PDA

View Full Version : Janjiq kėshillon si tė bashkėpunohet, e tė mos njihet Kosova


Shpat
03-03-10, 15:43
Beograd, 3 mars – E pėrditshmja konservative e Beogradit, “Politika”, nė njė vėshtrim mė tė gjatė rreth kėrkesave tė BE-sė drejtuar Serbisė, qė tė bashkėpunojė me Kosovėn pėr ēėshtjet me interes tė ndėrsjellė, pa qenė e detyruar qė tė njohė pavarėsinė e saj, rikujton nė kėtė drejtim kėshillat e diplomatėve perėndimorė, dhe pyet analistin Dushan Janjiq se cila do tė ishte zgjidhja.
- Si tė lihet anash problemi i statusit dhe t’i hyhet zgjidhjes sė problemeve konkrete nė terren, nėse Beogradi refuzon ēfarėdo kontakti me autoritetet e Prishtinės, tė cilat nuk i njeh, kurse Prishtina kėmbėngul se me Serbinė mund tė bisedojė vetėm siē bisedojnė dy shtete tė pavarura? – ishte njėra nga pyetjet pėr drejtorin e Forumit pėr Marrėdhėniet Etnike, Dushan Janjiq, i cili menjėherė u pėrgjigj se jo vetėm qė ėshtė e mundur, por edhe e domosdoshme dhe se i gjithė presioni i BE-sė bėhet pėr kėtė qėllim.
“Ekzistojnė tri baza sipas tė cilave Serbia ėshtė e obliguar tė bisedojė: Marrėveshja me UNMIK-un e vitit 2003 mbi “dialogun teknik”, Marrėveshja me UNMIK-un pėr gjashtė pikat, dhe Marrėveshja me EULEX-in qė na bėri tė mundur liberalizimin e vizave, dhe qė ka tė bėjė me kontrollin policor e doganor tė kufijve dhe jurisprudencėn nė veri, tė cilin ne nuk po e pėrmbushim plotėsisht por vetėm aq sa na konvenon”, u pėrgjigj Janjiq.
Por ai konsideron se pėr shkak tė raportit tė forcave politike nė pushtet, Serbia aktualisht vetėm mund tė taktizojė, tė hapė disa nga kėto ēėshtje teknike dhe tė presė raportin e ri tė forcave.
“Ata kanė bėrė marrėveshje koalicioni pa pėrgjigje tė qartė nė pyetjen se kush ēka nėnkupton me mosnjohjen e Kosovės, kėshtu qė doli se mė pragmatikėt janė socialistėt dhe mė tė pathyeshmit demokratėt, tė cilėt nuk shkojnė as nė mbledhjet ku janė shqiptarėt”, thotė ai.
Shefi i grupit parlamentar tė socialistėve nė Kuvendin e Serbisė, Branka Ruzhiq, citohet tė ketė thėnė: “Ne duhet tė dalim nga llogoret, qė ėshtė sindrom shekullor yni kur bėhet fjalė pėr Kosovėn. Duhet tė pėrpiqemi pėr ato qė janė tė rregulluara me tė drejtėn ndėrkombėtare dhe statusin e shtetit tonė si njė subjekt i tė drejtės ndėrkombėtare nė kėto hapėsira, por po ashtu duhet tė gjejmė ndonjė zgjidhje tė urtė e cila do tė ndihmojė qė integrimet tona evropiane tė shkojnė nė drejtimin dhe me shpejtėsinė e duhur”.
Edhe analisti politik serb, Milan Nikoliq shpreh bindjen se do tė gjendet modeli pėrkatės sipas tė cilit do tė bashkėpunohet, kurse formalisht asgjė s’do tė pranohet. “Njė formulė e tillė do tė gjendet, sepse ėshtė nė interesin e tė gjithėve. Ndoshta shqiptarėt njė ditė do tė nisin tė ngulin kėmbė, sepse duan qė tė pėrfundojė ky proces, por nuk besoj se do tė ngadhėnjejnė”, por BE-nė ėshtė me rėndėsi tė nisė bashkėpunimi.
“Sikur BE-ja tė ishte unike, ndoshta do tė bėnte mė shumė presion. Por ka vende tė cilat kurrė s’do ta njohin Kosovėn, kėshtu qė askush nuk ka llogari tė kėrkojė mė shumė
se zgjidhje praktike”, ėshtė shprehur Nikoliq.
Edhe zėdhėnėsi i Partisė Demokratike tė Serbisė, Petar Petkoviq, thotė se Serbia nuk ėshtė e detyruar nė mėnyrė eksplicite tė njohė pavarėsinė e Kosovės, porse pėr faktorėt ndėrkombėtarė ėshtė e rėndėsishme qė ajo tė vendosė marrėdhėnie tė mira fqinjėsore dhe qė ato marrėdhėnie tė funksionojnė.

“Ata qė vendosin nėse Serbia do tė hyjė nė BE janė shumė tė qartė dhe kėrkojnė qė Serbia tė vendosė marrėdhėnie tė mira fqinjėsore me Kosovėn dhe qė nė kėtė mėnyrė ajo tė pranohet nė mėnyrė implicite”, citon “Politika” zėdhėnėsin e kėsaj partie.

Drejtori i Forumit pėr Marrėdhėnie Etnike, Dushan Janjiq thotė se “Duhet tė gjenden formula fleksibile dhe tė shkohet nga rasti nė rast. Tadiq ka mundur qė nė inaugurimin e presidentit kroat tė dėrgojė pėrfaqėsuesin e vet qė nuk do tė ishte personalitet politik,por publik. Sa i pėrket lirisė sė lėvizjes, mund tė arrihet ujdia qė nė pasaporta tė mos vihen vula, por qė tė evidentohet secili kalim. Diplomat, pėr shembull, mund tė nostrifikohen, por me vulė tė universitetit dhe jo tė Ministrisė sė Kosovės”.