PDA

View Full Version : Qeveria i jep 1,5 milionė euro mė shumė tenderuesit!


GjIlAnAsI_cSi
20-02-10, 12:21
http://www.koha.net/repository/images/19tabelat4.jpg
Prishtinė, 19 shkurt – Konsorciumi ‘KarposhKos-UTSCH’ ėshtė shpallur fitues i tenderit pėr furnizim me targa, me ēmim prej 20,5 eurove pėr njė palė targa edhe pse kishte konkurruar me ēmim prej 14,3 eurove. Nė bazė tė dokumenteve tė siguruara nga “Koha Ditore”, nė ditėn e hapjes sė tenderėve, mė 21 dhjetor 2009, kjo kompani kishte konkurruar me ēmim prej 14,3 eurove pėr njė palė tabela, ndėrsa fituese ėshtė shpallur mė 9 shkurt 2010, me ēmim prej 20,5 eurove.
Kjo kompani ėshtė e kontraktuar qė tė ofrojė mesatarisht 250 mijė tabela brenda njė viti, e qė i bie se do tė fitojė 6 euro e 20 centė mė shumė nga shuma qė ka kėrkuar pėr njė tabelė, apo 1 milion e 550 mijė euro mė shumė pėr gjithsej 250 mijė tabela, sa duhet tė prodhohen brenda njė viti. Nėse kėrkesa pėr tabela kalon numrin 250 mijė, atėherė me tender ėshtė paraparė tė prodhohen tabela shtesė.
Ministria e Punėve tė Brendshme nuk ka qenė e gatshme tė japė sqarime gjatė ditės sė enjte nė lidhje me kėtė tender. Gazeta ka provuar tė kontaktojė edhe ditė mė parė zyrtarė tė kėsaj ministrie, mirėpo asnjėherė nuk janė dhėnė sqarime.
Fisnik Rexhepi, kėshilltar i ministrit tė Brendshėm, i ka thėnė gazetės se ėshtė tepėr i zėnė dhe se sqarime mund tė merren ditėn e premte, ndėrsa kėshilltari tjetėr, Artan Duraku ka thėnė se ėshtė jashtė vendit. Gazeta ka kontaktuar edhe Zyrėn pėr marrėdhėnie me publikun tė kėsaj ministrie, por pėrgjigjja ka qenė sėrish negative, madje kjo zyrė as qė ka tė drejtė tė komunikojė me mediat!
“Pėrgjegjėsia pėr me fol pėr media i ėshtė bartė Fisnikut (kėshilltarit) dhe nuk e kam kėtė kompetencė”, ka deklaruar shefi i Zyrės pėr marrėdhėnie pėr publikun Bajram Mjeku.
Megjithėse kushti kryesor pėr shpalljen e fituesit ka qenė ēmimi mė i lirė, kjo gjė, si duket, nuk ka vlejtur fare. Gazeta ka siguruar edhe procesverbalin e hapjes sė tenderit, nė tė cilin dokument janė tė evidentuara sė paku dy kompani qė ofrojnė ēmim prej 10 euro e 40 centė, ndėrsa ēmimi mė i lartė ėshtė 34 euro e 7 centė. Kėshtu, kompania ‘Diari’ ka ofruar ēmim prej 10,40 euro pėr njė palė targa, njėjtė sikur kompania ‘Seykos-PBC’. Ēmim mė tė ulėt, po ashtu, ka ofruar konsorciumi VM3-WG, me 12,87 euro, qė pasohet nga fituesi ‘KarposhKos-UTSCH’ me ēmim prej 14,30 euro, ēmim ky qė megjithatė, pėr arsye tė panjohura, ėshtė rritur nė 20,5 euro. Konkurrent tjetėr ka qenė ‘Malsija&EHA’ me 22,50, ASCOM Group & KIG me 26,26 dhe Reklama Toni & Besimi Com me ēmim 34,07 euro.
Ministria e Punėve tė Brendshme fillimisht kishte diskualifikuar tė gjitha kompanitė konkurrente, pėrveē ‘KarposhKosit’, si kompani qė nuk i pėrmbushin standardet.
