PDA

View Full Version : Fillon dueli me Serbin nė Hag, Horrat e argatėt e dreqit janė zgjuar


murrizi
30-11-09, 14:33
Derisa neser me 1,12,2009. fillon pėr Kosovėn tė luftohet nė instancen e fundit Ndėrkombėtare pėr tė drejten e sajė pėr vetėvendosje, horrat janė zgjuar dhe po i sjellin "dėshmit e vrasjeve".
Ku ishit deri tash, apo pse nuk pritet edhe max. tre muaj more pisa ?



Nesėr nė Hagė mbahet seanca dėgjimore pėr legjitimitetin e pavarėsisė sė Kosovės. 28 shtete do tė paraqesin argumente rreth ligjshmėrisė sė pavarėsisė sė Kosovės. Ministri i Jashtėm Skėnder Hyseni tashmė ka arritur nė Hagė ku do tė zhvillojė takime me ekspertė ligjorė me qėllim tė harmonizimit pėrfundimtar dhe finalizimit tė deklaratave, tė cilat do tė prezantohen para GJND....
......Kosova nisė nesėr pėrballjen me Serbinė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė. Pėrgjigjet e tyre lidhur me kėtė ēėshtje gjykatės mė tė lartė tė Kombeve tė Bashkuara, deri mė 11 dhjetor do t’ia japin pėrfaqėsuesit e 28 shteteve, pėrfshirė autoritetet e Prishtinės dhe tė Beogradit.
Nė njė takim tė paradokohshėm me gazetarė kryetari i Gjykatės, japonezi, Hisashi Ovada, ka thėnė se ėshtė “normale qė vendimin e Gjykatės ta pranojė Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė, e cila edhe ka kėrkuar mendimin.
Pra, tani mbetet tė shihet nėse do tė zhvendoset sėrish nė OKB ēėshtja e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės?

Ambasadori Lisen Bashkurti, drejtues i Akademisė Diplomatike Shqiptare, mendon se opinioni i Gjykatės do tė kalojė nė Kombet e Bashkuara, por njohja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė ēėshtje individuale e shteteve anėtare tė OKB-sė.

“Si procedurė Gjykata pėrpunon njė opinion tė saj. Por ky opinion do tė kalojė nė dy organet kryesore tė Kombeve tė Bashkuara, nė formėn e njė raporti do t’i paraqitet Asamblesė sė Pėrgjithshme, ndėrsa si opinion do t’i kalojė Kėshillit tė Sigurimit. Kėto dy organe tė KB janė tė vetmet qė kanė legjitimitetin juridik nė bazė tė Kartės sė KB pėr njohjen e pavarėsisė dhe sovranitetit tė shteteve. Por, tė kuptohemi drejtė - njohja e shteteve tė pavarura dhe sovrane nė bazė tė drejtave dhe detyrave tė shteteve mund tė bėhet nė dy rrugė, nė mėnyrė individuale ose kolektive”, ka sqaruar z. Bashkurti.

Megjithatė ambasadori Bashkurti mendon se Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė ėshtė instanca e fundit, kur do tė paraqitet ēėshtja e legjitimitetit tė pavarėsisė sė Kosovės:

“Me kėtė nė fakt i hapet rrugė procesit shumė mė tė gjerė, mė masiv e pse jo kolektiv tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Mendoj se Kosova nė kėtė proces tė GJND-sė shkon shumė e pėrgatitur dhe e fuqishme. Shkon me njė mbėshtetje tė jashtėzakonshme ndėrkombėtare, ndėrkohė kur pala tjetėr do tė shkojė e turpėruar dhe kokulur pa mbėshtetjen e demokracive kryesore tė rendit tė sotėm botėror”, thekson Bashkurti.

Ditėn e parė tė shqyrtimit argumentet nė pallatin e Paqes, nė Hagė, do t’i paraqesin pėrfaqėsuesit juridik tė Serbisė dhe tė Kosovės. Gjykata tė dy palėve ua ka caktuar nga 3 orė pėr arsyetimin e qėndrimeve.

Delegacionin e Prishtinės e kryeson ministri i Jashtėm Skėnder Hyseni, kurse argumentet juridike nė dobi tė pavarėsisė sė Kosovės do ti paraqesė avokati britanik Majkell Vud.
Ndėrkaq nga pala serbe gjykatėsve do tu drejtohet shefi i delegacionit Dushan Batakoviq, si dhe eksperti i tė drejtės ndėrkombėtare Malkom Show nga Britania e Madhe dhe disa tė tjerė.

