PDA

View Full Version : Dell: Statusi politik i Kosoves ka perfunduar


Fshatari
13-04-10, 21:28
Dell: Serbia ta kuptojė qė statusi i Kosovės nuk ėshtė nė agjendė
Kllokot, 13 prill - Ambasadori amerikan nė Kosovė, Christopher Dell, duke folur pėr mundėsinė e bisedimeve teknike mes Prishtinės dhe Beogradit, tha se ato mund tė zhvillohen vetėm atėherė kur Qeveria e Serbisė tė kuptojė se statusi i Kosovės, integriteti territorial dhe ndarja e saj nuk janė nė agjendėn e bisedimeve. Kėto komente Ambasadori Dell i bėri gjatė njė konference shtypi nė Kllokot

Ambasadori amerikan ka ripėrsėritur qėndrimin e SHBA-sė se statusi i Kosovės ėshtė ēėshtje e mbyllur, duke i tėrhequr vėmendjen Qeverisė sė Serbisė qė tė mos insistojė pėr negociata tė reja lidhur me statusin dhe integritetin territorial tė Kosovės.
“Ēdo kohė ėshtė e pėrshtatshme pėr bisedime mes Kosovės dhe Serbisė, si dy vende fqinje, dhe njė dialog pėr ēėshtje praktike. Kėto bisedime, mund tė zhvillohen mes dy shteteve nė atė moment kur Qeveria e Beogradit do tė kuptojė se dialogu pėr statusin e Kosovės, integritetin territorial dhe ndarjen e saj nuk do tė jenė nė tavolinė e bisedimeve.
Duke folur pėr strategjinė e veriut tė Kosovės, Ambasadori Dell ėshtė shprehur se ajo ka mbėshtetjen e plotė nga SHBA-ja dhe ka marrė pėrkrahje edhe nga pėrfaqėsuesi i OKB-sė, por “duhet tė kemi tė qartė se nuk mund tė zbatohet brenda natės, pasi qė gjėrat nė atė pjesė tė Kosovės pėr 10 vjet kanė ecur mbrapa.
Ndėrsa, lidhur me qėndrimin e Ambasadės Amerikane ndaj udhėheqjes sė Komunės sė Vitisė, qė ka tė bėjė me decentralizimin, respektivisht kundėrshtimin e krijimit tė Komunės sė Kllokotit, Ambasadori Dell nuk dha ndonjė sinjal pėr zbutjen e qėndrimit amerikan ndaj institucioneve komunale tė Vitisė, duke u shprehur jo i kėnaqur me veprimet e udhėheqjes komunale.
“Problemet dhe mosmarrėveshjet qė i kemi me Komunėn e Vitisė janė mė tė thella se ai i kundėrshtimit tė procesit tė decentralizimit. Ata me qėndrimin e tyre dhe veprimet e deritanishme kanė minuar Planin e Ahtisaarit, gjė qė nuk mė bėn tė ndihem mirė dhe i kėnaqur. Dorėheqja e zv/kryetarit tė Komunės sė Vitisė ėshtė njė veprim shumė i menēur dhe nė kohėn e duhur, pasi qė kurrė nuk ėshtė vonė tė bėhet pėrmirėsimi i gabimeve”, ka thėnė Dell.
Nė konferencėn pėr media tė ambasadorit Dell, qė u mbajt nė Kllokot, ishte i pranishėm edhe Kryetari i Komunės sė Kllokotit, Sasha Mirkoviq, i cili ka kėrkuar nga Qeveria e Kosovės mė shumė angazhim nė zbatimin e procesit tė decentralizimit.
__________________________________
http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,22,17918

Guri i madh
13-04-10, 21:54
nja 5 milon her esht perdorur kjo fjal tani as qe ja vlen me bisedue per fjalime te tilla veriu i kosoves qeveriset nga beogradi