PDA

View Full Version : Njė Manifest I Qeverisjes Sė Vėrtetė Islame


Lapsi
27-04-10, 11:15
NJĖ MANIFEST I QEVERISJES SĖ VĖRTETĖ ISLAME

- Urdhėresa e Imam Aliut pėr Malik el-Eshterin -


Hyrje





Kjo urdhėresė u pėrpilua nė vitin 38 pas Hixhrit nga kalifi i katėrt i shtetit islam, Ali ibn Ebu Talibi (paqja qoftė mbi tė), kur ai e emėroi Malik el-Eshterin si guvernator tė krahinės sė Egjiptit. Nė tė, Imam Aliu i shtron principet e qeverisjes sė vėrtetė islame, duke i shpjeguar hollėsisht detyrimet e shtetit ndaj klasave tė ndryshme tė qytetarėve tė tij dhe mėnyrėn mė tė pėrshtatshme, pėr t’i pėrmbushur kėto detyrime. Ky dokument i pashoq, qė lirisht mund tė quhet njė manifest i qeverisjes sė vėrtetė islame, i ngėrthen nė vete tė drejtat themelore qytetare dhe njerėzore, duke e shpallur barazinė e tė gjithė njerėzve:





"...sepse njerėzit janė dy llojesh: ose janė vėllezėrit e tu tė njė besimi ose tė barabartė me ty pėrnga krijimi...”









Trembėdhjetė shekuj pas Imam Aliut, i njejti princip do t’i shpallej sėrish botės nė nenin e parė tė Deklaratės sė Pėrgjithshme tė tė Drejtave tė Njeriut:


Tė gjithė njerėzit lindin tė lirė dhe tė barabartė nė dinjitet dhe nė tė drejta. Ata kanė arsye dhe ndėrgjegje dhe duhet tė sillen ndaj njėri tjetrit me frymė vėllazėrimi... 1


Ky dokument s’ėshtė veēse njė dėshmi tjetėr e qartė e universalitetit tė Islamit dhe e madhėshtisė sė tij, si porosia e fundit hyjnore pėr njerėzimin.





Lėvdatat mė tė bukura i takojnė Zotit tė botėve!


Paqja qoftė mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhammedin dhe mbi familjen e tij tė dėlirė!
dielli.net






Pėrmbajtja e urdhėresės 2



Me emrin e Zotit, Bamirės dhe Mėshirues...


Kjo ėshtė urdhėresa e robit tė Zotit dhe Prijėsit tė Besimtarėve, Aliut, pėr Malik ibn el-Harith el-Eshterin, me rastin e emėrimit tė tij si guvernator i Egjiptit, pėr t’i mbledhur tatimet e kėtij vendi, pėr t’i luftuar armiqtė e tij, pėr t’u kujdesur pėr punėt e popullit dhe pėr ta pėrmirėsuar gjendjen e tyre.


Ai i urdhėron t’i druhet e t’i bindet Zotit dhe ta ndjekė atė, qė ėshtė urdhėruar nė Librin e Tij, qoftė nga veprat e detyrueshme, qoftė nga ato zgjedhore, pa tė cilat njeriu s’bėhet dot i virtytshėm dhe s’mund tė mbrohet nga e liga. Ai gjithashtu i urdhėron qė ta ndihmojė Zotin e Madhėruar, me zemrėn, me duart e me gjuhėn e tij sepse Zoti, Emrat e tė cilit janė tė shenjtė, e merr pėrsipėr t’i ndihmojė gjithkujt, qė i ndihmon Atij dhe ta mbrojė gjithkė, qė Atė e pėrkrah.


Ai i urdhėron qė t’i sundojė dėshirat e tija dhe tė pėrmbahet kur ato tė shfaqen, sepse, po tė mos jetė mėshira e Zotit, nefsi (egoja) gjithnjė anon kah e liga.






Cilėsitė e njė guvernatori dhe pėrgjegjėsitė e tij



Dije pra, o Malik, se po tė dėrgoj nė njė tokė, ku ka patur sundues tė tjerė para teje, si tė drejtė ashtu edhe shtypės. Tani njerėzit do t’i ndjekin veprimet e tua, njėsoj siē i ndiqje ti veprimet e atyre para teje. Njėsoj siē i gjykoje ti ata, edhe njerėzit kanė pėr tė tė gjykuar ty tani. Dije se tė virtytshmit njihen nga fjalėt e mira, qė Zoti i vendos nė gjuhėt e robėrve tė Tij. Andaj, le tė jenė veprat e mira, pasuria mė e vlefshme qė do ta mbledhėsh. Nėnshtroi dėshirat e tua! Ji i pėrmbajtur dhe mbaje zemrėn tėnde larg tė ligės!


Mėsoje zemrėn tėnde tė jetė e mėshirshme dhe e dhembshur ndaj popullit. Mos u qėndro mbi krye si njė bishė e uritur, sepse njerėzit janė dy llojesh: ose janė vėllezėrit e tu tė njė besimi ose tė barabartė me ty pėrnga krijimi. Ata domosdo do tė mėkatojnė e do tė bėjnė gabime, pa dashur ose me qėllim. Ti tregohu falės dhe i mėshirshėm, njėsoj siē do tė doje Zoti tė ishte i mėshirshėm me ty. Siē je ti i vendosur nė krye tė tyre, dije se Prijėsi (Imami) yt ėshtė mbi ty dhe Zoti ėshtė i vendosur mbi tė. Zoti t’i ka lėnė nė duar punėt e kėtyre njerėzve dhe po tė sprovon nėpėrmjet tyre.


Mos u mundo ta sfidosh Atė sepse nuk ke fuqi pėr t’iu kundėrvėnė fuqisė sė Zotit dhe nuk mund tė jetosh pa mėshirėn dhe pa faljen e Tij. Mos ki turp tė falėsh dhe tė jesh i mėshirshėm nė tė dėnuar! Mos vepro me ngut gjatė zemėrimit, kur mund tė ketė ndonjė rrugėdalje tjetėr! Mos thuaj“mua mė ėshtė dhėnė autoriteti dhe duhet tė mė bindeni kur tė urdhėroj...” sepse kjo gjė krijon dyshim nė zemra, e dobėson fenė dhe e ēon njeriun drejt shkatėrrimit. Nėse pozita, qė tė ėshtė dhėnė, krijon krenari dhe mendjemadhėsi tek ti, atėherė shihe madhėshtinė e Zotit pėrballė teje dhe fuqinė e Tij, tė cilėn ti s’e ke as mbi vetveten. Kjo do ta shkatėrrojė mendjemadhėsinė tėnde, do ta largojė arrogancėn dhe do t’ta rikthejė urtėsinė, qė e ke humbur.