Sipas raportit tė vlerėsimit, tė bėrė nga 5 anėtarė tė komisionit (juristė e ekonomistė), tė gjitha kompanitė qė kishin konkurruar i plotėsonin standardet pėr aplikim, pėrveē ndonjė detaji tė vogėl, mirėpo njė raport i njė eksperti tė pavarur kishte bėrė qė vetėm kompania ‘KarposhKos-UTSCH’ tė jetė e pėrgjegjshme. Raporti i vlerėsimit ėshtė bėrė nga Ramazan Mehmedi, inxhinier i diplomuar i makinerisė, i cili nė raportin e tij shihet qė nuk ėshtė bazuar nė mostra anonime, por tabelat qė ai kishte vlerėsuar i ishin dėrguar me emėr tė kompanisė qė konkurronte.
“Duke i krahasuar mostrat e ofertuesve tė ndryshėm, unė si anėtar i jashtėm i komisionit nė mėnyrė absolute si targat mė kualitative i vlerėsoj targat – mostrat e kompanisė ‘KarposhKos & UTSCH’, tė cilat janė punuar nė bazė tė skicave dhe parametrave teknike: me reflektim dhe specifika tė larta”, ka vlerėsuar inxhinieri Mehmedi.
Duke u bazuar nė prezantimet qė kjo kompani ofron nė faqen e saj tė internetit, Mehmedi ka vlerėsuar se kjo kompani vėrtet ėshtė pa konkurrencė.
“Kėto specifika dhe kjo traditė e kompanisė mund tė shihen qartė dhe saktė nė ueb-faqen e tyre dhe nė katalogun e prezantuar nga ta”, thuhet nė kėtė raport vlerėsues.
Pėrveē vlerėsimit tė shkėlqyer qė i ka dhėnė reflektimit, ndriēueshmėrisė dhe sigurisė sė lartė tė tabelave tė kėsaj kompanie, Mehmedi nė raport nuk ka dhėnė ndonjė detaj nėse ka ndonjė institut apo laborator qė bėn matjen e kėtyre parametrave.
Pasi qė ishin diskualifikuar tė gjitha kompanitė nga inxhinieri Mehmedi, Ministria e Punėve tė Brendshme kishte kėrkuar nga Agjencia e Prokurimit Publik qė t’i lejonte tė vazhdojė procedurat e prokurimit me vetėm njė konkurrent, konsorciumin ‘KarposhKos-UTSCH’. MPB-ja kishte kėrkuar qė tė revokohet neni 30A.4 i Ligjit pėr Prokurim Publik, nen ky i cili nuk lejon vazhdimin e procedurave tė prokurimit nėse mbetet vetėm njė konkurrent. Mirėpo, APP-ja nuk kishte menduar kėshtu dhe kishte sugjeruar hapjen e tenderit tė ri.
“APP-ja beson se nuk janė pėrmbushur kėrkesat pėr tė hequr dorė nga neni 30A.4 tė LPP-sė (Ligji pėr Prokurim Publik) dhe se anulimi i aktiviteteve tė prokurimit dhe fillimi i njė aktiviteti tė ri tė prokurimit nga autoriteti kontraktues, (MPB), do tė rezultonte me njė pjesėmarrje dhe pranim tė njė numri tė mjaftueshėm tė tenderėve tė pėrgjegjshėm”, thuhet nė vendimin e APP-sė, tė datės 21 janar 2010.
Mirėpo, vendosmėria e MPB-sė qė tė vazhdojė me firmėn e pėrcaktuar kishte vijuar dhe kėshtu i ishin drejtuar Organit shqyrtues tė prokurimit, organ ky qė e ka rrėzuar vendimin e APP-sė.
