PDA

View Full Version : Nėna i gjen tė vdekur katėr fėmijėt nė shtėpi!


Murgesha
14-11-10, 14:11
Nėna gjen tė vdekur katėr fėmijėt nė shtėpi




DURRES-Katėr fėmijė tė mitur u gjetėn tė pajetė nga nėna e tyre sot nė mėngjes nė banesėn e tyre ne Sukth tė Durrėsit.
Dy vellezer dhe dy motra, Robert Xheka, 13 vjeē, Vilson Xheka,11 vjeē, Kasandra Xheka 9-vjeēare dhe Nertila Xheka 6 vjeē u gjetėn tė pajetė ndėrsa dyshohet paraprakisht se shkak mund tė jetė bėrė asfiksia nga tymi. Dyshohet se njė vatėr zjarri nė banesė ka shkarkuar gazra helmues ndėrsa fėmijėt kanė qėnė nė gjumė. Policia ka mbėrritur nė vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet paraprake pėr tė zbuluar shkaqet e kėsaj tragjedie. Sipas tė dhėnave tė para nga vendngjarja, fėmijėt kishin ndezur njė qiri nė kushtet e errėsirės, c'ka ka provokuar djegien e televizorit dhe krijimin e gazrave helmues.
Nėna e shokuar po merret nė pyetje nga policia. IMesohet se prindi ka qėnė nė punė gjatė natės, pasi punonte si kėngėtare nė njė lokal. Sipas nėnės, fėmijėt kur ka mbėrritur nė shtėpi kanė qėnė tė pajetė.
Detaje
Zana Xheka si zakonisht trokiti ne dere, por askush nuk ja hapi, atehere ajo hapi deren me celes por shtangu kur pa 4 trupat e vegjel te pajete neper krevate dhe divane. Klithmat e nenes zgjuan fqinjet qe njoftuan policine per ngjarjen e rende. Nga kqyrja e trupave u pa se nuk kishte shenja dhune ne trupa, vetem shenja bloze ne fytyre. Policia dyshon se nje qiri i lene ndezur ka krijuar nje vater te vogel zjarri qe eshte shuar, por qe ka prodhuar tym ne banese sa mund te kete asfiksuar femijet.
Mesohet gjithashtu se nena jetonte se bashku me 4 femijet dhe ishte ndare nga bashkeshorti per shkak te dhunes qe ai ushtronte mbi te dhe dhe femijet. Nena para pak kohesh madje kishte kerkuar dhe mbrojtje nga policia pasi bashkeshorti i kercenonte vazhdimisht. Per te mbajtur femijet ajo punonte si kengetare ne nje lokal dhe me te ardhurat menaxhonte shtepine dhe femijet qe deri pak ore me pare ishin ne jete.

Ora 13:14- Dėshmia rrėnqethėse e nėnės
Ajo ėshtė fare e vetme, katėr fėmijėt e saj nuk jetojnė mė. Pėr News 24 rrėfen kthimin e fundit nė shtėpi aty ku priste tė gjente nė gjumė "tė vegjlit" e saj por i gjeti tė vdekur. Mes dhimbjes e lotėve, nė fytyrėn e kėsaj nėne tė vetme lexohet qartė vuajtja e sakrificat e bėra nė jetė pėr tė rritur katėr fėmijė, pa baba.

"Kam bėrė shumė sakrifica pėr ta, po i rrita, po i lija vetėm kur ikja nė punė, i mbroja se njerėzit i merrnin nėpėr kėmbė. Kur erdha nė shtėpi kam parė vetėm vajzėn e vogėl sipėr krevatit, e kam parė tė mbuluar me gėlqere, nuk guxova mė tė shoh fėmijėt e tjerė, fillova tė bėrtas, thirra komshijtė...aty ishte nxehtėsi e madhe, ishin thyer xhamat“,- rrėfen ajo, ndėrsa nuk nguron qė nė kėtė ditė tė fajėsojė babain e tyre, i cili kurrė nuk ka sjellė nė shtėpi asgjė pėr fėmijėt, sic tha ajo.

"Ai fare nuk ėshtė pėrgjigjur pėr to gjithė jetėn, as njė copė bukė nuk ka prurė nė shtėpi pėr kalamajtė, as njė palė corape, unė punoja ditė dhe natė dhe kur shkoja nė shtėpi ai mė torturonte“,- shprehet Zana.

Mes lotėve, ajo sjell pėrsėri nė kujtesė fėmijėt e saj, "Katėr fėmijėt nuk ndaheshin nga njėri tjetri, ato ecnin vetė", por sot nuk janė mė...
(d.b/BalkanWeb)

lovely
14-11-10, 14:46
Zoti e lashte shnosh ate nane...

~AnnA~
14-11-10, 15:12
Zoti perpara se te leshon te keqen, te jep fuqin per t'i perballuar asaj tragjedie...
Nje humbje shume e madhe per ate nene :(

Guri i madh
14-11-10, 15:20
i leht ju qoft dheu ktyre kater te miturve



e prindit e tyre zoti i vraft per se kthjellti

panta_rhei
14-11-10, 15:22
Zoti perpara se te leshon te keqen, te jep fuqin per t'i perballuar asaj tragjedie...
Nje humbje shume e madhe per ate nene :(

A ta lėshon Zoti tė keqen?

~AnnA~
14-11-10, 15:40
A ta lėshon Zoti tė keqen?

