.
Masanej* osht e pamundshme nganjiher mos me tė zgju deshira hashimi edhe pushteti :tongue: e kėtu ndoshta Princi i Machiavelli-t ta ban qaren* pse jo edhe Republika e Platonit mund te te ndezė deshiren per t'i dhane nje perkufizim te ri drejtesise (ndoshta sipas shembullit te Dich Martyt :P).
Slaughterhouse-five i Kurt Vonnegut ndoshta duhet lexuar si shembull se qysh perballohet tmerri me humor.
Lufta dhe paqja e Tolstoy dhe Vellezerit Karamazov i Dostoevsky nuk duhet te lihen pa u lexu si dy nga veprat me te mira te literatures boterore.

Masanenaj ... etj. etj. etj. :smile:

Amina
26-01-11, 22:21
Varet per ēka i kan barki ma shumė njerit.

Nganjehere ēohesh ne qejf "rus" edhe ia nis The Master of Margarita i Mikhail Bulgakov.
Ne raste te tjera ndodh qė ke ėndėrruar filozofikisht dhe te kap qefi per Miti i Sizifit i Kamysė ose Metamorfoza e F. Kafka.
Masanej* osht e pamundshme nganjiher mos me tė zgju deshira hashimi edhe pushteti :tongue: e kėtu ndoshta Princi i Machiavelli-t ta ban qaren* pse jo edhe Republika e Platonit mund te te ndezė deshiren per t'i dhane nje perkufizim te ri drejtesise (ndoshta sipas shembullit te Dich Martyt :P).
Slaughterhouse-five i Kurt Vonnegut ndoshta duhet lexuar si shembull se qysh perballohet tmerri me humor.
Lufta dhe paqja e Tolstoy dhe Vellezerit Karamazov i Dostoevsky nuk duhet te lihen pa u lexu si dy nga veprat me te mira te literatures boterore.

Masanenaj ... etj. etj. etj. :smile:


DEA per mua jan librat e John Grisham per tu preferuar (der Klient* die Jury gefallen mir sehr* aber die anderen auch)*ose edhe Jane Austen (Emma* Stolz und Vorurteil)* dhe Shakespear McBeth* Hamlet* Much Ado about Nothing etj :smile:

JaneDahliaDoe
27-01-11, 14:15
Frank MacCourt ( Angela's ashes & 'Tis )
Khaled Hosseini ( A thousand splendid suns & The kit runner )
Franz Kafka ( The Metamorphosis )
Isabel Allende ( The house of the spirits )
Li Cunxin ( Mao's last dancer )

..."Lahuta e Malsise" - Gjergje Fishta* " Generali i ushtrise se vdekur " - Ismail K.

Etj. etj.

DEA
27-01-11, 19:51
Pjesmarresve shume Faleminderit*
ndersa te interesuarit kane nje vende te caktuar ketu ne Dardani* ku ne cdo kohe mund sipas qefit* dhe interesit kane mundesin te frymezohen dhe te bejne perzgjedhje.

Oqeani
29-01-11, 21:58
E kuqja dhe e zeza - Standal ! ( Lexo - kupto )

Lapsi
22-05-11, 23:43
Globalizimi dhe realitetet e reja

Dr. Mahatir Muhamed




Ky libėr nė tė vėrtetė pėrmban mė shumė fjalime tė tij tė realizuara para auditoriumeve tė gjera, nė samite e seminare ndėrkombėtare, konferenca e forume botėrore, kongrese ekonomike, tubime me intelektualė e biznesmenė, ligjėrata universitare etj., nėpėr qytete tė ndryshme tė botės, si Kuala Lumpur, Tokio, Nju Jork, Johanesburg, Kajro, Havanė, Shangai, Doha etj.

DEA
23-05-11, 20:00
E kuqja dhe e zeza - Standal ! ( Lexo - kupto )

A ka mundesi ma shume detaje?

p. sh. kush e ka shkruar ? Qka tematizohet? stili i shkrimit,? ETJ:

Oqeani
23-05-11, 20:07
A ka mundesi ma shume detaje?

p. sh. kush e ka shkruar ? Qka tematizohet? stili i shkrimit,? ETJ:

Autori -STANDHAL

E Kuqja - dashuria
E Zeza - deshperimi ( pikellimi )


http://ts3.mm.bing.net/images/thumbnail.aspx?q=879023098366&id=182d9a234bcd0381c14e99eab7dc5b55&url=http%3a%2f%2fimages.doctissimo.fr%2fannonces%2 fphoto%2fhd%2f335813335%2flivres-vendre%2frouge-noir-stendhal-48187880e.jpg

GURI SYLAJ
29-05-11, 16:59
Kush deshiron te mesoj cfar eshte urrejteja dhe se si ajo shenderrohet ne smundje atehere i preferoj romanin ;

"Bijte e Askujt"

R.Qosja.

Hajra
29-05-11, 18:40
mergata e qyqes

nasho jorgaqi


...vertet liber i bukur, shume moti e kam lexu

une do te ju rekomandoja: Mic Sokolin

Lapsi
01-06-11, 18:44
idete politike ne shekullin e XX-te
autor: Chantal Millon - Delson
Te gjitha botekuptimet politike te shekullit XX hiqen revolucionare... kush e permbush revolucionin e vertete?

Jana
01-06-11, 21:16
http://t3.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcTcYQkJ8KZtULrU5Sv3X2D9DD7KB3gwc r_81QWwy3Ix4FUQDYscKw
danielle Steel - Koha per dashuri

Neferta
02-06-11, 13:43
\Majn Rid

OSKEOLA- Tregim pėr fundin tragjik tė prijėsit tė fundit Semiol tė

Amerikės nė fillet e pushtimit spanjoll.

George Ebers

UARDA- Tregim pėr njė pjesė tė jetės tė faraonit nė Egjiptin e lashtė

Zero Cool
06-07-11, 13:45
Libra tė rinj


Romane mbi gruan tė shkruara nga autore gra dhe autorė burra. Romane qė tregojnė se ē’ėshtė nė thelb natyra njerėzore kur jeton ekstremet e ndjesive dashurinė dhe vdekjen, po edhe valėt e zbehta e monotone tė jetės. Disa e mbajnė historinė nė tonet e pasionit dhe rrėfimit psikologjik, disa e ēojnė lexuesin nė njė hapėsirė historike, po edhe erotike. Pesė propozime.



Gruaja e sė dielės

Fruttero & Lucentini

Botues: Tirana Times, Pėrktheu: Ilirjana Stringa

472 faqe, 1000 Lekė

Udhėt e Carlo Frutteros dhe Franco Lucentinit kryqėzohen pėr herė tė parė nė fund tė viteve ‘40 nė njė hotel, nė Paris. Ky ėshtė romani i tyre i parė, fryt i singjerisė sė dy talenteve letrare qė shquhen pėr aftėsinė e ndėrtimit tė personazheve, analizėn e situatave psikologjike si dhe humorin e hollė e mentalitetin e hapur.



Tri gra tė forta

Marie NDiaye

Botues: Toena, Pėrktheu: Amantia Kapo

304 faqe, 800 Lekė

Tri rrėfime, tri gra qė thonė jo. Quhen Norah, Fanta, Khady Demba, vijnė dhe kthehen nė Afrikė. Secila lufton pėr tė ruajtur dinjitetin pėrballė poshtėrimeve qė jeta iu pret rrugėn nė mėnyrė tė vazhdueshme. Me kėtė roman Marie NDiaye u bė e para autore me ngjyrė qė fitoi ēmimin mė prestigjioz letrar nė Francė “Goncourt”, nė vitin 2009.



Melusina

Balil Gjini

Botues Zenit

169 faqe, 500 Lekė

Orvatja e Melusinės pėr tė lindur me ēdo kusht njė fėmijė ėshtė orvatja pėr t’i shpėtuar goditjes sė fatit. Ajo shpreson se fėmija do tė shpėrthejė gjithēka tė mbyllur brenda saj: ujrat e Kaosit, errėsirėn e bodrumeve. Romani i Balil Gjinit, i njohur deri mė tash si poet, justifikon edhe njė farė brutaliteti gjuhėsor gjatė akteve tė dashurisė.





Lindja e Afėrditės

Sarah Dunant

Botues: Morava, pėrktheu: Marsida Gjoncaj

392 faqe, 700 Lekė

Firence, shek. XV. Nė pallatin ku jeton Aleksandra Ēeki, pesėmbėdhjetė vjeēe, i ati sjell njė piktor nga Evropa Veriore pėr tė pikturuar kapelėn e familjes. E rritur nė periudhėn e Rilindjes, e zgjuar dhe me prirje pėr pikturė, nė mes tė ndryshimeve tė mėdha tė qytetit, Aleksandra duhet tė gjejė rrugėn e jetės duke ushtruar pasionet qė e kishin mbajtur gjallė.





Dhimbje gurėsh

Milena Agus

Botues: Ideart, Pėrktheu: Ilirjana Stringa

112 faqe, 600 Lekė

Ėshtė historia e njė sardenjase me njė trill tė pazakontė e tė papranueshėm pėr Italinė qė posa dilte nga Lufta e dytė botėrore: tė shkruarėn. Historia e dashurisė me Veteranin nė njė Stacion Termal, kurorėzon brenda saj aktin e krijimit, qė ėshtė njėherėsh dėshira e gruas pėr t’u bėrė nėnė dhe dėshira e krijimit tė njė realiteti nėpėrmjet letėrsisė.

Zero Cool
06-07-11, 13:58
http://a6.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc6/36655_405947552209_182132672209_4197186_2442509_n. jpg

Zero Cool
06-07-11, 14:01
http://a2.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc4/34286_410260192209_182132672209_4311482_2971687_n. jpg

Zero Cool
06-07-11, 14:03
http://a3.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash2/36992_412981582209_182132672209_4375733_4898744_n. jpg

Zero Cool
06-07-11, 14:18
Librin “Kujtime” i Eqrem bej Vlorės, padyshim njė ndėr librat mė interesante pėr historinė e Shqipėrisė tė botuar gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit.




