PDA

View Full Version : Hysamedin Feraj zbėrthen ‘izmat e mendimit politik shqiptar


Lapsi
23-12-09, 11:01
T: Nga Hasan Prishtina deri tek Albin Kurti

Nt: “Sė paku nė dhjetė shekujt e fundit, mendimi politik shqiptar, ka qenė i
ndarė lidhur me njė pyetje themelore. Nė kuptimin e Shmitit a tė politikės si
ndarje nė mik-armik, njė rrymė politike e ndarė nė shumė nėnrryma, ka njė
traditė qė mendon se armiku kryesor i shqiptarėve janė pushtuesit e ndryshėm qė
vijnė nga jashtė Ballkanit dhe njė mendim tjetėr po kaq i shtirė, qė flet se
armiku kryesor i shqiptarėve janė popujt fqinjė”, ka thėnė profesori i
Filozofisė Politike, Hysamedin Feraj

Uran Krasniqi

Pėr profesorin e Filozofisė politike, Hysamedin Ferajn, shqiptarėt mund ta
arrijnė qėllimin e tyre politik, vetėm nėse bėhen njerėz, siē ėshtė shprehur
ai, hegelianė. “Tė gatshėm tė vdesin pėr ēėshtjen shqiptare”, ka precizuar ai,
nė njė intervistė pėr gazetėn. Ai ka kėshilluar qė “nėse vazhdojnė tė
jenė tip darwinianė, i njeriut qė bėnė gjithēka pėr tė mbetur gjallė, do tė
vazhdojmė tė mbetemi gjallė, siē kemi mbetur dymijė vjet nėn sundim”. Shefi i
Katedrės sė Shkencave Politike te Universiteti i Tiranės, duke shpėrfaqur
nevojėn e ekzistimit tė njė shkolle shqiptare tė mendimit politik, e cila do tė
karakterizohej nga fryma e Hasan Prishtinės, i ka “notuar” negativisht rrymat
dhe nėnrrymat e tjera politike, tė ekzekutuara brenda hapėsirės shqiptare.
Feraj ka treguar se si i sheh zogizmin, enverizmin, berishizmin, rugovizmin,
thaēizmin...

Koha Ditore: Kėytre ditėve nė promovimin e librit “Njė
shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare tė vjetit 1912”, tė Hasan
Prishtinės, thatė qė do tė duhej tė kishte njė shkollė tė mendimit politik me
emrin e Hasan Prishtinės. Ēka e karakterizon mendimin politik tė Hasan
Prishtinės?


Feraj: Hasan Prishtina ėshtė pėrfaqėsues paradigmatik i njė rryme themelore tė
menduarit politik shqiptar dhe nė kėtė kuptim ai ėshtė njė nga momentet
qendėrore tė kėtij mendimi. Ai e ka tė mishėruar nė njė person mendimin dhe
veprimin politik tė kėsaj rryme, duke qenė njėkohėsisht edhe mendimtar e edhe
veprimtar politik. Nė kėtė kontekst Hasan Prishtina pėrbėn njė shkollė siē janė
shkollat filozofike, shkollat e artit, shkollat e mendimit politik etj. Sė paku
nė dhjetė shekujt e fundit, mendimi politik shqiptar, ka qenė i ndarė lidhur me
njė pyetje themelore. Nė kuptimin e Shmitit a tė politikės si ndarje nė
mik-armik, njė rrymė politike e ndarė nė shumė nėnrryma, ka njė traditė qė
mendon se armiku kryesor i shqiptarėve janė pushtuesit e ndryshėm qė vijnė nga
jashtė Ballkanit dhe njė mendim tjetėr po kaq i shtirė, qė flet se armiku
kryesor i shqiptarėve janė popujt fqinjė. Hasan Prishtina i takon traditės qė
mendonte, se sė paku nė kohėn e tij, kur ai veproi, rreziku kryesor ishte rėnia
nėn pushtimin e fqinjėve.


Koha
Ditore: Nė kohėn e Hasan Prishtinės, kush ėshtė identifikuar me mendimin
politik, qė rreziku nuk vjen nga fqinjėt?


Feraj: Kjo rrymė politike pėrfaqėsohet
veēanėrisht nė Kosovė nga njerėz me shumė ndikim nė politike, po qė nuk kishin
gati asnjė lloj arsimi.


Koha
Ditore: Shembull?


Feraj: Shembull Isa Boletini. Ai ėshtė njė nga pėrfaqėsuesit
kryesorė tė kėtij mendimi qė ngul kėmbė se rreziku kryesor ėshtė Perandoria
osmane dhe qė prandaj ēdo bashkėpunim me fqinjėt ėshtė i legjitimuar
politikisht.