Pavarėsinė e Kosovės nė Gjykatėn e Drejtėsisė do ta mbrojnė: Shqipėria, Austria, Bahrejni, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermani, Jordania, Holanda, Norvegjia, Arabia Saudite, Britania e Madhe, SHBA-ja si dhe delegacioni i Kosovės.

Ndėrkaq, argumente kundėr ligjshmėrisė sė pavarėsisė sė shtetit tė ri do tė paraqesin: Argjentina, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bolivia, Brazili, Burundi, Kina, Qiproja, Laosi, Rumania, Rusia, Spanja, Venezuela, Vietnami si dhe delegacioni serb.

Ndėrkaq tė gjithė pjesėmarrėsit nė shqyrtim, sipas vendimit tė Gjykatės, do tė kenė nga 45 minuta pėr tė paraqitur argumentet.

Pas fazės sė parė, e cila zgjat deri mė 11 dhjetor, nuk ka afate tė caktuara pėr dhėnien e mendimit kėshillėdhėnės nga Gjykata, por nė praktikė vendimi i 15 gjyqtarėve zgjatė disa muaj.

Njė rezolutė pėr tė vėnė ēėshtjen e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, me propozim tė Serbisė, e miratoi Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara mė 8 tetor tė vitit tė kaluar.

Domira
30-11-09, 15:16
Murriz pa keqkuptime por kjo mund te jete nje sprove per drejtesine e Kosoves ne kete kohe. Ndoshta eshte edhe hajr neqoftese dejtesia do te jet efektive dhe do ta ndeshkoje krimin. Ne kete rast Kosova do ta deshmoje se mund te ballafaqohet me veshtiresi si shtet i ri dhe ti zgjidhi ato ne te mire te qytetareve dhe demokracise.

Kotorristi
30-11-09, 15:18
Nuk eshte ky sen coincidence. Serbia po punon. Deshiron ta shkaterroje qeverine shtetin ne momentin me vendimtar te GJND-se
Dulen shpijunat e Serbise ne Televizor, Geci ka thėnė se nuk e kanė publikuar materialin mė herėt, duke mos dashur tė pengojnė procese tė rėndėsishme nė Kosovė
Perballja me 1 dhjetor ne Hage cfar procesi eshte per ju o Gani Geci?
Ju dhe Adem Salihaj jeni ata qe jeni munduar mi pengu proceset ne Kosove. Ket po e vertetoni vet.
Re te zeza jane mbi Kosove NE JEMI POPULL I MALLKUAR ,KURRĖ SKEMI ME E PARĖ DITĖN TONĖ,...ASNJĖHERĖ... nese disa mendojn ndoshta dikur EDHE ATĖHERE KURRĖ.
Trim nuk osht aj qe e vran armikun po trim dhe hero osht aj qe e vran tradhtarin

4peace
30-11-09, 16:14
Derisa neser me 1,12,2009. fillon pėr Kosovėn tė luftohet nė instancen e fundit Ndėrkombėtare pėr tė drejten e sajė pėr vetėvendosje, horrat janė zgjuar dhe po i sjellin "dėshmit e vrasjeve".
Ku ishit deri tash, apo pse nuk pritet edhe max. tre muaj more pisa ?



Nesėr nė Hagė mbahet seanca dėgjimore pėr legjitimitetin e pavarėsisė sė Kosovės. 28 shtete do tė paraqesin argumente rreth ligjshmėrisė sė pavarėsisė sė Kosovės. Ministri i Jashtėm Skėnder Hyseni tashmė ka arritur nė Hagė ku do tė zhvillojė takime me ekspertė ligjorė me qėllim tė harmonizimit pėrfundimtar dhe finalizimit tė deklaratave, tė cilat do tė prezantohen para GJND....
......

Jo, ore Murriz, hiq mos u bej merak per kete pune.

Biles, me me pas pyete mua, asnjerin nga Kosova nuk e kisha leshuar te shkoje ne den Haag. Le te shkoje Serbija atje, ne datēė edhe me tanke, avionė e raketa... Le te luftoje ne den Haag, vec mos te vije ketu (tu Kosova). Kot e ka.

