PDA

View Full Version : Zahir Pajaziti


Hajra
07-02-11, 17:11
LETĖR ZAHIRIT TIM

Me rastin e pėrvjetorit tė vrasjes sė Zahir Pajazitit

E hėne 31 Janar 2011 8:41 Zahiri im!
Ndoshta nuk do tė doje qė letrėn ta filloja me “ndoshta” sepse njerėzit qė vdesin pėr tė jetuar* frymojnė larg mjegullave tė dyshimit dhe kjo fjalė qė gjithnjė shpreh njė dyshim apo hamendėsim* mungon nė fjalorin e zemrave qė e arrijnė Tė Vėrtetėn dhe jetojnė me Tė. Por* kjo “ndoshta” ėshtė ngulitur nė qeniet tona qė bėhen akull* jo nga ftohtėsia dimėrore e atij janari qė na ndau me ty* por nga pafuqia jonė pėr t’u takuar sėrish me ty ēdo janar. Kjo “ndoshta” ėshtė dhimbja e shpirtit tonė qė shfaqet nėpėrmjet fjalėve sepse tė jetosh hamendėsisht nė prani tė dėshmorėve* domethėnė tė qendrosh nė gjendjen mė tė dhembshme njerėzore. E trishtueshme ėshtė ajo botė nė tė cilėn plagėt dhembin nė prani tė ilaēit. Sikur njerėzit t’i harronin dėshirat* do tė jetonin pa dhimbje* por meqė erdhėm nė botė pėr tė dėshiruar* atėherė edhe dhimbjet tona vazhdojnė tė pėrplasen brenda nesh* edhe pse ato ndryshojnė nga njėra-tjetra ashtu siē ndryshojnė edhe dėshirat. Tė vetmit qė mund tė ngrihen mbi dhimbjet e tyre janė ata qė jo vetėm dinė ēfarė dėshirojnė* por edhe dinė si tė dėshirojnė. Ata qė nuk e kėrkojnė nė botė atė qė bota nuk e ka* janė ata qė i japin botės atė qė asaj i mungon.

Zahiri im!
Malli na ka marrė o vėlla pėr zėrin tėnd me tė cilin dėshmove se kush ka frikė tė vuaj* vuan nga frika. Malli na ka marrė pėr ecjen tėnde me tė cilėn dėshmove se nuk ėshtė koha ajo qė kalon* por jemi ne. E kėrkojmė shikimin tėnd me tė cilin dėshmove se kush dėshiron t’i njohė tė tjerėt para se ta njohė veten* ėshtė i pėrcaktuar tė mos e shoh as veten* as tė tjerėt. I kėrkojmė duart tua t’i shtėrngojmė edhe njė herė* qė tė mos harrojmė se nėse e keqja nuk ndalohet me dorė* mund tė ndalohet me fjalė dhe zemėr* por nė mungesė tė tė parės* dy tė fundit nuk mjaftojnė qė ne tė jemi kėrkues tė denjė tė duarve tua. Por* ne prapė nuk mund tė tė mos kėrkojmė nė rrugėt e zbardhura nga bora e cila ka zbritur edhe nė kėtė janar nė ato shtigje ku ti ke shtegtuar duke dėshmuar se tė humbur nuk janė ata qė gabojnė rrugėn por ata qė pėr gabimin e tyre duan t’i fajsojnė tė tjerėt. Duke harruar se lumturia ėshtė mėnyrė e tė jetuarit* ne e kėrkojmė atė nė tė ardhmen e cila tani ekziston vetėm nė mendjen tonė* njėlloj siē ekziston edhe e kaluara. Nėpėrmjet mendjes i shfaqim edhe dhimbjet e zemrės por ē’e do qė nuk na dhemb mendja* por zemra* o Zahiri im!
Duke hedhur shkronjat nė letėr* ndjej se mė mungon fuqia e fjalėve kur shkruaj pėr ata qė dėshmojnė se jeta nuk matet me ditė por me vepra dhe pastaj s’mė mbetet mall pėr asgjė nė botė* veē bukurisė sė amshueshme tė vdekjes. Sikur tė mos ishte vdekja kaq e bukur* a do tė vdisnin dėshmorėt?
Zahiri im!
Nė pamundėsi tė takohemi* ke shumė tė fala nga shokėt tu qė s’kanė harruar se atdheu ishte i tyre para se ata tė ishin tė atdheut. Ke shumė tė fala nga ata qė s’kanė harruar se buka e ndarė ka pasur shijen mė tė mirė. Shumė tė fala Edmondit dhe Hakifit nga toka qė ėshtė mbushur me shumė plisa qė zbukurojnė kokat dhe pak koka qė zbukurojnė plisat. Ata qė njėmendėsisht e vėnė veten e tyre nė rrezik pėr atdheun* nuk e vėnė atdheun nė rrezik pėr veten e tyre* sepse ata e dinė tė kujt janė dhe kujt do t’i kthehen. Duke menduar kėtė kthim* mė duhet qė pa dashje ta palos kėtė letėr tė pambaruar dhe t’ua dhurojė tė gjithė atyre qė janė pėrmalluar pėr ty qė na flet nga Pafundėsia. Ndoshta do tė takohemi nė njė janar tjetėr o vėlla* kur dhimbjet tona tė jenė kthyer nė gėzime! Mė fal qė letrėn e pėrmbylla me “ndoshta”* Zahiri im!