Mė 9 shkurt 2010, ėshtė marrė vendim nga OSHP-ja pėr aprovim tė kėrkesės sė MPB-sė qė tė vazhdohen procedurat e prokurimit dhe ėshtė anuluar si jo i bazuar vendimi i APP-sė, me arsyetimin se ekziston nevoja e furnizimit sa mė parė me tabela tė reja tė Republikės sė Kosovės. “MPB-ja pėr momentin ka kontratė pėr furnizim me targa pėr regjistrimin e automjeteve, kurse nevoja pėr furnizim me targa normale, diplomatike ėshtė shumė e madhe, prandaj na ėshtė e nevojshme ta zgjedhim kontraktuesin e ri pėr furnizim me targa pėr regjistrimin e automjeteve. Kjo njėherėsh do tė ndihmojė nė shfrytėzimin racional, efikas dhe tė arsyeshėm tė mjeteve buxhetore tė ndara pėr kėtė dedikim”, thuhet nė kėtė arsyetim.
Tenderi pėr furnizim me targa tė automjeteve ėshtė rishpallur nė dhjetor 2009 dhe ende nuk janė marrė vesh arsyet pse MPB-ja e kishte anuluar tenderin e parė. Gazeta ka raportuar gjatė dhjetorit 2009 dhe janarit 2010 se tenderi i parė pėr furnizim me targa tė regjistrimit tė automjeteve dyshohet se ka dėshtuar pėr shkak tė luftės sė madhe ndėrmjet zyrtarėve tė Qeverisė sė Kosovės qė njerėzit e afėrt tė tyre apo bashkėpunėtorė tė tyre tė jenė fitues tė kėtij tenderi. MPB-ja i kishte thėnė gazetės se pėr shkak tė ankesave tė kompanive qė nuk kanė fituar, ishte rishpallur tenderi, mirėpo njė gjė e tillė nuk ka dalė e vėrtetė. Gazeta ka verifikuar tė gjitha procedurat e tenderimit dhe janė kontaktuar kompanitė konkurrentė qė nuk kishin pse tė bėnin ankesa, ngase nuk ishte shpallur asnjėherė ndonjė fitues. Ministria ka zgjedhur tė heshtė. Njė burim i gazetės brenda ministrisė, me kusht anonimiteti, ka thėnė se qėllimi i grupit tė brendshėm tė MPB-sė, qė bėn vlerėsimin e tenderit, ėshtė tė shpallė fitues konsorciumin gjermano-shqiptar UTSCH.
“Nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė ka dėshtuar tenderi i parė pėr shkak tė ankesave, siē ka thėnė ministria, sepse nuk ėshtė ankuar askush pėr arsye se nuk kanė shpallur fitues. Nuk kanė mundur ta shpallin fitues atė qė kanė dashur, sepse ka pasur ofertues mė tė mirė, andaj edhe e kanė anuluar, arsye tjetėr nuk ka pasur”, ėshtė shprehur burimi, njė zyrtar i lartė nė MPB.
Sipas po tė njėjtit burim tė gazetės, personi brenda Qeverisė sė Kosovės qė ėshtė duke ushtruar presion qė fitues tė shpallet ‘KarposhKos-UTSCH’, ėshtė kėshilltari i kryeministrit Shaip Muja. Ky i fundit ka mohuar tė ketė ndonjė lidhje me kėtė kompani.
E tė gjitha kėto procedura tė pakuptimta tė prokurimit, qė vazhdojnė tė zgjasin, mė sė shumti i bėjnė dėm qytetarėve, tė cilėt qė nga 20 dhjetori i vitit 2009 nuk mund tė marrin tabela pėr veturat qė i regjistrojnė. Nė vend tė tabelave, fillimisht nė qendra tė regjistrimit tė automjeteve janė dhėnė letra, ku janė shėnuar numrat e tabelave, ndėrsa tani u thuhet qytetarėve qė tė presin deri sa tė dalin tabelat e reja. Pronarė tė dy kompanive qė janė pėrjashtuar nga procedurat e tenderimit, i kanė thėnė gazetės se tashmė kanė dorėzuar ankesat nė MPB, ku kanė specifikuar tė gjitha parregullsitė nė kėtė tender, procedura kėto qė sipas Ligjit tė prokurimit publik do tė zgjasin sė paku 2 deri nė 3 muaj.

