PDA

View Full Version : Shqiptarėt e Turqis (ska shanc me harru) pėr Kosovėn

murrizi
22-08-10, 16:41
http://www.kosova-sot.info/uploads/images/option2/5523w.jpg

Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, ka pritur dje ish-anėtarin e kombėtares turke tė futbollit, legjendėn e gjallė tė Galatasarit, Hakan Shykyr. Kryeministri Thaēi dhe futbollisti me prejardhje nga Kosova kanė biseduar pėr pėrpjekjet dhe tė arriturat pas pavarėsisė, veēmas pėr zhvillimin e sportit nė Kosovė dhe angazhimet e Qeverisė pėr ta ndėrkombėtarizuar atė. Nga ana tjetėr, Shykyr premtoi angazhime nė mundėsitė e tij qė sa mė shpejt sporti kosovar t’i thyejė kufijtė dhe sportistėt kosovarė tė marrin pjesė nė garat ndėrkombėtare. Hakan Shykyr, ish-futbollisti i Interit dhe i Galatasarait ėshtė me prejardhje nga Kosova. Babai i tij ka lindur nė Prishtinė, ndėrsa mė vonė ėshtė shpėrngulur nė Turqi, ku mė pas doli nė skenė djali i tij, i cili pushtoi stadiumet evropiane me anė tė paraqitjeve tė tij dhe veēanėrisht golave tė shumtė tė shėnuar.

Postimi origjinal ėshtė marrė nga e pėrditshmja e pavarur Kosova sot.
Koha Ditore e Veton Surroit i'a shtrembėron zotit Shykyr qėllimisht mbiemrin duke mos gjetyr Y-n, e duke e thirrur atė H.Shukur.

premium
23-08-10, 09:46
... as Shqitaret e Afaganistanit nuk kan shansė tė harojnė Kosovėn , qishtu kan thon ;D

Makresh
23-08-10, 09:59
Golshėnuesi mė i shpejt ne botė !

Se paskam dit qe eshte shqiptar.

murrizi
23-08-10, 13:07
... as Shqitaret e Afaganistanit nuk kan shansė tė harojnė Kosovėn , qishtu kan thon ;D
Ktu ėshtė fjala pėr shqiptar qė nuk u ėshtė bėrė gjaku ujė "djalosh" !

premium
23-08-10, 17:42
... djalo nėse ki fjalėn pėr Hakan Shykyrin ,, ėshtė Kosoval por tė asimilum total :frown:

murrizi
23-08-10, 17:54
... djalo nėse ki fjalėn pėr Hakan Shykyrin ,, ėshtė Kosoval por tė asimilum total :frown:
Pse mer burr po flet me inati ?
Njeri erdhi dhe u identifikua me atė qė ėshtė, i biri i njė Shqiptari (pėr nėnėn s'dijė) !

Njė mbrėmjeje shtroj darkėn e iftarit pėr 1000 persona, ku osht problemi ?

Guri i madh
23-08-10, 18:02
Pse mer burr po flet me inati ?
Njeri erdhi dhe u identifikua me atė qė ėshtė, i biri i njė Shqiptari (pėr nėnėn s'dijė) !

Njė mbrėmjeje shtroj darkėn e iftarit pėr 1000 persona, ku osht problemi ?

murriz

mu ka mbush mendja HASHA nuk po mundet as me bashkshreten e vet me u takue se nuk po e lshon kembesh

Shqiptare_ne_Turqi
24-08-10, 10:27
http://www.kosova-sot.info/uploads/images/option2/5523w.jpg

Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, ka pritur dje ish-anėtarin e kombėtares turke tė futbollit, legjendėn e gjallė tė Galatasarit, Hakan Shykyr. Kryeministri Thaēi dhe futbollisti me prejardhje nga Kosova kanė biseduar pėr pėrpjekjet dhe tė arriturat pas pavarėsisė, veēmas pėr zhvillimin e sportit nė Kosovė dhe angazhimet e Qeverisė pėr ta ndėrkombėtarizuar atė. Nga ana tjetėr, Shykyr premtoi angazhime nė mundėsitė e tij qė sa mė shpejt sporti kosovar t’i thyejė kufijtė dhe sportistėt kosovarė tė marrin pjesė nė garat ndėrkombėtare. Hakan Shykyr, ish-futbollisti i Interit dhe i Galatasarait ėshtė me prejardhje nga Kosova. Babai i tij ka lindur nė Prishtinė, ndėrsa mė vonė ėshtė shpėrngulur nė Turqi, ku mė pas doli nė skenė djali i tij, i cili pushtoi stadiumet evropiane me anė tė paraqitjeve tė tij dhe veēanėrisht golave tė shumtė tė shėnuar.

