PDA

View Full Version : Deshire ne pleqeri...

natyra
03-02-11, 04:12
(Sipas nje letre te Gabriel Garcķa Mįrquez)E perkthyer ne gjuhen shqipe...
Neqoftese jeta s'do te kishte fund* do te mendoja se te qenit I vdekur eshte perjetesi dhe do te falja cdo mesazh nga nje cope jete e panjohur.Do te humbisja aty ku kisha deshire dhe do te thoja cdo fitim te humbjes.Do ti jepja vlere te shemtuares dhe sendeve si dicka per te cilen ekzistojne vertet. DO te jetoja me realitetin dhe do te enderroja po aq shume por duke ndenjur me sy hapur ne driten e henes.Do te doja te flisja kur te tjeret te heshtin*te punoja kur te tjert lodheshin*po aq sa do te rrija zgjuar nderkohe qe te tjeret flinin.
Neqoftese Zoti do te me dhuronte nje cope realiteti per te ardhmen*jo nje deshire*do ta vendosja ne nje cope jete ku do te vihesha thjesht si I pamekatuari e do te studioja thjeshtesine time.Pastaj mbi trendafil do te vendosja petalet e pafajshme te skuqura nga rrezet e diellit mbi buzet e mia*si buzet e mia…
EH! O Zot!Neqoftese do te mundja te ktheja qelizat e vdekura ne nje derrase *atehere do te
kuptoja sesi mund te gdhendej nje pjese dhimbjeje ne zemren e lemuar*e po atehere do te shpresoja per te dale dielli.Pastaj mbi yjet do te pikturoja endrren e pafajshme *figuren e Mona Lizes* nje poezi te Lermontovit dhe nje muzike te Bethovenit nga e cila do te dilte muzika me e bukur per dashurine e jetes* qe ta thote nje zemer qe eshte dashuri.
Do te derdhja lot mbi karafilat*per te ndier melankoline*e pastaj do te ndieja mbi xham trokitjen e pikave te shiut qe do te puthnin ngadale lotet e mi mbi petalet e karafilit.
Zoti I te gjitheve…neqoftese do te kisha nje cope jete rinore* nuk do te pushoja se theni njerzve ti japin lumturi sa me teper moshes se paharruar*dhe tu thosha se jane te dashurit e mi lumturia ime.Do ti shpjegoja cdokujt se jeta na le gjithmone ne sfida dhe hipoteza mendimesh*qe lene me pas njeres qe braktisin cdo gje per faj te nje ideje te cmendur qe do te ndryshonte rrenjesisht te ardhmen.Te moshuarve do tu tregoja se vdekja eshte perjetesia dhe qe pleqeria ndoshta eshte nje ure ndermjet nesh dhe nje rinie ne boten e pertejme.Kam mesuar kaq shume gjera prej gjithe ketyre njerzve*mesova se te besosh do te thote te perjetosh lumturine*mesova se bota ime eshte vetem nje: do te dashuroja pafundesisht*po aq sa do te kuptoja se njerzit I duhet te duan.Por do te doja te flisja edhe me te mencurit* ku midis tyre imagjinata ka te drejten me te madhe per te bindur njerzit*ku arsyeja kame shume per te bertitur dhe ku nuk mund te vendose cmimin e gjerave.Do te doja te pranoja gjithe ato dite qe kam jetuar*e qe neser do te ngelen si hapa te harruar*mbi nje stilolaps qe shkruan sot.
Zot! Do te doja te te falenderoja per nje deshire pleqerie qe ringjall ndoshta njollat e fundit te kesaj jete*se neser do te ndodhem I shkrire ne varrin qe do te mbulojne gjethet e geshtenjes.
**
Uroi te ju pelqen leximi...e pse jo te shtoni dhe komente lidhur me temen*(pa dalur jashte teme)..Jufalemnderit

me respekt
Natyra.

