PDA

View Full Version : Plagėt dhembin kur ftohen


panta_rhei
26-02-10, 15:40
Nga Helena Kadare

Nė njė ditė tė ftohtė janari, midis pirgut tė letrave tė ardhura atė mėn-gjes, gjendej edhe njė zarf i trashė. Vinte nga Londra. Mikesha ime e kahershme ...gazetarja Sanije Gashi, me anė tė njė e-maili elektronik, mė kishte njoftuar se po mė niste librin e saj tė porsadalė. Po ia jepte kunatės qė nisej nė Londėr, pėr mė shumė siguri. Libri ishte tani ndėr duart e mija. Ai titullohej: "Histori tė tmerrit -1999". Dosje krimesh tė luftės, rrėfime tė grave.

Njė libėr pėr Kosovėn. Para syve mė doli Sanije Gashi nė takimin tonė tź parė nė Paris nė vitin 1991. Bashkė me Luljeta Pulėn dhe avokatin Fazli Balaj kishin ardhur me materiale tė shumta, kaseta dhe foto, pėr t'ia bėrė tė njohura zonjės Mitterrand, atėkohė zonjė e parė e Francės, represionin e egėr tė serbėve nė Kosovė. Vrasjet, burgimet, rrahjet... Libri qė mė dėrgonte ishte njė vazhdimėsi e punės sė saj tė gjatė, tė palodhur.

I lashė tė gjitha gjėrat e tjera qė kisha pėr tė bėrė dhe iu vura menjėherė leximit tė tij... pėr ta pėrfunduar nė mbrėmje vonė.
Dua ta them qysh nė fillim: Tė lexosh njė libėr tė tillė, nė mbarim tė tij nuk je mė ai qė kishe qenė disa orė mė parė. Shumė herė m'u desh tė ndalem, tė vėshtroj jashtė nga dritarja, pėr t'u bindur se bota reale ekziston vėrtet, se njerėzit vazhdojnė tė ecin normalisht, se ata bisedojnė si pėrherė, se ata nuk e kanė humbur buzėqeshjen, se bėjnė ende plane pėr jetėn...
Megjithatė, pas kėtij libri, kurrsesi s'mund tė jesh mė ai qė ke qenė. Sepse nė botė, jo kushedi se sa larg prej kėtej, po kėtu, mu nė zemėr tė Evropės, ka ndodhur diēka e kobshme, e paparė, hollėsitė e sė cilės njerėzit duhet t'i mėsojnė me urgjencė, pėr tė ditur si ta mbrojnė atė bisedė, ato plane, atė ecje tė pėrditshme, gjithēka qė mban nė kėmbė atė qė quhet jetė njerėzore.

Me njė durim tė pashoq, Sanije Gashi, kjo gazetare e pėrkushtuar kosovare, ka arritur tė mbledhė fshat mė fshat e qytet mė qytet gjithė dhimbjen dhe vajin e grave shqiptare, qė e pėrjetuan kėtė llahtarė tė paparė: kalvarin tragjik tė luftės sė fundit 1998-1999 nė Kosovė. Si ka mundur ajo t'i bėjė ballė e tė dėgjojė prej gojės sė tyre gjithė atė oqean vuajtjeje? Si kanė mundur ato ta nxjerrin jashtė vetes atė helm tė rėndė, qė i ka shtypur shpirt e trup pėr njė kohė tė pambarim?
Ishte njė pyetje qė dhjetėra herė ia bėja vetes, duke shfletuar dhe duke ndalur, pėr tė mbledhur pėrsėri frymėn e duhur, pėr ta ēuar mė tej kėtė lexim tė trishtė.

Ne tė gjithė, sikurse gjithė bota, i ndoqėm me ankth para ekranit televiziv ato qė ndodhėn atje, nė Kosovė. Para syve tė tė gjithėve u shpalos drama e njė populli tė tėrė, qė, kokulur, i poshtėruar, u pėrzu dhunshėm nga trojet e veta. Njė eksod masiv i organizuar prej forcave militare serbe, pėr ta spastruar Kosovėn nga vendasit e vet.