Postimi origjinal ėshtė marrė nga e pėrditshmja e pavarur Kosova sot.
Koha Ditore e Veton Surroit i'a shtrembėron zotit Shykyr qėllimisht mbiemrin duke mos gjetyr Y-n, e duke e thirrur atė H.Shukur.

Q'far qéllimi mund te ket murriz ??

Hakani Shukur-i, éshté bashkqytetar i imi ne Turqi, ne,Shqiptarét ne Turqi mes veti identifikohemi me mbiemrat qé i kem pas ne Kosove..Podumethon edhe familja e Hakan-it eshte thirrur Shukur..
Bash nuk te kuptova qa t'paska pengu see!!?

Sa ju perket Shqiptareve ne Turqi,se a ka,a s'ka shanc me harru,mos na harroni valla beli :biggrin: ose harroni ata qe jan Turqnizu ....:biggrin: edhe ata qe Gjermanizohen etj...:wink:

premium
24-08-10, 10:52
Pse mer burr po flet me inati ?
Njeri erdhi dhe u identifikua me atė qė ėshtė, i biri i njė Shqiptari (pėr nėnėn s'dijė) !

Njė mbrėmjeje shtroj darkėn e iftarit pėr 1000 persona, ku osht problemi ?
murriz ,, un tyvben paqsha ndi Shqiptar me mbiemėr Shykyr , apo me emėr Hakan .
Une sa i di janė emrat dhe mbiemrat origjinale Turke .
Por nejse ... sikur Hakanin e sikur tė shpėrngulurit tjerė kemi vėlla , dhe besnikėrisht qėndrojnė mbas Kosovareve.

Shqiptaret e Turqisė janė ma trima ne krahasim me tė Shqiptaret e Evropės qė kanė shkuar para 20 viteve , nga tė cilet nuk dojn me ndi per Kosovėn .

-Sa pėr iftarin me dhane ... nė Prizren qdo mbramje e japin ushtria Turke .
edhe Shukuri ja jep pamarparasysh nacionalitetit , tė kryesoren musliman tė jenėe pėr hir tė Zotit ja dha !

amari
24-08-10, 10:56
Shqipetaret ne Turqi jane sikurse Italianet ne Amerike, nuk jane te asimiluar por te INTEGRUAR ne shoqerine turke, kane pozita te larta, kane biznese te medhaja, prona e pasuri te medha etj...

I kam percjellur emisionet me shqiptaret e turqise qe jane realizuar nga RTK dhe TV21, madje edhe gjeneratat e treta flisnin shqip (gengishte) mos te flasin per gjeneratat e para e te dyta!!

Normal qe ka edhe te atille qe gjeneratat e reja nuk dine te flasin mire shqip, por ngjashem kemi edhe me shqiptaret e amerikes, e te europes edhe pse vetem disa vjet ne gurbet kan filluar te asimilohen, e nuk dojne te degjojne per Kosove!!

Marco
29-08-10, 14:27
Q'far qéllimi mund te ket murriz ??

Hakani Shukur-i, éshté bashkqytetar i imi ne Turqi, ne,Shqiptarét ne Turqi mes veti identifikohemi me mbiemrat qé i kem pas ne Kosove..Podumethon edhe familja e Hakan-it eshte thirrur Shukur..
Bash nuk te kuptova qa t'paska pengu see!!?

