PDA

View Full Version : Horoskopi 2010...


Jana
13-01-10, 15:57
Sorry nese e kam hap temen ne vend te gabuar...


Dashi


Karriera:Njė vit pėrplot me batica dhe zbatica. Do t’ju paraqiten shumė pengesa gjatė realizimit tė projekteve tuaja, mirėpo duhet tė jeni tė pėrgatitur qė tė luftoni deri nė pikė tė fundit, pėr tė arritur gjerė tek synimi qė ia keni vėnė vetes. Me fillim tė stinės sė vjeshtės, e deri nė fund tė kėtij viti, do tė pėrballeni me pengesa tė mėdha, dhe nuk do t’ju lejojnė qė puna profesionale tė zhvillohet sipas parashikimeve tuaja. Me rėndėsi tė madhe ėshtė qė mos t’i leni punėt pėrgjysmė, dhe mos filloni punė tė reja pa i pėrfunduar ato tė nisura mė herėt. Me njė fjalė, vetėm pėrkushtimi mund t’ju sjellė suksese nė karrierė.

Partneri: Tė lindurit nė dekadėn e parė dhe tė dytė tė kėsaj shenje, duhet ta shfrytėzojnė periudhėn nga muaji shkurt gjerė nė muajin maj, qė t’ia kushtojnė partnerit, pasi qė muajt tė tjerė do tė jenė shumė tė vėshtirė. Mirėpo pėr tė lindurit nė dekadėn e tretė yjet parashohin njė vit tė lumtur bashkėshortor.

Shėndeti: Sipas parashikimit tė yjeve, kėtė vit do tė ballafaqoheni me probleme tė ndryshme shėndetėsore, andaj mos hezitoni tė bėni kontrolle tė rregullta shėndetėsore.

Jana
13-01-10, 15:58
Demi

Karriera:Sipas parashikimit tė yjeve pėr vitin 2010, pėr tė lindurit nė shenjėn e Demit, do tė jetė njė vit mesatar – andaj suksesi nė punėn profesionale herė pas here do tė ketė ngecje. Mirėpo, kjo nuk ėshtė arsye qė ju tė dorėzoheni, pasi qė yjet ju ndihmojnė qė tė bėni investime kapitale, dhe ta rimėkėmbni biznesin tuaj. Pra, planifikojeni mirė kėtė vit, dhe kėrkoni mė shumė sesa ju ofrojnė, dhe padyshim se do tė dilni fitimtarė pasi qė e keni pėrkrahjen e Jupiterit. Nuk do tė ishte keq edhe nėse luani edhe nė lojėra tė fatit. Por, personat e lindur nė dekadėn e tretė, duhet tė jenė shumė syēelur dhe tė kujdesshėm nė ēdo vendim qė ndėrmarrin, pasi qė mund tė jenė tė mashtruar edhe pse e kanė pėrkrahjen e Jupiterit.

Partneri: Pėr tė lindurit nė dekadėn e parė dhe tė dytė tė kėsaj shenje, ky vit do t’ju sjellė shumė stabilitet nė jetėn bashkėshortore, dhe do tė fitoni besim tė ndėrsjellė me partnerin. Mirėpo tė lindurit nė dekadėn e tretė, duhet tė jenė mė tė kujdesshėm karshi partnerit, sepse ende janė nė fazėn e iluzioneve - por nga mesi i vitit e tutje do t’ju buzėqeshė fati.

Shėndeti: Pėr tė lindurit nė shenjėn e Demit, yjet ju ndihmojnė qė tė keni njė vit me shėndet stabil, me plot vitalitet dhe elan.

Jana
13-01-10, 15:59
Binjakėt

Karriera:Personat e lindur nė dekadėn e parė, gjatė vitit 2010 do tė kenė shumė pėrparėsi nė sferėn e biznesit. Angazhimi i tyre nė maksimum, fatmirėsisht do tė sjellė edhe tė ardhura tė majme, sidomos nė pjesėn e parė tė vitit. Marsi dhe Saturni do tė kenė ndikim tė pėrhershėm, dhe kėshtu do t’ju mundėsojnė qė nė rrugė tė pastėr (ligjore) tė arrini ngritje nė karrierė. Pra, ėshtė koha qė kėta persona mund tė vėnė gurthemelin e karrierės sė tyre. Sa i pėrket personave tė lindur nė dekadėn e dytė dhe tė tretė tė kėsaj shenje, duhet tė jenė mė tė vėmendshėm, pėr shkak tė njė shpėrputheje mes pozicioneve tė Jupiterit dhe tė Diellit. Dhe, nėse kjo ndikon nė planet qė i keni ideuar, kjo duhet t’ju nxisė tė ruani pozicionin e tashėm qė keni.

