PDA

View Full Version : Mos Tė Hudhet Asnjė Hap Qė Pėrēanė Vėllazėrit Shqiptarė


TrojaAL
30-03-10, 20:42
MOS TĖ HUDHET ASNJĖ HAP QĖ PĖRĒANĖ VĖLLAZĖRIT SHQIPTARĖ

Shqiptarėt e Amerikės nuk kanė manifestuar pėrēartje fetare, veēanėrisht mbas ngjarjeve tė Kosovės me 1981. Jemi njė komb, kemi njė gjak, njė gjuhė, njė territor ende tė copėtuar, njė histori tepėr tė vėshtirė e tė pėrgjakshme dhe kemi njė flamur. Pastaj, gjatė shekujve kanė lind besimet fetare, pėrcaktimet ideologjike, partiake, krahinore dhe tė tjera. Gjithashtu dihet qė armiqtė tė cilėt na kanė sulmuar, okupuar e copėtuar territoret dhe kanė ndermarrė aksione pėr ta ēfarosur kombin shqiptar gjithmonė kanė vepruar pėr t`I pėrēarė vėllezėrit e motrat shqiptare. Pėr kėto qėllime dhe aksione tė rrezikshme kėta agresorė kanė kėrkuar, gjetur, organizuar dhe kanė pėrdorė “mjerana shqipfolės” kundėr popullit dhe atdheut tė shqiptarėve. Kurse kombit tonė i kanė kushtuar shtrenjtė konfrontimet dhe pėrēarjet ndėrshqiptare. Gjatė luftės sė Parė Ballkanike, Shkodrėn e rrethuar nga forcat e Malit tė Zi e kanė mbrojtur bashkarisht dhe heroikisht vėllazėrit shqiptarė tė te gjitha besimeve fetare, pastaj edhe nga sulmet e forcave tė Sėrbisė. Mjerisht, nė kėtė luftė herroike qė e ka befasuar Evropėn, me forcat agresive ka luftuar edhe ndonjė shqiptar qė ka menduar se po lufton kundėr okupatorėve otomanė!.
Rasti i pėrpjekjeve edhe e ndonjė “shqiptari” pėr tė ushtruar terrorizėm nė bazėn ushtarake nė New Jeresy, Amerikė, I ka indinjuar dhe e kanė dėnuar tė gjithė shqiptarėt. Prandaj, asnjė zemėrim nuk duhet tė shkaktojė deklarime kaq tė egra, sidomos nga njė prijės fetar dhe kundėr kombit qė mendohej se i takon z.Anton Kēira. Pastaj sot nuk ka nacionalitet me pro-Amerikė se sa ėshtė populli shqiptar.Mirėpo duhet kuptuar moshėn e shkuar, mundėsinė e dėmtimit tė indeve, frenjėve dhe rrethana tė tjera . Deri mė tani ky Prift nuk ka treguar veprime antikombėtare dhe se ėshtė menduar qė ushqen atdhetarizėm Pastaj pėrse me kaq vonesė u njoftua pėr kėtė deklaratė?.
Kur duket qartė qė tani nė Ballakan e nė kėtė regjion po konfrontohen aspiratat dhe aksionet e shteteve tė mėdha. Kosova ėshtė epiqender e kėtyre pėrplasjeve. Pėrplasjet mes forcave pėr paqe e demokraci dhe forcave agresive kundėr ēlirimin dhe pavarėsis sė Kosovės u zhvilluan edhe nė Hagė pranė Gjyqit ndėrkombėtar pėr Drejtėsi.

Tė gjithė ata qė nga robėria shekullore kanė mbetur shqiptarė dhe kanė tru funksional, duhet tė kuptojnė qė nuk kanė vdek aspiratat dhe aksionet e agresorėve kundėr popullit dhe pėr territore shqiptarė. Pėrkundrazi, pavarėsia e Kosovės I ka tėrbuar armiqtė e djeshėm dhe tė gjitha forcat agresive nė Ballkan, nė regjionin e Mediteranit dhe mė gjėrė. Kėta agresorė e kėta armiq pėrsėri sot gjenden nė aksione kundėr Kosovės, Shqipėrisė, kundėr popullit dhe tė gjitha territoreve shqiptare. Pėr kėto aspirate dhe nė kėto aksione tė rrezikshme kėta armiq aktualisht janė duke ndėrmarrė ēdo gjė. Kėshtu nė ish Republikėn Jugusllave tė Maqedonisė, tė ndėrsyer nga forcat agresive, tani disa elmenta po ndėrmarrin aksione kundėr popullit shqiptarė. Duke ta kuptojn qė sot veprimtaritė antishqiptare e destabilizojnė regjionin dhe rrezikojnė e dėmtojnė sllavo-maqedonėt, dhe kėtė “kėtė shtet”. Kush tėrbohet e ka tė vėshtirė tė shėrohet, kush nuk sheh do tė paguaj. Pastaj, ME SIGURI TANI NE SHQIPĖRI GJENDEN FORCA ARMIQĖSORE QĖ PO VEPROJNĖ KUNDĖR SHQIPĖRIS KOSOVĖS DHE INTERSAVE T Ė POPULLIT SHQIPTAR. Fatkeqėsisht kėtė rrezik po e ndihmojnė edhe pohimet e disa “liberalėve” dhe organizatave tė shteteve perėndimore! Rreziku pėr eksplodime ėshtė shumė serioz. Por disa “prijėsa shqiptarė” nuk po brengosen pėr kėto rreziqe!

Mė 10 mars 2010 Dr. Ramadan Xhema
Prishtinė Connecticut, USA