PDA

View Full Version : NĖ EMĖR TĖ POPULLIT TĖ JUGOSLLAVISĖ denoheni me vdekje-pushkatim


Shpati
04-12-09, 11:26
NĖ EMĖR TĖ POPULLIT TĖ JUGOSLLAVISĖ
DENOHENI ME VDEKJE - PUSHKATIM!
http://pashtriku.beepworld.de/files/Reklama/linrb.gif

Nė gjysmėn e parė tė vitit 1945, kur veprimtaria e Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar “KNDSH” u shtua, repartet famėkeqe tė OZN’ės me ndihmėn e bashkėpunėtorėve tė saj shqipfolės, nė verėn e atij viti ndėrmori njė fushatė tė egėr kundėr anėtarėve tė kėsaj organizate.
Kėshtu, nė korrik tė vitit 1945 nė Kukės arrestohet Kryetari i "KNDSH's" me selin nė Prizren z.Halim Spahija.Arrestimin e z. Spahija e bėri OZN'a nėn drejtimin e punėtorit operativ Mazllum Nimani. Ndėrkohė janė burgosur edhe shumė anėtarė tė komiteteve qarkore tė Prizrenit, Suharekės, Rahovecit etj.
Pas procesit hetimor tė OZN'ės, mė 11 shtator 1945, Prokurori Publik i Kosovės e Metohisė Ali Shukriu ka ngritur njė aktakuzė “Nr.P.99/45” kundėr anėtarėve tė “KNDSH’sė” nė Prizren me rrethinė, ndėrkaq nga data 20 – 27 shtator 1945 nė Gjykatėn Popullore Krahinore nė Prizren u zhvillua njė proces gjyqėsor. Kryetar i trupit gjykues ishte Hivzi Sylejmani, anėtarė: Kolė Shiroka dhe Qamil Brovina, ndėrsa sekretar i kėtij procesi ishte caktuar Mustafa Biqaku.
Ky trup gjykues, nė emėr tė “popullit tė Jugosllavisė” i shpalli fajtor, pėr “…tradhėti ndaj popullit dhe atėdheut…”: Halim Spahiun, Tahir Dedėn, Rexhep A. Kabashin, Rifat Krasniqin, Sefidin Ahmetin dhe Kajtaz Ramadanin, tė cilėt u denuan me VDEKJE – PUSHKATIM, ndėrkaq anėtarėt tjerė tė kėsaj organizate u denuan me burgim tė rėndė prej 1 – 17 vjet.
http://pashtriku.beepworld.de/files/Reklama/linrb.gif
TĖ DĖNUARIT ME VDEKJE – PUSHKATIM
http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Fotodemo.1981/gjykimet/halimspahijameshoke.jpg
http://pashtriku.beepworld.de/files/Reklama/linrb.gif
PROKURORI ALI SHUKRIU DHE GJYKATĖSI HIVZI SYLEJMANI
http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Fotodemo.1981/gjykimet/fotodokumente/alishukria.jpghttp://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Fotodemo.1981/gjykimet/fotodokumente/hivzisylejmani2.jpg

http://pashtriku.beepworld.de/files/Reklama/linrb.gif


Megjithat nuk duhet me hi ne gjynah edhe vetem fajet me ja len Serbis !
Ne Kosov ka pas Shqiptar qe kan qen te zhdervjellt per shume qka !
Veshtro nje periode Historike !

Shpati
04-12-09, 11:27
2.NĖ EMĖR TĖ POPULLIT TĖ JUGOSLLAVISĖ

A K T GJ Y K I M

Lėnda penale L.P.nr.6/45

Gjykata Popullore Krahinore nė Prizren, duke qenė e formuar prej Kryetarit tė Gjyqit Hivzi Sylejmanit dhe prej presuditelive Qamil Brovinės dhe Kolė Shirokės, me sekretarin Mustafa Biqakun, nė ēėshtje penale kundėr tė akuzuarve Halim Spahis dhe tė tjerėve nga Prizreni, dhe sipas pretencės sė Prokurorit Publik tė Kosovės e Metohisė Ali Shukriut Nr.P.99/45 tė datės 11 Shtator tė vitit 1945, fajet e parapame dhe tė ndėshkueme sipas nenit 3 pika 1 nė lidhje me nenin 2 pika 1; Neni 3 pika 4; Neni 3 pika pika 1 nė lidhje me nenin 2, nenin 3 pika 7 nė lidhje me nenin 2 tė pikės 1; Nenit 4 pika 1 e nenit 6, nenit 11 tė ligjit pėr fajin kundėr shtetit dhe nenit 15 tė dekretligjit mbi Gjyqet Ushtarake, tė cilėt i mbrojnė zyrtarisht mbrojtėsat e caktuar, e tė cilėt janė: Kryetari i rrethit tė Gjakovės Jahja Osmanitė akuzuarit: Halim Spahijėn, Kajtaz Ramadanin, Ahmet Dėrgutin, Kadri Minushin, Vahit Mustafėn, Sheh Muhedinin, Rexhep Avdullah Kabashin, Kadri Ramadanin dhe Ruzhdi Kabashin jurist i diplomuar, Xhevdet Pallaskėn, Rifat Krasniqin, Abdullah Hajrullahun, Avdullah Hamzėn, Sinan Hazerin, Sefedin Ahmetin, Xhemajl Flukun, Qamil Jeminin, Sadik Peqanin, Ibrahim Abdylin e Muhamet Vejselin.
Gjyqtar i Gjykatės Popullore tė rrethit nė Ferizaj Zeqir Arrni tė akuzuarit: Tahir Dedėn, Fehmi Ibrahimin, Avdullah Regjepin, Hasan Rrustemin, Basri Sallkėn dhe Maliq Balin, nė seancen e zhvilluar botėrisht nė Prizren 20 - 27 Shtator 1945, nė prezencė tė tė akuzuarėve tė sipėr pėrmendur, tė cilėt gjenden nė burg, pėrveē Sefedin Ahmetit, i cili gjendet i arratisur, mbrojtėsve tė tyre si dhe Prokurorit Publik pėr Kosovė - Metohi, dhe sipas ndėgjimit tė propozimit pėrfundimtar tė Prokurorit Publik qė tė akuzuarit tė deklarohen fajtor dhe tė ndėshkohen sa mė rreptėsisht, dhe propozimet e mbrojtėsve qė tė akuzuarit tė lirohen nga aktakuza ose tė ndėshkohen sa mė lehtė.

V E N D O S I

1. I akuzuari Tahir Deda “UN” prej babės Zenel dhe prej nėnės Esma, i lindur nė Gjakovė, nė vitin 1910 jeton nė Prizren, nėpunės i Kėshillit Popullor tė Krahinės pėr Kosmet, shqiptar, i besimit mysliman, nėnshtetas shqiptar, i martuar, pa fėmijė, i pa dėnuar, i rreshtuar.
2. I akuzuari Fehim Ibrahimi, prej babės Ibrahim dhe prej nėnės Meleqe Hysenit, i moshės 45 vjeqar, i lindur dhe jeton nė Prizren, me profesion tregtar, shqiptar me besim mysliman, nėnshtetas jugosllav, i martuar, baba i katėr fėmijve, me gjendje materiale tė mirė, ushtrinė e ka kryer, i pa dėnuar, gjendet i rreshtuar nė burg.
3. I akuzuari Avdullah Rexhepi, prej babės Rexhep, nėnės Fatime Kamberi, i lindur me 1906 nė Verlene tė prefekturės sė Korēės sė Shqipėrisė, nėnpunės i financės nė Prizren, shqiptar i besimit mysliman, nėnshtetas shqipėtar, i martuar baba i njė fėmije, nė gjendje materiale tė dobėt i padėnuar, gjendet i rreshtuar nė burg.
4. I akuzuari Maliq Balija (Hoxhė Maliqi), prej babės Bali e nėnės Nazife Maksuti i moshės 35 vjeqare, i lindur nė Javor nėnprefektura e Rahovecit, jeton nė Prizren, me profesion hoxhė, besimi mysliman, shqiptar nėnshtetas jugosllav, i martuar i ka dy gra, me gjendje materiale tė dobėt, shėrbimin ushtarak e ka kryer, i pa dėnuar, gjendet i rreshtuar nė burg.
5. I akuzuari Bastri Sallko “Boshnjak” prej babės Sylejman dhe nėnės Qamile, i lindur nė vitin 1907 nė Ferizaj, ku dhe jeton, me profesion punėtor, shqiptar, i besimit mysliman, nėnshtetas jugosllav, i martuar, shėrbimin ushtarak e ka kryer i ndėshkuari pėr shkak tė vrasjes, ka vuajtur 4 vjet burg me 16 robė, gjendet i rreshtuar nė burg.
6. I akuzuari Hasan Rrustemi, i biri i Rrustemit dhe nėnės Hajrije, i lindur me 1911 (pjesa tjetėr nuk ėshtė e lexueshme).

Shpati
04-12-09, 11:29
3.
J a n ė f a j t o r ė

Sepse gjatė muajit Qershor tė vitit 1945, si armiq tė rregullimit Shtetėror tė Jugosllavisė Demokratike Federative tė ndėrgjegjshėm kanė hyrė nė tė ashtu quajturin Komploti ilegal Komitetin “NACIONAL DEMOKRATIK” dhe janė bėrė anėtar tė udhėheqjes centrale tė atij Komiteti central tė Kosovės e Metohisė me qendėr nė Prizren, komitet i cili ka pasur pėr qėllim udhėheqjen kryesore politike e ushtarake pėr kėtė krahinė.
1. Kanė formuar po ashtu komplote ilegale, komitete tė rrethit nė tė gjitha rrethet e kėtyre komunave dhe nė katundet nė tė gjitha vendet e kėsaj krahine nė mėnyrė qė tė gjithė ata pėr sukses mė tė mirė t’i nėnshtrohen rreptėsisht komitetit central, dhe t’i zbatojnė instruksionet dhe urdhėrat e tyre, e nė momentin e duhur tė rrėzimit me vijolenc tė pushtetit popullor qė ėshtė, si dhe kėto komitete tė bėhen pushtet me karakter ballistė, terrorist, e komitetet e rrethit kanė pasur pėr detyrė tė bėhen komanda ushtarake, tė cilat do tė ishin nėn kontrollin e rreptė tė “Qendrės kryesore” dhe nė kėtė drejtim pėrveē formimit tė komitetit central kanė formuar komitetin e rrethit nė Suharekė, ku kanė dhėnė instruksione dhe kanė dėrguar Bastri Sallkun me e formuar dhe me i lidhė komitetet nė Ferizaj, Gjilan dhe Kaēanik, i kanė dhėnė instruksione Murat Ademit pėr formimin e komitetit nė Podujevė, Ramadan Ajvazit pėr formimin e komitetit nė Prishtinė.
2. Janė lidhė me komitetet tradhtare tė organizatave balliste nė vendet ku kėto gjenden, me i ri organizuar dhe me i nėnshtruar kėsaj udhėheqsije komitetit Central pėr me i bashkuar luftat dhe punėn pėr rrėzimin e pushtetit qė ėshtė, me gjithė qė e kanė ditur qė kėto komitete dhe organizata balliste kanė qenė nė shėrbim tė okupatorit gjatė luftės, dhe kanė luftuar kundėr L.N.Q., e po me kėtė qėllim kėto organizata tė ballit e kanė vazhduar luftėn edhe mbas ēlirimit tė Kosovės, dhe anėtarėt e komitetit central pėr kėtė gjė janė lidhur me anėn e Maliq Balis me komitetin e rrethit tė ballit nė Rahovec edhe kanė marrė riorganizimin e tij dhe me anėn e Fehmi Ibrahimit janė lidhur me komitetin e rrethit tė ballit nė Prizren, dhe po ashtu e kanė marrė riorganizimin e tij.
3. Janė lidhė me bandat e armatosura nė malė, nė mes tė cilave ndodhet njė numėr i madhė i kriminelve tė luftės dhe anmiqėve tė popullit siq janė: kapiteni Riza Alija, Njazi Alishani, Salih Zhuri,(UK) Sadik Rama etj., lidhje e cila ka pasė pėr qėllim me i bashkuar tė gjitha bandat qė tė kryejn aksionin e tyre shkatėrrues anti-popullor i lidhur me plan dhe nėn njė udhėheqje d.m.th. nėn udhėheqjen e Komitetit Central nė ballė tė tė cilit kanė qenė i akuzuari Tahir Deda, etj. Komiteti Central pėr kėtė qėllim pėrmes Tahir Dedės ju ka dhėnė udhėzime kėtyre bandave nė pikpamje tė veprimit Ushtarak me plan, me kushte qė nė shenjėn e dhėnė tė bllokohen tė gjitha rrugėt qė mos tė ikė asnjė partizanė.
4. Pėrmes komiteteve tė tyre dhe anėtarve tė tyre tė pėrhapin propagandėn e rrejshme anti popullore dhe shpifėse se populli shqiptar nuk i ka tė drejtat e veta nė Jugosllavinė e re, i cili gjithashtu nuk e ka lirinė e vet nacionale dhe politike, qė nė kėtė mėnyrė tė shkaktojnė pakėnaqėsi te populli shqiptar kundėr popujve tjerė tė Jugosllavisė, qė me ndezjen e kėsaj tė krijojnė terrenin e pėrshtatshėm pėr veprimin e organizatės sė tyre, qė nė kėtė bazė ta ndajnė popullin Shqiptar prej bashkimit tė popujve tė Jugosllavisė, qė prej kėsaj ta krijojnė njė vegėl tė tillė tė aleatve tė mbrendshėm ballist, reaksionar terrorist dhe tė agjentėve tė reaksionit tė huaj, dhe kėshtu ta shtyejn nė rrugėn e kryengritjes me armė dhe tė filloj vėllavrasja.
Tė gjitha kėto i kanė bė me gjithė qė kanė qenė tė ndėrgjegjshėm, qė populli Shqiptar nė Jugosllavinė e Re Demokratike Federative i ka fituar tė drejtat e veta nacionale dhe tė drejtat e barabarta dhe qė nė pushtetin popullor tė shtetit nė Kosovė e Metohi gjendet numri mė i madhė Shqiptar, qė Shqiptarėt i kanė shkollat nė gjuhėn amtare tė tyre dhe e pėrdorin gjuhėn e vet si gjuhė zyrtare nė zyret dhe institucionet shtetrore, dhe lirisht i mbajnė dhe i paraqesin flamujt e vet kombėtar dhe kėtė mė sė miri kanė mujt me e pa nė shembullin e tyre, sepse prej atyre 6 anėtarve tė Komitetit Central komplot 4 kanė qenė funksionar tė pushtetit Shtetnor dhe Instituteve Ushtarake.
5. Pastaj kanė pasur pėr qėllim dhe kanė mbledhur shėnime nė territorin e kėsaj krahine dhe kėtė me anė tė tė akuzuarit Halim Spahis, me i’a dorėzuar agjentve tė reaksionit tė huaj me qėllim paraqitje shpifėse qė nė Kosovė bėhet terror mbi popullin Shqiptar, duke i paraqitur si shėnime pėr kėto ndėshkimet e kriminelėve tė luftės dhe armiqėve tė popullit, dhe viktimat e bandave tė armatosura nė Drenicė, tė cilat ata i kanė pasur nė fillim tė kėtij viti kur kanė luftuar me prapavijat e ushtrisė sonė.
Me dėrgimin e informatave tė kėtilla tė pa vėrteta, kanė pasur pėr qėllim me ju dhėnė material qarqeve tė huaja profashiste reaksionare, dhe me pėrhap rrena dhe shpifje mbi gjendjen nė Jugosllavi, dhe me shkaktu grindje nė mes tė shtetit tonė dhe aleatve tanė, dhe me shkaktue intervenimin e huaj nė vendin tonė.
6. Me fut sa mė shumė njerėz tė vet nėpėr zyre dhe vende me pėrgjegjsi nė pushtetin popullor dhe nė Institutet Ushtarake, si dhe tė agjitojn dhe tė bėjn pėr vete ata njerėz tė cilėt gjenden tani nė pushtet, me anėn e kėtyre njerėzve tė cilėt kanė me u lidhė me organizatėn e vet me e minuar pushtetin tonė popullor, dhe njė herit me anė tė tyre me spiunuar e me shtier nė dorė sekretet zyrtare tė pėrditėshme, me qėllim qė tė pėrfitojn pėr veprimin e tyre shkatėrrues.
7. Me anėn e tė tė akuzuarit Halim Spahis janė mbėshtet nė agjentėt e reaksionit tė huaj, dhe si t’i jepet kėtij mundėsia me marrė pjesė nė punėt e mbrendshme tė rregullit tė Jugosllavisė sė re pėr me i shkatrrue frytet e luftės N.Ē. Nė kėtė punė agjenti Hasan Rema ka shėrbyer si lidhje nė mes tė Komitetit dhe tė huajve.
Pra, tė akuzuarit kanė krijuar organizatėn tradhtare ilegale tė ashtu quajtur “KOMITETI NACIONAL DEMOKRATIK” dhe si antarė tė udhėheqsit Central tė komitetit pėr Kosovė e kanė zhvilluar rrjetin e tyre organizativ duke krijuar komitete tė rrethit, ku janė lidhė dhe i kanė bėrė riorganizimet e komiteteve tė rretheve tė ballit duke iu nėnshtruar udhėheqjes sė tyre e kanė bėrė njė propagand tė rrejshme mbi padrejtėsinė qė i bėhen popullit Shqiptar nė Jugosllavinė Federative Demokratike, dhe kėshtu kanė krijuar njė bazė pėr kryngritje tė armatosur kunder pushtetit popullor dhe rregullit shtetror, duke mbledh shėnime mbi ndėshkimin e kriminelėve tė luftės dhe armiqve tė popullit me qėllim qė, kėto t’i dėrgojnė jashtė pėr pėrhapjen e njė propagande mbi gjendjen nė Kosovė, kėtė e kanė bėrė pėr veti shqiptarėt e pushtetit popullor dhe nė Institucionet Ushtarake pėr spiunim dhe pėr shkatrrimin e tyre, dhe tė gjitha kėto i kanė bėrė me instrukcionet e agjentve tė huaj, dhe tė gjitha kėto i kanė bėrė me qėllim tė rrėzimit me forcė tė rregullimit tė mbrendshėm tė Jugosllavisė F.D. d.m.th., tė pushtetit popullor nė Kosovė e Metohi, me kėtė kanė bėrė faj kundėr popullit dhe shtetit tė parapam prej nenit 3 pika 1 nė lidhje me nenin 2 pika 1 tė ligjit kundėr popullit dhe shtetit dhe tė ndėshkuar sipas nenit 4 pika 1 tė kėtij ligji.