Edhe krejt dynjaja (bota) me qene kunder ne den Haag, asnje qenie njerezore s'mund te ta rrembeje te drejten per te jetuar, per te vendosur vet per te jetuar pos Zotit te Madh!

Prandaj, flij dathė e mos u shqeteso se do te prishe pune dikush ne kete drejtim.


***

GjIlAnAsI_cSi
30-11-09, 18:51
Murriz krimin nuk duhet me pyet kur po don met zbulue por ate duhet me bo sa me shpejt sepse cdo dite po mendojn si me e lan femijen pa bab/ grujen pa burr/ nenen dhe baben pa bir.

Kjo ska te boj fare me gjykaten e hages bash asgje hic , biles as nuk ka te boj me pavarsin e kosoves sepse ketu shqiptart jan vra mes vete do te thot Azem Syla e Xhavit Haliti i kan dal ne prit shqiptarve (Perjashtim Selim Broshes qe ka qen bashkpuntor i serbis).

Ti mundesh me vajtu sa te duash por krimi duhet te zbulohet edhe Serbia ska cka me than ne HAG se i zunen 1 grup qe kan vra ,sepse pastaj Kosova merr mirnjohje qe po e zbulon krimin.

Ti vajto e vajto se tybe ma shum te dhimet me lshu karriken e me shku ne Dubrav per vrasjet qe i ke bo me SHIK-un se sa me u kthy shkjau ne Kosove.

gjini
30-11-09, 19:21
Vallah muriz hiq spo jam ngushte se ja kan pas prue ma ngushte keta fare banditesh kosoves se sa ne kohen e serbis dikur.
ata ja moren yndyren dhe deshen ta vrasin kosoven e jo ta mbrojn nga tradhtaret
Vrasjet qe permenden skan te bejn asgje me tradhti por vetem me kundershtar politike.
pra , edhe Daja i madhe jau pat hajrin me te tana si kry yzbashi

gjini
30-11-09, 19:23
Ku me dite se ku e ka ky fare niku me emrin gjarperi vendin ne hierarkin e krimit.???

murrizi
01-12-09, 21:20
Sha zoten more burra... Skenda do me na ftof a ?
boll i vogli e se shum i madhi na doli
Gjymshyti: hajt mos ma baj dertin, se une jam tuj pi hala kafe, e qebesa as shkijet me hy, por edhe argat e tyne le t*ruhen mir.

murrizi
03-12-09, 13:58
Hyseni: Paraqitja e Gjermanisė nė Hagė e jashtėzakonshme

Minisri i Jashtėm i Kosovės, Skender Hyseni, e vlerėsoi tė jashtėzakonshme dhe impresive paraqitjen e djeshme tė Gjermanisė para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė....

Postuar: 12:32:05 / 03.12.2009"

Ishte njė qėndrim dhe prezantim absolutisht impresiv, plot argumente. Natyrisht paraqitja kishte dhe njė dimension tė fuqizimit politik tė deklaratės sė pavarėsisė sė Kosovės", deklaroi Hyseni pėr Dojēe velen, duke shtuar se pala kosovare pret edhe mbėshtetje tė tjera tė fuqishme tė shteteve mė tė zhvilluara perėndimore. Gjermania mbėshteti para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pavarėsinė e Kosovės si zgjidhjen e vetme dhe mė tė mirė tė mbetur pas dėshtimit tė negociatave mes autoriteteve tė Beogradit dhe Prishtinės. Pėrfaqėsuesja e Ministrisė sė Jashtme nė Berlin, Susanne Wasum Rainer, theksoi se pavarėsia e Kosovės ishte nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare. Qeveria nė Berlin ėshtė e bindur se pavarėsia e Kosovės i kontribuon paqes dhe stabilitetit nė rajon. Ndėrkohė qė Deklarata e pavarėsisė nuk paraqet vetėm akt juridik, por edhe vullnet politik tė popullit kosovar.

murrizi
03-12-09, 22:05
Edhe AUSTRIA, (si mike e mire ne dite te veshtire) Mbrojti Pavarsin e Kosoves



Nė ditėn e tretė tė paraqitjes sė argumenteve nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė, pėrfaqėsuesi i Austrisė Helmut Tiki ka thėnė se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė konform me tė drejtėn ndėrkombėtare dhe Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit.