Sa ju perket Shqiptareve ne Turqi,se a ka,a s'ka shanc me harru,mos na harroni valla beli :biggrin: ose harroni ata qe jan Turqnizu ....:biggrin: edhe ata qe Gjermanizohen etj...:wink:

Bravo Shqipe edhe une mendoj si ti , po ma merr mendja se koherat kan ndryshu, keshtu qe Shqiptaret e Gjermanis kan pas mundesin mos me i nderru mbiemrat pa u diskriminu , po mendoj se edhe Shqiptaret e Tyrqis mujne mi kthy Mbiemrat e vertet Shqip tasht, Ket gje nuk e shoh te rrezikeshme ne Tyrqi sa e shoh te rrezikeshme ne Macedoni, Shqiptaret e Macedonis edhe ne Perendim i kan mbemrat me shtojcen macedonase OVSKI, apo germa SH nuk konfigurun askund, keshtu qe ata qe jetojne perendim nuk ėshtė mi mbajte alfabetin SllavoMaqedon gjall me germa dhe dialekte tyne...

Makresh
06-09-10, 19:57
Futbollisti turk Hakan Shukur shtroi ne Kosovė njė iftar pėr 1000 agjerues...Sulmuesi i njohur turk ka damar shqiptar pasi babai i tij ėshtė me origjinė nga Kosova.Nė kėtė muaj tė shenjtė tė Ramazanit , Shukur ka sponsorizuar njė iftar pėr 1000 persona qė ėshtė shtuar nė pallatin e kulturės nė kryeqytetin kosovar.Ish-bomberi i Gallatasarajit ka pasur edhe njė takim me kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi.Shukur ėshtė shprehur se ndihet i lumtur qė ndodhet nė Kosovė.Ai ka theksuar se do tė bėj lobing tė fuqishėm pėr njohjen e sportit kosovar nė arenėn botėrore.

Hajra
04-01-11, 11:27
Emigrantėt qė rindezėn oxhakun skaj “Rekės sė Malzezve”

