PDA

View Full Version : Genjeshtra e peshqeve t'eulexit


Fshatari
08-02-10, 11:27
Lexoni keto dy deklarata kontradiktore te eulex rrencit. Dy fytyresia eshte paturpesi e madhe.
___________________________

Me tre nentor 2009, Jakobsi pohon publikisht se ...

EULEX-i paralajmėron kapjen e “peshqve tė mėdhenj”

Brenda dy muajve pritet tė bėhen arrestimet e para pėr korrupsion tė figurave tė mėdha, tė pėrfshira nė afera joligjore, ka njoftuar EULEX-i. Sipas kryeprokurorit tė EULEX-it, Theo Jacobs, hetimet qė janė duke u zhvilluar pritet tė japin rezultate nė muajt nė vijim.
“EULEX-i nuk ėshtė duke u marrė vetėm me gjykimin e ish ushtarėve tė UĒK-sė, por brenda pak muajve do tė shihni rezultate pėr korrupsion”, ka bėrė tė ditur Jacobs. Ai nuk ka dashur tė flasė me emra se pėr ēfarė figurash bėhet fjalė, mirėpo hetimet qė janė duke u zhvilluar i ka quajtur “shumė tė mira”.
“Nuk mund tė them asgjė mė shumė nė lidhje me hetimet qė janė duke u zhvilluar, por janė duke u bėrė disa raste shumė tė mira po punohen dhe sa do tė kenė sukses kėto raste, presim dhe shohim”, ka deklaruar Jacobs. Ai kėto komente i ka bėrė nė njė tryezė tė rrumbullakėt, tė organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovės, ku ėshtė folur pėr korrupsionin nė sistemin e drejtėsisė nė Kosovė.
Ndėrkohė, burime tė “Kohės ditore” brenda njėsitit kundėr krimeve ekonomike nė Policinė e Kosovės, me kusht anonimiteti ka thėnė se brenda dhjetorit e mė sė largu nė fillim tė janarit do tė shihen rezultatet e para. “Janė figura tė larta tė rangut tė ministrave dhe udhėheqėsve tė partive politike, qė po hetohen. Kemi filluar bashkėpunimin me EULEX-in nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe mė sė largu nė fillim tė janarit presim rezultate”, ka thėnė pėr gazetėn burimi nė Njėsitin kundėr krimeve ekonomike nė Policinė e Kosovės. /koha.net/
3 nėntor, 2009
__________________________________________________ __

Me 8 shkurt 2010, jakobsi mohon publikishte te kete the se :

EULEX: S’kemi paralajmėruar arrestimin e “peshqve tė mėdhenj”

Kryeprokurori i misionit EULEX, Theo Jakobs mohon tė ketė thėnė se nė pranverė pritet arrestimi i “peshqve tė mėdhenj”, por pohon se janė duke zhvilluar hetime tė cilat shpreson tė japin ndonjė rezultat konkret.
"Unė kurrė nuk kam thėnė peshqit e mėdhenj. Unė prapė e kam shpresėn e njėjtė, siē e kam pasur muaj mė parė se hetimet tona tė mira do tė kenė disa rezultate dikur vonė nė pranverė", ka deklaruar Jakobs pėr gazetėn "Zėri".
Ndėrkaq, duke folur pėr veriun e vendit, ai ka thėnė se ēėshtja e veriut tė Mitrovicės ėshtė ēėshtje politike. Sipas tij, kjo nuk ėshtė nė dorėn e tij, por shpreson qė prokurorėt vendorė tė kthehen nė pjesėn veriore.
Jakobs theksoi se EULEX-i nuk i njeh strukturat paralele serbe nė Kosovė, duke vlerėsuar se "dy juridiksione nuk mund tė sjellin njė drejtėsi".
Ndėrkaq, pėr lėndėn e aktualizuar tė liderit tė lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, ai tha se ky rast ėshtė trashėguar nga UNMIK-u. Sipas tij, "rasti Kurti" nuk ėshtė ēėshtje politike, por njė rast sikur shumė tė tjerė qė janė trashėguar nga UNMIK-u. /Zėri/QIK/
8 shkurt 2010
_________________________________________________
jakobsi genjen se vete ka pohuar para mediave ne Prishtine se eulexi do te arrestonte "peshqit e medhneje", duke aluduar keshtu ne "deshmite" e nje qytetari serb, n.bllaca, shites i cd-eve rrugeve te Prishtines.

Arb
08-02-10, 12:54
Ani mire paskan bo. E paskan gezu fshatarin.