Ki kujdes tė mos e krahasosh veten me Zotin pėrnga madhėshtia dhe tė mos e ngjasosh fuqinė tėnde me fuqinė e Tij, sepse Zoti e nėnshtron ēdo sfidues dhe e ēnderon secilin, qė ėshtė mendjemadh.


Ji i drejtė me njerėzit, pėr hir tė Zotit! Mos bėj padrejtėsi, kur tė bėhet fjalė pėr tė afėrmit e tu dhe pėr ata, tė cilėt i ke mė pėr zemėr, sepse po e bėre kėtė, do tė jesh shtypės. E kur dikush i shtyp krijesat e Zotit, nė vend tė tyre, Zoti bėhet armiku i tij dhe kur Zoti ėshtė armiku i dikujt, Ai ia prish ēdo punė. Njė njeri i tillė do tė mbetet armik i Zotit derisa tė dorėzohet dhe tė pendohet pėr atė qė ka bėrė. Asgjė nuk i largon tė mirat e Zotit dhe nuk e pėrshpejton dėnimin e Tij, sa kėmbėngulja nė shtypje, sepse Zoti e dėgjon lutjen e tė shtypurve dhe nuk i lė shtypėsit tė shpėtojnė.

Lapsi
27-04-10, 11:15
Sundimi duhet tė jetė nė tė mirė tė tė gjithė njerėzve



Mėnyra jote e tė vepruarit duhet tė jetė ajo, qė ėshtė e barabartė ndaj tė gjithėve, mė gjithėpėrfshirė se nė drejtėsi dhe gjithnjė nė tė mirė tė popullit. Pakėnaqėsia nė mesin e njerėzve tė thjeshtė e pėrkeqėson gjendjen, ndonse paria mund tė jetė e kėnaqur. Nė anėn tjetėr, pakėnaqėsia e disa personave nga tė parėt e vendit mund tė arsyetohet, pėrderisa populli i thjeshtė ėshtė i kėnaqur me gjendjen. Nė mesin e njerėzve, s’ka ngarkesė mė tė madhe pėr njė prijės gjatė paqes, njerėz mė tė padobishėm gjatė konflikteve, mė tė pakėnaqur nga barazia, mė tė dyfytyrshėm nė tė kėrkuarin e favoreve, mė pak mirėnjohės ndaj bujarisė, mė pak tė kėnaqur me arsyetimet e tua gjatė mosdhėnies dhe mė tė paqėndrueshėm gjatė trazirave sesa pjesėtarėt e parisė. Dije se njerėzit e thjeshtė janė shtylla e fesė, fuqia e muslimanėve dhe mbrojtja e tyre kundėr armikut. Andaj kujdesu pėr punėt e tyre dhe ji miqėsor me ta!


Njeriu mė i lig nė mesin e atyre qė i sundon dhe mė i largėti prej teje, duhet tė jetė ai, i cili i gjurmon mangėsitė e njerėzve tė tjerė. Tė gjithė njerėzit kanė mangėsi dhe prijėsi i tyre ėshtė ai qė duhet t’i mbulojė ato. Mos i pėrhap mangėsitė dhe gabimet e tyre tė fshehta sepse detyra jote ėshtė ta korigjosh atė qė ėshtė e hapur. Lėre nė duart e Zotit atė, qė ėshtė e fshehur prej teje!


Mbuloi mangėsitė e tyre, aq sa mundesh dhe Zoti do t’i mbulojė ato mangėsi tuajat, tė cilat do tė doje tė mbeteshin tė pazbuluara. Zgjidhe ēdo nyje urrejtjeje mes njerėzve dhe parandaloi armiqėsitė e mundshme mes tyre. Nė ēėshtjet qė mbahen fshehur prej teje, bėhu sikur nuk di gjė! Mos u ngut pėr t’i pėrkrahur fjalėt e thashethemexhinjė ve nė lidhje me njerėzit, sepse ndonse mund tė duken si kėshilltarė tė sinqertė, kėta njerėz janė gjithnjė mashtrues.





Nė lidhje me kėshilltarėt



Mos u kėshillo me njė koprrac, qė s’tė lė tė jesh bujar dhe qė tė tremb gjithė kohės nga varfėria. Mos u kėshillo as me ndonjė frikacak, qė tė bėn pėrherė tė ndihesh i dobėt dhe as me ndonjė lakmitar, qė bėn tė tė duket e bukur mbledhja e pasurisė. Ndonse koprracia, paburrėria dhe lakmia janė tre vese tė ndryshme, tė gjitha burojnė nga mosnjohja e mjaftueshme e Zotit.


Kėshilltari mė i keq pėr ty ėshtė ai, i cili ka qenė kėshilltar i prijėsve tė ligė para teje dhe qė ka marrė pjesė nė mėkatet e tyre. Njerėzit e tillė s’duhet tė jenė ndėr kėshilltarėt e tu, sepse ata janė bashkėveprues tė mėkatarėve dhe vėllezėr tė shtypėsve. Nė vend tė tyre, mund tė gjesh tė tjerė, qė janė tė aftė dhe me ndikim si kėta tė parėt, por qė kurrė s’i kanė ndihmuar shtypėsit dhe as mėkatarėt nė mėkatet e tyre. Tė tillėt, mė sė paku tė hapin telashe dhe tė pėrkrahin mė sė shumti. Ata gjithmonė do tė jenė tė kujdesshėm pėr ty dhe indiferentė ndaj tė tjerėve. Andaj, bėji kėta njerėz miqtė e tu mė tė afėrt, qoftė nė publik, qoftė nė jetėn private.


