PDA

View Full Version : Busti i Skenderbeut nė San Cosmo Albanese


Zanzi/M
08-06-10, 18:58
San Cosmo Albanese, 8 qershor - Busti i Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, ėshtė vendosur nė komunėn San Cosmo Albanese, ose e njohur ndryshe me emrin arbėresh Strigar, tė Italisė.
Me Festėn Kombėtare tė Italisė, banorėt e San Cosmo Albanese festuan edhe vendosjen e bustit tė Skėnderbeut nė qendėr tė komunės, afėr bustit tė Zef Serembes".
Dhjetėra banorė nga kjo komunė dhe nga komunat arbėreshe pėrreth si, San Demetro Albaneze, u mblodhėn nė qendėr tė komunės para bashkisė, ku banda frymore ekzekutoi himnet kombėtare tė Shqipėrisė dhe tė Italisė, dhe ku afėr bustit tė Serembes, i lindur pikėrisht nė Strigar, u zbulua njė tjetėr bust kuptimplotė, ai i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, vepėr e skulptorit Gentian Tabaku, dhuratė pėr kėtė komunė nga qeveria shqiptare.
Kryetari i komunės sė San Cosmo Albanese, Antonio Mandera, shprehu mirėnjohjen e komunitetit qė pėrfaqėson ndaj qeverisė shqiptare pėr dhuratėn e ēmuar dhe pėr kujdesin qė ajo tregon pėr kulturėn shqiptare.
Ndėrsa kėshilltari i kryeministrit shqiptar, Neritan Ceka dhe kėshilltari i Ministrit tė TKRS, Bardhyl Londo, nėnvizuan faktin qė vendosja e bustit tė Skėnderbeut u bė e mundur pikėrisht nė ditėn e festės sė Italisė, duke falėnderuar qeverinė italiane pėr tė gjitha mundėsitė qė ka krijuar pėr ruajtjen dhe zhvillimin e kulturės tė lashtė dhe tė re shqiptare nė Itali.
Pas kremtimit mbresėlėnės qė iu kushtua Vaēe Zelės nė Bazel tė Zvicrės dhe qė mblodhi gjithė inteligjencėn shqiptare qė punon e jeton nė Zvicėr, inaugurimi i bustit tė Skėnderbeut ėshtė njė tjetėr rast i shfrytėzuar nga MTKRS, pėr tė mbledhur pėrsėri shqiptarėt, kėsaj here tė njė historie shumė tė lashtė, pėr t’u treguar se pėr qeverinė shqiptare kultura qė ata krijojnė nė ēdo vend tė botės ku ndodhen, mbetet njė pėrparėsi.
Sipas njė projekti tė MTKRS, sė shpejti buste tė tjerė tė Skėnderbeut apo tė personaliteteve tė tjera tė shquara tė kulturės dhe historisė shqiptare, pritet tė vendosen pothuajse nė tė gjitha fshatrat arbėreshe. Kėto komuna qė deri tani nė emrat e rrugėve tė tyre kanė ruajtur gjithė historinė e Shqipėrisė tė lashtė dhe tė re nė tabela dygjuhėshe, shqip dhe italisht, do tė kenė mundėsi nė tė ardhmen nėn kujdesin e MTKTRS tė zhvillojnė dhe ruajnė mė tej traditat e tyre shqiptare, tė cilat i duan dhe i respektojnė aq shumė.