PDA

View Full Version : Neser me 29 .11. dite pushimi per institucionet ne Kosove !!??


GURI SYLAJ
28-11-10, 20:09
Me rastin e 29 ,Nentorit- Dites se clirimit te Jugosllavise, Qeveria ne ikje, shpalle dite pushimi per institucionet ne Kosove!!
Edhe cka mund te beje dikush per te mbete ne pushtet ???
Si ishte more kjo vitin e kaluar???
A, po, atehere nuk ishin zgjedhjet ne prag!!!

DEA
28-11-10, 22:40
hajdede, sahi a?

Dilaver
29-11-10, 00:05
E kish pas pyet njeni hoxhen; me i ra bajrami nė ramazan a hahet ajo ditė, hoxha ja shpjegon se nuk bėn me i ra kurqysh, nejse ky vazhdon me kėmbėngulje, dikur hoxha e sheh se nuk mirret vesh me atė brithyer e i thot, po me bo me ra hahet.
Edhe ky kryeM. jonė nė ikje me arsyetimin se gjoja 28 nėntori paska qėlluar ditė e diele, e diela ashtu kėshtu ėshtė ditė pushimi, festėn Kombetare e ka shty pėr tė festuar bashk me shkie e jo bash me vėllezėrit.

Guri i madh
29-11-10, 00:23
e ne tu kosoves kur e kena diten e flamurit

roadrunner
29-11-10, 00:31
Qeshtu edhe mesuesja e qikes tha vallah....fmija te shpija te hanen...E kish pas pyet njeni hoxhen; me i ra bajrami nė ramazan a hahet ajo ditė, hoxha ja shpjegon se nuk bėn me i ra kurqysh, nejse ky vazhdon me kėmbėngulje, dikur hoxha e sheh se nuk mirret vesh me atė brithyer e i thot, po me bo me ra hahet.
Edhe ky kryeM. jonė nė ikje me arsyetimin se gjoja 28 nėntori paska qėlluar ditė e diele, e diela ashtu kėshtu ėshtė ditė pushimi, festėn Kombetare e ka shty pėr tė festuar bashk me shkie e jo bash me vėllezėrit.

Murgesha
29-11-10, 00:41
Kta s“jon normal:confused:

Oqeani
29-11-10, 00:50
Qeshtu edhe mesuesja e qikes tha vallah....fmija te shpija te hanen...


Normal - hala nen protektoratin e Serbise .... Kush na ke Minister i Arsimit tuuuuuuu Kosova bre ! Ta hangte dreqi njerzimin e tuuuu Kosoves !!! Hala po vuajne per shkini !

Makresh
29-11-10, 08:35
Me rastin e 29 ,Nentorit- Dites se clirimit te Jugosllavise, Qeveria ne ikje, shpalle dite pushimi per institucionet ne Kosove!!
Edhe cka mund te beje dikush per te mbete ne pushtet ???
Si ishte more kjo vitin e kaluar???
A, po, atehere nuk ishin zgjedhjet ne prag!!!

Qeveris ne ikje jo 1 dit, po rresht 10 vite pushim ja kisha dhen !
I meritojn !

4peace
29-11-10, 12:00
***

S'ka te beje ketu me kurrfare...
... qeverie ne ikje apo
...fushate parazgjedhore.

Sa i perket 28 Nentorit, te vitit te kaluar, ai ne Kosove nuk eshte festuar as 1/4 (25%) sa sivjet, prandaj edhe bie ne sy...

...perndryshe, Kosova i ka te caktuara ditet e festave kombetare, ku ben pjese edhe 29. Nentori.

Pra, ketu kemi te bejme me pak me qeveri (sidomos kur me "qeveri" nenkuptohet Thaci), por...


me te gjitha partite ne parlament: PDK, LDK, LDD, AAK, AKR...

Keshtuqe, sa kam une njohuri:
Me Kosoven e pavarur, shpalljen e saj (une e quaja gjithnje "pallje"), flamurin, hymnin...faj kane te gjitha partite e cekura me lart, vecanerisht ato qe jane neshkruese te koncesioneve (shitjes se Kosoves)...
...duke filluar nga Rambuje-a e deri tek Vjena.

Keso ngjarjesh si sot (rasti i parakalimit te UCK-se, rasti i stemes se Prizrenit, festa e 29. Nentorit e shume e shume tjera) s'jane gje tjeter pos
...PASOJE e veprimeve paraprake.


***

4peace
03-12-10, 00:11
***

Lexojeni, ju lutem, si ju qe e duani, ashtu edhe ju qe e urreni...


kryekoēevarin, me emrin Halil Mutusa, asish Mat Oshi....

Ketij i paska djege shume...

...jo vetem festimi i 28. Nentorit (e jo i 29.-it) por

...edhe vet festa me flamuar te (nje shtet te) Huaj.

Pra, per Mutusen:
1. ) Flamuri kue q zi eshte flamur i huaj (lecka blu, me glacė pule eshte flamuri i tij)
sikurse
2. ) 28. Nentori eshtte feste e huaj (29. Nentori... eshte festa e tij).


Flamuri, rikthimi nė ilegalitet dhe kosovafobia

Publikuar: Sot, mė 02 dhjetor 2010



http://www.koha.net/repository/images/ha5.jpg Flamuri, rikthimi nė ilegalitet dhe kosovafobia


Arrestimi i tre aktivistėve tė “Vetėvendosjes” nė Lypjan nga policia e Kosovės, mė 28 nėntor, tek po i hiqnin flamujt e Republikės sė Kosovės pėr t’i zėvendėsuar me flamujt e Republikės sė Shqipėrisė, nuk do tė ishte spektakolar, duke pasur parasysh mėnyrėn se si performonte kjo lėvizje mė pėrpara, nuk do tė ishte ndonjė lajm, po tė mos ishin dy arsye thelbėsore pse kjo ngjarje u bė lajm sensacional. Sė pari, kėta aktivistė kanė harruar se nuk janė mė njė organizatė joqeveritare, por tashmė janė shndėrruar nė parti politike dhe janė certifikuar nga KQZ-ja pėr tė garuar nė luftėn pėr pushtet, nė vendin, flamurin e tė cilit nuk e duan se nuk e duan!
Dhe e dyta, qė ia shton peshėn tėrė diskutimit pėr kombin dhe shtetin, si dhe simbolet, ėshtė fakti i saktėsuar nga mediat nė Prishtinė, se policėt kosovarė qė ndaluan nė flagrancė aktivistėt e “Vetėvendosjes” ishin tė pėrkatėsisė etnike serbe. Nė rrethanat kur do tė vinte nė shprehje ajo qė pati thėnė para Kuvendit tė Kosovės mė 9 gusht 2010 Tony Blair, pėr kombin kosovar tė mbėshtetur nė ligj, gazetat me siguri nuk do ta specifikonin prejardhjen etnike tė policėve qė i shėrbejnė ligjit nė Kosovė. “Tė gjithė ata qė jetojnė nė Kosovė janė kosovarė. Dhe ata do ta shkruajnė tė ardhmen, si njė komb, njė popull, tė barabartė para ligjit”, kėshtu foli heroi i kosovarėve edhe atėbotė, ndaj kėsaj formule nuk pati reaguar asnjė nga liderėt kosovarė, por as ligjvėnėsit.
Mirėpo, nė kėso rrethanash konfuze paskėsh rėndėsi edhe gjaku i gardianėve tė ligjit.
Tashti ashiqare fansat e “Vetėvendosjes” do tė “kallen” duke e zhvendosur ngjarjen nga domeni i ligjit nė atė ndėretnik. Po na arrestojnė serbėt, sepse e urrejnė flamurin shqiptar, do tė thonė ata. Mirėpo e kanė keq sot e shtatėqind vjet.
Sepse policėt qė u gjetėn nė detyrė po e mbronin konstitucionin dhe ligjet e vendit, tė cilit i janė luajalė e qė ėshtė Republika e Kosovės.
Pėrderisa neni 6 i Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės pėr Simbolet thotė: 1. Flamuri, stema dhe himni janė simbolet shtetėrore tė Republikės sė Kosovės, tė cilat pasqyrojnė karakterin shumetnik tė saj; 2. Pamja, mėnyra e pėrdorimit dhe mbrojtja e flamurit dhe tė simboleve tė tjera shtetėrore rregullohen me ligj.
Sado qė edhe ligji ėshtė i shkruar fatalisht keq,
secili qytetar qė i ėshtė luajal atdheut tė tij, Kosovės, duhet ta respektojė Kushtetutėn ose duhet tė organizohet politikisht pėr amendamentimin dhe ndryshimin e saj, nė Kuvendin e Kosovės e jo ta “ndėrrojnė” atė ilegalisht, me ē’rast bien ndesh me ligjet nė fuqi.
Flamuri kombėtar nė teorinė moderne identifikon shtetin-komb dhe nė rastin tonė, flamuri kuq-zi identifikon Republikėn e Shqipėrisė, si anėtare e OKB-sė dhe organizmave tė tjerė ndėrkombėtarė. Kosova (tė zgjedhurit e saj) e ka miratuar njė flamur tė vetin dhe pėrderisa nuk ndryshohet me amendament tė posaēėm nė Kushtetutė, shtetasit duhet ta respektojnė. Kosovarėt duhet t'ia besojnė lirinė ligjit e jo anarkisė, sipas modelit, dikush vė ditėn e dikush heq flamuj natėn...
Kosova pėrfundimisht duhet tė dalė nga ilegaliteti dhe tė kthehet nė legalitet...
Secili shtet e mbron flamurin e vet me ligj tė posaēėm, kushtet e rrethanat e pėrdorimit, dimensionet e sakta e jo laramane, ngjyrat e pastra e jo tė zhlyme, prandaj edhe Republika e Shqipėrisė ka tė drejtė dhe duhet ta mbrojė flamurin shtetėror tė saj nga abuzimet, qė tė mos pėrbaltet... Indikacione pėr njė kosovafobi u shfaqen edhe me rastin e vizitės sė sekretares Hillary Clinton, kur po ashtu, nė kundėrshtim me protokollin e shtetit, vendoseshin ilegalisht flamuj kuqezi.