panta_rhei
05-12-09, 01:39
"New York Book review" para dy vjetėve ksihte organizuar njė sondazh pėr tė shpallur romanin mė tė mirė tė tė gjitha kohėrave!
Fitoi romani "Don Kishoti"!!!
"NY Book review" pas fitores ia bėri njė analizė letrare romanit. Midis tjerash aty thuhej "Kush mundohet ta kthejė mbrapsht ose ta ndalojė rrotėn e historisė pa dyshim qė do tė shtypet nga kjo rrotė".
Serbėt po mundohen ta kthejnė rrotėn mbrapsht dhe padyshim qė kanė me u shtypė prej saj.
Pak rėndėsi ka se ēka thojnė e se si mbrohen Serbėt. Don Kishotet serbė mendojnė se ėshtė hala koha kur perhapnin "zbulime" biologjike e propaganda se nė Ballkan jeton njė popull qė jeton nė pemė dhe kanė ende bishta. Ju ka kalu moti koha kėtyre prrallave Serbe...
Sipas kėrkesės sė serbisė, nė GJND do tė gjykohet, sipas formulimit zyrtar tė gjykatės: Shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės.
A ka qenė e drejtė, apo jo!?

Sė pari, nuk ka shtet nė botė qė ka shpallur pavarėsi tė dyanshme, ose tė shumėanshme!!!??? Edhe Sllovenia edhe Kroacia e kanė shpallė identik sikur Kosova.

Kur jemi te Sllovenia, Kroacia edhe ish-republikat e tjera tė ish-jugosllavisė... pas luftės sė dytė botėrore, ne vitin 1945, bota ia caktoi kufijt edhe Kosovėn ia dha Jugosllavisė, ia dha titos, e jo serbisė, dmth me nėnshkrim tė LKJ-sė... pra, sa ka qenė jugosllavia e titos qė e ka njoftė bota, Kosova ka qenė e jugosllavisė... nė njė rast tė tillė serbisė nuk i takon asnjė e drejtė ligjore tė kundėrshtojė shkėputjen e Kosovės.

Sipas rrjedhės sė deritanishme, duket qartė se serbėt dhe miqt e tyre nė Hagė, kanė treguar vetėm pėrralla politike e historike, por asgjė juridike.

Pėrkundrazi pala kosovare, dhe kryesuesi ligjor i saj Michael Wood, ka treguar njė performancė tė shkėlqyeshme...

Tė paktėn qeshtu flitet... thjeshtė, gjykatė humbje kohe... ose serbėt po kanė qef dikush me ua mbushė mendjen qė e kanė hupė moti Kosovėn, sepse vetit s'po munden me ia mbushė kurrqyshė.

Lapsi
05-12-09, 10:41
Si do qe te perfundoje, me cfaredo konkluzione qe te dalin atje, pavaresia eshte e pakthyeshme. Kete realitet e di edhe serbia, mirepo politikanet serbe po corojne veze dhe flasin nga nje fjale dhe dalin para popullit se bota eshte kunder tyre. Thjeshte Gjykata nuk do te marre asnje vendim per marrjen e pavaresise, por thjeshte atje po behet nje balans politik dhe diplomatik ndermjet shteteve. Kosova eshte nje kopsht qe u lind dhe u zhvillua me sakrifice, ajo sot ka nevoje per mirembajtje vendore.
Zoti i udhezofte politikanet tane qe te bejne politik per popullin e jo me popullin

