PDA

View Full Version : Ne bised me armikun (veriu i rrezikuar)

Dilaver
18-07-10, 00:39
NE BISED ME ARMIKUN (VERIU I REZIKUAR)

By: Nexhmedin Spahiu

Veriu i Kosoves, Ahtisaari, ambasadori Fitou dhe kryeministri Thaci - Forcat politike kosovare, nuk po reagojne ndaj kryeministrit Thaci qe ka pranuar te bisedoje per bosnjizimin (konfederalizimin) e Kosoves, por ndaj Ambasadorit Fitou qe e beri kete publike dhe qe meriton falenderim. -Kosova ka mundesi reale te qendroje akoma te plani i Ahtisaarit dhe kushtetuta e saj, por per kete duhet nderroje kryeministrin. Me nderrimin e kryeministrit biejne poshte marreveshjet e tij sekrete dhe mbesin ne fuqi vetem ato publike. Kjo eshte e vetmja menyre qe Kosova ta ngrise pazarin e saj te rene pertoke para bisedimeve te pashmangeshme me Beogradin. Nexhmedin Spahiu Kishte kohe qe disa ambasadore te me kishin thene ne mirebesim se kryeministri Thaci ka pranuar qe te bisedoje me Beogradin per statusin e Veriut te Kosoves. Fillimisht kete e kam kuptuar si intrige te tyre per personalitetin e Kryeministrit apo edhe ndoshta provokim ndaj meje se apo marr turr qe kete ta beje publike. Nuk e bera publike, thjesht per shkak te karakterit tim qe kur tjetri ta thote nje gje konfidence (mirebesim) nuk bene te dalesh i pabese. Dyshimet e mia per kete u hoqen sapo vete kryeministri ne nje fjalim drejtuar kombit tha se “duhet te kihen parasysh specifikat e Veriut te Kosoves dhe se kerkohen ide te reja”.Ishte ky shqelm i rende Planit te Ahtisaarit dhe Kushtetutes se Kosoves nga ana e kryeministrit Thaci, pasi as Plani i Ahtisaarit as Kushtetuta e Kosoves nuk njohin rajon specifik te Kosoves por gjithe Kosova percaktohet si nje territorr unik.Beogradi nuk mbeti prapa ne pjesen e vet te kesaj loje. Vrasja e mjekut me perkatesi etnike boshnjake, plagosja e 11 serbeve si dhe atentati mbi jeten e deputetit Petar Milletiq, i treguan botes se Prishtina nuk e kontrollon Veriun e saj me shume se sa te beje ndonje sherr atje, dhe ne fund, per t’i dhene vulen gjithe kesaj erdhi deklarata e pasens politik e ministrit Bajram Rexhepi se do te dergoje njesite speciale ne Veri te Kosoves. Ne vend se ato t’i staciononte kahere atje dhe te mos bezante, ai duke thene se do t’i dergoje atje ia beri te ditur opnionit se nuk e ka ndermende ta beje kete gje.Ne nje situate te tille, gjate nje debati te nxehte ne RTK, u soll muhabeti qe une u detyrova ta permend ate qe me kishin thene disa ambasadore: se kryeministri Thaci kishte pranuar qe te bisedoje me Beogradin per statusin e Veriut te Kosoves. Prita qe kryeministri te perpiqet ta demantoje kete deklarate timen qe ne fakt ishte akuze per tradheti ndaj vendit. Por kryeministri nuk e mori kete mundim. Perkundrazi, ambasadori francez Zhan Fransua Fitou e tha publikisht ne nje interviste ne “Zeri”ate qe mua disa ambasdore tjere ma kishin thene me pare ne konfidence. Te nesermen reaguan forcat politike kosovare, por per habi jo ndaj