PDA

View Full Version : 9 keshilla per zbokth ..


Jana
11-01-10, 20:02
Si per femrat ashtu dhe per meshkujt, eshte pa dyshim nje “armik” antipatik, qe shpesh influencon edhe ne humorin tone.


Edhe pse mund te jete e veshtire, nuk duhet te dorezoheni: zbokthi mund te eleminohet, mjafton te beni zgjedhjet e duhura, dhe nese eshte e nevojshme drejtohuni tek specialisti.
Ashtu sic e dime shkaqet jane te shumta, dhe shpesh here lodhja dhe stresi e theksojne me shume kete fenomen.
Te shohim se cilat mund te jene zgjedhjet e duhura kunder zbokthit. Fillimisht duhet te evitoni cdo gje qe mund te provokoj ose rendoj gjendjen apo irritmin e skalpit te kokes:

1- Shampo dhe nje trajtim kunder zbokthit, sot mundesia per te zgjedhur eshte e shumte.

2- Eshte mire te perdorni shampo me baze katrami dhe sulfurseleni, per te eleminuar
yndyren e tepert.

3- Beni kujdes me produkte te tilla si xhel, lak, lyerje flokesh dhe trajtime te ketyre llojeve.

4- Limitoni konsumin e duhanit dhe te alkoolit.

5- Vendosni ne dieten tuaj produkte te pasura me vitamine E,(fruta dhe perime)

6- Mos kruani skalpin e kokes me force.

7- Evitoni perdorimin e flokeve artificial, shalleve apo kapuceve ne menyre frekuente, pasi nuk lejojne qe skalpi te marre ajer.

8- Krihni floket me delikatese, pasi kreheri rrezikon te irritoje lekuren e varfer nga vitaminat.

9- Lajini floket me kujdes, por mos ekzagjeroni, me dozimin e produkteve, dhe as me shpeshtesine e larjes, ne kete menyre do te perkeqesoni gjendjen dhe nuk do te keni rrezultat.