http://www.zeri.info/fotot/17724/cat-thumb_emigrantet1.jpg (http://www.zeri.info/fotografia.php?id=17724&foto=emigrantet1.jpg)
Kjani Sallahu | 30-12-2010 11:31 CET
I lindur nė Turqi, me shtetėsinė e tė njėjtit vend, por asnjėherė nuk ndjeu se ėshtė i tillė. Kurrė nuk kishte dashur ta bindė veten se jeta e ka pėrplasur nė njė realitet tė cilin duhej ta pranonte.
Me trup nė Stamboll, e me mendje nė Kosovė dhe jo vetėm me mendje, por shpesh dhe gjatė ka qėndruar, madje edhe pa familjen, nė vendin qė atėherė ishte shumė larg aspiratave pėr t’u bėrė shtet. Edhe fėmijėt i kishte edukuar dhe orientuar pėr tė mos e pėrqafuar fatin e emigrantit tė pėrhershėm, duke i mbajtur shqiptarė me plot kuptimin e fjalės, nėpėrmjet shpjegimeve pėr origjinėn e tyre, pėr shqiptarėt, pėr ilirėt...
Imer Qorri, 43 vjeē, ka hequr pėrfundimisht mbiemrin Demirozu, tė cilin ia kishin vėnė turqit pa dėshirėn e tij, dhe ėshtė rikthyer nė mbiemrin e tė atit dhe gjyshit tė tij me origjinė nga fshati Rekė i Kaēanikut. Ai, me bashkėshorten Behixhen, vajzat Ozge, Hajrije dhe djalin e vetėm Ilirianin, janė kthyer pėr tė jetuar nė vendlindjen e tė parėve tė tyre, duke ndėrtuar shtėpi dhe riorganizuar jetėn pikėrisht nė tokėn e babait tė tij, Isufit.
Ai ka hapur njė punėtori automekaniku, ndėrsa fėmijėt e tij janė nė shkollė, secili nė nivel tė ndryshėm. Nė kulmin e shtėpisė sė Imerit valėvit flamuri kombėtar shqiptar, tė cilin thotė se e ka vendosur kur e ka ndėrtuar shtėpinė. “Flamuri kombėtar nuk do tė hiqet asnjėherė nga ky kulm”, thotė Imeri, i cili shton se edhe nė Turqi nuk ka mbajtur tjetėr flamur.
Nė njė tė diele, pak ditė para ndėrrimit tė kėtij motmoti, bashkėshortja e tij, Behixhja po pėrgatiste pite, ndėrsa ndihmohej nga nėna e saj Fatimja, e cila bashkė me Fetijen, motrėn e zonjės sė shtėpisė, i kishte ardhur pėr vizitė familjes Qorri. Kjo familje e cila qė nga viti 1969 ishte shpėrngulur nė Turqi, pėrderisa 13 vjet mė herėt nė Shkup, pėr t’iu shmangur presionit familjar serb, tani ėshtė vendosur me themel skaj pėrroskės me rrjedhje tė konsiderueshme uji tė quajtur “Reka e Malzezve”.
Ky emėr ishte i pranishėm i ish-familjes Demirozu derisa jetonin nė Stamboll. “[email protected]”, ishte adresa elektronike familjare e pesė anėtarėve tė sipėrpėrmendur, tė cilėt e flasin rrjedhshėm shqipen, madje janė edhe ndėr mė tė suksesshmit nė shkollė.
“Nuk mė pat pėlqyer Turqia, nuk munda tė adaptohesha atje, por nuk guxonim tė ktheheshim pėr shkak se ishim tė pėrndjekur nga serbi. Njė herė provuam dhe u kthyem nė Shkup, mė 1979, por na hetuan dhe vazhduan me presione, duke na detyruar qė tė ikim sėrish pėr nė Turqi”, tregon detaje nga jeta e mėrgimtarit Imeri, babai dhe nėna e tė cilit bashkė me dy motrat e tij jetojnė ende nė Turqi.
“Kam punuar nė disa sezone nė Kaēanik, ndėrsa familjen e kisha nė Stamboll. Tani me vullnetin e familjes jemi kthyer tė gjithė”, thotė ai, i bindur se nė Turqi do tė shkojė vetėm si vizitor i familjarėve dhe asnjėherė pėr tė jetuar atje. “Shqiptarėt nuk kanė asnjė tė drejtė kombėtare atje. Me kėtė nuk mund tė pajtohem asnjėherė.
Kam pasur shumė probleme kur e kam regjistruar Ilirianin. Iu thash ofiqarėve ose kėtė emėr ose hiq”, tregon peripecitė e tij gjatė qėndrimit nė shtetin e babait tė Turqisė moderne dhe themeluesit tė saj, Kemal Ataturk, me tė cilin ai mburret qė ka origjinė shqiptare. Iliriani ėshtė nxėnės i klasės VI nė ShMU “Kadri Zeka” nė Dubravė. Ai thotė se kujdestarė klase e ka Tefik Vishin dhe se ka sukses shumė tė mirė. Ndėrkaq, vajza mė e vogėl, Hajrija vijon mėsimin nė klasėn e dhjetė, drejtimi shoqėror. “Kam nota 3, 4 dhe 5.
Mė sė shumti e dua lėndėn e historisė. E mėsoj me ėndje sepse po shtjellojmė tema pėr historinė e ilirėve, shqiptarėve...”, thotė Hajrija, 16-vjeēe. Nga fėmijėt e familjes sė Imerit, krahas moshės ėshtė ka ec edhe zhvillimi i kapaciteteve tė diturisė dhe afirmimit. Vajza mė e madhe e tij, Ozge, tė cilėn me kėtė emėr e ka pagėzuar nėna e saj, studion nė Fakultetin Filologjik. Njė shqiptare, e cila nė Turqi mė shumė kishte mėsuar pėr shqiptarėt, ajo tani studion Letėrsinė e Gjuhės Turke.
“Njėkohėsisht e ligjėroj turqishten pėr studentėt shqiptar”, thotė Ozge, e cila nė njė fletushkė me titull “Trotuari mozaik” ia ka kushtuar prindit tė saj njė ese me titull “Valixhja e babait”.
Ajo tregon pėr njė ndodhi prej kėmbėngulėsie pėr ta ruajtur me dinjitet prejardhjen e saj, por edhe pėr komplimentet qė ka marrė si e tillė. “Kur isha nė klasėn 10-tė, njė oficer i ushtrisė turke erdhi dhe pyeti se cila ėshtė ajo nxėnėse qė po mban ligjėrata pėr historinė e shqiptarėve? Unė jam.
E di gjuhėn shqipe edhe historinė e kėtij populli”, thotė t’i jetė pėrgjigjur eprorit turk, Ozge, e cila ka marrė lėvdata qė ndihet krenare me identitetin e saj. Ish-familja Demirozu, tani Qorri, ka marrė dokumentet e Republikės sė Kosovės, e shtetit tė ėndėrruar qėmoti dhe nėn hijen e tė cilit pėrballuan shumė peripeci tė cilat ia ka imponuar jeta e emigrantit.

