PDA

View Full Version : Skandaloze: Kush Festoi Pėr Krijimin E Komunės Serbe Tė Parteshit?


Paion
29-08-10, 13:48
KUSH FESTOI PĖR KRIJIMIN E KOMUNĖS SĖ PARTESHIT?

Salih Mehmeti
24 gusht Prishtinė

Pishman i madh

Nėse dikush do tė thoshte se Lėvizja ‘Vetėvendosje’ pėrgjatė kėtyre viteve ka qenė njė orvatje e kotė dhe e pacak, megjithatė kjo gjė s’do tė duhej ta zhvlerėsonte krejtėsisht kėtė parti groteske. Prehistoria e themelimit tė kėsaj partie nė rrėnojat e shkatėrrimit tė lėvizjes sė mėparshme ‘Vetėvendosje’ meriton njė vėmendje tė posaēme sidomos pėr makinacionet e saj qė e karakterizuan qysh prej ditės sė parė tė metamorfizimit tė saj nė parti politike (12 qershori i kėtij viti). Ka pasė shumė qė e kanė duartrokitė nxehtėsisht kėtė moment me ē’rast pa ia huqur dakikun edhe ia kanė mėsyrė turrevrap qė tė stacionohen brenda konjukturave tė saj mu kur kjo e shpalli dėnjimin e saj qė tė provojė fatin nė llotarinė e zgjedhjeve. Ka pasė shumė tė tjerė qė kėtė moment e kanė nemė si kapitullim i rėndė i filozofisė dhe identitetit tė saj nė dukje rezistues. Pa dashur tė zgjatemi nė arsyet e akėcilės palė, do tė duhej tė reflektonim ca mbi fjalėt e liderit tė kėsaj partie, soziut qė pretendon vazhdimisht e publikisht se ėshtė Albin Kurti: ‘Konkurimi i lėvizjes sonė nė zgjedhje nuk ėshtė zėvendėsim i metodave tona (dmth aksioneve protestuese qytetare – shėn.imi S.M) por begatim i tyre’. Ky frazim bajat ėshtė kryekreje i pasaktė se VV-ja edhe para se tė shndėrrohej nė parti, metodat e protestės qytetare jo vetėm qė i kishte varfėruar por edhe i kishte shėmtuar neveritshėm duke e vėnė nė pikėpyetje seriozitetin e njė pėrpjekjeje qytetare dhe duke e denigruar publikisht atė. Nuk do tė ishte e tepėrt nėse themi se kriza dhe limontia e Teatrit Kombėtar tė Kosovės zbutej bile edhe tejkalohej pikėrisht nga kjo trupė shetitėse teatrale e cila e promovonte vetėvetėn me tragjeditė publike ēmimin e tė cilave e paguanin tė gjithė qytetarėt e vendit. Prandaj, pėr taborrin e tė dėshpėruarve do tė gjendej ky ngushėllim: shndėrrimi i VV-sė nė parti politike vetėm se do ia rikthejė krizėn e shfaqjeve Teatrit tė rrezbitur tė Kosovės. Pėr ata qė sadopak e kanė pasė njė fije prudence pėr tė diagnostifikuar pulsin e kėsaj trupe shetitėse tetrale (lexo: ish LVV) do tė duhej tė vėrenin se hiē mė pak sesa dy muaj e kusur pas shndėrrimit nė parti politike, soziu qė pretendon tė jetė Albin Kurti sė bashku me xhonglerėt e tij kanė nisur tė korrektohen, maturohen e tė pėrshtaten me tė foluren realpolitike, aq sa kam bindjen, se ai dhe tė tjerėt janė nė njė luftė tė pėrhershme me vetėveten e tyre: nė njėrėn anė ėshtė e kaluara pesėvjeēare rebele dhe e padėgjueshme ndėrkaq, nė anėn tjetėr ėshtė ndjenja e pishmanit pėr po kėtė tė kaluar qė tani u duket e pakuptimtė dhe disi problematike me tė tashmen e shfytyruar tė tyre. Mbase nėnvetėdijshėm ata janė duke e nėmur me murmuritje tė kaluarėn e tyre pesėvjeēare. Ndoshta pos kėsaj vuajnė ca edhe nga makthi se janė disi tė koritur para padronėve tė tyre, qė ua dhanė dritėn jeshile tė penetrimit nė politikėn institucionale. Kjo vetėkupton qė aktiviteti i saj tash e tutje ėshtė nė shėrbim tė larjes sė mėkateve tė moēme. Edhe pjesėn tjetėr tė veprimtarisė sė saj, kjo parti qė trumbeton se veē e ka begatuar (me pjesėmarrjen nė zgjedhje) e ka reduktuar vajtueshėm nė paraqitje sporadike nė kutitė e telivizorit dhe faqet e gazetave si dhe me reagime tė sipėrfaqshme ku ‘shprehin shqetėsimin e tyre’. Prandaj s’do tė ishte aspak e padrejtė nėse ‘begatimin’ e metodikės sė saj do ta barazonim me begatimin e fjalorit tė saj gjithnjė e mė buroktratik, tonit tė saj gjithnjė mė tė zbutur dhe sjelljes sė saj gjithnjė e mė manare.


