PDA

View Full Version : Qeveria e shpall 2011-n vit tė krizės buxhetore


GjIlAnAsI_cSi
07-09-10, 21:01
Prishtinė, 7 shtator - Ministria pėr Ekonomi e Financa ka paraparė qė viti 2011 tė jetė mė i vėshtiri pėr sa i pėrket pozitės fiskale tė shtetit, shkruan sot gazeta Koha Ditore. Kjo pėr shkak se shpenzimet totale janė parashikuar tė shėnojnė rritje prej rreth 195.5 milionė eurosh nė krahasim me shpenzimet e planifikuara pėr vitin 2010, thuhet nė Kornizėn Afatmesme tė Shpenzimeve pėr periudhėn 2011-13. Sipas kėtij dokumenti, ku flitet pėr politikat makrofiskale, pozitė tė vėshtirė fiskale pėr vendin pritet tė ketė deri nė vitin 2013. Kjo do tė ndodhė pėr shkak tė rritjes sė shpenzimeve nė mėnyrė mė tė shpejtė sesa rritja e tė hyrave, e cila sipas Ministrisė sė Financave do tė ndikojė nė rritjen e deficitit primar nė kėtė periudhė buxhetore.

“Deficiti buxhetor i parashikuar duhet tė financohet nga bilanci bankar i Qeverisė, e i cili ėshtė akumuluar nga vitet paraprake nga mbėshtetja direkte e donatorėve dhe nga huamarrjet e reja”, theksohet nė Kornizėn Afatmesme tė Shpenzimeve.

Sipas kėtij dokumenti qeveritar deri mė tani Kosovės i ėshtė ofruar njė asistencė e konsiderueshme teknike nga donatorėt, por diku rreth 80 pėr qind e saj shkon pėr asistente teknike.

“Kjo formė e ndihmės nga donatorėt ėshtė e mirėseardhur, megjithatė konsiderojmė se ndihma e huaj duhet tė orientohet mė tepėr nė pėrkrahje tė prioriteteve tona qeveritare dhe pėrmes sistemin tonė qeveritar. Pėr tė realizuar kėtė ne jemi tė pėrkushtuar tė rrisim llogaridhėnien dhe kapacitetet tona administrative”, thuhet nė kornizėn makrofiskale tė shtetit.
Projekti qė do ta shpjerė Kosovėn nė krizė buxhetore, sipas kėtij dokumenti, ėshtė investimi gjigant nė ndėrtimin e autostradės Morinė-Merdar qė do t’i gllabėrojė arkės sė shtetit afro 1 miliard euro.

“Me pėrfshirjen e projektit tė autostradės nė Kornizėn Makroekonomike, si dhe me synimin e adresimit tė nevojave sociale, gjenerohet njė boshllėk i madh i financimit. Megjithatė, qėndrueshmėria e kėsaj kornize ėshtė siguruar me financimin e shpenzimeve tė jashtėzakonshme nėpėrmjet tė hyrave tė jashtėzakonshme qė rrjedhin nga proceset e privatizimit”, thuhet nė kėtė dokument.
Qeveritarėt i druhen rritjes sė vlerės sė kontratės qė kanė me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel-Enka” pėr tė cilėn fillimisht ėshtė deklaruar se do tė paguhen rreth 700 milionė euro e mė vonė zyrtarė tė Qeverisė kanė paraparė se mund tė shpenzohen edhe mė shumė se 100 milionė euro nga vlera e pėrmendur nė fillim tė nisjes sė projektit. “Devijimet nga kontrata mund tė rrisin riskun qė ky projekt i rėndėsishėm paraqet pėr pozitėn fiskale tė Qeverisė dhe pėrgjithėsisht qėndrueshmėrisė fiskale nė njė periudhė mė tė gjatė kohore”, theksohet nė Kornizėn Afatmesme tė Shpenzimeve.

Pėrveē autostradės nė periudhėn 2011-13 parashihet tė ketė rritje tė investimeve kapitale tė financuara nga Qeveria deri nė njė mesatare prej 630 milionė eurosh nga vetėm 494 milionė euro, sa ka qenė nė vitin 2010. Nė anėn tjetėr, sipas KASH-it, qeveritarėt u druhen vonesave nė procesin e privatizimit tė Postė-Telekomit e tė Korporatės Energjetike. “Vonesat nė privatizimin e NP-ve tė caktuara mund tė shpijnė drejt shtyrjeve tė disa projekteve pėr investime kapitale dhe nė pėrgjithėsi do tė rrezikojnė pozitėn e menaxhimit tė parasė publike”, thuhet nė Kornizėn Makro-Fiskale tė shtetit.

Ndėrsa sipas zėdhėnėsit tė kėsaj ministrie ,Muharrem Shahini, kėtė krizė buxhetore e ka sjellė rritja e investimeve kapitale qė po bėn Qeveria e Kosovės.
“Rritja e investimeve kapitale me trend mė tė shpejtė sesa rritja e tė hyrave buxhetore ka ndikuar qė niveli i deficitit buxhetor tė parashikohet tė jetė mė i lartė nė kėtė vit”, ka thėnė Shahini, duke shtuar se me gjithė kėtė rritje tė shpenzimeve niveli i deficitit buxhetor pritet tė mbetet nė nivel tė pranueshėm.
“Kjo nėnkupton qė nuk do tė ballafaqohemi me kurrfarė krize, sepse ky deficit ėshtė paraparė tė mbulohet nga rezervat buxhetore tė krijuara nga vitet paraprake, si dhe nga mbėshtetja buxhetore nga donatorėt, e cilat priten tė realizohen”, ka thėnė zėdhėnėsi i kėsaj ministrie. Ndryshe nga pohimet e Shahinit, nė Kornizėn Afatmesme tė Shpenzimeve konstatohet se nė kėtė vit do tė dobėsohet pozita fiskale.

Guri i madh
07-09-10, 21:06
po de ky vit qenka i shpallur si vit i krizes bugjetore


e ato vitet tjera edhe ato ishin vitetet e krizes bile mujn e fundit esht shum e dukshme kriza edhe kriza enerjgetike

shfletuesi_
07-09-10, 21:30
A hajnat e shtetit ho.

Suelaa
07-09-10, 21:34
shpresoj qe kriza buxhetore te mos zgjat shum.ne ato vende qe esht.

Uragani_99
08-09-10, 00:36
"Magarin e kishte ngrene ujku,thonte ishalla jam ne enderr".O zoterinje pushtetar ,o hajna ,o makutare,po si keni ftyre te flisni per dicka qe me pislleqet e juaja e keni sjellur buze gremines( Buxhetin e Kosoves), marri ju qofte,.....me nderime ...Uragani_99

4peace
08-09-10, 22:01
***

Faktet qenkan dhene, megjithese nuk qenkan shpallur si shkak kryesor i krizes.
Fjala eshte per autostraden qe e lidhe Shqiperine me Serbine (Vermice-Merdare) e cila qysh sivjet e ka nokautuar buxhetin (edhe ashtu te brishte) e Kosoves. Ne rend te pare kemi te bejme me ato te holla qe jane dhene per ryshfet (korrupcion i klasit te pare) dhe, ne rend te dyte, shuma marramendese e kontraktimit te kesaj pune me firmen e njohur "Betchel & Enka".


***