Pėr ty, mė i miri prej tyre ėshtė ai qė t’i thotė hapur tė vėrtetat dhe qė s’tė pėrkrah nė vepra tė tilla, tė cilat Zoti nuk ua lejon miqve tė Tij, ndonse ti mund tė dėshirosh tė veprosh nė atė mėnyrė. Shoqėrohu me njerėz tė sinqertė, qė i druhen Zotit! Pastaj mėsoji mos tė tė lėvdojnė pėr veprat qė s’i ke bėrė, sepse teprimi nė lėvdata krijon krenari dhe tė ēon drejt mendjemadhėsisė .


Tė virtytshmit dhe tė ligėt s’duhet tė jenė tė barabartė nė sytė e tu, sepse kjo do tė shkaktonte largim tė tė virtytshmive nga virtytet dhe vazhdim tė tė ligėve nė tė liga. Gjithkė mbaje nė pozitėn qė e meriton! Dije se gjėja mė e dobishme pėr tė lėnė pėrshtypje tė mirė tek populli, ėshtė tė sillesh butė me ta, t’ua lehtėsosh vuajtjet dhe tė mos u sjellėsh telashe tė padurueshme. Duhet tė lėsh pėrshtypje tė mirė tek njerėzit, sepse mendimi i tyre i mirė pėr ty, ka pėr tė tė shpėtuar nga shumė probleme. Ki besim tek njerėzit, qė u ke bėrė mirė dhe qė i ke sprovuar nė vėshtirėsi dhe ruaju nga njerėzit, tė cilėve u ke bėrė keq!


Mos i ndrysho ato tradita, qė tė parėt e popullit i kanė ndjekur dhe qė kanė mundėsuar njė unitet mes njerėzve e njė pėrparim tė tyre. Mos krijo risi duke i shkatėrruar kėto tradita tė mėparshme, sepse atėherė, shpėrblimi i atyre qė i kanė nisur do tė vazhdojė por dėnimi pėr prishjen e tyre do t’tė mbetet ty mbi supe. Gjithnjė bisedo me dijetarėt dhe kėshillohu me tė urtit, qė tė mund t’i pėrmirėsosh vendet nėn sundimin tėnd dhe tė vazhdosh nė atė vijė, nė tė cilėn paraardhėsit e tu kanė qenė tė vendosur.





Klasat e ndryshme tė njerėzve



Dije se populli pėrbėhet nga klasa tė ndryshme, tė cilat mund tė pėrparojnė vetėm me ndihmėn e njėra-tjetrės. Ndėr to ėshtė ushtria e Zotit, pastaj nėpunėsit, gjykatėsit dhe paguesit e tatimit pėr kokė (xhizje) e tė tatimit tė tokės (haraxh) nga mesi i jobesimtarėve tė mbrojtur nga Islami. Pastaj janė muslimanėt e thjeshtė, tregtarėt dhe zejtarėt dhe klasa mė e ulėt e tė varfėrve dhe nevojtarėve. Zoti e ka caktuar hisen e secilit grup dhe i ka vendosur nė Librin e Tij dhe nė Traditėn e Profetit, rregullat dhe kufizimet nė lidhje me secilin prej tyre.


Me vullnetin e Zotit, ushtria ėshtė kėshtjella mbrojtėse e popullit, stolia e sunduesit, fuqia e fesė dhe mjeti pėr tė siguruar paqen. Populli nuk mund tė ekzistojė pa tė dhe nė anėn tjetėr, ushtria mund tė mirėmbahet vetėm me pjesėn e tatimeve qė ėshtė e caktuar pėr tė dhe qė i mundėson tė luftojė kundėr armikut, tė pėrparojė gjithė mė tepėr dhe t’i pėrmbushė nevojat e veta. Kėto dy grupe (ushtria dhe populli i thjeshtė) nuk mund tė ekzistojnė pa njė grup tė tretė, qė pėrbėhet nga gjykatėsit, zyrtarėt dhe nėpunėsit e kategorive tė ndryshme, qė merren me mbledhjen e tatimeve, e ruajnė rendin dhe e sigurojnė paqen mes grupeve tė ndryshme tė shoqėrisė.


Dhe tė gjithė kėto grupe nuk mund tė ekzistojnė pa tregtarėt dhe zejtarėt, tė cilėt i sigurojnė gjėrat e nevojshme pėr ta, krijojnė tregje dhe u mundėsojnė njerėzve, tė mos merren vetė me sigurimin e gjėrave tė nevojshme pėr jetesė. Mė nė fund ėshtė klasa mė e ulėt, e pėrbėrė nga tė varfėrit dhe nevojtarėt, pėrkrahja dhe ndihma ndaj tė cilėve ėshtė njė detyrim sepse tė gjithė kanė hise nė begatitė e Zotit. Secili grup ka tė drejta mbi prijėsin, nė varėsi prej nevojave tė veta. Njė prijės nuk mund t’i pėrmbushė detyrimet ndaj tyre, veēse me ndihmėn e Zotit dhe duke e stėrvitur veten gjithė kohės, pėr t’i qėndruar besnik tė drejtės dhe pėr tė duruar ēdo vėshtirėsi.

Lapsi
27-04-10, 11:17
1. Ushtria



Nė krye tė trupave vendos njė njeri, i cili nė syrin tėnd, ėshtė mė besniku ndaj Zotit, Profetit tė Tij dhe Imamit tėnd. Mė i sinqerti prej tyre dhe mė i dobishmi ėshtė ai, i cili nuk zemėrohet kollaj, i pranon arsyetimet, ėshtė i butė me tė dobėtit dhe i ashpėr kundėr tė fuqishmive. Dhuna nuk duhet ta shqetėsojė dhe dobėsia nuk duhet ta lėrė tė pashpresė. Pėr tė gjetur njerėz tė tillė, kėrko nė familje tė virtytshme dhe fisnike, qė kanė vlera dhe traditė dhe qė janė tė famshme pėr guxim e pėr bujari. Kėta njerėz janė burimet e nderit dhe tė virtytit. Kur tė gjesh njerėz tė tillė, kujdesu pėr punėt e tyre siē kujdeset njė prind pėr punėt e fėmijės sė tij. Mos tė tė duket e tepėrt asgjė qė bėn pėr ta dhe mos e shih si tė parėndėsishėm ndonjė shėrbim qė ua kryen, ndonse mund tė jetė shumė i vogėl, sepse kjo gjė do tė krijojė njė pėrshtypje tė mirė tek ta. Mos i lėr pas dore punėt e vogla tė tyre duke u arsyetuar se merresh me punė tė rėndėsishme sepse shumė shpesh, shėrbimet e vogla sjellin rezultate tė mėdha.