Autori: Eqrem bej Vlora

Titulli: Kujtime, Eqrem bej Vlora

Pėrktheu: Afrim Koēi

Numri i faqeve: 618

Ēmimi: 1200 lekė

Botues: Botimet IDK




http://a8.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc4/45232_428565422209_182132672209_4772952_1252309_n. jpg

Zero Cool
11-10-11, 17:29
Kete:

Grigori I Gjika, princi i katėrt shqiptar nė territoret rumune.


http://a3.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc7/320584_10150341791204145_385086009144_8115757_1152 125627_n.jpg
Grigori I Gjika

Grigori I Gjika ishte djali i Gjergj Gjikės, qė sundoi nė Vllahi nė vitet 1660-1664 dhe 1672-1673, si dhe nė Moldavi nė vitet 1672-1673. U bė Princ i Perandorisė sė Shejtė Romake nė vitin 1673. Martohet me Maria Matei Sturdza, me tė cilėn pati tetė fėmijė. Grigori sundoi nė kohėn e trubullirave qė shkaktoi lufta midis Perandorisė Osmane dhe Austrisė. Ai u lidh sė pari me familjen e Cantacuzino-ve, por pastaj u armiqėsua me ta dhe pa u menduar gjatė urdhėroi ekzekutimin e Senechal Constantin Cantazino-s dhe pėrndjekjen e tė gjithė familjes sė tij. Me kėtė veprim Grigori mori mbi vete urrejtjen e fisnikėve vendės.

Pas humbjes sė otomanėve nė Leva, Grigori kėrkoi fillimisht strehim nė Poloni dhe pastaj shkoi nė Vjenė, nė pritje tė ndihmės sė austriakėve. Meqenėse shpresat e tij nuk u realizuan shkoi nė Stamboll, ku qėndroi disa vite. Vetėm nė vitin 1672 mundi ta rifitonte fronin.

Gjatė sundimit tė dytė tė Grigorit urrejtja ndaj fisnikėve Contacuzino ishte e hapur. Pas humbjes sė turqėve nė Hotin pėrballė polakėve, Grigori shkoi pėrsėri nė Stamboll. Armiqėsia e kundėrshtarėve tė tij bėri qė tė humbasė fronin dhe tė vdesė nė vitin 1674.

Grigori pėrmendet se ndėrtoi disa kisha nė Dambofita, kishėn e Jos-it, kishėn e Shėn Ionit nė Bukuresht, kuvendin Fedelesiou nė Valcea. Fėmijėt e Grigorit I Gjika, ndėr tė cilėt edhe Matei, vazhduesi i linjės sė trashėgimisė, jetuan gjatė gjithė kohės nė Stamboll, nė mjedisin greko-levantin tė lagjes sė pasur kristiane tė Fanarit. Martesa e Mateit me Ruxandra Mavrocordat-in, vajzėn e tė plotfuqishmit Alexander Mavrocordati, Dragoman i madh i Portės sė Lartė e futi Matein nė rrethet e larta fanariote dhe lehtėsoi karrierėn politike tė tij e tė pasardhėsve.
Literatura
Rezachevici, Constantin, Enciclopedia domnilor romāni. Cronologia critică a domnilor din Ţara Romānească şi Moldova: a. 1324 - 1881, vol 1, Secolele XIV-XVI, Editura Enciclopedică, Bucureşti, 2001
2. Paul Cernovodeanu, La Famille Ghika - court historique. Online at Ghika.net

3. Nathalie Clayer, Origins of Albanian nationalism, Karthala, Paris, 2007

Neferta
12-10-11, 16:12
http://www.botasot.info/mesme/5libri%201.jpg (http://javascript<b></b>:fotografia('http://www.botasot.info/img/5libri 1.jpg')) "Shenime,pėrjetime,kujtime dokumente”, i autorit Reshat Sahitaj.
Nė kėtė libėr monografik, pėrshkruhet akti i Musa Hotit i cili me 4 gusht 1981, nė qendėr tė Brukselit nė vetėmbrojtje kishte vrarė trupin diplomatik tė ambasadės jugosllave. Shtypi i Beogradit aktin dhe Musa Hotin e etiketuan si terrorist dhe prishėn marrėdhėniet diplomatike me Belgjikėn, por Musa Hoti nga Gjyqi i Kėshillit Europian u lirua i pafajshėm

GURI SYLAJ
15-10-11, 18:11
I.Kadare


" DARKA E GABUAR "

Zero Cool
19-10-11, 19:43
Why Kosovo Still Matters by Denis MacShane


Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj, ka marrė pjesė nė promovimin e librit tė ish-Ministrit Britanik pėr Evropė, Denis MacShane me titullin “Why Kosovo Still Matters”. Nė librin e tij, MacShane rrėfen ngjarjet e tmerrshme qė ndikuan nė shpėrbėrjen e Jugosllavisė, urrejtjen ndėretnike, etj.


Duke folur pėr librin, ministri Hoxhaj ka vlerėsuar lartė mjeshtėrinė e pakrahasueshme tė Denis MacShane pėr tė pėrshkruar situata tė ndryshme nė Kosovė. “Librin e shoh si njė thirrje tė hapur pėr politikanėt qė tė vazhdojnė angazhimin pėr njė tė ardhme evropiane tė Kosovės dhe tė Ballkanit”, ka thėnė Hoxhaj

Ministri Hoxhaj ka falėnderuar MacShane pėr mbėshtetjen nė konsolidimin shtetėror tė Republikės sė Kosovės. “Denis, ky libėr ėshtė shkruar nė kohė vendimtare pėr Kosovėn, por edhe pėr Ballkanin. Nė vitin 1991, kur filloi shpėrbėrja e ish-Jugosllavisė, kosovarėt kishin tri ėndrra: Liri, Paqe dhe Pavarėsi. Njėzet vjet mė vonė, ne jemi mbledhur nė kėtė shtėpi tė madhe tė demokracisė, dhe Kosova ėshtė e pavarur, e lirė dhe paqėsore”.

“2011-ta do tė hyjė nė histori si viti i Kosovės evropiane. Aspirata kryesore qė ne sot kemi ėshtė integrimi evropian dhe qė t’i bashkohemi familjes sė madhe tė kombeve”, ka thėnė Hoxhaj, para shumė diplomatėve, deputetėve dhe gazetarėve tė pranishėm nė kėtė promovim.

Hoxhaj ka thėnė se MacShane ėshtė njė nga miqtė e pėrkushtuar tė Ballkanit, i cili gjithmonė ka kėrkuar integrimin e Kosovės dhe Ballkanit Perėndimor nė Bashkimin Evropian. “Rruga e Kosovės do tė jetė e plotė vetėm atėherė, kur pesė shtetet e BE-sė do t’i bashkohen pjesės tjetėr tė Bashkimit Evropian pėr tė njohur pavarėsinė e Kosovės. Mbėshtetja britanike pėr sigurimin e njė politike unike tė BE-sė nė Kosovė ėshtė themelore. Pas vendimit tė fuqishėm tė GJND-sė qė thotė se pavarėsia e Kosovės ėshtė e ligjshme, ne nuk shohim asnjė arsye pse kėto vende tė mos e pranojnė vullnetin e popullit nė Kosovė”, ka shtuar Hoxhaj.

Neferta
21-10-11, 08:07
Shtėpia botuese
Mbreti Zog dhe pėrpjekja pėr stabilitet nė Shqipėri
Autori
Bernd J. Fischer

Mbi librin

Shqipėria nga Lufta I deri nė Luftėn e II Botėrore, ngjarje e zhvillime tė rėndėsishme qė lidhen me lindjen e shtetit shqiptar e pushtimin e vendit prej Italisė fashiste mė 1939.

Studim i mirėfilltė mbi problematikėn shqiptare tė periudhės midis dy luftrave, pėr "kohėn e Zogut", i mbėshtetur kryesisht mbi dokumente arkivore tė pabotuara, libri ėshtė njė analizė e shumėfishtė, politike e ekonomike, e situatės sė brendėshme tė vendit, vendosur nė njė kuadėr Ballkanik e mė gjerė.

"Si rrjedhojė e sundimit tė tij tė gjatė, periudhės vendimtare gjatė sė cilės ai ushtroi pushtetin si dhe personalitetit tė tij dinamik, kontributi qė dha mbreti Zog ėr zhvillimin e mėtejshėm tė Shqipėrisė ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė... Zogu hodhi themelet e shtetit tė centralizuar dhe ndihmoi nė ushqimin e frymės sė krenarisė kombėtare nė Shqipėri" thotė autori, studiuesi amerikan Bernd J. Fischer, profesor historie nė Universitetin e Indiana nė SHBA.

Autor i dhjetėra artikujve shkencorė mbi historinė e Shqipėrisė sidomos gjatė gjysmės sė parė tė shekullit, e ka shkruar librin qė keni nė dorė mė 1984. ėshtė autor i librit tjetėr "Shqipėria gjatė Luftės, 1939-1945

emine
11-11-11, 18:58
dy tema te ngajshme,


http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=31080

Zero Cool
11-11-11, 19:00
dy tema te ngajshme,


http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=31080

flm, police, pi bashkojme pra :)

Neferta
12-11-11, 16:38
Fshati midis ujrave
Kolė Jakova NESE NUK HIDHROHENI QESHNI NESE HIDHEROHENI MOS SHANI NE PUBLIK

Neferta
18-11-11, 17:36
Titulli: Viti i mbrapshtė
Roman
Autori: Ismail Kadare (http://www.shtepiaelibrit.com/libri/advanced_search_result.php?keywords=ismail+kadare)
Shtėpia botuese: Onufri

Mbi romanin

Ngjarjet e romanit “Viti i mbrapshtė” ndodhin nė vitin 1914. Nė kėtė vit Shqipėria fiton pavarėsinė. Kėshtu vendosėn Gjemania, Anglia, Austro-Hungaria, Franca, Italia dhe Rusia. Secili prej kėtyre shteteve pėrpiqet ta tėrheqė pas vetes kombin e ri. Gjė qė shpjegon serinė e aleancave me synime tė caktuara, si dhe ushtritė e huaja qė ngatėrrohen nė kėmbėt e njėra-tjetrės, por pa u ndeshur mes tyre. Rivaliteti mes serbėve dhe turqėve i ndėrlikon edhe mė tepėr punėt. Atėherė emėrohet njė mbret, njė austriak, i cili nuk mund tė pranohet nga myslimanėt pa u bėrė synet.