Nje te keqe te tille s'kam provuar vete personalisht dhe mos provofsha as une, as te tjere, por perpos Zoti qe na ka ne duar, kush tjeter?

panta_rhei
14-11-10, 15:44
Nje te keqe te tille s'kam provuar vete personalisht dhe mos provofsha as une, as te tjere, por perpos Zoti qe na ka ne duar, kush tjeter?

Pra ti je e bindur se autor i kėtoj krimi ndaj kėtyre katėr fėmijėve tė pafajshėm ėshtė Zoti, dhe askush tjetėr?
Ose, shkaktari i sė keqes? Ai qė e ka lėshu kėtė tė keqe?

~AnnA~
14-11-10, 15:52
Pra ti je e bindur se autor i kėtoj krimi ndaj kėtyre katėr fėmijėve tė pafajshėm ėshtė Zoti, dhe askush tjetėr?
Ose, shkaktari i sė keqes? Ai qė e ka lėshu kėtė tė keqe?
I kam fajet une qe te dhash pergjigje e zgjas debat kot e kot :)

Cdo te mire apo te keqe qe te leshon zoti e ben me nje qellim te caktuar.Ne kete rast, ndoshta ka dashur Zoti te pafajshmit (femijet) t'i shpetoje nga skamja?!

Domira
14-11-10, 15:53
E para, mos i ndodhte kurre asnji prindi se cka i paska ndodhe asaj nane.

E dyta, ky rast deshmon gjendjen e shoqerise tone dhe te shtresave te ndryshme te saj.

AliSia
14-11-10, 16:01
Zoti perpara se te leshon te keqen, te jep fuqin per t'i perballuar asaj tragjedie...
Nje humbje shume e madhe per ate nene :(

Shume prekse...O Zot..:frown::frown:

panta_rhei
14-11-10, 16:07
I kam fajet une qe te dhash pergjiogje e zgjas debat kot e kot :)

Cdo te mire apo te keqe qe te leshon zoti e ben me nje qellim te caktuar.Ne kete rast, ndoshta ka dashur Zoti te pafajshmit (femijet) t'i shpetoje nga skamja?!

Falminderit pėr reputacionin e gjelbėr, Anna! S'ke nevojė me shkru nė panikė. Zoti ėshtė i gjithėdijshėm edhe i gjithėfuqishėm. Prandaj:
1. Me dėshirėn e Zotit kanė lindė ata katėr shiprta tė pafajshėm.
2. Edhe skamja vjen prej Zotit, (Sipas teje i bjen qė duke i mbytur me tym, Zoti ka dashtė me i pshtu prej vetit).
3. Ka mujtė mu ua gjujtė nji thes me dollarė, qaty.

Pėr kėtė tragjedi, veē fukarallėku dhe mjerimi mund tė akuzohen:


Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi,


kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė ze trishtimi


kur shef ftyra tė zbeta edhe sy tė jeshilta


qė tė shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita


edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin


tė tanė jetėn e vet derisa tė vdesin.


E mbi ta n'ajri, si nė qesėndi,


therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta,


profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta shkėlqejnė.


E mjerimi mirfilli ndien tradhti.


Mjerimi ka vulėn e vet tė shėmtueme;


asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;


balli qė e ka, syt qė e shprehin,


buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin


janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes,


tė mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės


mbi tė cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm


me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm.


Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele,


zhele fund e majė, flamujt e njė shprese


tė shkyme dhe tė coptuem me tė dalun bese.


Mjerimi tėrbohet nė dashuni epshore.


Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica,


mbi pecat e mykta, tė qelbta, tė ndyta, tė lagta


lakuriqen mishnat, si zhangė; tė verdhė e pisa;


kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore,


kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta


edhe shuhet uja, dhe fashitet etja


n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja.


Dhe aty zajnė fillin tė marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat


qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat.


Mjerimi nė dritzėn e synit te kėrthini


dridhet posi flaka e mekun qirini


nėn tavan tė tymuem dhe plot merimanga,


ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga,


ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq


tu' ndukė gjitė e shterruna tė sė zezės amė,


e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq,


mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė.


Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon,


e ama s'e don, por vetėm mallkon.


Vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit


ku foshnjėn pėrkundin lott edhe tė fshamit!


Mjerimi rrit fėmin nė hijen e shtėpive


tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,


ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive


kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis.


Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet;


don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet,


atij grusht qė nė gjumė e shtėrngon pėr fytit


kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit


dhe fytyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes,


njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes.


Njė fryt kurse piqet dihet se ku shkon

qashtu edhe fėmia nė bark tė dheut mbaron.


Mjerimi punon, punon dit e natė


tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė,


tue u zhigatun deri nė gjujė nė baltė


e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė.


Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh


nė ditė vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!".


Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,


buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,


trupin pėrmendore e njė tregtis sė ndytė,


qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat tė vet i dytė;


dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga


ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga.


Mjerimi gjithashtu len dhe nė trashigim


jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme,


por eshtnat e shtrembta e nė gjoks ndoj dhimbė,


mund qė tė len kujtim ditėn e dikurshme


kur pullaz' i shtėpis u shemb edhe ra


nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit,


kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za


plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,


ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra.


Kėshtu nėn kambė tė randė tė zotit t'egėrsuem


thotė prifti vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem.


Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash


mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash.


Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn.


Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale


tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn


nė fyt pėr me harrue nandhetenand' halle.


E gota e turbull, gota satanike


tu' e ledhatue e pickon si gjarpni


dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,


nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike.


Tė gjitha hallet skami nė gotė i mbyt


kur njėqind i derdh njė nga njė nė fyt.


Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina


dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.


Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba,


dhimba paduruese qė tė bajnė tė ēmendesh,


qė t'apin litarin tė shkojsh fill' e tė varesh


ose bahe fli e mjerė e paragrafesh.


Mjerimi s'don mshirė. Por don vetėm tė drejt!


Mshirė? Bijė bastardhe e etėnve dinakė,


tė cilt nė mnyrė pompoze posi farisejt


i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak


tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' nė shplakė.


Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme


nė ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj.


Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme


ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj.

emine
14-11-10, 16:20
Jan me qindra gra ne mbare boten qe rrisin femijte te vetme,qe punojne dhe kujdesen per kashate te gojes,veshbathje e gjithqka,por si Nene ka qen me mire te del ne rruge te lype lemosh sa te del gjithe naten lokalev ,apo dreqi e di ku ka qen ajo ,e te vjen ti gjeje ata te mjer te vdekure,kjo a vrasje dhe ne vendet perendimore kjo nene futet ne burg,fmijte e miture nuke lihen vetem nese deshirone qe te ndodhe nje gje e tille,cdo llogjik e shnoshe e di qe femijet sjan te afte te marrin pergjithsi dhe te kujdesen per veten,Zoti i femijve a prindi,nuke lihen fmija ne dore te fatit e nuke luhet me fmijte rrolet,qeshtu shume nena daline terehiten rrugve tane naten,e lajne fmijte vetem,edhe ato kishin than jena kan ne pune,,,,mase ka Zoti kto sene ne dore i vrafte gjithe ata prind qe skujdesen per fmijte e tyre,
Ps.fmijte kane nevoje per prindin dashurin e tij kujdesine tij,luksi ju ofrohet sipas mundsive

tipi engjellor
14-11-10, 22:55
Nje rast shume i rende,tragjedi e madhe shume prekese ,dhimbje per ate nene qe se di spo mundem te komentoje veq ishalla zoti i jep ndihme asaj gruaje qe te perballoje gjithe kete dhimbje,rast shume i veshtire keto raste jane diqka te pa perballueshme.

Makresh
15-11-10, 00:23
Panta si pandėl, vetėms e ja fut kot e kerkon polemikėn edhe aty ku nuk i takon te polemizoi.

Kėta femijė sipas fesė Islame, kan ra dėshmorė, shehid !

Dhe ata qe kan sadopak njohuri rreth fesė, e din se ku e kan vendin shehidėt nė botėn tjeter !

Ngushllime nenes se tyre qe paska gabuar duke zgjedhur profesion nate, kurse pergezime per keta shehida inshAllah !

Gentiani
15-11-10, 10:14
kesaj i thone tragjedi e rende, per derisa ajo eshte dashur te mirret me sigurimin e kafshates se tyre, e edhe pse ne raste te tilla do duhej te gjente zgjidhje te perkujdesej ndokush per ta, e jo une ika e ju rrini deri sa te kthehem.


Nderkaq ka edhe raste, kur hehe nena "unllajne" ne disco... i ik burri ne vizite familjes tu Kosova, e kjo bija pak llajf ti vizitoj discot dhe diku pas mesnates zgjohen femijet dhe nga frika qe nuk kane askend ne shtepi, ja plasin ne vaj ne 1.30 te mengjesit, e fqinjet halluuuu, halluuuuuu policia... vijne zoterinjet... Hapeni deren, askush nuk e hap! hapeni deren ! dhe booooom u thye dera dhe u futen mbrenda. Ku eshte nena ? ka dale, po baba ? ka shkue ne vizite tu Kosova...Aha! Jane 6 vite qe per ata femije perkujdeset shteti, ndersa baba i tyre i debuar per tu Kosova, e kjo nena me gjase perseri eshte aktive ne jeten "unllajne" o "llajf" :wink:

jEtA_1
15-11-10, 10:19
Ndjej shume dhimbje per keta femije qe kan qen viktim e dy prinderve te pandergjegjshem ............kam qen e shokuar nga ky lajm

Giovanni
15-11-10, 10:23
Kero raste tragjike me len pa komente....

Me vjen keqe per familjen e tyre.....

Murgesha
15-11-10, 14:36
Kjo pėr mua ėshtė tragjedi qė tė bėn tė ikin mendt nga koka.

Shum papėrgjegjėsi kan ndikuar nė vdekjen e atyre engjujve, por mė sė shumti papėrgjegjėsia e prindėrve e nė veqanti e babasė sė tyre.
Shumė burra e gra nuk e meritojnė tė gėzohen me aktin e prurjes nė jetė tė njė fėmie!


Ju qoft i lehtė dheu!

romansa
15-11-10, 14:45
Me ka shokuar kjo tragjedi e madhe e kesaj familje...
skam koment per kete ngajarje..veq mos dhashte zoti me ..le te jet ee fundit..
zoti ja largoft dhembjen e adhe asaj nane te gjorė...

lovely
15-11-10, 22:28
Kur t prishet kerri, gjen udhe plot, kane thane..
A po ia lehtesoni vetes dhimbjen qe po e fajesoni nanen?
Mos harroni se kerkujna nuk i djeg shpirti ma shume se qasaj nane t shkrete...