Nėnrenditja ndaj qeverisė

Duke qenė se tashmė kjo lėvizje pranoi tė bėhet protagoniste pavetėsore e skemave tė mėdha atėherė edhe shfaqjet e saj nė publik duken se ndjekin njė parashikim metrologjik qeveritar se kur duhet tė dilet dhe kur jo, me nėntekstin qėllimor se kur ka shtrėngica qeveritare atėherė duhet tė dalin pėr t’u dhėnė xhevap qytetarėve. Dua tė them qė makinacionet e saj puthiten me pėrpikmėri me projektimet e qeverisė; qė ēdo pikė tė dobėt tė saj ta mbulojė pikėrisht me paraqitjet mediale tė VV-sė dhe soziut qė pretendon se ėshtė Albin Kurti i cili saora e shpėrqendron vėmendjen nė njė armik tė jashtėm ose tė brendshėm: mjafton qė tė mos e tagentojė drejtėpėrdrejtė qeverinė. I freskėt ėshtė rasti i paradoditshėm (19 gusht) kur u pėrurua pa pikė nevoje komuna e re serbe e Parteshit, e cila ėshtė projektuar tamam sipas hullive tė Dokumentit tė Ahtisarit. Shpeshherė VV-ja e interpretonte me tė drejtė procesin e decentralizimit si njė proces getoizimi e ndarjeje qė bėhej nė vija etnike duke i dhėnė fizionomisė sė hartės politike tė Kosovės njė ēaraveshje, plasaritje e shkėrmoqje.
http://www.albaniapress.com/fotot/lajme_foto/aug_10/161dcntralizimi_gjilan_tj-.jpg
Pos tė tjerash nė njė kontekst mė tė gjerė, komuna e Parteshit gjykohej si njė penetrim fizik i Serbisė e cila mėtonte bėrjen e njėfarė ledhi territorial nė Anamoravė, qė do t’i kėpuste lidhjet territoriale tė Kosovės mė tri komunat shqiptare tė mbetura nė Serbi (Preshevė, Bujanoc e Medvegjė) ose do t’i eklipsonte ato pikėrisht duke i problematizuar tė ‘drejtat e rrezikuara’ tė serbėve nė Kosovė. Jo vetėm kaq por plani i rafinuar i Serbisė zgjatej edhe mė tej qė kėtė rrip komunash tė reja serbe (nė Anamoravė) ta lidhte territorialisht dhe politikisht me Malin e Zi tė Shkupit dhe vise tė tjera tė luginės sė Kumanovės (ku thuhet se jetojnė afro 40.000 ‘maqedonas’ me ndėrgjegjje e pėrkatėsi serbe). Pavarėsisht se skenare tė tilla dikujt do t’i duken sa tė pabesueshme aq edhe jo-serioze, megjithatė ka pasė rropatje tė herėpashershme tė Serbisė rreth kėtij sėndėrgjimi i cili mbeti pa u realizuar jo si pasojė e ndonjė pamundėsie tė Serbisė por pikėrisht e rrethanave tė pavolitshme tė saj qė u pėrftuan gjatė involvimit nė luftėn e Bosnjė-Hercegovinės. Njė plan tė tillė vetė Millosheviēi ia ka shpėrfaqur njė zyrtari tė lartė grek nė pėrpjekjet e ethshme tė kėtyre dy aleatėve pėr tė vithisur shtetin e sapokrijuar tė Maqedonisė. “Tė frymėzuar nga premtimet e tij Partia Demokratike e Serbėve tė Maqedonisė, e themeluar pas shpalljes sė pavarėsisė, u orvat tė krijonte veēazi ‘Republikėn e Kardakut’ nė pjesėn veriore tė vendit ku edhe jetonin pjesa mė e madhe e serbėve: Skopska Crna Gora (Mali i Zi i Shkupit) dhe Kumanovska Dolina (Lugina e Kumanovės)” (Takis Mihas, Aleanca e pashenjtė - Greqia dhe Serbia e Millosheviēit, Shtėpia botuese 55, Tiranė 2005, f.91). Edhe nė mos mbėrriftė asnjėherė qė komuna e Parteshit tė bėhet realizim i njė skenari tė dikurshėm tė Millosheviēit, ajo prapseprap do tė jetė jo-praktike dhe penguese e zhvillimit ekonomik si dhe lėvizjes sė qytetarėve nė kėto anė tė Kosovės. Penguese e zhvillimit ekonomik tė kėtyre anėve pikėrisht pse Gjilanit do t’ia shkėpuste njė pjesė tė konsiderueshme tė arealit tė tij jetėsor e gjeografik. Jo-praktike madje edhe pėr vetė banorėt e rrallė serbė tė kėtyre anėve sepse do t’i veēonte njėsoj si nė geto duke i rritė edhe mė tutje gjasat e interferimit tė Serbisė brenda Kosovės duke u thirrė pikėrisht nė ‘izolimin’ e banorėve serb. Paēka se njė faturė e tillė kaq e rėndė paguhet nė dėm tė Kosovės, presidenti Fatmir Sejdiu s’e pati aspak zor qė tė thoshte me emfazė se: ‘Komuna e re e Parteshit ėshtė dėshmi e suksesit tė pėrbashkėt’.