Shpati
04-12-09, 11:30
I.
I akuzuari i parė Tahir Deda, i quajturi “U.N” me identitet si nė pikėn 1 ėshtė fajtor edhe pėr kėtė qė me qėllim e ka ndihmuar luftėn e armatosur kundėr U.N.Ē. tė Jugosllavisė, nė muajin Shkurt e Mars 1945 ka hyrė nė lidhje me tė arratisurit dhe kryetarėt e Bandave tė armatosura, tė cilėt kanė marrė pjesė nė luftėn e armatosur nė Drenicė kundėr U.N.Ē. tė Jugosllavisė dhe pushtetit popullor, me profesor Ymer Berishėn e tė tjerė duke shkruar direktivat me letra informative pėrmes Rexhep Kabashit, sekretarit tė akuzuar tė komitetit tė Lubizhdės, pėrmes Muhamet Vejselit ka mbajtur lidhje dhe ka rėnė nė marrveshje me kryetarin e bandave tė armatosura Ismajl Goranin.
Po ashtu nė muajin qershor tė vitit 1945 ka organizuar pėrmes lidhjeve tė veta nga Prizreni dėrgimin me bandat e arratisura nė mal Ejup Binakun dhe pjestarė tjerė tė Armatės Jugosllave me qėllim qė, nė kėtė mėnyrė t’i ndihmojnė dhe forcojnė grupet e armatosura balliste, dhe nė kėtė mėnyrė ka kryer faj tė parapar dhe tė ndėshkuar sipas nenit 11 tė ligjit mbi fajet kundėr popullit dhe shtetit.
II.
I akuzuari Halim Spahija prej babės Shaqir dhe nėnės Tasije i lindur nė vitin 1897 nė Gjakovė jeton nė Kukės tė Shqipėrisė me profesion tregtar, shqiptar i besimit mysliman me gjendje tė mirė ekonomike, shėrbimin ushtarak nuk e ka kryer, i pa dėnuar gjendet i rreshtuar nė burg.

Ė sh t ė f a j t o r

Sepse duke punuar qysh prej fillimit kundėr lėvizjes N.Ē., nė fund tė prillit 1945 ka kaluar nė Shqipri me qėllim qė, t’i largohet kontrollit direkt tė pushtetit popullor, dhe qė tė vij nė kontakt sa mė tė ngushtė me agjentėt e reaksionit tė huaj, tė cilėt punojnė qė nė vendin tonė tė krijohet njė anarki e pa rregullsi dhe me i turbullue marrėdhėnjet miqėsore dhe vllazėrore me Shqipnin, si dhe nė marrėveshje me tė dhe sipas instruksioneve tė tyre i ka dhėnė tė gjitha udhėzimet e duhura pėr formimin e tė ashtuquajturave “KOMITETI NACIONAL DEMOKRATIK” nė Kosovė e Metohi, nė realitet organizatave pro-fashiste balliste, karakteri i tė cilave ėshtė parashtruar nė pikėn 1 tė kėtij dispozitivi, komitete tė cilat kanė pasur pėr qėllim me bė kryengritje tė armatosura kundėr rregullimit shtetror qė do tė thotė me e pėrmbys kėtė dhe me vendos rezhimin reaksionar anti popullor.
Si lidhje dhe koridor pėr dėrgimin e kėtyre direktivave, i akuzuari Halim Spahija i ka shėrbyer agjentit tė Gestapos Hasan Remės, i cili pėr kėtė qėllim disa herė ka ardhur prej Shqipėrisė nė Prizren te i akuzuari Tahir Deda, pra i akuzuari Halim Spahija ka qenė frymėzues kryesor dhe organizator i komiteteve nė fjalė, kėshtu duke e konsideruar si tė tillė nga ana e anėtarve tė Komitetit Central e nė realitet ka qenė shtyllė e krejt organizatės. Pra, i ndėrgjegjshėm dhe me paramendim sipas udhėzimeve tė agjentėve tė huaj krijojn organizatėn e cila ka pasur pėr qėllim kryengritjen me armė dhe rrėzimin me violenc tė pushtetit shtetror tė Kosovės e Metohisė, me kėtė ka bėrė faj kundėr popullit dhe Shtetit tė parapam me nenin 3 pika 1 nė lidhje me nenin 2 pika 1 tė ligjit mbi fajet kundėr popullit dhe Shtetit, tė parapam me nenin 3 pika 1 nė lidhje me nenin 2 pika 1 tė ligjit kundėr popullit dhe Shtetit tė ndėshkuar sipas nenit 4 pika 1 e kėtij ligji.

III.
I akuzuari Qamil Jemini nga babai Haliti dhe nėna Fata Neziri, 72 vjeēarė, i lindur dhe jeton nė fshatin Mushtishtė, nėnprefektura e Suharekės, me profesion bujk, i martuar, baba i dy fėmijve, me gjendje ekonomike mesatare, ushtrinė e ka kryer i pa dėnuar, gjendet i rreshtuar nė burgun e kėtushėm.
2. I akuzuari Sadik Mehmet Peēani, nga babai Mehmet dhe nėna Adile Demiri, 52 vjeēarė, i lindur dhe jeton nė fshatin Reēan, nėnprefektura e Suharekės, bujk, Shqiptar, i besimit mysliman, nėnshtetas jugosllav, i martuar baba i katėr fėmijve, me gjendje ekonomike mesatare ushtrinė e ka kryer i pa dėnuar gjendet i rreshtuar nė burg.

Shpati
04-12-09, 11:34
J a n ė f a j t o r ė


1. Pse nė fillim tė muajit Qershor 1945 nė mbledhjen qė ėshtė mbajtė nė shtėpinė e tė akuzuarit Tahir Dedės, tė Qamil Jeminit dhe tė Sadik Mehmetit kanė pranuar me e formue nė nėn-prefekturėn e Suharekės tė ashtu qujturin “Komitetin Nacional Demokratik” me tė njėjtin qėllim dhe detyra siē i ka pasur Komiteti qėndror nė Prizren, e nė kėtė mbledhje i kanė marrė direktivat pėr punė dhe janė bėrė anėtar tė Komitetit pėr rrethin e Suharekės, me kusht qė tė punojnė me direktiva tė marrura prej Tahir Dedės, pra janė bėrė anėtar tė njė organizate tradhtare ilegale, e cila ka pasur pėr qėllim me kriju kryengritje tė armatosur dhe rrėximin e rregullimit Shtetror, me kėtė kanė bėrė faj dhe krimi tė parapa me nenin 3 pika 1 tė ligjit mbi fajet kundėr popullit e Shtetit dhe ndėshkuar sipas nenit 4 pika 1 i kėtij ligji.
2. Sepse nė vitin 1943-44 kanė qenė funksionar tė komitetit tė rrethit nė Suharekė tė organizuar prej organizatės tradhtare tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit Xhafer Devės, me qėllim qė pėr hesape dhe sipas urdhėrave tė okupatorit gjerman fashist me e organizuar popullin shqiptar kundėr L.N.Ē.-sė dhe me i mobilizue shqiptarėt pėr divizionin S.S. nė luftė kundėr U.N.Ē. tė Jugosllavisė dhe U.N.Ē. tė Shqipėrisė, dhe nė kėtė drejtim kanė punuar si anėtar tė komitetit tė rrethit tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, i kanė mobilizuar shqiptarėt pėr formacione tė armatosura nė shėrbim tė okupatorit, dhe e kanė krye fajin tė pararapam me nenin 3 pika 4 nė lidhje me nenin 2 pika 1 tė ligjit mbi fajet kundėr popullit dhe shtetit, tė ndėshkuar sipas nenit 4 pika 1 po tė kėtij ligji.

IV.
1. I akuzuari Xhemil Fluku i quajturi “Komuna” prej babės Fejzullah dhe nėnės Sanije Hasani, 33 vjeēarė, i lindur dhe jeton nė Prizren, shqiptar me besim mysliman, nėnshtetas jugosllav, i martuar babė i njė fėmije, me gjendje ekonomike mesatare, ushtrinė e ka krye, i pa dėnuar, gjendet i rreshtuar nė burg.
2. I akuzuari Sefedin Ahmeti, i quajturi “Plumbi” prej babės Ahmet dhe prej nėnės Hulmise, i lindur me 20 Tetor tė vitit 1927 nė Prizren, ku dhe jeton, me profesion saraē, shqiptar me besim mysliman, nėnshtetas jugosllav, i pa dėnuar gjendet i arratisur.
3. I akuzuari Avdullah Hajrullahi prej babės Hajrullah dhe tė nėnės Naile, 38 vjeēar, i lindur dhe jeton nė Prizren, furrtar, shqiptar, i besimit mysliman, nėnshtetas jugosllav, i martuar pa fėmijė, me gjendje ekonomike tė dobėt, ushtrinė e ka kryer i pa dėnuar, gjendet i rreshtuar nė burg.
4. I akuzuari Avdulla Hamza i quajtur “Palaqa” prej babės Hamz dhe nėnės Mile Latifi, 58 vjeēarė, i lindur dhe jeton nė Prizren, kafexhi, shqiptar, me besim mysliman, nėnshtetas jugosllav, i martuar baba i dy fėmijėve, me gjendje ekonomike mesatare, shėrbimin ushtarak e ka kryer, i pa dėnuar, gjendet i rreshtuar nė burg.


J a n ė f a j t o r ė


Sepse nė muajin Maj tė vitit 1945 sipas udhėzimeve tė marrura prej kryetarve tė bandave tė tė arratisurve ballist Riza Alis e tė tjerėve kanė formuar komitetin e rrethit ballist nė Prizren me qėllim qė, tė pėrhapin grindje dhe propagand kundėr pushtetit popullor dhe rregullit shtetror qė ėshtė, tė bėjnė spiunazh nė dėm tė armatės jugosllave, pėr hesapin e kėtyre bandave, t’i furnizojnė bandat e arratisura me ushqim e veshmbathje, dhe pėr kėtė qėllim kanė bėrė shumė mbledhje nė Prizren dhe nė afėrsin e Prizrenit, dhe nė kėto tri mbledhje kanė marrė pjesė kryetarėt e ballit Riza Alija dhe Salih Zhuri, nė tė cilat janė pėrforcuar organizatat dhe janė transmetuar informatat e spiunazhit e tė propagandės, dhe janė caktuar detyrat dhe funksionet nė komitet, kėshtu qė, i akuzuari Xhemil Fluku ėshtė caktuar pėr kryetar, i akuzuari Sefedin Ahmeti pėr sekretar, e i akuzuari Avdulla Hajrullahi dhe Avdullah Hamza janė caktuar pėr mbledhjen e veglave tė ndryshme tė nevojshme pėr bandė; Se gjatė muajit Maj dhe qershor 1945 kanė mbledhė dhe i’u kanė dėrguar 2000 kg. drith bandave tė arratisura, 50 kg. kryp, 12 kg. duhan, 30 palė opinga, dhe njė sasi tė madhe tė hollash dhe disa armė e bomba, pra, duke ditur qė bandat e arratisura balliste luftojnė me armė kundėr rregullimit Shtetror qė ėshtė dhe armatės jugosllave, kanė rėnė nė marrveshje me ta dhe kanė pranuar me i ndihmuar nė veprimet e tyre ēkatėrruese, dhe aktivisht i kanė ndihmuar kryetarėt e ballit, kanė marrė vendim dhe kanė bėrė planin pėr vrasjen e Xhavit Nimanit tė besuarit tė punėve tė mbrendshme tė K.P. pėr Kosovė e Metohi dhe disa shokė udhėheqsa nė Prizren, nė kėtė mėnyrė njė natė kanė zbrit nė Prizren 10 ballist me detyrė pėr ta vra Xhavitin dhe tė tjerėt, e mandej me shkaktuar trazira nė qytet.
Pra, i akuzuari Sefedini ka marrė pjesė nė bandėn e tė arratisurve tė armatosur, ka marrė pjesė nė marrjen e vendimit dhe planit tė bėrė pėr vrasjen e organeve tė pushtetit popullor, me kėtė kanė krimin e parapam nė nenin 3 pika 7 nė lidhje me nenin 2 pika 1 tė ligjit mbi faj kundėr popullit dhe Shtetit, i ndėshkuar sipas nenit 4 pika 1 tė po kėtij ligji.

V.
1. I akuzuari Rifat Krasniqi, i quajturi “Sokrat e Skenderbeg” prej babės Avdurrahman, prej nėnės Dudije, i lindur nė vitin 1917 nė Mamushė tė prefektures sė Rahovecit, ku dhe jeton, me profesion gjyqtar, shqiptar i fesė myslimane, nėnshtetas jugosllav, i pa martuar, me gjendje ekonomike tė mirė, ushtrinė nuk e ka kryer, i pa dėnuar, gjendet i rreshtuar nė burg.
2. I akuzuari Kajtaz Ramadani, i quajturi “LEKA” prej babės Ramadan dhe nėnės Habibe Salihi, 55 vjeēarė i lindur dhe jeton nė fshatin Kijevė, nėnprefektura e Rahovecit, bujk, shqiptar, me besim mysliman nėnshtetas jugosllav, i martuar babė i tre fėmijėve, nė gjendje ekonomike tė mirė, ushtrinė e ka kryer, i pa dėnuar, gjendet i rreshtuar nė burg.
3. I akuzuari Ahmet Dėrguti, i quajturi “HAJ” prej babės Haxhi Beqiri dhe nėnės Zymryte Jusufi, i lindur nė vitin 1919 nė Rahovec, ku dhe jeton ndihmės tregtari shqiptar i besimit mysliman, nėnshtetas jugosllav, i martuar baba i njė fėmije, gjendja ekonomike e mirė ushtrinė e ka kryer, i pa dėnuar gjendet i rreshtuar nė burg.
4. I akuzuari Kadri Minushi, i quajtur “VRUK” prej babės Minush dhe nėnės Hyrije Maliqi, i lindur dhe banor nė fshatin Damanek, nėnprefektura e Rahovecit, 42 vjeēarė, bujk, shqiptar i besimit mysliman, nėnshtetas jugosllav, i martuar baba i pesė fėmijėve, me gjendje ekonomike tė mirė, ushtrinė e ka mbaruar, i pa dėnuar, gjendet i rreshtuar nė burg.
5. I akuzuari Sheh Muhedini i quajtur “JEMEN” prej babės Jonuz dhe nėnės Qelebije Asllani, 25 vjeēar, i lindur dhe jeton nė Rahovec, me profesion sheh-Dervish, shqiptar, me besim mysliman nėnshtetas jugosllav, i martuar babė i njė fėmije, me gjendje ekonomike tė mirė, shėrbimin ushtarak nuk e ka kryer, i pa dėnuar, gjendet i rreshtuar nė burg.
6. I akuzuari Vahit Mustafa i lindur nė vitin 1920, nė fshatin Mamushė, nėnprefektura e Rahovecit, ku dhe jeton, me profesion mėsues, shqiptar i besimit mysliman, nėnshtetas jugosllav, gjendet i rreshtuar nė burg.