Neferta
02-12-11, 22:16
Kur isha i vogel e lexova kete liber dhe tani kam shum rrespekt per femijet.
Pa familje
Hektor malo

Neferta
03-12-11, 14:36
Lukiani
Vepra tė zgjedhura.
Ciceroni, Demosteni, Bruti Kaj Gaku etj

Dallandyshja_718
04-12-11, 04:31
"Engjej dhe djaj"

Dan Brown

Zero Cool
17-01-12, 15:23
Biser Mehmeti u lind nė fshati Sefer tė Preshevės. Shkollėn fillore dhe tė mesme i kreu nė Ferizaj, kurse fakultetin e Letėrsisė dhe tė Gjuhės Shqipe nė Prishtinė. Gjatė kohės sa ka qenė stundent ka bashkėpunuar me revistat "Zėri i rinisė" dhe "Bota e re" ku ka botuar njė numėr tė madh shkrimesh gazetareske, por edhe krijime tė ndryshme letrare. Nė fillim ka shkruar poezi pėr tė rritur e mė vonė edhe prozė. Ėshtė prezentuar nė monografinė e kl-ubit letrar “De Rada” tė Ferizajt “Katėrmbėdhjetė autorė”, i botuar nė vitin 1985 nė Ferizaj, (tė cilin pushteti i atėhershėm e pati djegur!) dhe nė antologjinė “Orėt e bardha” tė krijuesve tė klubit letrar “De Rada” tė Ferizajt, botuar nė vitin 2001. Nė gazetėn "Bota sot" ka botuar njė numėr tė madh tegimesh.
Nė vitin 2004 nė SHB "Vatra" nė Shkup ka botuar roma-nin "Nata pa mėngjes".
“Katėr kalorėsit e apokalipsit” ėshtė botuar nė SHB “Rrjedha” nė Gjilan, mė 2011 dhe ka 22 tregime. Ky ėshtė libri i tij i dytė, i pari me tregime.

http://photos-a.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/398556_10150509904882210_182132672209_8765802_1000 005626_a.jpg





H E S H T J A E G J A L L Ė


Njė tregim nga pėrmbledhja “Katėr kalorėsit e apokalipsit”


http://a5.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/408924_10150509901862210_182132672209_8765792_2146 401002_n.jpg


Herė rrinte ulur kėmbėkryq, herė ngritej nė kėmbėt qė i dridheshin nga njė trishtim i egėr. Ēdo herė e ndjente veten mė tė lehtė, sikur pesha e trupit shkrihej ngadalė. “Edhe disa ēaste e mund tė fluturoj!” i tha vetvetes me njė zė tė lumtur e tė ndrojtur qė mezi e dėgjonte. “ Do tė fluturoj si njė shpend derisa tė arrij mbi etėr. Atje ėshtė njė hapėsirė e paanė, ku njeriu mund lirisht tė ēlodhet nga krajatjet e jetės. Po,po! Atje mund tė jetoj lirisht! Askush nuk do tė mė ndal tė bėj ēka tė dua. Nuk do tė mund tė mė ndal askush tė klithi e tė ēirrem si bishė e egėr... Njė ditė do tė jem i lirė edhe tė ulėrij derisa tė mė kalbet gjuha, derisa goja tė mė mbushet me krimba, derisa vdekja ta hap gojėn e tė mė gėlltit... Kur imazhi u kėput vazhdoi me intensitet tė shpejtuar procesin qė e ki-shte lėnė nė gjysmė.
Ditėve tė fundit kishte krijuar bindje tė madhe sikur kishte rrėshqitur nga binarėt e kohės reale. Tash e shihte veten nėpėr do binarė qė e shpinin nė njė kohė tė trilluar. Gjėrat qė e rrethonin kishin trajtė tjetėr, tė panjohur pėr tė. As vetė nuk ishte nė gjendje tė thoshte si ndodhi qė papritmas gjėrat rreth jetės dhe kohės sė tij u rrokullisėn nėpėr njė shteg tė rrėpirtė e pastaj u fundosen nė njė errėsirė tė frikshme. Mė nuk shihte asgjė, sikur dikush t’ia kishte vėrbuar tė dy sytė. Nuk e dinte as kur ėshtė ditė, as kur ėshtė natė. Ishte krijuar njė pėrzierje e mistershme e gjėrave. Orė e ēast i ngjante sikur njė diell i madh sa toka i qėndronte mbi kokė dhe gjithnjė i shkaktonte njė zjarr tė brendshėm. Njė vetmi e qartur shtrihej nė tė gjitha anėt. Dyshonte se nė tėrė botėn mbizotėronte ajo vetmi e tėrbuar. Ajo, si pėr inat, shpesh ia nxjerrte gjuhėn e krimbur e pastaj zgėrdhihej me tė paturpėsisht. Ngado qė shkonte ndeshej nė njė heshtje tė mbarsur, njė heshtje qė merrte formėn e vdekjes e pastaj e ndjekte si njė hije e gjallė pėr ta gėlltitur. Prej lindjes ishte orvatur tė ikte nga trajta e saj. Mirėpo, ngado qė shkonte shtrihej pushteti i saj. Ishte njė heshtje e egėr, me dhėmbė tė krimbur. Shpesh, kur dhembja arrinte kulmin, mbyllej nė vetminė e qartur dhe mallkonte ēdo gjė: kohėn sė cilės i takonte gabimisht, jetėn nga e cila nuk mund tė arratisej, hapėsirėn qė ishte mbushur me helm, natyrėn qė i shėmbėllente njė pikturės sė vdekur...
Detin e mllefit e derdhte mbi nėnėn, e cila e kishte lin-dur gabimisht nė njė kohė tė rebeluar. “Nė jetė kam bėrė shumė gabime fatale!” i tha vetvetes. Dėshironte ta ngu-shėllonte shpirtin qė ishte gati tė pėlciste nga mėrzia, tė cilėn ia kishte sjellė heshtja e trashur. Njė ditė njė njeri kishte zbritur nga mali, atje ku kishte bėrė njė jetė tė shk-ėputur nga realiteti. Thuhej sa atje kishte shkuar pėr ta vrarė ujkun e pasi e kishte vrarė ishte kthyer nė mėnyrė tri-umfale. Njė ditė kishte hyrė nė mes tė turmės e pastaj ki-shte klithur me njė zė kėrcėnues: “Do t’ua djeg gjuhėn dhe zemrėn me zhig! S’dua tė dėgjoj asnjė fjalė!” Desh-ėn, s’deshėn u pajtuan me vendimin e njeriut qė kishte zbritur nga mali. I zgjatėn duart dhe e pėrqafuan heshtjen e pėrjetshme. Njeriu qė ishte shoqėruar tėrė kohėn me arinj e ujq, njė ditė tjetėr i ishte tekur e pastaj kishte klithur e ishte ējerrė me zė tė lartė: “Unė duhet tė flas e ju duhet tė mė dėgjoni!” Ata qė e vėshtronin vengėr i fyente pa mėshirė, ua shante nėnėn shtatė e mė shumė herė, pastaj motrat ua shkėrdhente, i quante “ muta tė kalbur” qė i frikėsohen ujkut... Ata qė s’u pajtuan me tė ishin mbyllur nė guacėn e heshtjes sė kobshme. Askush nuk dėshironte tė mbeste pa gjuhė e ndoshta edhe pa zemėr...
”Edhe sot jam thelluar nė botėn e heshtjes, tė njė heshtjes sė pėrjetshme, e cila mė hanė pėr sė gjalli si tė ishte njė krimb i varrit...” Me kalimin e kohės ndjeu se heshtja ngadalė po e mbyste, po e shndėrronte nė njė qenie amorfe, nė njė qenie qė ka gojė, po qė ajo i shėrben vetėm pėr tė hėngėr... Dhe njė ditė apo njė natė njė mik i tij nuk mu-ndi ta pėrballonte pushtetin e egėr tė heshtjes. Ngadalė i kėputi fijet e durimit tė rrejshėm. Me duart e mėrdhira e rrėmbeu njė kazmė tė vjetėr e pastaj me tė e theu heshtjen e stėrtrashur. Me njėqind sakrifica i riktheu nė jetė organet e ndryshkura tė tė folurit. Me njė zė tė thekshėm bėrtiti: O njerėz tė ēmendur! Dilni nga vorbulla e heshtjes mortore, sepse edhe ashtu jeni tė vdekur. Mos lejoni qė heshtja t’ua kalb trupin... Tė nesėrmen pa aguar mirė mėngjesi nė fushėn ku gjendeshin varrezat gdhiu njė varr i ri. Prej asaj dite tė kobshme edhe gurėt zunė t’i nėnshtrohen ligjit tė pashkruar tė heshtjes, madje edhe zogjtė nuk guxonin tė cicėronin lirshėm...
Disa ēaste kishte qėndruar kėmbėkryq, i ulur nė njė skaj tė dhomės sė errėt, nė atė dhomė ku heshtja tė hante pėr sė gjalli. Ėndėrronte qė sė shpejti tė shkėputej nga ajo heshtje e mallkuar, e cila sikur ia kishte hėngėr njė pjesė tė madhe tė zemrės. Shpesh ajo i dukej sikur ishte shndėrruar nė njė guri tė rėndomtė, i cili pastaj kishte pėlcitur. Nuk kishte mundur t’u duronte fyerjet, njollosjet, etiketime, shantazhet... Pendimi pėr ēdo gjė zuri ta ngulfaste. Ai kishte marrė trajtėn e njė shpatės sė mprehtė e pastaj ia rjepte lėkurėn e trupit tė dėrrmuar duke i hedhur ujė tė ftohtė. Njė ditė do t’ia prente edhe gjymtyrėt kryesore tė trupit. Shpirti i tij po pėlciste nga inati, nga mllefi dhe nga trishtimi. Ēdo veprim ishte vetėm sfilitje e vetvetes, sepse heshtja ia kishte paralizuar tė gjitha organet e brendshme. Ēdo gjė, madje edhe kohėn e kishte mbėrthyer pluhuri i ndryshkur i heshtjes. Nuk i kishte mbetur tjetėr pėrveē qė tė vajtonte pėr fatkeqėsinė e jetės, e cila ia kishte vėrbuar sytė e mendjes. Njė zė i brendshėm i tha: do tė qaj derisa tė mbulohem nga lotėt e mi!... Ēdo gjė i dukej e tepėrt. Edhe vetvetja i dukej e tepėrt. Dėshironte tė arratisej nga koha, nga jeta dhe nga ēdo gjė tjetėr. Mirėpo, tė gjitha rrugėt i kishte tė mbyllura me gurėt e varreve. Heshtja e tėrbuar ia kishte zgurdulluar sytė e verbėr. Ajo gjithnjė ishte zgėrdhirė me jetėn e tij. Zėri i saj sikur i thoshte: patjetėr iu nėnshtrove pushtetit tim! Ta shajta nėnėn, motrėn, pastaj tė njollosa sa deshta, ta nxiva fytyrėn kudo qė shkove... Sot nuk ke fytyrė tė dalėsh jashtė katėr mureve, sepse njerėzit tė pėshtyjnė nė fytyrė... Ha-ha! Tingujt e rrėmbyeshėm qė dilnin nga imazhi ia shponin zemrėn si tė ishin gozhda tė mėdha. E kaploi frika se sė shpejti do tė vdiste, e pasi tė varrosej heshtja do tė vinte dhe do tė kėnaqej duke u pėshurrė mbi varrin e tij... Ha-ha! As tė vdekur nuk do tė tė lė tė qetė! i thoshte ajo me zė tė zgjatur. Dėshironte tė dilte nga lėkura e tij, por ajo ishte bėrė shumė e ngushtė. Brenda lėkurės ishte bėrė e pamundur tė jetonte. Aty bėnte vapė e madhe, pastaj menjėherė bėnte acar i madh. Trupi i tij herė ngrihej e herė shkrihej. Pas ēdo procesi kishte tjetėr formė, tjera dimenzione. Jeta e tij i nėnshtrohej procesit tė metamorfozės. Vetėm heshtja ishte e njėtrajtshme. Ajo shtrihej nė tė gjitha anėt. “Ēdo gjė nė botė e ka fundin, i thoshte vetvetes me zė tė dėshpėruar, vetėm kjo heshtje e mallkuar nuk ka fund. Fundi i saj njė Zot e di pse mungon...
Edhe disa ēaste vazhdoi tė ulej kėmbėkryq e tė ngritej nė kėmbė. Pas njė kohe tė papėrcaktuar njė mjegull e zezė si futa ia hapi qepallat e pastaj me dhunė i hyri brenda...