Mė tė respektuarit nė mesin e komandantėve tė tu, duhet tė jenė ata, tė cilėt janė bujarė ndaj ushtarėve tė vet dhe i pėrmbushin nevojat e familjeve tė tyre, qė mbesin pas. Nė fund tė fundit, gjėja e vetme qė duhet ta mendojnė ushtarėt ėshtė lufta me armikun. Nėse i mbron ata dhe sillesh me mėshirė ndaj tyre, do t’ua fitosh zemrat lehtėsisht. Mė e bukura pėr njė sundues ėshtė kur nė vendin e tij mbisundon drejtėsia dhe kur populli e do atė. Kjo nuk do tė ndodhė nėse populli s’e ka zemrėn tė pastėr nga dyshimet dhe nga ankesat kundėr teje. Besnikėria dhe dashuria e tyre do tė vėrtetohet kur ata tė mblidhen rreth teje pėr ta pėrkrahur qeverisjen tėnde dhe kur tė mos e shohin si njė ngarkesė detyrimin ndaj shtetit e tė mos e dėshirojnė fshehurazi shkatėrrimin e tij. Andaj plotėsoji kėrkesat e popullit, aq sa mundesh dhe lėvdoi ata pėr punėt e mira, qė i kanė bėrė, sepse pėrmendja e bėmave tė mira, i kėnaq guximtarėt dhe u jep kurajo atyre, qė kanė mbetur pas nė veprime.


Vlerėsoi bėmat e secilit prej tyre, mos ia mvesh dikujt bėmat e njė tjetri dhe mos i shpėrble mė pak se ē’meritojnė. Pozita e lartė e dikujt, nuk duhet tė tė bėjė t’i tregosh si tė mėdha veprat e tija tė pakta dhe as pozita e ulėt e njė njeriu, s’duhet t’i bėjė veprat e tija tė tė duken pak.


Nė ēėshtjet qė tė mėrzisin, drejtoju Zotit dhe Profetit tė Tij, sepse njerėzve qė ka dėshirė t’i udhėzojė, Zoti u thotė:





O ju qė besoni! Bindjuni Zotit dhe Profetit tė Tij dhe atyre, qė u jepet autoritet nga mesi juaj! Dhe pastaj, sikur tė grindeni mes veti pėr diēka, drejtojuni Zotit dhe Profetit, nėse vėrtet besoni nė Zotin dhe nė Ditėn e Fundit... Kur’an 4:59








T’i drejtohesh Zotit, do tė thotė tė sillesh sipas asaj, qė ėshtė thėnė qartė nė Librin e Tij, kurse t’i drejtohesh Profetit, do tė thotė ta ndjekėsh Traditėn (Sunnetin) e tij tė pranuar gjėrėsisht, pėr tė cilėn nuk ka dallime mes njerėzve.





2. Gjykatėsit



Pėr t’i zgjidhur mosmarrėveshjet mes njerėzve, duhet t’i zgjedhėsh ata, qė janė mė tė dalluarit e popullit. Rastet e ndryshme nuk duhet t’ua tollovisin mendjen, diskutimet s’duhet t’i zemėrojnė, nuk duhet tė kėmbėngulin nė njė gjė tė gabuar dhe duhet ta pranojnė tė vėrtetėn, kur tė pėrballen me tė. Ata s’duhet tė jenė njerėz lakmitarė dhe s’duhet tė kėnaqen kurrė me njė hulumtim sipėrfaqėsor tė ēėshtjes, pa u thelluar nė tė. Ata duhet gjithnjė tė jenė tė gatshėm pėr t’u ndalur mė gjatė mbi pikėt e dyshimta, duhet t’u japin rėndėsi argumenteve, tė mos zemėrohen gjatė zėnkave tė palėve, tė jenė tė durueshėm gjatė hulumtimit dhe sypatrembur gjatė sjelljes sė vendimeve. Lėvdatat nuk duhet t’i bėjnė mendjemėdhenj dhe fjalėt e bukura s’duhet t’ua prishin paanėsinė. Tė paktė janė njerėzit e tillė.


Kohė pas kohe kontrolloi vendimet e tyre dhe jepu njė pagė tė tillė, qė tė mos u mbetet asnjė arsyetim pėr tė qenė tė pandershėm dhe asnjė nevojė, pėr tė shkuar tek tė tjerėt pėr ndihmė. Jepu atyre njė prestigj dhe njė pozitė aq tė lartė, sa tė mos mund asnjėri nga paria ose nga zyrtarėt e shtetit t’i marrė nėn kontroll ose t’i dėmtojė. Duhet tė jesh shumė i kujdesshėm nė kėtė ēėshtje, sepse nė tė kaluarėn, kjo fe ka qenė e burgosur nė duart e njerėzve tė ligė, qė vepronin sipas ndjenjave dhe e kėrkonin pasurinė e kėsaj bote.





3. Zyrtarėt e shtetit



Pas kėsaj, ki kujdes pėr punėt e zyrtarėve. Vendosi ata nė pozita, vetėm pasi t’i kesh sprovuar mė parė dhe mos e favorizo askėnd, sepse kjo krijon padrejtėsi ndaj tyre dhe pabarazi. Prej tyre, zgjidhi ata qė janė modestė e qė kanė pėrvojė dhe tė tillė qė burojnė nga familje tė ndershme e qė kanė qenė muslimanė mė parė, sepse kėta njerėz kanė njė moral tė bukur dhe nuk e njollosin nderin e tyre. Ata s’janė lakmitarė dhe pėrherė pėrqėndrohen nė zgjidhjen e problemeve.