Shpati
04-12-09, 11:37
J a n ė f a j t o r ė

1. Sepse nė muajin Mars tė vitit 1945 nė Rahovec kanė formuar komitetin tradhtar ilegal tė quajtur “Komiteti Nacional Demokratik” pėr nėnprefekturėn e Rahovecit, me qėllim pėr luftė politike dhe tė armatosur kundėr rregullimit shtetror tė Jugosllavisė F.D; I akuzuari Rifat Krasniqi si nismėtar dhe organizator kryesor i komitetit dhe tė gjithė anėtarėt tjerė tė Komitetit.
a). Kanė zhvilluar organizatėn e komitetit nėpėr komunat e nėnprefekturės sė Rahovecit, duke tėrheq nė kėtė komitet numrin mė tė madhė tė njerėzve, tė cilėt si ata kanė pasur qėndrim armiqsor kundėr parimeve themelore tė Jugosllavisė sė re.
Komitetet tė cilat kanė pasur nė momentin e duhur kur pėr kėtė vjen koha siē kanė menduar ata me e rrėzuar pushtetin popullor, me e zavendėsuar kėtė pushtet dhe me formuar organe tė rendit pro-fashist nė Kosovė e Metohi.
b). Kanė bėrė propagand provokuese tė rrejshme qė Shqiptarėt janė pa tė drejta nė Jugosllavinė e re, qė ata janė tė robėruar dhe qė duhet luftuar pėr lirin e plot tė tyre duke shkaktuar nė kėtė mėnyrė urrejtjen e popullit shqiptar kundėr popujve tjerė tė Jugosllavisė dhe duke paraqit vėshtirsi, tė cilat ėshtė dashur me i mbajt pėr shkak tė luftės ēlirimtare, e cila ende vazhdonte dhe tė gjitha kėto i kanė bėrė me qėllim qė, me propaganda tė kėtilla tė krijojnė terrenin pėr kryengritje kundėr rregullimit shtetror.
c). Kanė bėrė propagand tė rrejshme se gjoja nė mes tė aleatve ekziston grindja dhe se Jugosllavija e Titos nuk njihet prej aleatve.
ē). Kanė pėrgatitė dhe e kanė thirrė popullin shqiptar qė tė armatoset sa mė shumė qė t’i blejnė dhe t’i ruajnė armėt, qė d.m.th. pushtetit popullor tė mos i dorėzoj dhe populli tė jetė i pėrgatitur dhe i gatshėm qė nė kohėn kur tė caktohet tė sulmojnė tė gjithė sė bashku kundėr pushtetit popullor me qėllim tė rrėzimit tė tij, gjė qė shihet nga letrat direktive qė i kanė hudhur nė trevat shqiptare i akuzuari Rifat Krasniqi.
d). Kanė mbledhė ndihma materiale pėr bandat e arratisura balliste nė malė duke i konsideruar kėto banda si ushtri tė vetėn.
e). Po ashtu janė lidhur me komitetet balliste nė Prizren pėr me i’u dhėnė ndihmė njėra-tjetrės dhe kanė pasur pėr qėllim me u lidhė me komitetet balliste tė Drenicės, Suharekės, dhe tė Gjakovės.
f). Qė organizata e tyre tradhtare tė jetė sa mė e fortė dhe tė luftoj kundėr regjimit tė sotėm qė nuk do ta tradhtojnė komitetin, tė cilin e kanė formuar dhe nė qoftėse dikush tradhton le ta dijė se e pret vdekja, tė cilin betim e kanė dhėnė tė gjithė tė akuzuarit e se kėtė e ka udhėheq i akuzuari Rifat Krasniqi.
Pra, e kanė krijuar organizatėn, e cila ka bėrė propagand tė rrejshme; ka vepruar e ka armatosur popullin dhe e ka pėrgatit pėr luftė tė armatosur, janė lidhė dhe i kanė ndihmuar bandat e arratisura, tė gjitha kėto me qėllim tė suprimimit me violenc tė themeleve kryesore tė rregullimit shtetror tė Jugosllavisė F.D. dhe kėtė me ndėrgjegje e paramendim e kanė kryer krimin tė paraparė me nenin 3 pika 1 nė lidhje me nenin 2 pika 1 tė ligjit mbi fajin kundėr popullit dhe Shtetit, e tė ndėshkuar sipas nenit 4 pika 1 tė po kėtij ligji.
2. I akuzuari Ahmet Dėrguti pėr veē fajit tė parashtruar nė pikėn 1 ėshtė fajtor edhe pėr kėtė: Nė nė pranverėn e vitit 1945 si intendent i komandės sė vendit nė Rahovec, duke vepruar sipas vendimit tė komitetit pjestar i tė cilit ka qenė, qė tė mbledhė ndihma pėr bandat balliste nė malė, ka marrė prej magazinės Ushtarake tė Komandės sė vendit 2000 kg. drithė dhe 200 kg. leshė me kėtė ka kryer faj kundėr shėrbimit zyrtar tė parapam me nenin 15 tė dekret ligjit mbi gjyqet ushtarake, tė ndėshkuar sipas nenit 16 e 17 tė kėtij dekret ligji nė lidhje me nenin 1 tė ligjit mbi llojin e krimit.

VI.
1. I Akuzuari Rexhep Avdullah Kabashi i quajturi “Tomorri” prej babės Avdullah dhe nėnės Qamile Jusufi, 23 vjeēarė i lindur nė fshatin Kabash jeton nė Korishė, nėnprefektura e Suharekės, bujk sekretar i Kėshillit Komunal tė Lubizhdės, shqiptar me besim mysliman, nėnshtetas jugosllav, i pa martuar, me gjendje ekonomike mesatare, shėrbimin ushtarak nuk e ka kryer, gjendet i rreshtuar nė burg.

Shpati
04-12-09, 11:38
Ė sh t ė f a j t o r

Sepse nė gjysmėn e parė tė vitit 1945 duke u lidhė me tė akuzuarit Tahir Dedėn ėshtė bėrė organ i tij dhe lidhja kryesore nė mes tė akuzuarit Tahir dhe kryetarėve tė bandave tė aramatosura, tė cilat atėherė kanė luftuar nė Drenicė kundėr U.N.Ē tė Jugosllavisė dhe ka dėrguar letra, tė cilat i akuzuari Tahir Deda ju ka shkruar kryetarve tė arratisurve sidomos profesor Ymer Berishės i cili i ka shkruar tė akuzuarit Tahir Dedės, dhe kur nuk ka mundur me shkruar letrat nga frika qė tė mos zihet atėherė, i ka lexuar dhe mandej i ka shkyer dhe pėrmbajtjen e tyre ia ka treguar Tahirit, e sipas udhėzimeve verbale tė Tahirit ai personalisht ka shkruar dhe i ka dėrguar letra profesor Ymer Berishės, me kėtė ai ka kryer faj kundėr popullit dhe shtetit tė parapam dhe i ndėshkuar me nenin 11 tė ligjit mbi fajet kundėr popullit dhe Shtetit.
Sepse si sekretar i kėshillit komunal tė Lubizhdės duke pėrfituar dhe duke abuzuar pozitėn e vetė zyrtare ka mbledhė shėnime mbi ushtrinė tonė, fuqinė e saj dhe lėvizjen, e kėto ia ka dorzuar Tahir Dedės duke ditė se kjo ėshtė njė organizatė ilegale, dhe si e till ėshtė e lidhur me bandat e arratisura, ku kėto shėnime do t’ia dėrgonte kėtyre bandave, pra, ka spiunu nė dėm tė shtetit dhe nė favor tė bandave tė arratisura balliste, me kėtė ka kryer krimin e parapam me nenin 3 pika 10 nė lidhje me nenin 2 pika 1 tė ligjit mbi fajet kundėr popullit dhe shtetit tė ndėshkuara sipas nenit 4 pika 1 tė po kėtij ligji.

VII.
1. I akuzuari Kadri Ramadani i quajturi “TOPALLI” prej babės Ramadan e nėnės Fatime, 23 vjeēarė, i lindur dhe jeton nė Prizren, me profesion brisk-punues, shqiptar me besim mysliman nėnshtetas jugosllav, i pa martuar, me gjendje ekonomike tė dobėt, ushtrinė nuk e ka kryer, i pa dėnuar gjendet i rreshtuar nė burg.

Ė sh t ė f a j t o r

Sepse si pjestar i organizatės balliste, e cila ka pėr qėllim suprimimin e rregullimit shtetror tė Jugosllavisė D.F. nė lidhje me bandat e arratisura nė malė dhe nė rrethin e komitetit ballist nė Prizren, si dhe komitetin e formuar ballist nė Prizren, i ka lidhė kėto organizata me tė arratisurit duke iu dėrguar letra, informata nė mes tė njėri-tjetrit duke quar materialin e mbledhur kėtu nė qytet prej organizatave tė bandave tė arratisura si: bomba, armė, municion, krypė etj.Sepse nė muajin maj tė kėtij viti i ka sjellė nė Prizren nė konferencė kryetarin e njė bande tė armatosur kapitenin Riza Alin dhe e ka lidhė me komitetin e rrethit ballist, me kėtė ka kryer faj tė parapam dhe tė ndėshkuar sipas nenit 11 tė ligjit mbi fajet kundėr popullit dhe shtetit.
Gjykata pėrsa u parashtrua mė lartė dhe nė bazė tė nenit 3 pika 1 nė lidhje me nenin 2 pika 1, nenin 3 pika 4, neni 3 pika 1 nė lidhje me nenin 2, neni 3 pika 7 nė lidhje me nenin 2 pika 1, neni 3 pika 10 nė lidhje me nenin 2 pika 1, neni 4 pika 1, neni 6 pika 1, neni 9 dhe neni 11 tė ligjit mbi fajet kundėr popullit dhe tė shtetit, nenit 15 tė Dekret ligjit mbi gjyqet ushtarake e ndėshkuar sipas nenit 16 e 17 nė lidhje me nenin 1 tė ligjit mbi llojet e krimit dhe ligjin mbi konfiskimin e pasurisė dhe mbi kryerjen e konfiskimit.

Shpati
04-12-09, 11:40
GJ Y K O N

1. Tė akuzuarin Halim Spahin, Tahir Dedėn, Rifat Krasniqin, Sefedin Ahmetin, Rexhep Kabashin dhe Kajtaz Ramadanin i dėnon me vdekje me pushkatim, dhe dėnimin e humbjes sė pėrhershme tė gjitha tė drejtave politike dhe qytetare dhe nė dėnim me konfiskimin e tėrė pasurisė sė tyre.
2. Tė akuzuarit Ahmet Dėrgutin, Kadri Minushin dhe Xhemil Flukun, me dėnim tė humbjes sė lirisė me punė tė pėrdhunshme tė vazhdueshme prej 10 vjetėsh me kushte qė ndėshkimi ka me ju llogarit prej ditės sė arrestimit dhe me dėnim tė humbjes sė tė drejtave politike dhe disa qytetare pėrveē asaj prindore nė vazhdim prej 10 vjetėsh, qė do t’ju llogariten pas vuajtjes sė ndėshkimit.
3. Tė akuzuarin Maliq Balin, me dėnim tė humbjes sė lirisė me punė tė pėrdhunshme nė vazhdim prej 17 vjetėsh, me kusht qė dėnimi ka me ju llogarit prej datės sė rreshtimit, dhe me dėnim tė humbjes sė tė drejtave politike e disa qytetare pėrveē atyre prindore nė vazhdim prej 8 vjetesh, i cili ka me u llogarit pas vuajtjes sė ndėshkimit.
4. I akuzuari Avdyl Rexhepi, me dėnim humbje lirie me punė tė pėrdhunshme nė vazhdim prej 12 vjetėsh me kusht qė dėnimi ka me ju llogarit prej datės sė rreshtimit dhe humbjen e tė drejtės politike dhe disa qytetare pėrveē asaj prindore nė vazhdim prej 5 viteve, i cili t’i llogaritet pas vuajtjes sė dėnimit.
5. I akuzuari Kadri Ramadani, me dėnim tė humbjes sė lirisė me punė tė pėrdhunshme nė vazhdim prej 10 vjetėve, me kusht qė dėnimi me ju llogarit prej datės sė rreshtimit dhe me dėnim tė humbjes tė tė drejtave politike dhe disa qytetare pėrveē tė drejtės prindore nė vazhdim prej 5 viteve, e cila ka me u llogarit pas vuajtjes sė dėnimit.
6. I akuzuari Fehmi Ibrahimi, me dėnim tė humbjes sė lirisė me punė tė pėrdhunshme nė vazhdim prej 8 vjetėsh, me kusht qė dėnimi tė llogaritet prej datės sė rreshtimit dhe me dėnim tė humbjes tė tė drejtave politike dhe disa qytetare pėrveē tė drejtave prindore nė vazhdim pėr 4 vjet, i cili ka me ju llogarit pas vuajtjes sė dėnimit.
7. I akuzuari Bastri Sallku me dėnim tė humbjes sė lirisė, me punė tė pėrdhunshme nė vazhdim prej 7 vjetėsh, me kushtė qė dėnimi tė llogaritet prej datės sė rreshtimit edhe dėnimit tė humbjes tė tė drejtave politike dhe disa qytetare pėrveē tė drejtave prindore nė vazhdim prej 3 vjetėve, i cili ka me ju llogarit pas vuajtjes sė dėnimit.
8. I akuzuari Vahit Mustafa me dėnim tė humbjes sė lirisė, me dėnim punė tė pėrdhunshme nė vazhdim prej 4 vjetve, me kushtė qė dėnimi t’i llogaritet prej datės sė rreshtimit dhe dėnim tė humbjes sė tė drejtave politike dhe disa qytetare pėrveē tė drejtės prindore nė vazhdim prej 2 vjetėsh, e cila ka me ju llogarit prej ditės sė kryerjes sė dėnimit.
9. Tė akuzuarit Abdulla Hajrullahi, Abdulla Hamza, Sadik Mehmeti, Qamil Jemini, me dėnim tė humbjes sė lirisė, me punė tė detyrueshme me vazhdim prej njė viti me kushtė qė dėnimi t’ju llogaritet prej ditės sė rreshtimit.
10. Tė akuzuarit Hasan Rrustemi dhe Sheh Muhedini me dėnim tė humbjes sė lirisė, me punė tė detyrueshme nė vazhdim prej njė viti, dėnimi i cili pezullohet me kondita pėr dy vjet.

