PDA

View Full Version : Haxha: Kam presion politik


Guri i madh
16-07-10, 16:20
Haxha: Kam presion politik


Arsim Rashiti | 15-07-2010 10:52 CET
Prishtinė. Shyqyri Haxha, kryeshef ekzekutiv i PTK-sė, e ka pranuar publikisht se ka presion politik pėr tė punėsuar njerėz nė PTK. Ai ka thėnė se e pėrkrah privatizimin e kėsaj ndėrmarrjeje, duke u ankuar edhe pėr shumė vėshtirėsi qė po i krijohen nė punėn e tij.
“Jam nė presion tepėr tė madh politik pėr shkak tė thirrjeve tė ndryshme pėr punėsim nė PTK. Duhet tė hiqen interferencat dhe politika, nė mėnyrė qė tė zhvillohet kompania”, ka thėnė kreu i PTK-sė, nė njė takim tė operatorėve tė telefonisė mobile me zyrtarėt e Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (ART) dhe tė Komisionin pėr Ekonomi. Haxha ka thėnė se brenda vitit PTK humb mbi 20 milionė euro nga operatorėt ilegalė, duke shtuar se borxhe ndaj kėsaj korporate janė rreth 40 milionė euro, duke e fajėsuar ART-nė pėr mosefikasitet dhe moszbatim tė ligjit pėr telekomunikacionin.
“Joefikasiteti i ART-sė nė zgjidhjen e shumė kontesteve mes operatorėve tė licencuar dhe tė palicencuar ėshtė njė parregullsi tejet e madhe. ART nuk e ka kryer detyrėn e vet”, ka thėnė ai, duke shtuar se operatorėt ilegalė po veprojnė para syve tė ART-sė, ku bėjnė terminim tė


trafikut dhe po u shkaktojnė humbje tė mėdha kompanive mobile dhe buxhetit tė Kosovės. “Nė terminimin ilegal tė trafikut PTK-sė i shkaktohet humbje diku 1.2 milion euro nė muaj”, ka pohuar ai. Ai ka theksuar se nga muaji mars i kėtij viti kanė arritur tė kursejnė 450 mijė euro nė muaj. Haxha ka kundėrshtuar zyrtarė tė qeverisė, se ulja e tė hyrave tė PTK-sė po ua ul vlerėn kompanisė duke e pėrkrahur privatizimin e saj.
“Dėmi mė i madh PTK-sė iu ka bėrė nė vitin 2008 kur ish- menaxhmenti i kompanisė ka ulur tarifėn e thirrjeve prej 50 pėr qind, ku ėshtė dėmtuar buxheti i Kosovės pėr 50 pėr qind nga tė hyrat e PTK-sė”, ka thėnė ai.
Nė kėtė takim, edhe Merita Kostanica, nga telefonia mobile “Ipko”, ka thėnė se ART-ja nuk ėshtė duke i respektuar rregullat.
“ART-ja nuk e ka respektuar ligjin, por ka sjellė vendime qė janė nė kundėrshtim me ligjin, duke i shkaktuar ‘Ipko’-s probleme tė mėdha dhe duke mos e lėrė tė fokusohet nė zhvillim tė tregut”, ka thėnė ajo.
Ndėrsa Ekrem Hoxha, drejtor i Bordit tė ART-sė, i cili nuk ishte prezent deri nė fund tė debatit, ka thėnė se ligji ėshtė i mirė, Rregullatori ėshtė funksional dhe efikas me kompetencat dhe autorizimet qė i ka.

Guri i madh
18-07-10, 15:26
Qeveria demanton Haxhėn


Enis Veliu | 16-07-2010 16:32
Prishtinė. Deklaratat e drejtori tė Postė Telekomit tė Kosovės se po pėrballet me presione tė shumta politike pėr tė punėsuar njerėz tė rinj nė PTK, i ka demantuar zėdhėnėsi i Qeverisė sė Kosovės, Meli Krasniqi.
Ai ka thėnė se asnjė herė as kryeministri, por as ndonjė ministėr nuk ka bėrė presione mbi drejtorin pėr tė punėsuar njerėz nė kėtė kompani publike.
“Nuk ėshtė e vėrtetė. Qeveria ka kėrkuar nga ai qė tė mos punėsojė njerėz tė rinj nė kėtė kompani publike, e jo ta rrisė numrin e punėtoreve” tha zėdhėnėsi Krasniqi. Deklarata e Haxhės ka ardhur nė mbledhjen e rregullt zė Komisionit pėr Ekonomi ku operatorėt e telefonisė mobile janė takuar me zyrtarė tė Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacionit.
“Jam nė presion tepėr tė madh politik pėr shkak tė thirrjeve tė ndryshme pėr punėsim nė PTK. Duhet tė hiqen interferencat dhe politika nė mėnyrė qė tė zhvillohet kompania”, ka thėnė drejtori PTK-sė Shyqri Haxha.
Zyrtarėt e partive opozitare deklaratat e drejtorit i konsiderojnė si heqje e pėrgjegjėsisė para dėshtimeve tė shumta. Myzejene Selmani, kryetare e Komisionit Parlamentar pėr Ekonomi thotė se drejtori i PTK-sė nė vendin ku ėshtė tash ka ardhur pėrmes grupeve politike tė cilat tash ai po i denoncon.
“Ai nuk ka ardhur nė pozitėn e punės pėrmes njė gare fer. Kur e ka pranuar atė punė ai i ka ditė


edhe obligimet qė do t’i kryejė. Dhe tash nė fund kur e ka parė qė nuk ka zgjidhje thotė se ka shumė presione politike pėr tė futur njerėz nė punė”, tha ajo. Nė anėn tjetėr Arton Demhasaj, kėshilltar ligjor nė organizatėn ĒOHU!, thotė se kjo qė ka deklaruar Haxha nuk ėshtė asgjė tjetėr pos shfajėsim pėr situatėn kaotike qė mbizotėron nė kėtė kompani
“Organizata ĒOHU! disa herė me herėt ka potencuar se nė PTK po punėsohen njerėz pa baza ligjore. Tash kur po pėrmendet privatizimi i PTK-sė dhe kur kanė filluar hetimet dhe bastisjet ne PTK pėr keqpėrdorimet e mėdha qė kanė ndodhur ne kompaninė publike mė profitabile nė vend, kryeshefi i saj shfajėsohet qė ka pasė presion politik pėr mbipunėsim tė njerėzve nė ketė kompani, mirėpo ku ish deri tani Haxha qė nuk ka pranuar qė ka presion politik nė ketė kompani sa i pėrket punėsimit dhe keqpėrdorimeve tjera sidomos tė dhėnia e tenderėve”, tha ai.
Sipas tij, pos te tjerash kjo kompani ka shėrbyer pėr pasurimin e shumė zyrtarėve tė lartė tė vendit tonė, dhe sipas tij pasi kanė plaēkitur aq sa kanė pasur dėshirė tash po dėshirojnė ta shesin pėr t’i fshehur keqpėrdorimet qė i kanė bėrė.
“Nėse Haxha ka pasur presione ėshtė dashur tė lajmėrojė organet kompetente tė drejtėsisė pėr ketė presion politik, ose tė japė dorėheqje dhe tė tregojė me emra se kush janė ata zyrtarė qė kanė ushtruar presion politik nė tė pėr mbipunėsim dhe keqpėrdorime tjera”shtoi ai.