Fshatari
05-12-09, 13:51
Valla mire e paska zgjedh pupi titullin e kesaj teme se pikerisht "duel" po na del! Jo ne mes Shtetit tė Kosovės dhe krahines sė serbisė po ne mes kesaj tė fundit dhe shtetit bullgar. Keshtu e lexova sot ne shtyp:"Bullgaria ne futi thikėn n'shpinė", tha ambasadori i kushnerit, batakoviēi, me vendndodhje ne paris. Ketyne herave, duelet mes aristokrateve zhvilloheshin me shpata po duke pas parasysh rivalin e vockel e te papeshe, diplomati bullgar ia shpoi gushen batakoviēit me i brisk kuzhine.
Konsulltimin e kesaj gjykate, siē e dime ne, e ka pas kerkue ministri i jashtem serb edhepse bota e fuqishme demokratike ia ka pas terhjek verejtjen euroaziatikut se nje "ēasje e tille" do te deshtonte ne "finish".
Burime te besueshme po anonime, si gjithehere, te kancellarive perendimore, qe me arriten permes e-mailave, njoftojne se okb-ja ia ka pergatit nje fature prej rreth 50 milion €urosh personit qe e ka inicue kete proces te deshtuar a priori.
Aty nenvizohet se kjo gjykate nuk punon kot po, per punene e bere, kerkon honoraret e lartecituar.
Ne e-maile poashtu precizohet se 40 milion kushton puna e gjykates; 10 milion jane gjobė ndaj batakut se nuk "iu eshte permbajtur temes dhe pyetjes juridike" qe mini-ministri i tij ia kishte shtrue kesaj gjykate:"...historia mesjetare e barbarise tuaj nuk eshte ne kompetencat tona...kete e konsiderojme si tallje e ofendim ndaj trupit gjykues...", vazhdon e-maili.
Ne e-mailin e fundit qe mora thuhet se shuma mund te ngritet ne 60 milion: 10 milion do t'i kushtoje fjala "thikė", penalisht e denueshme...!

Guri i madh
05-12-09, 18:46
ma mir e kan mbrijt pavarsin e kosoves GJERMANIA edhe BULLGARIA se ne vet edhe shypnia nanė

Lapsi
05-12-09, 19:16
ma mir e kan mbrijt pavarsin e kosoves GJERMANIA edhe BULLGARIA se ne vet edhe shypnia nanė ca do ti, ambasadori shqiptar ishte perfekt, kishte paraqitje ne nivel

Guri i madh
05-12-09, 19:29
ca do ti, ambasadori shqiptar ishte perfekt, kishte paraqitje ne nivel




po po nana shypni ka fol mir po ka mujt ma mir jam shum i knaqur me AUSTRIN BULLGARIN E GJERMANIN



besoj se miqt ton e kan argumentue ma mir pavarsin e kosoves se ne vet qe e kena perjetue at rezhim shfaroses e asimilus qe nga kohen e turqis e deri ne BOMBARDIMET E NATOS



gjithmon kan kan than qe asnji dor nuk te krun ma mir se dora e juaj po ne ket rast ka ndodh e kunderta

Lapsi
05-12-09, 19:34
Guri,
Shqiperia u prezentua nga nje diplomat. Ai iu permbajt disa kritereve diplomatike qe serbine e ngulfati, kurse per ata 28 vende qe e kundershtojn pavaresin ua beri me dije se me mire eshte te mendojn me thelle

DARTEX
06-12-09, 00:23
i deshiroj sukses R.Kosoves
ishalla nuk do te ket ndoj penges

Guri i madh
06-12-09, 00:37
i deshiroj sukses R.Kosoves
ishalla nuk do te ket ndoj penges


MIR KE THAN bile kta miq me i rujt mos te zhgenjehen po me ket qeveri shum veshtir kjo esht QEVERI E MJERIMIT



kta evropjant kerkojn partner ekonomik e jo partner social

murrizi
06-12-09, 15:06
Ja lexues tė nderuar dėshmia.

Kemi njė Temė tė hapur (nga unė) me njė titull shumė tė qartė.
Si dhe kemi pėrgjegjien e disa antarve kėtu.

jEtA_1
08-12-09, 10:22
MIR KE THAN bile kta miq me i rujt mos te zhgenjehen po me ket qeveri shum veshtir kjo esht QEVERI E MJERIMIT



kta evropjant kerkojn partner ekonomik e jo partner social
Guri ne postimet e tua te fundit i ngjan shume Ramush Haradinajt ndonjiher kam dyshime mos ai eshte duke shkruar

roadrunner
08-12-09, 10:27
Shume teme e qellueshme, ne momentin e qellueshem. Jan qu horrat, edhe syt duq i kan bo. Po pritni pritni, se ishin shume horra ne ket qeverin e mjerimit. Disave s'po ju konvenon lufta kunder krimit e korrupcionit, se kan perfitu prej saj, po keta njerz te mjer si duhen Kosoves, e me se paku ne krye te venit.

Makresh
08-12-09, 12:05
Derisa neser me 1,12,2009. fillon pėr Kosovėn tė luftohet nė instancen e fundit Ndėrkombėtare pėr tė drejten e sajė pėr vetėvendosje, horrat janė zgjuar dhe po i sjellin "dėshmit e vrasjeve".
Ku ishit deri tash, apo pse nuk pritet edhe max. tre muaj more pisa ?