LOJETARI
03-02-11, 10:26
E nderuara natyra*
Mua mė duket se kėtė letėr* pėrkthimi e paska qit jashta koordinatave tė origjinalitetit .Po tė mos ishte i shkruar me lart emri i autorit *do tė besoja qė kėtė letėr e ka shkretue ndonjėra nga antėtaret e FD-sė nė orėt e vona tė natės .......

lovely
03-02-11, 10:44
Kukulla

nėse Zoti pėr njė moment do tė harronte
qė jam kukull lecke
dhe tė mė jipte njė copėz jetė
ndoshta nuk do tė thoja gjithcka qė mendoj*
por definitivisht do tė mendoja gjithcka qė do e thoja.
Do t`i vlersoja gjėrat
jo pėr vlerėn qė kanė
por pėr domethėnien e tyre.
Do tė flija pak* ėndėrroja mė shumė*
e di se pėr cdo minutė qė i mbyllim sytė*
humbasim 60 sekonda drite.
Do tė shetisja kur tė tjerėt sillen kot*
do zgjohesha kur tė tjerėt janė nė gjumė
Do t`i dėgjoja kur tė tjerėt flasin
oh si do e shijoja njė akullore tė cokollates.
Nėse Zoti do mė dhuronte njė copėz jetė*
unė do vishesha thjeshtė*
do tė hudhja veten barkas nėn diell
ekspozuar jo vetėm trupin tim
por edhe shpirtin tim.
Zoti im* nėse do kisha zemer*
do tė shkruaja urrejtjen time nė akull
dhe do prisja tė dal dielli..
Me ėndrrėn e Van Gogh do tė shkruaja ne yje
njė poemė tė Benedetti-t
dhe njė kėngė e Serrat-it do tė ishte
serenatė e hėnės.
Me lotėt e mia do i ujisja lulet
tė ndiej dhimbjen e gjembave tė tyre
dhe puthjen mishėrore tė petaleve tė tyre
Zoti im* sikur tė kisha njė copė jetė..
Nuk do lejoja tė kaloj njė ditė e vetme
pa ua thėnė njerzve qė dua;
iu dua
Do tė bindja cdo burrė ose grua
qė ata janė tė preferuarit e mi
dhe se unė do jetoj
nė dashuri
me dashuri.
Do ia vėrtetoja njerėzimit
se sa shumė gabojnė kur mendojnė
qė ata nuk dashurojnė mbas mplakjes
duke mos e ditur
se ata mplaken kur ndalojnė sė dashuruari
Femijėve do u jipja krahė
por do i lejoja tė mėsojnė tė fluturojnė vet.
Tė moshuarve do u tregoja se
vdekja nuk vjen me moshėn
por me harresėn.
Kam mėsuar aq shumė nga ju njerėz..

Kam mėsuar se tė gjithė dėshirojnė tė jetojnė
ne majė te malit
duke mos e kuptuar qė
lumturia e vėrtetė
qėndron gjatė ngjitjes sė shpatit..
Kam mėsuar se kur njė i posalindur
shtrėngon gishtin e babit
nė grushtin e tij tė vogėl*
ai e ka bėrė atė pėr vete pergjithmonė.
Kam mėsuar se njeriu ka tė drejtė
tė shikojė poshtė nė tjetrin
vetėm atėherė kur do i ndihmojė tė ngritet lart pėrsėri.
Kam mėsuar aq shumė nga ju
por sė fundmi
pjesė e madhe e diturisė
do mbetet e pashfrytėzuar
sepse kur ata tė mė fusin
brenda nė valixhe
fatkeqėsisht do tė vdes.

Leter lamtumirese shkruar nga Gabriel Garcia Marques kur kuptoi se kishte kancerin..

natyra
07-02-11, 17:52
Gjeta diku kte leter te Markesit meqense eshte shkrimtari im i preferuar e solla ktu..
Gabriel Garsia Markes ishte shkrimtar Kolumbian i cili fitoi cmimin "Nobel" ne letersi vitin 1982. Ka disa vjet qe ai eshte larguar nga jeta publike per shkak te problemeve shendetesore* shkrimi i meposhtem perben leter lamtumire drejtuar shokeve te tij disa dite para se ai te vdes nga Kanceri.