Partneri: Personat e lindur nė dekadėn e parė tė kėsaj shenje i pret njė vit shumė i lumtur, madje edhe i pabesueshėm nė aspektin pozitiv tė fjalės. Kjo nuk mund tė thuhet se do t’u ngjajė personave tė lindur nė dekadėn e dytė dhe tė tretė, nė fakt jo njė periudhė kaq e ndritur, mirėpo, edhe ata do tė shijojnė momente lumturie nė lidhjen e tyre.

Shėndeti: Deri nė muajin mars personat e lindur nė dekadėn e parė duhet tė kenė kujdes, sepse ndikimi i Jupiterin mund t’i nxisė tė hanė mė shumė ushqim sesa ėshtė nevoja dhe kjo mund tė ketė pasoja pėr shėndetin e tyre. Edhe pse me mė pak efekt, kjo kėshillė vlen edhe pėr personat e lindur nė dekadėn e dytė dhe tė tretė tė kėsaj shenje.

Jana
13-01-10, 16:00
Gaforrja

Karriera:Personave tė lindur nė dekadėn e parė tė kėsaj shenje, do t’ju ngecin punėt, pasi qė Saturni bėn njė linjė tė vėshtirė mė Diellin e lindjes, dhe kjo sjellė, pėr fat tė keq, gjerė tek ngecjet nė aspektin profesional. Nga muaji prill deri nė vjeshtė do tė mund t’ju pėrcjellin kėto bllokada. Mirėpo, kjo nuk ka tė bėjė me personat e lindur nė dekadėn e dytė dhe tė tretė tė kėsaj shenje, pasi qė ata kenė mbėshtetjen e yjeve qė asgjė mos t’ju ndalojė qė tė shkojnė drejt suksesit. Ndėrsa nė aspektin financiar do t’ju presin befasi tė shumta.

Partneri: Nga parashikimi i yjeve, shihet se do tė jeni mė tė lumtur sesa qė po pritni nga ky vit. Do tė jeni shumė romantikė, andaj shfrytėzojini momentet e veēanta dhe pėrjetoni kėnaqėsinė e vėrtetė ne krahėt e partnerit. Herė pas here ju duhet tė luftoni pėr fatin tuaj, gjė pėr tė cilėn e dini se do tė dilni fitimtarė.

Shėndeti: Personat e lindur nė dekadėn e parė tė kėsaj shenje, duhet t’i kushtojnė mė shumė rėndėsi gjendjes shėndetėsore, dhe mos ta lėnė anash veten e tyre por tė ndėrmarrin hapat e nevojshėm. Mirėpo ata tė lindur nė dekadėn e dytė dhe tė tretė do tė kenė njė gjendje shumė tė mirė shėndetėsore.

Jana
13-01-10, 16:00
Luani

Karriera:Duhet tė jeni shumė tė kujdesshėm gjatė periudhės sė parė tė vitit, pasi qė konjuksioni i marsit ju sjell vėshtirėsi dhe ju bėnė tė padurueshėm, dhe natyrisht mund tė bėni gabime fatale. Mirėpo nga muaji gusht, keni Saturnin nė anėn tuaj, qė do t’ju ndihmojė tė bėni pėrmirėsime dhe tė orientoheni drejt suksesit. Megjithatė, kėto ndryshime nuk mund tė ndodhin brenda natės, por duhet tė jeni konsekuent dhe tė durueshėm, se ato qė do t’i arrini do te jenė afatgjate.

Partneri: Njė vit me shumė harmoni dhe lumturi nė lidhjen tuaj, mirėpo qė ta mbani gjallė jetėn bashkėshortore ju duhet mė shumė angazhim, dhe dhurata mė e bukur pėr partnerin tuaj do tė jenė koha qė do ta ndani sė bashku me tė.

Shėndeti: Falė pozitės sė mirė te yjeve, personat e lindur nė shenjėn e Luanit, nuk duhet tė brengosen pėr shėndetin e tyre, pėrveē qė, here pas here, kanė nevojė tė pushojnė.

Jana
13-01-10, 16:01
Virgjėresha

Karriera:Aspekti financiar gjatė vitit 2010 nuk do tė shėnojė ndonjė ngritje fascionuese, e as rėnie tė ndjeshme. Nė stinėn e pranverės, pėr shkak tė pozitės sė Jupiterit, mund tė ndesheni me vėshtirėsi nė realizimin e projekteve tuaja – por nėse i pėrmbaheni planit qė keni dhe nuk lejoni pėrzierjen e njerėzve tjerė nė projektet tuaja, atėherė suksesi nuk do tė mungojė. Pra, suksesin nė aspektin profesional mund ta arrini vetėm mė pėrkushtim tė shtuar dhe me durim. Kujdes tė shtuar duhet tė keni nė aspektin financiar, sepse mund tė jepni mė shumė se qė mund tė pėrballojė xhepi juaj. Yjet ju kėshillojnė po ashtu tė jeni mė vigjilentė, sepse dikush nga jashtė do tė pėrpiqet t’ju mashtrojė nė biznes.