Nesėr nė Hagė mbahet seanca dėgjimore pėr legjitimitetin e pavarėsisė sė Kosovės. 28 shtete do tė paraqesin argumente rreth ligjshmėrisė sė pavarėsisė sė Kosovės. Ministri i Jashtėm Skėnder Hyseni tashmė ka arritur nė Hagė ku do tė zhvillojė takime me ekspertė ligjorė me qėllim tė harmonizimit pėrfundimtar dhe finalizimit tė deklaratave, tė cilat do tė prezantohen para GJND....
......

Kjo per mendimin tim eshte nje eksperienc e mir dhe shume e dobishme per ministrin e jashtem, Skender Hysenin, nga ku do te perfiton dije qe me siguri do te trashegohet nga ministrat e ardhshem te qeveris kosovare. Kjo eshte e vetmja gje pozitive dhe e rendesishme per Kosoven, te tjerat se kush jan pro e kush jan kunder eshte thjesht nje "spektakėl" cirkuz, knie, qe na dhuron serbia para se ta gjuje pishkirin ne ring.

murrizi
08-12-09, 21:22
Miku i mirė, n'ditė t'vėshtir






Qė Amerika ėshtė shpėtimtarja e Shqiptarėve ktu besoj qė ska birė nėne ta mohon (edhe qė ja kalon mashallahin kaniher ska dert) .

Sot derisa thuheshin arrat me dhėmbė nė mes tė mdhenjėve, Amerika pa hezituar, e duke mos u drojtur nga askushi, e ripohoj atė qė e pati bėrė edhe nė atė kohė kur kėrcėnohej Kosova nga shfarosja masive e bandave ēetnike, dhe soldateskes serbe.

Rtk-ja e kishin pėrgaditur mė sė miri rrjedhen e ngjarjes sot nė GJND tė Hages.

SHBA mbrojnė fuqishėm pavarėsinė e Kosovės

Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė mbrojtur fuqishėm shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė. Pėrfaqėsuesi i Departamentit tė Shtetit, Harold Koh, pėrmendi argumente juridike dhe historike tė cilat ēuan deri nė shpalljen e pavarėsisė. Nė pėrkrahje tė Kosovės sot ishin edhe pėrfaqėsuesit e Finlandės, ndėrsa Rusia dhe Spanja thanė se shpallja e pavarėsisė ishte nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare. ...
Postuar: 13:27:33 / 08.12.2009
pėr mė shumė : http://www.rtklive.com/new/?cid=1&newsId=34364&mfe-V0Fj3*7@31w7rG2Zo0fiQ#8r19dc&!ff908cWi&HsZx8dd5&1~!1V13kQ+EVcec/3)de!4pY19aGj8~91Tc3PE0T5e*&d3r*o

murrizi
09-12-09, 21:41
Franca, Jordania dhe Norvegjia mbėshtesin pavarėsinė e Kosovės

Franca, Jordania dhe Norvegjia kanė mbėshtetur pavarėsinė e Kosovės nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė. Pėrfaqėsuesit e kėtyre vendeve janė deklaruar pro tė drejtės pėr vetėvendosje nga ana e kosovarėve. .
..Postuar: 18:00:45 / 09.12.2009


Franca i kėrkoi Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė tė mos japė fare mendim rreth shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, sepse nuk do tė ketė asnjė rėndėsi praktike pasi Kosovėn e kanė njohur 63 vende. Pėrfaqėsuesja e Francės Hedvig Belliar i’u tha gjyqtarėve se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nuk ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare, sepse ajo nuk e rregullon ēėshtjen e secesionit.

Belliar ka pohuar se pavarėsia e Kosovės nuk ka cenuar as parimin e integritetit territorial, sepse ai ka tė bėjė me raportet ndėrshtetėrore, por jo me vende tė caktuara, pėr tė shtuar se rasti i Kosovės ėshtė ‘sui generis’, siē ėshtė ēdo shpallje e pavarėsisė.


[quote]
Pavarėsinė e Kosovės e ka mbėshtetur edhe pėrfaqėsuesi i Jordanisė, Princi Zeid Al Husein, ambasador i kėtij vendi nė SHBA. Ai ka thėnė se ēėshtja e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės ėshtė e drejtė sovrane e vendeve tė caktuara.