Fatmir Muja

Hajra
05-05-11, 22:15
8WKf2HTLupI

Zero Cool
09-05-11, 16:15
tU4Rl1M9SLw

Neferta
27-05-11, 11:51
Njė dėshmi e vonuar pėr shokun e vrarė
Hasan Zeneli ėshtė ndėr bashkėluftėtarėt e orėve tė para tė komandantit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės Zahir Pajazitit. Ka marrė pjesė nė aksionet e para kundėr policisė serbe. Thotė se arma e tij automatike ka qenė e para qė ka shkrepur kundėr policisė serbe dhe bashkėpunėtorėve tė tyre. Ėshtė pjesė e aksionit kundėr ish-rektorit serb Radivoje Papoviq.

Por Hasan Zeneli, 12 vjet pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, ndihet i zhgėnjyer. Zhgėnjimi i tij daton qė nga koha e aksioneve tė tij guerile ilegale me Zahirin. Zhgėnjimi i tij vjen e shtohet pas vrasjes sė Zahir Pajazitit, mė 31 janar t vitit 1997. Ndėrkaq zhgėnjimi i tij ka shpėrthyer tash kur i ka plasur zemra dhe me ēdo kusht dėshiron tė zbardhė vrasjen e bashkėluftėtarit e komandantit tė UĒK-sė Zahir Pajazitit.

Hasan Zeneli flet pėr herė tė parė pėr pjesėmarrjen e Zahirit nė ushtrimet ushtarake nė Shqipėri nė vitin 1991, pėr takimet dhe relacionet e Zahirit me Ismet Abdullahun, Azem Sylėn, Nahit Hasanin, Xhavit Halitin, Sali Ēekun, Sokol Bashotėn, Ismajl Sejdiun, Jonuz Zenelin, Agim Makollin, Latif Brajshorin etj.

Hajra
27-05-11, 11:58
Njė dėshmi e vonuar pėr shokun e vrarė
Hasan Zeneli ėshtė ndėr bashkėluftėtarėt e orėve tė para tė komandantit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės Zahir Pajazitit. Ka marrė pjesė nė aksionet e para kundėr policisė serbe. Thotė se arma e tij automatike ka qenė e para qė ka shkrepur kundėr policisė serbe dhe bashkėpunėtorėve tė tyre. Ėshtė pjesė e aksionit kundėr ish-rektorit serb Radivoje Papoviq.

Por Hasan Zeneli, 12 vjet pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, ndihet i zhgėnjyer. Zhgėnjimi i tij daton qė nga koha e aksioneve tė tij guerile ilegale me Zahirin. Zhgėnjimi i tij vjen e shtohet pas vrasjes sė Zahir Pajazitit, mė 31 janar t vitit 1997. Ndėrkaq zhgėnjimi i tij ka shpėrthyer tash kur i ka plasur zemra dhe me ēdo kusht dėshiron tė zbardhė vrasjen e bashkėluftėtarit e komandantit tė UĒK-sė Zahir Pajazitit.

Hasan Zeneli flet pėr herė tė parė pėr pjesėmarrjen e Zahirit nė ushtrimet ushtarake nė Shqipėri nė vitin 1991, pėr takimet dhe relacionet e Zahirit me Ismet Abdullahun, Azem Sylėn, Nahit Hasanin, Xhavit Halitin, Sali Ēekun, Sokol Bashotėn, Ismajl Sejdiun, Jonuz Zenelin, Agim Makollin, Latif Brajshorin etj.


....eeeee nuk eshte e bardhe e bardha qe na servohet, sigurisht qe do te zbardhen shume e shume gjera me kalimin e kohes dhe e verteta do te triumfoi.