Makresh
15-11-10, 23:46
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=197352&ref=lajme

premium
15-11-10, 23:55
Nuk du te paramendoj kete tragjedi per njė nėnė se e humb 4 fėmije tė mitur , , InshaAllah Zoti ja shton sabrin,

Triangle
16-11-10, 01:01
Lajm pikellues...por e keqja s'ka fund!
Kjo tragjedi , me se shumti e ka tronditur mamane kur i ka pare ashtu te vdekur ( edhe pse sic thuhet qe kane qene te ndare , qe dtth burri s'ka qene aty ne ngjarje te sapondodhur ) edhe pse kur ka degjuar , ne cfaredo situate apo edhe ne gjendje te dehur te kete qene , ky lajm ka qene shokues.. sepse edhe ai i ka patur femije..
Nga moskujdesja ndodhin shume gjera , por ndodhin edhe nga kujdesja.(?)
Une do fajsoja njerin nga prinderit qe ka devijuar , si rezultat i divorcit (edhe pse ne keso raste askush s'e merr fajin mbi vete , njeri thote ajo ka qene keshtu e ashtu , tjetra thote ai ka qene ashtu e keshtu ) keshtuqe , Femijeve nuk u jepet shansi t'a jetojne kete jete te kesaj dynjaje , pra femijet e mjere heqin...
Do thoja edhe dicka nderkohe duke e shprehur mendimin.. mamaja thuhet se ka qene kengetare , sizakonisht kengetaret kendojne deri ne ore te vona e kjo pengon ne rritjen e shendoshe te femijeve , sepse per femijet e mitur t'a kalojne gjysem-naten te vetem eshte pakez rende... nese ka zgjedhur mamaja profesionin me fitimprures , ka patur mundesi qe te angazhoje edhe ndonje kujdestare.. ndoshta s'do te ndodhte , por sic thash me larte , ndodhin gjerat edhe gjate kujdessjes se plote!!
Zoti ua lehtesofte atyre femijeve( te pafajshem ).. gjithashtu uroj qe edhe prinderve t'u jap durim.. qe t'i perballen kesaj situtate te rende shpirterore!
.....

murrizi
16-11-10, 01:06
Nėna i ka mbytur vetė fėmijėt e saj.

Murgesha
16-11-10, 12:51
Nėna i ka mbytur vetė fėmijėt e saj.


Pse, si?

halla e madhe
16-11-10, 15:24
...ngjarje qe rrenqethe nje bote ...ska koment,!!!:frown:

Pulebardha
17-11-10, 08:29
"Nėna i ka mbytur vetź fėmijėt e saj"

Ngjarje rrźnqethese...pźr njź shoqźri, siq źshtź ajo Shqiptare dhe Kosovare.

Babai i vrau kur iku si qyqe dhe la folenź.... tradhźtoi fjalźn dhe shpirtrat e ardhur nź kźtź botź, pa asnjź faj.

Nėna mbeti e pa krahasuar nga askush, babai i ktheu shpinden... e shteti nuk egzistonź.... kesaj i thonź: mos u merzit he trim se ka edhe mź keq....

Zoti eshte mźshirź dhe dashuri, Zoti nuk djeg femijź tź gjallė... po i djegim vehten.... e sidomos ai i cili ike dhe len folene.... e ne njohim vetem qyqet si shpend qyqarź....

Shoqėria pa pikź mźshire sillet reth kźtyre rasteve, thua se nuk i shofin, nuk i ndien nuk egzistojnź.... dhe kur ndodhin tragjeditź... pastaj mundohen me u ndihmua.... sa pźr sy e faqe....

Nėna nuk vret fźmijź.... mźkat i madh me i mvesh nje gruaje aq tź re.... njź mźkat tź cilin nuk e ka bźrź.... nuk keni mźshirź t^ź flisni ashtu.... nź anźn tjetėr.. qyqari i cili iku pa pike burrerie.... asnjź fjalź..

Nź intervisten dhźnź TV Shqipźtar nźna u denoncua dhe tha.... me shkelen dhe me pźrbuzen tź gjithź..... askush nuk mź ndihmoi.... e pźr ngushźllim burri mi mori femijet ne fshatin e ti me u varrosur.... dmth. nźna "Lavirja" nuk ka drejt tź marr pjes nź ceremoninź e varrimit....

Zonja tha se me vite tź tźra źshtź abuzuar dhe dhunuar, nga bashkeshorti me fjalź... deri nź at masź sa kam vendosur me u ndarź.... Zoti i Bekoftź Engjujt e Paqes......

Antika
17-11-10, 10:11
Ah sikur ta kisha nje grusht te forte ,e ti bija drejtesise Shqiptare mu ne .....ahhh, mjerimi sdo meshire,por do drejtesi,do shtet !

Sa komente per moralin ne kete fatkeqesi! Ndodhi,ka ndodhur dhe do te ndodhė deri sa nje shtet si ai,nuk kujdeset dhe nuk siguron asnje lloj ndihme per ate kategori njerzish!
E gjora nene , si nuk diti ndonje biznes apo nuk u be deputete,ministre,sigurisht nuk do i ndodhte fatkeqesia. Dakord, profesion jo i pelqyre,pajtohem !
Por a nuk ka edhe pune prodhimi ee ....qe punojne ne nderrim te nates?!
Ēfar injorance!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Gentiani
17-11-10, 10:48
po, pra ti Antika merre ate grushtin e forte edhe drejtesise e sistemin social goditja turinjeve e beja hundet pi...style.

Ne shtetet me drejtesi dhe sistem social te rregulluar, nena nuk shkon ne fafrike me nderrime te punoj, por keto gjera i rregullon shteti dhe e gjene menyren se si atij "shponzorit" ti nxjerre leket te llogaritura deri ne centin e fundit sa ka per te paguar, nderkohe qe nenes i mbetet te perkudeset per femijet deri ne moshen kur ata munden te perkujdesen vehte!

