PDA

View Full Version : Cili ėshtė flamuri qė u ngrit nė Vlorė mė 28 nėntor 1912


Lapsi
29-11-10, 18:13
Cili ėshtė flamuri qė u ngrit nė Vlorė mė 28 nėntor 1912
Niko Kotherja

Ende sot, nė ditėn e 98 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė kombėtare, pas rreth njė shekulli tė kėsaj ngjarjeje, nuk ėshtė sqaruar problemi i simbolit kuqezi tė shqiptarėve: cili ishte flamuri qė u ngrit nė Vlorė mė 28 nėntor 1912, nė ballkonin e shtėpisė sė Xhemil bej Vlorės? Shumė kujtime, shkrime e dokumenta i referohen kėsaj pjese interesante dhe tė pazbuluar derimė sot tė historisė sė shtetit shqiptar. Nga reliket e kėsaj ngjarje madhore historike, deri mė sot ka mbėrritur vetėm pena me tė cilėn delegatėt kanė firmuar aktin e shpalljes sė pavarėsisė kombėtare. Dokumenti origjinal – ēertifikata e lindjes sė shtetit shqiptar – dhe flamuri kuqezi i ngritur atė ditė, sot nuk gjenden. Tė parin e ka ruajtur nė arkivin e tij personal Lef Nosi dhe pas arrestimit dhe vrasjes sė tij nė vitin 1945, fati i atij akti nuk dihet se ku mund tė ketė pėrfunduar. Ndėrsa, flamuri sipas rrėfimeve, mundet tė
jetė djegur nga plaēkitjet qė u bėnė nė Vlorė, pas vitit 1913. Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, atėhėrė hulumtimi pėr nxjerrjen nė dritė tė simbolit kuqezi, qė vulosi pavarėsinė kombėtare bėhet i pamundur. Kohė pas kohe, studiuesit dhe gazetarėt janė ngacmuar jo pak herė nga kėrshėria e zbulimit tė kėtij simboli, janė pėrpjekur tė nxjerrin nė dritė ndonjė dokument, apo citim. Sot, nė 98 vjetorin e Pavarėsisė, botohet njė pėrmbledhje e disa dokumentave origjinale, qė trajtojnė temėn e flamurit, nga personazhe tė cilėt kanė marrė pjesė drejtpėrsėdrejti nė ngjarjen kombėtare. E ēuditshme ėshtė sesi me anė tė shkrimeve tė tyre, tė cilat po jepen kėtu, kėta personazhe, qė kanė marrė pjesė bashkė nė ditėt e pavarėsisė, pas vitesh kundėrshtojnė njėri-tjėtrin nė ēėshtjen e flamurit. Nė ditėt e 25 vjetorit tė pavarėsisė, nė nėntor 1937, shpėrtheu njė polemikė midis
ish-luftėtarėve tė lėvizjes pėr ēlirim kombėtar pėr kėtė temė. Bile, Kristo Floqi, duke dashur qė tė pėrgjigjej me fakte dhe materiale origjinale pėr temėn e flamurit, nuk gjeti kompromisin e gazetave tė kohės nė Tiranė dhe nuk arriti dot tė botojė kujtimet dhe shkrimet e tij pėr flaurin e Vlorės. Por, u pėrpoq qė kėto t’i nxjerrė nė njė boshurė mė vete. Kėtu mė poshtė, po rendisim disa nga variantet mė ineresante, ku pretendohet sjellja e flamurit pėr t’u ngritur nė Vlorė mė 28 nėntor 1912.