GjIlAnAsI_cSi
20-02-10, 12:23
Spo kalon asnje dite e vetme qe spo degjojm nga nje lajm te ri nga kjo qeveri e banditeve pdk-ian te shikut.

Populli budall qe i voton be nanen ho!

premium
20-02-10, 13:39
-Qeveritaret tonė kane njė politikė tė mbuluar me fqinjen serb, te cilet mendojne vetėm pėr interesat e veta e ndodhjet para 10 viteve kan haruar mė , sepse shpirterat e tyre nuk jan djegė.
Nė vend qė japin tenderit popullit te vetė dhe tė qarkullon paraje ne mbrendsi te Kosovės , e keta ja dhurojne parat shkive tė fortesohen ma shume me armė.

Llapjani_HH
21-02-10, 21:20
Policia e EULEX-it ka nisur hetimet pėr targat e automjeteve

Koha Ditore, pėr tė dytėn ditė radhazi shkruan tė shtunėn pėr dyshimet pėr korrupsion nė tenderin pėr furnizim me targa tė automjeteve. “Policia e EULEX-it ka nisur hetime nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme pėr dyshimet pėr korrupsion nė tenderin pėr furnizim me targa tė automjeteve. Pėr shkak tė dyshimeve pėr krime ekonomike, korrupsion dhe krim tė organizuar, tenderin ėshtė duke e hetuar edhe Agjencia Kosovare Antikorrupsion, ndėrsa Komisioni Parlamentar i Punėve tė Brendshme dhe i Sigurisė nė Kuvendin e Kosovės ka paralajmėruar se nė mbledhjen e ardhshme do tė kėrkojė llogari nga ministri Zenun Pajaziti pėr mėnyrėn e shpalljes sė fituesit”, ka raportuar tė shtunėn Koha Ditore.

Kompanitė, tė cilat ishin eliminuar nga procedura e tenderimit si tė papėrgjegjshme, kanė dėrguar tė gjithė dokumentacionin nė EULEX, me anė tė tė cilit dokumentacion pretendojnė se mund tė vėrtetojnė dyshimet pėr krime ekonomike, tė kryera nga zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės dhe konsorciumit gjermano-shqiptar “KarposhKos & UTSCH” qė ėshtė shpallur fitues. Disa nga kompanitė, po ashtu, kanė bėrė ankesa edhe nė Organin Shqyrtues tė Prokurimit (OSHP), ankesa kėto qė me ligj duhet tė shqyrtohen fillimisht, e nėse vėrtetohen dyshimet, atėherė edhe anulohet fituesi.

Gazeta disponon tė gjithė dokumentacionin qė i ėshtė dėrguar EULEX-it si dhe disa nga ankesat e kompanive qė i janė dėrguar OSHP-sė. EULEX-i, nė anėn tjetėr, nuk ka mohuar nėse kanė nisur hetime nė MPB. Sipas zėdhėnėses sė EULEX-it, Kristiina Herodes, nėse dikush ėshtė nė kontakt me zyrtarė tė EULEX-it, nuk mund tė komentohet asgjė.

“Parim i pėrgjithshėm i EULEX-it ėshtė qė tė mos komentojė se kush ka qenė ose kush nuk ka qenė nė kontakt me EULEX-in. Ne, gjithashtu, nuk mund tė japim informacione nėse njė person i caktuar, organizatė apo kompani, ėshtė duke u hetuar”, ka deklaruar Herodes, e cila nuk ka dashur tė mohojė, as pohojė nėse kanė nisur hetime.

Ministria e Punėve tė Brendshme nuk e ka nėnshkruar kontratėn pėr furnizim me targa tė automjeteve me kompaninė e zgjedhur fituese “KarposhKos – UTSCH”, pėr shkak tė ankesave tė kompanive tė tjera qė ishin eliminuar si tenderues jo tė pėrshtatshėm.

Sipas dokumentacionit qė disponon gazeta, kompania fituese “KarposhKos&UTSCH”, ka konkurruar me ēmim prej 14,3 eurosh pėr njė palė targa. Por, nė njoftimin e MPB-sė pėr shpalljen e fituesit, kėsaj kompanie, pėr arsye qė vetėm kjo ministri mund t’i dijė, i ėshtė rritur ēmimi nė 20,5 euro, qė i bie saktėsish 6,2 euro “shpėrblim” nga shuma sa kishte kėrkuar. Nė bazė tė kontratės, kompania fituese duhet tė ofrojė mesatarisht 250 mijė tabela brenda njė viti, e qė i bie se do tė fitojė 6 euro e 20 cent mė shumė nga shuma sa ka kėrkuar, apo 1 milion e 550 mijė euro mė shumė brenda njė viti.

Gazeta ka raportuar disa muaj mė parė pėr dyshimet pėr keqpėrdorime nė kėtė tender dhe se ėshtė pikėrisht kompania “KarposhKos&UTSCH” qė do tė shpallet fitues i kėtij tenderi, ndėrkaq ēmimi i rritur ėshtė kuptuar vetėm pasi ėshtė shpallur edhe zyrtarisht fituesi.