YanYan
17-11-10, 23:08
S'do kete hidherim me te madh :frown:

Triangle
18-11-10, 00:39
Ah sikur ta kisha nje grusht te forte ,e ti bija drejtesise Shqiptare mu ne .....ahhh, mjerimi sdo meshire,por do drejtesi,do shtet !

Sa komente per moralin ne kete fatkeqesi! Ndodhi,ka ndodhur dhe do te ndodhė deri sa nje shtet si ai,nuk kujdeset dhe nuk siguron asnje lloj ndihme per ate kategori njerzish!
E gjora nene , si nuk diti ndonje biznes apo nuk u be deputete,ministre,sigurisht nuk do i ndodhte fatkeqesia. Dakord, profesion jo i pelqyre,pajtohem !
Por a nuk ka edhe pune prodhimi ee ....qe punojne ne nderrim te nates?!
Ēfar injorance!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Falemnderit!

emine
18-11-10, 08:28
e nderuera Antika,nuke eshte injoranc te gjykohet nje krim,edhe so problemi tek vendi e politika shqiptare kto raste ndodhin edhe ne vendet ku mbrohen femijte,edhe ne ato vende ku nena ndimohet nga shtetit ku jetone ,prep ndodhe qe femijet e miture te lihen vetune e te mos perkujdeset per ta,mos qofte puna jane arsye tjera qe prind te pandergjegjshem i japin arsye vetes te bejne nje krim te till,ajo sido te jete ka mujt ato ore kure femijte jane ne shkolle te punoi,po e rende qenka te gjykohet po mu per kto arsye kure sjane prindet e kujdeshem ju mirren femijte dhe dergohen ne jetimore,apo familje ku perkujdesen per ta,kam then njeqind her ktu ne tema te ngjajshme edhe nese dikushe eshte prind nuke eshte e thanme se aj prind o prind i vertet dhe i do fmijte e vete ,e kujdeset per ta,pse zoti ju ka dhan mundsin e frytmit sjau ka dhane llogjiken e mendjen e shnoshe,kshtuqe sa doni keni dhimbje me ate ((Nene)ajo ndoshta pa qellim po ka vra me doren e vete 4 femije te mjer,sikure qe seshte e arsyeshme te rrifet nje femije ,duke then kjo eshte edukate,sa fmije ne vendet tona maltretohen ,sa fmije edhe pse kan prind ju mirret femijria,
,
me vje keq po nuke ndaje dhimbje me nena te tilla,,,

Murgesha
18-11-10, 12:00
Pershendetje Emine!

Te kuptoj fare mir pse shkruan keshtu. Edhe une heren e par kur e lexova ket lajm i bera pytje vetes cfare nene qenka qe ka len femijet vetem ne oret e vona!

Mirepo u interesova e lexova me shum per ket rast!Ky rast ka ndodh ne Shqiperi ku asistencat sociale nuk te japin mundesin as te ngopesh buke e le me te blesh makine e te besh nje jet luksoze! Ne shqiperi nuk po e them me hamendje, se pak a shum kam te njohur qe tregojn cfare jete e pret nje grua qe merr guximin ti thot stop dhunes ne martes e te mundohet te jetoj nje jet te pa dhun me femijet e vet. Shkurt nuk gjen perkrahje te askush! Eshte e detyruar te mbijetoj per vete e per femijet e vet.
Kete Zanen e kishin martuar qe 15 vjeqe, logjikisht ajo nuk ka pas as shancen minimale te shkollimit, qe te gjej nje pune ne zyre e te punoj paradite, shteti nuk i ka mundesuar orar te shkurtuar me te ardhura te plota siq veprohet ne shtetet ku jetojm une e ti.

link:http://www.balkanweb.com/videoAlbum/..._id_video=7536

Shiqoe linkun ku jetonte kjo grua.

Cila gjykate e shteteve ku jetojm une e ti divorcon nje familje e nuk interesohet per fatin e atij qe ka ne mbikqyrje femijet???

Barku i uritur don buke, kjo nene ka gjet nje menyre te ushqej femijet e vet, e fatkeqesia ndodh edhe aty ku te dy prindet jan prezent, bile edhe te te pasurit qe veq qumshti i zogjve ju mungon.

Une ndaj dhmibjen me ate nene!

Nese doni te njoftojeni me shum rreth ketij rasti, urdheroni e lexoni ketu:

http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=130283

Zonja te medha qe jetojn neper shtetet e pasura gjykojn me pashpirtesi ate nene! Nuk kan faj se nuk ju kan qare kurr femijet per buke, nuk i kan vesh femijet e vet me zhele, nuk kan njoft kurr mjerimin, e mjerimi nuk njef fjal te medha, nuk njef luksin por kerkon te ngop barkun!

e_martumja
18-11-10, 15:35
http://www.balkanweb.com/videoAlbum/popup.php?vIDCategoria=42&IDVideo=7536&va_id_video=7536

Teper prekse. Skam koment perveq qe ndi dhimbe per at nene qe kam bindje qe shpirti i saj ka ikur me femijet e saj... Zoti e ndihmoft ne te ardhmen.