Domira
16-03-12, 22:45
SEKRETET E SUNDIMIT TE BOTES - Procesverbalet e pleqesise sioniste

Zero Cool
30-03-12, 19:29
http://a5.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash3/547126_10150699375227210_182132672209_9344937_6079 02548_n.jpg

Zero Cool
30-03-12, 19:30
Mos harroni me lexu kete, shume liber i dobishem,,,,



http://www.passagenproject.com/hitler-mein-kampf.jpg

Neferta
02-04-12, 13:56
Arthur Shopenhauer, veshtrim filozofik








http://www.shtepiaelibrit.com/store/166-166-thickbox/arthur-shopenhauer-veshtrim-filozofik.jpg
[/URL][URL="javascript:;"] (javascript:;)

Neferta
02-04-12, 14:01
Utopia, Thomas More
http://www.shtepiaelibrit.com/store/153-153-large/utopia-thomas-more.jpg

Zero Cool
02-04-12, 16:05
Librin "Njerez te pavarur" autori Halldór Laxness

Denim
03-04-12, 21:30
http://profile.ak.fbcdn.net/hprofile-ak-ash2/373015_182132672209_1935726158_n.jpg

Neferta
04-04-12, 13:43
]Eneida, Virgjili[/SIZE]

cati_
12-04-12, 21:22
hey, te dashur forumista, a ka mundsi mem tregu dikush se ku mundem me porosit romane ne gjuhen shqipe?? diaspor. (jetoj ne gjermani) shpresoj me ndihmoni, ju flm :)

Hajra
13-04-12, 11:19
hey, te dashur forumista, a ka mundsi mem tregu dikush se ku mundem me porosit romane ne gjuhen shqipe?? diaspor. (jetoj ne gjermani) shpresoj me ndihmoni, ju flm :)

....provoje ketu,

http://www.libri24.com/index.php?route=common/home

Neferta
13-04-12, 17:11
hey, te dashur forumista, a ka mundsi mem tregu dikush se ku mundem me porosit romane ne gjuhen shqipe?? diaspor. (jetoj ne gjermani) shpresoj me ndihmoni, ju flm :)
edhe ketu si dhe ne kosove kontaktoni koha grup http://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/

LOJETARI
23-04-12, 21:42
Dragoi i fildishtė - Fatos Kongoli

Bajlozi i Zi
23-04-12, 22:16
Utopia, Thomas More
http://www.shtepiaelibrit.com/store/153-153-large/utopia-thomas-more.jpg

Ne kohen e "grumbullimit", kur pushteti i mbretit vendosi te u merrte pasurine e bagetine fshatareve, pėr nevojat e mbreterise, fshtaret qe kundershtonin vriteshin e masakroheshin...
Nder te tjera Thomas More shkruan:

"Dikur delet ishin te mira e te buta, na jepnin ushqim e mireqenie e jete te lumtur... Por papritmas ato u shnderruan ne ujqer e bisha te cilat hengren njerez, shkaterruan familje e shkretuan fshatera".

Njė liber antologjik.

Zero Cool
25-04-12, 15:49
Mos harroni me lexu kete, shume liber i dobishem,,,,



http://www.passagenproject.com/hitler-mein-kampf.jpg



“Mein Kampf” do tė publikohet nė Gjermani


http://www.top-channel.tv/foto/lajme/meinfkampfi.jpg


Bavaria, njė prej 16 landeve qė pėrbėjnė Gjermaninė, ėshtė duke u pėrgatitur qė tė publikojė librin ku Adolf Hitler shkruan kujtimet dhe parashtron platformėn e tij, “Mein Kampf” nė vitin 2015, kur tė skadojė njė ndalim 70-vjeēar pėr kėto botime.

Ndonėse libri nuk ėshtė i ndaluar shprehimisht me ligj nė Gjermani, Bavaria ka pėrdorur njė urdhėresė censuruese qė prej vitit 1945, pėr tė ndaluar riprodhimin e tij. Megjithatė, kjo urdhėresė do tė skadojė pas tre vitesh dhe kriteret pėr zgjatjen e kufizimit nuk ekzistojnė.

Qeveria autonome e landit, informoi gjithashtu se do t’i bashkangjisė “Mein Kampf” njė koment kritik, adresues lexuesve dhe mbi tė gjitha studentėve qė do ta pėrdorin nė tė ardhmen.

Hitleri shkruajti librin nė fjalė, qė i pėrkthyer nė shqip do tė thotė “Lufta Ime”, nė vitin 1924, ndėrsa ishte duke vuajtur nė burg njė dėnim 5-vjeēar pėr organizimin e njė grushti shteti tė passuksesshėm.

Dy vėllimet e “Mein Kampf” u publikuan pėr herė tė parė nė vitet 1925 dhe 1926, pėrpara se Hitleri tė bėhej kancelar i Gjermanisė.

Ndonėse nė libėr nuk pėrshkruhen shprehimisht detajet e planeve pėr vrasjen e hebrenjve, vepra pėrshkrohet nga njė frymė e qartė raciste dhe pėrmban ide si ajo e “hapėsirės jetike”, me tė cilėn u justifikua agresioni ndaj Bashkimit Sovjetik nė 1941-shin.

Virti
26-04-12, 16:14
Hasta la Vista. :cool:

Neferta
16-05-12, 11:27
Metin Izeti
Kllapia e Tesavvufit
Te panjohurat e deritanishme te mendimeve sufike, mendimi mistik

Zero Cool
29-05-12, 18:44
http://a5.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash3/s720x720/525965_10150918792807210_182132672209_9825702_7685 17590_n.jpg



Pėr luftėn e 2001-shit nė Maqedoni ėshtė folur e shkruar nė mėnyra tė ndryshme. Nė kėtė libėr nuk ėshtė synim analiza e luftės, e as ndonjė qasje tjetėr e karakterit studimor historik tė asaj ngjarjeje. Nė tė vėrtetė ky libėr qėmton pėrciptazi disa nga ato aspekte, por do tė thosha nga njė qasje mė sublime, duke i vėnė nė epiqendėr tė vėmendjes pikėrisht ata qė dhanė mė tė shtrenjtėn. Pra ky libėr ėshtė njė pėrpjekje modeste pėr tė mos i lėnė nė harresė dėshmorėt shqiptarė nė luftėn e fundit nė Maqedoni dhe pėr tė treguar sadopak biografinė e tyre. Ndofta pėrmes asaj biografie tė shkurtėr, do tė arrihet deri-diku tė hidhet dritė mbi shkaqet, shtytjet dhe motivet e tyre pėr t’i rrokur armėt dhe pėr t’u pėrballur me rreziqe tė mėdha qė u kushtoi me privim nga jeta. Megjithėse ky libėr ėshtė kryekėput biografi e dėshmorėve, prapėseprapė e rendit do tė ishte tė ceken disa fjalė pėr luftėn e 2001-shit, fjalė kėto qė do tė ndihmojnė pėr tė hyrė nė biografinė e dėshmorėve me njohuri bazė pėr rrethanat qė u krijuan pėrpara se ata tė pėrcaktoheshin pėr ta jetėsuar idealin e tyre kombėtar.

