PDA

View Full Version : SHBA-te kerkojne debimin e shefit t'euleshit, gjeneralit serb , ives de kermabon


Fshatari
28-05-10, 16:58
Edhe Davidi si fshatari po mendon.Po thot duhet me debue gjeneralin serb, ives de kermabon(emrat e perveēem serbe shkruhen me shkronja t'vockla).
__________________________________________________ _

Uashington, 28 maj - Nėse qeveria dėshiron tė arrijė objektivin e saj, qė ėshtė begatia e vendit dhe njohje mė tė shumta ndėrkombėtare, ajo duhet tė marrė rolin kryesor nė luftėn kundėr korrupsionit, i tha Radios “Zėri i Amerikės”, David Phillips. Sipas tij,
EULEX- i ėshtė treguar i paaftė nė luftėn kundėr korrupsionit nė Kosovė. Nė njė studim tė pėrgatitur kohėt e fundit nė emėr tė organizatės Kėshilli Kombėtar pėr Politikėn e Jashtme Amerikane, zoti Phillips rekomandon qė EULEX-i tė reformohet. Por ai thotė gjithashtu se barra kryesore pėr tė luftuar korrupsionin bie mbi qeverinė e Kosovės.
David Phillips, analisti dhe njohėsi i mirė i rrethanave nė Kosovė, dhe pėrgjithėsisht nė Europėn Juglindore, i cili nė njė studim tė tij thekson se njohja e Kosovės nė kufijtė e tanishėm ėshtė me rėndėsi tė dorės sė parė, i pyetur nga “Zėri i Amerikės” se ēfarė duhet tė bėjė ajo pėr t’u njohur mė shumė, u pėrgjigj:
Kosova ėshtė tani vend i pavarur, ėshtė njohur nga 69 shtete. Por pėr tė patur njohje tė tjera, shqiptarėt e Kosovės duhet tė bėjnė mė shumė. Duhet tė tregojnė se janė njė shtet funksional, me qeverisje tė mirė, ku nuk ka korrupsion dhe qė lufton krimin. Tė gjithė janė tė interesuar tė shikojnė qė Kosova tė zėrė vendin qė i takon nė tryezė, nė familjen e kombeve.
Sipas tij, pėrfundimi i procesit nė GJND ėshtė i rėndėsishėm. Nuk kemi tė bėjmė me gjetje faktesh apo me njė vendim tė detyrueshėm pėr t’u zbatuar. Kemi tė bėjmė me njė opinion tė gjykatės. Pasi kjo tė jetė bėrė, vendet qė janė nė pritje mund tė lėvizin dhe tė marrin njė vendim. Kėtu desha tė shtoja diēka lidhur me Mitrovicėn veriore. Do tė ishte gabim nė qoftė se Bashkimi Evropian i jep Serbisė anėtarėsimin pėrpara se Kosova tė ketė siguruar pėrfundimisht tėrėsinė e saj, pra ku Mitrovica e Veriut tė jetė nėn kontrollin e autoriteteve legjitime tė Kosovės. Kemi mėsuar nga Qiproja se nėse dėshiron tė inkurajosh ribashkimin, atėherė duhet tė shfrytėzosh perspektivėn e anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian si njė mėnyrė pėr tė bindur aktorėt politikė tė ndėrmarrin hapat e duhura. Pra duhet vepruar me shumė kujdes lidhur me anėtarėsimin e Serbisė dhe nė kėtė aspekt duhen vendosur standarde konkrete pėr politikėn e tyre ndaj Kosovės.
“ Ka shumė rėndėsi qė Beogradi ta dijė me saktėsi se ēfarė i kėrkohet. Sepse kur ka mungesė qartėsie lindin probleme diplomatike. Dhe pėr t’i bėrė gjėrat tė qarta, ėshtė e nevojshme qė Bashkimi Evropian apo Komisioni Evropian tė vendosė kritere specifike. Kėshtu Beogradi do ta dijė se ē’duhet tė bėjė qė tė veprojė nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare tė cilat duhet tė pėrmbushė ēdo vend anėtar i Bashkimit Evropian”, u shpreh David Phillips pėr “Zėrin e Amerikės”.
Ky analist nė njė studim tė tij ka rekomanduar reformimin e EULEX-it, madje sugjeroi edhe shkarkimin e Yves dė Kermabon. I pyetur se nė cilat aspekte duhet tė bėjė mė shumė EULEX-i, David Phillips u pėrgjigj: EULEX-i ka njė mandat shumė tė qartė antikorrupsion. Natyrisht qė Qeveria e Kosovės duhet tė ketė kėtu rolin kryesor, sepse ėshtė pėrgjegjėsi e udhėheqėsve politikė tė Kosovės tė jenė nė vijėn e parė, kur ėshtė fjala pėr luftėn kundėr korrupsionit, por nėse ata nuk e bėjnė kėtė, atėherėė i takon EULEX-it tė plotėsojė boshllėkun. Dhe deri tani EULEX-i ėshtė treguar i paaftė, roli i tij udhėheqės ka qenė joekzistent. Prandaj ose EULEX-i duhet tė reformohet ose udhėheqja e tij duhet tė zėvendėsohet, ka thėnė ai. Lajmi i mirė ėshtė se nė javėt e fundit duket se EULEX-i e ka marrė mesazhin qoftė nga raporti im apo nga kritikat e tė tjerėve, duke marrė masa ndaj Ministrisė sė Transporteve. Por ka edhe shumė gjėra tė tjera qė EULEX-i mund tė bėjė, duke punuar nė partneritet me Qeverinė e Kosovės pėr tė eliminuar korrupsionin.
Analisti amerikan, pikėpamjet e tė cilit ushtrojnė ndikim tė theksuar nė qarqet amerikane, i tha “Zėrit tė Amerikės”, se qeveria nė Kosovė ėshtė e nevojshme tė kuptojė se nė shėrbim tė popullit tė saj duhet tė ushtrojė njė qeverisje mė tė mirė. Pra duhet t’i identifikojė praktikat e korruptuara dhe t’i luftojė ato. Njerėzit qė janė tė afėrt me qeverinė, tė cilėt janė nė pozita tė larta juridike, dhe qė merren me antikorrupsionin duhet tė zėvendėsohen. Procesi i privatizimit duhet tė kontrollohet nga afėr. Nėse qeveria dėshiron tė arrijė objektivin e saj, qė ėshtė begatia e vendit dhe njohje mė tė shumta ndėrkombėtare, ajo duhet tė marrė rolin kryesor nė luftėn kundėr korrupsionit. Korrupsioni nė Kosovė ėshtė i pėrhapur edhe nė nivelin lokal. Por udhėheqėsit politikė duhet tė japin shembullin, ėshtė shprehur pėr kėtė medium, Davide Phillips.
___________________________________
http://www.koha.net/index.php?cid=1,22,23062

Guri i madh
28-05-10, 20:20
ma mik i mir per shkini nuk ka si ky KERMABO



DUHET EDHE PARLAMENTI I KOSOVES ME KERKUE LARGIMIN E KTI MUTI