kryeministrit qe ka pranuar te bisedoje per kete pune, por ndaj Ambasadorit Fitou qe e beri kete publike edhe pse asnjeri nuk e permendi emrin e ambasadorit francez. Edhe vete zevendes kryeministri Kuci, u deklarua se qeveria nuk e ka diskutuar kete pune (cka ketu mund te jete e vertete) por ai nuk mohoi se kryeministri ka peshtjelle ketu pune. Ceshtja eshte se cfare faji ka ketu Ambasadori Fitou qe sulmohet nga politikanet kosovare? Pertkundrazi, ai u tregua miku me i mire i Kosoves, qe i tha publikut ate qe tjeret po ia ziejne corben e bosnjizimit (konfederalizimit) te saj dhe se i tregoji publikut kosovar se ne kete corbe eshte vete kryeministri i tyre Hashim Thaci.Ambasadori Fitou meriton nje falenderim te madh nga populli i Kosoves.Por pse gjerat po rrokullisen kaq shpejt?Me 22 korrik shpallet vendimi i GJND-se i cili ka gjase te duket pak a shume keshtu: Shpallja e Pavaresise se Kosoves nuk ishte e ligjshme, por shteti i Kosoves tashme eshte nje realitet. Ne kete eshte i bindur edhe Beogradi. Rrjedhoje e kesaj eshte ajo hajt te shohim se cfare eshte ky realitet. Realiteti eshte se shteti i Kosoves funksionon ne Prishtine (me korrupsion, me nje milion te meta tjera, por funksionon) por nuk funsionon ne Veri te Kosoves (nuk funksionon pothuaj fare, ngjarjet e fundit po i rikujtojne botes kete fakt). Rjedhim i kesaj eshte se ceshtja e Kosoves ende nuk eshte e zgjidhur si problem. Kjo do te thote qe plani i Ahtisaarit nuk po funksionon dhe qe duhet kerkuar tjeter plan. Dhe Plani i Ahtisaarit mund te konsiderohet i deshtuar pasi qeveria Thaci dhe ajo e Tadiqit kane punuar kunder ketij plani. Dhe Plani i Ahtisaarit mund te konsiderohet i deshtuar pasi qeveria Thaci dhe ajo e Tadiqit kane punuar kunder ketij plani. Esenca e Planit te Ahtisaarit ishte qe shteti i Kosoves te krijoje ca komuna te reja serbe ne jug te Kosoves ne kembim te marrjes se kontrollit te saj ne Veri te Kosoves. Qeveria Thaci ngaqe interesat e Kosoves ia shiti Beogradit krijoi komunat e reja pa e marre kontrollin mbi Veriun e Kosoves. Ky proces duhej te zhvillohej paralelisht, por u zhvillua vetem ne nje kahje, ate kunder interesit te Kosoves. Nuk mund te thuhet se Qeveria Thaci kete e beri nga naiviteti pasi kete gje e kam elaboruar qarte ne nje debat ne Top Channel para dy viteve dhe ne shkrimet e mia vazhdimisht.Tashme Beogradi e ka ngritur pazarin teper lart: bosnjizimi (konfederalizimi) i Kosoves ne kembim te njohjes. Dhe kete tashme kryeministri Thaci e ka pranuar pa dijenine e popullit te Kosoves.Ky pazar nuk eshte aspak interes i Kosoves. Kosova ka mundesi reale akoma te qendroje te plani i Ahtisaarit dhe kushtetuta e saj, por per kete duhet nderroje kryeministrin. Me nderrimin e kryeministrit biejne poshte edhe marreveshjet e tij sekrete, dhe mbesin ne fuqi vetem ato marreveshje qe jane publike. Kjo eshte e vetmja menyre qe Kosova ta ngrise pazarin e saj para bisedimeve te pashmangeshme me Beogradin.

