PDA

View Full Version : E trishton pa-pergjegjesia e Zyrtareve Kosovare


Arb
30-11-10, 15:45
Ambasadorin norvegjez e trishton papėrgjegjėsia e disa zyrtarėve kosovarė

Publikuar: Sot, mė 30 nėntor 2010
http://www.kohaditore.com/repository/images/Kvale-int4_4.jpg




Prishtinė, 30 nėntor - Ambasadorit tė Norvegjisė nė Kosovė, Sverre Johan Kvale, i ka ardhur “nė majė tė hundės” papėrgjegjėsia e zyrtarėve kosovarė.
Njė projekt i njė shkolle tė ndėrtuar nė Skenderaj i ka marrė aq shumė energji dhe e ka zhgėnjyer aq shumė, saqė ka vendosur tė flasė publikisht dhe tė shprehė mllefin, pėr ato qė ai i ka vlerėsuar si papėrgjegjėsi dhe paaftėsi e zyrtarėve kosovarė.
Diplomati norvegjez, nė njė intervistė pėr “Kohėn Ditore”, ka shpjeguar se si shkolla nė Skenderaj, pėr ndėrtimin e sė cilės janė dhėnė miliona euro nga Smbasada norvegjeze, nuk ėshtė ende funksionale dhe po zvarritet me muaj tė tėrė, vetėm e vetėm sepse Komuna e Skenderajt nuk i ka mundėsuar qasjen nė rrjetin e energjisė elektrike, ujėsjellėsit dhe kanalizimit.
Ai ka thėnė se pėrgjegjėsi pėr kėtė ēėshtje ka kėrkuar edhe nga komuna e edhe nga ministri i Arsimit, Evnver Hoxhaj, por nga ta vazhdimisht ka marrė vetėm premtimin se do tė bėhet.
Sipas kėtij diplomati, pėrvoja e ka mėsuar se nė Kosovė dhe nė Ballkan se herė tė tė thonė “s’ka problem”, duhet pasur kujdes tė veēantė, sepse atėherė vėrtet ka problem.
Ambasadori flet edhe pėr problemet e Kosovės me korrupsionin. Sipas tij, Norvegjia si njėri nga mbėshtetėsit mė tė mėdhenj financiar tė Kosovės, me rreth 17 milionė euro nė vit, do tė ketė kujdes nė projektet qė i financon nė tė ardhmen. Ai tregon edhe se si ky ka qenė projekti i parė ku kanė mundur tė shohin konkretisht nėse diēka po realizohet apo jo, sepse ka qenė projekt infrastrukturor.
“Jam ngopur nga papėrgjegjėsia, andaj vendosa tė flas me ju”, i ka thėnė “Kohės Ditore”, nė fillim tė kėsaj interviste ambasadori Sverre Johan Kvale
Norvegjia e ka financuar ndėrtimin e dy shkollave nė Kosovė. Njė nė Malishevė dhe njė nė Skenderaj. Janė projektet mė tė mėdha qė vendi im i financon nė Kosovė dhe nė tėrė Ballkanin. Kėto janė mė shumė se shkolla, quhen edhe qendra tė kompetencės (qendra tė profesionalizimit v.j). Ideja pėr ndėrtimin e tyre ėshtė prezantuar nga Ministria e Arsimit. Ne jemi ofruar qė t`i ndėrtojmė dy shkolla nga shtatė sa mendoj se do tė jenė gjithsej nė gjithė Kosovėn. Ministria i ka zgjedhur vendet pėr kėto dy qė i kemi financuar ne. Njėrėn kanė zgjedhur qė tė ndėrtohet nė Malishevė e tjetrėn nė Skenderaj. Ne kemi qenė nė gjendje qė t`i ndėrtojmė kėto dy shkolla pėr mė pak se njė vit. Kėto shkolla janė aq moderne sa do tė habiteni nga niveli i lartė i tyre. Kėso shkolla nuk ka ndoshta as nė vendin tim. Ėshtė njė investim i madh. Problemi ėshtė se ne kemi njė marrėveshje me tė dyja komunat edhe me atė tė Malishevės e edhe me atė tė Skenderajt, ku ato marrin pėrgjegjėsinė qė dy objekteve tė ua ofrojnė qasjen nė energji elektrike, ujėsjellės dhe kanalizim. Nuk mund ta kesh njė shkollė pa kėto. Komunat e kanė ditur se duhet t`i kryejnė kėto punė qė nga tetori i viti tė kaluar. Dhe, edhe pse kemi pasur qindra takime me ministrin e Arsimit e edhe me Komunėn e Skenderajt, ende nė kėtė ndėrtesė (shkollėn nė Skenderaj v.j.), nuk kemi as rrjet tė energjisė elektrike, as tė ujėsjellėsit dhe as tė kanalizimit. Si pasojė e mungesės sė kėtyre, fėmijėt do tė humbin njė vit shkollor. Jam i shqetėsuar me kėtė papėrgjegjėsi. Kjo ėshtė njė dhuratė nga populli i Norvegjisė pėr Kosovėn. Jam i zhgėnjyer qė tė shoh se nuk ka interesim tė autoriteteve kosovare edhe ndaj njė investimi tė huaj. Kjo mė trishton.
Ne e kemi bėrė tenderimin. Ne e kemi ndėrtuar shkollėn. E vetmja pėrgjegjėsi qė ka pasur komuna ėshtė qė tė ofrojė qasjen nė rrymė, kanalizim dhe ujėsjellės. Asnjėrėn nga kėto nuk e ka bėrė. Shkolla ėshtė teknikisht e gatshme, pėrveēse nuk e ka qasjen nė kėto shėrbime.
Pėr tė dyja shkollat, sqaron ambasadori norvegjez, janė dhėnė 13 milionė euro e gjysmė. Shkollat janė plotėsisht tė gatshme. Ėshtė paguar pėr gjithēka nė mėnyrė qė ato tė funksionojnė. Kėto shkolla janė dhuratė e popullit tė Norvegjisė pėr popullin e Kosovės si tėrėsi. Krejt ēfarė duhet bėrė ėshtė qė tė hapen dyert dhe tė fillojė pėrdorimi i shkollės, por natyrisht se u duhet edhe uji, kanalizimi dhe energjia elektrike.