Ishin katėr faktorė qė kushtėzuan pashmangshmėrinė e kėsaj lufte: 1) Kokėfortėsia e ashpėr e pushtetit maqedonas pėr tė mos i pėrfillur kėrkesat legjitime tė shqiptarėve, nėnēmimi i shqiptarėve nė tė gjitha sferat, pėrpjekjet perfide pėr margjinalizimin e tyre, inskenimi dhe improvizimi i situatave ku shqiptarėt viheshin tė mbėshtetur pėr muri, diskriminimi dhe dhuna sistematike ndaj tyre. Rasti i Gostivarit, Bit Pazarit, Radolishtės, Reēicės sė Vogėl etj, miratimi i kushtetutės maqedonase pa i pėrfillur fare shqiptarėt, nėnshkrimi i marrėveshjes nė mes kryetarit maqedonas Boris Trajkovskit dhe kryetarit serb Vojisllav Koshtunica pėr kufirin nė mes Maqedonisė dhe Kosovės, pastaj vrasja e tė riut Muzafer Xhaferit mė 16 shkurt 2001 (qė konsiderohet si datė e fillimit tė konfliktit tė armatosur) 2) Servilizmi, vasaliteti dhe poltronizmi i partive politike shqiptare, tė cilat nė parashtrimin e kėrkesave tė popullit ishin mjaft qyqare. Pėr t’i ruajtur kolltukėt e tyre asnjėherė nuk u kėrcėnuan seriozisht me lėshimin e qeverisė e parlamentit, nuk organizuan protesta, greva e demonstrata paqėsore, si forma legjitime tė presionit demokratik. Elektoratit para zgjedhjeve i premtonin shumė, kurse pas tyre merreshin ekskluzivisht me interesat e ngushta partiake. Me tė drejtė ish-komandant Askeri, ushtari mė i vjetėr i UĒK-re, plaku 73 vjeēar Ramazan Bajrami nė intervistėn dhėnė Lobit mė 15 prill 2002, nr. 61 ka deklaruar: ‘Hiē pa luftė do tė kishim fituar sikur partitė shqiptare ta kishin bėrė punėn e tyre’, e jo tė merrnin guximin tė thonė pėr luftėtarėt e UĒK-re: “Qeni i keq e sjell ujkun nė torishtė” 3) Neglizhenca e faktorit ndėrkombėtar karshi trysnisė pasive politike, injorimi i kėrkesave tė shqiptarėve, mosreagimi i faktorėve vendimmarrės botėror ndaj faktit se shqiptarėve nė Maqedoni, pushteti i ashtuquajtur demokratik ua hoqi edhe tė drejtat qė dikur i gėzonin edhe nė komunizėm 4) Vullneti, elani dhe atdhetarizmi i madh i disa luftėtarėve trima, tė cilėt nuk i lejuan pushtetit maqedonas ta kalojė vijėn e kuqe tė pėrdhosjes dhe nėpėrkėmbjes sė skajshme tė nderit kombėtar shqiptar. Falė shpirtit tė tyre tė madh, pala maqedonase u detyrua tė ulet nė tryezėn e bisedimeve, ta pranojė atė qė as nuk e imagjinonte dhe tė nėnshkruajė njė dokument me garanci ndėrkombėtare.

Me fjalė tjera shkurt, punohej intensivisht nė drejtim tė eskalimit tė situatės. Me gjasė dikujt mund t’i ketė konvenuar lufta, gjė qė u vėrtetua pas daljes sė zėrave nga kreu qeveritar dhe Akademia Maqedonase e Shkencave pėr ndarjen e Maqedonisė. Hyrja e UĒK-re nė rrethinat e Shkupit, nė Haraēinė nė verėn e vitit 2001 simbolizonte njė kundėrshtim tė ēdo oferte pėr ndarjen e Maqedonisė. Zaten kėtė pozicion tė UĒK-re e qartėson edhe komunikata e 31 majit dhe 7 qershorit.
Njė nga bazat kryesore tė Deklaratės sė Prizrenit nė maj tė 2001, qė shėnoi edhe bashkėpunimin e partive politike shqiptare me UĒK-re ishte se ‘nuk mund tė pranohej njė zgjidhje e problemit nė bazė territorial etnike dhe se ēdo pėrpjekje pėr tė arritur njė ndarje etnike tė territorit, do tė dėmtonte qytetarėt e Maqedonisė dhe do tė kėrcėnonte paqen nė rajon.

Lufta e 2001-shit, nuk ishte luftė ndėretnike mes popullit shqiptar dhe maqedonas, por nė mes pushtetit maqedonas dhe njė pjese tė revoltuar shqiptarėsh, qė vendosėn t’i pėrgjigjen zjarrit me zjarr. Pra fillimisht provokuan forcat policore maqedonase, pastaj ato hasėn nė rezistencė tė armatosur gjer nė eskalim tė gjendjes. Ishte kjo luftė skajshmėrisht e pabarabartė me pushtetin, i cili nuk respektonte as armėpushimet dhe as konventat ndėrkombėtare tė luftės, duke shkelur kėshtu edhe tė drejtat elementare njerėzore.

Dita-ditės lufta merrte kahe serioze dhe pėrmasa alarmante, ku mė sė shumti pėsonte popullata civile shqiptare e pambrojtur. Rrjedhimisht ndodhėn edhe shumė raste tragjike e rrėqethėse, qė alarmuan faktorin ndėrkombėtar, i cili ‘e ka zor’ tė reagojė pa parė gjenocid ose masakėr mbi fėmijė, gra e pleq (siē ishin Srebrenica, Vukovari, Reēaku, Luboteni, Sllupēani etj). Kėshtu ofensiva maqedonase nė fund tė qershorit 2001 pėr ta rimarrė Haraēinėn, i ndėrlikoi marrėdhėniet ndėrmjet qeverisė dhe publikut tė saj, duke ulur vlerėn e udhėheqėsve maqedonas nė sytė e ndėrmjetėsuesve ndėrkombėtarė (,sepse sulmi u ndėrmor thuajse menjėherė pas qėndrimit tė shefit tė politikės sė jashtme tė BE nė Shkup Havier Solanės). Pas dėshtimit tė qeverisė pėr ta arritur fitoren e premtuar me forcė ushtarake, opinioni u zemėrua dhe e shprehu kėtė me protesta antiqeveritare dhe antiperėndimore. Mė nė fund ishte komuniteti ndėrkombėtar ai, i cili u detyrua t’ia shpėtojė imazhin qeverisė maqedonase, duke i bindur luftėtarėt e UĒK-re pėr t’u tėrhequr nga Haraēina. Pra palės maqedonase iu imponua Marrėveshja e Ohrit, me tė cilėn komuniteti ndėrkombėtar deshi t’i vė fundin luftės sė 2001-shit. Nė kėtė mėnyrė, nė saje tė gjakut tė dėshmorėve, tė luftės sė luftėtarėve tė UĒK-re dhe trysnisė ndėrkombėtare, pala maqedonase pranoi qė tė avancohet statusi politik i shqiptarėve nė Maqedoni.
Me anė tė kėtij libri duam qė simbolikisht t’u dalim hakut, atyre qė dhanė jetėn pėr kėtė qė u arrit nė Maqedoni. Besoj se ia kam arritur qė tė pasqyroj nė mėnyrė dinjitoze flijimet mė sublime tė trimave tė UĒK-re. Lavdi u qoftė!

Nga autori
Mr. Minir Ademi

Stuhi Rere
29-05-12, 19:30
era e pasionit

Neferta
29-05-12, 23:39
Thikat-Neshat Tozaj
Ngjarje ne kohen e lulzimit te kolektivizmit ne Shqiperi, Ngrijta rrugtimi egoizmi keqperdorimi i pushetit mungesa e moralit dhe ne fund renja e njeriut te pushtetit me te katra.

Neferta
04-06-12, 11:12
Anatol Frans
Perednite kane etje
Ngjarjet zhvillohen nė ēastin mė dramatik tė Revolucionit Frėng tė 1793, nė periudhėn e diktaturės jakobine. Ringjallet jeta e Parisit revolucionar dhe vizatohen personazhe tė paharruara.

Neferta
04-06-12, 11:16
Dr. Shyqeri Galica

KONICA- moderniteti
estetika
lirika

Denim
22-08-12, 14:15
La Tulipe noire

Alexandre Dumas

Dardanesha
24-08-12, 09:53
gugu picigu- se di a ekziston ma dikun me ble :smile:

Dardanesha
25-08-12, 14:33
Librin "Besniku" te Rexhai Surroit, e kam lexu nja dy here para shuume vieteve,e sot e mora me lexu prape, gjysmen e lexova, shume liber i mire...lexojeni :wink:

emine
26-08-12, 21:02
Fuck It!
John C.Parkin

Zero Cool
03-10-12, 13:59
USHTRIA ĒLIRIMTARE E KOSOVĖS

James Pettifer ,profesor nė Universitetin e Oxford-it dhe njohės i mirė i ēėshtjeve ballkanike.


http://sphotos-b.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash3/576841_503676316329029_1474082916_n.jpg

Gjumashja
25-10-12, 15:37
Puerta del sol - Simone Teri

zanaa
25-10-12, 15:58
Gruaja qe i arratisej lajmit te keq, David Grossman

Neferta
18-11-12, 23:03
http://www.shtepiaelibrit.com/store/1721-large_default/perplasja-e-qyteterimeve-samuel-huntington.jpg
Samuel Hunintigton- Perplasja e qyteterimeve
Nje pune kolosale e autorit per dryshimet , rrjedhen, dhe ekonomin politike globale, divergjencat ne mes te feve te ndryshme unioni fetare me teper se kombetare, gjithashtu konfliktet deri te konflikti i fundit ne mes te sllaveve te jugut , pra lufta e Bosnjes.

Neferta
20-11-12, 08:09
Balkan Genocides: Holocaust and Ethnic Cleansing in the Twentieth Century (Studies in Genocide: Religion, History, and Human Rights)
http://ecx.images-amazon.com/images/I/71NgJsHRe7L._AA1500_.jpg

Dardanesha
20-11-12, 10:46
Danielle Steel - Wuthering Heights

Neferta
21-11-12, 13:30
Shansi i fundit i Amerikes,
ZBINIEW BRZEZINSKI

Zero Cool
27-12-12, 23:31
Bota drejt barbarizmit dhe Profetėt (http://gazetakritika.net/literatur/profetet/profetet.pdf)


Eksperienca jashtė trupit


Ėshtė fakt i pranuar shkencor se dy trupa nuk mund tė zenė tė njėjtin vend nė tė njėjtėn kohė. Por njė pyetje misterioze ka shqetėsuar pėr shekuj e shekuj me radhė filozofėt dhe kėrkuesit: A mundet qė njė trup tė jetė nė dy vende tė ndryshme nė tė njėjtėn kohė?