Varianti i parė:
“Nė verėn e vitit 1911 zonja Marigo me pretekstin se do tė mjekohej shkoi nė ishullin e Korfuzit dhe aty takohet me mjaft pėrfaqėsues nacionalistė tė kolonive shqiptare qė ishin mbledhur nė ishullin grek (...) Midis kėtyre ishin edhe pėrfaqėsues tė Amerikės tė dėrguar nga shoqėria “Besa-Besėn”. Kėta posaēėrisht patrioti Kola me tė vėllanė Thoma Katundi i dorėzuan zonjės Marigo njė flamur tė qėndisur nė ar e nė mėndafsh qė me gjithė shtizėn dhe njė shkabė tė ēeliktė qė kishte kushtuar 140 dollarė. Zonja Marigo kthehet nė Vlorė me flamurin e veshur nė trup nėn tesha, nga frika se mos ja gjenin rojtarėt e doganės. Njė vit mė vonė kėtė flamur zonja Marigo ja dhuroi plakut tė Vlorės Ismail Qemalit pėr t’a ngritur mė 28 nėntor nė ballkonin e shtėpisė sė Xhemal beut.” (Arkiv i autorit. Biografi e Marigo Posio (Poēi), faqe 5.
Varianti i dytė:
“Shumė patriotė kanė tė njėjtin mendim si Kol Rodhja, Kristo Floqi, Lef Nosi, Shefqet Daji, Qemal Karaosmani, Hamza Isai, e Ymer Radhima, se flamurin kombėtar tė ngritur nė Vlorė mė 28 nėntor 1912 ėshtė pikturuar nga vetė dora e zonjės Marigo sipas modelit tė shqipes sė vizatuar nga dom Mark Vasa me Petro Fotografin. Kėtė hipotezė e mbėshtet edhe shėrbėtorja qė zonja Marigo ka mbajtur gjatė gjithė jetės pranė vetes sė saj, Thina Ferra quhej. Ajo me gojėn e saj ka pohuar te bashkėkohėsit e saj se flamurin qė u ngrit pėr herė tė parė nė Vlorė nga plaku Ismail Qemali e ka pikturuar me bojė tė zezė vetėm Marigoja. Bile cilėson ajo atė flamur unė vetė e kam ngrohur pranė mangallit qė t’a thanja sa mė parė. Shpejt Thinė mė thoshte e njera zonjė sepse Ismail beu e do pėr tashi nė drekė. Flamurin e Amerikės qė solli Marigoja prej Korfuzit iu ėshtė dorėzuar Llambi Bimblit e Kol Rodhes i pa prekur
kur kėta po niseshin pėr nė Korēė. Flamurin qė bėmė ne cilėson Thina nuk ėshtė krejt i kuq por nė bojė tė specit (copė kjo qė u ble tek tregėtari i quajtur Diamant). (Arkivi i autorit. Po aty.)

Varianti i tretė:
“Bejlerėt e Vlorės thoshin se kėtė flamur ua kishte falur atyre don Aladro Kastrioti (...)” (“Marigo Posio” Zeko Braho, Tiranė 1990, faqe 19.)

Varianti i katėrt:
Revista “Hylli i Dritės” shkruan se Ismail Qemali duke ardhur prej Vjene u ndal nė Kotorr dhe atje “Lec Shkjezi, qė kishte flamuj gjifar masat, i dha njė flamur tė thjeshtė, kund dy metra tė gjatė, mbasi i pat thėnė plaku: nuk dua as tepėr tė madh, as tepėr tė vogėl.” (“Hylli i Dritės”, nr. 11, viti 1937.)

Varianti i pestė:
Patrioti korēar Thoma Iftica, veprimtar i shoqėrive patriotike nė Amerikė, bashkėthemelues i shqoėrisė “Besa-Besėn” bashkė me Fan Nolin e Kristo Dakon, nė shkrimin e autobiografisė sė tij, shkruan se: “Nė vitin 1911 sė bashku me njė grup shokėsh Ndreko Ēipi, Zenel Kamenica, Qerim Panariti, Miēe Bardhi, Llambi Mushka u kėthyem nė atdhe me qėllim pėr tė lėftuar kundra armikut dhe njėkohėsisht neve suallmė dhe flamurin e parė qė u ngrit nė atdheun tonė mė 1912 nė Vlorė prej Ismail Qemalit nėpėrmjet vojtjesh dhe kontrollesh tė mėdha.” (Thoma Iftica nė autobiografinė e tij, faqe 1.)

Varianti i gjashtė:
Spiridon Ilo dhe tė tjerė tregojnė se grupi qė u nis nga Rumanija pėr shpalljen e pavarėsisė kishte marrė me vehte edhe flamurin qė do tė ngrinin (edhe llogjika e pranon se ata nuk mund tė niseshin pėr tė ngritur flamurin kur flamurin nuk e kishin me vehte). Kjo dokumentohet me fjalėt qė Spiridoni i ka thėnė djalit tė tij Vangjo Ilo “Flamurin qė pėrgatitėm nė Bukuresht unė e kam mbajtur nė gji qė nga Bukureshti deri nė Vlorė dhe pastaj pasi e valviti Ismail Qemali unė e mbėrtheva nė parmak me sqepar.”

Varianti i shtatė:
Spiridoni me flamurin qė kishte me vete shkoi pėr tė bujtur tė shtėpia e Marigo Posios, meqė ajo ishte kushėrira e parė e tij (nėnat motra). Marigoja i qendisi flamurit thekėt e verdhė pėr ta bėrė ashtu siē e botoi dhe Spiridoni nė kartolinėn e vitit 1920.

Varianti i tetė:
Eqrem bej Vlora nė kujtimet e tij, shkruan se flamuri qė u ngrit mė 28 nėntor 1912 ishte flamuri i shtėpisė sė tij dhe Ismail Qemali dha urdhėr qė tė merrej ai flamur pėr t’u ngritur nė ballkonin e shtėpisė sė tij.

Varianti i nėntė:
Nga gazeta “Kolonja” (dhjetor 2001, nr. 8, faqe 5) lexojmė: “Asim Dika ishte ai qė mori flamurin e qendisur nga motrat Qiriazi dhe ia shpuri Ismail Qemalit nė Vlorė pėr ta ngritur nė 28 nėntor.

Varianti i dhjetė:
Nė librin e tij “Patriotismė e nacionalismė”, patrioti Kristo Floqi flet pėr flamurin e ngritur nė Vlorė nė nėntor 1912, tė dhėna tė cilat ai i ka konsultuar edhe me tė vėllain, juristin patriot Thanas Floqi, i cili si delegat i Korēės mori pjesė nė kuvendin e Vlorės dhe firmoi dokumentin e pavarėsisė. “Kėtu duhet pėrmendur edhe njė zonjė patriote korēare, zonja Marigo Pozio, e cila pregatiti me duart e saja e hartoj me mjeshtėri flamurin e parė qė valoj nė Vlorė, qė ju dha Shqiptarėve sihariqin e ēpalljes tė indipendencės sė tyre. Kjo pregatiti edhe disa flamurė tė tjerė pėr zyrat e ndryshme shqiptare tė Vlorės dhe ju ndihmoj sa mundi nisiatorėve tė ēpalljes sė vetėqeverimit, ashtu si tjetėr herė, pa u kursyer, ju kish ndihmuar komiteteve tė ndryshme dhe kryengritjeve shqiptare.” (“Patriotismė e nacionalismė” Kristo Floqi, Tiranė 1928, faqe 51.)

Varianti i njėmbėdhjetė:
Njė dokument shumė interesant rreth ēėshtjes sė flamurit ėshtė gjetur sė fundmi. Ėshtė njė letėr e patriotit veteran Kol Rodhe, i cili flet pėr flamurin e nėntorit 1912. Kėtu mė poshtė jepet e zbardhur e gjithė letra e Rodhes dhe fotografi e letrės origjinale me shkrimin e tij:

“

Lapsi
29-11-10, 18:14
Berat mė 13-XI-934
Fort i dashur mik,
Dėshiroj tė jini mirė si edhe unė mirė jam.
Si e dini Z. Juaj, vjet nė muajin Kallnur (janar-shėn.im-N.K.), kujtoj, bashkatdhetari jim z. K. Kirka ka sjellė prej Amerike Flamurin i cili ėshtė ngritur prej tė ndyerit Ismail Qemalit nė Vlorė me rastin e parė tė shpalljes sė Indipendencės Shqiptare. Atė Flamur, z. Kirka ja pat dhėnė zotit Kotta dhe ky ja ka dorėzuar L.M. Tij Mbretit, i cili ka thirur Ministrin e Arėsimit, zotni Ivanaj dhe ja ka dhėnė me urdhėr qė, sė bashku me njė pėrshkrim historik tė tij t’a vendosė nė Muzeumin Kombėtar.
Pra Z. Ivanaj u interesua tė mėsojė se kush do ish ay qė i dinte historinė ati Flamuri, dhe zotni Kotta i pat thėnė qė “ay Flamur ėshtė sjellė prej Amerike prej meje, mė 1911”, dhe z. Ministėr mė thiri nė zyrė e, massi i pėrshkrova gojarisht gjith historinė, m’a tregoj Flamurin. Zoti Ministėr m’u lut qė t’i bėnja njė pėrshkrim me gjith hollėsirat dhe t’ja dėrgoja, tė cilėn e bėra pas nja dy javėsh dhe ja dėrgova.
Z. Ministėr mė tha se, pėr tė shpėnė atė Flamur nė Muze e lypte nevoja qė tė shpiesh me nderimet e merituarshme, ku do tė ndodhesh edhe unė.
Por pėr fat tė keq nuk u bė kėshtu, dhe nuk di pėrse. Vetėm mė shkon nga mendja qė “kėshtu i bėjmė punrat ne”.
Sidoqoftė, tashi marr vesh se Ministri, pėr ceremonit e duhura, Flamurin ja ka dėrguar Muzeumit Kombėtar. Por nuk e di se a jua dėrgoj edhe pėrshkeimin q’i patta dėrguar unė sė kėtejmi apo vetėm Flamurin?
Pra nė qoftė se ju ka dėrguar Flamurin edhe historin’ e tij do ish mirė qė me rastin e ditės sė 28 Nėntorit tė festonte nė pėr Tiranė po ay Flamur, dhe historia e tij tė shtypeshe nė libėrza tė vogla tė cilat tė shpėrndaheshin atė ditė pėr kujtim, ose tė paktėn historia e tij tė botoheshe nė fletorte e Tiranės. Pėr ndryshe nė qoftė se dikushi ka pretendime tė tjera, tė mė dorėzohet historia, dhe unė do t’a botoj qė tė pėrpiqen mendimet e tė tjerėve, me gjith qė e ndyera atdhetare, Marigo Pozio (e cila ja dorėzoj kėtė flamur tė ndyerit Ismail Qemalit) nuk rron sot qė t’a dėshmojė.
Me kėtė rast ju sjell nė dije qė xhufkat e kėti Flamuri i kam gjetur nė Korēė tė sjella nga Odesa e Rusisė.
Lutemi pra kini mirėsinė interesoheni dhe mė njoftoni.
Nė miqėsi
Kol Rodhe.”

Kėto janė disa nga variantet interesante tė cilat pretendojnė se trajtojnė informacionin e vėrtetė rreth ēėshtjes sė flamurit kombėtar tė nėntorit 1912. “Zbulimet” e tjera tė kohės sonė, se analizat kompjuterike kanė nxjerrė nė dritė flamurin e Vlorės, nuk duhen besuar, sepse nuk ka asnjė provė tė flamurit tė ditės sė pavarėsisė, e cila mund tė konsultohej pėr tė gjetur flamurin origjinal. Duke u besuar shumė kujtimeve dhe pohimeve tė delegatėve tė pavarėsisė nė Vlorė, se momenti i ngritjes sė flamurit ėshtė fiksuar nė celuloid nga Petro Fotografi. Nėse studiuesit arrijnė tė gjejnė kėtė material fotografik, tė munguar deri mė sot, besoj se do tė arrihet zbardhja e sė vėrtetės pėr flamurin kuq e zi, pėrmasat dhe formėn. Gjithsesi, materiali qė na afron mė shumė me flamurin e pavarėsisė, tė ngritur nė Vlorė mė 28 nėntor 1912, besohet tė jetė kartolina me flamur, e botuar dhe
pėrgatitur nga Spiridon Ilo nė Nju Jork nė vitin 1920. E besueshme, sepse Ilo ka qenė vetė pjesė e ceremonisė sė ngritjes sė flamurit dhe nga tė vetmit qė na ka dhėnė njė pamje tė tij. Kėtė ai e shtypi edhe nė beze, pėr ta shpėrndarė nėpėr kolonitė e shqiptarėve jashtė atdheut.