Shpati
04-12-09, 13:15
L i r o h e n n g a a k u z a

1. I akuzuari Ibrahim Abdyli, prej babės Abdyl dhe nėnės Rabe Mehmeti, 46 vjeēar i lindur dhe jeton nė fshatin Budakovė nė prefekturėn e Suarekės, bujk, shqiptar, me besim mysliman, nėnshtetas jugosllav, i martuar babė i gjashtė fėmijėve, me gjendje materiale tė mirė ushtrinė e ka kryer, i pa dėnuar tash gjendet i rreshtuar nė burg.
2. Muhamet Vejseli, i akuzuar, prej babės Vejsel dhe nėnės Hamze Haliti, Hasani 36 vjeē, i lindur dhe jeton nė fshatin Reēan, nėnprefektura Suharekė, me profesion bujk, shqiptar me besim mysliman, nėnshtetas jugosllav, i martuar babė i pesė fėmijėve, me gjendje ekonomike tė dobėt, ushtrinė e ka kryer, i pa dėnuar tash gjendet i rreshtuar nė burg.
3. I akuzuari Sinan Hezeri, prej babės Hezer dhe nėnės Xhevide Nuredini, i lindur nė vitin 1914 nė Prizren ku dhe jeton, me profesion marangos, shqiptar me besim mysliman, nėnshtetas jugosllav, i pa martuar me gjendje materiale tė dobėt ushtrinė e ka kryer, i pa dėnuar tash gjendet i rreshtuar nė burg.
4. I akuzuari Ruzhdi Kabashi, prej babės Shuqeri, prej nėnės Isane Qamili, i lindur nė vitin 1926 nė Prizren ku dhe jeton, me profesion mėsues, shqiptar, i besimit mysliman nėnshtetas jugosllav, i pa martuar, me gjendje materiale mesatare, shėrbimin ushtarak nuk e ka kryer i pa dėnuar tash gjendet i rreshtuar nė burg.

P ė r m u n g e s p r o v a sh

A r s y e t i m

Pas pėrfundimit tė seancės kryesore tė mbajtur mė 20-27 Shtator 1945 dhe pas shqyrtimit tė tė gjithė materialit provues nga tė gjitha anėt dhe me ndėrgjegje, gjykata ka konstatuar:
1. I akuzuari Halim Spahija ėshtė agjent i agjenturės sė reaksionit tė huaj, e cila ka pas pėr qėllim dhe vetė nė atė drejtim ka vepruar qė, nė vendin tonė tė shkaktohen ērregullim dhe kryengritje, e cila vėrtetohet me kėto: Sipas pohimit tė akuzuarit Halim Spahis, nė fund tė vitit 1943 ose nė fillim tė vitit 1944 ka qenė nė mbledhje, e cila ėshtė mbajtė nė Gjakovė nė shtėpinė e Hasan Kryeziut, nė tė cilėn ka qenė prezent njė spiun (agjent) i huaj, Sylejman Riza, Hasan Bej Kryeziu, Ejup Binaku etj. Nė kėtė mbledhje ėshtė vendosur tė formohet organizata iredentiste, nė kėtė ėshtė dashur tė hyjnė njerėzit mė pak tė kompromituar nė shėrbimin e okupatorit pėr shkak qė ta maskojnė veprėn tradhėtare dhe bashkėpunimin me okupatorin fashist nė sytė e turmave tė popullit shqiptar.
Pėr ta mbėrri kėtė kanė rekomanduar njė qark pushke efektive kundėr armikut, por kjo nuk guxon me kaluar nė luftė tė hapur. Me kėtė kanė desht me mbėrri qė nė sytė e popullit tė legjitimohen si miq tė okupatorit dhe deri diku tė thejnė simpatinė e popullit shqiptar kundrejtė lėvizjes N.Ē., e cila nė atė kohė ishte e madhe pėr arsye se kėto turma kanė ushqyer vetėm partizanė, njerėz tė luftės pėr lirinė e popullit. Nė kėtė mbledhje ėshtė thėnė “Nė qoftėse mundemi me leju qė partizanėt tė marrin tė gjithė popullin me veti atėherė duhet diku me fillu luftėn”.
Mbledhja e dytė me karakter tė tillė ėshtė mbajt pas njė muaji nė katundin Rugovė, e mandej janė mbajt disa mbledhje tė kėtij lloji nė vende tė ndryshme. Nė kėtė mbledhje i akuzuari Halim Spahija dhe lart tė pėrmendurit kanė vendos me formu formacione ushtarake tė veta nė komandėn e Ejup Binakut, i cili kishte pėr qėllim me mobilizu dhe me armatos njerėz dhe tė pėrgatiten pėr kryerjen e detyrave kur pėr kėtė marrin urdhėrin e duhur. Dhe njėherit pas kėsaj i kanė formuar ēetat dhe kanė organizuar ndihmėn materiale pėr ta. Tė gjitha kėto kanė pasur pėr qėllim qė tė ndahen fuqit e armatosura tė popullit shqiptar, kishin me shkuar nė luftė tė okupatorit dhe me e dobsuar fuqinė e ushtris N.Ē.
Nga pohimi i tė akuzuarit Halim Spahija, shifet se ata kanė qenė mirė tė informuar mbi urdhrat e komandantit suprem dhe Ushtrisė N.Ē. qė nė Jugosllavi nuk qėndron asnjė formacion ushtarak nė asnjė komandė pėrveē nė komandėn e shtabit kryesor tė Ushtris N.Ē. tė Jugosllavisė, dhe qė ēdo formacion ushtarak paralel ka me u konsideruar si armik. Pėr tė gjitha kėto ata kanė vazhduar edhe madje me formue njėsite tė veēanta tė tyre me qėllim si mė lartė.
Kjo organizatė me emėr “Irredentizėm” shpikje artificiale e spiunėve tė huaj dhe tradhtarėve tė vendit nė krye me tė akuzuarin Halim Spahija e hedh paralelen mbi ndarjen e Kosovės nga bashkimi i popujve tė Jugosllavisė, me qėllim tė mashtrimit dhe ndarjes sė turmave shqiptare nga L.N.Ē. nė kohėn kur ishte mėse e nevojshme pėr tė gjithė popujt e Jugosllavisė dhe pėr popullin shqiptarė qė sa mė shumė tė bashkohen me qėllim qė tė asgjėsohet pėrfundimisht okupatori dhe tė fitohet liria.
Nga tė gjitha kėto qė u parashtruan mė lartė qartė shihen tradhtarėt dhe armiqt e kėsaj krahine nė krye me tė akuzuarin Halim Spahin me anėn e “Irredentizmit” nė Kosovė e po atė ēka ka bėrė Drazha Mihajloviqi nė Serbi edhe nė vendet tjera tė Jugosllavisė ēka ka bėrė Mackoja nė Kroaci dhe tradhtarėt tjerė nė krahinat tjera. Pas ēlirimit tė vendit tonė organizata e lartė pėrmendur si armiq tė pėrbetuar tė popullit dhe tė lirisė vazhdon veprėn tradhtare nė tėrsi, por nė formė tjetėr. Riorganizohet dhe merr formėn e re, udhėzime tė reja dhe punėn nga jashtė.

Shpati
04-12-09, 13:17
I akuzuari Halim Spahia si organizator kryesor dhe kryetar i organizatės sė lart pėrmendur menjėherė pas ēlirimit me sjellje artificiale fiton besimin e pushtetit popullor dhe bėhet kryetar i K.N.Ē. nė Prizren. Nė muajin Shkurt tė kėtij viti i akuzuari Halim Spahia si kryetar i kėshillit takohet me njė person misterioz gjykatsin Mborja kėtu nė Prizren, pėr tė cilin mund tė thuhet qė me siguri ėshtė spiun i reaksionit tė huaj. Ai vjen pikėrisht kur bėhen luftimet nė mes tė bandave balliste dhe U.N.Ē. nė Drenicė dhe nė prapavijat e frontit qė tė bindet nė vend pėr zhvillimin e luftės dhe tė shoh se nė ēfarė mėnyre mund t’iu ndihmohet bandave. I drejtuar nė adresėn e tė akuzuarit Halim Spahisė takohet me tė, jep direktivat dhe udhzimet e duhura nėn rrethana tė reja dhe kėrkon prej tij qė t’ia mbledh shėnimet pėr luftėn nė Drenicė, mbi viktimat e bandave dhe mbi numrin e tė vrarėve shqiptarė nė kėtė luftė, si dhe shėnimet mbi numrin e armiqėve tė popullit nė tė gjitha krahinat qė kėto shėnime t’i dėrgoj pėrjashta me qėllim qė tė tregoj se ēfarė terrori bėhet ndaj popullit shqiptar nė Jugosllavinė e re, qė kjo t’i shėrbej si vegėl pėr propagandė e shpifje tė reaksionit tė huaj kundėr Jugosllavisė sė re dhe tė gjitha kėto me qėllim tė intervenimit nga jashtė pėr rrėzimin e gjendjes qė ėshtė nė vendin tonė.
Si provė e tretė qė i akuzuari Halim Spahia ėshtė agjent i huaj rrjedh nga fakti se bashkėpuntori dhe miku kryesor i tij nga koha e okupacionit ėshtė spiuni i dyfisht Hasan Rema, i cili pėr ta fshehur punėn e tij tė pistė ka qenė ortak nė dyqanin e tė akuzuarit Halim Spahisė. Nga deponimet e tė akuzuarit Tahir, i cili gjatė hetimeve ka dėshmuar se Hasan Rema ka qenė nė shėrbim tė gestapos, se e ka parė nė uniformėn gjermane, dhe se para saj kur kanė qenė njėher sė bashku nė burg ka parė te Hasani ari. Ky fakt si dhe e tėrė vepra e Hasan Remės gjatė okupacionit ėshtė provė e qartė se ky ka qenė spiun i dyfishtė.
Me siguri mund tė vėrtetohet se i akuzuari Halim Spahia e ka ditė mirė se kush ėshtė Hasan Rema dhe pėr kėtė ėshtė shoqruar me tė pasi kanė vepruar sė bashku pėr ēėshtjen e spiunazhit. Ėshtė e kotė mbrojtja e tė akuzuarit Halim Spahisė se nuk e ka ditė se kush ėshtė Hasani, d.m.th qė ai nuk e ka ditė se Hasani ėshtė spiun meqenėse nė deponimet e tija e ka pohue se e ka pa Remėn nė uniformėn gjermane.
Nė parashtrimet e mėtutjeshme do tė shifet a ėshtė puna e pėrbashkėt nė ēėshtjet tradhtare tė akuzuarit Halim dhe Hasan Remės.
I akuzuari Halimi pasi i ka marrė instruksionet e duhura nga gjyqtari Mbroja siē ėshtė parashtruar mė lart dhe pasi i ka dhėnė premtime qė do t’ia dėrgon shėnimet e kėrkuara ia ka filluar punės. Si kryetar i kėshillit N.Ē. kryen miqėsi bėnė lidhje, pėrfiton njerėz pėr veprimin e tij tradhėtar nė kėtė ėshtė dashur dikush t’i ndihmoj dhe pėr kėtė shkak iu ka drejtuar mikut tė tij tė vjetėr nga koha e okupacionit Tahir Dedės, i cili me duar hapur e pranon ofertėn dhe hynė nė bashkpunim me tė akuzuarin Halim Spahinė i cili i jep instruksione pėr t’i zbatuar nė jetė. Sipas kėsaj direktive, tė cilėn i akuzuari Halim ia ka dhėnė tė akuzuarit Tahir Dedės, ai u dashtė ta informonte tė ashtu quajturin “Komitetin Nacional Demokratik”, detyra e tė cilit ishte me zėvendėsue organizatėn me emrin “Irredentizėm” nėn rrethana tė reja nė vendin e ēliruar nėn emrin e ri, dhe tė vazhdoj punėn e vet tash mė si organizatė kryengritėse-komplotiste. Pėrveē kėsaj i akuzuari Halim S. i ka dhėnė tė akuzuarit Tahir D. pėr detyrė qė tė formoj Komitetin Central Nacional Demokratik pėr Kosovė me qendėr nė Prizren, dhe njėkohsisht me fillu me informu dhe me i riorganizue komitetet e rretheve dhe tė komunave nė tė gjitha vendet e kėsaj krahine. Mandej i akuzuari Halim S. i ka dhėnė tė akuzuarit Tahir D. direktiva pėr pėrhapjen e propagandės anti-popullore pėr mbledhjen e shėnimeve me karakter tė fshehtė shtetror dhe tė gjitha shėnimet tjera nė lidhje me organizatėn.
Pas kėsaj pėr ta udhėhequr mė me siguri organizatėn e pėrmendur ilegale tradhtare i akuzuari Halim Spahia nė muajin Prill tė kėtij viti shkon nė Shqipėri dhe vendoset nė Kukės, vend i cili ėshtė nė afėrsi direkte tė kufirit nė mes tė Jugosllavisė dhe Shqipėrisė, prej nga vazhdon punėn e tij shkatėrruese, spiune, anti-popullore duke i transmetuar instruksionet e veta Tahir Dedės pėrmes mikut tė tij mė tė mirė dhe bashkėpunėtorit Hasan Remės. Sipas deponimeve tė tė akuzuarit Tahir Dedės ėshtė vėrtetuar se i akuzuari Halim Spahia gjithnjė i ka dėrguar udhėzime pėr punė Tahirit, i cili i ka takuar ēėshtjeve tė organizatės. Po ashtu ėshtė vėrtetuar nė bazė tė denoncimeve tė tė akuzuarit Tahir Dedės se ai ka vepruar sipas direktivave tė tė akuzuarit Halim Spahisė megjithatė e ka ditur se i akuzuari Halim S. ėshtė agjent i huaj dhe si i tillė ky ia ka dhėnė kėto instruksione. Qė kjo ėshtė kėshtu gjykata ėshtė bind prej fjalėve tė tė akuzuarit Tahir Dedės ditėn e seancės duke thėnė “Udhėzimet janė fjalėt e Halim Spahis, tė cilat kanė qenė program pėr mua.
Nga deponimet e Basri Sallkut tė dhėna nė ditėn e seancės qė i akuzuari Tahir Deda i ka thėnė me rastin e dhėnjeve tė direktivave pėr formimin e komitetit pėr nėnprefekturėn e Ferizajit se ata e kanė qendrėn kryesore nė Kukės, e prandaj gjykata ėshtė bindur se kjo organizatė i ka pasur dy qendra, njėrėn nė Kukės nė krye me Halim Spahin, e dyta organizatė me qendėr nė Prizren nė krye me tė akuzuarin Tahir Dedėn.

Shpati
04-12-09, 13:19
II. I akuzuari Tahir Deda, Fehim Ibrahimi, Maliq Balija, Avdullah Rexhepi dhe Bastri Sallku i kanė kryer fajet e pėrmendura nė dispozitivin e kėtij gjykimi neni 1. Mbi kėtė gjykata ėshtė bind nga sa vijon: Me pohimin e tė akuzuarve si gjatė hetuesisė ashtu edhe nė seancėn kryesore, dhe me ngarkimin e njėri tjetrit, dhe mė nė fund nga pėrmbajtja e letrave direktive prej tė cilave njėrėn e ka shkruar Tahir Deda e tjetrėn i akuzuari Rifat Krasniqi ėshtė vėrtetuar: se i akuzuari sipas instruksioneve tė akuzuarit Halim Spahisė ka hyrė me e formue tė ashtu quajturin Komitetin Nacional Demokratik me qendėr nė Prizren nė fund tė muajit Maj ose nė fillim tė muajit Qershor tė kėtij viti, dhe qė me ndėrgjegje dhe me vullnet nė kėtė kanė hyrė: Fehmi Ibrahimi, Maliq Balija, Avdullah Rexhepi, Bastri Sallku, Hasan Rrustemi dhe janė bėrė anėtar tė udhėheqjes qėndrore tė tij.
Qėllimi i kėsaj organizate kryengritėse me karakter komploti ka qenė me i formuar nė baza ilegale komitetet e rretheve dhe tė komunave dhe katundeve nė tė gjitha vendet nė Kosovė. Kėto komitete kanė qenė nė mbikqyrje tė plotė nga Komitetet Qėndrore dhe tė gjitha urdhėrat dhe instruksionet e tij ėshtė dashur me i zbatue me obligim; me u lidhė me komitetet tradhtare tė organizatave balliste ku ato egzistojn, me riorganizue dhe me iu nėnshtrue komiteteve qėndrore dhe me kėtė qė tė arrihet lufta e pėrbashkėt dhe puna pėr rrėzimin e pushtetit qė ėshtė me u lidhė me bandat e armatosura nė mal; tė kryejnė prej kriminelėve tė njoftur tė luftės dhe armiqve tė popullit me qėllim tė aksionit tė pėrbashkėt nė planin anti-popullor prandaj dhe luftėn e armatosur, sepse me anėn e komiteteve tė tyre dhe pjesmarrėsve tė tyre me e pėrhap propagandėn e rrejshme anti-popullore shpifėse se si populli shqiptar ėshtė pa tė drejta nė Jugosllavinė e re dhe se nuk e ka lirinė e vet nacionale dhe politike, qė nė kėtė mėnyrė me shkaktu urrejtjen dhe pa durimin e popullit shqiptar kundėr popujve tė tėrė kėsaj krahine dhe popujve tjerė tė Jugosllavisė dhe mandej e ka pasur pėr qėllim mbledhjen e shėnimeve me karakter politik dhe ushtarak, tė cilat konsiderohen si fshehtėsi shtetnore me qėllim qė kėto me ua dėrgue agjentėve tė reaksionit tė huaj, me qėllim tė paraqitjeve, shpifjeve gėnjeshtare se si nė Kosovė bėhet terror mbi popullin shqiptar. Mandej, me shti sa mė shumė njerėz tė tyre nė pushtetin popullor dhe nė institucionet tjera, si dhe me i pėrfitu dhe me i ba pėr veti ata qė tash gjenden nė pushtet, me qėllim qė ta minojn pushtetin tonė popullor dhe njėkohsisht pėrmes tyre me bėrė spiunazhe dhe me i marrė msheftėsinat zyrtare dhe shtetrore, tė cilat kishin me i pėrfitue pėr punėn e tyre shkatėrruese.