Partneri: Shumė shpesh ju sillet nė mendje se nuk keni fat nė dashuri, por nga pjesa e dytė e vitit 2010, do tė jeni nėn ndikimin e planetit tė dashurisė - Venerės, gjė qė do tė krijojė stabilitet me partnerin.

Shėndeti: Yjet ju propozojnė qė tė jeni shumė tė kujdesshėm me shėndetin tuaj, gjatė kėtij viti, pasi tentoni tė jeni shumė tė ndjeshėm ndaj sėmundjeve. Do tė ishte mirė tė merreni me sporte tė ndryshme, posaēėrisht me fitnes, dhe rėndėsi tė veēantė duhet t’i kushtoni ushqimit tė cilin e konsumoni.

Jana
13-01-10, 16:01
Peshorja

Karriera:Gjatė vitit 2010, pėr ju peshore do tė ketė njė stagnim nė zhvillimin profesional dhe financiar, pra do tė ballafaqoheni mė shumė probleme tė paparashikuara. Andaj, duhet tė tregoni anėn tuaj tė fortė dhe tė jeni sa mė fleksibil dhe tė durueshėm, nė mėnyrė qė ta tejkaloni kėtė vit tė vėshtirė. Megjithatė, duhet tė punoni shumė po qe se mendoni tė mos pėrmbyseni – asgjė nuk do t’ju dhurohet, ēdo gjė duhet tė fitohet me mund tė madh kėtė vit.

Partneri: Gjatė vitit 2010, duhet qė mė shumė kohė t’i kushtoni partnerit, pasi qė yjet janė duke i pėrkrahur mė shumė shenjat tjera kėtė vit. Andaj, ngjalleni jetėn tuaj bashkėshortore, dhe mos lejoni t’ju mėsojė askush se si duhet jetuar nė bashkėshortėsi.

Shėndeti: Njė vit me probleme tė shumta shėndetėsore, andaj kushtoni mė shumė rėndėsi gjendjes suaj gjatė kėsaj periudhe, dhe pėr ēdo ndryshim tė vogėl qė e ndjeni nė trupin tuaj, drejtohuni tek mjeku.

Jana
13-01-10, 16:02
Akrepi

Karriera:Nga pranvera, fillon t’ju prijė e mbara dhe punėt do t’ju shkojnė sipas planit tuaj si nė profesion ashtu dhe nė aspektin financiar. Falė pranisė sė Jupiterit, i cili formon trigon me Diellin e lindjes. Pra mos u bėni skeptik kur paraqiten mundėsi tė reja punė, por pranojini si njė zhvillim i juaj i mėtutjeshėm, ku do tė hapen horizonte tė reja pėr ju. Keni mundėsi tė mira, qė tė vazhdoni shkollimin me ndihmėn e punėdhėnėsit. Merrini pėrgjegjėsitė mbi vete dhe do tė filloni njė karrierė tė suksesshme, pasi qė edhe nė aspektin financiar, yjet ju sugjerojnė tė investoni se do tė keni pėrfitime tė mėdha.

Partneri: Ju pret njė vit shumė i rėndėsishėm sa i pėrket dashurisė – mė nė fund mund tė kurorėzohet
lidhja e juaj dhe tė krijoni familje. Pra, ėshtė njė vit qė ka shumė kohė qė e ėndėrroni. Varet nga ju si do ta shfrytėzoni.

Shėndeti: Falė energjisė pozitive qė keni nga ana e yjeve, do t’ju pėrcjellė njė vit me shėndet tė mirė dhe pa ndonjė komplikim

Jana
13-01-10, 16:02
Shigjetari

Karriera:Nė qoftė se i pėrvisheni punės, atėherė padyshim qė edhe suksesi nuk do tė mungojė – njė zhvillim i hovshėm ju pret nė aspektin profesional, i cili ėshtė i lidhur ngushtė edhe me tė ardhurat financiare. Me rėndėsi pėr ju ėshtė qė, punėn ta filloni me metoda tė reja, dhe tė keni njė linjė tė qartė tė gjėrave qė duhet t’i pėrfundoni dhe vetėm kėshtu mund ta arrini qėllimin qė ia keni parashtruar vetes. E tėrė kjo ju pėrket personave tė lindur nė dekadėn e parė dhe tė dytė tė kėsaj shenje, ndėrsa personat e lindur nė dekadėn e tretė, do tė ballafaqohen me vėshtirėsi tė ndryshme dhe jo ēdoherė do t’ju shkojnė punėt sipas parashikimeve. Por me rėndėsi ėshtė qė mos tė nguteni por obligimet t’i pėrfundoni nė qetėsi.

Partneri: Nė fillim tė vitit mund tė ballafaqoheni me mosmarrėveshje tė vogla, mirėpo duhet tė ndjeheni fatlum, se ju pret njė vit i lumtur dhe me befasi tė shumta. Do tė kaloni ēaste edhe mė tė mira, nėse pėrballeni me realitetin dhe nuk ju shmangeni obligimeve.