Kodra
29-11-10, 20:57
**********
**********
**********

Nėntėdhjetėetetė vjet e njė ditė u bėnė qė Flamuri Kuq e Zi valon krenar nė Zemrat Shqipėtare, valon krenar nė Shpirtin Shqipėtar.

Flamuri i Kuq me Shqiponjėn dy krerėshe ka kuptimin e Fushės sė gjakuar nga gjaku i trimave shqipėtar, tė cilėt nuk kursyen as pikėn e fundit tė gjakut tė tyre pėr tė mbrojtur shqipėtarėt kudo qė ishin.

Shqiponja dy krerėshe, fluturon mbi kėtė fushė duke mbrojtur gjakun e derdhur tė dėshmorėve e njėkohėsisht duke ruajtur kėtė gjak nga armiqėt e huaj dhe nga hijenat vendore.Shqiponja e zezė dy krerėshe tregon edhe tė zezėn qė mund ti zė ata qė mundohen tė njollosin kėtė gjak.

Pra, i nderuari Lapsi le tė sillet ēfarėdo dokumenti i fshehur apo i montuar nga dikush, pėr shqipėtarin e vėrtet bie poshtė.

Nė shkrimin e sjellur nga ti mė ra nė sy qė gati nė ēdo paraqitje,dyshim, pėrmendej Zonja Marigo!!!

Vetė dyshimi i Niko Kotherja, tregon se ai dėshiron tė vėjė veten nė ballina tė ndryshme. Nuk e din as vete se ē'dėshiron, ēfarė domethėnie ka kuq e zi apo cili ishte Flamuri i ngritur nė Vlorė!!!!



Kodra

Makresh
29-11-10, 21:42
Mos ti ngelin hatri askujt per keto qe po i postoj, sidomos Kodres qe eshte inat-zi.


Heraldika e principatave te Arbnit, te shekujve XII - XV

Shumica e principatave pretendente per kuroren mbreterore te Arbnit kane qene jeteshkurtera dhe vasale te perandorive te kohes, perandori te cilat i shfrytezonin keto principata per ta mbajtur politikisht te dobet elementin etnik vendor, per te vjelur ar dhe ushtare nga andej. Keto principata kane qene ne lufte te perhershme kunder njera-tjetres, ne sherbim te sovraneve te tyre te huaj dhe ne dem te popullit pasardhes te ilireve, maqedoneve dhe epiroteve. Gjuha e administrates se tyre kurre nuk u be shqipja (arbnishtja) dhe ne vend te saj perdoreshin serbishtja, greqishtja, latinishtja dhe ndonje gjuhe tjeter e kohes. Njera prej ketyre principatave -ajo e Nimanajve- madje e nderroi karakterin etnik dhe i vuri bazat e komb-formimit serb, duke e ndertuar edhe nje perandori.

Ne kohen e acarimit te Krizes Lindore ne vitet '70 te shekullit te XIX, disa nga shqiptaret e Gegnise e perdoren flamurin e Thopiajve si simbol kombetar. Mirepo per aresye politike, me sponsorim te Perandorise Habsburge dhe te diaspores arbereshe, e me vone edhe te asaj vllaho-shqiptare ne Rumani, u vendos qe si simbol i Levizjes per shkeputje nga Perandoria Osmane te behej Shkaba dhe hero mitik te behej figura e Skenderbeut.