"Miqte e mi Lamtumire"!
"Sikur Zoti te haronte per nje moment qe une jam nje dordolec i ndrequr me rrecka dhe te me dhuronte nje cope jete mbase nuk do thosha te gjitha ato qe po mendoje* por sigurisht do mendoja te gjitha ato qe po them.
Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren e tyre por per domethenien e tyre.
Do fleja pak* do enderoja me shume* sepse cdo minute qe mbyllim syte humbim gjashtedhjete sekonta drite. Do vashdoja kur te tjeret do ndalonin* do zgjohesha kur te tjeret do flenin. Do degjoja kur te tjeret do flisnin dhe sa do e shijoja nje akullore cokollate!
Nese Zoti do me jepte nje cope jete* do vishesha thejsht* do shtrihesha perball diellit* duke lene pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin tim.
Zoti im* nese do mundesha do shkruaja urejtjen time mbi akull dhe do prisja de dilte dielli.
Do pikturoja me nje ender te Van Gogut mbi yje nje poezi te Benedetit dhe nje kenge te Sheratit. Do ishte serenata qe do i dhuroja Henes.
Do ujisja me lotet e mi trendafilat* qe te ndjeje dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyrekuqe nga fletet e tyre.
Ah Zoti im* sikur te kisha nje cope jete... nuk do leja te kaloje as edhe nje dite pa thene te njerezit qe dashuroje se i dashuroje. Do beja cdo bure dhe grua te besojne se jane njerezit qe dua dhe do dashurohesha me "dashurine". Te njerezit do tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne te dashurojne kur plaken* pa kuptuar se plaken kur ndalojne te dashurojne.
Femijes se vogel do i jepja pende* por do e leja te mesoje vet si te fluturoje.
Pleqve do i tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por "haresa"*.
Mesova kaq gjera nga ju njerezit...
Mesova se te fjithe duan te jetojne ne "majen e malit"* pa kuptuar se lumturia e vertet ndodhet ne menyren qe zbret "faqen e pjeret".
Mesova se kur femija e porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel* per here te pare* gishti i babait te tij e roberon pergjithmone.
Mesova se njeriu ka te drejte ta shofi tjetrin nga larte* vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet.
Jane kaq shume gjerat qe munda te mesoje nga ju* por vertet nuk do hyne ne pune* sepse kur do me mbajne te mbyllur brenda ne kete valixhe fatkeqesisht* do jem duke vdekur.
Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone ate qe mendon.
Nese do e dija qe sot do ishte hera e fundit qe do te shihja duke flejtur* do te perqafoja forte dhe do i lutesha Zotit qe te behesha roja i shpirtit tend.
Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te shihja te dalesh nga dera do te perqafoja dhe do te jepja nje puthje dhe do te therisja prape qe te te jape dhe te tjera.
Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do degjoja zerin tend* do magnitofonoja cdo fjale tenden* qe te mundesha ta degjoje perseri dhe perseri.
Nese do e dija qe keto jane momentet e fundit qe te shikoje do te thosha "te dashuroje" dhe do supozoja jo-llogjikisht se e dije qe me pare.
Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep dhe mundesi te tjera qe ti bejme gjerat sic duhet* por neqoftese bej gabim dhe na mbetet vetem " e sotmja"* do doja te te them se sa shume "te dua" dhe se kurre "nuk do te haroje".
E nesermja nuk eshte e sigurt per askend* si i ri si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe shef njerezit qe dashuron . Prandaj mos prit me* beje sot* sepse nese e nesermja nuk vjen kurre* sigurisht do pendohesh per diten qe nuk gjete kohe per nje buzeqeshje* nje perqafim* nje puthje dhe ishe shume i zene per te realizuar nje deshire te fundit te tyre*.
Mbaj ata qe dashuron pran vetes* thuaji duke murmuritur se sa shume i ke nevoje* dashuroji dhe sillju mire* gjeje kohen ti thuash "me vjen keq"* "me fal"* "te lutem"* "faleminderit" dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di.
Asnjeri nuk do te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta. Kerko nga Zoti fuqine dhe zgjuaresine t'i shprehesh. Trego te shoket e tu domethenien e tyre.
Dergo kete mesah te ata qe do.
Nese nuk e ben sot* neser do jet si dje. Dhe nese nuk e ben kurre* s'ka problem. Fillo te besh realitet enderat e tua. Tashti eshte moementi i duhur."

