PDA

View Full Version : Surroi: Kėrkesa pėr rezolutė e gabuar


Fshatari
05-08-10, 00:18
Shume i menēur ky gjykim e V.Surroit
____________________________________


Nga Express mė 04.08.2010 nė ora 19:39
Veton Surroi, kryetar i bordit tė Klubit pėr Politikė tė Jashtme dhe publicist i njohur, e ka quajtur gabim strategjik kėrkesėn e Prishtinės zyrtare pėr njė rezolutė tė re pėr Kosovėn.
Sipas tij, mendimi i dhėnė nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė e ka konsumuar Rezolutėn 1244 dhe Kosova nuk duhet tė ketė mė punė me Kėshillin e Sigurimit.
Nė njė intervistė pėr BBC-nė, Surroi ka thėnė se me vendimin e dhėnė nga GJND-ja, ēėshtja e Kosovės tashmė ėshtė e mbyllur.
“Unė mendoj se ėshtė gabim strategjik tė kėrkohet rezolutė e re pėr Kosovėn. Nuk mendoj se Kosova ka nevojė pėr rezolutė tė re tė Kėshillit tė Sigurimit. Mendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė e ka konsumuar nė njė formė kėtė rezolutė ekzistuese dhe mendoj se Ministri nuk ėshtė dashur tė kėrkojė rezolutė tė re. Dhe, mendoj qė asnjė ministėr, asnjė zyrtar i Kosovės nuk duhet tė kėrkojė rezolutė tė re tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Kosova nuk duhet tė ketė mė punė me Kėshillin e Sigurimit”.
“Statusi i Kosovės ėshtė pėrcaktuar. Ėshtė pėrcaktuar nė bazė tė Rezolutės 1244. Mendimin pėr kėtė e ka dhėnė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė dhe kjo ēėshtje ėshtė e konsumuar”, ka shtuar ai.
Kėrkesa pėr rezolutė tė re, sipas Surroit, mund tė zvarrisė njohjen edhe nga disa vende tė pavarėsisė sė Kosovės. “Absolutisht kjo ėshtė njėra prej pasojave tė njė kėrkese tė kėtillė e cila ėshtė e pamenduar mirė, e cila tregon njė mungesė sensi politik nė qeverinė e sotme, njė mungesė konsultimi dhe do tė ketė pasoja nė riangazhimin e shteteve tė cilat janė kundėr pavarėsisė sė Kosovės qė ēėshtjen e Kosovės ta ritrajtojnė brenda Kėshillit tė Sigurimit. Ėshtė njė nonsens qė ne vetė, me dorėn tonė, tė kėrkojmė qė ēėshtja e Kosovės tė kthehet nė Kėshillin e Sigurimit”.
Sipas tij, pala kosovare, tani pas shpalljes sė mendimit tė GJND-sė, duhet ta ketė njė platformė tė veten, nė dy drejtime bazike. “Drejtimi i parė ėshtė kontakti me ato shtete tė cilat kanė qenė tė luhatura dhe qė kanė nevojė pėr njė pėrkrahje edhe formale nė mėnyrė qė ta bėjnė njohjen dhe, sė dyti, njė platformė qė sheh nė mėnyrė afatgjate se si do tė rregullohet ēėshtja e procesit tė normalizimit tė marrėdhėnieve me Serbinė dhe, nė kėtė kuadėr, tė ndėrlidhjes me ēėshtjes sė normalizimit dhe integrimit nė Bashkimin Europian”.
Ndėrsa duke i komentuar paralajmėrimet e Prishtinės zyrtare se nė vjeshtė do tė paraqitet me kėrkesė pėr pranim tė Kosovės nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, Surroi shprehet pesimist se Kosova ka gjasa sivjet, qė tė paraqesė kandidaturėn e vet. “Dhe, nėse vazhdon nė kėtė formė, do tė kalojė edhe mė shumė kohė e nuk do tė ketė gjasa”.
Pėr mbledhjen e sė martės tė Kėshillit tė Sigurimit, Surroi vlerėson se debati ishte i sforcuar, pothuajse i panevojshėm dhe i inicuar nga Serbia dhe Rusia pėr tė krijuar njė pėrshtypje tė re, njė riinterpretim tė njė mendimi tė GJND-sė, i cili ishte fare i qartė.
_________________________________________
http://www.gazetaexpress.com/web/index.php/artikujt/lexo/35974/C4/C13/