Shumė studime tė kohėve tė fundit tė eksperiencave jashtė-trupit pretendojnė se ėshtė shumė e mundur qė 'vetja' (psiqika) e njė njeriu tė dalė nga trupi i tij dhe tė shkojė nė njė vend tjetėr ndėrkohė qė trupi i tij qėndron nė pozicionin e parė. Disa prej dėshmive personale lidhur me eksperienca tė tilla ose me "projeksionin yjor”, siē quhet sot nga mistikėt, mund tė jenė thjesht rezultat i deluzioneve dhe imagjinatės. Dėshmitė kryesore kanė ardhur nga persona qė i janė nėnshtruar operacioneve kirurgjikale. Zakonisht, eksperiencat e tyre shpjegohen me efektin e narkozės qė dihet se prodhon luhatje tė vrullshme nė sjelljen e trurit tek pacientėt. Por janė pėrpiluar edhe raporte tė tjera mjaft tė besueshme mbi pacientė tė deklaruar klinikisht tė vdekur dhe tė ngjallur pas disa minutash. Pasi kanė ardhur nė vete, ata kanė treguar se janė shkėputur nga trupi i tyre dhe kanė udhėtuar nė njė dimension tė panjohur.

Nė shumė kultura primitive ekziston besimi se shpirti mund tė dal nga trupi dhe tė shkoj nė vende tė tjera. Mėsime fetare indiane tė lashta kėshillojnė se si mund tė arrihen fuqi mbinatyrore nėpėrmjet meditimit, duke pėrfshirė aftėsinė pėr tė lėnė trupin fizik dhe pėr tė fluturuar nė qiell. Madje besime tė kohės thonė se nė asnjė mėnyrė nuk duhet zgjuar njė somnabul (njeri qė ecėn duke qėnė nė gjumė) sepse kjo mund tė pengojė shpirtin e tij qė tė rihyjė nė trupin e tij.

Dėshmi tė drejtpėrdrejta, parė me sy, se si njė person ndodhet fizikisht ose shpirtėrisht nė dy vende nė tė njėjtėn kohė nuk ka. Sidoqoftė ėshtė i mirėnjohur rasti i priftit katolik Sh. Antoni Padua. Shėn Antoni jetoi nga 1195 deri 1231 dhe udhėtoi si predikues nė Italinė veriore dhe Francėn jugore dhe qėndrore. Ai ishte njė vizitor i nderuar pėr shumė kisha dhe mjaft i kėrkuar pėr predikimet e tij. Sipas tė dhėnave kishtare mesjetare, ai bėnte dy predikime nė dy vende tė ndryshme njėkohėsisht. Kėshtu, ndėrsa po predikonte nė kishėn e Limoges nė Francė nė 1226, dhe ndėrsa njerėzit po e ndiqnin predikimin e tij me shumė vėmendje, Shėn Antoni, papritur, ndėrpreu predikimin e tij, hodhi robėn e tij mbi kokė dhe u gjunjėzua pėr disa minuta nė heshtje. Njerėzit nė kishė prisnin nė heshtje derisa mė nė fund predikuesi u ngrit nė kėmbė dhe vazhdoi predikimin. Mė vonė atė ditė njerėzit mėsuan se ēfarė kishte ndodhur. Pėr habinė dhe kėnaqėsinė e tyre ata mėsuan se, ndėrsa figura e priftit rrinte nė gjunjė pėrballė tyre, ai ishte shfaqur nė atė kohė pėrpara njerėzve tė njė kishe tjetėr disa kilometra mė larg nga kisha e tyre dhe kishte predikuar. Pastaj ishte zhdukur nga ajo kishė po aq misteriozisht sa edhe ishte shfaqur.

Megjithėse Shėn Antoni nuk la asnjė dėshmi me shkrim mbi projeksionin e tij yjor, e njėjta dukuri ėshtė pėrshkruar shumė herė edhe nga njerėz tė tjerė duke filluar me shkencėtarė tė dėgjuar dhe duke mbaruar me tė burgosur tė torturuar. Doktor Aukland Geddes, mė vonė Lord Geddes, ka pėrshkruar eksperiencat e tij me hollėsi klinike nė njė artikull paraqitur Shoqėrisė Mbretėrore Mjekėsore tė Edinburgut nė 1937. Ja ēfarė u tregoi kolegėve tė tij. "Isha i shtrirė nė shtrat i sėmurė nga ushqimi dhe papritur u ndjeva tmerrėsisht keq. Doja t'i bija telefonit pėr ndihmė, por nuk mundja kėshtuqė hoqa dorė. E kuptoja qė isha shumė sėmurė, por nė asnjė ēast nuk m'u errėsua ndėrgjegja, por pastaj papritur kuptova se ndėrgjegja ime po ndahej nga njė ndėrgjegje tjetėr qė ishte gjithashtu 'unė'. Dora dorės, unė kuptova se mund tė shikoja jo vetėm trupin tim dhe shtratin ku isha, por gjithshka nė shtėpi dhe nė kopėsht dhe pastaj unė kuptova se po shihja jo vetėm gjėrat nė shtėpi, por edhe mbi Londėr, nė fakt, unė po shihja gjithshka ku drejtoja vėmendjen time. Isha i lirė nė njė dimension kohe tė hapėsirės."

Geddes mban mend se si shpirti i tij rihyri nė trupin e tij pothuaj krejt njėlloj si edhe nė rastet e shumė njerėzve tė tjerė qė kanė qėnė midis jetės dhe vdekjes. Geddes vazhdon: "Unė pashė shėrbėtoren qė hyri nė dhomėn time, pashė qė ajo u shokua dhe vrapoi te telefoni. Pashė doktorin tim qė la pacientėt e tij nė kirurgji dhe nxitoi pėr nė shtėpinė time dhe e dėgjova tė thotė "Pothuaj ka mbaruar". E dėgjova shumė qartė tė mė fliste nė krevat, por unė nuk isha nė trupin tim dhe nuk mund t'i pėrgjigjesha. U mėrzita kur pashė qė ai mori njė shiringė dhe menjėherė mė bėri njė inxheksion nė trup. Ndėrsa zemra filloi tė rrahė me forcė, unė u tėrhoqa poshtė, por shumė i mėrzitur sepse isha kaq i interesuar dhe sapo kisha filluar tė kuptoj ku isha dhe ēfarė po shihja. Unė hyra nė trupin tim me tė vėrtetė i zemėruar qė mė kthyen dhe sapo u ktheva, qartėsia e vizioneve u zhduk dhe u kthyen dhimbjet. Nga e gjithė kjo kuptova se unė isha i vdekur nė njė botė tre dimensionale."

Ed Morrell, njė i burgosur nė burgun e Shtetit Arizona nė 1910, pėrshkruan eksperienca tė ngjashme me endje nė hapėsirė dhe kohė. Morrelit i vishnin shpesh nė burg kėmishėn e forcės sepse ishte shumė i dhunshėm. Ai tregonte se kjo kėmishė e shtrėngonte kaq shumė sa shpesh ai humbte ndjenjat. Gjatė kėtyre ēasteve tė agonisė, ai ndjente qė shpirti i tij dilte nga trupi i tij dhe se ai ishte nė gjėndje tė shkonte ku tė donte. Morrel tregonte se ai udhėtonte nėpėr SHBA dhe se nė njė nga kėto udhėtime ai njohu njė grua tė cilėn e kėrkoi mė vonė kur doli nga burgu dhe e mori pėr grua. Morrel ja tregoi kėtė ngjarje edhe Xhek Londonit i cili shkroi njė roman duke u bazuar nė tė (Yje-bredhėsi).

Shumė kėrkime nė kėtė drejtim ka bėrė psikiatria amerikane Dr. Elizabet Khubler-Ross, e cila harxhoi 20 vjet pranė tė sėmurėve rėndė, tė rinj dhe tė moshuar. Eksperiencat e pacientėve tė saj, qė kishin qėnė nė buzė tė vdekjes, ishin pothuaj identike me eksperiencat e Lord Geddes 40 vjet mė parė. Pacientėt i treguan asaj se kur ndodheshin jashtė trupit ndjeheshin nė paqė dhe tė fuqishėm dhe se kur thirreshin tė ktheheshin nė trupin e tyre tė shkatėrruar nga dhimbjet e bėnin kėtė pa dėshirė. Psiqiatria i dokumentoi kėto dėshmi nė librin e saj "Mbi vdekjen dhe tė vdekurit", botuar nė 1970, ku mė vonė shtoi kėto fjalė: "Mė parė unė nuk besoja nė jetėn pas vdekjes, tani nuk kam pikė dyshimi nė tė."

Doktoresha Khubler-Ross raportoi se shumė nga pacientėt e saj, tė cilėt kishin arritur tė pranonin rezultatin e paevitueshėm tė sėmundjeve tė tyre, ishin tė bindur se shpirtrat e tyre largoheshin nga trupat e tyre pėr periudha tė gjata kohe, gjatė tė cilės kohė, ata ishin tė rrethuar nga njė forcė e fuqishme dhe e paqtė, dhe se ata shpesh ndeshnin shokė dhe kushurinj tė vdekur qė kishin ardhur pėr t'i pėrgatitur ata pėr njė ekzistencė tė re pas vdekjes. Pacientėt ndjenin gėzim dhe lumturi tė madhe, dhe vetėm pak prej tyre kishin dėshirė tė ktheheshin mbrapsht pėr nė trupin e tyre fizik. Shumė prej tyre, qė kishin vuajtur periudha tė shkurtra vdekjesh klinike, pa rrahje ose puls tė zemrės, ishin kthyer mbrapsht pėr nė trupin e tyre fizik nxitur nga njė ndjenjė pėrgjegjėsie ndaj atyre qė mund tė linin prapa ose nga ndonjė vizion i ndonjė pranie qiellore qė u shpjegonte se nuk kishte ardhur koha pėr ta pėr tė vdekur. Doktoresha ishte e bindur se shumė prej pacientėve tė saj, qė kishin dalė nga trupi i tyre fizik, pėrpara se tė ngjalleshin me medikamente, nuk kishin frikė tė vdisnin.