lovely
18-11-10, 16:04
e nderuera Antika,nuke eshte injoranc te gjykohet nje krim,edhe so problemi tek vendi e politika shqiptare kto raste ndodhin edhe ne vendet ku mbrohen femijte,edhe ne ato vende ku nena ndimohet nga shtetit ku jetone ,prep ndodhe qe femijet e miture te lihen vetune e te mos perkujdeset per ta,mos qofte puna jane arsye tjera qe prind te pandergjegjshem i japin arsye vetes te bejne nje krim te till,ajo sido te jete ka mujt ato ore kure femijte jane ne shkolle te punoi,po e rende qenka te gjykohet po mu per kto arsye kure sjane prindet e kujdeshem ju mirren femijte dhe dergohen ne jetimore,apo familje ku perkujdesen per ta,kam then njeqind her ktu ne tema te ngjajshme edhe nese dikushe eshte prind nuke eshte e thanme se aj prind o prind i vertet dhe i do fmijte e vete ,e kujdeset per ta,pse zoti ju ka dhan mundsin e frytmit sjau ka dhane llogjiken e mendjen e shnoshe,kshtuqe sa doni keni dhimbje me ate ((Nene)ajo ndoshta pa qellim po ka vra me doren e vete 4 femije te mjer,sikure qe seshte e arsyeshme te rrifet nje femije ,duke then kjo eshte edukate,sa fmije ne vendet tona maltretohen ,sa fmije edhe pse kan prind ju mirret femijria,
,
me vje keq po nuke ndaje dhimbje me nena te tilla,,,



"Merri syte e nje nane edhe shikoji 4 fmijte e saj te vdekur".. :confused:


Ktu o kan ni rast, qe ma ka kallxu vet ajo Nane. Kur o qu n sabah, i ka gjet tre fmijte e vet t vdekun, prej tymit. N shpi o kan ajo Nane, me gjithe Baben e fmive..

Pulebardha
18-11-10, 17:34
Adhuroj pergjigjet e juaja... flm. ju femrave.... ne fund gjetėt sepaku fjale miradie
pėr femren... e cila do ishte mź mirź tź ishte e vdekur....

Meri syrin tim dhe shife t^merrin, merre zemren time dhe duro dhembjen nese ke fuqi... mere lotin tim, dhe shife sa pźrvźlues źshtź ai....

As edhe nź kźto raste , tź mos kesh askend afer.... dhe tź jesh e akuzuara,
Zot jepi forcen, e di se Ti je i plot meshirshem...

Ti je Nėna dhe je e bija... ti je burri dhe je i biri...edhe vjehrri ėshtė biri yt...
ti je hyjnia qź na Linde......

emine
18-11-10, 18:48
"Merri syte e nje nane edhe shikoji 4 fmijte e saj te vdekur".. :confused:


Ktu o kan ni rast, qe ma ka kallxu vet ajo Nane. Kur o qu n sabah, i ka gjet tre fmijte e vet t vdekun, prej tymit. N shpi o kan ajo Nane, me gjithe Baben e fmive..
Jo te jesh e sigurte se asnjeher sdo kem zemer te shofe me sy te njerzve te tille,ateher duhem cdo kriminel me e kuptu e shiku arsyet e tyne pse kan vra,pse kan dhunu,apo ku ta di une,apo edhe hajni ka arsye pse vjedh,,,,ju spo llogjikoni se te kish pase ne zore kashatene gojes kish punu pastruse,e jo me microfon e si kengetare,mos e shifni veten si ndiheni se njerzit jane pa fije shpirti si kjo nene e si shume tjera,,,,,
A JENI TE SIGURTE QE O KAN NE PUNE,APO A KAN KREJT DIKUNDE TJETER???kshtuqe sa kuptone truni jem prep them se pa dashje po vra i ka fmijte ,e pse vune le ta pagune gjithkushe borgjin ne ket jete,qofte nene ,babe apo kushdo,
gjunah vetem per ata femije te rritune me vuajtje edhe vdek per kjameti:(:(

Triangle
19-11-10, 01:00
O behu nene , o hic mos u ben!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

roadrunner
22-11-10, 11:29
O Zot

doGzona
24-11-10, 11:31
Zana Xheka: Si shkela nė terr mbi fėmijėt e mi

http://www.balkanweb.com/foto/38321.jpg


DURRES-“U rrita jetime. U martova 15 vjeē se do mė rrėmbenin njerėzit e burrit. Ai filloi tė mė rrihte. Pasi linda djalin e parė ika nga shtėpia. Por nėna e motrat mė kthyen te burri...”, keshtui nis rrefimin e gjate per te perditshmen Gazeta Shqiptare, Zana Xheka, nena e 4 femijeve qe humben jeten tragjikisht pas tymit qe shkaktoi nje qiri qe dogji televizorin.
Zana Xheka ndodhet nė katin e dytė tė nje ndėrtesė ne Sukth, nė njė dhomė ngjitur me lokalin ku punonte. E zverdhur nė fytyrė e me duart qė i dridhen, ngrihet nga divani ku ėshtė shtrirė dhe na vėshtron me sy gjysmė tė perėnduar. Ajo nuk gjen ngushėllim, ndėrsa thotė se jeta e saj ka mbaruar qė kur varrosi katėr fėmijėt, mė i madhi 13 vjeē dhe mė e vogla 6 vjeēe.