Ps..Respekt per lexuesit qe din rregullat e forumit...Jufalemnderit!

Natyra.

natyra
07-02-11, 18:02
Gabriel Garcķa Mįrquez (Gabriel Garsia Markez i njohur edhe si Gabo)* shkrimtari i njohur kolumbian lindi mė 6 mars tė vitit 1927 nė Aracataca* njė fshat i vogėl pranė maleve tė Karaibeve kolumbiane. Ai ishte djali i Gabriel Eligio Garcķa dhe Luisa Santiaga Mįrquez Iguarįn.
Gabriel Garcia Markez jep autograme nė Kubė
Nė atė periudhė dėshtoi shoqėria United Fruit* qė deri nė atė kohė kishte mbajtur ekonominė nė rajon nė njė nivel mjaft tė mirė nėpėrmjet kultivimit tė bananes. Si nė ēdo familje tė asaj krahine edhe nė atė Mįrquez gjendja financiare ishte nė pėrkeqėsim tė vazhdueshėm* kėshtu qė Gabrile sė bashku me prindėrit u transferua nė shtėpinė e gjyshėrve tė tij nė Riohacha.

Tetė vjetėt e para tė jetės sė Markezit kaluan qetėsisht* tė mbushura me historitė magjike tė gjyshes Tranquilina Iguarįn dhe tregimet epike tė gjyshit Nicolįs Ricardo Mįrquez Mehija* nė shtėpinė e tė cilit dėgjoi historinė e masakrės sė plantacioneve tė bananes* ku u vranė mbi 100 njerėz* qė mė pas u varrosėn nė njė varr masiv. Nga goja e gjyshit dėgjoi bėmat e jashtėzakonshme tė gjeneralit Rafael Uribe Uribe* protagonist absolut i Luftės Njėmijė Ditore (1899-1902)* njė nga ngjarjet mė tė rėnda dhe mė tė pėrgjakshme nė historinė e Kolumbisė.

Ne 1935 humbi gjyshin dhe kjo ngjarje ndikoi shumė nė gjendjen shpirtėrore tė 12 vjeēarit Mįrquez* i cili njė vit me pas shkon nė Barrankija pėr tė studiuar nė shkollėn San Hosé. Mė 1942 u transferua nė Zipaquirį pėr tė pėrfunduar gjimnazin. Ne moshėn 20 vjeēare fitoi tė drejtėn e studimit nė Universitétin e Bogotį* dega drejtėsi. I mėrzitur nga jeta e pėrshpejtuar e kryeqytetit kolumbian dhe nga i ftohti i krahinės se Andeve* Gabriel mbyllej nė dhomėn e tij ku lexonte kryeveprat e autorėve me tė mėdhenj latinė dhe spanjisht-folės. I mahnitur nga letėrsia* filloi tė shkruante duke braktisur studimet.

Megjithė pasionin e madh pėr librat Mįrquez ishte njė nga ata qė vuanin situatėn e Kolumbisė qė po kalonte njė periudhė ku dhuna ishte gjithnjė e pranishme. Me 9 prill 1948* filloi e famshmja El Bogotazo* e njohur si treditėshi i dhunės nė kryeqytet* qė pėrfundoi me vdekjen e drejtuesit libéral Jorge Eliecer Gaitįn. Gjatė atyre ditėve tė pėrgjakshme disa njerėz hynė nė apartamentin e tij dhe dogjėn gjithēka. Mįrquez vendosi tė shkonte nė Kartagjenė ku gjeti punė si redaktor e mė pas si reporter pėr gazetėn "El Universal".