Koha
Ditore: Cili ka qenė roli i kėsaj rryme politike pėr zhvillimet e vitit 1912
kur ėshtė inauguruar coptimi i Shqipėrisė?
Feraj: Kjo rrymė politike duke pėrfshirė Isa
Boletinin, i ka kontribuuar coptimit tė trojeve shqiptare pas rėnies sė
Perandorisė osmane.


Koha
Ditore: Nė rregull. Nė kontekstin e mendimit politik, do tė doja qė tė
shėtisnim shpėrqėndrohemi nga Hasan Prishtina. Ēfarė kuptimi politik bartė
mendimi qė e ka pėrfaqėsuar zogizmi?


Feraj: Ahmet Zogu pėrfaqėson mendimin e rrymės qė fqinjėt nuk janė armiku ynė
kryesor. Mandej ai herė mendonte qė Shqipėria duhet tė jetė Republikė e herė
monarki. Zogu ėshtė njė figurė komplekse qė ka lėkundje shumė tė mėdha nė
veprimtarinė e tij politike dhe shpeshherė kalon nga njė pozicion i kundtėr njė
pozicion tjetėr tė kundėrt. Nėse ndalemi te mendimi i mirfilltė nacionalist
shqiptar, qė parim themelor tė politikės sa tij ka bashkimin e kombėtar, Zogu
ka qenė kundėrshtar i kėsaj ideje. Politika e tij ka qenė jonacionaliste dhe
shpeshherė antinacionaliste.


Koha
Ditore: Po pėr nolizmin jetėshkurtėr ēka mund tė thuhet?


Feraj: Zogu bashkė me Nolin kanė qenė aleatė pėrballė dhe kundėr Hasan
Prishtinės.

Mst: “Enverizmi, largimi mė i madh nga
nacionalizmi shqiptar”

Koha Ditore: Po enverizmi ē’mendim
politik ka pėrfaqėsuar?


Feraj: Eneverizmi ėshtė njėra nga nėnrrymat qė mendon se duhet bashkėpunuar me
jugosllavėt pėrballė pushtuesit tė pėrbashkėt, qė tani ishin fashizmi Italian
dhe nazizmi gjerman. Njėlloj siē mendonte Isai, se e kemi pushtuesin e
pėrbashkėt osman, dhe duhet tė bashkėpunojmė me jugosllavėt. Nė kėtė kuptim
enverizmi rreshtohet nė lagjen qė mendon se fqinjtė janė aleatėt tanė, kurse
armikun e kemi pėrjashta Ballkanit. Nėse krahasojmė enverizmin me nėnrrymat e
tjera, atėherė ai na del qė ėshtė largimi mė i madh nga ideja e nacionalizmit
shqiptar. Pasi qė sundoi mė shumė ai pati mundėsi ta dėmtojė mė shumė se sa
zogizmi dhe nolizmi mendimin nacionalist shqiptar.


Koha
Ditore: Dihet qė i pari president i Shqipėrisė, pas rėnies sė komunizmit, ka
qenė Sali Berisha,
i cili edhe tani ėshtė kryeministėr i Shqipėrisė. Ēka e shquan mendimin e tij
politik?


Feraj: Mendimi politik i Berishės i pėrgjigjet kategorisė sė politikanėve pėr
pushtet. Nuk mund tė konstatoj ndonjė parim tjetėr vendimtar pėr sjelljen e tij
politike veē luftės pėr pushtet. Nėse i shoh politikat e tij praktike,
deklaratat e tjera, qė janė tepėr-tepėr kontradiktore, dhe shpeshherė e
kundėrthonė tėrėsisht, pohimin e pėrparshėm ose tė mėvonshėm, atėherė kėto mund
tė unifikohen nė parimin e luftės pėr pushtet. Nuk ka logjikė tjetėr formale,
qė do tė mė thoshte se ka njė koherencė, por tė gjitha kėto kalime nga njė
pozicion nė njė pozicion krejt tė kundėrt, janė brenda parimit logjik tė
ruajtjes sė pushtetit. Nė kėtė kuptim parimi i marrjes dhe i ruajtjes sė
pushtetit, e paraqet logjikėn e lėkundjeve tė tij dhe kalimin nga njė pozicion
nė njė tjetėr, sepse nė qoftė se njeriu do tė luftojė pėr pushtet, do tė thotė
gjithēka dhe do tė bėjė gjithēka, qė do t’i shėrbejė pushtetit, dhe nė kėtė
kuptim janė brenda njė parimi logjik, pėrndryshe pastaj nuk do tė kishim asnjė
parim logjik qė do tė mund tė na bashkojė thėniet, qėndrimet dhe sjelljet krejt
tė kundėrta, sepse do tė mbeteshin pa pukptim. I vetmi parim qė mund t’i japė
kuptim berishizmit ėshtė ai i luftės pėr pushtet. Ta zėmė, mund tė marrim
pohimin e Berishės: “Kosova ta fitojė statusin qė e ka pasur nė vitin ‘74” dhe
pohimin: “Tė bombardohet Beogradi”. Kėtėo dy qėndrime kaq ekstreme tė shprehura
gjatė viteve tė nėntėdhjeta, pajtohen vetėm nė njė parim: kur i duhej pėr ta
ruajtur pushtetin thoshte tė bombardohej Serbia dhe kur i duhej pėr tė ruajtur
pushtetin thoshte tė qė Kosova t’i kthehet statusit tė vitit ’74.