Shėndeti: Falė pozitės sė mirė tė yjeve, ju pret njė vit me shėndet shumė tė mirė dhe pa komplikime, megjithatė, duhet t’i kushtoni kujdes ushqimit, se mund tė vijė gjerė tek shtimi i pakontrolluar i peshės – andaj do tė ishte e mirėseardhur tė merreni me sport.

Jana
13-01-10, 16:03
Bricjapi

Karriera:Puna: Saturni dhe Plutoni ju japin mbėshtetje, andaj gjatė vitit 2010 nuk do tė duhej tė keni probleme nė aspektin financiar. Megjithatė, menaxhimi jo i duhur mund t’ju shkatėrrojė nė aspektin profesional por edhe atė financiar. Duhet tė jeni vetėkritikė dhe tė mos lejoni hasmėri tė panevojshme nė sferėn e biznesit. Mos hyni nė biznese ku mendoni se nuk mund t’ia dilni mbanė – pra, duhet ta testoni vetveten para sė tė niseni nė aventura tė biznesit. Kujdes duhet tė keni edhe nga premtimet e njerėzve – sepse mund tė shndėrroheni nė pre tė mashtrimeve. Kjo nuk vlen pėr personat e lindur nė dekadėn e dytė dhe tė tretė tė kėsaj shenje, tė cilėt mund tė pėrparojnė nė karrierė, pas pasur tė gjitha kėto pengesa.

Partneri: Vetėm tė lindurit nė dekadėn e parė, mund tė ankohen se fati nuk po ju buzėqeshė, mirėpo pėr tė lindurit nė dekadėn e dytė dhe tė tretė, mund tė thuhet se ėshtė viti i tyre i lumturisė, gjė qė deri mė tash mund t’u ketė tingėlluar si fjalė e huaj.

Shėndeti: Tė lindurve nė dekadėn e parė, ju nevojitet mė shumė pushim dhe kujdes mė i veēantė pėr shėndetin e tyre, pėrderisa tė lindurit nė dy dekadat tjera nuk kanė arsye pėr ankesa.

Jana
13-01-10, 16:04
Ujori

Karriera:Qė tė pėrfitoni dhe tė keni njė karrierė solide, ju nevojitet kurajė dhe trimėri. Personat e lindur nė dekadėn e parė, mund tė kenė pėrfitime tė mėdha, dhe lirisht mund tė thuhet se ėshtė viti i karrierės me shumė shanse qė tė pėrparojnė. Personat e lindur nė dekadėn e dytė dhe tė tretė, duhet tė jenė tė lumtur me atė qė posedojnė – pra, atė qė e kanė pėrfituar nė tė kaluarėn duhet ta stabilizojnė dhe mos tė kėrkojnė mė tepėr gjerė nė fund tė nėntorit, kur edhe ju ofrohen shanse pėr njė karrierė tė re.

Partneri: Edhe pse gjatė viteve tė fundit lidhja juaj ka qenė mjaft e tensionuar, dhe vėshtirė tė besoni qė harmonia ju takon edhe juve, atėherė pėrgatituni pėr njė stabilitet dhe pėr njė lidhje me shumė dashuri. Personat e lindur nė dekadėn e dytė do tė jenė mė tė durueshėm dhe tolerantė, pasi qė nuk janė larg stabilitetit tė jetės bashkėshortore.

Shėndeti: Qė t’ju largoheni ankesave, atėherė bėhuni mjek i vetvetes – lėvizni sa mė shumė, merruni me fitnes, si dhe konsumoni ushqim tė shėndoshė, dhe padyshim qė vitaliteti nuk do t’ju mundojė.

Jana
13-01-10, 16:04
Peshqit

Karriera:Falė pozitės sė mirė tė Jupiterit, gjatė tremujorit tė parė tė vitit, do ta ndjeni lumturinė nė ambientin kolegial, si dhe do tė ndodhin befasi nė aspektin financiar. Shumė oferta pune do t’ju ofrohen gjatė vitit 2010, mirėpo duhet t’i analizoni mirė, dhe ato qė ju pėrshtaten mos i refuzoni, se janė shanse tė mira tė zhvillimit tuaj intelektual. Tė lindurit nė dekadėn e fundit tė kėsaj shenje, duhet tė jenė mė tė kujdesshėm nė marrjen e vendimeve, dhe mos tė tentojnė tė pėrfitojnė nga situata, sepse nė fund do tė dėshtojnė.

Partneri: Personat e lindur nė dekadėn e parė dhe tė dytė, janė mė tė lumturit ndėr dymbėdhjet shenjat tjera, mirėpo ata tė lindurit nė dekadėn e tretė tė kėsaj shenje, ju duhet ende kohė dhe tė pėrdorin mėnyra tė reja stabiliteti.