Ne 1949 vendosi tė rikthehej nė Barrankija* ku filloi tė punonte si gazetar dhe u bashkua me “El Gruppo de Barranquilla”* qė pėrbehej nga tė rinj qė kishin pasion letėrsinė. Njė vit mė pas publikoi nė faqet e gazetės "El Espectador" tė Santa Fésė njė tregim me titull "La tercera resignación". Nė vitin 1952* mbaroi sė shkruari romanin e tij tė parė* “La hojarasca” (pėrkthyer shqip si Gjethurinat) dorėshkrimin e tė cilit e dėrgoi nė Argjentinė. Pas tre javėsh nė pėrgjigjen qė i erdhi shkruhej qė mund tė merrej me ēdo gjė pėrveē se me letėrsi.

Mė 1955 fitoi ēmimin e parė nė njė konkurs* ku konkurroi me tregimin "Un dķa después del sįbado" (Dita pas sė shtunės). Falė dhuntive tė tij narrative* Garcķa Mįrquez nė njė hark kohor mjaft tė shkurtėr u bė njė nga emrat mė tė rėndėsishėm tė gazetarisė kolumbiane. Intervistat* artikujt dhe opinionet e tij ishin tė mirėpritura nė ēdo redaksi. Te gjitha punimet e tij deri nė 1956* u publikuan si njė libėr i vetėm me titull "Relato de un nįufrago"* qė trazoi skenėn politike nė vend pasi aty trajtoheshin trafiqet e drogės nėpėrmjet detit. Qėndrimi i Markezit ndaj kėtij fenomeni gjeti aprovimin e popullit* por provokoi keqas politikanėt.

Nė nėntor 1956 drejtori i gazetės "El Espectador"* pėr tė cilėn punonte Markez* mori urdhėr nga disa qeveritarė qė tė pushonte nga puna shkrimtarin. Nga miqėsia e ngushtė dhe respekti i madh* drejtori vendosi ta dėrgonte nė Zvicėr* ku do tė punonte si reporter pėr gazetėn e tij. Edhe pas falimentimit qė ndodhi njė vit me pas* Markez vendosi tė qėndronte nė Zvicėr. Gjatė jetės nė Evrope* ai vizitoi shumė qytete tė famshme tė kontinentit tė vjetėr sė bashku me mikun Plinio Apuleyo Mendoza. Udhėtimi nė fjalė shėrbeu si frymėzim pėr tė shkruar "90 dķas en la cortina de hierro". Mė 1958* pas njė qėndrimi nė Londėr* Garcķa Mįrquez u kthye nė Amerikė* pėr t’u vendosur mė pas nė Venezuelė.

Nė Barrankija* u martua me Mercedes Barca* me tė cilėn pati dy fėmijė* Rodrigo (lindur nė Bogotį nė 1959) dhe Gonzalo (lindi nė Meksiko nė 1962). Mė 1961 u transferua nė New York ku filloi punėn si korrespondent i Prensa Latina. Kėrcėnimet e vazhdueshme nga ana e CIA-s dhe kubanezėve e shtynė tė transferohej nė Meksikė. Mė 1967 realizoi kryeveprėn e krijimtarisė se tij “Cien ańos de soledad“ (pėrkthyer shqip si Njėqind vjet vetmi)* njė libėr qė shėnon kulmin e tė ashtuquajturit realizėm magjik. Mė 1974 dolėn nė treg “Ojos de perro azul” dhe "El otono del patriarca" (Vjeshta e patriarkut)* dy veprat mė komplekse tė krijimtarisė sė tij* njė metaforė e gjerė mbi vetminė* mjerimin si pasojė e pasurimit.

