PDA

View Full Version : Vetitė e portokallit...


Jana
22-02-10, 23:29
Pėrdoren frutat, lulet, gjethet si dhe lėvozhgat e frutit, tė cilat kanė shije tė hidhur dhe erė tė fortė.
http://www.keshilla.net/wp-content/uploads/2010/02/vetit-e-portokallit-300x199.jpg
Portokalliet ruhen nėpėr frigoriferė nė temperaturė 2-3◦C duke bėrė ripėrtėritjen e shpeshtė tė ajrit.
Nė kushte shtėpiake, portokalliet mund tė ruhen pėr disa muaj, duke i mbėshtjellė me letėr alumini, me letėr tė parafinizuar ose me celofan.
Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike
Fruta i portokallieve ėshtė e pasur me vitamina A, B, C, P, me kripėra kalciumi, fosfori etj. Me portokallie bėhet reēel dhe marmelatė shumė e mirė. Lėngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, nė formė aranxhate ėshtė freskues. Lėvozhga e thatė ose e ruajtur, pėrdoret nė ėmbėltore dhe nė kuzhinėn shtėpiake.
Nga lėvozhga e portokallit del vaj eterik shumė i mirė, i cili gjen pėrdorime tė shumta nė prodhimin e pijeve, aromave, ilaēeve etj. Vaj eterik prodhohet edhe nga lulet, si edhe nga gjethet, tė cilat pėrdoren nė pėrgatitjen e aromave dhe tė ėmbėlsirave.jethet, tė cilat pėrdoren nė pėrgatitjen e aromave dhe tė ėmbėlsirave.
Vaji esencial i portokallit mund tė pėrdoret me pika nga goja duke e marrė tre ose katėr herė nė ditė nga njė pikė pėr tė larguar erėrat e kėqija nga goja, mund tė largojė aromat e kėqija tė djersės duke u pėrdorur nė vendet intime. Ky vaj, duke pasur vitaminėn C, jep ndjenjėn e nxehtėsisė duke u ndier mirė dhe i qetė.
Portokalliet janė njė ushqim i pasur me vitamina, me veti freskuese dhe treten lehtė nė stomak. Lėngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike, e pėrdoret me sukses nė luftimin e sėmundjeve tė veshkave, edhe nė rastet kur janė formuar gurė nė to.
Nė kėto raste zbatohet kura me portokall: Konsumohen ēdo ditė 5-10 kokrra portokallie, duke e vazhduar kurėn pėr 20-30 ditė. Kjo kurė bėn mirė nė sėmundjet e mėlēisė dhe nė ato tė zemrės dhe tė enėve tė gjakut. Lėngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pėlqehet edhe nga fėmijėt e vegjėl dhe kėshillohet tė pėrdoret qysh nė muajin e tretė pas lindjes.
Portokalliet pėrdoren me efekt tė mirė nė luftimin e anemisė, duke pasuruar gjakun me elemente tė reja.
Portokalli ka pėrmbajtje tė lartė tė vitaminės C. Nė 100 g lėng portokalli pėrmbahen 56 mg vitaminė C. Kjo vitaminė merr pjesė nė shumė procese tė shkėmbimit tė lėndėve nė organizėm.
Lėvozhgat janė tė pasura me elemente aktive. Lėngu i fituar nga zierja e lėvozhgave pėrdoret edhe nė rastet e ērregullimeve tė stomakut dhe tė zorrėve. 10-15 g lėvozhga frutash vihen tė ziejnė pėr 15-20 minuta nė 250 g ujė. Nga lėngu i pėrftuar pihen 1-2 gota nė ditė.
Kur ky lėng pihet i ngrohtė, bėn mirė nė rrugėt e sipėrme tė frymėmarrjes, kur ka acarime nė grykė apo zėnie zėri.
Gjethet dhe filizat e njomė tė portokallit kanė veti qetėsuese nė rastet e nevrastenisė: Merren 50 g gjethe dhe copėtohen, pastaj vihen tė ziejnė nė katėr pjesė ujė. Nga lėngu i fituar merret njė lugė gjelle nė darkė, gjysmė ore para fjetjes.