Shkrimtari Ernest Heminguei kishte patur vizione tė vdekjes kur u plagos nga njė shrapnel gjatė Luftės sė I-rė Botėrore nė Itali ku kishte vajtur vullnetar. Ai kishte ndenjur i plagosur keq dhe pothuaj pa ndjenja i shtrirė duke pritur ndihmėn e shpejtė, e cila i shpėtoi dhe jetėn. Heminguei tregon: "... shpirti im, ose diēka, qė dilte drejt e nga trupi im, ashtu siē do tė tėrhiqnit njė shami nga xhepi, fluturoi rreth e qark, pastaj u kthye dhe hyri pėrsėri nė trup, dhe unė nuk isha mė i vdekur." Heminguei, i cili mė 1961, pėr shkak tė njė depresioni, vrau veten, nuk shpjegoi kurrė nė se eksperienca qė pati i dha atij njė farė sigurie ose dyshime mbi perspektivėn e jetės pas vdekjes.

Projeksioni yjor nuk kufizohet vetėm me tė sėmurėt rėndė ose me ata pranė vdekjes. Doktori amerikan Ēarls Tart i Universitetit tė Kalifornisė, ndėrmori njė seri eksperimentesh me vullnetarė nė gjėndje tė mirė shėndetėsore tė cilėt pretendonin se kishin eksperienca jasht-trupore pėr tė parė nė se ata mund tė jepnin ndonjė dėshmi nėn kushte tė kontrolluara laboratorike. Ai i vinte vullnetarėt nė njė shtrat nė njė dhomė tė errėt me kontakte elektrike nė kokė pėr tė regjistruar modelet e valėve tė trurit. Gjithashtu, nė dhomė, fshehur nė njė raft, ishte vėnė njė copė letėr me njė numėr nė tė. Nė qoftė se vullnetari do tė pėrpiqej tė ngrihej, pėr tė gjetur copėn e letrės dhe, pra, pėr tė mashtruar, do tė mirrej vesh pėr shkak tė prishjes sė kontakteve elektrike. Si masė se mos vullnetari bėnte ndonjė marrėveshje me ndonjė person tjetėr aty, doktori e shkruante vet shifrėn nė copėn e letrės.

Vullnetari mė bindės ishte njė grua e re qė pretendonte se kishte patur projeksione yjore qysh nga fėmijėria dhe se mund t'i nxiste kur tė donte. Natėn e parė nė dhomėn e provės nuk ndodhi asgjė e veēantė dhe kjo u konfirmua edhe nga modelet elektrike tė valėve tė trurit. Natėn e dytė ajo pretendoi se kishte dalė nga trupi dhe se kishte parė njė orė mbi mur megjithėse ora nuk dukej nga pozicioni i saj shtrirė mbi shtrat. Ajo pretendonte se kur pa orėn ajo tregonte 3.15 tė natės. Modelet elektrike tė valėve tė trurit tė saj u kontrolluan dhe u pa se truri i saj, ekzaktėsisht nė kohėn qė thoshte ajo, kishte qėnė nė aktivitet. Natėn e tretė, vullnetarja pa orėn nga mėngjezi dhe kjo u dėshmua nga modelet elektrike. Natėn e katėrt, pėrpara se ta zinte gjumi, ajo u pėrqėndrua thellė dhe nė mėngjes u ngrit dhe tha me saktėsi tė plotė shifrėn e fshehur. Ajo tha se kur kishte parė shifrėn kishte parė dhe orėn, 6.00 e mėngjezit. Modelet e valėve tė saj tė trurit kishin patur njė aktivitet ēmendurak pikėrisht nė atė orė.

Por a provojnė me tė vėrtetė kėto eksperimente dhe kujtimet personale tė njerėzve se burrat dhe gratė mund tė udhėtojnė duke u larguar nga trupi i tyre dhe shpirtrat e tyre tė projektohen nė vende tė tjera mbi tokė dhe nė dimensione tė ndryshme? Qysh nga botimi i kėrkimeve tė Dr. Khubler-Ros, mijėra njerėz pėrshkruajnė eksperienca tė ngjashme. A mos janė tė gjitha kėto deluzione, iluzione dhe vegime prej njė gjumi tė shqetėsuar?

Shkencėtari i respektuar pragmatik Dr. Karl Sagan i NASA-s, ka teorinė e tij sipas tė cilės gjithkush ėshtė i aftė pėr njė eksperiencė tė tillė dhe do ta konsideronte atė si njė kujtesė tė gjallė tė njė ngjarje vėrtetė shpirtėrore. Ai shpjegon: "Ēdo qėnie njerėzore e ka patur njė eksperiencė tė ngjashme si tė njė udhėtari qė kthehet nga toka e vdekjes; ndjenjėn e fluturimit dhe daljes nga errėsira nė dritė; eksperiencė nė tė cilėn figura heroike rezaton. Ka vetėm njė eksperiencė tė pėrbashkėt qė mund tė pėrputhet me kėtė pėrshkrim. Ajo quhet lindje."

guriko
28-12-12, 11:11
dashuria e talatit me fitneten!!ahahha,po kujt po i shko menja me lexu!

Lapsi
02-06-13, 16:02
Ese, prespektiva, opinione

autor: Fethullah Gylen
Prizmi, Tirane, 2005

bene fjale per edukimin modern, per problemet ne bote... jep mesazh te fuqishem si te arrihet paqja

Lapsi
05-06-13, 12:31
Rexhep Tajjip Erdogan, lindja e nje lideri.

autor : Huseyn Besli, Omer Ozbay

Tiparet e nje lideri, nga nje shites limonade qe shnderroi Turqin ne ekonomi boterore

Virti
06-06-13, 15:04
hasta la vista. :cool:

Jana
07-06-13, 14:24
hasta la vista. :cool:

Dy her e kam lexu ...ehh sha kam pas kajt ..

Une ju kisha rekomandu te gjitha veprat e Danielle Steel ...te gjitha jan perfekt ...

....literaura e saj eshte e veqant ...jam duke i lexu ...

Zero Cool
09-06-13, 14:11
Vjen nė shqip "Alefi" i Paulo Coelhos


http://www.knninfo.com/repository/images/alef.jpg



I pėrkthyer nė 20 gjuhė dhe me mbi 2.5 milionė kopje tė shitura nė tė gjithė botėn, objekti i tij ėshtė udhėtimi i Coelhos, gjatė muajve mars dhe korrik tė vitit 2006, nėpėr tri kontinente, nė kėrkim tė vetvetes. Romani fillon me Paulon, duke folur pėr pakėnaqėsitė e jetės: Tė rinj qė mbarojnė universitetin dhe nuk gjejnė punė, tė moshuar qė dalin nė pension pa asnjė grosh nė xhep, tė rriturit qė nuk kanė kohė pėr tė ėndėrruar; qė nga teta e mėngjesit deri nė pesė tė pasdites luftojnė pėr tė mbajtur familjen, pėr tė paguar shkollėn e fėmijėve, duke u pėrballur me atė qė tė gjithė e njohim me emrin "realitet i vėshtirė".

Bota, sipas Paolos, nuk ka qenė asnjėherė kaq e pėrēarė sa tani: Luftėra fetare, gjenocide, mungesė respekti pėr planetin, krizė ekonomike, depresion, varfėri. Tė gjithė kėrkojnė rezultate tė menjėhershme pėr tė zgjidhur tė paktėn disa nga problemet e botės, ose tė jetės sė tyre private. Por gjėrat duken gjithnjė e mė tė errėta sa mė tepėr qė i afrohemi sė ardhmes. Njė nga arsyet e shumta tė kėtij udhėtimi ėshtė pikėrisht kthimi nė tė kaluarėn, nė atė qė ėshtė nėn tokė, nė rrėnjėt e tij. Njė tjetėr personazh, jo mė pak i rėndėsishėm, ėshtė Hilali, njė violiniste e talentuar qė do ta shoqėrojė gjatė gjithė udhėtimit. Pėr herė tė parė ai pėrjeton Alefin, pikėrisht nė tren, teksa ishte nė kėrkim tė syve tė saj. Tashmė e kishte takuar gruan qė duhej tė takonte nė kėtė rimishėrim. Iu deshėn vetėm tri martesa, por tani nuk dėshironte ta linte pėr askėnd nė kėtė botė. I dukej sikur njihej qė prej shumė shekujsh dhe do tė vazhdonin sė bashku nė shekujt qė do tė vinin. E ēfarė ėshtė Alefi? Alefi nuk mund tė shpjegohet. Megjithatė, nė traditėn magjike shfaqet nė dy forma. E para, ėshtė ajo e njė pike nė univers qė pėrfshin gjithė tė tjerat, tė tashmet dhe tė kaluarat, tė mėdhatė dhe tė voglat. Nė pėrgjithėsi e zbulojmė rastėsisht, siē ndodhi nė tren. Qė tė ndodhė kjo, njeriu (ose njerėzit) duhet tė jetė nė pikėn fizike ku gjendet. Kėtė e quajmė Alef i vogėl. Po tjetėr, si mund tė jetė Alefi?

Kur dy njerėz mund tė jetojnė gjithė jetėn sė bashku, tė punojnė sė bashku, ose edhe mund tė takohen vetėm njė herė dhe tė ndahen pėrgjithmonė, sepse nuk e pėrshkuan pikėn fizike qė e bėn tė shpėrthejė nė mėnyrė tė pakontrolluar atė ēka i bashkoi nė kėtė botė. Domethėnė, largohen pa e kuptuar, tamam si ajo ēka i afroi. Por, nė qoftė se Zoti e dėshiron njė gjė tė tillė, ata qė e kanė njohur njė herė dashurinė do tė takohen pėrsėri.

Lapsi
09-12-13, 17:24
1 Tetori i ktheses: levizja studentore 1997 - 1999
Autor: Bujar Dugoll
Per te gjithe ata qe duan te verteten rreth ngjarjeve te para luftes, ne fakt ata qe nxiten nderkombetaret te mendojn ndryshe

Zero Cool
17-12-13, 12:21
Rrėfimi pėr jetėn e 7 motrave dhe 7 vėllezėrve



http://knninfo.com/repository/images/Rrefimi_per_jeten_e_7.jpg



Prishtinė, 17.12.2013

Solidariteti nė familje i ka bėrė pėrshtypje autores zvicerane, Elisabeth Kaestli. Uniteti i nė familje dhe vėshtirėsitė me tė cilat janė pėrballur gjatė jetės sė tyre, kanė qenė motive shtesė pėr tė ndėrtuar rrėfimin e saj pėr familjen Reka. “Shtatė vėllezėr, shtatė motra - njė familje kosovare nėpėr botė”, ėshtė romani i cili pasqyron jetėn e 14 fėmijėve qė morėn rrugėt e botės pėr t’i shpėtuar mjerimit. Libri ėshtė promovuar nė pasditen e sė dielės nė hotel “Graēanica” nė Graēanicė.

