PDA

View Full Version : Varesia E Kosoves


prototyp
14-07-10, 13:07
Kelmendi e bindur se u shkarkua pse nuk lejoi dy gjykata apeli


Prishtinė, 14 korrik – Pėrveē kritikave pėr sistemin e drejtėsisė, tė bėra tė martėn nė debatin e “Forumit 2015”, pjesėmarrėsit kanė nxjerrė nė pah edhe tė vėrtetėn pėr shkarkimin e ish-ministres, Nekibe Kelmendi.Nuk ka qenė ministrja Kelmendi e para qė ka treguar arsyen e shkarkimit tė saj. Kėtė e ka bėrė deputeti i PDK-sė, Rexhep Hoti. Duke iu pėrgjigjur kritikave tė pėrfaqėsuesve tė kėtij Forumi, tė cilėt e kanė vlerėsuar sistemin e drejtėsisė mė tė dobėtin nė rajon, Hoti me njė fjali ka nxitur ministren Kelmendi qė ta tregojė tė vėrtetėn.
“Ju po e kritikoni sistemin e drejtėsisė, kurse ministrja Kelmendi ėshtė shkarkuar pėr shkak tė Ligjit pėr gjykatė tė apelit”, ka thėnė Hoti. Kjo ka shtyrė ish-ministren qė tė flasė mė shumė rreth kėsaj, ndėrsa njė sqarim nė detaje pėr mėnyrėn se si kishte ardhur deri te shkarkimi, ish-ministrja Kelmendi e ka bėrė nė njė prononcim pėr “Kohėn Ditore”, me ē’rast ka pranuar se e vėrteta ka tė bėjė me refuzimin pėr tė pranuar krijimin e dy gjykatave tė apelit, njė nė Prishtinė e njė nė veri tė Mitrovicės.
“E vėrteta e shkarkimit tim ėshtė Ligji pėr gjykatat. Nė vitin 2008 ne e kemi hartuar njė Draftligj pėr gjykatat, duke u bazuar nė Kushtetutėn e Kosovės, e cila parasheh krijimin njė gjykate tė apelit 15 pėr qind e stafit tė sė cilės do tė pėrbėhej nga komunitet pakicė. Bashkėsia ndėrkombėtare mė ka bėrė presion dhe mė ka thėnė se mos e dėrgo kėtė ligj nė Qeveri”, ka treguar ish- ministrja Kelmendi. Ajo e kishte respektuar kėrkesėn e pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė nė vend deri nė fillim tė vitit 2009, kur edhe e kishte dėrguar draftligjin nė Qeveri, pasi qė nuk kishte marrė asnjė sinjal nga ndėrkombėtarėt se duhet tė presė edhe mė tej.
“Ndėrkombėtarėt mė thanė mos e dėrgo draftligjin nė Qeveri edhe unė prita deri nė mars tė 2009-ės, dhe pasi nuk mora asnjė sinjal se ligji nuk bėn tė dėrgohet, e procedova ligjin nė Qeveri, mirėpo kaluan disa mbledhje tė Qeverisė dhe ata nuk e qitėn nė rend tė ditės. Kjo mund tė ketė ndodhur se ndoshta edhe kryeministri ka pasur presion nga jashtė, por draftligji qė e dėrgova nuk po procedohej”, ka bėrė me dije ish-ministrja Kelemendi. Pas kėsaj, nė fund tė 2009-ės, ish-ministres i ishte prezantuar njė Draftligj i ri pėr gjykatat, pėr tė cilin ministrja thotė se nuk e di kush e ka hartuar. Por ajo e kishte refuzuar atė draft, pasi qė nė tė parashihej formimi i dy gjykatave tė apelit, njėra nė Prishtinė e tjetra nė Mitrovicė.

P.S. ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ?