PDA

View Full Version : Kush e furnizon me armė Al-Kaidėn ?


Fshatari
26-11-10, 17:57
Nese s'e keni ditur, lexojini artikujt ne vazhdim e e mėsoni:


Dell: Tė gjithė rrezikohemi nga terrorizmi
18.06.2010
Evropa e lire
Albana Isufi
“Tė gjithė jemi tė rrezikuar nga terrorizmi ndėrkombėtar”, ka thėnė ambasadori amerikan, Kristofer Dell, njė ditė pas arrestimit tė njė kosovari, tė kėrkuar nga SHBA-tė, nėn akuzat pėr terrorizėm. Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, ndėrkaq, ka siguruar se Kosova nuk do tė jetė vend i celulave tė terrorizmit.

Kosova nuk ėshtė imune ndaj terrorizmit ndėrkombėtar. Kėtė qėndrim e kanė shprehur sot nė Prishtinė, ministri i Punėve tė Brendshme tė Kosovės, Bajram Rexhepi dhe ambasadori amerikan, Kristofer Dell.
“Besoj se tė gjithė ne, nė njė masė, jemi tė rrezikuar nga terrorizmi ndėrkombėtar. Edhe sipas definicionit, terrorizmi ndėrkombėtar nuk i respekton kufijtė apo njerėzit, nuk i respekton jetėt e pafajshme”.
“Ne kemi parė se ka kapacitete qė tė pėrpiqet tė sulmojė kudo dhe kurdo nė cilindo vend. E di se autoritetet nė Kosovė ndajnė shqetėsimin tonė dhe janė tė pėrkushtuara qė tė ndėrtojnė kapacitetet e tyre qė tė zbulojnė, pengojnė dhe ta mundin ēdo pėrpjekje pėr terrorizėm kėtu”, ka thėnė ambasadori Dell.
Kjo deklaratė ka ardhur njė ditė pasi Njėsia Anti-Terrorizėm e Policisė sė Kosovės, kishte arrestuar njė shqiptar tė Kosovės nė rajonin e Mitrovicės, pas kėrkesės pėr ekstradim nga Shtetet e Bashkuara.
Mbi tė pandehurin rėndojnė akuzat e prokurorit publik pėr Qarkun Lindor tė Karolinės sė Veriut, pėr sigurim tė pėrkrahjes ose resurseve materiale pėr terroristė, pėrkrahje pėr terrorizėm dhe planifikim tė vrasjes, rrėmbimit, gjymtimit, ose lėndimit tė personave apo dėmtimit tė pronės nė ndonjė shtet tė huaj.
Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, ka siguruar se Kosova nuk do tė jetė vend i celulave terroriste.

Bajram Rexhepi, ministėr i Punėve tė Brendshme tė Kosovės“Askush nuk ėshtė imun ndaj njė terrorizmi tė mundshėm. Megjithatė, mendoj se Kosova nuk do tė jetė vend i celulave terroriste. Ne kemi kapacitete tė mjaftueshme ta luftojmė kėtė fenomen me forcat tona dhe nė bashkėpunim me ndihmėn e miqve tanė dhe mund tė them njė mesazh - qė Kosova nuk do tė jetė vend i celulave terroriste. Do t’i luftojmė me tė gjitha forcat”, ka deklaruar Rexhepi.
Ministri Rexhepi ka konfirmuar se arrestimi i 29-vjeēarit nga Mitrovica ėshtė bėrė nė bashkėpunim me zyrtarėt e FBI-sė. Urdhėr-arresti dhe bastisja e shtėpisė janė autorizuar nga gjykatėsi i procedurės paraprake i EULEX-it, nė Gjykatėn e Qarkut nė Mitrovicė.
“Kjo ėshtė njė formė e bashkėpunimit shumė tė mirė. Ne bashkėpunojmė jo vetėm me FBI-nė, por me tė gjithė ata qė punojnė nė kėtė drejtim, nė preventivin e terrorizmit”, ėshtė shprehur Rexhepi.
Nė njė raport tė vitit 2007 tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tėrhiqej vėrejtja nga rreziku i terrorizmit pėr shkak tė pranisė sė sekteve radikale islamike nė Kosovė, tė njohura ndryshe si vehabistė.
Ambasadori Dell dhe ministri Rexhepi kanė bėrė thirrje pėr ngritje tė nivelit tė sundimit tė ligjit nė Kosovė, ndėrkohė, qė SHBA-tė, pėr kėtė qėllim i kanė dhuruar tė premten Policisė sė Kosovės, pajisje nė vlerė prej rreth 400 mijė dollarėsh.
_________________________________________________
Ja kush rrezikon sigurine, zoti ambasador:

Fabrika serbe e bombave nė SHBA
Nga Express mė 25 nėntor 2010 nė ora 20:20
Policia amerikane zbuloi nė San Diego njė fabrikė tė vėrtetė bombash, brenda shtėpisė sė George Djura Jakubec, njė imigrant ky nga Serbia.
Jakubec ėshtė akuzuar pėr plaēkitje bankash dhe pėr posedimin e depos mė tė madhe tė eksplozivit tė prodhuar nė formė artizanale qė ėshtė zbuluar ndonjėherė nė territorin e Shteteve tė Bashkuara. Gjykatėsi amerikan urdhėroi qė Jakubec tė paraburgoset menjėherė, dhe qė ekuacioni pėr lirimin e tij eventual tė jetė pesė milionė dollarė.
Jakubec (54), i cili nė opinion prezantohet si konsulent i softuerėve, u deklarua tė jetė i pafajshėm, pėrkundėr zbulimit tė pajisjeve tė shumta shkatėrruese dhe pėrbėrėsve pėr prodhimin e mjeteve shpėrthyese nė shtėpinė e tij.
Mirėpo, ekspertėt amerikan pėr eksplozive deklaruan se lloji i sasisė enorme tė eksplozivit qė u gjet nė shtėpinė e amerikanit me prejardhje serbe, nė San Diego, ėshtė i njėjtė me atė qė shfrytėzohet nė gjithė botėn pėr sulme vetėvrasėse dhe nga grupet terroriste.
Nė shtėpinė e Jakubec u gjetėn edhe 13 bomba pa mbushje, eksplozivi i nevojshėm pėr to dhe njė sasi e konsiderueshme e shrapnelit. Paraprakisht nga shtėpia u zhvendosėn materiale tė shumta tė rrezikshme, si katėr litra acid hidroklorik, njė litėr acid nitrik, mbi 85 litra acid sulfurik dhe 25 kilogramė heksminė.
Bastisja e bė pasi qė njė javė mė herėt, si pasojė e njė shpėrthimi qė ndodhi nė shtėpinė qė Jakubec, ishte plagosur kopshtari i tij, Mario Garcia (49), dhe si pasojė ishte mbyllur edhe autostrada e afėrt Interstate 15.
Me Jakubec jetonte edhe ish-gruaja e tij, Marina Ivanova, e cila nė vitin 2009 bashkė me tė e kishte plaēkitur shitoren Fry Electronics.
Pėr kėtė plaēkitje Jakubec ishte dėnuar me tri vjet burg, me kusht. (ABC News)
__________________________________________________ ___
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,18,42339