Oqeani
18-07-10, 00:47
Jo vetem veriu, por kan me hy ne mes Kosove sikur krymi ne lis ........... ! Per gjitha kishat kan me formuar koridore ... ia paska nise " darsma " !!!!

GURI SYLAJ
18-07-10, 10:47
Po e shfrytezoj kete hapsire per te thene edhe une dy fjale.
Jo per Thacin dhe Qeverine por per Nexhin dhe Gjergjin!!
Sikur....sikur Nexhi te ishte Kryetar i Mitrovices a do te fliste keshtu dhe a do te zgjaste kyfar "mirbesimi"te ambasdoret e huaj per fjalet ne bese!??
Sikur Gjergji te mbante poziten e zavendsministrit a do te ishte kujtu per ato qe kan ndodhe para e gjat ketyre njembedhjete viteve te shkuara.
Jo vetem Qeveria por edhe Ju qe vraponi mbas sahanave plot jeni fajtore pere kete situatae .
Kjo Qeveri duhet te bije por edhe ju as nuk duhet te andrroni per pushtet sepse jeni te njejt !!Sahani plot jo qe ua ndale fjalet por ua mbylle edhe syte!!

Gentiani
18-07-10, 11:32
Ujku hante gomarin nga bythet, e Gomar ziu...enderr jam thoshte, enderr qe nuk ka mbarim!

Dardani_K1
18-07-10, 14:21
O Vellezer e Motra o popull sy qorrun edhe sa do te kqyrni e do te bani sehir ashte koha e fundit kane ardhur momentet e fundit qe me u que ne nje demostrat gjithe popullore dhe me kerkue shkarkimin e kesaj qeverie tradhetare ashte koha qe ketyre qe i kemi ne qeveri me jau ba nje koridor me jau qelen nje rruge prej prishtine e deri ne merdar me jau dhanen si zgjedhje ose shkoni ne serbi te vllaznit e juve ose po ju vrasum si qausheskun se keta dojne me na marren ne qafe .
Apo jeni duke pritur me jau ba edhe njeher si gjate luftes me iken neper kampet e stankovecit apo si po e shoh disa edhe po luten ishalla bahet qajo pune e na qesin neper shtetet Evropiane atyre qe ju pelqen me ik le te ikin por ata qe dojne shtet e vatan lkununi e qohuni nga gjumi i thell se ky fare faqeziu Thaqi done me na marren ne qafe ne kemi njerez te tjer mjaft qe kane me na udheheq ma mire dhe qe kane me punue per Kosoven leni inatet e leni merit me njani tjetrin njeher kemi kohe mjaft me e rrahen njani tjetrin njeher ta heqim qafe Armikun e tradhetarin andaj zgjohuni e te dalim ne rruge e ta perzojm faqeziun.

Dardani_K1
18-07-10, 14:28

Kemi ne njerez qe na udheheqin e sja kane frigen te huajve e serbis se keta qe jane te korruptuar kane frig se mos i buregosin e pej tyre mos pritni shume jo ta perkrahim ALBIN KURTIN,Behgjet Pacollin,Adem Demaqin,Partia e Drejtesis se sa per partit e Vjetra te gjitha jane te korruptune si LDK,AAK,PDK partia e Gjer Dedajt prej ketyne ska hajr andaj ju baje ftes ALBIN KURTIT,Behxhet Pacollit,Adem Demaqitqe te dalin para popullit e le te ju tregojn se ku jena qka po na kanoset dhe le ti kerkojn pupullit ti perkrahin e ta zgjedhim Qeverin e re sa ma shpejt qe ashte e mundur mbrenda 1 muaji te jet Qeveria e re se Thaqi ka me na shit dhe pare qe i ka kame iken ne naj shtet dhe ka me jetue si ashte ma mire e na populli apet neper vuajtje kemi me mbeten.

Dardani_K1
18-07-10, 14:32
Rrnoft Populli

Liri Popullit Poshte tradhetaret e miqt e tyre

Na udhehiq Ti o Albin se ti je ai qe na tregove qdo her te drejten po ne ty ste besonim apo me mire te themi nje pjes ste kane besue koha ka ardhen qe te nderrohet qeveria ikni nga vendi yne o tradhetar se populli Shqipetare ka ende AVNI Rustema.
Ikni sa jeni me koken ne shpatulla mjaft o faqezi e tradhetar i shitet tokat tona deri kure keshtu.

