PDA

View Full Version : Keshilla per femerat se si te menaxhojne parate!


~AnnA~
07-12-09, 12:24
Ekspertja e financės, Suze Ormon ofron kėshillat pėr tė menaxhuar paratė

1. Dėgjoni zėrin e arsyes
Femrat janė tė dhembshura ndaj atyre nė nevojė. Nė vend qė tė dėgjojnė arsyen ato e neglizhojnė atė qė ėshtė e dukshme dhe bėjnė gabime emocionale parash. “Nėse njė i afėrm, njė mik a njė njeri i dashur u thotė qė ka nevojė pėr njė shumė parash hua, atyre u vjen zor ta refuzojnė edhe nėse ato para u duhen”, thotė ekspertja, Suze Orman. Ndaj mendoni dy herė para se tė thoni po, kur u kėrkojnė para.

2. Mos nėnshkruani kurrė kredi pėr dikė tjetėr
Nėse njė mik apo pjesėtar i familjes ju kėrkon qė tė nėnshkruani njė kredi pėr tė ėshtė mė mirė tė thoni jo. Ekspertja ekonomike thotė se mė shpesh ndodh qė huamarrėsi tė paguajė me vonesė kėstet e kredisė dhe ju rrezikoni tė humbisni para ose t’ju ulen pikėt e kredisė prej tij, edhe pse nuk jeni pėrgjegjėse pėr kredinė. Ėshtė mė mirė qė tė mos rrezikoni dy vetė mbi tė gjitha.

3. Kurseni pėr veten nė fillim
Nėse nuk keni para mjaftueshėm pėr tė kursyer pėr universitetin e fėmijėve dhe pėr pensionin tuaj, atėherė pensioni fiton pėrparėsi. Siē shpjegon ekspertja Suze Orman nė librin e saj “Fermat dhe paratė”, femrat mendojnė tė ndihmojnė fėmijėt pėr tė paguar universitetin apo dasmėn. Por nėse dilni nė pension pa para tė kursyera pėr veten, do bėheni barrė pėr fėmijėt tuaj.

4. Mos ia lini financat tuaja nė dorė partnerit
Ekspertja, Suze Ormon shprehet se femrat ua dorėzojnė partnerėve ēėshtjet financiare tė familjes sepse ose kanė frike ose janė dembele. Tė jesh nė kontroll tė fatit tėnd financiar kėrkon tė jesh pjesėmarrės aktiv e jo duke paguar faturat, por edhe duke parashikuar rastet e duhura pėr tė investuar. “Bėni njė hap tė tillė e do e shihni sa do e ndihmojė kjo lidhjen tuaj”, thotė Suze.

5. Mos e vini veten nė shitje
Mos e trajtoni veten sikur jeni nė shitje. Nėse nuk mund tė vini njė vlerė reale tė asaj qė bėni kjo u ul vlerėn edhe ju personalisht. Suze Ormon shprehet se femrat kanė tendencėn tė zhvlerėsojnė atė qė bėjnė. Kjo krijon njė rreth vicioz. “Nėse zhvlerėsoni atė qė bėni edhe ata pėrreth jush do ju zhvlerėsojnė ju.

6. Mbroni asetet tuaja
Rregulli bazė ėshtė qė ju tė keni tė drejta tė plota mbi asetet tuaja pėrgjatė gjithė jetės. Nėse partneri ju sillni para nė martesė dhe partneri juaj sjell borxhe me vete pėrgatituni tė humbisni ato qė keni fituar pėrgjatė gjithė jetės. Sipas ekspertes, Suze Ormon jo gjithēka qė njerėzit mbartin nė martesė ndahet automatikisht.

7. Mos fajėsoni
Dy nga peshat mė tė rėnda qė mbartin femrat janė pesha e turpit dhe tendenca pėr tė fajėsuar. “Nėse nuk keni besim nė aftėsitė e tuaja mbi menaxhimin e parave mos e fshihni kėtė pėr shkak tė turpit dhe t’ua transferoni vendimet tė tjerėve. Ju fajėsoni shoqėrinė, prindėrit apo bashkėshortin. Faji ju bėn tė pafuqishme dhe droja vetėm sa ju pengon”, thotė Suze Ormon.

8. Kujdesuni pėr paratė tuaja
Femrat kujdesen shumė pėr njerėzit dhe gjėrat qė janė tė rėndėsishme pėr to. Ndaj kujdesuni pėr paratė ashtu siē kujdeseni pėr partnerin, prindėrit, miqtė, fėmijėt, lulet, rrobat. Mbajini paratė si gjithė gjėrat e tjera tė pazėvendėsueshme nė jetė. Gjeni mėnyra tė menēura pėr tė investuar, kursejini dhe mos i harxhoni me gjėra tė pavlera.

9. Bėni zgjedhjet e duhura
Jepini pushtet vetes aq sa mund t’i jepeni. Pushteti vjen nga ajo qė jeni ju e jo nga ajo qė keni dhe transformimi fillon me mėnyrėn se si i lejoni tė tjerėt t’u trajtojnė. Bėni atė qė ėshtė e duhur e jo atė qė ėshtė mė e lehtė. Nė kėtė formė do tė mund tė bėni zgjedhjet e duhura financiare, qė edhe pse nė fillim mund tė jenė tė vėshtira do u sjellin frytet e duhura mė vonė nė kohė.

10. Veni vetes qėllime
Ekspertja e ekonomisė dhe autorja e librit “Paratė dhe femrat”, Suze Ormon thotė, “Mbani mend qė tė mblidhni gjithė kurajėn qė duhet dhe tė vini nėn fre frikėn tuaj pėr t’u marrė me ēėshtje parash. Veni vetes njė qėllim mbi atė qė doni tė arrini dhe mos dėgjoni askėnd qė u thotė se nuk mund t’ia dilni mbanė. Ecni pėrpara me avash dhe duke u bazuar nė llogaritje tė sakta”, shprehet Ormon.

Eddi
15-12-09, 18:17
taksiratttttt per ne meshkujt me punu vetem per femrat :D
e kam lexu diku nje sprichwort:
Burr i zoti esht ai qe fiton me shum se sa i harxhon gruja
Grua e zoja eshte ajo qe gjen nje burre te till :rolleyes:
Gra mesoheni te menaxhoni parane se na u keputen krahet neve meshkujve e rroga mujore iken vetem per kepuce :)