“Romani ėshtė njė pasqyrė nga Kosova, qė pasqyron ngjarjen, historinė e emigracionit tė kėtij vendi”, ka thėnė shkrimtarja Kaestli.

Ajo ėshtė njohur nė Zvicėr me dy nga familjarėt e familjes Reka, tė cilėt pastaj e kanė ftuar nė fshatin e tyre tė lindjes, nė Kaēanik, ku ajo nga afėr ka njohur kėtė familje.

“Kėta janė njė familje e fortė qė e mbajnė njėri-tjetrin, nė krahasim me ēfarė kanė kaluar, nga emigracioni e jeta e vėshtirė”, ka treguar mė tej Elisabeth Kaestli. Ajo ka thėnė se shteti kosovar nuk ka arritur qė tė krijojė kushte pėr tė mbėshtetur familjet me probleme sociale.

Derisa lexonte pjesėt e shkėputura nga romani i saj, Kaestli ka treguar edhe pėr shkollimin e tė 14
fėmijėve, duke e krahasuar me atė tė babait tė tyre.

“Babi i tyre qė ka qenė autodidakt ka mėsuar shkrim dhe lexim nė ushtri, e kėta qė shumica e kanė kryer fakultetin kanė punuar nė shumė vende tė botės dhe kanė krijuar njė bazė materiale, e cila iu siguron mirėqenie”, ėshtė shprehur Elisabeth Kaestli, derisa ka thėnė se pėr t’i takuar familjarėt ka udhėtuar nėpėr vendet ku ata jetojnė, si nė Zvicėr, nė Gjermani, nė Belgjikė e nė Danimarkė, nė mėnyrė qė tė dėgjojė rrėfimin prej secilit prej tyre.

“Me 12 nga 14 vėllezėrit dhe motrat kam mundur tė zhvilloj biseda, ndėrsa dy nga ata nuk kam mundur t’i takoj, Ganimeten e cila ka vdekur nė vitin 2008 dhe Bedrijen e cila ėshtė pak e distancuar, nuk ka dėshirė tė shprehet”, ka thėnė shkrimtarja Elisabeth Kaestli.

Nė librin e saj flet pėr biografinė e secilit prej tyre, ku kanė lindur, si e kanė kaluar fėmijėrinė e tyre.
Para tė pranishmėve, Kaestli ka lexuar dy rrėfime tė viteve tė ’80-ta tė shekullit tė kaluar, ku pėrshkruan jetėn e varfėr e tė vėshtirė tė familjes, e qė janė bėrė motive pėr tė emigruar. Po kėshtu, nė mes tjerash ajo ka lexuar edhe dy rrėfime qė lidhen me regjimin e Milloshoviqit, si thotė autorja ėshtė kohė kur ata kanė qenė studentė, dhe kur janė bėrė spastrime etnike.

“E ēmoj shumė kėtė familje sepse janė tepėr guximtarė dhe tė zellshėm, dhe krenohem me ta”, ka treguar Kaestli.

Ajo ka thėnė se nė Kaēanik ata i kanė tė gjitha kushtet, dhe Elisabeth Kaestli siē e ka quajtur, mė tė rėndėsishme ata e kanė njė shtėpi.

“Ēfarė mund tė kėrkosh mė shumė se kėto kushte”, ka thėnė ajo, pėr shtėpinė ky jetojnė dy anėtarė tė kėsaj familje. Stina e verės e bashkon familjen nė Kaēanik. Ata ulen rreth tavolinės sė madhe nė kopsht dhe tregojnė pėr jetėn dhe pėr dhembjen. Nė promovimin e librit nė Zvicėr, kanė qenė tė pranishėm dy anėtarė tė familjes, ndėrsa nė promovimin e ditės sė djeshme, pėr shkak se nuk kishte pėrkthim nga gjuha gjermane nė gjuhėn shqipe, familjarėt nuk kishin ardhur.

Zero Cool
23-03-14, 21:19
A e keni lexuar pėrvojėn e vajzės Liz Murray?

Ajo ka marrė pjesė nė kumtesat e Bler, Gorbaēov dhe Dalai Lama.

Prindėrit e linin krejt vetėm dhe pa ushqim, saqė detyrohej tė shuajė urinė me kuba akulli tė frigoriferit, ose me pastė dhėmbėsh.

Kur filloi shkollėn dhe u ul nė bankė, morrat i binin nga flokėt nė fletoren e detyrave.
Qėndronte zgjuar qė tė bėnte kujdes qė i ati tė mos e dhunojė fizikisht kur kishte nevojė pėr drogė!
Falė rezultateve tė larta nė mėsime, ajo fitoi njė bursė nė universitetin e Harvardit, prej ku startoi suksesi i saj.

Nga njė e pastrehė, ajo u shndėrrua nė njė burim frymėzimi pėr njerėzit.

Kur lexon pėr pėrvoja jetėsore tė tilla tė cilat tė lėnė me gojė hapur, menjėherė fillon e bėn krahasime mes kushteve tė saj dhe kushteve tė tua, vuajtjeve tė saj dhe vuajtjeve tė tua, por edhe rrugėn qė mund tė ndjekėsh.

Fjalėt e shkruara mbi njė letėr, apo tė regjistruara nė video, nuk janė simbole tė vdekura, por pulsojnė jetė, ato janė fjalė me shpirt. Jo, nuk janė shkronja shurdhe, por janė zėra qė buēasin, qė dėgjohen nga veshi, regjistrohen nga truri dhe qė ngushėllojnė zemrėn.

Disa tekste, fjalė dhe histori, shndėrrohen nė njė pjesė tė pandarė tė qenies tėnde.
Fukarallėku, vuajtjet dhe mungesa e strehės, njėlloj si pasuria, fama dhe rinia, nuk zgjasin shumė. Njohja dhe dije mbeten lavdia mė e madhe personale e robit. Prandaj, lexoje dhe shihe librin si njeri, shihe tekstin e shkruar si njė botė qė gėlon jetė.

Bota ėshtė njė libėr madhėshtor, produkt i dorės hyjnore, e cila ka perfeksionuar gjithēka. Sendet dhe gjithēka nė natyrė, janė abc-ja pėr kėdo qė mund tė lexojė.

Ti je njė shkronjė nga libri i kėtij universi tė mrekullueshėm, prej tė cilin mund tė pėrfitosh maksimalisht, nėse motivon veten.

Shikimi, dėgjimi, imagjinata, zemra, mjetet e leximit pėr njė qė shikon si ti... mund tė shėrbejnė si frymėzues pėr tė nxjerrė mesazhe tė paharrueshme. Ato janė porta hyrėse drejt botės sė njeriut.
Babai lexon fytyrat e fėmijėve tė tij, i dashuri lexon ndjenjat e tė dashurės, bujku lexon natyrėn pa surpriza, i menēuri lexon veten para se tė lexojė tė tjerėt.

Njė i ditur thotė:”Pėrqafoje librin para se tė kullufitėsh ushqimin, bėhu “qen” i cili e ruan njė kockė, ndėrkohė qė po han njė tjetėr qė i ėshtė hedhur!

Qė atė ditė, mė kujtohet se asnjėherė nuk kam qenė vetėm, edhe kur jam gjendur nė njė dhomė tė kyēur.
Rrėnjėt historike tė librit janė kėtu, pranė nesh, nė Babiloni, aty ku derdhen lumenjtė. Megjithatė, ato emigrojnė larg, duke na lėnė nė injorancė tė thellė.

Leximi ėshtė kėnaqėsia qė nuk shuhet dhe qė vetėm sa vjen e rritet, ndėrkohė qė fishken kėnaqėsinė e tjera.

Njeriu qė lexon ėshtė njeri qė pulson jetė.
Leximi i vėrtetė ndėrthuret me ndėrtimin dhe prishjen, me formulimin dhe riformulimin, me sistemimin dhe analizėn.

Akoma vazhdoj ta shoh librin si njė thesar i cili zgjon brenda vetes habi dhe kėnaqėsi, ai mė rrėmben nga bota ime e rėndė dhe mė ēon drejt horizonteve tė gjera dhe pafund.
Ashtu siē kam qenė dhe fėmijė, edhe sot e kėsaj dite i gėzohem librit, tė cilin e konsideroj si dhuratėn mė tė vyer.

Leximi pėr tė gjithė, ėshtė njėlloj si ushqimi pėr tė gjithė!
Nė rrugėn Frankfurt, gjen objekte qė pėrmbajnė libra, tė cilėt mund ti lexosh por dhe ti marrėsh dhe ti kthesh sėrish.

Besimi qė u pėrcillet njerėzve, se mund tė jenė tė besueshėm pa u mbikėqyrur, ėshtė besim tek aftėsitė e tyre racionale se mund ta dallojnė gabimin nga e mira.

Leximi i fėmijėve nė librat me pėrralla tė ilustruara, ėshtė tregues dhe sihariq i pjekurisė sė tyre edukative.

Ti analizosh shkronjėn njė analfabeti apo njė fėmije, ėshtė e barabartė me prishjen e njė magjie, pasi ėshtė njė eksplorim dhe zbulim i rrezikshėm. Kur isha fėmijė, kaloja pranė tabelave dhe i lexoja shpejt e shpejt, sikur po zbuloja njė shqisė tė re pėrveē asaj tė shikimit dhe dėgjimit.

Panairet e librave janė njė traditė kulturore e cila shpreh ndėrgjegjėsim dhe dinamikė pozitive nė kėtė fushė.

Studenti qė i hedh njė shikim tė fundit librit, para se tė hyjė nė sallėn e provimit, sikur i jep lamtumirėn e fundit. Njė student i tillė, nuk diplomohet asnjėherė, madje, ai as qė ia ka nisur studimeve.