Nga viti 1975* Mįrquez jetoi midis Meksikės dhe Kartagjenės* Havanės e Parisit. Mė 1982* u vlerėsua me ēmimin Nobel pėr Letėrsinė. Mė 2002 publikoi vėllimin e parė tė Vivir para contarla (Tė jetosh pėr tė treguar)* ndėrsa dy vjet mė pas veprėn e tij tė fundit* tė paktėn deri tani Memorias de mis putas tristes (pėrkthyer nė shqip nga Mira Meksi me titull Kujtim kurvash tė trishta). Aktualisht Gabriel Garcķa Mįrquez jeton nė Mexico Disctricto Federal nė Meksikė* ku shkruan autobiografinė e vet dhe lufton kancerin limfatik. Ndėr veprat e tij me tė mėdha pėrmenden Dashuri nė kohėrat e kolerės* Kronikė e njė vdekjeje tė paralajmėruar dhe “Njėqind vjet vetmi” e cila ėshtė pėrkthyer nė shqip nga i madhi Robert Shvarc* Gjenerali nė labirintin e tij* Erendira etj. Veprat e Markezit nė shqip i kanė pėrkthyer Ramiz Kelmendi* Veton Surroi* Aurel Plasari* Mira Meksi e Robert Shvarc.

natyra
07-02-11, 18:04

Kerkoi falje*per postim te ngjajshem*ishte gabim teknik.
respekt...N.

natyra
07-02-11, 18:10
Tituj tė veprave

Njėqind vjet vetmi* (Cien ańos de soledad)
Vjeshta e patriarkut* (El otońo del patriarca)
Histori e Miguel Litinit* ilegal nė Kili * (La aventura de Miguel Littķn clandestino en Chile )
Kolonelit s’ka kush t’i shkruajė* (El coronel no tiene quien le escriba)
Kronikė e njė vdekjeje tė paralajmėruar* (Crónica de una muerte anunciada)
Gjethurinat* (La Hojarasca)
Njė histori me paskuinė (La mala hora)
Dashuri nė kohėrat e kolerės* (El amor en los tiempos del cólera)
Gjenerali nė labirintin e tij* (El general en su laberinto)
Erendira
Mbi dashurinė dhe demonė tė tjerė* (Del amor y otros demonios)
Historia e njė kidnapimi* (Noticia de un secuestro)
Kujtim kurvash tė trishta* (Memorias de mis putas tristes)
Njėmbėdhjetė tregime piligrime* (Doce cuentos peregrinos)

natyra
07-02-11, 18:14
Markez* novelisti i paarritshem

Ne fjalimin e shkurter qe mbajti kur i dorezuan cmimin prestigjioz "Rómulo Gallego"* per vepren e tij "Njeqind vjet vetmi" Gabriel Garcķa Mįrquez tha se "gjithnje kishte besuar se shkrimtaret nuk jane ne kete bote per te marre cmime..."* dhe se "cdo cmim eshte nje rrezik per ta". Por ne te vertete kur ai botoi historine magjike te Macondo* cdo gje u kthye per te ne nje denim* dhe ai gjithnje e me shume filloi te fliste per vetmi te tmerrshme; dhe kjo ishte vetmia e suksesit te cilen ai e pershkruan :"e keqja me e madhe qe mund t'i ndodhe nje njeriu qe nuk ka ndjeshmeri per suksesin ne letersi* dhe per me shume kur ai jeton ne nje kontinent te pamesuar me suksesin* eshte te botoje nje roman qe shitet si salcicet. Ky eshte rasti im. Une nuk kam dashur kurre te shnderrohem ne nje spektakel* urrej televizionin* kongreset e letersise* konferencat dhe jeten intelektuale".

Por per te ende nuk kishte mberritur me e keqja.

