PDA

View Full Version : Udhėtari


Lapsi
28-01-10, 10:29
Udhėtari

Njė udhėtim i gjatė... njė ekspozitė e shtruar pėrgjatė rrugės time... udhėtoja i habitur nga veprat e ēuditshme artistike! Ajo piktur syverbuese e vendosur nė zemėr tė natyrės shfaqte bukuri tė fshehta! Nė moment doja tė siguroj lidhje mes botės sė jashtme dhe ndėrgjegjės time qė t’u jap gjėrave formė, orientim..., dua tė perceptoj edhe... pėr ta bėrė diturinė dituri... dua njė frymėzim. Unė jam vetėm njė udhėtar nė kėtė botė... qė mė ėshtė paraqitur me shumėngjyrėsinė e vet... qė mė ofron njė mundėsi... njė libėr tė pasur e tė ilustruar, dhe qė mė jep njė detyrė, pėr tė lexuar dhe kuptuar jetėn nga ai libėr. Edhe pse mė duket ky udhėtim i vėshtirė, edhe pse pėrreth meje ka errėsirė, duhet vazhduar..., mesazhet vijnė, ata gjenden pėrreth meje. Nuk dua tė hapem nė diskutime pėr madhėshtinė e shėrbimeve qė bėra nė kėtė rrugė... po bėjė vetėm ate qė kėrkon karakteri im. Dua qė ta bėjė zemrėn breg pėr tė ardhur deri te oqeani i sė vėrtetės... kėshtu duke tretur dallgėt e ardhur nga oqeani, qetėsoja shpirtin. Rreziku i fundosjes ėshtė evident... pėr tu larguar nga ky rrezik duhet vazhduar udhėtimin, duke vepruar e duke ndryshuar cilėsi nė krahasim me tė shkuarėn. Vazhdojė duke ecur... kokėulur, duke u treguar i vėmendshėm ndaj sjelljeve e veprimeve... pėr tė treguar dashuri ndaj tė gjithėve. Fakti qė njeiru pėlqen vetveten e mbahet me tė madh, ėshtė provė e ēalimit tė mendjes e trashėsisė sė shpirtitt, kurse ata kokėulur arrijnė shpėrblime tė pasosura si nė lartėsinė e Zotit, ashtu edhe mes njerėzve. Ky udhėtim i kėndshėm dhe me shumėngjyra i mundėsohet secilin njeri njėherė nė kėtė jetė... dhe nga ky udhėtim mund tė ngjiten deri te “Kopshti i asmave”, ashtu siē bėri perandori pėr nder tė gruas tė tij, pėr tė qenė ajo e kėnaqur. Por, deri kėtu mund tė ngjiten vetėm ata tė cilėt kanė zemrat e zgjuara dhe mendtė nė kokė, kurse ata qė ecin sy lidhur pėr tė mos parė vijnė dhe ikin sikur njė frymė, duke mos lėnė asnjė gjurmė. Ata tė cilėt njohin veten njohin edhe Zotin. Pra, ēdo udhėtari i ėshtė pėrcjellė mesazhi. Ekzistojnė edhe ligje tė cilat duhet kuptuar dhe respektuar… dikush i kupton kėta ligje tė natyrės dhe jetės , dhe tė njejtat i vlerėson. Ata duken, janė pėrreth ēdo udhėtari, ata shihen nga ngjyrat magjepse tė luleve te degėt e pemėve, nga bubullima e frikshme nė qiell e tek kėnga e zogjėve. Gjithėēka funksionon sipas njė harmonie tė rregulluar nga menēuria e Zotit, pėr krijesat e tij… qė udhėtarit t’ia mundėsojė njė udhėtim sipas dėshirės sė tij, duke qenė i pavarur nė vendosje dhe sjellje… Nė ēdo gjė ndiet reflektim nga Qenia me Fuqi tė Pafundshme. Edhe ne jemi duke udhėtuar, e nė tė njejtėn kohė duke menduar mbi Individualitetin e fshehtė pėr sytė. Pėr Ate qė me veprat e veta na bėnė tė njohur Veten, jemi duke udhėtuar nė njė rrugė qė si vjen fundi, pėr tu ndodhur ēdoherė nė udhėn e Tij… Dhe jemi vendosur qė ti kapėrcejmė portat e hapura pėr te Ai. Tė gjithė udhėtarėt, tek uniteti i Tij e kanė shpresėn… ti dhuron ujė nė shkretirė…harmoni nė qiell. O Zoti yn, ti je ai qė na ndihmon nė kėtė udhėtim, vetėm me Ty arrijmė lumturinė, na mundėso qė tė jetojmė nė paqe. Mos na bėnė nga ata qe pėēahen, inatosen dhe copėtohen, nga ata qė shkelin mbi ligjin Tėnd dhe mbi Fjalėn Tėnde. Na mundėso tė bėhemi nga ata qe respektojnė urdhėrin Tėnd- “Hyni bashkėrisht nė paqe”! O Zot, nėse ne kemi devijuar nga ky udhėtim, nėse me pėrpjekjet tona kemi dėmtuar tė vėrtetat e larta qė smundėm ti njohim, tė kėrkojmė falje, falna ne!


Agim Jakupi