Guri i madh
18-07-10, 14:59
O Vellezer e Motra o popull sy qorrun edhe sa do te kqyrni e do te bani sehir ashte koha e fundit kane ardhur momentet e fundit qe me u que ne nje demostrat gjithe popullore dhe me kerkue shkarkimin e kesaj qeverie tradhetare ashte koha qe ketyre qe i kemi ne qeveri me jau ba nje koridor me jau qelen nje rruge prej prishtine e deri ne merdar me jau dhanen si zgjedhje ose shkoni ne serbi te vllaznit e juve ose po ju vrasum si qausheskun se keta dojne me na marren ne qafe .
Apo jeni duke pritur me jau ba edhe njeher si gjate luftes me iken neper kampet e stankovecit apo si po e shoh disa edhe po luten ishalla bahet qajo pune e na qesin neper shtetet Evropiane atyre qe ju pelqen me ik le te ikin por ata qe dojne shtet e vatan lkununi e qohuni nga gjumi i thell se ky fare faqeziu Thaqi done me na marren ne qafe ne kemi njerez te tjer mjaft qe kane me na udheheq ma mire dhe qe kane me punue per Kosoven leni inatet e leni merit me njani tjetrin njeher kemi kohe mjaft me e rrahen njani tjetrin njeher ta heqim qafe Armikun e tradhetarin andaj zgjohuni e te dalim ne rruge e ta perzojm faqeziun.

tash po dalin ato fjalt e pas luftes se kjo qeveri e ka vra adem jasharin ne bashkpunim me serrbin ,po plot gojen e ka pas patriotizem

kjo qeveri e ka degradue kombin aq shum sa qe esht veshtir te riparohen kto dame kjo qeveri i ka bae trazirat e mars prillit 2004

kjo qeveri ka pune per udben ne shtetet perendimore

murrizi
18-07-10, 15:14
Ne bised me armikun (veriu i rrezikuar).........
.................................................. ......... ngrih e mos e kput !
Gjithmonė jam kujtuar e friguar pėr njė tė vetmen gjė qė "dijnė", apo s'paku ta themi duhet tė dijnė politi-ēaret tanė, "Ngrihe e mos e k'put".
Biseda me armikun nuk mė frigon edhe aq, sepse tė bisedohet duhet, por vetem fakti qė bisedimet nuk janė hė sa pėr ti zbrazur ca shishe vere apo uji mineral, nė bisedime duhet dėrguar njerėz qė dijnė ta zgjasin e zgjasin e zgjasin..........
Nė Serbin fqinje nuk janė punėt edhe aq keq, pėr politikėn serbe ndaj Kosovės mė shumė lexon nė shtypin Kosovar se nė atė tė serbis(gjė qė rrallė deri m'sot ka ndodhur) edhe ato qė i lexon tashmė kanė tone ndryshe nga ato mėpara. Masa thuja se di pak, apo fare hiq, nė pėrjashtim tė disa "sh'madincave" kishe na jemi patriot,
e dėshmoi mė s'miri "vidovdani" i fundit.
Pra tė nderuar e tė pakorruptuar(aty sju lanė as drini :biggrin:) unė vėrtetė do ju kėshilloja tu pėrmbaheni kėshillave kundrejt temperaturave tė larta tė SAHARĖS qė kėtyre ditėve kanė arritur edhe tek ne (ai Greqia po digjet flak krejt e spo bohet nomi) e do tė vazhdojn deri pas "mendimit" tė GJND-es, mirpor kalon kalon edhe kjo, pini ma shumė ujė thjesht.

Oqeani
18-07-10, 17:10
Dikush na paska thene - te perkrahim Adem Demaēin - "vertete po", tani eshte koha per CONFEDERATIO BALLKANICA - Dhe me kete Confederatio Serbia do te qetesohet !!!!
Nderrimi i teritoreve do ishte me se e drejte, por nese nderrohen ashtu siē duhet.
Nje gje eshte e ditur, te nderrosh diē me serbet, nuk eshte e lehte sepse ata kerkojne me shume se qe iu takon !