Princi Zeid Al Husein ka thėnė se Kosova kurrė nuk ka qenė pjesė Serbisė, ndėrsa ėshtė aneksuar dhe ėshtė mbajtur me dhunė, pėr tė shtuar se shqiptarėt e Kosovės janė popull dhe u takon e drejta e vetėvendosjes, sepse, pos tjerash, pėrbėjnė grup kompakt nė planin politik, gjuhėsor dhe ēdo kuptim tjetėr, qė jetojnė me shekuj nė territorin e Kosovės.

[/QUOTE


Edhe pėrfaqėsuesi i Norvegjisė, Rolf Fife, ka mbrojtur pavarėsinė e Kosovės. Ai fillimisht ka pėrsėritur tezėn qė nė Hagė ėshtė dėgjuar shumė shpesh, se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nuk ėshtė ēėshtje qė sanksionohet me tė drejtėn ndėrkombėtare dhe, rrjedhimisht, nuk mund tė jetė nė kundėrshtim me tė.

“GJND-ja nuk ka pėrse tė merret me integritetin territorial dhe as ēėshtjen e vetėvendosjes, sepse shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nuk ėshtė nė kontradiktė me asnjė dispozitė tė sė drejtės ndėrkombėtare”, ka konkluduar pėrfaqėsuesi i Norvegjisė, Rolf Fi.

murrizi
10-12-09, 18:21
Holanda dhe Britania pėr pavarėsinė e Kosovės, Rumania e kundėr

Nė seancėn e sotme tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, Holanda dhe Britania e Madhe e mbrojtėn pavarėsinė e Kosovės pasi theksuan se ajo ėshtė shpallur nė harmoni me tė drejtėn ndėrkombėtare. Ndėrkaq Rumania mbėshteti pozicionin serb duke thėnė se pavarėsia e Kosovės shkel rezolutėn 1244. ...
10.12.2009 rtk.
Njė ditė para pėrfundimit tė seancave dėgjimore nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, Britania e Madhe dhe Holanda mbėshtetėn pavarėsinė e Kosovės. Pėrfaqėsuesi i Britanisė Deniel Betlhem tha se rezoluta 1244 nuk e ndalon shpalljen e pavarėsisė pasi ajo nuk e prejudikon statusin. Ai ka apostrofuar Rusinė, Spanjėn, Rumaninė, Argjentinėn, Brazilin dhe vendet tjera qė janė thirrur nė Rezolutėn 1244 dhe ka thėnė se tė gjithė ata i kanė bėrė asaj interpretim tė gabuar.

“Serbia dėshiron qė nė GJND tė kthejė orėn prapa, por ajo nuk mund tė kthehet”, ka thėnė pėrfaqėsuesi i Britanisė sė Madhe, pėr tė shtuar se zgjidhja ėshtė nė pėrfshirjen e Kosovės dhe Serbisė nė Bashkimin Evropian.

“Ne nuk i shohim kėto seanca si armiqėsore ndaj Serbisė. Dy dekadat e fundit kanė qenė traumatike pėr Ballkanin dhe demokracia nė Serbi nuk ėshtė mė e vjetėr se ajo nė Kosovė. Rajonin duhet ēuar pėrpara”, ka thėnė Deniel Betlhem, pėr tė konkluduar se pavarėsia e Kosovės ėshtė nė harmoni me tė drejtėn ndėrkombėtare.

Ndėrkaq edhe pėrfaqėsuesja e Holandės, Lizbet Lajzand, ka thėnė se vendi i saj konsideron se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė nė harmoni me tė drejtėn ndėrkombėtare. Lizbet Lajzand, nė vazhdim, ka thėnė se nė ish-Jugosllavi, Kosova ishte autonome, por kjo pozitė kushtetuese u asgjėsua dhe shqiptarėt mbetėn tė papėrfaqėsuar nė nivelin federativ, dhe, rrjedhimisht krijuan institucionet paralele si themel i vetė-administrimit.
“Nuk ka vend pėr drojė nėse pavarėsia e Kosovės paraqet precedent, sepse shpallja e saj ka qenė mjeti i fundit dhe paraqet faktor stabiliteti nė Ballkan”, ka konkluduar pėrfaqėsuesja e Holandės, Lizbet Lajzand.