Jepu atyre njė pagė tė mirė, sepse kjo u mundėson njė mbijetesė tė rehatshme dhe nuk i bėn t’i lakmojnė pasuritė, qė i kanė nėn pėrgjegjėsi. Pėrveē kėsaj, kjo do tė ishte njė argument i fortė kundėr tyre, nėse ata pėrpiqen tė mos u binden urdhrave tė tu. Duhet ta kontrollosh punėn e tyre dhe tė kesh njerėz besnikė e tė sinqertė, qė do tė raportojnė nė lidhje me ta. Vėzhgimi i punės sė tyre nga ana jote, do t’i bėjė tė jenė besnikė ndaj detyrės dhe tė sjellshėm ndaj popullit. Ji i kujdesshėm me zyrtarėt e korruptuar! Nėse ndonjėri prej tyre e keqpėrdor detyrėn dhe burimet e tua e vėrtetojnė kėtė gjė, atėherė kjo ėshtė njė dėshmi e mjaftueshme. Atė duhet ta dėnosh dhe ta bėsh ta rikthejė gjithė atė pasuri, qė e ka mbledhur padrejtėsisht. Duhet ta poshtėrsosh, ta shpallėsh hapur abuzimin e tij dhe ta bėsh ta mbathė mbi vete turpin e krimit, qė e ka kryer.






4. Administrimi i tatimeve



Ji i kujdesshėm pėr punėn e tatimeve dhe pėr mirėqenien e atyre qė i paguajnė kėto tatime, sepse nė mirėqenien e tyre fshihet mirėqenia e tė tjerėve. Tė tjerėt nuk mund tė pėrparojnė pa ata sepse tė gjithė janė tė varur nga tatimet e tyre. Megjithatė, duhet mė shumė kujdes t’i kushtosh kultivimit tė tokės sesa mbledhjes sė tatimeve, sepse nuk mund tė mbledhėsh tatime kur tė korrat s’kanė qenė tė bollshme. Dije se ai sundues qė kėrkon tatime kur tė korrat janė tė pakta, e shkatėrron vendin e tij dhe u sjell vetėm vdekje njerėzve. Sundimi i tij s’ka pėr tė qenė i gjatė.


Nėse njerėzit ankohen nga lartėsia e tatimeve, nga sėmundjet, nga thatėsira ose nga vėrshimet, ti duhet ta ulėsh tatimin, nė njė nivel qė do tė mund ta pėrmirėsojė gjendjen e tyre. Ulja e tatimit nuk duhet tė jetė diēka e urryer nga ana jote sepse kjo ulje do tė pasqyrohet nė pėrparimin e vendit tėnd dhe do t’i bėjė tė kėnaqur e tė lumtur njerėzit. Falė kėsaj, ti mund t’i besosh fuqisė sė tyre dhe tė presėsh pėrkrahje nga ata. Mund tė vijė dita e tė ndryshojė gjendja dhe ti tė jesh i detyruar pėr t’u kėrkuar ndihmė. Ata me kėnaqėsi do t’i marrin pėrsipėr detyrimet e tyre sepse begatia ėshtė e aftė tė mbajė mbi shpinė, gjithēka qė i ngarkohet. Njė shtet shkatėrrohet nga varfėria e popullit dhe varfėria e popullit shfaqet atėherė, kur zyrtarėt pėrpiqen gjithė kohės pėr tė mbledhur sa mė shumė pasuri. Ata nuk marrin mėsim nga historia e popujve tė lashtė dhe nuk janė tė kujdesshėm ndaj urdhrave tė Zotit.

Lapsi
27-04-10, 11:19
5. Nėpunėsit


Pastaj duhet tė jesh i kujdesshėm me nėpunėsit. Nė krye tė punėve vendose atė qė ėshtė mė i miri prej tyre! Letrat e tua me vendime tė rėndėsishme dhe tė fshehta, dorėzoja atij qė ka njė karakter mė tė fortė e qė s’bėhet mendjemadh nga lėvdatat dhe nderimet, sepse njė person i tillė nuk ka pėr tė folur keq nė mesin e njerėzve, kundėr teje dhe kundėr qeverisjes tėnde. Njeriu i zgjedhur nga ana jote, s’duhet tė jetė i pakujdesshėm nė pėrcjelljen e raporteve tė zyrtarėve tė tu dhe nė pėrpilimin e pėrgjigjeve tė sakta nė emrin tėnd. Ai duhet tė jetė i pėrpiktė nė ēėshtjet e pagesave. Ky njeri s’duhet kurrė tė bėjė ndonjė marrėveshje, qė tė dėmton ty dhe duhet tė jetė i kujdesshėm pėr t’i parandaluar marrėveshjet qė bėhen kundėr teje. Ki kujdes qė ky person tė jetė i vetėdijshėm pėr pozitėn e tij sepse ai qė ėshtė i pavetėdijshėm pėr pozitėn e vet, nuk mund t’i kuptojė punėt e tjera.



Ki kujdes qė tė mos u japėsh poste tė rėndėsishme nėpunėsve tuaj dhe tė mos u besosh nė mėnyrė tė verbėr, thjesht pse tė duken tė sinqertė, tė besueshėm dhe tė menēur sepse ka shumė njerėz, tė cilėt, kur duan, mund tė sillen si tė sinqertė e besnikė dhe tė mbathen me rrobat e virtytit dhe modestisė pėr ta fituar simpatinė e sunduesve, ndonse nuk janė as tė sinqertė, as besnikė dhe as tė urtė. Zgjidhi ata qė kanė njė emėr tė mirė mes njerėzve dhe qė njihen pėr sinqeritetin e tyre. Njė zgjedhje e tillė do tė dėshmojė se je besnik ndaj Zotit dhe ndaj atij, qė tė ka emėruar nė kėtė detyrė.



Emėro njė person nė krye tė ēdo zyre, i cili do tė jetė i aftė dhe mjaft i ditur, pėr t’i kryer me sukses punėt e vėshtira dhe tė cilit s’do t’i lidhen duart, kur tė ketė shumė punė pėr tė bėrė. Dije se kur tė ketė mangėsi tek nėpunėsit e tu, ti do tė jesh pėrgjegjės pėr kėtė.







6. Tregtarėt dhe zejtarėt


Tani dua tė tė kėshilloj pėr tregtarėt dhe pėr zejtarėt. Sillu butė ndaj tyre, qofshin ata tregtarė tė vendosur nė njė vend, tė tillė qė shesin nė vende tė ndryshme ose zejtarė. Urdhėroji nėpunėsit e tu tė sillen po kėshtu! Tė gjithė ata janė burimi i pasurisė sė shtetit. Ata sjellin mallėra pėr popullin. Shumė prej tyre i sjellin kėto gjėra nėpėr shkretėtira, nėpėr dete e male, nga vende, ku njerėzit e zakonshėm nuk mund tė shkojnė pėr t’i marrė. Kėta njerėz janė zakonisht paqedashės dhe nuk shkaktojnė trazira dhe revolta. Duhet tė kujdesesh pėr punėt e tyre dhe t’i mbrosh, kurdo qė tė bėjnė tregti nė tokėn tėnde ose tė kalojnė nėpėr tė, duke bartur mallėra nga njė vend nė tjetrin.