MemphiSx
19-07-10, 17:32
Me te vetmin sen qe serbia ka me u qetesu eshte autonomi ne enklavat serbe! Kjo eshte ajo qe hashimi ka me hy ne bisedime dhe qe ka me marr si mesazh nga Amerika!! Do ta shohim ket sken...

uck_aksh
19-07-10, 22:30
Me te vetmin sen qe serbia ka me u qetesu eshte autonomi ne enklavat serbe! Kjo eshte ajo qe hashimi ka me hy ne bisedime dhe qe ka me marr si mesazh nga Amerika!! Do ta shohim ket sken...
nu ka mbush forumi dardania me parashikus do tja kaloni BORDUSHIT te prizrenit

MemphiSx
19-07-10, 23:09
nu ka mbush forumi dardania me parashikus do tja kaloni BORDUSHIT te prizrenit

Qishtu tha ni Ambasador Amerikan....jo une!

murrizi
20-07-10, 21:52
Thači:
http://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2010&mm=07&dd=20&nav_id=446808

murrizi
20-07-10, 22:15
ne forumin dardani guha shkinishte nuk pranohet ket shkrim stafi duhet me fshie

e ti murriz zeza qysh pate ftyr me na prue shkrime SERRBQE

ani po thue digjna e pervlohna per shyptari
Po mir bre Guri M.(maja e burrit) une veq k'saj here "gabova" edhe u bo NAMI, po ti gjithmonė po gabon e u' s'po ankohna. Fundja kjo shkinishtja kėtu e ka njifar grepi:wink: sėpaku ėshtė e shkruar si duhet dhe kuptohet leht, e shkrimeve tua nė gjuhėn amtare si t'ua bėjmė hallin ?

Guri i madh
20-07-10, 22:19

po qka me ba oo murriz zeza me ka dhan msim i njejti profesor qe i ka dhan msim edhe HASHIM THAQIT

murrizi
20-07-10, 22:24
po qka me ba oo murriz zeza me ka dhan msim i njejti profesor qe i ka dhan msim edhe HASHIM THAQIT
Jaaaaaa mos u anko, e mos e hiq fajin prej veti !
Ata (mėsues e profesor tė asaj kohe) qofshin tė ndritur pėrgjithmonė, por ti si rrebel qė je, po get qė gjithmonė i tillė paske qenė dhe u ke ik mėsimeve.

Guri i madh
20-07-10, 22:30

hhhhaaaaaaaaaaaaaahhhaaaaaaaaaaaaa murriz oren e par e kam krye ne qajtore te HYSIT e oren e gjasht ne kafen e dubofcit duke lue DOMINO

si do qoft murriz pas replikave me juve u desht pah hajgare stafi nese nuk i pelqen lky postim mundet me fshie

panta_rhei
20-07-10, 22:34
ne forumin dardani guha shkinishte nuk pranohet ket shkrim stafi duhet me fshie

e ti murriz zeza qysh pate ftyr me na prue shkrime SERRBQE

ani po thue digjna e pervlohna per shyptari
me kushtetutė i takon veq, s'ki ēka i ban

Guri i madh
20-07-10, 22:39
po po shkjet e magjut e turqit boshnjakt gorant egjiptasit hashkalit qerkezt tan kan kombe e simbole komtare edhe kan kushtetut

e ne qka kemi ne si popull nuk kemi asgje nuk kemi komb nuk kemi simbole komtare , po nuk kemi as pare ,ne perjashtim te qeveritarve

panta_rhei
20-07-10, 22:43
http://en.wikipedia.org/wiki/North_Kosovo

Guri i madh
20-07-10, 22:55
po po shkjet e magjut e turqit boshnjakt gorant egjiptasit hashkalit qerkezt tan kan kombe e simbole komtare edhe kan kushtetut

e ne qka kemi ne si popull nuk kemi asgje nuk kemi komb nuk kemi simbole komtare , po nuk kemi as pare ,ne perjashtim te qeveritarve

se i harrova edhe TERBESHT krejt kta i kan te drejtat e tyre

bile kan te drejt ma na e hjek nga historia edhe lidhjen e prizrenit

murrizi
20-07-10, 22:58
ev ev, se nzor t'madh kone kon, e shyqyr qe jau qela gojen.