PDA

View Full Version : I pshtyni n'surat te ndyre serbise


Fshatari
23-07-10, 14:54
Besoj se edhe Xhorxh Washingtoni duhet me lexue me vemendje te madhe kete analist kaq te menēur.
Pastaj besoj qe aktiviteti i qeverise kosovare duhet te perqendrohet ne njohjet e shpejta
e te shumeta ne menyre qe shteti yne te antaresohet menjehere ne OKB.
Dhe ne fund guxoj me besue se shteti yne nuk duhet te "bie ne kurthin" e bashkimit evropian
i cili po perpiqet me amortizue efektin e vendimit te gjykates nderkombtare qe e nokdautoi
mikeshe e frances, servine, duke propozuar do fare negociatash kinse teknike. te gjitha keto pollavra duhet
te lihen per nje kohe te pacaktuar mu ashtu siē na pat lane ne evropa shume e bashkuar pa viza shengen.
Pra tash e tutje, agjenden e shtetit kosovar duhet te perpilojne vetem autoritetet e ketij shteti, pa kurfare "ndihme" evropiane.
Ndihema e Shtepisė sė Bardhė si bora mjafton, bile teper eshte.
__________________________________________________ _____________
Koment: Patrick Moore

Leksioni pėr Serbinė
Presidenti serb, Boris Tadiq, pas vendimit tė GJND-sė.
23.07.2010
Mė 22 korrik, Serbia pėrjetoi njė disfatė tjetėr. Nga fillimi i viteve tė 90-ta, nisi dhe humbi katėr luftėra: nė Slloveni, Kroaci, Bosnjė dhe Kosovė.
Por, disfata kėsaj radhe ndodhi nė zyrat e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė, si pėrgjigje pėr njė ēėshtje qė vetė Serbia e kishte iniciuar.
Fillimisht, Serbia zgjodhi vendin e betejės (Hagėn), pastaj kėsaj ēėshtjeje i dha rėndėsi tė madhe politike e juridike dhe pėrfundimisht pėsoi disfatė.
Argumentet e saj juridike kundėr pavarėsisė sė Kosovės tash janė tė vdekura. Para shkurtit tė vitit 2008, po kėta liderė tė Serbisė kishin vėnė theksin te disa argumente tjera qė po ashtu kanė vdekur – ata kishin parashikuar se nė Kosovė do tė ketė kryengritje dhe jo stabilitet.
Dhe trazirat e vetme erdhėn nga serbėt. Trazirat erdhėn nga bandat nė veri tė Mitrovicės, nga udhėheqja e korruptuar nė Banja Llukė qė bllokon reformat kushtetuese nė Bosnjė dhe nga udhėheqja e Beogradit qė refuzon tė lė kosovarėt tė ndėrtojnė tė ardhmen e tyre.
Ministri i Jashtėm i Serbisė Vuk Jeremiq u kushtoi shumė para taksa paguesve serbė duke fluturuar nėpėr gjithė globin pėr tė bėrė probleme pėr kosovarėt.
Duke pasuar vendimin e GJND-sė, Beogradi zyrtar tash duket se ka dėshtuar edhe nė argumentin e tretė, sipas tė cilit nuk ėshtė e drejtė qė kosovarėt “tė marrin tė gjitha” dhe serbėt “asgjė”.
Kanė harruar se plani i Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovės pėrmbajnė shumė gjėra pėr serbėt. Nuk dijė vend tjetėr nė botė ku pakica qė pėrbėn 5 pėr qind tė popullatės tė ketė tė garantuar 10 vende nė parlamentin me 120 deputetė.
Dhe kuptohet, ne gjithashtu mbajmė mend njė rregull politike nga antika, sipas tė cilės popujt qė fillojnė dhe humbasin luftėra duhet tė presin tė humbasin edhe territore.
Ėshtė koha qė Beogradi tė ndėrpresė praktikėn e shfrytėzimit tė Kosovės pėr tė zhvendosur vėmendjen nga problemet e brendshme, nė vend se tė luftoj krimin, korrupsionin dhe varfėrinė.
Serbia duhet tė kėrkojė integrimet evropiane dhe tė pushojė sė qeni burim i jo stabilitetit nė Ballkan.
Ashtu siē i tha zėvendėspresidenti i SHBA-ve, Xho Bajden, presidentit tė Serbisė Boris Tadiē, nė bisedėn telefonike, Beogradi duhet tė punoj “nė frymė konstruktive pėr tė zgjidhur ēėshtjet praktike me Kosovėn dhe tė avancoi jetėn e popullit nė Kosovė, Serbi dhe rajon”.

...DHE PĖR TĖ TJERĖT
Vendimi i GJND-sė ishte mėsim edhe pėr tjerėt qė tentuan tė ndalnin Kosovėn tė ndėrtoi tė ardhmen e vet nė paqe.
Zėdhėnėsi i Stejt Departamentit ftoi “Evropn tė bashkohet pas tė ardhmes sė pėrbashkėt”, ndėrsa disa orė mė vonė sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton tha se “Kosova ėshtė shtet i pavarur, ndėrsa territori i saj i paprekshėm.

Hagė: Ministri i Jashtėm i Kosovės, Skėnder Hyseni, pas vendimit tė GJND-sė.Ftojmė tė gjitha vendet tė lėvizin pėrtej ēėshtjes sė statusit tė Kosovės dhe tė angazhohen nė formė konstruktive nė mbėshtetje tė paqes dhe stabilitetit nė Ballkan. Ne ftojmė tė gjitha vendet qė nuk kanė njohur Kosovėn, ta bėjnė njė gjė tė tillė”.
Mesazh shumė i qartė. Ėshtė apel i drejtpėrdrejtė vendeve qė kanė refuzuar tė njohin Kosovėn pėr shkak tė problemeve tė brendshme siē janė Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro dhe e aleati i besuar i Serbisė, Greqia.
GJND-ja e ka bėrė tė qartė se rasti i Kosovės ishte diē speciale dhe nuk ka asnjė kuptim tė krahasohet me Kataloninė, Transilvaninė, Sllovakinė e jugut, Qipron veriore ose tė tjera. Ka ardhur koha pėr Spanjėn dhe tė tjerėt qė tė zgjidhin problemet e tyre tė brendshme, pa u bėrė barrė e Kosovės.
Kuptohet askush nuk mund tė pret qė diktaturat autoritare siē janė Rusia dhe Kina tė mėsojnė nga GJND-ja dhe rrjedhimisht reagimet negative nga Moska dhe Pekini nuk paraqesin befasi.
Pėr fat tė keq, edhe ndonjė demokraci evropiane, siē ėshtė Sllovakia, duket e pa vullnetshme tė mėsoi leksionin.
Ministri i Jashtėm i Sllovakisė, Mikulash Xhurinda, thotė se vendimi i GJND-sė “nuk ka ndryshuara asgjė” pėr Sllovakinė. Asgjė!? GJND-ja shpartalloi gjithė argumentimin juridik tė Serbisė!
Mbase ėshtė koha qė zonja Klinton dhe kolegė tjerė tė saj tė pėrkujtojnė zotin Xhurinda se qeveria e tij duhet tė zgjidhė problemin me hungarezėt, por jo nė formėn qė kosovarėt tė paguajnė ēmimin.
_____________________________
http://www.evropaelire.org/content/article/2107910.html