PDA

View Full Version : Arrestohet nga Interpoli humoristi Bujar Bobani - Buki


niemand
28-04-10, 12:40
http://www.koha.net/repository/images/buki-interpol4.jpg

Prishtinė, 28 prill – Humoristi nga Gjakova, Bujar Bobani, i njohur si Buki, ėshtė arrestuar tė martėn nga Interpoli nė Aeroportin e Munihut nė Gjermani, nė bazė tė njė urdhėr arrestimi ndėrkombėtar tė lėshuar nga Serbia, si i dyshuar pėr krime lufte. Ai po udhėtonte nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr nė Kosovė dhe rreth orės 09:00, ėshtė kapur nga policia gjermane. Sipas Ministrisė sė Drejtėsisė, pas kontakteve qė ata kanė vėnė me autoritetet gjermane, ėshtė kuptuar se arrestimi ėshtė bėrė me kėrkesė tė Serbisė, shtet ky qė ėshtė anėtar nė organizatėn e policive ndėrkombėtare, Interpol.
Udhėheqėsi i divizionit pėr bashkėpunim juridik ndėrkombėtar nė Ministrinė e Drejtėsisė, Ehat Miftaraj, i ka thėnė gazetės se gjasat pėr ekstradimin e Bobanit pėr t’u gjykuar nė Serbi janė minimale. “Deri tani, asnjėherė nuk ka ndodhur qė njė shtetas i yni tė ekstradohet nė Serbi. Kemi arritur qė ose t’i lirojmė ose t’i ekstradojmė nė Kosovė pėr gjykim, nėse ka bazė pėr vepra penale”, ka deklaruar Miftaraj.
Sipas tij, MD-ja ka marrė informacione rreth orės 10:30 pėr arrestimin e Bujar Bobanit dhe menjėherė kanė kėrkuar sqarime nga Interpoli.
“Informata na ėshtė kthyer rreth orės 12:00, ku na kanė njoftuar se ai ėshtė arrestuar nė bazė tė fletarrestimit ndėrkombėtar tė Serbisė, pėr krime lufte ndaj popullatės civile. MD-ja menjėherė ka kontaktuar Policinė e Kosovės, gjykatat dhe EULEX-in, pėr tė parė nėse ka ndonjė tė dhėnė se ėshtė i dyshuar pėr ato vepra dhe nesėr presim tė marrim konfirmimin nga gjykata”, ėshtė shprehur Miftaraj. Sipas tij, nė momentin qė MD-ja tė marrė informacione nga gjykatat nėse Bobani ėshtė i dyshuar pėr ndonjė vepėr penale, atėherė ministri Haki Demolli do tė njoftojė autoritetet gjermane, bashkangjitur me tė, edhe njė kėrkesė pėr mosekstradim nė Serbi.
Nė anėn tjetėr, udhėheqėsi i sektorit pėr bashkėpunim ndėrkombėtar nė Policinė e Kosovės, Veton Elshani, ėshtė shprehur se me tė marrė informacionet pėr arrestimin e kryer nė Munih, policia ka filluar mbledhjen e informatave pėr Bobanin.
“Nė momentin qė kemi marrė informatat se ai ėshtė arrestuar, e kemi marrė fotografinė e tij, certifikatėn e lindjes dhe po vazhdojmė tė mbledhim informata pėr tė, ndėrsa MD-ja ėshtė duke vėnė kontakte me autoritetet ndėrkombėtare”, ėshtė shprehur Elshani.
Pas aksionit tė sė martės tė policisė gjermane, kanė reaguar edhe familjarėt e Bobanit. Sipas vėllait tė Bujarit, Arbenit, ‘Buki’ ka qenė duke udhėtuar bashkė me bashkėshorten e tij dhe dy fėmijėt e tij. “Kėrkoj qė tė bėhet trysni tek tė gjithė faktorėt vendorė e ndėrkombėtarė, qė vėllai im tė lirohet sa mė shpejt dhe tė zbulohet edhe fati i familjes sė tij”, ka thėnė Arbeni, pėrmes njė deklarate dėrguar medieve.
Nė anėn tjetėr, udhėheqėsi i sektorit pėr bashkėpunim ndėrkombėtar nė Policinė e Kosovės, Veton Elshani, i ka thėnė gazetės se Policia e Kosovės megjithėse ka marrėdhėnie bashkėpunimi me shumicėn e policive, ende nuk ėshtė mundėsia pėr vendosjen e marrėdhėnieve tė pėrhershme dhe pėr t’u bėrė anėtare nė Interpol.
“Neve na duhet aprovimi i 75 % tė shteteve anėtare tė Interpolit qė tė na pranojnė, ndėrsa kjo organizatė pėrbėhet nga 188 shtete”, ėshtė shprehur Elshani. Sipas tij, PK-ja ėshtė duke punuar dhe vazhdimisht ofron bashkėpunim nė shkėmbim tė informacioneve nė mėnyra tė ndryshme, mirėpo njė bashkėpunim i plotė ende nuk ekziston.

Prishtina-racing
28-04-10, 12:46
Interesant shum....pom vika shum qudi :S

Zeqiri
28-04-10, 14:22
po serbija bancka don meshipecat senuk ju tutet edhe serbis nuk jandien perpolici eministri eqeveri tukosves se shipecat duhet meflejt nukjan ngi gjume hala kan kohe me uzgju ngagjumi e kur zgjohen eshohin veten sejan te pshurrt te lagte

Prishtina-racing
28-04-10, 15:45
Kishe aj i madhi i qeveris ton kryn pun po ncuk edhe ky koka se aj koktrashi qe u dek :Ppo serbija bancka don meshipecat senuk ju tutet edhe serbis nuk jandien perpolici eministri eqeveri tukosves se shipecat duhet meflejt nukjan ngi gjume hala kan kohe me uzgju ngagjumi e kur zgjohen eshohin veten sejan te pshurrt te lagte