Po pse ky konfuzion?
Dita e Pavarėsisė sė Kosovės ėshtė 17 shkurti, kurse 28 Nėntori, sipas ligjit, ėshtė festė memoriale, kurse flamuri shqiptar, ėshtė vetėm njė suvenir, ndonėse Ligji mbi simbolet i Kosovės e parasheh edhe pėrdorimin e njė flamuri tė dytė, flamurit kombėtar, siē cilėsohet. Shqiptarėt e ish-Jugosllavisė e kanė bartur nga Shqipėria enveriste qasjen ideologjike (staliniste) tė interpretimit tė kombit dhe shtetit, pra edhe tė simboleve kombėtare. Prandaj, nė memorien e tyre ėshtė skalitur mendėsia se tė gjithė shqiptarėt e kanė njė komb dhe njė flamur.
Duke e marrė parasysh kontekstin se si janė ēliruar shqiptarėt e Kosovės, qasja emotive ndaj flamurit kuqezi ėshtė e natyrshme, sepse ai flamur e ka njė traditė tė gjatė, si simbol shpirtėror dhe historik. Ky flamur ėshtė ngulitur si i vetmi simbol qė shpreh ndjenjėn e gjakut dhe tė truallit dhe patriotizmin romantik, por tė dy kėta faktorė janė tė domenit psikologjik, pra sentimental dhe jo politik dhe shtetėror.
Edhe Ligji kosovar pėr simbolet i ndihmon kėtij konfuzioni, sepse e bėn njė dallim tė ēuditshėm mes flamurit shtetėror, qė konceptohet si administrativ dhe flamurit kombėtar qė perceptohet si flamur i njė kombi unik shqiptar, i cili ėshtė vetėm njė prononcim politik. Kosova ėshtė bėrė shtet para se tė konsolidohet si shoqėri, prandaj bartja e flamurit kuqezi paraqet pėr ta simbolin e parė tė gjakut dhe tė truallit e jo simbolin e “Njėsisė sė rritur”, pra tė njė bashkėsie shoqėrore qė ishte e aftė tė themelojė shtetin dhe tė hyjė nė marrėdhėnie me kombet e tjera.
Pėr shumicėn e kosovarėve shteti i Kosovės ende nuk e ka peshėn ikonike tė atdheut, sepse konceptohet si vendlindje (tamam si nė dokumentet e UNMIK-ut) e jo si atdhe, ngase konfuzohet me Shqipėrinė. Madje edhe nga liderė politikė qė garojnė pėr pushtet nė Republikėn e Kosovės, vetė shteti ku ata konkurrojnė pėr pushtet hamendėsohet si fazė kalimtare drejt bashkimit me Shqipėrinė, sepse njė shumicė e madhe e kosovarėve (ndėr ta edhe shtetarė, pra njerėz qė udhėheqin institucionet e Republikės sė Kosovės) ende vazhdojnė ta quajnė Shqipėrinė si “shtet amė”, duke harruar se Kosova tashmė ėshtė shteti amė dhe babė i shqiptarėve tė Kosovės, por edhe i shtetasve tė tjerė, qė e pranojnė si shtėpi tė tyre.
Flamuri zviceran ėshtė flamur i Konfederatės (Besėlidhjes Helvetike), por e mbajnė me krenari tė gjithė zviceranėt, qofshin ata me prejardhje etnike gjermane, italiane, franceze apo retoromane, sepse ai flamur rrezaton mbėshtetje nė njė ideal: ligjin!
Nė Kosovė frika joracionale nga humbja e identitetit etnik dhe zėvendėsimi me njė identitet tė ri, identiteti kosovar, qė pandehet si surrogat, po shndėrrohet nė fobi.
Nė Kosovafobi.
Kur shteti i Kosovės do tė etablohet si shtet qytetar (shoqėri e vullnetit qytetar qė pėrqafon vlerat e pėrbashkėta evropiane) dhe shoqėri e mbėshtetur tek njė patriotizėm kushtetues (ligjor) edhe mund tė ndodhė qė flamuri i shtetit tė perceptohet edhe si flamur i kombit, por kjo nuk mund tė ndodhė shpejt dhe pa trauma...
Nė kėtė sfond jo vetėm “Vetėvendosja” e Albin Kurtit, por edhe Komuna e Prishtinės dhe Qeveria e shkarkuar e pėrdorėn njė sentiment historik pėr 28 Nėntorin, thjesht dhe pandershėm, pėr fushatė paraelektorale. Madje aktivistė tė “Vetėvendosjes” nė kundėrshtim me ligjin e kanė hequr flamurin e shtetit nė hapėsirat publike dhe nė institucione (madje tek Ministria e Arsimit kanė abuzuar edhe me flamujt e SHBA-sė, NATO-s dhe BE-sė, duke i ulur nė baltė) pėr ta vendosur mbrapsht flamurin e Shqipėrisė (tė rrėzuar!?). Nė kėso rastesh, po tė ishte racional ambasadori shqiptar nė Prishtinė, Islam Lauka, do tė duhej t’ia adresonte njė notė proteste Qeverisė kosovare pėr abuzim me flamurin e shtetit tė tij. Por jo, ai ėshtė i preokupuar me konstitucionin mental e jo me atė politik. Ai duket se ka simpati pėr ilegalen e jo legalen, ai parapėlqen patriotizmin romantik e jo atė ligjor... Ideja e Serbisė “pėr t’u kufizuar me Shqipėrinė” pėrfundimisht e zhbėn shtetin e Kosovės duke e ndarė edhe territorin e saj mes Serbisė dhe Shqipėrisė. Domonique Moisi, duke trajtuar vlimet etnonacionaliste nė vetė zemrėn e BE-sė, shkruante: “Nėse edhe banorėt e Belgjikės nuk e shquajnė mė veten si belgjianė, atėherė Belgjika ndėrron jetė”.
E Kosova?

[email protected]

Zeqiri
03-12-10, 01:50
ozoti pa tvra mos e lasht o halil beteri se beter tka fal zoti beter kime mete o pioneri i marshall titos eu mjer shpija mjer kojshija mjer nahija e mjere kosova qe tka ty o teveqel po qysh bre spo tvjen marre me fol pa lidhje ti bashk me at tupanin e mitrovices nexhmedin spahiun alias nedelko spasicin po ti o halil nuk edin as vet cka drecin je ti asshqip sdin mefol mire o jugosllavi iri se tka met zhig me kriju nji komb jugosllav he tmarrovt zoti se njeri mos me njofte veten veq halilmatoshi edhe shoku i tij nedelko spasici - nexhi jan raste speciale nkosoven tone tdashun qe se njohin veten cka jane

murrizi
03-12-10, 20:26
E kish pas pyet njeni hoxhen; me i ra bajrami nė ramazan a hahet ajo ditė, hoxha ja shpjegon se nuk bėn me i ra kurqysh, nejse ky vazhdon me kėmbėngulje, dikur hoxha e sheh se nuk mirret vesh me atė brithyer e i thot, po me bo me ra hahet.
Edhe ky kryeM. jonė nė ikje me arsyetimin se gjoja 28 nėntori paska qėlluar ditė e diele, e diela ashtu kėshtu ėshtė ditė pushimi, festėn Kombetare e ka shty pėr tė festuar bashk me shkie e jo bash me vėllezėrit.