Shpati
04-12-09, 13:20
Udhėheqėsia centrale e lartė pėrmendur pėr t’i realizuar qėllimet e pėrmendura tė organizatės ka vepruar nė kėtė mėnyrė.
I akuzuari Tahir Deda pas marrjes sė shėnimeve tė duhura mbi organizatėn e Halim Spahisė dhe pasi ia ka dhėnė formėn e komitetit central nė mėnyrė si ėshtė pėrshkruar mė lartė ka kaluar me formimin e komiteteve tė rrethit nėpėr vende tė ndryshme. Mė parė tė akuzuarit Fehmi Ibrahimit ia ka dhėnė pėr detyrė me u lidhė me komitetin e rrethit ballist nė Prizren qė tė organizon dhe tė gjej persona tė pėrshtatshėm nga radhėt e tregtarve pėr ndryshimin e komitetit central.
I akuzuari Fehmi ka pranuar detyrėn dhe ėshtė lidhur me komitetin e rrethit nė Prizren dhe ka ardhur nė kontakt me tregtarėt mė tė njoftur si p.sh.: Beqir Bajmakun me qėllim qė kėta t’i shtinė nė udhėheqjen centrale. Nga deponimet e tė akuzuarit Tahir Dedės gjykata mandej ka konstatuar se ia ka vėnė pėr detyrė tė akuzuarit Maliq Balisė qė tė lidhet me komitetin e rrethit ballist nė Rahovec me riorganizue, i cili edhe i ka krye kėto detyra. Mandej, i ka dhėnė direktiva tė akuzuarit Bastri Sallkos pėr formimin e komiteteve pėr Ferizaj, Kaēanik dhe Gjilan, Ramadan Ajvazit pėr Prishtinė dhe Murat Ademit pėr Podujevė.
I akuzuari Tahir Deda pohon edhe kėto se i ka dhėnė parrollat themelore tė propagandės anti-popullore mbi tė drejtat jo tė barabarta tė shqiptarėve nė Jugosllavinė e re dhe mbi mos njohjen e tė drejtave tė tyre kombėtare dhe mbi atė se shqiptarėt mund ta fitojnė lirinė e vet vetėm me anėn e kėtyre komiteteve.
I akuzuari Tahir Deda pohon se ai vet e ka formue komitetin e rrethit nė Suharekė dhe ju ka dhėnė tė gjitha instruksionet e duhura. I akuzuari Tahir Deda sipas pohimit tė tij, sipas deponimeve tė Bastri Sallkos dhe Maliq Balis, si dhe sipas letrės direktive tė zėnė ka mbledhur shėnime mbi dėnimet e kriminelėve tė luftės dhe armiqėve tė popullit, mbi viktimat e ballistėve nė Drenicė nė muajin Shkurt 1945, tė cilat ka pasur pėr qėllim me i dėrgue jashtė dhe t’i paraqes se kėto viktima tė terrorit qė bėhen janė ndaj popullit shqiptar. Pastaj, gjykata ka konstatuar nga pohimi i tė akuzuarit Tahir Deda dhe nga deponimet e tė akuzuarit Fehmi Ibrahimit dhe tė Rexhep Kabashit, si dhe nga letra e tij direktive se ka bėrė lidhje dhe u ka dhėnė udhėzime kryetarėve tė bandave balliste nė mal si nė kohėn e luftes nė Drenicė ashtu dhe mė vonė.
Nga deponimet e tė akuzuarit Tahir po ashtu ėshtė vėrtetuar se fakti qė ai u ka rekomandue tė gjitha komiteteve qė sa mė shumė njerėz tė tyre tė futin nė Pushtetin Popullor e me qėllim qė ky tė dobėsohet dhe tė pėrfitojnė pėr qėllimet e tyre anti-popullore, e ky personalisht ka bėrė pėr vedi Avdullah Rexhepin nėnpunės tė financės, Hasan Rrustemin nėnpunės tė Kėshillit tė rrethit Popullor dhe Rexhep Adullah Kabashin sekretarin e kėshillit komunal popullor.
Nga kjo del se i akuzuari Tahir Deda ėshtė organizator kryesor i komiteteve tė pėrmendura. Sipas deponimeve tė tė akuzuarit Tahir Deda ėshtė vėrtetuar se ka pas lidhje shumė tė forta me tė dhe tė akuzuarin Halim Spahin, i cili ka qenė spiun i dyfisht, Hasan Rema kur bėhej lufta nė Drenicė ka pasur korrespodenca me profesor Ymer Berishėn kryetarin e bandave balliste, rrjedh se atėherė ju ka dhėnė informata dhe direktiva tė duhura dhe pėr kėtė shkak mban pėrgjegjėsinė e madhe pėr kėtė masakrim. Sipas deponimeve tė Hasan Rrustemit dhe Fehmi Ibrahimit i akuzuari Tahir Deda e ka organizuar ikjen e dy pjestarve tė Armatės Jugosllave, tė cilėt kanė gabuar nė detyrėn e tyre.

Shpati
04-12-09, 13:21
Nga pohimi i tė akuzuarit Maliq Balis gjykata ka konstatuar se ai ka qenė nė komitetin central me tė akuzuarin Tahir Dedėn dhe prej kėtij si anėtar i komitetit central ėshtė dėrguar me marrė lidhje me komitetin e rrethit ballist nė Rahovec edhe kėtė me riorganizue qė ai kėtė detyrė e ka krye. Pėr kėtė qėllim ai ėshtė lidhė me kryetarin e komitetit ballist Kadri Minushin i akuzuari Maliq Balia ka mbledhė shėnime nė kėtė nėnprefekturė mbi numrin e tė rinjve shqiptar. Ai po ashtu nė kėtė rast e ka pasur pėr detyrė me e ditė sa armė disponojn katundarėt dhe kėtyre me iu vu nė dijeni qė t’i ruajn mirė armėt pėr ditėn kur t’iu nevoiten.
Shėnimet e mbledhura i akuzuari Maliq Balia ia ka dorėzuar tė akuzuarit Tahir Dedės dhe po ashtu gjykata ka konstatuar nga pohimi i tė akuzuarit Maliq se ai ia ka dėrgue letrėn direktive pėr komitetin e rrethit nė Rahovec.
Gjykata mandej konstaton se nė bazė tė pohimeve tė tė akuzuarit Avdullah Rexhepi se ai ka qenė anėtar i komitetit central tė lartė pėrmendur se ai i ruajti dhe i ka kopjue shėnimet mbi pushkatimin e armiqve tė popullit tė prefekturės sė Rahovecit dhe tė Suharekės se e ka rujt dhe e ka kopjue letrėn direktive pėr punėn dhe organizimin e komitetit ballist, si dhe luftėn e tyre kundėr lėvizjes N.Ē.
Pėr tė pandehurin Hasan Rrustemin gjykata ka konstatuar se ky ka qenė i perfitum nga ana e Tahir Dedės pėr udhėheqjen qėndrore se e ka dhėnė pohimin por i pa vendosur se nė realitet ka qenė prezent vetėm nė njė bisedė, e cila ėshtė bėrė nė mes tė tė akuzuarit Tahir Dedės dhe nė mes tė tė akuzuarit Bastri nė shtėpinė e tij, por nė kėto nuk ka marrė pjesė. Mė vonė krejtėsisht ka hequr dorė nga ēdo veprim dhe punė nė ēėshtjet e organizatės. Nga deponimet e tė akuzuarit Bastri Salkoviqit, gjykata ka konstatuar se i pandehuri Bastria ka qenė anėtar i komitetit central ballist dhe si i tillė ka pranue detyrėn me formue komitetet balliste nė Ferizaj, Kaēanik dhe Gjilan, si dhe nė komuna dhe katunde nė rrethet e pėrmendura se nė rastin e dhėnjes sė kėsaj detyre i akuzuari Tahir ia ka vėnė pėr detyrė qė tė lidhet me ballistėt nė mal qė tė organizohen nė formacione ushtarake nėpėr toge dhe mandej pa urdhėrin e tij tė mos veprojn asgjė. Po ashtu i akuzuari Bastri ka pranuar se i akuzuari Tahir ia ka dhėnė tri copė instruksione kryesore tė shtypura me makinė, prej tė cilave njė kopje ėshtė dashur me e mbajt pėr veti, tė dytėn me dorzue nė Kaēanik, e tė tretėn nė Gjilan. Mandej i akuzuari Bastri ka pranuar detyrėn me ia dėrgue tė gjithė emrat e personave tė rrethit tė Ferizajit qė janė pushkatuar nga ana e partizanve dhe emrat e tė gjithė spiunve shqiptar qė bashkpunojn me partizan.
Nė deponimet e Hasan Rrustemit gjykata ka konstatuar se i akuzuari Tahir Deda me rastin e dhėnjes sė direktivave tė akuzuarit Bastri ka thėnė: “Ta dish kur tė vjen urdhėri qė tė gjitha rrugėt me rėndėsi tė bllokohen, kėshtu qė asnjė partizan mos tė ik kur tė fillon lufta”. Nga deklarata e sipėrme si dhe nga letra direktive, tė cilėn e ka shkruar i akuzuari Tahir Deda gjykata ka konstatuar se pėrveē detyrave tė lartė shėnuara tė kėsaj organizate ka qenė qėllimi kryesor me armė kundėr rregullimit shtetror qė ėshtė sotė.
Nė letrėn tė cilėn i akuzuari Tahir Deda e pranon si tė vetėn, tė cilėn ua ka dėrguar komiteteve tė rretheve si udhėzim pėr punė gjendet:

Shpati
04-12-09, 13:23
1. “Asnjė lėvizje nuk mund tė mbahet pa urdhėr tė marrė prej qendrės sė rrethit, gjithnjė duhet me qenė nė lidhje me lėvizjen tonė tė jashtme, po ashtu edhe lėvizja e jashtme nuk duhet asgjė me bėrė por duhet me ndejt nė gadishmėri.”
2. Lajmet dhe tė gjitha informatat tjera duhet me ia dėrgue komitetit tė rrethit, nė qoftė se kėta njerėz nuk munden me i krye atėher kėtė kanė me i krye gratė e besuara.
3. Tė gjitha fuqit qė gjenden pėrjashta duhet tė jenė tė pėrgjegjshme prej komandantve, tė cilėt kanė me i radhit nė dhjetshe dhe nė kompani, po ashtu qendra ka me u bė dhe ka me veprue si komanda;
4. Pėrjashtohen rastet e jashtėzakonshme qė mund t’iu ngjajnė togeve dhe kompanive, kur mujn me prit urdhra dhe shenja pėr tėrheqje, ato kanė me veprue sipas dijes sė tyre kjo d.m.th. nėqoftėse rrethohen nga ana e armikut ose ndonjė gjė tjetėr, ato gjithnjė sipas mundėsisė duhet me lajmruar qendrėn pas njė apo dy dite me obligim se ku gjenden dhe;
5. Tė gjitha nevojat si ushqimi e tė tjerat kanė me u kėrkue prej komandės dhe kėshtu tė gjitha ndihmat qė vijn duhet me njoftue komandėn…
Nga tė gjitha kėto dhe nė lidhje me faktin e vėrtetuar tė formimit tė komitetit tė rretheve dhe tė komunave mbi shtrirjen rrethė tyre komiteti qėndror siē u tha mė lartė nė letrėn direktive do tė bėhet komanda kryesore atėher qartazi dhe qėllimi i tėrė organizatės ka qenė lufta me armė d.m.th. pushtimi me forc i rregullimit shtetror qė ekziston, me kushte qė pas kėsaj kėto komitete tė marrin pushtetin.
Gjykata ka ēmuar mbrojtjen e tė akuzuarėve dhe kėto i akuzuari Halim Spahia se ai nuk ėshtė agjent i huaj, qė nuk ka bashkpunuar dhe nuk ka marrė udhėzime prej agjentėve tė huaj, qė nuk di asgja pėr asnjė organizat, i cili nuk ka dhėnė kurfarė udhėzime as direktiva tė akuzuarit Tahir Dedės, qė pėr punėn e tij ka marrė udhėzime prej tė akuzuarit Halim Spahisė, qė organizata nuk ka pas pėr qėllim luftėn dhe kryengritjen me armė, me qėllim tė rrėzimit tė gjendjes jashtė dhe pregaditjen politike tė termave pėr bashkimin e krahinės sė Kosovės me Shqipnin, dhe qė e gjithė puna ka qenė nė projekt dhe njė gjė e tillė si dhe mbrojtjen e tė tjerve tė akuzuar tė lartė pėrmendur qė nuk kanė qenė aktiv nė punė, qė detyrat e dhanuna nuk i kanė krye etj, por, duke i marr parasysh faktet e vėrtetuara mė lart gjykata nuk ua ka pranuar mbrojtjen e tyre.
Nga tė gjitha kėto si mė sipėr nė bazė tė fakteve tė vėrtetume ka konstatuar:
Se i akuzuari Halim Spahia, Tahir Deda, Fehmi Ibrahimi, Hasan Rrustemi, Abdullah Rexhepi, Maliq Balija dhe Bastri Sallko me punėn e tyre tė para shikuar me dispozitivin e kėtij aktgjykimi i kanė krye krimet kundėr popullit dhe shtetit.
Me rastin e caktimit tė dėnimeve tė akuzuarit e lart pėrmendur gjykata ka ēmuar gradėn e pėrgjegjsisė sė tyre dhe ka konstatuar: Se i akuzuari Halim Spahia agjent i huaj frymėzues, organizator dhe iniciator i tė ashtu quajturit “Komiteti Nacional Demokratik” qėllimi i tė cilit ka qenė si organizatė kryengritse me karakter komploti me violenc me e rrėzue rregullimin shtetror qė ėshtė nė Jugosllavinė e re dhe gjykata duke marrė si rrethana rėnduese qėndrimin e tij tradhtar tė fshehur gjatė okupacionit, bashkpunimin me anmikun pėr shkak se ėshtė bėrė pasanik lufte dhe kamuflimin e tij si agjent i huaj dhe afrimi i tij te pushteti popullor, nga i cili e ka fituar besimin, tė cilin e ka abuzuar nė punėn e tij tradhtare dhe mohimin e tij tė verbėr dhe pėr kėtė shkak e ka dėnuar me dėnim me vdekje, me pushkatim, me humbjen e tė drejtave civile dhe politike pėr gjithmonė dhe me konfiskimin e tėrė pasurisė.
Se i akuzuari Tahir Deda bashkpuntor dhe besniku kryesor i tė akuzuarit Halim Spahisė pėr ēėshtjen e formimit tė ashtuquajturve “Komitete Nacional Demokratike” se po ashtu ėshtė organizator kryesor i komiteteve tė pėrmendura nė kėtė krahinė, se ėshtė shtylla kryesore dhe shpirti i udhėheqjes qėndrore tė organizatės sė lart pėrmendur, se ėshtė organizatori kryesor i komitetit qėndror dhe komiteteve tė rretheve, se ėshtė mbledhės dhe dėrgues i shėnimeve me karakter tė fshehtė shtetror dhe ushtarak, se ėshtė organizatori kryesor pėr krijimin e lidhjeve nė mes tė komiteteve dhe bandave balliste nė mal, qė kėtyre po ashtu iu ka dhėnė udhėzimet e duhura pėr punė, se e ka organizuar aksionin pėr materiale tė ballistve nė mal, se i ka dėrguar pjestarėt e armatės jugosllave nė mal te bandat, dhe se i ka bėrė pėr veti njerėzit e pushtetit popullor pėr punėn e tij tradhtare dhe gjykata duke i marrė kėto si rrethana rėnduese; sjelljet e tij tė kėqija nė kohėn e okupacionit, abuzimi i besimit tė dhėnė nga ana e popullit, si dhe ngatrrimin e pohimit tė tij gjatė procesit; e pėr kėtė ėshtė dėnuar me vdekje, pushkatim, me humbjen e tė drejtave civile pėrgjithmon dhe konfiskimin e tėrė pasurisė sė tij.
Se i akuzuari Maliq Balija ka qenė ndihmės kryesor i tė akuzuarit Tahir Dedės pėr ēėshtjen e formimit dhe tė organizimit tė komiteteve tė rrethit, se ka qenė anėtar i udhėheqjes qėndrore, se komitetin qėndror e ka lidhė me atė tė rrethit nė Rahovec, dhe ky i ka organizuar dhe ka mbledh shėnime nga nėnprefektura e Rahovecit dhe ia ka dorzuar tė akuzuarit Tahir Deda, se ka qenė shumė aktiv dhe besnik nė kryerjen e detyrave tė marrura nga i akuzuari Tahir Deda, dhe gjykata duke e marrė parasysh llojin e veprimit, i cila ka qenė shumė mė larg dhe pa lidhur me pak nė madhėsi prej tė akuzuarit Tahir Deda e ka dėnuar me dėnimin e humbjes sė lirisė me punė tė detyrueshme nė vazhdim prej 17 vjetėsh dhe me humbjen e tė drejtave politike e disa qytetare nė vazhdim prej 8 vjetėsh.
Se i akuzuari Avdullah Rexhepi ėshtė anėtar i udhėheqjes qėndrore dhe si vėrtetuam nė besnikėri iu ėshtė besuar nga ana e komitetit qėndror ruajtja e shėnimeve tė tė gjithė korrespondencės sė msheftė dhe tė dokumenteve tė organizatės sė pėrmendur, se ka krye korrespodencėn dhe tė gjitha punėt e administratės sė lart pėrmendur, dhe duke marrė si rrethana rėnduese mohimin e tij, abuzimin e detyrės sė besueme nga ana e popullit si nėnpunės i financės gjykata e ka dėnue me dėnim tė humbjes sė liris me punė tė pėrdhunshmė nė vazhdim prej 12 vjetėsh dhe me humbjen e tė drejtave politike e disa qytetare prej tetė vjetesh.