Hajra
27-05-11, 13:55
http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/zahiri/singlazeh.jpg (http://static.panoramio.com/photos/original/27205708.jpg)

Hajra
30-05-11, 14:04
http://illiweb.com/fa/empty.gif Zahir Pajaziti (http://agim.poeticforum.com/t6091-zahir-pajaziti#10594)

http://illiweb.com/fa/empty.gif nga Agim Gashi (http://agim.poeticforum.com/u3) prej Wed Oct 14, 2009 11:00 am
http://profile.ak.fbcdn.net/object3/1175/40/n65937524637_4675.jpg

Zahir Pajaziti
Biografia
Zahir Pajaziti u lind nė njė familje bujare nė fshatin Turuqicė tė Llapit mė 1 nėntor tė vitit 1962, ishte fėmiu i pestė i prindėrve Qerim Pajaziti dhe Fatime(Rudari) Pajaziti.

Nga dyert e kėsaj familje kanė dalė ushtarakė qė nė Luftėn e Parė dhe tė Dytė Botėrore. Po ashtu edhe babai i Zahirit, Qerimi ishte pjesėmarrės aktiv nė forcat progresive tė asaj kohe.

Zahiri qė nė fėmijėri ishte rritur nė frymėn e babait tė tij pėr dashurinė ndaj atdheut.

Shkollėn fillore e kreu nė fshatin e tij, kurse tė mesmen, shkollėn e policisė, e regjistroi nė vitin akademik 1976-‘77 nė Vushtrri. Nga shkolla u pėrjashtua me arsyetimin: sjellje tė papranueshme ndaj organit tė shkollės, arsyetim qė pėrdorej zakonisht pėr persona qė kishin pikėpamje tjera nga organi shkollor i asaj kohe.

Nė vitin 1980, bashkė me dy bashkėpunėtorė tė tij, Raif Sfishta dhe Nexhmi Dabinofci kalojnė ilegalisht kufirin e Shqipėrisė dhe pėr kėtė burgosen nė Shkodėr pėr 18 ditė. Pas kthimit nė vendlindje ai burgoset nga policia lokale e Orllanit dhe dėnohet si i mitur me 15 ditė burg.

Pasi qė kreu shkollėn e mesme nė Orllan, Zahiri nė vitin 1981 fillon ndjekjen e mėsimeve nė Fakultetit Filologjik tė Universitetit tė Prishtinės drejtimin e gjuhės angleze. Po nė kėtė vit ai vijon shėrbimin ushtarak pėr 12 muaj dhe nė vitin 1985 e vazhdon atė edhe pėr tre muaj nė Beograd.

http://photos-c.ak.fbcdn.net/photos-ak-snc1/v2275/98/75/1178281399/n1178281399_30352980_4345.jpg (http://www.facebook.com/photo.php?pid=30352976&id=1178281399&op=1&view=all&subj=65937524637&aid=-1&oid=65937524637)
Pėrmendorja nė Mitrovicė

Aktiviteti politik
Nė vitin 1981, Zahiri fillon tė marrė pjesė aktive nė organizimin e Demonstratave tė 81-shit nė Podujevė. Nga kjo kohė veprimtaria e tij deri nė vitin 1989 kryesisht ėshtė nė organizimin e tubimeve protestuese dhe shpėrndarjen e trakteve tė ilegales.

Kėshtu gjatė kohės sė ndryshimit tė kushtetutės sė Kosovės 1988-‘89, Zahiri rrit intensitetin e punės sė tij duke u angazhuar nė rrethe mė tė gjera dhe organizon protestėn e parė anti-jugosllave nė Orllan.

Gjatė kohės sė krijimit tė partive politike nė Kosovė, Zahiri merr pjesė nė themelimin e Parlamentit Rinor dhe formimin e degės sė saj nė Orllan, e mė vonė, nė vitin 1994, kur Palamenti Rinor u shndėrrua nė parti politike, themeloi degėn e Partisė Parlamentare tė Kosovės nė Orllan.

Zahir Pajaziti po ashtu ishte pjesėmarrės aktiv nė tubimet e pajtimeve tė gjaqeve. Ai ndihmoi kėto tubime dhe njėherit filloi formimin e grupeve rinore me qėllim tė aktivizimit tė rinisė nė aksione tė ndryshme shoqėrore e mė vonė pas shpalljes sė Pavarsisė ė Kosovės edhe nė aksione ushtarake.

http://photos-a.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc1/hs259.snc1/10625_1234332986552_1476001271_636708_3979927_n.jp g (http://www.facebook.com/photo.php?pid=636679&id=1476001271&op=1&view=all&subj=65937524637&aid=-1&oid=65937524637)Libri i pare: "Kush ishte Zahir Pajziti"



(http://agim.poeticforum.com/t6091-zahir-pajaziti#top)

Hajra
30-05-11, 14:05
Aktiviteti ushtarak
Nė rrethanat e krijuara gjatė grevave tė pėrgjithshme nė Kosovė tė mbajtura mė 3 shator tė vitit 1990, Zahiri dhe aktivistėt tjerė fillojnė tė punojnė pėr ngritjen e njė rrjeti sigurimi nė Kosovė. Si rezulltat i kėsaj pune Zahiri dhe aktivistėt e Orllanit krijojnė Shtabin e Njėsisė Guerile nė Orllan.