Koha
Ditore: Po nanoizmi:


Feraj: Nanoizmi e ka vijuar atė rrymėn tradicionale qė ka qenė shumė e largėt
me parimin nacionalist shqiptar ose idenė e bashkimit. Partia Socialiste e ka
ruajtur dhe e ka pėrfaqėsuar kėtė traditė: sa mė larg idesė sė bashkimit
kombėtar shqiptar. Ata kanė qenė faktorė qė shpeshherė e kanė detyruar edhe
Berishėn dhe tė tjerėt qė tė tėrhiqen nga ndonjė politikė mė e avancuar
nacionaliste, sepse ata nuk kanė vepruar asnjėherė si njė mbėshtetje dhe
shtytės pėr kėtė mendim, por pėrkundrazi sikur pengesė qė ky mendim tė mos mund
tė shpaloset nė Shqipėri.


Koha
Ditore: Nga Shqipėria do tė doja tė kalonim nė Kosovė. Cili ėshtė mendimi juaj
pėr rugovizmin?


Feraj:Rugovizmi ka dy periudha: ’90 deri ’97, kur pot a pėrmbledh, unė do ta
konsideroja si njė veprimtari tė suksesshme, nė vijėn e realizmit tė ēėshtjes
shqiptare. Dhe pastaj pas vitit ’97, pas shfaqjes sė idesė sė luftės dhe
Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nuk konstatoj qoftė edhe njė sjellje, qė tė
ketė qenė nė vijėn qė do t’i kontribuonte zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės, si
pjesė e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare. Konstatoj pastaj vetėm gabime tė
rugovizmit, dhe jo diēka qė do tė ishin nė koherencė me periudhėn e parė. Nė
kėtė kuptim ka dy periudha: njė qė ėshtė njė kontribut i jashtėzakonshė m dhe
njė tjetėr qė pastaj nuk sjellė mė asnjė kontribut qoftė edhe pėr idenė e tij
tė mėparshme.

Lapsi
23-12-09, 11:02
Koha
Ditore: Po LPK-istėt?


Feraj:LPK-istė t kanė qenė njė rast tragjik do tė thosha, sepse derisa nė
veprimtarinė dhe thelbin e tyre praktik, ishin nė linjėn e traditės
nacionaliste shqiptare, tė gatshėm tė sakrifikojnė jetėt e veta, tė burgosen,
tė torturohen etj., pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare, nė ideologjinė e me tė
cilėn e legjitimonin kėtė, ishte krejt e kundėrta e kėsaj praktike. Kėshtu qė
ata janė mė shumė njė rast tragjik pėr vetėn e vetė, d.m.th njė paqartėsi tėrėsore e ideologjisė sė cilės i pėrmbaheshin – enverizmit – e
cila ėshtė e kundėrta e praktikės sė tyre, pėr tė cilėn ata sakrifikoheshin.
Kėshtu qė ata janė gati-gati njė rast tragjik.


Koha
Ditore: Po mendimi politik i Adem Demaēit, si mund tė pėrkufizohet?


Feraj: Edhe ai ka, po e them kushtimisht, e ka njė periudhė tė lavdisė sė tij,
ku sakrifikon dhe bėnė gjithēka, pėr idenė e ēlirimit tė kėtij territor
shqiptar nga sundimi serb, dhe pastaj e ka periudhėn e pas tė nėntėdhjetės, kur
vazhdonte tė pėrsėriste ide, tanimė tė stėrvjetėruara tė socialdemokracisė sė
fundit tė shekullit 19 dhe fillimit tė shekullit 20, pėr bashkim-vėllazė rimin e
popujve, pėr federatė tė ballkanike, pėr Ballkani etj, qė ishin konsomuar shumė
kohė mė pėrpara pėr gjithė mendimin tjetėr nė Ballkan. Demaēi mbetet njė nga mė
tė vetmuarit nė pėrfaqėsimin e mendimit panballkanist, i cili tanimė
ishte braktisur nga tė gjithė. Nė kėtė kuptim nga njė mendim panshqiptar, kaloi
nė njė mendim tė panballkanizmit, mendim krejt i pajustifikueshė m, sepse tanimė
ishte braktisur kudo. Edhe ai ėshtė qenie gat-gati tragjike, sepse jeton jashtė
ēdo kohe, hapėsire, ka humbur ēdo lidhje me realitetet dhe zhvillimet praktike.