Ne rrefimin plot vuajtje, nena tregon se darka e fundit per femijet ishin dy buke dhe tre tasa kos. Kjo ka qenė darka e fundit pėr Robertin, Vilsonin si dhe dy motrat e tyre mė tė vogla Kasandrėn dhe Nertilėn pėrkatėsisht 9 dhe 6 vjeēe. Nė fakt, nė dhomėzėn-shtėpi nuk kishin asgjė tjetėr. Ndėrsa, po binte mbrėmja, Roberti i ka thėnė tė ėmės se kishin vetėm 2 mijė lekė. Teksa, Zana Xheka ėshtė nisur pėr nė punė, tė miturit janė mbyllur nė dhomė e pasi kanė ngrėnė darkė, janė shtrirė pėr tė fjetur gjumė. Vetėm disa orė mė pas, 30-vjeēarja Zana Xheka ėshtė bėrė dėshmitare e njė skene horrori.
“Atė qė pashė nė ato ēaste do t’ia tregoj natės sė varrit. Sapo hyra nė dhomė, nė mes territ shoh vajzėn e vogėl mbledhur kruspull. Vura re se i ndriste njėri dhėmb, pasi e tėra ishte mbuluar nga bloza. U sula drejt saj, por ndjeva se shkela diēka. Ishte kėmba e njėrit prej djemve qė ishte shtrirė pa jetė mbi ēimento. Pranė tij, vajza dhe djali i tjetėr. O Zot! Shkela mbi ta, unė nėna e tyre”, thotė Zana Xheka ne intervisten dhene per Gazeta Shqiptare.
Ndėrkohė, ajo pohon se ka luftuar pėr fėmijėt e saj deri sa i humbi pėrgjithmonė. Edhe pse te ardhur nga Dibra per nje jete me te ire en Sukth te Durresit, familja kaloi peripeci, qe asnje familje tjeter nuk do ja uronte kujt. Tani femijet e saj prehen ne Tapize te Krujes, ku banojne te aferm te burrit te saj. Instinkti i nėnės e ngre nė kėmbė, i jep fuqi, e rebelon. "Fėmijėt e vdekur mi morėn duarsh pabesisht. Nuk mund t'i lė sėrish jetimė edhe nė varr. Nė Tapizė tė Krujės ata nuk kanė askėnd, ndaj do t'i marr e t'i sjell kėtu",- thotė Xheka, e cila shpreson se problemin e varrimit tė fėmijėve ta zgjidh nė rrugė ligjore. Nė tė kundėrt ajo deklaron se do tė shkelė mbi ligjin. "Nėse gjykata nuk do mė japė tė drejtė, atėherė do shkoj vetė nė Tapizė e do i zhvarros edhe me thonj fėmijėt e mi", - shprehet Zana Xheka.

Disa ditė mė parė, nė Tapizė tė Krujės qindra persona pėrcollėn pėr nė banesėn e fundit katėr tė vegjlit e familjes Xheka. Me 11 Nentor, Robert e Vilson Xheka 13 dhe 9 vjec, Kasandra e Nertila Xheka 9 dhe 6 vjec u asfiksuan nga njė vatėr zjarri e krijuar nė shtėpi. Nga mungesa e energjisė, fėmijėt harruan ndezur njė qiri, qė shkaktoi edhe zjarrin nė banesė. Ka qėnė nėna e tyre, Zana Xheka qė i gjeti tė asfiksuar nė orėt e para tė mėngjesit, teksa kthehej nga puna.

Ne nje interviste per Gazeta Shqiptare, pas tragjedise babai i femijeve, Besim Xheka rrefeu se ka qeen nena ajo qe e largoi nga femijet e tij dhe se e kercenonte me polici kthimin ne vatren familjare.

(d.b/BalkanWeb)

roadrunner
24-11-10, 16:57
A ka burg per kete "zonje".....

panta_rhei
24-11-10, 18:00
A ka burg per kete "zonje".....
Kjo "zonja" tė paktėn nuk po sorollatej forumeve e internetave duke e dėnuar me burg njė nėnė fatkeqe, tė mjerė qė sapo i ka humbur pėrgjithmonė tė katėr fėmijėt.

Apo sipas pseudomoralisteve, kjo nuk ka vyjtė me u qu me shku me punu hiq kurrkund, po veq me e qit nji shpallje nė internet ose nė gazetė "kėrkoj punė si pastruese, veq paradite", edhe nji tjetėr shpallje "kėrkoj nji kujdestare pėr fėmijėt, gjatė kohės sa punoj si pastruese"... edhe deri sa t'i lajmerohet dikush me ia ofru ato kushte, kjo ka vyjt me nejtė natė e ditė nė qat kasolle si vorr edhe me cofė pėr bukė bashkė me ta... krejt kjo pėr me qenė politkisht korrekte nė sytė e botės e tė roadrunnerit me kompani...
Edhe kur te kishin gjetė tė vdekur kėtė zonjėn bashkė me katėr fėmijėt, edhe te kish lexu historinė e tyre... paramendoni cka kish shkru bota: rrospija, pse nuk o qu me lyp punė e me livrit diēka, me bo gjithēka pėr fėmijėt e saj!?

T'ish kon kjo nanė e mjerė prej atyre qė e meritojnė burgun, me siguri tash ish kon tu koketu internetave nga ndonjė pallat i ngrohtė.
po nejse...

jadore
24-11-10, 19:23
Kjo "zonja" tė paktėn nuk po sorollatej forumeve e internetave duke e dėnuar me burg njė nėnė fatkeqe, tė mjerė qė sapo i ka humbur pėrgjithmonė tė katėr fėmijėt.

Apo sipas pseudomoralisteve, kjo nuk ka vyjtė me u qu me shku me punu hiq kurrkund, po veq me e qit nji shpallje nė internet ose nė gazetė "kėrkoj punė si pastruese, veq paradite", edhe nji tjetėr shpallje "kėrkoj nji kujdestare pėr fėmijėt, gjatė kohės sa punoj si pastruese"... edhe deri sa t'i lajmerohet dikush me ia ofru ato kushte, kjo ka vyjt me nejtė natė e ditė nė qat kasolle si vorr edhe me cofė pėr bukė bashkė me ta... krejt kjo pėr me qenė politkisht korrekte nė sytė e botės e tė roadrunnerit me kompani...
Edhe kur te kishin gjetė tė vdekur kėtė zonjėn bashkė me katėr fėmijėt, edhe te kish lexu historinė e tyre... paramendoni cka kish shkru bota: rrospija, pse nuk o qu me lyp punė e me livrit diēka, me bo gjithēka pėr fėmijėt e saj!?