Por pėrkundėr kėsaj, dije se shumė prej tyre janė koprracė tė pashembullt, krejt vetjakė dhe tė obsesionuar me mbledhjen e pasurisė. Ata shpesh i fshehin mallėrat e tyre, qė t’u rritet vlera dhe pastaj i shesin me ēmime shumė mė tė larta. Kjo ėshtė nė dėm tė popullit dhe njė ēnderim pėr sunduesin. Ndaloje kėtė praktikė sepse i Dėrguari i Zotit (paqja qoftė mbi tė dhe mbi familjen e tij) e ka ndaluar atė. Tregtia duhet tė jetė e ndershme, me peshore tė drejta dhe tė mos e dėmtojė asnjėrėn nga palėt. Nėse edhe pėrkundėr kėsaj ndalese, dikush e vazhdon kėtė praktikė, atėherė jepi atij njė dėnim shembullor, por jo tė tėperuar.







7. Klasa mė e ulėt


Ki kujdes pėr tė varfėrit dhe druaju Zotit, nė lidhje me punėt e tyre! Ata nuk kanė pėrkrahje, s’kanė tė ardhura dhe s’kanė mundėsi pėr ta fituar bukėn e gojės. Ata janė tė mjeruar dhe shumė prej tyre janė tė paaftė pėr punė. Disa prej tyre dalin pėr tė lypur e disa tė tjerė nuk lypin, por gjendja e tyre e tregon qartė varfėrinė, vuajtjen dhe nevojat qė kanė. Pėr hir tė Zotit, o Malik, mbroji ata dhe tė drejtat e tyre, sepse vetė Zoti ta ka dhėnė kėtė pėrgjegjėsi. Duhet tė caktosh njė hise pėr ta nga arka e shtetit, nga drithėrat qė kultivohen dhe nga gjėrat, qė merren si pre lufte, nė emėr tė Islamit. Nė tė gjitha kėto gjėra, njerėzit qė jetojnė larg qendrės, e kanė tė njejtėn tė drejtė si ata qė jetojnė pranė. Mos lejo qė jeta e luksit tė tė mbajė larg tyre. Nuk mund ta arsyetosh mosinteresimin tėnd pėr punėt e vogla, duke thėnė se kishe punė mė tė rėndėsishme pėr tė kryer. Mos ji i pakujdesshėm pėr punėt e tyre dhe mos u largo prej tyre me mendjemadhėsi!



Kujdesu pėr ata, tė cilėt s’tė afrohen dot pėr shkak tė pamjes sė tyre tė pakėndshme dhe ngase njerėzit i konsiderojnė tė pavlerė. Pėr kėtė punė, zgjidh njerėz tė besueshėm, qė i druhen Zotit, tė cilėt do t’tė lajmėrojnė pėr gjendjen e tyre. Sillu ndaj tė varfėrve me pėrgjegjėsi tė plotė dhe duke e patur parasysh ditėn kur do tė dalėsh pėrpara Zotit, sepse nė mesin e njerėzve, kėta e meritojnė mė sė shumti kujdesin dhe dhembshurinė tėnde.



Kujdesu pėr jetimėt dhe pėr tė moshuarit, tė cilėt s’kanė tė ardhura dhe nuk duan tė dalin rrugėve pėr tė lypur. Kjo ėshtė njė punė e vėshtirė pėr shumė sundues. Nė tė vėrtetė, ēdo punė e drejtė ėshtė e vėshtirė, pėrveē pėr ata, qė e kėrkojnė bekimin e Zotit dhe dėshirojnė tė jenė pranė Tij. Tė tillėve Zoti ua lehtėson punėn.



Pastaj pėrcakto njė kohė pėr ankesa, gjatė tė cilės do tė ulesh mes tyre me modesti, pėr hir tė Zotit qė tė krijuar. Gjatė kėsaj kohe, mbaje larg vetes ushtrinė, rojet dhe nėpunėsit e tu, qė tė mund tė flasė pa frikė gjithkush, qė ka diēka pėr tė thėnė. E kam dėgjuar tė Dėrguarin e Zotit (paqja qoftė mbi tė dhe mbi familjen e tij) tė thotė: “Kurrė s’do ta arrijė pastėrtinė ai popull, tek i cili e drejta e tė dobėtit nuk sigurohet nga i fuqishmi, pa patur frikė...” Ji i durueshėm ndaj sjelljes sė tyre tė ēuditshme dhe paaftėsisė sė tyre pėr tė folur me ty. Largoje zemrėn tėnde nga mendjemadhėsia. Po tė jesh i tillė, Zoti ka pėr t’tė mbuluar me mėshirėn e Tij dhe ka pėr tė tė shpėrblyer pėr bindjen. Kur tė japėsh diēka, jepe me fytyrė tė qeshur! Kur tė refuzosh, bėje atė nė mėnyrė tė sjellshme dhe duke dhėnė arsyetime.



Do tė ketė disa gjėra, tė cilat nuk mund t’i bėjė askush tjetėr pėrveē teje. Pėr shembull, duhet t’u pėrgjigjesh letrave tė zyrtarėve tė tu, tė cilat janė pėrtej autoritetit tė nėpunėsve, qė ke pranė. Nėse kupton se zyrtarėt e tu nuk merren sa duhet me punėt e popullit, ti duhet vetė ta korigjosh gabimin e tyre. Ēdo ditė, pėrfundoje punėn e caktuar pėr tė, sepse dita e nesėrme i ka punėt e saja. Pjesėn mė tė mirė tė ditės ndaje pėr adhurimin e Zotit, ndonse tė gjitha kėto gjėra janė pėr hir tė Zotit, kur qėllimi tė jetė i pastėr dhe populli tė pėrparojė.