Shpati
04-12-09, 13:24
Se i akuzuari Fehim Ibrahimi ėshtė anėtar i udhėheqjes qėndrore dhe si i tillė e ka lidhė qendrėn me komitetin e rrethit nė Prizren, dhe e ka pranuar detyrėn me i ba pėr veti disa tregtar dhe pėr organizatėn. Gjykata duke marrė parasysh se pas njė kohe tė shkurtė ėshtė bėrė jo aktiv dhe nuk e ka kryer asnjė detyrė tė marrur nga Tahiri e ka dėnuar me humbjen e liris me punė tė pėrdhunshme nė vazhdim prej 8 vjetėsh dhe me humbje tė tė drejtave politike e disa qytetare prej 4 vjetėsh.
Se i akuzuari Bastri Sallko ka qenė anėtar i udhėheqjes qėndrore dhe si i tillė ka pranuar detyra prej tė akuzuarit Tahir Dedės me formue komitetin nė Ferizaj, Gjilan dhe Kaēanik, me mbledh shėnime mbi numrin e tė pushkatuarėve dhe tė vrarėve shqiptar, me vu lidhje me bandat nė mal, me pregadit gjithė ēka mundet nė kėtė terren pėr kryengritje me armė, me krye kontrollin e tė gjitha armėve, me tė cilat dispononin katundarėt dhe me ju treguar se duhet me i rujt mirė pėr momentin e duhur. Gjykata duke i marrė parasysh tė gjitha kėto detyra qė i ka pranuar nuk i ka krye, e ka dėnuar me humbje tė liris me punė tė pėrdhunshme nė vazhdim prej 7 vjetėsh dhe dėnim tė humbjes sė tė drejtave politike e disa civile nė vazhdim prej 3 vjetėsh.
I akuzuari Hasan Rrustemi pas njė shtytje tė gjatė dhe bėrjes pėr veti nga ana e tė akuzuarit Tahir Dedės ka dhėnė pėlqimin por jo tė vendosur me hyrė nė organizat, se vetėm njė herė ka marrė pjesė nė bised qė ėshtė bėrė nė shtėpin e tij nė mes tė tė akuzuarit Ibrahim dhe Bastri pėr ēėshtjet e organizatės, por nė kėtė rast nuk ka marrė kurfarė pjese nė kėtė bised, mandej nuk ka pranuar kurfarė detyre se nuk ka qenė pėrgjithėsisht aktiv se asgjė nuk ka vepruar nė dobi dhe interes tė organizatės sė pėrmendur dhe gjykata duke i marrė parasysh sjelljet e tij tė mira, pohimin e tij, pėrpjekjet e tija qė ēėshtja tė sēarohet e ka dėnuar me humbjen e liris me punė tė pėrdhunshme nė vazhdim prej 1 viti dhe me dėnim me kusht pėr 2 vite, duke konsideru se ky dėnim ėshtė i mjaftushėm duke e marrė parasysh sa u parashtrua edhe atė se kjo ka me pas ndikim politikisht me tė denuarin si njeri i ri dhe nė tė ardhmen do tė pėrmirsohet.

III. Mandej, gjykata ka konstatuar nė bazė tė thėnjeve tė tė akuzuarit Tahir Dedės dhe tė akuzuarve Qamil Jemini dhe Sadik Mehmet Peqani, qė tė akuzuarit Qamil Jemini dhe Sadik Peqani i kanė kryer veprat e pėrmendura nė dispozitivin e aktgjykimit nė bazė tė nenit 3 qė don me thėnė qė nė fillim tė muajit Qershor kanė qenė nė mbledhje me tė akuzuarin Tahir Deda nė shtėpin e tij nė Prizren, dhe qė nė atė rast e kanė pranuar detyrėn qė ta formojn Komitetin Nacional Demokratik nė Suharekė. Gjithashtu gjykata ka konstatuar se tė akuzuarit e pėrmendur mė lartė nė vitet 1943 e 1944 kanė qenė funksionar tė lart tė komitetit tė Suharekės, komitet ky qė ėshtė i organizuar nga ana e organizatės tradhtare tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit duke e pas nė krye Xhafer Devėn, me qėllim pėr hesap dhe pas udhėzimeve tė okupatorit gjerman tė organizojnė popullin shqiptar kundėr lėvizjes sė ēlirimit kombėtar dhe tė bėhet mobilizimi i shqiptarve nė divizionin S.S. nė luftė kundėr U.N.Ē. dhe kėshtu kanė punuar nė kėtė drejtim.
Nga gjendja faktike e cituar mė lartė, Gjykata ka konstatuar se me veprat e tė akuzuarve egziston faji i krimit kundėr popullit dhe shtetit.
Gjykata ka ēmuar edhe mbrojtjet e tė akuzuarve se kėta kanė qenė tė ftuar qė tė hyjn nė organizat dhe t’i mbledhin shėnimet nga ana e tė akuzuarit Tahir Deda dhe se kėtė nuk e kanė pranuar por duke e marr pėr siper ate qė ėshtė konstatuar mė sipėr gjykata kėto mbrojtje nuk i ka pranuar. Me rastin e caktimit tė dėnimit tė tė akuzuarve gjykata ka ēmuar edhe pėrgjegjsin penale tė tyre dhe ka konstatuar:
Se tė dy tė akuzuarit kanė pranuar ofertėn e tė akuzuarit Tahir Deda pėr me formue “Komitetin Nacional Demokratik” nė Suharekė, por nuk kanė pas sukses kėtė me realizuar por gjykata duke i marrė parasysh veprat e tyre si rėnduese veprimtarin e tyre tradhtare gjatė okupacionit i ka dėnuar me punė tė detyrueshme nė vazhdim prej 1 viti.

Shpati
04-12-09, 13:26
IV. Gjykata gjithashtu ka konstatuar se i akuzuari Xhemil Fluku, Sefedin Ahmeti, Avdullah Hajrullahi dhe Avdullah Hamza janė anėtar tė komitetit ballist tė rrethit tė Prizrenit kėtė bindje gjykata e ka formuar nė bazė tė thėnjeve dhe pohimit tė tė akuzuarve tė citum mė pėrpara. Ata i kanė pohuar krejtėsisht fajet qė iu vihen pėr bazė qė janė ekspozuar nė dispozitivin e kėtij aktgjykimi nė bazė tė nenit 4.
Sipas thėnjeve tė tė akuzuarve Xhemil Floku, tė akuzuarit e lartė pėrmendur e kanė bėrė mbledhjen e parė nė muajin Maj tė kėtij viti nė afėrsin direkte tė Prizrenit, nė prronin Remine, ku kanė qenė tė njoftuar kriminelėt dhe udhėheqsit e bandave balliste si: Ali Riza, Sali Zhuri etj sepse sipas iniciativės dhe udhėzimeve tė udhėheqėsve tė pėrmendur tė bandave kanė formuar komitetin e rrethit me qėllim tė pėrhapjes sė propagandės shkatrruese, shpiunazhe dhe tė mbledhjes dhe dėrgimit tė ndihmave nė armė, municion, ushqim dhe nė material tjetėr bandave balliste. Nė kėtė mbledhje ėshtė ndarė puna midis atyre qė ishin prezent nė kėtė mėnyrė: Xhemil Fluka ka qenė kryetar dhe si i till me e drejtuar gjithė veprimtarin nė rrethė, i akuzuari Sefedin Ahmeti ka qenė sekretar dhe pėrveē kėsaj ka pasur pėr detyrė me mbledh material dhe armė pėr bandė.
I akuzuari Avdullah Hamza pėr me mbledh dru dhe gjėra tjera pėr njė fsheftsi mė tė madhe nė punė sipas kėsaj janė ndarė pseudonimet.
I akuzuari Xhemil Floku ka marrė pseudonimin me emrin “Kumona” ndėrsa i akuzuari Sefedin Ahmeti ka marrė psudonimin “Pėllumbi” ndėrsa i akuzuari Avdullah Hamza ka pasur pseudonimin “Polajqa”.
Nga pohimet e tė gjithė tė akuzuarve gjykata mandej ka konstatuar se ata i kanė bėrė edhe dy mbledhje, dhe e kanė bėrė betimin nė Musaf (KURAN).
Sipas fjalėve tė tė akuzuarit Sinan Hamza qėllimi i betimit ka qenė qė tė mos zbulohet organizata, veprimtaria e saj dhe njerėzit nė tė. Nga pohimi i tė akuzuarit Fluku ėshtė konstatuar se ai si kryetar i komitetit ka qenė i lidhur me komitetin e rrethit nė Rahovec dhe sipas fjalės sė Avdullah Hajrullahit ėshtė dashur qė tė lidhet edhe me Mamushė, Kabash, Suharekė, Krushė, Drenicė dhe me Kosovė, dhe se pėr kėto punė i ka pasur njerėzit e caktuar.
Nė bazė tė pohimeve tė tė gjithė tė akuzuarve gjykata ka konstatuar se kėta janė ata, tė cilėt iu kanė dėrguar ballistve nė mal 2000 kg. drith, 20 kg. kryp afėr 30 palė opinga, afėr 12 kg. duhan disa armė, si dhe njė shumė tė madhe tė hollash.
Nga fjalėt e tė akuzuarit Sefedin rezulton se ai ka qenė si sekretar i komitetit dhe njė kohsisht lidhje kryesore nė mes tė komiteteve dhe bandave balliste nė mal, dhe se atje shpesh herė ka shkuar pėr tė biseduar dhe pėr tu kėshilluar, por edhe pėr transmetim tė informatave.
Me fjalėt e tij ėshtė vėrtetuar se ai nė muajin Qershor tė kėtij viti ka shkuar te bandat e tė arratisurve dhe ka bėrė marrėveshje pėr tė bėrė atentate, tė cilat kanė pasur me u bė kundėr drejtuesve tė pushtetit poullor nė Prizren, njėkohsisht ėshtė konstatuar se i akuzuari Sefedin nė atė rast kur ka qenė nė bisedim me bandat nė mal ėshtė bėrė plani qė nė njė mbrėmje tė hynin disa njerėz tė armatosur pėr ta vra Xhavit Nimanin, tė besuarin e punėve tė mbrendshme, udhėheqsin e Kėshillit Krahinor dhe disa udhėheqės tjerė.
Nga gjendja faktike e cituar gjykata ka konstatuar se tė akuzuarit i kanė krye fajin tė ekspozuar nė dispozitivin e kėtij aktgjykimi; Gjykata i ka ēmuar mbrojtjet e tė akuzuarve: Xhemil Fluku qė nuk e ka ditė qėllimin e organizatės, qė ka qenė i bindur se po punon pėr dorzimin e tė arratisunit Ali Riza, dhe qė si kryetar i komitetit nuk ka qenė aktiv.
I akuzuari Sefedin Ahmeti si sekretar gati nuk ka pasur asnjė detyrė duke qenė se tėrė veprimtarin e ka drejtuar Xhemil Fluka dhe se nuk ka vendos dhe nuk ka plan pėr dėrgimin e dhjetshes, e cila ka pas me i kryer atentatet nė Prizren;
I akuzuari Avdullah Hajrullahi, i cili nuk ka ditė se kjo ėshtė organizat ilegale dhe organizat me karakter komploti, i cili nė kėtė organizat ka hyrė rastėsisht dhe qė pėrgjegjsisht nuk ka krye asnjė punė nė interesin e kėsaj organizate dhe mė nė fund mbrojtjet e tė akuzuarit Avdullah Hamza qė ky nė organizat nuk ka pasur asnjė detyrė, vetėm atė me e mbledh drithin dhe me kėtė punė nuk ėshtė treguar aktiv dhe i pa kujdesshėm, por duke e marrė parasysh atė qė u ekspozua mė lartė gjykata nuk ka besuar nė mbrojtjen e lart pėrmendur.
Gjykata me rastin e caktimit tė dėnimit e ka ēmuar pėrgjegjėsin penale tė tė akuzuarve dhe ka konstauar:
I akuzuari Sefedin Ahmeti ka qenė i besuari kryesor, si kryetar i bandave balliste nė mal, tė cilave rregullisht iu ka dėrguar informatat e nevojshme dhe prej kėtyre i ka pranuar udhėzimet dhe direktivat pėr punė dhe se ka qenė sekretar i komitetit tė rrethit nė Prizren dhe nė kėtė detyrė ka qenė shumė aktiv dhe se ka mbledh material dhe armė pėr banda nė mal dhe ua ka dėrguar dhe se ai personalisht ka bėrė plan pėr vrasjen e dhjetshes sė armatosur tė tė arratisurve nė Prizren, e cila ka pas me kryer atentatet dhe se ai personalisht ka pas me marrė pjesė nė zbatimin e kėsaj dhe gjykata duke i marrė si vepra rėnduese dhe sjelljet e tija tė mė parshme tė dobta dhe pohimin ngatrrestar tė tij, karakterin e tij kriminal, si dhe ikjen e tij nga burgu, koshiente pėr fajin e tij dhe pėrgjegjėsin e tij penale e ka dėnuar me dėnim me vdekje, me pushkatim, me humbjen e tė drejtave politike civile pėr gjithmon dhe disa qytetare, si dhe me konfiskim tė pasurisė sė tij.