Kam qenė nė Kosovė fill pas mbarimit tė luftės me bashkėshortin dhe vajzėn e madhe dhe i kemi parė me sytė tanė ato plagė tė pashlyeshme tė pasluftės. Historitė qė na tregonin njerėzit pėr ēka kishin pėrjetuar, ishin njėra mė makabre se tjetra.
Gjurmėt e krimit tė pėrgjakur ishin ngado.
Nė hotel "Grand", ku kishim bujtur, ishin ende tė freskėta dhe tė papastruara gjaku dhe shenjat e turpshme tė torturave. Nė Prekaz, para shtėpisė tė dikurshme tė komandantit legjendar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Adem Jasharit, varret ishin tė freskėta,
Peja e bukur me dyqanet e vogla tė artizanaleve tė dikurshme ishte shkatėrruar e nxirė nga flakėt, Gjakova martire po ashtu…

Por, tė lexosh tani, dhjetė vjet pas luftės, rrėfimet e grave dhe vajzave tė mbijetuara, qė e provuan mbi kurriz tė tyre kėtė fat tė zi, tė patekundshoq, ėshtė njė hata tjetėr. Fotografitė nė libėr flasin mė shumė se fjalėt.
Vajza tė reja, vajza tė bukura si yje, tė masakruara e tė hedhura nė lumė a nė pus, fėmijė tė gjymtuar tė lėnė rrugėve, me atė shprehjen e pafajshme, tė ngrirė e tė habitur nė fytyrė, si tė tė gjithė fėmijėve nė botė, qė nuk do tė mund mė kurrė tė shpjegojnė ē'u ndodhi dhe pėrse...Pėrse? Ngelesh pa gojė. Askush nė botė nuk do dijė, nuk do mund tė flasė pėr ta se ēfarė iu kanė parė sytė. Buzėt e tyre tė njoma janė mbyllur pėrgjithmonė!

Janė 450 puse me trupa tė vdekur, pohon Josef Martinsen, udhėheqėsi i projektit tė spastrimit tė puseve nė Kosovė mė 1999. Nėpėrmjet faqeve tė librit tė Sanije Gashit gjejmė rrėfimet e grave qė kanė mundur tė dėshmojnė. Sepse tė tjerat, dergjen pa jetė puseve. Tė tjerat, qė janė gjallė, ende nuk arrijnė tė flasin, tė tregojnė…
Ato vazhdojnė tė rrinė tė murosura, nė heshtjen e tyre tragjike, tė rrėzuara pėrjetė nga turpi dhe moskuptimi. Njeriu bėn pyetjen: Sa janė ato? Qindra, nė mos mijėra, thonė vėzhguesit, por numri i tyre s'ka pėr t'u ditur kurrė...

panta_rhei
26-02-10, 15:48
..."Slobodan Millosheviēi dhe ata qė komplotuan bashkė me tė, shkruan ambasadori amerikan pėr Kosovėn, William Walker, nė parathėnien e kėtij libri, e kuptuan plotėsisht se nuk ka asnjė akt tjetėr qė mund tė shkatėrrojė nė atė mėnyrė njė femėr shqiptare dhe familjen sė cilės ajo i pėrket, sesa pėrdhunimi. Ky ėshtė poshtėrimi mė i madh, pėrvoja mė e turpshme qė i nėnshtrohet njė grua…
Duke e ditur kėtė, forcat paramilitare serbe, nė mėnyrė qėllimkeqe e pėrdorėn pėrdhunimin si instrument tė fushatės tyre tė genocidit".

Pikėrisht me kėtė mėnyrė e peshė plumbi nė shpirt vazhdojnė tė jetojnė ato qė pėrjetuan ēnjerėzimin: nuset e reja, vajzat e brishta, gratė e tė gjitha moshave.
Si kanė mundur? pyes pa pushim veten. Shpjegimet e neopsikiatrit Skėnder Boshnjaku, qė ka dėgjuar e ndihmuar aq shumė syresh, do tė thyenin nė mes edhe njė pėrbindėsh po t'i dėgjonte.
" … nė radhė tė parė ėshtė goditur shembėlltyra, ėshtė goditur bukuria, ėshtė goditur merita historike, ėshtė goditur funksioni dhe aftėsia e nėnės ! ", shpjegon ai.
"Kam parė kaq shumė tmerre sa nuk dua tė kem mė sy", thotė njė nėnė shqiptare kur takon zonjėn Clinton nė kampet e Bllacės.

Ndjek rrėfimet e tyre faqe pas faqeje. E ndėrpres leximin. Marr frymė pėrsėri, pėr tė vazhduar. Nuk ėshtė e lehtė tė vazhdosh njė libėr tė tillė.
Nuk janė vetėm forcat speciale serbe qė merren me ketė punė tė ndyrė. Dhunuesi ėshtė shpesh fqinji i tyre. Deri dje punonin bashkė, vinin nė tė njėjtėn shkollė… " Erdhėn e hynė nė shtėpinė tonė serbėt e fshatit me maska, tė tjerėt pa to.
Po ata serbė, me tė cilėt kishin punuar djemtė e mi nė Bodrumin e Rakisė, qė kishin ndenjur, kishin ngrėnė e kishin pirė bashkė!", shpjegon Hanėmshaja nga Krusha e Vogėl.