Nje ide per adoptimin e Shkabes si simbol shteteror te Shqipnise na e jep njeri nga protagonistet e shpalljes se pavaresise ne Vlore, Eqrem Bej Vlora:

<< Njė javė pas kthimit tim nė Vlorė, ēova Murat bej Toptanin dhe Hydaj efendin tek Ismail Qemali, duke iu lutur tė mė kthente flamurin qė i pata huajtur. Mė premtuan tė ma kthenin atė menjėherė, sapo zonja Marigo Posjo (njė atdhetare e madhe demokrate, por qė i pėlqente reklama) ta kishte qepur e qėndisur flamurin e ri. E pra, mė 28 nėntor kryeobjekti i ditės, flamuri si simbol i pavarėsisė, me atė pakujdesin tipike shqiptaro-lindore ishte harruar. Pėr mė tepėr shumica nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush mė pėrpara as e kishte parė, as e kishte mbajtur. Askush nė Vlorė nuk kishte flamur nė shtėpi. Shtetformuesit ranė nė hall dhe vėshtruan njėri-tjetrin tė hutuar.
Atėherė ngrihet miku im Hydai efendiu dhe thotė se nė dhomėn e gjumit tė Eqrem beut varet nė mur njė flamur shqiptar, i futur nė njė kornizė tė bukur. Dhe pyeti se a mund tė merrej pa qenė aty i zoti? Ismail beu i dha leje dhe kėshtu flamuri qė dikur don Aleandro Kastrioti mė kishte dhuruar solemnisht nė Paris, shtegtoi nė konakun fqinj dhe ra nė duart e Ismail beut, i cili ia dorėzoi Murat bej Toptanit, me porosinė ta varte jashtė, ndėrkohė qė vetė qėndronte nė dritare. Mijėra njerėz u mblodhėn nė sheshin para shtėpisė dhe nė kopėsht, duke brohoritur “rroftė, rroftė “ edhe pse shumė prej tyre nuk e kuptonin edhe aq se ē’po bėhej. Mė vonė kur unė nė ditėt festive tė shpalljes sė pavarėsisė si shtet i lirė dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar nė ballin e shtėpisė sonė, disa kosovarė tė mirė mė thanė: “Shumė mirė e bėtė ju tė diturit qė ngritėt flamurin e babė Kralit (pra tė perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka mė se ē’tė na bėjė as serbi i poshtėr, as malazezi morracak. Kur pyeta se ku e kam parė shqiponjėn e zezė m’u pėrgjigjėn krenarisht : “Tek ushtarėt e babė Kralit, nė Pazarin e Ri”. Por natyrisht, pati edhe tė tillė si njė farė Haxhi Muhamet efendiu, njė klerik i rėndėsishėm e fanatik nė Vlorė dhe ithtar i fortė i tim eti, i cili shprehej me zemėrim se Ismail beu kishte zgjedhur njė korb si simbol tė Shqipėrisė sė lirė. (Ah ta kishte bėrė Shqipėrinė Syria beu, ankohej ai,- tani do tė kishim nė flamur syret e bukura tė kuranit. Po ē’mund tė presėsh tjetėr nga Ismail beu, qė ka e kaluar tė gjithė jetėn nė vendin e frėngjve?)! Kur ia rrėfeva historinė Ismail beut, ai qeshi me tė madhe, por edhe mė kėrcėnoi me gisht se do t’i tregonte hoxhės qė flamurin nuk e kishte gjetur ai, por unė! >>

Besi:)
29-11-10, 23:59
Flamuri Kombetar ėshtė ai Flamur qe as Shkau ska mujt me na hjek e Hashim Thaci e ka hjek veq per me hyp en qeveri...!

Pom dhimet jeta e disa qe kan luftu per ket flamur, se do qe i qujne Hero e i mbrojne familja e tyne kta matrepaz , as ata sum dhimen...!

