PDA

View Full Version : Eurostat: Nė BE jetojnė mbi 1 milion shqiptarė


Fokus
04-02-10, 21:50
Eurostat: Nė BE jetojnė mbi 1 milion shqiptarė

Eglantina Nasi


Nė territorin e vendeve tė Bashkimit Evropian jetojnė mė shumė se 1 milion shqiptarė. Njė fakt i tillė pohohet nė raportin mė tė fundit tė Institutit Evropian tė Statistikave (Eurostat), sipas tė cilit, komuniteti i shqiptarėve nė BE renditet i treti pėr nga madhėsia e tij. Ai citon se si tė parėt renditen turqit, si komuniteti i huaj i parė me shifrėn mė tė lartė zyrtare tė regjistruar nė territorin e BE-sė, Konkretisht, raporti i Eurostat komunikon se mbi 2,4 milionė qytetarė turq jetojnė nė vendet e Bashkimin Evropian, duke i cilėsuar ata si grupi mė i madh i tė huajve qė jetojnė brenda tyre. Me njė shifėr tė tillė, ky komunitet arrin tė kapė jo pak, por 6% tė popullsisė evropiane nė total. Ndėrkaq, raporti i Eurostat pohon, ndėr tė tjera, se pėr nga madhėsia e tyre, si komunitet emigrantėsh, qytetarėt turq nė BE ndiqen nga ata marokenė, tė cilėt numėrohet tė jenė 1.7 milionė, dhe pas tyre rendit shqiptarėt me mbi 1 milion. Pas tyre, ekspertėt evropianė tė statistikave listojnė kinezėt, me njė prani tė ligjėruar prej mė se 621 mijė tė tillė nė vendet e Bashkimit Evropian, si dhe ukrainas, tė cilėt janė gati po nė kėtė masė nė kontinentin e vjetėr. Nė fund tė listės renditen komunitetet e algjerianėve, rusėve dhe amerikanėve, me njė shifėr gati tė pėrafėrt tė pranisė sė tyre nė BE, gati 500 mijė. Ndėrkaq, raporti i Eurostat tregon se si Gjermania ėshtė vendi i popullsisė sė shtėpisė mė tė madh tė qytetarėve turq me 1.83 milionė, ēka tregon se ky ėshtė shteti qė strehon mė shumė se gjysmėn e popullsisė sė qytetarėve tė Turqisė nė Bashkimin Evropian. Ndėrsa pėr shqiptarėt, vendi qė i pret mė shumė nė BE ėshtė Greqia, me rreth 600 mijė tė ligjėruar, qė banojnė nė kėtė vend, dhe mė pas Italia me rreth 400 mijė, sipas shifrave mė tė fundit tė deklaruara nė mėnyrė zyrtare nga Instituti Italian i Statistikave.

Shifra
Listimi i komuniteteve

Turqit 2.4 milionė
Marokenėt 1.7 milionė
Shqiptarėt 1.1 milionė
Kinezėt 620 mijė
Ukrainasit 600 mijė
Algjerianė 590 mijė
Rusė 570 mijė
Amerikanė 510 mijė