Shėndeti: Edhe nė aspektin shėndetėsor, do tė jetė njė vit shumė me fat pėr tė lindurit nė shenjėn e peshqve, pėrjashtim do tė kenė tė lindurit nė dekadėn e tretė, tė cilėt do t’i pėrcjellė njė melankoli gjatė tėrė vitit.

emine
13-01-10, 16:46
Binjakėt

Karriera:Personat e lindur nė dekadėn e parė, gjatė vitit 2010 do tė kenė shumė pėrparėsi nė sferėn e biznesit. Angazhimi i tyre nė maksimum, fatmirėsisht do tė sjellė edhe tė ardhura tė majme, sidomos nė pjesėn e parė tė vitit. Marsi dhe Saturni do tė kenė ndikim tė pėrhershėm, dhe kėshtu do t’ju mundėsojnė qė nė rrugė tė pastėr (ligjore) tė arrini ngritje nė karrierė. Pra, ėshtė koha qė kėta persona mund tė vėnė gurthemelin e karrierės sė tyre. Sa i pėrket personave tė lindur nė dekadėn e dytė dhe tė tretė tė kėsaj shenje, duhet tė jenė mė tė vėmendshėm, pėr shkak tė njė shpėrputheje mes pozicioneve tė Jupiterit dhe tė Diellit. Dhe, nėse kjo ndikon nė planet qė i keni ideuar, kjo duhet t’ju nxisė tė ruani pozicionin e tashėm qė keni.

Partneri: Personat e lindur nė dekadėn e parė tė kėsaj shenje i pret njė vit shumė i lumtur, madje edhe i pabesueshėm nė aspektin pozitiv tė fjalės. Kjo nuk mund tė thuhet se do t’u ngjajė personave tė lindur nė dekadėn e dytė dhe tė tretė, nė fakt jo njė periudhė kaq e ndritur, mirėpo, edhe ata do tė shijojnė momente lumturie nė lidhjen e tyre.

Shėndeti: Deri nė muajin mars personat e lindur nė dekadėn e parė duhet tė kenė kujdes, sepse ndikimi i Jupiterin mund t’i nxisė tė hanė mė shumė ushqim sesa ėshtė nevoja dhe kjo mund tė ketė pasoja pėr shėndetin e tyre. Edhe pse me mė pak efekt, kjo kėshillė vlen edhe pėr personat e lindur nė dekadėn e dytė dhe tė tretė tė kėsaj shenje.


qe nafaka une i perkas dekades s epare,e qyky horoskop koka i 2009 se qeshtu ka shku :biggrin: e sa me hanger ishalla me vje pak apetit se nime spo me hahet buka:tongue:
jana flm qe je ne mesin tone,si gjithmone e pasurone forumin me tema;)

besart-1
13-01-10, 21:55
huhuh pse hahesh me sende te kota.Ae din ty se mu morr me ksi sene ski vend per jeten tjeter ....veq vazhdo ti keshtu se e gjan realitetin hiq mos ke gajle .....veq Allahu e di te ardhmen dhe kjo eshte e vertetuar ne libirn me famelart ne bote Kur'anin .paqe ....ishallah edhe ty do ta humbesh kete ves te keq ...paqe caste te kendeshme ne vazhdim

Jana
14-01-10, 12:44
huhuh pse hahesh me sende te kota.Ae din ty se mu morr me ksi sene ski vend per jeten tjeter ....veq vazhdo ti keshtu se e gjan realitetin hiq mos ke gajle .....veq Allahu e di te ardhmen dhe kjo eshte e vertetuar ne libirn me famelart ne bote Kur'anin .paqe ....ishallah edhe ty do ta humbesh kete ves te keq ...paqe caste te kendeshme ne vazhdim


O flm per keshirll...Do ta kem parasysh....

Idila
14-01-10, 13:13
Sorry nese e kam hap temen ne vend te gabuar...


Dashi


Karriera:Njė vit pėrplot me batica dhe zbatica. Do t’ju paraqiten shumė pengesa gjatė realizimit tė projekteve tuaja, mirėpo duhet tė jeni tė pėrgatitur qė tė luftoni deri nė pikė tė fundit, pėr tė arritur gjerė tek synimi qė ia keni vėnė vetes. Me fillim tė stinės sė vjeshtės, e deri nė fund tė kėtij viti, do tė pėrballeni me pengesa tė mėdha, dhe nuk do t’ju lejojnė qė puna profesionale tė zhvillohet sipas parashikimeve tuaja. Me rėndėsi tė madhe ėshtė qė mos t’i leni punėt pėrgjysmė, dhe mos filloni punė tė reja pa i pėrfunduar ato tė nisura mė herėt. Me njė fjalė, vetėm pėrkushtimi mund t’ju sjellė suksese nė karrierė.