Lapsi
30-11-10, 09:31
**********
**********
**********


Pra, i nderuari Lapsi le tė sillet ēfarėdo dokumenti i fshehur apo i montuar nga dikush, pėr shqipėtarin e vėrtet bie poshtė.



Kodra


I ndruari Kodra, shkrimin qe kam postuar e kam marre prej nje gazete te Shqiperise. Edhe pse e kam postuar, nuk do te thote se per cka do qe shkruhet aty them "AMIN". E postova per te vetmin qellim, te hapin debat. Do te jap mendimin personal per kete ceshtje

Suelaa
30-11-10, 17:40
Flamuri esht dhe ka qene Kuq e Zi, me shqiponjen dykrenash, qe asht qendisur me dore nga nje goce.

Murgesha
30-11-10, 20:11
Flamuri esht dhe ka qene Kuq e Zi, me shqiponjen dykrenash, qe asht qendisur me dore nga nje goce.


Shuj se qysh na kan dal do pseudohistorian neti sahora edhe keti flamuri ja qesin ndoj ngjyre te gjelber a te kaltert :wink:

Kodra
30-11-10, 20:14
I ndruari Kodra, shkrimin qe kam postuar e kam marre prej nje gazete te Shqiperise. Edhe pse e kam postuar, nuk do te thote se per cka do qe shkruhet aty them "AMIN". E postova per te vetmin qellim, te hapin debat. Do te jap mendimin personal per kete ceshtje



**********
**********
**********


I nderuari Lapsi, nuk e di se pėr ēfarė debati ke fjalėn!!!

Nėse mendon tė hapim debat mbi,rreth Flamurit, atėherė shtrohet pyetja se a mos dyshon ti personalisht nė Flamurin Kuq e Zi?

Mendimi im ėshtė se, Shqipėtarėt nuk kanė nevojė pėr njė debat tė tillė.


Kodra

Guri i madh
30-11-10, 20:18
Flamuri esht dhe ka qene Kuq e Zi, me shqiponjen dykrenash, qe asht qendisur me dore nga nje goce.



ehhh nga nji goc e gjeta goca llapjane e paska qendis

Lapsi
30-11-10, 21:04
**********
**********
**********


I nderuari Lapsi, nuk e di se pėr ēfarė debati ke fjalėn!!!

Nėse mendon tė hapim debat mbi,rreth Flamurit, atėherė shtrohet pyetja se a mos dyshon ti personalisht nė Flamurin Kuq e Zi?

Mendimi im ėshtė se, Shqipėtarėt nuk kanė nevojė pėr njė debat tė tillė.


Kodra


Kodra, kur shfaqen dokumente atehere duhet te merremi me to, jane apo jo te verteta. (kete e mendoja)

Artisti
04-12-10, 21:53
Gjatė tėrė kohės sė ekzistimit ta patėn mėri,u munduan tė tė njollosin, u munduan tė tė zhdukun, eh moj Shqipe dykrenare, armiqėt vendor bėnė gjithė kėtė Mund tė tė mposhtin, eh moj Shqipe dykrenare, ke qenė e rrezikuar nga "bijtė" tu, eh moj Shqipe dykrenare edhe pas 98 vitesh nuk largohen nga qėllimi i tyre famėkeq, kėrkojnė debate tė krisura, pakicė janė.


Jeto Shqipe Dykrenare




Tė duam me krenari
tė kemi nė shpirt shqipe
mos u brengos pėr atė mėri
sepse tė mbron shumica


Artisti

Lapsi
07-12-10, 22:52
Shqipja do te jetoje sikur qe jetoi edhe atehere kur artistet nuk ishin ngjitur ne skene, por ishin futur birave te miut...dhe me pas luanin nje rol qe e luajn edhe sot, rolin e homoseksualeve dhe leshojn ze, iu mohoen te drejtat

Zanzi/M
08-12-10, 21:09
Temat pa lidhje duhet te mbyllen dhe sigurisht atehere kur tema nuk ndez debatin qe dikush ka pritur.