Marrėdhėnia me Zotin


Gjėja me tė cilėn duhet ta pastrosh besimin tėnd, ėshtė pėrmbushja e obligimeve, qė i ke vetėm drejt Zotit. Andaj, kushtoja Atij njė pjesė tė ditės dhe tė natės tėnde dhe plotėsoji pa mangėsi detyrimet e tua ndaj Tij, ndonse kjo mund tė jetė e lodhshme pėr trupin tėnd. Kur t’i udhėheqėsh njerėzit nė namaz, mos e zgjat atė sė tepėrmi sa t’i mėrzisėsh dhe as mos u ngut tepėr, sa ta bėsh tė mangėt. Mbaje mend se mes njerėzve ka tė sėmurė dhe tė tillė, qė kanė nevoja tė tjera. Kur i Dėrguari i Zotit (paqja qoftė mbi dhe mbi familjen e tij) mė dėrgoi nė Jemen, unė e pyeta se si duhej t’i udhėhiqja namazet. Ai mė tha: “Fali namazet, siē do t’i falte mė i dobėti prej tyre dhe ji i mėshirshėm ndaj besimtarėve!”

Lapsi
27-04-10, 11:20
Mbi sjelljet dhe veprimet e njė sunduesi



Mos e mbaj veten larg njerėzve pėr shumė gjatė, sepse fshehja e prijėsit nga populli, e bėn atė mendjengushtė dhe tė panjohur me punėt e tyre. Nėse rri fshehur prej njerėzve, do tė mbetesh i painformuar dhe pastaj, gjėrat e vogla do t’tė duken tė mėdha dhe gjėrat e mėdha do t’tė duken tė vogla. E mira do tė duket e ligė dhe e liga si e mirė dhe mė nė fund, e vėrteta do tė pėrzihet me gėnjeshtrėn. Nė fund tė fundit, edhe prijėsi ėshtė njė njeri si tė tjerėt dhe nuk mund ta dijė gjendjen e popullit nėse qėndron larg tyre. E vėrteta nuk ka njė shenjė nė ballė qė tė mund tė dallohet lehtėsisht nga gėnjeshtra.


Tekefundit, ka dy mundėsi pėr ty. E para ėshtė tė jesh njė prijės i drejtė dhe bujar ndaj popullit. Atėherė pėrse tė fshihesh, kur i ke pėrmbushur detyrimet e tua? E dyta, ėshtė tė jesh njė prijės koprrac dhe mendjengushtė . Nė kėtė rast, populli do tė jetė i pashpresė edhe sikur tė mos fshihesh dhe s’ka pėr tė kėrkuar asgjė prej teje. Megjithatė, dije se pjesa mė e madhe e kėrkesave tė popullit nuk ka tė bėjė me pasurinė tėnde dhe ėshtė nė lidhje me keqtrajtimet nė ēėshtjet e drejtėsisė.


Pastaj mbaje mend se prijėsit kanė njerėz tė afėrt, tė cilėt kanė leje pėr tė hyrė e pėr tė dalė pranė tyre por shumė shpesh, tė tillėt veprojnė sipas dėshirave tė veta, e keqpėrdorin pozitėn qė kanė dhe u bėjnė padrejtėsi tė tjerėve. Shkatėrroje tė ligėn mes njerėzve, duke ia tharrė rrėnjėt kėsaj pune. Mos u dhuro tokė tė afėrmve tuaj! Mos u lejo qė ta shfrytėzojnė afėrsinė me ty, pėr tė marrė mė tepėr se ē’u takon nga uji dhe mos u lejo tė bėjnė marrėveshje nė dėm tė fqinjeve tė tyre, vetėm sepse janė tė afėrmit e tu. Dobia dhe rehatia e kėsaj puna do t’u takojė atyre, kurse ty do t’tė mbetet dėnimi pėr tė, nė kėtė botė dhe nė tjetrėn.


Gjithkujt jepja tė drejtėn e tij, qoftė pranė teje ose larg. Nė kėtė ēėshtje, ki durim dhe ji i kujdesshėm, edhe sikur tė afėrmit e tu tė humbasin diēka pėr hir tė drejtėsisė. Kjo punė mund tė tė vijė e vėshtirė, por ėshtė i madh shpėrblimi i saj.


Nėse njerėzit mendojnė se u ke bėrė padrejtėsi, dil para tyre dhe shpėtoje veten tėnda nga kėto fajėsime, duke i arsyetuar veprimet e tua. Pėrveē se do ta shtypė krenarinė tėnde, kjo gjė do tė jetė njė shenjė e butėsisė tėnde ndaj popullit. Duke i arsyetuar veprimet e tua, ti do t’ia arrish qėllimit tėnd dhe nė tė njejtėn kohė, do ta mbash popullin nė rrugė tė drejtė.


Kurrė mos e refuzo paqen, drejt tė cilės tė fton armiku dhe nė tė cilėn fshihet kėnaqėsia e Zotit, sepse paqja i jep njė mundėsi pushimi ushtrisė, tė shpėton nga telashet dhe e bėn tė sigurt vendin tėnd. Por pasi tė kesh vendosur paqe, ji gjithnjė i kujdesshėm ndaj armikut sepse shumė shpesh, armiku pret rast tė volitshėm pėr tė tė zėnė nė befasi. Andaj gjithnjė merri masat e duhura pėr tė parandaluar njė gjė tė tillė!