Gazeta ka provuar tė kontaktojė me zyrtarė tė MPB-sė, madje edhe me ministrin, mirėpo ka qenė e pamundur tė merrej ndonjė sqarim pėr kėto dyshime.

Dy ditė mė parė, kėshilltari Fisnik Rexhepi gjatė tėrė ditės kishte deklaruar se ėshtė shumė i zėnė me punė dhe nuk mund tė fliste. Ai kishte autorizuar sekretaren e kėsaj ministrie, qė tė fliste, mirėpo edhe kjo nuk ka gjetur kohė as gjatė ditės sė premte. Ministri Zenun Pajaziti, ndėrkaq, ėshtė paraqitur nė telefon vetėm nė orėt e mbrėmjes dhe njėjtė sikur vartėsit e tij ka deklaruar se “nesėr do tė dėgjohemi”, ngase edhe ai ka qenė i zėnė.

Kryetari i Komisionit Parlamentar pėr Punė tė Brendshme dhe Siguri, Rrustem Mustafa, i cili ditė mė parė kishte kėrkuar ndryshimin e menaxhmentit tė MPB-sė pėr shkak tė joprofesionalizmit, ka deklaruar se zyrtarisht do tė kėrkojė informata pėr dyshimet pėr keqpėrdorime.

Ai ka deklaruar se ėshtė njoftuar vetėm pėrmes gazetės pėr dyshimet pėr keqpėrdorime dhe se nė mbledhjen e ardhshme tė Komisionit edhe zyrtarisht do tė kėrkojė sqarime.

“Do ta hap si temė diskutimi nė mbledhjen e ardhshme tė Komisionit dhe do tė kėrkoj me shkrim nga Ministria e Punėve tė Brendshme qė tė japė sqarime rreth kėtij tenderi. Unė jam informuar vetėm pėrmes gazetės pėr kėtė”, ka deklaruar Mustafa.

Kompanitė e pėrjashtuara nga procedurat e tenderit, dokumentacionin qė ia kanė dėrguar EULEX-it, ia kanė dorėzuar edhe Agjencisė Kosovare Antikorrupsion. Zyrtarė tė kėsaj agjencie, me kusht anonimiteti, kanė deklaruar se nė kėtė fazė tė hetimeve janė duke mbledhur tė gjitha dėshmitė pėr tenderin dhe ende nuk kanė marrė ndonjė hap. Sipas kėtij burimi, pėrderisa kompanitė janė ankuar nė OSHP dhe nuk mund tė nėnshkruhet kontrata pa u shqyrtuar ankesat, duhet tė pritet vendimi qė do tė marrė OSHP-ja.

“Nė bazė tė dokumentacionit qė disponojmė deri mė tani, nėse OSHP-ja nuk e anulon fituesin e tenderit dhe nis procedurat pėr ritenderim, atėherė do tė dorėzohet lėnda e kompletuar nė prokurori pėr ndjekje ligjore”, ėshtė shprehur burimi.

Sipas dokumentacionit tė siguruar nga gazeta, megjithėse kushti kryesor pėr shpalljen e fituesit ka qenė ēmimi mė i ulėt, kjo gjė si duket nuk ka vlejtur fare. Gazeta ka siguruar edhe procesverbalin e hapjes sė tenderit, nė tė cilin dokument janė tė evidentuara sė paku dy kompani qė ofrojnė ēmim prej 10 euro e 40 centėsh, ndėrsa ēmimi mė i lartė ėshtė 34 euro e 7 centė. Kėshtu, kompania “Diari”, ka ofruar ēmim prej 10,40 eurove, njėjtė sikur kompania “Seykos-PBC”. Ēmim mė tė ulėt, po ashtu ka ofruar konsorciumi VM3-WG, me 12,87, qė pasohet nga fituesi “KarposhKos-UTSCH” me ēmim prej 14,30, ēmim ky qė megjithatė pėr arsye tė panjohura ėshtė rritur deri nė 20,50 euro. Konkurrent tjetėr ka qenė “Malsija&EHA” me 22,50, ASCOM “Group&KIG” me 26,26 dhe “Reklama Toni & Besimi Com” me ēmim 34,07 euro.