Shpati
04-12-09, 13:28
Xhemil Fluka ka qenė i lidhur nga ana e udhėheqėsve tė bandave balliste si njeri i tyre, i cili ka qenė besnik i tyre, dhe si i till ia kanė besuar detyrėn me qenė kryetar i komitetit tė rrethit dhe me e drejtuar tėrė veprimtarin e tij. Ky me koshient dhe paramendim ka pranuar kėtė qė i ėshtė besuar me gjithė qė ka ditė se ēfarė kuptimi dhe karakteri ka organizata duke qenė se pasi e ka pas ditė mirė programin e kėsaj me anė tė prijsave tė bandave tė malit, si kryetar ka qenė shumė i kujdesshėm dhe aktiv nė tė gjitha, dhe si kryetar menjėher ėshtė lidhur me komitetin e rrethit nė Rahovec duke e pas pėr detyrė qė kėtė ta bėnte edhe nė vendet tjera me qėllim tė bashkimit sa mė tė madhė nė punė dhe gjatė punės sė tij i cili iu ka dėrguar materiale dhe armė bandave nė mal, dhe gjykata duke ia marrė si cirkostante dhe rėnduese veprimtarin e tij tradhtare gjatė okupacionit, pasi qysh atėher ka qenė ballist i ditur, gjė kjo e cila shifet nga ēertifikata e kėshillit tė rrethit nė Prizren Nr.2716 tė datės 06.10.1945, tentativėn e tij me ngatrru kur ka folur dhe mos pendimin e tij dhe kėshtu gjykata e ka dėnuar me burgim me punė tė detyrushme nė vazhdim prej 20 vjetve dhe humbjen e tė drejtave politike dhe disa qytetare nė vazhdim prej 10 vjetve.
Tė akuzuarit Avdullah Hajrullahut dhe Avdullah Hamzės kanė qenė tė caktuar pėr anėtar tė komitetit tė rrethit nė Prizren dhe se kanė qenė prezent nė dy mbledhje, por si anėtar tė komitetit nuk kanė veprue aktivisht nė komitet, pėrveē asaj qė kanė grumbulluar disa materiale dhe kėshtu gjykata duke i marrė si rrethana lehtėsuese, pohimi i sjelljeve i tyre tė mė parshme tė mira dhe veprimtarin e tyre tė pa rėndėsishme i ka dėnuar me nga 1 vjet burgim me punė tė detyrueshme.

V. Gjykata gjithashtu ka konstatuar se i akuzuari Rifat Krasniqi i quajturi “SOKRAT- SKENDERBEG”, Kajtaz Ramadani i quajtur “LEKA”, Ahmet Dėrguti i quajturi “HAJN”, Kadri Minushi i quajturi “VRUK”, Sheh Muhedini i quajturi “JEMEN” dhe Vahid Mustafa e kanė kryer fajin e parashkruar nė dispozitivin e kėtij aktgjykimi neni 5.
Gjykata nė bazė tė pohimeve tė tė gjithė tė akuzuarve ka konstatuar se kėta nė fund tė muajit Mars tė kėtij viti kanė formuar “Komitetin Nacional Demokratik tė Rrethit” dhe e kanė vėnė nė zbatim organizimin e komitetit pėr komunat e rrethit tė Rahovecit. Iniciativėn pėr formimin e komitetit tė pėrmendur e ka dhėnė i akuzuari Rifat Krasniqi, i cili njė ditė nė mbarim tė muajit Mars i ka ftuar tė akuzuarit e pėrmendur nė Rahovec nė teēe, faltore tė Dervish Agės pėr konferencė; kėtė mbledhje e ka drejtuar i akuzuari Rifat Krasniqi duke filluar me kėto fjalė: ”Un ju kam ftuar qė tė organizohemi pėr me i ndihmuar vėllezėrit tanė, tė cilėt ndodhen nė mal … duke theksuar se kjo ndihmė pėr vėllezėrit tonė duhet tė jetė e madhe, sepse kėta presin lirinė” mandej Rifati ka thėnė: “Shikoni, se kjo gjė e re dhe lirinė tė cilėn partizanėt e kanė sjellė nuk i sjellė popullit shqiptar asgjė tjetėr pėrveē fatkeqėsi”, pas Rexhepit fjalėn e ka marrė Kajtaz Ramadani, i cili midis tjerave ka thėnė: “Na i kanė marrė djemt dhe vėllezėrit nė ushtri (duke menduar nė partizan) na djegin, na vrasin dhe pėr kėtė shkak nė qoftse jemi bijt e Kosovės ne nuk do tė lejojmė qė tė bėhet njė terrorizėm i tillė.”
Mandej, kanė filluar zgjedhjen e kėshillit, pėr kryetar ėshtė caktuar Kajtaz Ramadani, ndėrsa pėr sekretar Rifat Krasniqi, pėr arkatar Ahmet Dėrguti, pėr anėtar Kadri Minushi, Sheh Muhedini dhe Vahit Mustafa.
Kėtu janė ndarė detyrat nga ana e tė akuzuarit Rifat Krasniqi pėr tė akuzuarit prezent dhe njė kohėsisht i akuzuari Rifat u ka dhėnė emra ilegal tė pėrmendurve, pėr msheftėsin mė tė madhe nė punė.
Mandej, kanė mbajt shumė mbledhje tė kėtij lloji dhe nė mbledhjen e dytė tė tyre kanė dhėnė betimin ceremonial pastaj pėrmbajtjen e betimit e ka shkruar i akuzuari Rifat Krasniqi, pastaj e ka lexuar me zė tė lartė dhe tė akuzuarit tjerė e kanė pėrsėrit.
Para kėsaj e kanė sjellur Kur’anin, Flamurin Shqiptar dhe revolverin, betimi ka pasur pėr qėllim qė organizata, puna e saj dhe njerėzit nė kėtė tė mos zbulohen dhe qė ēdo kush tė angazhohet sa mė shumė pėr realizimin dhe qėllimet e organizatės.
Mandej, kjo organizatė i formon komitetet nėpėr komuna dhe nėnprefektura dhe gjykata ka konstatuar nga pohimet e tė akuzuarve Vahit dhe Kajtaz Ramadanit, Kadri Minushit dhe Sheh Muhedinit, nga Pohimi i Kadri Minushit ėshtė vėrtetuar se i formuar komitetet nė komunėn e Carallukės, Banjės dhe nė Ostrozub.
Nga pohimi i Kajtaz Ramadanit ėshtė vėrtetuar se ai personalisht i ka formuar komitetet nė komunat Brabotin, Dollc dhe Kijevė, ku i kishte njerėzit e vet dhe iu ka dhėnė udhėzime pėr punė.
Nga pohimi i tė akuzuarit Vahit Mustafės ėshtė vėrtetuar se ai e ka formuar komitetin nė komunėn e Mamushės.
Sipas pohimit tė Ahmet Dėrgutit ėshtė vėrtetuar se Rifat Krasniqi e ka formuar komitetin nė komunėn e Piranės, se kjo organizatė ka propagandė tė rreme dhe provokuese nė turmat shqiptare, se shqiptarėt nuk kanė tė drejta nė Jugosllavinė e re, se ata janė tė robruar dhe se duhet tė luftojnė pėr tė drejtat dhe lirin e tyre tė plot, dhe nėse egziston grindje Jugosllavija e Titos nuk njifet mė prej aleatve, me qėllim qė njė propagand e tillė ta krijojė terrenin pėr organizimin e kryengritjes kundėr rregullimit shtetror.
Gjykata ka konstatuar se nga letrat direktive tė Rifat Krasniqit dhe deponimet e Vahit Mustafės dhe tė Sheh Muhedinit, nga letra shifet se Rifati iu ka vėnė nė dijeni komiteteve: “Duhet me punuar pėr ēlirimin e Kosovės sonė tė robruar prej thundrės sė popullit jugosllav … nė Serbi ėshtė gati kryengritja kundėr Titos dhe se ne duhet tė jemi gati, politika nė mes tė aleatve duhet tė prishet … Rusia nuk do tė merrė pjesė nė San Francisko … po ashtu nuk do tė thirret as Tito”.
Nga deponimet e tė akuzuarit Vahit dhe tė Sheh Muhedinit ėshtė vertetuar se Kajtaz Ramadani ka propaganduar dhe ka thėnė: Qysh se erdhėn partizanėt na i morrėn fėmijt dhe vėllezėrit nė ushtri, po i djegin dhe po i vrasin”, pastaj Rifati ka propaganduar me kėto fjalė: “A po e shihni lirin qė na e sollėn partizanėt, neve shqiptarve nuk na japin asgjė, vetėm fatkeqėsin…”.
Kjo organizatė e ka pregaditur popullin shqiptar qė tė armatoset dhe sa mė shumė tė blej dhe ti ruaj armėt dhe armikut qė d.m.th. pushtetit popullor mos t’ia dorzon para se, kokėn e vet, qė populli tė jet i pėrgaditur qė nė kohėn kur tė merret urdhėni tė gjithė sė bashku kundėr pushtetit popullor me qėllim qė ta rrzojn kėtė.
Gjykata ka konstatuar nga letrat direktive tė tė akuzuarit Krasniqi iu ka dėrguar komiteteve komunale dhe iu ka shpėrndarė turmave shqiptare. Nė letėr tekstualisht thuhet kėshtu: “Propaganda pėr armatim ėshtė njė ndėr pikat kryesore dhe se ėshtė e mundur tė mbledhni dhe tė armatosni sa mė shumė. Armėt nuk mund t’i dorzohen anmikut mė par kokėn se sa armėt. Armė mbledhni sa mė tepėr, ne duhet tė jemi gati”.
Mė lart vėrtetohet nga deponimet e Vahit Mustafės i cili kur ėshtė marrė nė pyetje ka thėnė tekstin e betimit nė tė cilin janė betuar tė akuzuarit dhe sipas fjalėve tė tij nė betim thuhej: “I betohem zotit tė deleguarit tė zotit dhe Kur’anit se do tė luftoj kundėr regjimit tė sotėm” … sipas deponimeve tė tė akuzuarit Sheh Muhedinit dhe pėrmbajtjes sė betimit ishte edhe kjo se do tė luftojmė kundėr armikut duke nėnkuptuar kėtu siqė thot i akuzuari Sheh Muhedini pushtetit tonė.
Sipas deponimeve tė tė akuzuarit Ahmet Dėrguti revolveri pėr krah flamurit dhe Kur’anit me rastin e dhėnjes sė betimit ka paraqitur simbolin e luftės dhe nė bazė tė kėtyre fakteve tė vėrtetuara dhe tė pėrmbajtjes sė letrės direktive tė parashtruar mė lart, gjykata konstaton se qėllimi kryesor i kėsaj organizate ka qenė lufta me armė kundėr pushtetit dhe gjendjes e cila ėshtė nė Jugosllavin e Re. Kjo organizatė pėr veq se ka mbledhur ndihma materiale pėr bandat balliste nė mal duke i konsideruar kėto banda si ushtri tė tyre kanė qenė tė lidhura ngusht me bandat dhe iu kanė dhėnė udhėzime tė duhura dhe direktiva pėr punė.
Gjykata ka konstatuar se sipas deponimeve tė tė akuzuarit Kajtaz Ramadanit, Rifat Krasniqit, Ahmet Dėrgutit dhe tė gjithė tė akuzuarve tjerė. Sipas pohimit tė tė akuzuarit Kajtaz Ramadani ai ka marrė pėr detyrė prej tė akuzuarit Rifat Krasniqit qė tė vė lidhje me bandat dhe me organizuar dėrgimin e postės. Mė parė ėshtė takuar me kryetarin e bandave balliste kriminelin e njohur Salih Ukėn nė katundin Buban e mandej nė katundin Turjakė, i akuzuari Kajtaz Ramadani iu ka caktuar vendet njerėzve tė tij, tė cilėt do tė shihen me ballistėt mandej posta ka pasė tė dėrgohet nė kėtė mėnyrė: Mė i pari Krasniqi postėn ia ka dhėnė Kajtazit e ky mandej ia ka dhėnė Fazli Aliut prej Plloqicės, ky ka qenė qendėr pėr ndarjen e postės, dhe kėtė postė e ka ndarė nė tė djathtė dhe nė tė majtė prej Rudnikut deri tek malet e Orlit tė nėnprefekturės sė Istogut. Po ashtu ėshtė vėrtetuar se i akuzuari Krasniqi ėshtė takuar shumė herė me kryetarėt e bandave balliste, po ashtu edhe nė shtėpin e tė akuzuarit Krasniqi janė takuar shpeshė kėta kryetarė. Nė shtėpin e tij kishte ardhur njė njeri shumė i njohur Adem Voca.

Shpati
04-12-09, 13:30
Pėrveē atyre qė u tha gjykata ka konstatuar dhe vėrtetuar se aksioni i dytė me rėndėsi i kėsaj organizate ka qenė mbledhja e materialit dhe ndihma pėr bandat nė mal i akuzuari Krasniqi si sekretar i komitetit ka propaganduar nė dobi tė tij siq shihet nga deponimet e Sheh Muhedinit i cili thot se i akuzuari Rifat Krasniqi nė njė mbledhje ka thėn: “Ne si shqiptar tė vėrtet duhet t’iu ndihmojmė vėllezėrve tanė tė cilėt sakrifikohen nėpėr male dhe luftojnė pėr lirinė tonė.”
I akuzuari Rifat Krasniqi e ka vėnė para komitetit pėr detyrė qė tė mblidhen tė holla pėr ata qė janė nė male dhe t’iu sigurohen tė gjitha gjėrat qė ata kanė nevojė. Sipas deponimeve tė Ahmet Dėrgutit ėshtė bėrė lista e njerėzve prej tė cilėve ėshtė dashur tė kėrkohet ndihmė. Me kėtė rast i akuzuari Krasniqi ka thėn: “Duhet me e vra ēdo tregtar i cili nuk jep tė holla”. Nga pohimi i tė akuzuarit Dėrguti gjykata ka konstatuar se ai personalisht si intendant i komandės sė vendit nė Rahovec i ka vjedhur 2000 kg. drith dhe 200 kg. leshė tė cilat i ka vėnė nė dispozicion tė komitetit pėr nevojat e bandave nė male. Mė lart ėshtė vėrtetuar deponimet e tė akuzuarit Krasniqi i cili ka thėnė se i akuzuari Ahmet Dėrguti ia ka lėn nė dispozicion Komitetit 2000 kg. drith dhe 200 kg. leshė.
Poashtu ėshtė vėrtetuar se ky komitet ėshtė lidhur me komitetin e Prizrenit pėr t’i ndihmuar njėri-tjetrit dhe kanė pasur pėr qėllim qė tė lidhet me komitetin e Suharekės, Drenicės dhe tė Gjakovės. Qė kanė qenė tė lidhur me komitetin nė Prizren kėtė e vėrteton i akuzuari Kadri Minushi pėrmes tė akuzuarit Maliq Balis anėtar i komitetit qėndror tė cilit i akuzuari Kadri Minushi ia ka dhėnė shėnimet mbi numrin e njerėzve tė pushkatuar tė nėn prefekturės sė Rahovecit. Pėr kėtė duhet me u lidhė me Gjakovėn, Drenicėn dhe Suharekėn ka thėnė i akuzuari Ahmet Dėrguti i cili ka vėnė lidhje me Gjakovėn, ndėrsa i akuzuari Kajtaz Ramadani me Drenicėn. Me pohimin e tė akuzuarit Kajtaz Ramadani ėshtė vėrtetuar se ky e ka lidhjen me Drenicėn pėrmes Fejzė Rudnikut nga katundi Rudnik dhe me kėtė rast i akuzuari Kajtaz Ramadani i ka thėnė Fejzės t’i pėrgadis njerėzit kur tė vijė koha.
Po ashtu gjykata ka konstatuar sipas deponimeve tė tė akuzuarve dhe tė pohimit tė Vahit Mustafės se ai akuzuari Vahit ka qenė anėtar i komitetit tė rrethit tė Rahovecit dhe ka marrė detyra nga i akuzuari Rifat Krasniqi sekretar i komitetit pėr ta formuar komitetin nė komunėn e Mamushės. Po ashtu sipas pohimit tė Vahitit ėshtė vėrtetuar se ai njėkohėsishtė ka qenė edhe sekretar i komitetit komunal tė pėrmendur.
Nga tė gjitha kėto qė u thanė dhe fakteve tė vėrtetuara, Gjykata ka konstatuar se te akuzuarit i kanė kryer krimet kundėr popullit dhe shtetit tė pėrshkruara nė dispozitivin e kėtijė akt gjykimi. Gjykata ka qmuar mbrojtjen e tė akuzuarve, qė ata e kanė kryer me anėn e rrugės legale pėr t’i mbrojtur tė drejtat e qmuara tė popullit shqiptar, por pa marrė parasysh se populli shqiptar i kėsaj krahine i gėzon tė gjitha tė drejtat dhe lirin e plot si popujt e tjerė nė Jugosllavinė e Re dhe kėtė e ka refuzuar.
Gjykata po ashtu e ka qmuar pėrgjegjsin penale tė ēdo tė akuzuari veq e veq dhe ka pėrfunduar se: i akuzuari Rifat Krasniqi iniciator dhe organizator i komitetit tė lartė pėrmendur dhe i vetmi njeri me fakultet e ka bėrė kėtė vepėr dhe ka qenė shpirti i kėsaj organizate dhe ai si sekretar i kėtij komiteti i ka dhėn tė gjitha direktivat dhe udhėzimet pėr punė si komiteteve ashtu edhe bandave nė malė, ai e ka pėrhapė rrjetėn e organizatės nė tė gjitha nėnprefekturat dhe mandej gjykata i ka marr kėto si rrethana rėnduese qė tė gjitha kėto i ka bėrė me paramendim, ka abuzuar detyrėn e besuar si sekretar i K.Q.L. Gjykata ka mohuar pendimin e tij dhe ka dėnuar me vdekje (pushkatim) dhe humbjen e tė drejtave politike dhe civile pėr gjthmon si dhe konfiskimin e tėrė pasurisė sė tij.
I akuzuari Kajtaz Ramadani ka qenė bashkpuntori dhe ndihmėsi kryesor i tė akuzuarit Rifat Krasniqi ai personalisht e ka pėrhapur organizatėn dhe pėr kėt qėllim ka formuar shumė komitete komunale dhe i ka gjet njerėzit e nevojshėm iu ka dhėn udhėzime dhe direktiva pėr punė. Ai pas marrjes sė detyrės i ka vėnė tė gjitha levizjet me bandat balliste dhe i ka rregulluar kėto nė komitet. Ai e ka vėnė lidhjen me nėnprefekturen e Drenicės dhe atje i ka gjet njerėzit e duhur pėr organizatėn dhe iu ka dhėn udhėzime pėr punė qė tė jenė tė pėrgaditur dhe tė organizuar, pėr orėn vendimtare. Ai si njeri i njohur dhe duke pėrfituar pozitėn si kryetar i frontit N.Ē.L. e pasur propaganden ma tė zezė kunder pushtetit tonė dhe gjykata i ka marr si gjėra mė tė rėnda, abuzimin e detyrės si gjė tė shtrenjtė e ka dėnuar me vdekje (pushkatim) me humbjen e tė drejtave politike dhe civile pėr gjithmon dhe konfiskimin e tėrė pasuris.