Makresh
29-03-11, 00:03
Me Shqiptarėt nė Turqi :smile:

F776EWvbko4

murrizi
23-02-13, 23:39
Edhe Kryministri Turk Taip Erdogan ka pohuar per ate qe Hakan Shykyr eshte Shqiptar, duke ju falenderuar njeherit per ato qe ka bere per kombtaren turke.

Kjo eshte per tu pershendetur nga ana e shqiptareve per fjalet e Erdoganit, sepse besoni qe askund me teper ne bote se ne turqi shqiptaret nuk i jane ekspozuar me shume asimilimit.

Izraeliti
28-02-13, 16:14

Si ёshtё pёr tu pёrshёndetur qёndrimi i kryeministrit turk nuk e kam tё qartё. Me doemos qё institucionet e shtetit turk janё prapa gjithё kёti reagimi nёpёr mediat turke kundёr Hakan Shykyr dhe njenjёs sё tij kombёtare (shqiptare).

murrizi
03-03-13, 13:14
Nuk e ke te qart ?

Shiqo, ja ta sqaroj unė mbase nuk po e ditke.

Turqia ėshtė shtet nė vete, edhe pėr momentin tė jesh i bindur qė nuk nien pėr njeri t'gjallė.
Fatkeqsia nėpėr kohėra i ka detyruar Shqiptarėt tė emigrojn gjithandej nėpėr botė, ku njė numėr i konsiderueshem( jo i konsideruaeshem, por thuja se atje janė gjysma e popullit shqiptar) ėshtė vendosur nė Turqi.
Kush e njeh mentalitetin turk, dhe nacionalistėt e turqis ? Pėr ata nuk ka tjetėr etnitet pėrveqse turqeve. E qė nė fakt turqia ėshtė pėrzierja mė madhe e mundshme e popujve nė njė shtet.
Erdoganin po ta pyetje nė ditėt e para kur e mori pushtetin, tė jesh i bindur qė nuk kishte guxuar pėr thėnė kėtė tė vėrtetė tė madhe e tė rėndėsishme pėr shumė milona shqiptar qė jetojn nė Turqi, sot e ka thėnė, e thotė mė lehtė pasi e ka siguruar pushtetin nga nacionalistet turq, pėrfshir kėtu edhe ushtrin komplet qė ishin kundėr tijė.

A isha i qart ?

Prandaj edhe falenderimi.

halla e madhe
03-03-13, 23:31
..auu,n'politke si n'pazar, a ka vota per mu,po! edhe Erdogani sa me shume flete mire per shqiptar aq me shume i rritet numri i votave...por,gjenrata e pare e emigruar nuk harrojne dot se ne cfar kushte jan prit atje dhe si kan jetu,vetem ata flasin me se miri,...tash gjenerata e trete kan arrit mjaft por edhe jan asimilu cka do ishte e pamundur te mos ndodhte e gjithe kjo! :(

Guri i madh
11-05-13, 23:00
turqia e sotshme esht ajo turqia e osmanlive veq kan ndryshue kohnat e turqia sillet ashtu siq esht koha se e njejta esht

Ajshe Azemi (Azem Mala) pjesa 1. - YouTube (http://www.google.de/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&cad=rja&ved=0CDQQtwIwAA&url=http%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fwatch%3Fv%3DKTi pWd7gfPg&ei=jr-OUY2MEMrIsgartoCwDA&usg=AFQjCNFTlRHaowfgtUms2LECyg4GgigudQ&bvm=bv.46340616,d.Yms)

Ajshe Azemi pjesa 2 - YouTube (http://www.google.de/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=2&cad=rja&ved=0CDcQtwIwAQ&url=http%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fwatch%3Fv%3D0Zh zJkETj_0&ei=jr-OUY2MEMrIsgartoCwDA&usg=AFQjCNHuB7r4yrw0X1M8PEZKwZyb-S5ORg&bvm=bv.46340616,d.Yms)

Gjiki
15-05-13, 10:41
n'vend se mi afru keta emigrant, ne i shajme. :(