Partneri: Tė lindurit nė dekadėn e parė dhe tė dytė tė kėsaj shenje, duhet ta shfrytėzojnė periudhėn nga muaji shkurt gjerė nė muajin maj, qė t’ia kushtojnė partnerit, pasi qė muajt tė tjerė do tė jenė shumė tė vėshtirė. Mirėpo pėr tė lindurit nė dekadėn e tretė yjet parashohin njė vit tė lumtur bashkėshortor.

Shėndeti: Sipas parashikimit tė yjeve, kėtė vit do tė ballafaqoheni me probleme tė ndryshme shėndetėsore, andaj mos hezitoni tė bėni kontrolle tė rregullta shėndetėsore.


Kjo puna e shėndetit disi mė vuri nė merak!

I besoni ju Horoskopit?
Unė i besoj veē kur mė thotė fjalė tė mira, pėrndryshe.... hiē nuk i besoj! :d

Jana
14-01-10, 13:21
Kjo puna e shėndetit disi mė vuri nė merak!

I besoni ju Horoskopit?
Unė i besoj veē kur mė thotė fjalė tė mira, pėrndryshe.... hiē nuk i besoj! :d

Ketu ne net nganjeher e lexoj Horoskopin mujor...amo kurr nuk bazona ne Horoskop...harroj menjehr...
Une ka postu me shum per nga Kurreshtja...jo per me besu dikush...

emine
14-01-10, 13:59
Kjo puna e shėndetit disi mė vuri nė merak!

I besoni ju Horoskopit?
Unė i besoj veē kur mė thotė fjalė tė mira, pėrndryshe.... hiē nuk i besoj! :d

kshtu bejm gjithe,

vjeshta
15-01-10, 17:27
Kjo puna e shėndetit disi mė vuri nė merak!

I besoni ju Horoskopit?
Unė i besoj veē kur mė thotė fjalė tė mira, pėrndryshe.... hiē nuk i besoj! :d


Dashi
Dekada e I 21 - 31 mars
Dekada e II 01 - 10 prill
Dekada e III 11 - 20 prill
Pavarėsisht kundėrvėnies sė Saturnit nga shenja e peshores pėr pjesėn mė tė madhe tė vitit, viti 2010 do tė jetė pėr ju njė vit shumė i rėndėsishėm, i mbushur me kėnaqėsi pėr sa i pėrket jetės profesionale dhe mė nė pėrgjithėsi sferės sociale, nė tė cilėn mė nė fund do tė arrini ato ēka doni pa luftėra tė mėdha.
Me fjalė tė tjera tani jeni gati tė bėni atė qė me kohė kishit planifikuar dhe mė nė fund keni nė xhep mjetet e duhura pėr tė realizuar projektet tuaja.
Gjithēka qė keni planifikuar do tė bėhet, nė pjesėn e parė tė vitit, duke qenė se Saturni, i cili kthehet sėrish te Virgjėresha dhe saktėsisht nga 7 prilli deri nė 21 korrik, do t'ju lėrė mė shumė hapėsirė autonomie dhe do t'ju bėjė t'i bėni gjėrat mė shpejt nga sa kishit menduar.
Kjo ėshtė periudha, nė tė cilėn do tė ndiheni sikur keni botėn nė duar dhe do tė kuptoni se mund tė guxoni pėr gjithēka, kjo pėrkon me javėn e fundit tė majit deri nė javėn e parė tė qershorit, kur pjesa mė e madhe e qiellit ėshtė nė anėn tuaj, kjo ju favorizon aq shumė sa keni shumė raste pėr tė realizuar mė nė fund njė ėndrrėn tuaj, pėr tė cilėn padyshim do t'ju duhet tė punoni me tė gjithė forcėn tuaj, kėrkon njė dedikim absolut, sidomos duke nisur nga 21 korriku kur Saturni, duke hyrė sėrish nė shenjėn e Peshores do tė kėrkojė disa sakrifica tė vogla, kjo pėr tė menaxhuar mė sė miri situatat qė janė nė duart tuaja.
Kjo pjesė e parė e vitit ėshtė veēanėrisht e veēantė pėr tė realizuar nevojat, domosdoshmėritė, pasi nė kėtė moment tė jetės suaj jeni tė mbushur plot me energji, kjo si nga ana fizike, po ashtu dhe ajo psiqike. Keni aq shumė energji sa mund tė bėni mrekulli tė vėrteta dhe tė arrini objektivat pa harxhuar shumė energji.
Keni nevojė tė ndiheni aktivė, nė lėvizje, pasi planeti i Marsit deri nė 7 qershor do tė jetė njė stimulues i vėrtetė dhe do tė bėni gjėra qė deri tani nuk kishin arritur tė gjenin vend nė jetėn tuaj, ose nuk i kishit realizuar dot pėr shkak tė mungesės sė rasteve, burimeve, ose gjithēka tjetėr e nevojshme pėr realizimin e tyre.
Por, siē e thamė dhe mė parė, do tė jetė pikėrisht fusha profesionale ajo qė do tė jetė prioritare, do tė vini nė veprim strategji. Janė tė mundshme ndryshime, apo ngritje nė detyrė, qė juve nuk i keni parashikuar fare, nė fillim do t'ju lėnė tė habitur, por mė vonė do ta kuptoni qė janė njė shtytje pozitive pėr tė realizuar qėllimet tuaja nė jetė.
Vetėm se duhet tė keni parasysh tė mos mbėshteteni vetė te fati, vėrtet vendosja e planetėve nė qiell ju ndihmon, por duhet tė dini si ta menaxhoni kėtė ndihmė.
Pra, ėshtė mirė t'u pėrmbaheni dhe disa rregullave, tė ndiqni kėshillat qė mund t'ju japin njerėz qė kanė eksperiencė mė shumė se ju, pasi jo gjithmonė duhet tė mbėshteteni vetė te dėshira e mirė, mbi entuziazmin dhe fatin.
Kujtoni qė fati i vėrtetė qėndron nė faktin tė dini tė kapni rastin qė keni pritur nė momentin e duhur.
Hyrja e Jupiterit nė shenjėn tuaj ditėn e 6 qershorit, i cili nga shenja juaj do tė dalė vetėm nė 9 shtator, bėn qė vera juaj tė jetė e ngarkuar me punė, gjatė tė cilės me shumė mundėsi do tė keni ide gjeniale, kjo falė dhe pse jo gjatė nė shenjėn tuaj do tė hyjė dhe Urani. Ditėt rreth 7 gushtit janė ditė qė duhet tė keni shumė kujdes, pasi mund tė bėni gabime tė mėdha, gabime qė do t'ju bėjnė tė pėrsėrisni punėn tuaj nga e para.
Ėshtė mirė tė mos rrezikoni dhe pse mund t'ju duket se para jush keni rastin e jetės, atė pėr tė cilin keni menduar gjithnjė, pasi mund tė rezultojė shumė i rrezikshėm, ose jo aq interesant dhe pozitiv sa mendonit.
Nė verėn e 2010 duhet t'i evitoni teprimet, gjeni mėnyrėn pėr tė mos u vėnė nė situata qė mund tė vėnė nė dyshim sigurinė tuaj, kjo qoftė nga pikėpamja profesionale, po ashtu dhe atė financiar. Shmangni shpenzimet e mėdha dhe tė kota, jeni tė kujdesshėm nė gjithēka qė bėni, firmosni me kujdes kontrata. Duhet tė mėsoheni tė mbani sekret projektet tuaja dhe mund t'ia tregoni gjithė botės vetėm pasi t'i keni realizuar, mė parė ėshtė mirė tė mos flisni, tė paktėn kėtė vit yjet nuk ua kėshillojnė.