T'ish kon kjo nanė e mjerė prej atyre qė e meritojnė burgun, me siguri tash ish kon tu koketu internetave nga ndonjė pallat i ngrohtė.
po nejse...
kjo ke nje pergjegje e forte ,
gjygj sipas meje roadrunner , duhet te ipet komplet asaj qeverie mediokre qe njejte si kjo ketu te mohon dhe te drejten elementare, jetesen.

roadrunner
24-11-10, 20:18
Keta femij i ka vra se pari baba, tani i ka vra nena. E tani i ka marr Zoti...

Femijet e mitur nuk lihen vetem qe te kendohet neper lokale te nates tan naten. PIKE....secilen nate qe ajo i ka lan vet, ajo i ka myt...


Gospodine Pantiq, mos em sherdho m'i repliku gjykimet e mia, kqyri idiotizmat e tu. TUNG

panta_rhei
24-11-10, 20:24
Keta femij i ka vra se pari baba, tani i ka vra nena. E tani i ka marr Zoti...

Femijet e mitur nuk lihen vetem qe te kendohet neper lokale te nates tan naten. PIKE....secilen nate qe ajo i ka lan vet, ajo i ka myt...


Gospodine Pantiq, mos em sherdho m'i repliku gjykimet e mia, kqyri idiotizmat e tu. TUNG
TUNG TUNG, qy

murrizi
24-11-10, 20:40
Keta femij i ka vra se pari baba, tani i ka vra nena. E tani i ka marr Zoti...

Femijet e mitur nuk lihen vetem qe te kendohet neper lokale te nates tan naten. PIKE....secilen nate qe ajo i ka lan vet, ajo i ka myt...




Edhe unė jam i mendimit tėnd ti qika e dades.

Pėr dallim nga ti une kėsaj here panten nuk do ta quaj Gospodine Pantiq, por edhe thjesht si Jador nuk do t'ia miratoj kėmbė e krye tė gjitha.

Pėrgjegjia pėr Temen !

Nėna i vrau sė fundi, sepse atė e penguan fėmijėt e saj... PIK !

Edhe nėse ajo nuk ėshtė dorajsa e drejtėpėrdrejtė, ajo mė njė fjalė nuk ka tė drejtė ti sjellė nė jetė:
Njė,
Dy,
Tre,
KATĖR , eeeeeeeejjjjjjjjjj....
4 fėmijė ti sjellė nė jetė e ti shkoj qejfit tė sajė, apo edhe "punės" siq thotė ajo...

Nuk ėshtė bėrė kjameti qė kan vdekur katėr beba, bile bile pa dyplomaci hiq, ma mirė qė kanė vdekur fėmijėt e gjorė. Ėshtė nė duar tė drejtėsis tė gjejė fajtorėt dhe ti fus ata pėrjetėsisht nėn dry !

halla e madhe
24-11-10, 22:21
....po lexoj shume menyra akuzash, si nene me dhemb zemra per ata femije te mjere qe s'paten fatin ta gezojne kete jete...s'ka shume fjale ketu,i morri toka ata femije te pafajshem,s'me mbetet tjeter pos te lutem per shume nena te reja;_ femiu eshte dhurata me e shtrejte ne bote,ate duhet ta ruajme si syte deri te behet i zoti i vetit,e dashurine t'ja dhurojme sa te jetojme!

panta_rhei
25-11-10, 22:04
mos i bertit moj qikes, se nuk e pat me ty :biggrin:
jaa kjo s'merr kusur hiē :biggrin:

emine
25-11-10, 22:06
mos i bertit moj qikes, se nuk e pat me ty :biggrin:nuke a per diskutime palidhje kjo teme,me kallxojne per nana qe rrisin fmije e zore e kjamet,ka rrite gjyshja jeme 5 fmije jetim,ka shkollu te 5-peste,para sa vitev i bjen 60-70 ,ajo paska pas jetu ne perendim si zoje e ja paska pagu shteti hargjimet, lovely njemije shembuje jane ,jane edhe njemije arsye po kurre asnje arsye nuke akceptohet kure mbesin fmija viktime,kshtuqe e lash ket diskutim me kry trash se shifet sa llogjik ka populli jone ,
ps,nese se ka pas me mu e kam une me to,me pulen e nukt e e krokodillat e qkapo di qka ka ktu edhe jashtoksore...

elvio
25-11-10, 22:19
Ne kete tema kaq tragjike gjithmone kam qene si ai qe shkon ne kinema per te pare filmin e fundit.

C'dokush shprehu keqardhjen ne mynyren e tij,edhe pse ky lajm kaq tragjik qe tronditi cilindo qe e mesoi,por ate qe do thoja ne lidhje me temen.

''SA KEQ QE KANE FATIN TE JENE NENA E BABALLARE DISA QE S'MERITOJNE,,

Do ju lutesha ne shenje mirekuptimi qe tema te mos postohet me replika e mosperputhje mendimesh ne te cilen ka ne te kete lajm 4 jete femijesh u shuan.

Crazy
03-12-10, 20:50
R.I.P
inshalla n'gjenet.