Pa ja mohuar "titullin" askujt, por kjo dukuri ishte gjithmonė nė Kosovė(nuk e dijė si ėshtė nė Shqiprin londineze) dmth. tek ne po bėri e qėlloj ditė e diele ndonjė fest, ne ja fusim njė dite tjetėr pushim (ngėrk). Gjė qė nuk ėshtė askund tjetėr nė Evropė.

GURI SYLAJ
04-12-10, 15:33
Nime ,ne Kushtetute, si eshte 29 Nentori?
A eshte dite feste a jo ?
E nese eshte dite feste mua me duhet me e terhjeke kritiken e edhe murrizi arsyetimin .
Ata vetem se e paskan rrespektu Kushtetuten ....me siguri jan frigu nga Gjykata Kushtetuese!!

GURI SYLAJ
04-12-10, 15:52
"Dita e Pavarėsisė sė Kosovės ėshtė 17 shkurti, kurse 28 Nėntori, sipas ligjit, ėshtė festė memoriale, kurse flamuri shqiptar, ėshtė vetėm njė suvenir, ndonėse Ligji mbi simbolet i Kosovės e parasheh edhe pėrdorimin e njė flamuri tė dytė, flamurit kombėtar, siē cilėsohet. Shqiptarėt e ish-Jugosllavisė e kanė bartur nga Shqipėria enveriste qasjen ideologjike (staliniste) tė interpretimit tė kombit dhe shtetit, pra edhe tė simboleve kombėtare. Prandaj, nė memorien e tyre ėshtė skalitur mendėsia se tė gjithė shqiptarėt e kanė njė komb dhe njė flamur."( Halil Matoshi)



Keti shkrimi te Halil Matoshit do i kishte lakmi secili teoricient qe me vetedije dhe me deshire mbrone bashkim -vllaznimin dhe Jugosllavine multi etnike.
Pa dasht me debatu rreth ketyre mbetjeve nostalgjike une do te shtroj vetem nje pyetje;
Perderisa serbet dhe greket e djegin kete flamur kush duhet te behet mburoje e tij dhe te krenohet me te? Nese jo Shqiptaret atehere kush !??
E kam fjalen per shqiptaret jo per kosovaret.
Pa keqkuptim .Une nuk jam kunder kosovareve por ne kete rast per mua kosovaret jan njejte sikur mirditoret apo edhe camet !

4peace
04-12-10, 16:59
***

Normal, nese e shikojme drejt dhe bazohemi ne Kushtetuten e Ahtisarit dhe, si rrjedhoje, ai qe feston 17. Shkurtin, diten e palljes, ai duhet ta festoje 29. Nentorin e jo 28. Nentorin.

28. Nentori eshte feste e huaj, e nje shteti diku larg nesh (ne Mars apo Venere)
Me te njejtin rast, vitin e kaluar, ka shkruar i njejti Mutusa Halil...

...por ja qe po harrojne disa, me shpesh se sa duhet...

E kam hasur dhe po e hasi gjithnje e me shume nje keqkuptim e qe eshte bere shprehi neper pacavrat tona...
E kam fjalen per vellazerim-bashkimin. Vellazerim-bashkimi eshte jo vetem ide e natyrshme por edhe ide hyjnore. Asgje te keqe nuk ke ne te. Para se gjithash neso kjo ide nuk eshte e imponuar...
...ashtu sic na eshte imponuar multietnicitetit.
Asnje shtet ne bote, me perberje te popullsise deri 25% te tjere, nuk quhet shtet multietnik, pos Kosoves, e cila ka perberje nen 10%. Dhe, cka eshte me e keqja, kjo perqindje (nen 10%) ka te drejte vetoje.

Sic kam thene edhe disa here me heret:
Do t'ia degjojme dalengadale zerin "violines" (koncesioneve te bera prej Rambujese e deri ne Vjene, rezultat i se ciles jane edhe flamuri, kushtetuta, festat "kombetare", hymnet...) se Nastradinit
***