Jeta sentimentale
Pėr sa i pėrket dashurisė, ky vit do tė sjellė njė seri tė rejash, kjo sepse keni njė nevojė tė madhe tė bėni gjėra qė deri mė tani nuk keni pasur mundėsi t'i eksperimentoni. Sigurisht qė u janė mėrzitur mėnyrat e vjetra pėr tė krijuar njė lidhje dhe do t'i kėrkoni partnerit t'ju ndjekė nė mėnyrat e reja qė ti kėrkon tė qėndroni bashkė dhe ky ndryshim i juaji pėr shumė arsye mund tė vėrė nė alarm ata qė u duan, aq shumė saqė do tė fillojnė tė dyshojnė nė dashurinė tuaj.
Mos ia mbathni me tė katra dhe mbi tė gjitha mos u inatosni, por pėrpiquni t'i bėni njerėzit qė u qėndrojnė pranė tė kuptojnė qė dėshira juaj nuk ėshtė pėr njė person tjetėr, por pėr diēka ndryshe nga zakonisht, gjė qė ju bėn tė ndiheni tė ekzaltuar vazhdimisht.
Nuk do tė jetė e lehtė pėr ju, pasi forca e libidos qė u fal Marsi u dhuron nė pjesėn e parė tė vitit, nė jetėn nė ēift, sidomos nėse ėshtė njė lidhje e vjetėr, kėrkimi i stimujve dhe ndjesive do tė jetė motiv zėnieje dhe pakuptimi nga ana e partnerit. Ndoshta duhet tė provoni ta pėrfshini mė shumė partnerin nė kėtė "kėrkim" tuajin, por qė t'i themi tė gjitha ka shumė mundėsi qė Urani nė shenjėn tuaj, qoftė dhe momentalisht, mund tė bėjė qė nė verė tė mbyllni njė lidhje qė ka kohė qė ėshtė zbehur dashuria dhe qė pritej vetėm ēasti i duhur pėr t'i dhėnė fund pėrgjithmonė.
Vera ėshtė pėr ju njė periudhė veēanėrisht e bukur pėr sa i pėrket fushės sė ndjenjave, gjatė sė vilės do tė arrini tė bėni pėr vete personat qė u tėrheqin, pasi do tė keni njė karizėm tė madh qė do t'ju ndihmojė tė arrini shumė kollaj ata persona qė godasin zemrėn tuaj. Por, bėni kujdes pėr tė mos u pėrfshirė seriozisht me premtime qė mė pas mund tė zhduken me mbarimin e verės, mundohuni tė jetoni momentin, duke ndėrtuar ditė pas ditė njė histori qė mė pas mund tė rezultojė ajo e duhura, por kėtė gjė do ta mėsoni vetėm me kalimin e kohės, e cila do t'ju japė mundėsi tė njihni anė tė ndryshme dhe tė errėta qė brenda njė kohe tė shkurtėr nuk mund t'i shihni dot.
Periudhė me tė vėrtetė e fortė pėr ndjenjat, sidomos nėse jeni duke kėrkuar atė lloj eksperience qė quhet dashuri-pasion, ėshtė periudha nga 7 deri nė 31 mars, kur Venusi transit nė shenjėn tuaj do tė krijojė njė miksim me tė vėrtetė shpėrthyes dhe ndjellės, aq tė fortė saqė kėtė mars mund ta quajmė stinėn tuaj tė vėrtetė tė dashurisė.
Por, edhe periudha nga 14 qershori deri nė mėngjesin e 10 korrikut ėshtė shumė me fat nė fushėn e dashurisė dhe pėr ato lloj takimesh qė zgjasin nė kohė, kjo falė takimit tė Jupiterit dhe Venusit nė shenjėn tuaj dhe takimi i tyre do tė jetė rreth 15 qershorit, atė ditė mund tė pėsoni dhe njė "goditje tė rrufeshme nė zemėr" vetėm se kjo situatė e favorshme duhet tė menaxhohet me njė dozė tė mirė racionaliteti.
Periudha tjetėr e mirė pėr fushėn e ndjenjave ėshtė ajo qė shkon nga 8 deri nė 29 nėntor, moment nė tė cilin do tė jetė shumė e mirė pėr tė vėnė nė "zjarr" ato ē'ka doni me tė vėrtetė nga njė lidhje. Takimet qė do tė bėni nė kėtė fazė tė vitit mund tė jenė me njerėz mė tė mėdhenj se ju, ose pėr njė sėrė motivesh ju shtyjnė tė jeni mė tė kujdesshėm nė sjelljen tuaj dhe t'u vėnė pėrballė llojeve tė lidhjeve qė fillimisht mund tė mos u intrigojnė dhe t'u pėlqejnė. Duhet tė dini tė keni durim dhe surprizat nuk do tė mungojnė nė fund.