Ministria e Punėve tė Brendshme fillimisht kishte diskualifikuar tė gjitha kompanitė konkurrente, pėrveē “KarposhKosit” si kompani qė nuk i pėrmbushin standardet dhe mė pas me vendim tė Organit Shqyrtues tė Prokurimit kishte vazhduar procedurat me vetėm njė konkurrent.

Pėr shkak tė dėshtimit tė dytė me radhė tė MPB-sė qė tė shpallė fituesin e kėtij tenderi, qė nga mesi i dhjetorit tė vitit 2009, nėpėr qendrat e regjistrimit tė automjeteve mungojnė tabelat. Rrustem Mustafa ka deklaruar se, pėrveē ankesave nga ana e qytetarėve, edhe njė deputet i ėshtė ankuar pėr mungesė tabelash.

“Ka shumė ankesa, mua mė ėshtė afruar edhe njė koleg imi deputet qė ka dashur ta regjistronte veturėn, por qė nuk i kanė dhėnė tabela”, ka thėnė Mustafa.

Tenderi pėr furnizim me targa tė automjeteve ėshtė rishpallur nė dhjetor 2010 dhe ende nuk janė marrė vesh arsyet pse MPB-ja kishte anuluar tenderin e parė. Gazeta ka raportuar gjatė dhjetorit 2009 dhe janarit 2010 se tenderi i parė pėr furnizim me targa tė regjistrimit tė automjeteve dyshohet se ka dėshtuar pėr shkak tė konkurrencės sė madhe tė zyrtarėve tė Qeverisė sė Kosovės, qė njerėz tė afėrt tė tyre apo bashkėpunėtorė tė tyre tė jenė fitues tė kėtij tenderi.

MPB-ja i kishte thėnė gazetės se pėr shkak tė ankesave tė kompanive qė nuk kanė fituar, ishte rishpallur tenderi, mirėpo njė gjė e tillė nuk ka dalė tė jetė e vėrtetė. Gazeta ka verifikuar tė gjitha procedurat e tenderimit dhe janė kontaktuar kompanitė konkurrente qė nuk kishin pse tė bėnin ankesa, ngase nuk ishte shpallur asnjėherė ndonjė fitues. Ministria ka zgjedhur tė heshtė. Njė burim i gazetės brenda Ministrisė, me kusht anonimiteti, kishte deklaruar se qėllimi i grupit tė brendshėm tė MPB-sė qė bėn vlerėsimin e tenderit, ėshtė qė tė shpallė fitues konsorciumin gjermano- shqiptar “KarposhKos&UTSCH”.

“Nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė ka dėshtuar tenderi i parė pėr shkak tė ankesave siē ka thėnė ministria, sepse nuk ėshtė ankuar askush pėr arsye se nuk kanė shpallur fitues. Nuk kanė mundur ta shpallnin fitues atė qė kanė dashur pėr shkak se ka pasur ofertues mė tė mirė edhe e kanė anuluar, arsye tjetėr nuk ka pasur”, ėshtė shprehur burimi, zyrtar i lart nė MPB, me kusht anonimiteti.
Koha.net

Fshatari
21-02-10, 22:06
"Tenderi pėr furnizim me targa tė automjeteve ėshtė rishpallur nė dhjetor 2010 dhe ende nuk janė marrė vesh arsyet pse MPB-ja kishte anuluar tenderin e parė. Gazeta ka raportuar gjatė dhjetorit 2009 dhe janarit 2010 se tenderi i parė pėr furnizim me targa tė regjistrimit tė automjeteve dyshohet se ka dėshtuar pėr shkak tė konkurrencės sė madhe tė zyrtarėve tė Qeverisė sė Kosovės, qė njerėz tė afėrt tė tyre apo bashkėpunėtorė tė tyre tė jenė fitues tė kėtij tenderi".

Edhe kjo Koha ditore pa lidhje bre krejt!
Thash nje dite ketu diku se keta gazetare kane nevoje ta mesojne gjuhen shqipe!

MemphiSx
21-02-10, 22:22
Po kemi teprice te bugjetit e per qata po duhet me i dyfishu vlerat e tenderave hahaahh...eehhh qeveri oj qeveriiii!

Kush e din pse nuk eshte nenshkru buxheti nga Presidenti??