Ky lejtmotiv tė ndjek kudo: nė Dushkojė, Deēan, Rahovec, Krushė e Madhe e Krushė e Vogėl, nė Maznik, Bardhaniq, Zhebeli, Dobėrēak, Sveēla, Grashtica, Zhazhė, Bradashė, Celina, Pisjak, Hoqa e vogėl, Stenkovec, Dyzi, Vitomiricė, Studenicė, Istog, Suharekė, Raēak, Llaushė, Qyshk, Korenicė, Poklek i vjetėr... Lexoj rrėfimin pėr tri gratė e Kozhicės qė u dhunuan nė Qirez dhe qė pėrfunduan nė puset e vdekjes.
"Sė pari i kanė dhunuar e mandej i kanė hedhur nė bunar", flet babai i njėrės nga viktimat, Xhemajl Xhema, pėr gratė e vajzat e dhunuara e tė hedhura nė puset e Qirezit. "Plumbi ėshtė diēka tjetėr…punė e pastėr, por kjo qė ndodhi me femrat tona ėshtė pėrtej tmerrit", shton ai me pikėllim.

Emrat e dhunuesve vendas i hasim ngado. Ata pėrmenden radhė, fshat mė fshat, lagje mė lagje: Nenad Paviqeviqi, "Cėrna ruka" (Dora e zezė), Millutini, Llazar Gligorovski, Nuska Stojanoviqi, (komshija e dikurshme qė ua dinte edhe lugėt nė dollap, ngaqė hynte e dilte lirisht nė shtėpitė e tyre), Novak Pituliqi, Lilė komshija e shumė e shumė tė tjerė. Si ta shpjegosh, si ta gėlltisėsh tėrė kėtė urrejtje tė zezė? S'gjej fjalė!

Tmerret e kėsaj lufte kundėr civilėve tė pambrojtur janė tė papėrshkrueshme. Kanė filluar me njė hovėzim tė ri fill pas bombardimeve tė NATO-s, pohojnė ato tė gjitha. Janė kryesisht datat 24, 25, 26 mars. Tė gjithė i kishin sytė nga qielli pėr shpėtim dhe, edhe pse ato bomba binin edhe mbi ta, ata e uronin, e bekonin rėnien e tyre. Qė ky llahtar tė mbaronte, qė mė nė fund, tė dilnin nė liri.

Kush nuk i pa nėpėrmjet kamerave tė televizionit lotėt e dhimbjes tė atij adoleshenti, hipur mbi njė karro, kur sapo ka marrė vesh asgjėsimin e krejt familjes sė vet? Imazhi i tij pėrshkoi gjithė kamerat e botės.
"A ka mė kuptim jeta pas kėsaj?", "Zor e kam tė rroj". Janė fjalė qė do t'i ndeshim jo rrallė nė rrėfimet tronditėse tė kėtij libri. Ėshtė njė pyetje pėr jetė a pėr vdekje. Kur i ke humbur tė dashurit e shtrenjtė, lulen e zemrės, a ka mė kuptim jeta pa ta?

Ishin orėt e para tė natės kur na e shqyen derėn e ne ishim tė gjithė njė gjumė...Kėshtu nis sė shumti tregimi i tyre pėr atė qė ka ndodhur. Pėr njė natė tė tillė, tė pashlyer nga sytė dhe zemra e saj, flet Nekibe Kelmendi, (tani "gruaja me tė zeza") bashkėshortja e avokatit tė shquar Bajram Kelmendi. Ėshtė njė natė e fiksuar pėrjetėsisht nė kujtesėn e saj. Nata kur i rrėmbejnė nė shtėpi tė shoqin bashkė me tė dy djemtė, qė nuk do t'i shohė kurrė. Kjo grua e fortė dhe e papėrkulur, nė varrim tė burrit e tė djemve e merr fjalėn vetė e, duke i mbajtur lotėt u jep zemėr tė tjerėve: "U bėj apel nėnave tė tjera se luftė ėshtė kjo, se kėto janė sakrifica qė po japim pėr Kosovėn".
Lufta e saj pėr tė nxjerrė tė vėrtetėn nė shesh vazhdoi vite me radhė. Ajo nuk rreshti sė shkuari derė mė derė nė instancat dhe organizmat mė tė larta, deri nė Tribunalin e Hagės, pėr ta zbardhur tė vėrtetėn e hidhur.