Kur tė bėsh njė marrėveshje me armikun ose ta marrėsh nėn mbrojtjen tėnde, ji besnik ndaj marrėveshjes dhe nderoje atė deri nė fund. Bėje veten tėnde njė mburojė pėr betimet e tua dhe pėr marrėveshjet, qė i ke bėrė sepse edhe pėrkundėr ndarjeve dhe dallimeve tė tyre, nuk ka asgjė qė e bashkon mė sė shumti popullin, sesa respektimi i marrėveshjeve dhe mbajtja e premtimeve. Jo vetėm muslimanėt, por edhe jobesimtarėt i kanė respektuar marrėveshjet e tyre, sepse i kanė kuptuar rreziqet qė u kanosen, po s’i respektuan. Andaj mbaje premtimin, respektoji marrėveshjet dhe mos e mashtro armikun tėnd sepse askush tjetėr, pėrveē injorantėve, nuk pėrpiqet tė bėjė njė veprim tė tillė kundėr Zotit. Zoti i ka bėrė marrėveshjet dhe premtimet, shenja tė paqes dhe sigurisė, tė cilat i pėrhap nė mesin e krijesave me mėshirėn e Tij, qė tė mund tė qėndrojnė tė mbrojtur nga Zoti dhe tė pėrfitojnė nga afėrsia me Tė. Andaj, nuk ėshtė i lejuar mashtrimi nė marrėveshje dhe prishja e saj. Mos bėj njė marrėveshje qė mund tė prishet lehtė me arsyetime tė ndryshme. Pasi tė jetė vulosur marrėveshja, mos e ndrysho kuptimin e saj duke i shfrytėzuar fjalėt e dykuptimta. Nėse njė marrėveshje, qė ke bėrė, tė sjell vėshtirėsi, mos kėrko ta prishėsh atė pa patur ndonjė arsyetim tė mirėfilltė, sepse tė bėsh durim pėrballė vėshtirėsive, tė cilat mund tė sjellin rehati njė ditė, ėshtė mė mirė se njė prishje e marrėveshjes, pasojat e tė cilės mund tė jenė tė frikshme dhe pėr tė cilėn do tė duhet Zotit t’i japėsh llogari. Pėr njė marrėveshje tė prishur pa arsye, s’mund tė gjesh falje as nė kėtė botė as nė tjetrėn.


Duhet t’i shmangesh gjakderdhjes pa patur njė arsyetim tė fortė, sepse asgjė nuk shkakton dėnim mė tė shpejtė nga Zoti, nuk ka pasoja mė tė liga pėr njerėzit dhe nuk ėshtė mė me ndikim nė shkatėrrimin e gjendjes sė njė vendi, sa gjakderdhja e padrejtė. Nė Ditėn e Gjykimit, Zoti i Madhėruar, do tė fillojė pikėrisht me gjykimin e gjakderdhjeve tė shkaktuara nga njerėzit. Andaj, mos u mundo ta forcosh pushtetin tėnd me gjakderdhje sepse kjo vetėm do ta dobėsojė atė mė shumė dhe do ta shkatėrrojė njė ditė. Nuk mund ta arsyetosh para meje ose para Zotit vrasjen e qėllimshme tė njė njeriu sepse dėnimi i kėsaj gjėje, s’ėshtė veēse vdekja. Nėse e vret dikė pa dashur dhe nėse kamxhiku, shpata ose dora jote i kalojnė kufijtė nė tė dėnuar dhe pa dashur, i shkaktojnė vdekje dikujt, paguaja familjarėve tė tij dėmshpėrblimin e nevojshėm dhe mos lejo qė fuqia dhe autoriteti qė ke, tė tė pengojė nga njė gjė e tillė.


Qėndro larg vetėpėlqimit, mos u mbėshtet nė gjėrat qė tė bėjnė krenar me veten tėnde dhe mos i duaj lėvdatat e tepėrme, sepse kjo ėshtė mundėsia, tė cilėn e kėrkon Djalli, pėr t’ua shkatėrruar virtytet njerėzve tė virtytshėm.


Mos ua pėrmend njerėzve tė mirat qė i ke bėrė pėr ta dhe mos i bėj veprimet e tua tė duken mė tė mėdha nga ē’janė nė tė vėrtetė, qė tė mund ta lėvdosh vetveten. Kur tė premtosh, mbaje premtimin! Dije se kur ia pėrmend dikujt tė mirat qė ia ke bėrė, e shkatėrron virtytin brenda teje dhe kur lėvdohesh pėr veprat e tua, e largon dritėn e tė vėrtetės. Zoti i Madhėruar thotė:





Gjėja mė e urryer pėr Zotin ėshtė kur e thoni atė qė s’e keni bėrė...Kur’an 61:3








Mos u ngut pėr t’i kryer punėt, tė cilėve s’u ka ardhur koha akoma! Por mos ji i plogėsht kur tė vijė koha pėr t’i kryer! Mos kėmbėngul nė gjėra, pėr tė cilat s’je i sigurt dhe mos hezito nė gjėrat, pėr tė cilat je i bindur tashmė!


Mos e ndaj pėr vete, atė qė u takon tė gjithėve dhe mos ji panjohur me gjėrat, qė gjithkush i di, me arsyetimin se ke punė tė tjera pėr tė menduar. Dije se shumė shpejt, perdeja e tė fshehtės do tė ngrihet dhe e drejta e tė shtypurve do tė kėrkohet prej teje. Munde zemėrimin tėnd dhe ji i pėrmbajtur, nė fuqinė e dorės tėnde dhe nė mprehtėsinė e gjuhės. Qė tė mund tė qetėsohesh dhe tė vendosėsh drejt, mos u ngut nė vendime dhe prit derisa tė tė hiqet zemėrimi. Dije se nuk i bėn dot gjithė kėto, pėrderisa nuk e mban mend gjithnjė se do tė kthehesh tek Zoti yt.


Duhet t’i kujtosh qeverisjet qė erdhėn para teje, ligjet e kaluara, traditat e mbetura nga Profeti (paqja qoftė mbi tė dhe mbi familjen e tij) dhe urdhrat e shprehur nė Librin e Zotit, qė tė mund tė marrėsh mėsim. Pastaj duhet t’i ndjekėsh ato e tė veprosh ashtu si na ke parė neve tė veprojmė dhe tė pėrpiqesh pėr t’i plotėsuar gjėrat, qė t’i kam shkruar nė kėtė letėr, me tė cilėn unė t’i kam mėsuar sendet e nevojshme dhe e kam kryer detyrėn time. Nėse edhe pas kėsaj, mendja dhe zemra jote vrapon pas dėshirave, atėherė s’do tė kesh arsyetime pėrpara Zotit.


I lutem Zotit qė me mėshirėn dhe me fuqinė e Tij tė pafundme, tė na mundėsojė tė arsyetohemi para Tij e para popullit, nė njė mėnyrė qė do ta kėnaqė Atė dhe do t’i fitojė lėvdatat e njerėzve, me njė gjendje sa mė tė mirė tė vendit dhe njė pėrparim sa mė tė madh tė tij. I lutem Zotit, qė tė na mundėsojė tė dyve tė vdesim si dėshmorė! Vėrtet tek Ai ėshtė kthimi ynė...


Paqja qoftė mbi tė Dėrguarin e Zotit dhe mbi familjen e tij tė dėlirė!