Familja
Klima nė familje pėr gjithė vitin 2010 do tė jetė shumė e lėkundur dhe do t'ju kėrkojė njė kujdes dhe disponibilitet mė tė madh, sidomos kjo nė lidhje me njerėzit e moshuar, qė nė disa momente mund edhe t'ju krijojnė njė pengesė pėr ambiciet dhe realizimet personale. Jini racionalė pėr gjithēka dhe do tė kuptoni qė mė pas do tė jetė shumė mė e lehtė pėr tė arritur atė ēfarė dėshironi.

Shėndeti
Marsi duke u ndalur te shenja e Luanit do t'ju dhurojė shumė energji deri nė mėngjesin e 7 qershorit, pėr sa i pėrket shėndetit dhe mirėqenies psikofizike do tė ishte mirė t'i paraprinit dhimbjeve tė shpinės dhe tė dhėmbėve, kjo sepse kundėrvėnia e Saturnit mund tė sjellė ndonjė problem tė vogėl nė kėto organe. Pėr ta mundur me kėtė planet jeni mė tė shkathėt dhe bėni njė kontroll, pasi do t'ju japė siguri dhe do t'ju mbrojė nga kurimet qė nėse nuk i bėni tani, mė vonė do jenė mjaft tė zgjatura nė kohė.


Ps: ja nje tejeter me i kompletuar dhe me ne hollesi per shendetin .

vjeshta
15-01-10, 17:27
....................

Idila
15-01-10, 21:19
Vjeshta, ia paske qėlluar tani...
fjalėn e kam pėr punėn e shpinės, kohėn e fundit nuk ėshtė diēka nė rregull me tė qė nga skijimi i fundit... :rolleyes:
Duhet bėrė kontrollin/kurimin tek mjeku sa mė parė...:-)

Oltiana1
18-01-10, 12:34
Hmmm fjalė tė mira mė thotė shenja ime e horoskopit , por keq qė nuk i besoj :(

Isinqerti25
18-01-10, 12:52
Genjeshtra jan ato more ende nuk u mesuat aaaaaaaaaaa.....