PDA

View Full Version : Gjaku Dhe Domethenia Simbolike...


Jana
15-12-09, 18:29
Gjate gjithe historise njerezore, tek shume popuj te civilizimeve te lashta, e posaeerisht ne Greqine Antike, eshte besuar se, me derdhjen e gjakut nga organizmi i te semurit do te largohen toksiket e demshme nga trupi, dhe se bashku me to, do te eliminohen edhe te gjitha te keqijat qe e kane pruar te semurin gjer tek kjo gjendje e erregulluar. Atebote, me shkaktimin e rrjedhjes se e gjakut, si dhe me futjen e saj orale ne organizem, eshte konsideruar se mund te sherohen 386 semundje, andaj, jo rastesisht, marrja e gjakut te fresket te njeriut, aplikohej me te madhe si ilae efikas tek mjekimi i shume semundjet, e veeanerisht te epilepsise.

Duke u nisur mu nga ky besim, eshte krijuar bindja se pirja e gjakut te njeriut, fizikisht dhe shpirterisht forconte organizmin. Me kete besetytni eshte shkuar aq larg, saqe, mendohej se, permes ritualit me gjak, mund teju behet sherbim jo vetem te gjalleve por edhe te vdekurve: ne mitologjine greke, besohej se duke sterpikur me gjak varrin e te vdekurit mund te shkaktohet paraqitja e hijes se atij qe ka vdekur dhe te komunikohet me te.
Po ashtu, keta popuj te lashte, kane besuar se, gjaku i njeriut si ilae, i qeteson edemonete qe konsideroheshin si shkaktar te erregullimeve te ndryshme organike, sikurse jane: shtrengim muskujsh, anemia (pagjakesia), dhe dobesim te organizmit ne pergjithesi, andaj, jo rastesisht, ne kohen e inkuizicionit famekeq, xhelateve qe i ekzekutonin denimet me vdekje, si privilegje e veeante, ju ishte lejuar qe te tregtojne me gjakun e njeriut.
Romaket e vjeter, luftetareve te dalluar me trimeri neper beteja, para daljes se shpirtit, ia pinin gjakun, duke besuar keshtu, se me kete akt, ata ne vete do ta fusin afshin e fuqise trimerore te luftetarit qe vee po vdiste.
Ne baze te mesimeve islame gjaku konsiderohej si para - ekzistence. Ndersa, ne mitologjine biblike, gjaku paraqitet si thelb i forces jetesore ku eshte i koncentruar shpirti. Ne nje pasus te saj thuhet: kur Kaini e vrau te vellain Abelin, Zoti i tha: eefare bere keshtue!eZeri i gjakut te vellait tend me therret!e
Ne testamentin e vjeter gjakut i jepej funksion kataraktit dhe thuhej: eJeta e trupit tuaj eshte ne gjakun tuaj, andaj, me qellim qe shpirtrat e juaj te jene te pajtuara, une ate jua dhashe ne oltar!e Per krishteret gjaku paraqet ndermjetesuesin e ne bashkimi te ngushte qe krijohet ne mes Zotit dhe njerezve. Ne nje shkrim biblik thuhet:. e... kur te tretet vera ne buke, ajo shnderrohet ne trupin dhe gjakun e Jezusit, dhe me kete bashkim besimtari lidhet me Zotine.
Me shume mistike se sa medicinale kane qene te njohura eksperimentet me gjak te alkimisteve ne shekullin 16 dhe 17. Ata kane tentuar qe permes zjarrit dhe distilimit te gjakut, te zbulojne te gjitha te fshehtat qe kjo tretje ngerthen ne vete. Vete mjeku personal i mbretit Ludvigut XIV, ka raportuar per dy bashkekohesit e vete, te cilet kane distiluar gjakun e njeriut sepse, ate e kane trajtuar si materie adekuate nga e cila mund te separohet eeliksiri i urtesise filozofike te krijimite
Ne anen tjeter, shume ritualet e emendura te shoqatave dhe vellazerive te ndryshme te fshehta magji zeze, si njeren prej principeve te tradites karakteristike te veprimit te tyre, praktikonin derdhjen e gjakut te fresket, e veeanerisht gjakun e femijeve dhe femrave virgjere qe i flijonin si viktima.
Do te ishte e paevitueshme te theksohet se, gjaku si ne kuptim fizik ashtu edhe metaforik, ne te gjitha koherat e zhvillimit te shoqerise njerezore, por edhe sot, konsiderohet si identifikim i gjenezes se perkatesise rasore, sikur bie fjala, gjaku i paster fisnik, gjaku i paster mbreteror, gjaku aristokrat...
Po ashtu, me ritualin e perzierjes se gjakrave qe behej ne leng te ujit apo veres, e cila me pas pihej, eshte besuar se arrihej vellazerimi dhe binjakezimi. Keshtu, vellezerit sipas gjakut betoheshin ne besnikeri deri ne vdekje.
Jashte ketij artikulli, sigurisht qe me nje kaptine te veeante duhet trajtuar simboliken dhe domethenien e gjakut tek tradita e gjakmarrjes te ne shqiptaret. P.sh., ne disa troje shqiptare, posa te vritej nje i aferm u familjes, merrej gjaku i tij dhe ruhej ne nje vend te caktuar ku pritej deri ne momentin e vlimit te saj. Kur ky gjak fillonte te vlonte nga ena, atehere kjo merrej si shenje per kryerjen e hakmarrjes.
Edhe pse per simboliken dhe domethenien metaforike dhe substanciale te gjakut, mund te thuhet dhe shkruhet mjaft, shikuar pergjithesisht, gjate tere historise njerezore, gjaku eshte konsideruar si simbol i forces, riperteritjes, jetes, fuqise, ngritjes hyjnoree. Pa marre parasysh a ka te bej si eliksir i riperteritjes jetesore, apo, si simbol i se keqes dhe vdekjes, historia e njerezimit eshte perplot me deshmi paradoksale qe kane te bejne me gjakun. Ne to shihet qarte se, disa popuj ne ritet e tyre ate e kremtojne dhe madheshtojne, ndersa disa te tjere, i frikon dhe ajo ju shkakton tmerr.
Sido qe te jete, vlerat e verteta te gjakut, nje kohe te gjate kane mbet te panjohura, por njerezit shume vone kane kuptuar nje realitet te pamohueshme se, gjersa gjaku rrjedh vazhdimisht neper organizem, ne realitet aty ekziston edhe jeta.


p.s em falni nese temen nuk e kam hap ne rubriek e duhur...