Sejdiu e ish’Lėvizja ‘Vetėvendosje’ festojnė pėr Parteshin

Themelimi i kėsaj komune dhe deklarimi idiotesk i Presidentit, nė rrethana tė tjera normale, do tė duhej tė ishte njė penallti ndėshkimore pėr tė gjithė aq mė shumė pėr LVV e cila luftėn kundėr decentralizimit e pat bėrė si dominion tė saj privat. Duke qenė se VV-ja e ka humbur edhe atė pak substancė tė organizimit qytetar qė ka pasur, po kjo ditė (19 gushti) dhe tjetra (20 gushti) u kaluan nė njė heshtje varri nga ana e saj. Madje me 20 gusht, zyrtarėt e partisė na dhanė sihariqin se kjo ditė shėnonte pesėvjetorin e themelimit tė qendrės sė tyre nė qytetin e Gjilanit. Nė kuadėr tė agjendės sė shėnimit tė kėsaj date kaq historike (sic!), ata paralajmėruan kėto aktivitete, tė cilat po i citoj pa i hequr as edhe njė presje nga faqja virtuale e kėsaj partie:

12:00 - 18:00 Ekspozitė me fotografi tė 5 viteve tė veprimtarisė sė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!
15:00 - 18:00 Pėrmbledhje tė fotografive tė ndryshme tė qendrės sė Gjilanit tė cilat do tė shfaqen me projector
21:00 - 00:00 Ndejė nė lokalin “CENTER” nė lagjen Dardania 1 rr. 3 me rock Grupin nga Gjilani “B.o.g” dhe shfaqja e filmit dokumentar “10 Shkurti”(35 min.)

Ēmendurisht njė ditė pas themelimit tė komunės sė Parteshit, partia e soziut qė pretendon tė jetė Albin Kurti, zgjodhi qė tė na rizgjojė emocione tė fjetura me historinė e saj aq lavdiplotė (sic!).
http://photos-c.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc4/hs295.snc4/41089_1577161830237_1271350081_1622672_5991495_a.j pg

Kremtimi solemn i Fatmir Sejdiut pėr ‘suksesin e pėrbashkėt’sikur u vazhdua me shampanjė e dolli nė lokalin ‘Center’ nė Gjilan nga po ata qė paturpėsisht thirren ende nė emrin e sė dikurshmes Lėvizja Vetėvendosje! Qysh kanė thėnė mė tė vjetrit: ‘Bota digjet – kurva krihet’.

TO BE CONTINUED

Kercovari
30-08-10, 05:53
Festat dhe kremtat jan gjera te mira djalo ska te keqe asgje...

Paion
30-08-10, 13:23
Festat dhe kremtat jan gjera te mira djalo ska te keqe asgje...

Kercovari, edhe une mendoj qe kremtat s'kane asgje te keqe atehere kur ka arsye me u kremtue dicka. Dhe jo te kremtohet ne kohen kur po coptohet permes decentralizimit Kosova jone e vogel. Edhe ne fund te viteve 90'ta, LDK thoshte qe populli duhet te marre pjese ne 'zgjedhjet demokratike' kurse Drenica digjej flake pej barbarive te okupatoreve serb.

Kercovari
30-08-10, 16:42
Kercovari, edhe une mendoj qe kremtat s'kane asgje te keqe atehere kur ka arsye me u kremtue dicka. Dhe jo te kremtohet ne kohen kur po coptohet permes decentralizimit Kosova jone e vogel. Edhe ne fund te viteve 90'ta, LDK thoshte qe populli duhet te marre pjese ne 'zgjedhjet demokratike' kurse Drenica digjej flake pej barbarive te okupatoreve serb.
Eshte me rendesi te dish te krijojsh shtetin dhe te mabjshe ate me te gjitha forcat dhe mjete qe ke,dhe kur keto gjera te meren me seriozitet me te madhe decentralizimi ose kantonizimi eshte nje ndarje teritoriale per te u qeveris dhe te funkcinoje shteti me mire,dhe keshtu e kerkon demokracia.Zvicra eshte e ndare ne disa kantone ku jetojne disa entitete dhe nuk e ka drojen e coptimit sepse ka kriju kushte jetese per te gjithe.Kosova eshte nje model krejstesisht i ri ne bote dhe evrope,bile edhe eksperiment se si do te funkcionoje kur te gjithe entietet jan te barabarte.
Ndryshe nese nuk ecen ashtu si eshte mendu kursin politik e ndrojne po ato qe krijojne hapsira bashkejetese-njerzit,andaj ska droje aty ku duhet te veproje ligji dhe shteti..le te festohet vetem per te mire!