Shpati
04-12-09, 13:32
I akuzuari Ahmet Dėrguti si intendant nė Rahovec ka hyr me paramendim nė organizatėn e lart permendur dhe ėshtė bėrė arkatar i komitetit. Ka qenė anėtar mė besnik i vyeshėm dhe mė aktiv. I ka kryer tė gjitha veprat administrative tė komitetit dhe e ka bėrė listėn e njerėzve tė cilėt duhet me mbledh ndihma pėr ballistėt nė mal. Si intendant i komandes sė vendit nė Rahovec ka vjedh prej intendaturės 2000 kg. drith dhe 200 kg. lesh dhe ja ka vėnė nė dispozicion komitetit pėr nevojat e ballistėve nė mal. Gjykata duke i marr kėto si gjėra qė rėndojnė pozitėn e tijė qė si intendant i komandės sė vendit e ka abuzuar detyrėn e besuar dhe i ka ndrrue fjalėt me qėllim qė tė mos e merr pėrgjegjsin dhe nuk ėshtė penduar e ka denuar me humbje tė liris prej 20 vjetve dhe humbjes sė tė drejtave politike dhe disa qytetare nė vazhdim prej 10 vjetve.
I akuzuari Kadri Minushi si shef i seksionit shėndetsor nė Kėshillin e rrethit N.Ē.L. nė Rahovec ka hyrė nė organizatėn ilegale tė pėrmendur dhe ka qenė anėtar i komitetit tė rrethit tė Rahovecit dhe me paramendim ka hyrė nė organizatėn nė fjalė dhe ka qenė shum aktivė, me plot vullnet dhe besim i ka kryer tė gjitha detyrat qė i janė dhėnė dhe si antar besnik iu ėshtė dhėn detyra qė t’i formoj komitetet nepėr komuna. Ai nė kohė dhe me sukses i ka kryer dhe e ka vėnė lidhjen me komitetin e Prizrenit pėrmes tė akuzuarit Maliq Balis dhe sipas kėrkesės sė tij ka mbledhė dhe iu ka dorzuar shėnimet armiqve tė popullit tė pushkatuar nė rrethin e Rahovecit, dhe gjykata duke i marrė si rrethana rėnduese: qėndrimin e tij tradhtarė gjatė kohės sė okupimit rrethanat qė e ka abuzuar detyrėn e besuar nė pushtetin popullor dhe mos pendimin e ka denuar me humbjen e liris prej 20 vjetėsh dhe humbjen e drejtave politike dhe disa tė drejta civile dhe qytetare nė vazhdim pre 10 vjetve.
I akuzuari Vahit Mustafa ka qenė anėtar i komitetit nė Rahovec dhe e ka formuar komitetin nė komunėn e Mamushės dhe mandej ėshtė bėrė sekretar i tij dhe ka marr pjes nė mbledhjen e komitetit tė komunės dhe gjykata duke i marrė kėto si rrethana lehtėsuese, pohimin e tijė, sinqeritetin e tijė, perpjekjet e tijė, e ka denuar me humbjen e lirisė dhe me punė tė detyrushme nė vazhdim prej 4 vitesh dhe humbjen e tė drejtave politike e disa qytetare nė vazhdim prej 2 vitesh.
I akuzuari Sheh Muhedini ka qenė anėtar i komitetit nė Rahovec, vetėm dy herė ka marrė pjesė nė mbledhje dhe nuk ka marrė kurrfar detyre mbi vete e as nuk e ka kryer asnjė detyr, ka qenė i mashtruar dhe ėshtė futur nė organizatė. Gjykata duke i marr kėto si rrethana lehtėsuese: qendrimin e tijė tė mirė pohimin dhe vendimin mbi sinqeritetin e tijė e ka denuar me njė vit humbje tė lirisė me punė tė detyrueshme dhe denim me kusht pėr 1 vit.
Gjykata mendon se ky ndėshkim ėshtė i mjaftueshėm pėr tė akuzuarin dhe do tė ndikoj pozitivisht nė tė akuzuarin d.m.th. se do ta ndaloj dhe do ta permirsoj nga kryerjet e gabimeve tė kėtijė lloji. Gjykata mandej ka konstatuar se i akuzuari Rexhep Abdullah Kabashi i quajtur “Tomori” e ka kryer fajin nė bazė tė pėrshkrimeve nė dispozitivin e kėtij aktgjykimi tė bazuar nė nenin 6 dhe deri te kjo gjykatė ka arritur nė bazė tė pohimit tė tė akuzuarit i cili ka deklaruar se nė fillim tė kėtij viti e ka bėrė, si spiun tė vetin dhe si lidhje kryesore nė mes tė tė akuzuarit Tahir Deda dhe kryetarėve tė bandave tė arratisura, qė atėherė luftonin nė Drenicė kundėr U.N.Ē. dhe se me kėt rast i akuzuari Tahir Deda ia ka dhėn emrin ilegal “Tomori” dhe pohon se prej tė akuzuarit Tahir Deda ka marrė disa letra pėr t’ia dorzuar kryetarit tė bandės profesor Ymer Berishės dhe se prej tijė e ka marrė vetėm njė letėr pėr tė akuzuarin Tahir Deda. Mandej i akuzuari Rexhep Kabashi pohon se kur letrat personalisht nuk ka mundur t’i dėrgoj ia ka dhėn Vehbi Salihut qė t’ia dėrgoj tė akuzuarit Tahir Deda. Po ashtu i akuzuari Rexhep Kabashi si sekretar i kėshillit N.Ē.L. tė komunes sė Lubizhdes ka pohuar se ka organizuar me qėllim qė tė veproj spiunazhi dhe ta zbatoj sa mė lehtė.
Gjykata mandej ka konstatuar se i akuzuari Kabashi duke zbatuar pozitėn e vet zyrtare ka mbledhė shėnime pėr ushtrinė tonė dhe levizjet e saja dhe kėto tė dhėna ia ka dėrguar tė akuzuarit Tahir Dedės duke e ditur se ėshtė nė organizatėn ilegale dhe njėkohsisht duke i informuar bandat nė male.
Deri te kjo, gjykata ka ardhur nė bazė tė pohimeve tė tė akuzuarit i cili ka thėnė nė rastin e dyt nė mars tė kėtij viti kur ėshtė dashur i akuzuari Kabashi me derguar postėn e Tahirit nė Drenicė ka marrė vesh pėr planin e ballistėve mbi sulmin nė qytetet: nė Ferizaj, Gjilan dhe nė Rahovec. Nė lidhje me kėtė ka biseduar me tė akuzuarin Tahir Deda dhe nė baz tė kėtij bisedimi ia ka shkruar letren profesor Ymer Berishės-kryetarit tė bandave balliste ndėr tė tjera ka shkruar se partizanėt disponojnė me fuqi tė mėdha dhe nuk ėshtė koha me i sulmuar.
Nga tė gjitha faktet e parashtruara gjykata ka konstatuar se i akuzuari Rexhep Kabashi, ka kryer krime kundėr popullit dhe shtetit i pėrshkruar nė dispozitivin e akt gjykimit nė nenin 6. Gjykata ka qmuar mbrojtjen e tė akuzuarit qė nuk ka qenė pjestar i asnjė organizate qė ka marr vetėm njė letėr prej Salih Zhurit dhe qė nuk ju ka pėrgjigjė nė tė dhe duke e marrė parasyshė si tė pa vėrtet e ka refuzuar.
Me rastin e caktimit tė denimit Gjykata ka qmuar shkallėn e pėrgjegjsisė penale tė tė akuzuarit dhe ka konstatuar se i akuzuari Rexhep Kabashi i quajturi “Tomori” ėshtė spiun kryesor i Tahir Dedės dhe kryetarėve tė bandave balliste dhe se me qėllim qė tė ketė sa mė shumė sukses, kėto vepra tė spiunazhit i ka bėrė pėr veti dhe kėtė e ka organizuar duke qenė si sekretar i kėshillit N.Ē.L. tė komunės duke u bazuar nė pozitėn qė e kishte, ka mbledh shėnime mbi lėvizjen dhe fuqinė e ushtrisė sonė me qėllim qė ta informoj tė akuzuarin Tahir Dedėn dhe bandat. Gjykata nė bazė tė kėsaj qė u tha dhe duke i marr si rrethana rėnduese mohimin e tijė nė ditėn e seancės dhe tė pohimeve tė mė parshme, karakterin e tijė tė dobėt e cila pasqyrohet nė veprėn e pėrlyer dhe tė keqe dhe si rrethanė rėnduese, se ai si sekretar e ka abuzuar detyrėn e besuar pėr qėllime tė spiunazhit dhe tradhtisė nė interesin e organizatės tradhtare e ka denuar me vdekje (pushkatim) dhe me humbjen e drejtave politike e civile pėr gjithmonė dhe me konfiskimin e tėrė pasuris.

Shpati
04-12-09, 13:33
Gjykata mandej ka konstatuar se i akuzuari Kadri Ramadani i qujtur “Topalli” e ka kryer veprėn e pėrshkruar nė dispozitivin e aktgjykimit nė piken 7. Deri te kjo gjykata ka ardhur nė baz tė pohimit tė Kadri Ramadanit ėshtė vėrtetuar se i akuzuari si pjestar i organizates balliste ka qenė nė lidhje me bandat balliste dhe komitetin e rrethit ballist tė Prizrenit, komitetit ballist tė grave nė Prizren ka qenė prezent nė mbledhjet e anėtarve tė komitetit dhe kryetarėve tė bandave balliste i ka pėrcjellur disa anėtar tė komitetit tė grave si p.sh. tė akuzuarėn Laura deri te bandat nė mal dhe sipas propozimit tė tė akuzuarės Laura e ka percjellur Mile Bilibajkiqin deri tek bandat nė mal mandej ka pohuar se i akuzuari Sefedin Ahmeti e ka armatosur me njė pushkė, po ashtu thuhet se ka dėrguar armė dhe municion ballistėve nė mal.
Nga kėto fakte gjykata ka konstatuar se i akuzuari i ka kryer fajet e parashtruara nė dispozitivin e kėtij aktgjykimi nė bazė tė nenit numėr 7.
Gjykata ka qmuar mbrojtjen e tė akuzuarit Kadri Ramadanit, i cili tė gjitha kėto sherbime i ka kryer sepse ka qenė i varfėr por duke e marrė parasysh mė lartė e refuzuar. Me rastin e caktimit tė denimit gjykata ka qmuar shkallėn e pergjegjsisė penale tė tė akuzuarit dhe ka konstatuar se i akuzuari ka qenė pjestarė i organizatės balliste. Ka qenė nė lidhje nė mes tė ballistve nė mal dhe komitetit tė rrethit nė Prizren, dhe e ka pėrcjellur Laura Shmaninantaren e komitetit qėndror, dhe tė shokut Mile Bilibajkiq. Nė mal te bandat ju ka derguar armė dhe material tjetėr tė arratisurve. Gjykata duke i marr rėnduese, sepse tė gjitha kėto i ka bėrė me paramendim dhe si armik i perbetuar kundėr rregullimit shtetror dhe mos pendimin e tijė e ka denuar me humbjes e liris nė vazhdim prej 10 vjetėsh dhe me humbjen e tė drejtave politike dhe disa qytetare nė vazhdim prej 5 vjetėsh.
Gjykata nuk ka mundur tė vėrtetoj qė me veprimet e tė akuzuarve Muhamet Veselit, Ibrahim Abdullahut, Sinan Hazerit dhe tė Ruzhdi Kabashit ekzistojn fajet me tė cilat i ngarkon Prokurori Publik i Kosovės.
Gjykata ka konstatuar se i akuzuari Muhamet Veseli dhe Ibrahim Avdyli kanė qenė tė bėrė pėr vete nga ana e tė akuzuarit Tahir Deda qė tė hyjnė nė organizatėn tradhtare, por kėt e kanė refuzuar kategorikisht dhe asgjė pėr kėtė qėshtje nuk kanė marrė. Mandej gjykata ka konstatuar (nga pohimet e tė akuzuarit Sinan Hazerit) se i akuzuari Hazeri ka hyrė nė organizatė me qėllim qė ta zbuloj kėtė organizatė dhe ia ka arritur qėllimit.
Sa i pėrket tė akuzuarit Ruzhdi Kabashi gjykata ka konstatuar se ai si nxėnės i interesuar mbi shkencat teknike i ka gjetė disa vegla tė radio-stacionit tė fushės dėrguese dhe atje ėshtė stervitur. Kėte e ka bėrė nė shtėpin e tijė pa paramendim. Ėshtė vėrtetuar se i akuzuari Kabashi e ka marrė njė letėr prej tė arratisurit Salih Zhurit por i akuzuari nuk iu ka pergjegjur as qė ka ndėrrmarr diēka. Nė bazė tė gjendjes-fakteve tė parashtruara gjykata ka konstatuar se nė veprimet e tė akuzuarve tė lart pėrmendur nuk ekzistojn faje penale dhe i ka liruar nga aktakuza. Nė baz tė parashtrimit mė lart ėshtė gjykuar si nė dispozitivin e kėtij vendimi.

Ėshtė vendosur nė gjykatėn popullore tė Krahinės nė Prizren.

Sekretari Kryetari
Mustafa Biqaku Hivzi Sylejmani