Nė planet e mbrapshta tė forcave militare serbe, njė nga aksionet mė eminente ishte, nė radhė tė parė asgjėsimi i intelektualėve tė Kosovės. Kudo qė tė ndodheshin ata. Ēfarėdo emri tė shquar apo tė pashquar tė kishin. Ata e dinin se pa ta njė popull mbetet si pa krye. Ekzekutimi i akademikut e politikanit tė shquar Fehmi Aganit, i avokatit B.Kelmendi me tė bijtė nė Prishtinė, i doktor Izet Himės, i ekzekutuar pa mėshirė nė Gjakovė, i prof. Latif Berishės e ekonomistit Agim Hajrizi nė Mitrovicė… keqtrajtimi i tė mrekullueshmes doktoreshė, Drita Mekuli, ndėrtueses sė mjekėsisė kosovare, dhe vajzės sė saj Drita Mekuli, gjithashtu mjeke, pėr tė pėrmendur veē njė numėr tė vogėl prej tyre.

Dhe tmerri vazhdon e nuk ndalet. Ndaj tė gdhirė, nė mesnatė, nė terr, disa herė nė mes tė ditės… Janė kaq tė shumta dėshmitė, janė kaq tė padurueshme.
"M'i vranė tė pesė djemtė!" thotė Zojė Preni nga Korenica. "Ku po don me ta pre djalin?", i thonė kriminelėt Trashe Sokolit nga Meja. 377 persona tė likuiduar brenda njė dite tė vetme, njė ēasti.
"I shihni kėto varre? thotė Gjokė Sokoli. Tė krishterė e myslimanė nė njė vend. Serbi nuk ka shikuar je mysliman a katolik, veē a ke folur shqip, a e ke kapuēin e bardhė!". "Kėtu nė Gjakovė, ka qenė jo luftė, por ferr! Flet rrėqethshėm Nesrete Vejsa Nuka, pėr natėn e ekzekutimit tė 20 familjarėve tė saj, prej tė cilėve 13 fėmijė, qė nė Gjakovė njihet si Rasti i Vejsave. Veē kėsaj familje janė ekzekutuar edhe 68 vetė tė tjerė. Dhe numri i viktimave shkon kėshtu me radhė, me radhė, pa u ndalur, pa u tutur nga asgjė.

panta_rhei
26-02-10, 15:52
Aty ku ndėrroi epoka pėr shqiptarėt.
Kėshtu titullohet kapitulli mė tragjik i ngjarjeve, ai i masakrės sė Reēakut, janar 1999, qė pėr herė tė parė ktheu vėmendjen e tėrė opinionit botėror, pėr atė ēka po ndodhte nė Kosovė dhe ku historia, mė nė fund, do tė kthehet nga shqiptarėt. Gjithsej 42 viktima. Gazetarėt dhe fotoreporterėt i nisėn raportet e xhirimet e njė tragjedie ende tė panjohur nga bota. Ishte diplomati i lartė amerikan qė dha kushtrimin i pari, duke e quajtur ngjarjen si njė nga episodet mė tė errėta tė historisė moderne evropiane. Nė Reēak do tė vijnė edhe hetuesit e Tribunalit tė Hagės.

Ambasadori amerikan, William Walker, njeriu qė hyri nė historinė e shqiptarėve si njė mik i tyre, nė parathėnien e kėtij libri tė madh, thekson se "nuk beson se autorja e kėtij libri (S.Gashi), apo shumica e atyre qė kanė vuajtur e janė pėrgjakur nė duart e qeverisė sė tyre nė Beograd, shtyhen nga dėshira pėr hakmarrje apo shpagim…
Ata qė kėmbėngulin qė bota t'i dijė kėto krime besojnė nė sundimin e ligjit, nė kėrkimin e sė vėrtetės dhe tė pėrgjegjėsisė. … Si e tillė (S.G.) ėshtė njė mbėshtetėse e fuqishme dhe bindėse pėr deklaratėn e Pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės sė 17 shkurtit 2008 ".
Libri i gazetares sė pėrkushtuar, Sanije Gashi, ėshtė shėrbimi mė i madh qė ajo i ka bėrė popullit tė vet, pėr tė nxjerrė nė dritė tė vėrtetėn.
"Plagėt dhembin kur ftohen", thotė me tė drejtė mjekja dhe poetja e mirėnjohur, Flora Brovina. Tani qė po ftohen, ato po dhembin mė fort. Dhe kjo ndihet mė shumė kur ka shurdhėri, kur ka moskuptim. Siē ishte rasti i Prokurores sė Pėrgjithshme tė Hagės, zonjės Carla Del Ponte, qė nga qėndrimet e saj ndaj viktimave, deri te libri i ēuditshėm qė nxori mė pas! Ajo qė dėgjoi zonjėn Kelmendi pėr tėrė atė dramė tė madhe e qė nuk e thirri asnjėherė pėr tė dėshmuar! Pse?

