PDA

View Full Version : Pa skenar!


sherri
17-08-10, 16:48
5PkNk0MH_WA

Edhe tema pa skenar..........

Marco
17-08-10, 20:46
5PkNk0MH_WA

Edhe tema pa skenar..........

A ban mi than kti Bekucit Merrsh u P... Mater , qeshtu edhe gjyshja jem kish perpara mos me dit e kahit oshte e tani me vajtu Shqiptaret si njeri te lart..
nek se ide u 300 ..
Jim Belushi krejt botes po i tregon qe oshte Shqipat, a B. Fehmiu e ai P.. e Majkes fore per Bala shet, kurse fmija e tij si Drugumiri..
M`falni shprehje ..

Neferta
17-08-10, 20:57
Megjithat Bekimi si edhe shume te tjere qe punun dhe jetuan jasht soferes tone , lan gjurme te thella ne artin e kohes. Historija do ta njef si aktore te madh edhepse jetoj me shkinen plake

Neferta
19-08-10, 09:58
Inrevista e Bekimithttp://bw.balkanweb.com/intervista/2688/images/spacer.gifhttp://bw.balkanweb.com/foto/34723_2.jpgTIRANE-Intervista e vitit 2001, kur aktori i famshėm kishte shkelur nė Shqipėri pas 31 vitesh, sė bashku me bashkėshorten Branka, si i ftuar nė spektaklin e Vera Grabockės "Dua mė shumė Shqipėrinė"...