Nė vitin 1991 pasi qė nė Kosovė fillojnė qė punėt e ilegalės tė kordinoheshin me legalen Zahiri shkon nė Shqipėri pėr qėllime ushtarake. Me tė kthyer nė Kosovė nė vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe Zahirit i duhet tė kalojė nė ilegalitet pėr disa muaj. Deri nė 1992 ai kontribuoi nė furnizimin me armatim tė shtabeve tė krijuara nė rrethinėn e Orllanit.

Gjatė vitit 1994, Zahiri filloi tė angazhohet edhe nė pjesė tjera tė Kosovės pėr krijimin e UĒK-sė. Kėshtu, ai ėshtė njė nga themeluesit e Shtabit tė Pėrgithshėm tė UĒK-sė dhe anėtar i tij nga fillimi, nga ku fillon tė bėhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake nė tė cilat Zahiri luante njė rol tė madh si nė zgjerimin e fushės sė ndikimit, po ashtu edhe nė furnizimin me armatim. Zahiri shquhet nė kėtė kohė si organizues dhe zbatues i shkėlqyeshėm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe nė Kosovė, po veēanėrisht nė rajonin e Llapit.

http://photos-f.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc1/hs279.snc1/10625_1234326426388_1476001271_636680_2284415_n.jp g (http://www.facebook.com/photo.php?pid=30352979&id=1178281399&op=1&view=all&subj=65937524637&aid=-1&oid=65937524637)Gazeta "Bujku", 2 shkurt 1997


Vdekja
Nė janar tė vitit 1997 grupi i tij zbulohet nga sigurimi serb. Mė 31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhėtuar nga Prishtina nė drejtim tė Vushtrrisė sė bashku me bashkėluftėtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkėluftėtarin tjetėr Edmond Hoxha nga Juniku, forcat serbe kishin vėnė pritė nė fshatin Pestovė, ku tė tre bien heroikisht nė luftė me ta.
http://photos-g.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc1/hs259.snc1/10625_1234326386387_1476001271_636679_3593435_n.jp g (http://www.facebook.com/photo.php?pid=636680&id=1476001271&op=1&view=all&subj=65937524637&aid=-1&oid=65937524637)Gazeta "Bujku", 1 shkurt 1997




(http://agim.poeticforum.com/t6091-zahir-pajaziti#top)

Hajra
30-05-11, 14:05
Urdhri Hero i Kosovės
Mė 31 janar 2008, nė 11-vjetorin e rėnies, Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratėn mė tė lartė shtetėrore tė Kosovės Urdhrin Hero i Kosovės.
http://photos-b.ak.fbcdn.net/photos-ak-snc1/v2275/98/75/1178281399/n1178281399_30352979_3969.jpg (http://www.facebook.com/photo.php?pid=30352980&id=1178281399&op=1&view=all&subj=65937524637&aid=-1&oid=65937524637)Permendorja


http://i79.servimg.com/u/f79/11/29/80/20/th/u1_agi16.jpg (http://agim.poeticforum.com/u3)
Agim Gashi (http://agim.poeticforum.com/u3)Administrator
http://illiweb.com/itest/ranks/stars/stars13.gif



http://illiweb.com/fa/prosilver_grey/icon_user_profile.png (http://agim.poeticforum.com/u3)
http://illiweb.com/fa/invision/p_up_en.gif (http://agim.poeticforum.com/t6091-zahir-pajaziti#top) http://illiweb.com/fa/empty.gif (http://agim.poeticforum.com/t6091-zahir-pajaziti#bottom)


http://illiweb.com/fa/empty.gif (http://agim.poeticforum.com/t6091p-zahir-pajaziti) http://illiweb.com/fa/empty.gif (http://agim.poeticforum.com/t6091n-zahir-pajaziti) http://illiweb.com/fa/invision/p_up_en.gif (http://agim.poeticforum.com/t6091-zahir-pajaziti#top)

Hajra
16-08-11, 21:58
gpua9HfrHTA