Koha
Ditore: Nga Demaēi tė kalojmė tek aktualiteti politik nė Kosovė. Ē’mendim
politik shihni ju se pėrfaqėson thaēizmi?


Feraj:Unė nuk mund tė them se partitė e sotme shqiptare kanė mendim politik.
Pothuajse nuk kanė asnjė mendim politk. Kėta veprojnė mė shumė si ekzekutues tė
mendimit politik qė u vjen i gatshėm nga qendrat e fuqishme tė marrjes sė
vendimeve, sikur Bashkimi Evropian SHBA apo fuqitė e tjera, qoftė tė bashkuara
apo veē e veē. Dhe nė kėtė kuptim unė nuk mund tė them se ata kanė mendim
politik. Mė shumė ata kanė bėrė njė zgjedhje politike qė t’i binden kėtij
mendimi, ta zbatojnė kėtė mendim, dhe si shpėrblim tė marrin tė drejtėn e
qeverisjes. Ndoshta vetėm nė kėtė kuptim mund tė themi se ata pėrfaqėsojnė njė
mendim, mendimin se ne duhet tė jemi tė dėgjueshėm ndaj ēdo vendimi
ndėrkombėtar qė ne i mendojmė si aleatė tanė. I githė mendimi tyre politk
reduktohet nė njė ide: t’i dėgjojmė aleatėt tanė.

Mst: Kurti, pėrfaqėsuesi i vetėm i
mendimit autentik dhe origjinal shqiptar

Koha Ditore: E Albin Kurtin si do ta
definonit?
Feraj: Ai vazhdon ta pėrfaqėsojė pak a shumė atė mendim dhe atė traditė tė
mendimit nacionalist shqiptar, qė disa ēėshtje tė shqiptarėve duhet t’i marrm
vetė nė duar. Nė kėtė kuptim tė kemi sė paku njė politikė tonėn origjinale dhe
autentike, pėr mirė a pėr keq, por qė buron nga vetė vyllneti ynė si popull dhe
si njerėz. Kurti ėshtė mė afėr mendimit nacionalist shqiptar, qė pėr ēėshtjet
shqiptare duhet tė realizojmė vullnetin tonė dhe tė pėrpiqemi qė rreth kėtij
vullneti t’i klasifikojmė aleatėt dhe kundėrshtarėt dhe jo pėrkundrazi, duke ua
pėrshtatur vullnetin tonė tė tjerėve. Tani pėr tani nė Kosovė, ai pėrfaqėson tė
vetmin mendim autentik dhe origjinal shqiptar, qė s’ėshtė i plotėsisht i
dėgjueshėm ndaj asnjė qendre qė vjen jashtė autenticitetit shqiptar.


Koha
Ditore: Po nėse tė u lusim, gjithnjė nė kontekstin e posedimit tė mendimit
politik, tė bėni njė krahasim midis dy partive kryesore politike shqiptare nė
Maqedoni, ēfarė do tė thoshit?


Feraj:Fatkeqė sisht nuk mund ta bėjė njė dallim tė qartė midis tyre, sepse tė
dyja partitė janė sjellur njėlloj kur kanė qenė nė pushtet dhe njėlloj kur nuk
kanė qenė nė pushtet. Secila sillet njėlloj kur ėshtė nė pushtet ose nė
opozitė. Nuk dallojnė ato parti.


Koha
Ditore: Pėr fund, ēfarė kultivimi tė mendimit politik, rekomandoni ju qė duhet
tė ndiqet nga shqiptarėt?


Feraj:Do tė duhej tė bėhej kthimi tek mendimi autentik shqiptar dhe i
vullnetit politik shqiptar. Qė populli shqiptar tė jetė mė shumė njė popull i
vullnetit se sa njė popull i tipit tė evolucionist darwinian. Shqiptarėt mund
ta arrijnė qėllimin e vetė politik, vetėm nėse bėhen njerėz hegelianė: tė
gatshėm tė vdesin pėr ēėshtjen shqiptare. Ndėrsa nėse vazhdojnė tė jenė tip
darwinianė, i njeriut qė bėnė gjithēka pėr tė mbetur gjallė, do tė vazhdojmė tė
mbetemi gjallė, siē kemi mbetur dymijė vjet nėn sundim. Shqiptarėt nuk
duhet tė lejojnė qė tė mbesin vetėm objekt i historisė.


Koha
Ditore: Zotėri Feraj Faleminderit pėr intervistėn…


Feraj:
Faleminderit juve!