Pas 31 vjetėsh ėshtė kthyer nė Shqipėri aktori i madh shqiptar Bekim Fehmiu, shumė i njohur nė skenėn dhe ekranet ndėrkombėtare, partner i aktoreve tė shquara si Ava Gardner, Klaudia Kardinale apo Irene Papas. I ftuar nga zonja Vera Grabocka pėr tė nderuar spektaklin "Dua mė shumė Shqipėrinė", ai shoqėrohej nga bashkėshortja e tij zonja Branka Petriē - Fehmiu edhe ajo aktore, qė shkelte pėr herėn e parė tokėn, aq shumė tė dėshiruar tė burrit dhe djemve tė saj. Mbas 56 vjet karrierė artistike tė suksesshme, ai falėnderon publikun shqiptar pėr emocionet e kėndshme qė i kanė sjellė artistit, qė pėr vite tė tėra u ka shkaktuar emocione tė fuqishme tė tjerėve, fatkeqėsisht nė gjuhė tė huaj dhe asnjėherė nė gjuhėn shqipe. Dhe pėr kėtė, ai guxon tė qortojė vetveten, duke folur gjuhėn e nėnės sė tij, qė ai e vlerėson shumė. Nga skena e spektaklit tė Pallatit tė Kongreseve ai ka vlerėsuar shumė femrėn shqiptare, tė personifikuar tek zonja Vera Grabocka duke e pėrcaktuar atė si "njė fuqi tė madhe kulturore, botėrore". Kjo mė shqyti pėr ta takuar menjėherė pas koncertit, sė bashku me tė shoqen, qė ishte e mrekulluar nga mikpritja shqiptare.
Zoti Bekim, si ndjeheni nė Shqipėri?
Unė ju them se, ku ka shkelur kėmba ime, ka qenė Shqipėri. "S'ka gjė mė tė fuqishme se dashuria" ka thėnė Bethoveni i madh. Ndaj, edhe unė me dashurinė pėr Shqipėrinė nė zemėr e nė shpirt kam qenė nė ēdo hap e nė ēdo vend ku kam shkuar. Kudo kam dashur tė lė gjurmėt e mia si shqiptar, qė edhe kur tė mos jem nė jetė tė ketė mbetur vepra ime. Dhe pėr kėtė, sė pari duhet tė falėnderoj nėnėn time.
Kur keni qenė pėr herė tė parė nė Shqipėri?
Me sa duket fati im ka qenė qė ēdo 30-31 vjet tė jem nė Shqipėri. Pėr herė tė parė kam qenė nė vitin 1939 sė bashku me familjen time, dhe pas 10 vjetėve mė 1949 jam kthyer nė shtėpinė time nė Kosovė. Nė vitin 1972 kam qenė i ftuar nga Pirro Milkani dhe Dhimitėr Anagnosti si mysafir nė Kinostudion "Shqipėria e re". Falėnderoj gjithashtu edhe Ramadan Sokolin, qė mė ka falur njė kasetė magnetofoni me incizime tė interpretimeve tė Aleksandėr Moisiut dhe tė librit "16 shekuj", qė fillon me kapitullin "Njihe vetveten". Dhe unė e njoha vetveten nėpėr botė duke filluar nga shekulli III me inxhinierin e parė nė historinė e Evropės, fotografia e tė cilit gjendet nė monedhėn 20 shilinga austriake, deri tek mjeshtrit qė kanė ngritur Pjacėn San Marko nė Venedik apo Taxhmahallė. Por, ēfarė kemi bėrė pėr veten tonė kėtu nė Shqipėri? Mos e keni dėgjuar Bekim Fehmiun nė ndonjė nga filmat e tij tė flasė shqip? Jo. Unė tani po pėrsėris nė shqip poezinė e flamurit; "O flamur gjak, o flamur shkabė
O vend, o vatėr, o nėnė e babė. Lagur me lot, djegur me flakė Flamur i madh pėr vegjėli".
Sa e kini ndjerė peshėn e faktit qė keni interpretuar gjithmonė nė gjuhė tė huaj, kur nė dejet tuaja rrjedh gjak shqiptar?
Pikė sė pari Bekim Fehmiu ėshtė shqiptar dhe ai, dashje pa dashje kėtė emėr e merr me vete, kudo. E kam pas njė babė tė menēur qė mė ka dhėnė dy kėshilla; E para: "Nuk ekzistojnė popuj tė mirė e tė kėqij, religjione tė mira e tė kėqija, por ekzistojnė vetėm njerėz tė mirė e tė kėqij". Dhe e dyta: "Nė qoftė se nuk e do popullin tėnd nga i cili rrjedh, me tė gjitha tė metat, marrėzirat apo tė mirat qė ai ka, nuk mundesh me dashtė askėnd.
Po, si ia ka mbėrritur Bekim Fehmiu tė fitojė kėtė famė e sukses nė kinematografinė e huaj?
Nuk ka qenė aspak e lehtė. Ju duhet ta dini se jam i pari shtetas nga tė gjitha shtetet lindore, komuniste, qė nuk kam pranuar ta ndėrroj emrin tim shqiptar. Kam qenė nė Romė pėr xhirimet e filmit "Aventurierėt", pas pesė javėsh xhirimi mė thėrrasin dhe mė urdhėrojnė tė ndėrroj emrin. "Jo, - u them prerė, - ky ėshtė emri im dhe unė vetėm me kėtė emėr do tė punoj, nė qoftė se nuk pranoni ju, unė e prish kontratėn e filmit me ju..." Atėherė pata ndėrhyrje e presione nga mė tė ndryshmet, pasi u shkaktoja shumė dėme financiare po tė largohesha nga xhirimi, sepse ishim nė mes tė filmit dhe ai duhet tė pėrfundonte sa mė parė. Kėshtu, ata u detyruan tė mė imponohen me emrin tim shqiptar.
Ēfarė do tė veēonit nga karakteristikat e shqiptarit, cilat janė ato qė ju i vlerėsoni mė shumė?
Krenarinė, vendosmėrinė dhe shpirtin e paepur. Po ju tregoj njė shembull nga jeta ime artistike. Kam qenė me xhirime nė Itali dhe isha vendosur nė "Grand Hotel" nė Romė. Aty ishte edhe i madhi Ēarli Blludon, qė shėtiste ēdo natė me yjet e kinematografisė. I kishte bėrė pėrshtypje mungesa ime dhe mė kishte kėrkuar, por unė atėherė nė kohėn e lirė studioja gjuhėn angleze dhe nuk kisha kohė, megjithatė, pėr kėmbėnguljen e tij i lė takim nė orėn 16:30. Jam shumė korrekt nė orar dhe shkova pak minuta para orarit, dhe e prita nė holl. Kaluan 10, 30 minuta, kaloi njė orė, dy orė dhe unė mė nė fund nuk durova. I shkrova njė letėr ku i thosha se, koha ime e lirė kishte kaluar dhe unė nuk kisha mė tepėr se dy orė kohė pėr tė. Tė nesėrmen ai mė kėrkon tė falur dhe mė lutet pėr ta pritur nė njė tjetėr ditė, por unė, siē iu thashė, nuk kisha mė kohė e iu pėrgjigja: "Unė ju respektoj, por ajo ishte dita ime e vetme e lirė". Doja qė gjithkush tė respektonte vendimet pėr lirinė time, pėr jetėn time. Kėshtu qė u desh tė kalonin shumė muaj deri nė Krishtlindjet, kur unė, sė bashku me gruan time Branka isha nė Bogota, dhe zoti Ēarli organizoi njė pritje madhėshtore pėr ne, ku na mbuluan me peshqeshe. Dhe gjithēka ia dedikoj krenarisė sime dhe punės sė palodhur e cilėsore, qė u ka imponuar tė gjithėve respekt.

(GazetaShqiptare/BalkanWeb