Ne kthese e priste cmimi Nobel me gjithcka qe ai mban mbi vete. Dhe e gjitha kjo per nje burre te ndrojtur* nje kitarist te mire* qe gdhinte netet sa sedentar aq dhe nomad* qe asnjehere nuk di te firmose mbi nje leter te bardhe (autografet i vendos vetem mbi libra) dhe qe kurre nuk i pelqejne udhetimet me avion sepse shpirti mberrin mbas trupit. "Jam nje nga qeniet me te vetmuar qe kam njohur* dhe nje nga me te trishtuarit* megjithese duket e pabesueshme kur edhe ne kulmin e gezimit i kam syte te trishtuara"* eshte shprehur ai. Macondo i "Njeqind vjet vetmi"* atehere ishte nje fshat me 20 shtepi* ndertuar ne nje breg lumi me uje te kthjellet* qe rridhte mbi gure te bardhe dhe te medhenj si vezet parahistorike.

Si per t'i dhene emer te gjitha ketyre gjerave lindi me 6 mars te 1927 Gabriel Garcķa Mįrquez* nje nga 16 femijet e nje punonjesi poste ne Aracataca(Kolumbi). Ne ate vit Luis Buńuel kishte realizuar Un perro andaluz dhe Federico Garcķa Lorca kishte botuar Romancero gitano. Federico kishte thene : "Shkruaj qe te me duan". Disa vite me vone* Garcķa Mįrquez do te shtonte dhe pakez: "Shkruaj qe te me duan me shume miqte e mi"* permes se ciles linte te kuptonte se miqesia per te ishte nje dhunti si letersia dhe po keshtu ishte dhe revolucioni kuban* edhe kenget e Rolling Stones edhe Bolero.

Per miqesine Gabo ka nje koncept mafioz* te cilin ai vete e ka pohuar : "Thone qe une jam nje mafioz* sepse kuptimi im i miqesise eshte i tille sa qe rezulton pak si i gangstereve: nga njera ane miqte e mi dhe nga ana tjeter pjesa tjeter e botes* me te cilen kam pak kontakt". Ai qe ka shume gjera per te cmuar* cmon se nuk ka humbur dy ose tre miq ne jeten e tij te gjate. Me i njohuri eshte ndoshta Mario Vargas Llosa* djali i dyte i te cilit mban emrin e tij* Gabriel.

Mes miqve te Gabo-s figurojne disa nga emrat me me influence te planetit. Eshte proverbiale miqesia e tij e vjeter me liderin kuban* Fidel Castro* nje miqesi qe shkon me larg. Ai e ruan fort besnikerine ndaj komandantit dhe revolucionit kuban* pa ju bere vone se shume intelektuale dhe artiste qe nje dite e mbeshteten fort revolucionarin e Kubes* perfunduan si renegate te ceshtjes se tij marksiste.

Por Gabo njeh gjithashtu gazetarine* te cilen e ka ndare me letersine gjate te gjithe jetes se tij. Vetem ajo* sipas tij* i ka dhene ndergjegjen politike* nje ndergjegje politike qe e ka cuar gjithnje ne azil politik* dhe qe e ka bere te figuroje ne listat e zeza te Departamentit te Emigracionit te SHBA* pavaresisht se eshte shkrimtari hispan me i lexuar dhe pavaresisht se eshte doctor honoris causa i Universitetit Columbia (Nju Jork).

Megjithese e urren pushtetin ai ka lidhje me kryetaret e shteteve dhe kryeministrat e gjysmes se botes. Jo rralle here ben rolin e ndermjetesit mes njerit dhe tjetrit. Kur 100 vjet vetmi mbushi 30 vjet* Organizata e Shteteve te Amerikes organizoi nje takim me Presidentin Klinton.

Nga botimi i vepres se tij me emblematike qe me pas mori Nobelin ne Letersi ne 1982* ka mundesi qe ai te jete shkrimtari me i perkthyer* me i lexuari* me me influence dhe me i famshem i shekullit te XX ; ndoshta edhe nje nga me te pasurit.