Ambasadori Kvale shton se nuk ka ndonjė indikacion, se ka ndonjė tendencė korrupsioni, sepse ne e kemi mbikėqyrur nga afėr ndėrtimin e shkollave. Aty nuk ka pasur korrupsion. Besoj se mėnyra mė e mirė pėr ta karakterizuar kėtė ėshtė paaftėsia.
Kvale po ashtu bėn dallime midis sjelljes sė zyrtarėve vendorė nė Skėnderaj e Malishevė. Pėr kėta tė fundit thotė “Ata janė shumė mė mirė. Do tė thotė kritikat e mia nuk janė pėrgjithėsuese. Komuna e Malishevės i ka kryer obligimet.”

Norvegjia ka qenė mbėshtetėse e Kosovės edhe para se ju tė bėheshit shtet. Ne kemi dhėnė para pėr Kosovėn. Ne jemi njėri nga shtet e para qė e ka njohur Kosovėn shtet. E kemi hapur njė Ambasadė tė plotė kėtu, dhe jemi tė vendosur qė tė ndihmojmė Kosovėn edhe vitet e ardhshme. Ka njė simpati tė madhe pėr Kosovėn nė Norvegji. Fakti qė ka qenė njėra nga pjesėt me tė varfra tė ish-Jugosllavisė, dhe se ka pasur luftė na jep arsye qė tė ndihmojmė. Nė baza vjetore ndihma pėr Kosovėn ėshtė 16.16 milionė euro. Do tė thotė me mė shumė se 146 milionė euro kemi ndihmuar Kosovėn. Kjo na bėn njėrin nga donatorėt mė tė mėdhenj bilateral nė Kosovė, thotė ai. (mė gjerėsisht nė numrin e sotshėm tė “Kohės Ditore”.

Oqeani
30-11-10, 16:04
E trishtojme njerezimin ne !

GURI SYLAJ
30-11-10, 16:06
Po !
Ka plotesisht te drejte sepes kete e kam provu ne kurrizin tim ne komunen afer Skenderajt me nje projekt qe nuk ka qene milionesh por i mjaftueshem per me e pa per se afermi papergjegjesine ,mosinteresimin bile edhe perbuzjen e atij qe deshiron te te ndihmoj!!
Objekti ,per te cilin e kam une fjalen ,qe ne vitin e pare te ndertimit eshte mbushe me lageshti dhe nuk besoj qe eshte funksional as sot!
Nuk kisha dasht qe nje fat te tille ta kete edhe kjo shkolle.
Ishte nje zhgenjim i thelle dhe nje humbje edhe e dy donacioneve tjera!
Vertete eshte per te ardhur keq per ata udheheqes !!!

Oqeani
30-11-10, 16:11
Ne nuk deshirojme investime - por para ne dore qe te ndertojme vete - e me pas te shkarravisim si te dojme !

Guri i madh
30-11-10, 18:17
po qfar investimesh tek ne njerzit ma te pa njerz i kena ne institucione


ani ne skenderaj aj samia xhenazes qefinin ja vjedh se jo paret per shkolla