PDA

View Full Version : Nė arkivat britanike zbulohet vula e “Lidhjės se Prizrenit


Guri i madh
12-12-10, 13:23
Nė arkivat britanike zbulohet vula e “Lidhjės se Prizrenit”

Publikuar: E shtune, mė 27 shkurt 2010
http://www.koha.net/repository/images/27vula4.jpg

Zbulohet nė arkivat britanike njė dokument i rėndėsishėm pėr historinė e Shqipėrisė, i cili tregon vulėn e parė tė pėrdorur nga Lidhja e Prizrenit.
Dokumenti me referencė FO-195/1382, qė mban daten 2 Maj 1881, ėshtė gjetur disa ditė mė parė nga studjuesi Bejtullah Destani nė arkiven qendrore tė Londrės, raporton Top Channel.
I shkruajtur nė osmanisht nga Lidhja e Prizrenit dokumenti i adresohet, ambasadorit britanik ne Stamboll, i cili mė pas ja ka kaluar kėtė letėr ministrit tė Jashtėm.
Nėpėrmjet kėsaj letre Lidhja e Prizrenit i kėrkon ambasadorit britanik nė Stamboll tė mbėshteste duke ndėrhyrė, nė qeverinė Otomane pėr njohjen e katėr vilajeteve me emrin Arnautlik.
“I nderuar zoti minister. E dėrgoj kėtė letėr nė vemendjen tuaj pasi mė duket shumė interesante”, thotė ambasadori George Goschen, nė letrėn e tij shoqėruese dėrguar ministrit tė Jashtėm, Earl Granville.
Studjuesi Bejtullah Destani e ka komentuar gjetjen e kėtij dokumenti si me njė rėndėsi tė madhe historike pasi pėr herė tė parė nėpėrmjet tij, shihet vula e parė e pėrdorur nga Lidhja e Prizrenit.
Sipas tij, kjo vulė nuk ėshtė pėrmendur apo botuar mė parė.
I pyetur si mundi ta zbulojė kėtė dokument Destani tha:“Gjetja ndodhi tejet rastėsisht nė momentin kur po shikoja njė dosje qė kishte tė bėnte me Vaso Pashen” .

Lapsi
12-12-10, 16:30
SQARIM
Vula e “Lidhjes sė Prizrenit” e "zbuluar" nga historiani (studioi shkencat politike) Bejtullah Destani ėshtė identike, pėrkatėsisht e njėjta vulė qė e ka botuar orientalisti Iljaz Rexha. Pėrmbajtja e vulės sė "zbuluar" nga Destani ėshtė: "Xhem'ijjeti ittihadijje-i Prizren" qė d.m.th. “Lidhja e Prizrenit”, respektivisht pėrkthyer fjalė pėr fjalė: "Shoqata e Lidhjes sė Prizrenit" apo: “ Shoqata e Bashkimit tė Prizrenit". Destani nuk flet pėr tekstin e vulės sė “zbuluar”. Dokumenti i evidencuar nga Destani, sa shihet nga datimi, ėshtė i datuar “3 nisan 97” qė i pėrgjigjet datės 15 prillit 1881, sipas kalendarit tonė dhe ka gjasa tė jetė identik, (ose version) me dokumentin e botuar nga I. Rexha. Dokumenti anglez ėshtė prezantim i mėvonshėm. Kjo vulė ėshtė vėnė nė dokumentin e botuar nga I. Rexha nė librin: “Lidhja e Prizrenit nė dokumente Osmane”, Prishtinė, 1978, fq. 121-123, kurse faksimili osmanisht dok. nr. 60. Tė dy kėto dokumente, sa shihet nga kaligrafia janė shkruar nga e njėjta dorė, por duket se kanė pėrfundim tė ndryshėm (pėr saktėsi mbėshtetem nė mendimin e orientalistėve: N.Krasniqi e S.Mehmeti, tė cilėt e bėnė edhe leximin e vulės). Shumė studiues e kanė quajtur dokument i dalė nga dora e Myderriz Ymer Prizrenit.

Pėr hir tė realitetit shkencor, tekstin e “Vulės” sė “zbuluar” nga Destani, e ka deshifruar Iljaz Rexha, por jo saktėsisht, por mė shumė me pėrngjasim tė funksionit qė ka pasur kryesuesi i “Lidhjes sė Prizrenit” - Myderriz Ymer Prizreni. I. Rexha tekstin e vulės "Xhem'ijjeti ittihadijje-i Prizren" e shqipėroi: “Komiteti Qendror i Lidhjes sė Prizrenit", qė, shikuar nga aspekti funksional, nuk bartė me veti ndonjė gabim material, ndaj, e kam pėrfillur pa hezitim, nė disa pėrqasje shkencore (i mbėshtetur edhe nė shtypin kroat) si dhe nė studimin historiografik: Myderriz Ymer Prizreni- Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinė, 2003,364-370. Vėrtet, dokumentin qė mbanė vulėn e “zbuluar” nga Destani, e kanė pėrmendur shumė historianė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, duke u mbėshtetur edhe nė ekstrate tė dokumentit osman nė gjuhėn gjermane. Edhe ata e konsiderojnė si dokument tė “Komitetit Qendror tė Lidhjes sė Prizrenit", por nuk flasin pėr vulėn. Dihet se Myderriz Haxhķ Ymer Prizreni, Kryetari i parė dhe i vetmi i Shqipėrisė Etnike (Natyrore) “memorandumin” e 15 prillit 1881 e shkroi dhe ua dėrgoi, pėrpos Instancave mė tė larta Perandorake Osmane (version mė tė gjerė), edhe pėrfaqėsive diplomatike tė Fuqive tė Mėdha tė Evropės nė Stamboll. E gjejmė tė botuar, si dokument nė gjuhėn gjermane botuar shqip nga: S. Pollo- S. Pulaha: Akte tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, Tiranė, 1978, 120-122.

Besoj se kjo mjafton pėr tė sqaruar tė vėrtetėn pėr rizbulimin e “Vulės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit”, me urimet me tė sinqerta pėr punė shumė tė vyera qė po bėnė Zotėri Bejtullah Destani!

Prof.Dr.Muhamet Pirraku

Prishtinė, 1 mars 2010