"Njeqind vjet vetmi" eshte perkthyer ne me shume se 35 gjuhe te botes dhe llogaritet qe gjate 40 viteve te legjendes se tij te jene shitur me shume se 40 milione kopje. Romani mitik i Garcķa Mįrquez doli ne drite ne 30 maj 1967 nga Shtepia Botuese Sudamericana ne Buenos Aires* nje nga shtepite botuese me prestigjioze ne Ameriken Latine. Tirazhi i pare ishte 8.000 kopje* qe Gabos iu duk nje ekzagjerim* por qe mbaruan per 15 dite. Nje botim i dyte prej 10.000 kopjesh e la shtepine botuese pa leter ...(!) dhe per gati dy muaj ne Ameriken Latine nuk flitej gje tjeter vecse "Njeqind vjet vetmi"* nderkohe qe njerezit nuk mund ta blinin ate ne librari.

Garcķa Mįrquez kishte botuar deri atehere* "Syte e qenit blu"*"Gjethurinat"* " Koloneli nuk ka kujt ti shkruaje" etj* libra te cilat ishin zhdukur nga tregu i librit per shkak te kerkesave te medha; ishte nje shkrimtar i njohur ne qarqet e letersise. Jetonte me gazetarine dhe shkruante ne te gjitha gjinite : interviste* artikuj* opinion* kronike* reportazh* investigim...

Ai ishte gazetar i El Espectador te Bogotase* i derguar special ne Europe dhe korrespondent ne Nju Jork i Prensa Latina* agjencia e lajmeve kubane. Ai bile arriti te drejtonte ne Meksike dy revista roze* pikerisht kur ishte gati per te filluar redaktimin e vepres se tij mjeshterore. Ne Paris ai njohu gjithashtu edhe burgun. Nje nate policia e ngaterroi me nje algjerian dhe perfundoi ne nje rajon policie. Por kjo eksperience i sherbeu per te hyre ne kontakt me Frontin e Clirimit Kombetar te Algjerise. Ne Meksike i mbrojtur rreptesisht nga nje grup miqsh* Gabo mundi te mbyllej ne vetvete per gjate 18 muajve per te rikrijuar boten magjike te femijerise se tij.

Historia e librit te tij me te famshem "Njeqind vjet vetmi"* fillon ne mars te 1952 kur Gabo udhetonte me nenen e tij ne Aracataca* fshati i tij i lindjes. Ndoshta kur u ndodh perballe germadhave te asaj shtepie te madhe dhe shume te trishtuar* ku kishte kaluar vitet e para te jetes se tij me nje moter qe hante dhe* nje gjyshe qe percaktonte te ardhmen dhe te nje gjyshi qe e torturonte hija e nje njeriu qe kerkonte ta vriste* pikerisht atehere ai ndoshta mendoi per here te pare te linte pas boten poetike te femijerise se tij. Nga ajo dite* Macondo* filloi te marre trup dhe jete ne mendjen e tij. Hija e gjyshit te tij nga nena* kolonel Nicolįs Ricardo Mįrquez Mejķa* figura me e rendesishme e jetes se tij* e ndihmonte qe te administronte cdo gje me te cilen ai do te fillonte te ngrinte boten e tij magjike.

Garcķa Mįrquez ka thene shume here: "Eshte shume e veshtire qe ne romanet e mia te mos gjesh gjekafshe qe nuk ka lidhje ne realitetin". Dhe realizmi i tij eshte magjik sepse eshte real. Do te ishte udhetimi ne Aracataca me nenen e tij* kur ndjeu gjithe vetmine e Amerikes Latine dhe kur kuptoi se kishte mberritur momenti qe te mbyllej me fantazmat e tij per te krijuar Macondo. Muaj me vone Gabo do te dilte nga vetmia ne sukses. Por ja qe* pavaresisht suksesit* ajo (vetmia) vazhdon dhe vazhdon ta ndjeke. Eshte nje vetmi me te cilen ai bashkejeton prej 41 vjetesh. Ndoshta do te jete kjo vetmi cmimi qe Gabriel Garcia Marquez duhet te paguaje per pavdekesine.