"Dy-tri herė jam kontaktuar me tė dhe i kam thėnė: Ti u ke hyrė nė hak shqiptarėve qė nuk e ke akuzuar Millosheviqin pėr genocid. Mė thoshte: Nuk kam pasur prova! - Po si nuk ke pasur prova kur atje e ke gjithė arkivin shtetėror dhe ushtarak!... Kam pritur se do mė ftonte, por nuk ndodhi! Ajo grua ka qenė e anshme!", pohon me trishtim N.Kelmendi.

Serbia e sotme duhet tė gjejė forcėn e tė tregojė gatishmėri pėr tė pranuar shkallėn e krimeve tė saj nė Kosovė. Gjė qė deri tani nuk ka ndodhur.

Ndėrkaq, nė Kosovė, nė Kosovėn qė u bė shtet nė sajė tė kėtyre sakrificave tė mėdha, jeta ka nisur ta rimarrė veten. Kanė lindur me qindra fėmijė tė tjerė, mbi gėrmadhat e shtėpive tė djegura janė ngritur tė reja.
Jeta po ripėrtėrihet dhe njerėzit e gjymtuar dalėngadalė, me vėshtirėsi, po hyjnė nė tė. Duke mbajtur secili brengėn e vet, ata tė gjithė i gėzohen Kosovės sė lirė. Ndėrkaq, ajo qė ndodhi nuk do tė mund tė harrohet.
Do tė mbahet mend nė kujtesėn e njerėzve qė i pėrjetuan ato ngjarje, do tė kujtohet prej fėmijėve qė asokohe ishin foshnja dhe tė tjerė, qė do tė lindin mė pas, duhet ta mbajnė mend kėtė. Jo pėr tė nxitur urrejtjen, as pėr tė provokuar armiqėsi tė reja, siē thekson dhe zoti Walker, por pėr t'u siguruar se diēka e tillė nuk duhet tė ndodhė mė kurrė.

panta_rhei
27-02-10, 23:07
Dhe tmerri vazhdon e nuk ndalet. Ndaj tė gdhirė, nė mesnatė, nė terr, disa herė nė mes tė ditės… Janė kaq tė shumta dėshmitė, janė kaq tė padurueshme.
"M'i vranė tė pesė djemtė!" thotė Zojė Preni nga Korenica. "Ku po don me ta pre djalin?", i thonė kriminelėt Trashe Sokolit nga Meja. 377 persona tė likuiduar brenda njė dite tė vetme, njė ēasti.
"I shihni kėto varre? thotė Gjokė Sokoli. Tė krishterė e myslimanė nė njė vend. Serbi nuk ka shikuar je mysliman a katolik, veē a ke folur shqip, a e ke kapuēin e bardhė!". "Kėtu nė Gjakovė, ka qenė jo luftė, por ferr! Flet rrėqethshėm Nesrete Vejsa Nuka, pėr natėn e ekzekutimit tė 20 familjarėve tė saj, prej tė cilėve 13 fėmijė, qė nė Gjakovė njihet si Rasti i Vejsave. Veē kėsaj familje janė ekzekutuar edhe 68 vetė tė tjerė. Dhe numri i viktimave shkon kėshtu me radhė, me radhė, pa u ndalur, pa u tutur nga asgjė.


Pale pastaj qė hashimi i quan barbarė ata qė veq ia grrithėn varrin asaj shkines plakė... u falė traktorė, u nderton shpija e thėrret natė e ditė nė vllaznim-bashkim (multietnicitet)...

Pale tjetra, qė kėta kriminelėt do t'i bashkohen Bashkimit Evropian para shqiptarėve...



Vallahi me marrė hak pėr kėto sene ta ban hallall edhe zoti! Se mos iu hyri ndonjė therrė nė kėmbė atyre qė i bėnė? Ēfarė mėsimi nxorri bota e njerėzimi nė lidhje me kėtė?

Tė mjerat gra e fėmijė, thuaj, ... kurrkush se mori nji trohė hak pėr ta.

Sa kollaj e vrasim njoni-tjetrin ne shqiptarėt, ...se demek popull shumė gjaknxehtė na ...marakli te kobures dhe kallashit...

Paj tybe kaniher me tu mbushė mendja se shurrė kemi nėper damarė, e jo gjak...