Nen seancėn e sotme tė GJND-sė pozicionin serb e mbrojti pėrfaqėsuesi i Rumanisė, Bogdan Areshku. Ai tha Rumania nuk pajtohet as me qėndrimin se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nuk ka ndikim nė tė drejtėn ndėrkombėtare.

“Krijimi i njė shteti ėshtė ēėshtje e GJND-sė. Nuk kemi tė bėjmė vetėm me njė akt, por edhe me krijimin e njė subjekti tė ri tė sė drejtės ndėrkombėtare”, ka thėnė Areshku, pėr tė shtuar se nuk ėshtė i saktė as pohimi se e drejta ndėrkombėtare nuk e rregullon (sanksionon) ēėshtjen e secesionit.

Procesi nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėrfundon nesėr, me paraqitjen e dėshmive nga Venezuela dhe Vietnami. Tė dyja kėto vende nuk e kanė njohur Kosovėn dhe fuqishėm e kanė mbėshtetur pozicionin serb.

Pėrgjigjja e GJND-sė ndaj kėtij procesi, ndėrkaq, pritet nga pranvera e vitit tė ardhshėm.


| s.b & RTK staff |


Thank you very much.

Sibora
10-12-09, 21:28
A po fitojme?

murrizi
10-12-09, 21:33
A po fitojme?
PO !!!

shfletuesi_
10-12-09, 22:01
Sa me sa Jemi

GjIlAnAsI_cSi
11-12-09, 15:23
GJND: Kosovė-Serbi 14:12, vendimi nė pranverė


Venezuela dhe Vietnami janė deklaruar nė favor tė qėndrimeve tė Serbisė para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė. Me deklaratat e kėtyre dy vendeve pėrfunduan seancat dėgjimore nė Hagė. GJND-ja pritet qė mendimin kėshillėdhėnės ta japė nė pranverėn e ardhshme.

Venezuela dhe Vietnami kanė dėshmuar tė premten nė favor tė Serbisė. Ato kanė pėrsėritur tezat se Kosova ka shkelur rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit e rrjedhimisht edhe sovranitetin dhe integritetin territorial tė Serbisė.

Venezuela dhe Vietnami kanė pohuar se e drejta pėr vetėvendosje mund tė zbatohet vetėm nė rastet e kolonive, ndėrsa Kosova nuk e ka kėtė tė drejtė. Pėrfaqėsuesi i Venezuelės ka theksuar se shqiptarėt e Kosovės i kanė gėzuar tė gjitha tė drejtat nė kuadėr tė Serbisė.

Pesėmbėdhjetė gjykatėsit e GJND-sė, prej tė cilėve 8 janė nga vendet qė kanė njohur pavarėsinė e Kosovės dhe 7 nga ato qė kėtė nuk e kanė bėrė, gjatė 9 ditėve tė kaluara kanė dėgjuar argumentet e Kosovės, Serbisė dhe 27 vendeve tjera.

Legjitimitetin dhe ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės e kanė mbėshtetur Shqipėria, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Arabia Saudite, Austria, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Holanda, Norvegjia, Finlanda dhe Jordania.

Nė mbrojtje tė qėndrimit tė Serbisė kanė dalė Rusia, Kina, Spanja, Brazili, Argjentina, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bolivia, Rumania, Qipro, Venezuela dhe Vietnami.

Burundi ka qenė i balancuar, ndonėse nuk ka kontestuar pavarėsinė e Kosovės.

Pra, 14 vende kanė qenė nė anėn e Kosovės, ndėrsa 12 nė anėn e Serbisė.

Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nuk e ka tė pėrcaktuar asnjė afat deri kur duhet tė deklarohet, por supozohet se do ta thotė fjalėn e vet nė pranverė tė vitit tė ardhshėm.

Njė nga mundėsitė ėshtė qė GJND-ja fare tė mos deklarohet rreth rastit tė Kosovės. /REL/

Sibora
11-12-09, 20:56
GJND: Kosovė-Serbi 14:12, vendimi nė pranverė


Njė nga mundėsitė ėshtė qė GJND-ja fare tė mos deklarohet rreth rastit tė Kosovės. /REL/
Do te thote se do t'mund te zhveresohej gjithe ai debat qe u be aty edhe me anetaret qe ishin kunder?
Ku eshte t'na gjeje kjo e mire...