PDA

View Full Version : Idhulli i Dardanisė apo Hyjnesha nė fron


Honesty^uk.
15-02-11, 21:43
http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/images/spacer.gif


http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/images/spacer.gif http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/images/spacer.gif http://www.balkanweb.com/foto/40542.jpg http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/images/spacer.gif http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/images/spacer.gif TIRANE-Nė fund tė shekullit XIX nuk mund tė mendojmė aspak se territori ballkanik ku jetonin shqiptarėt ishte njė territor i vetėm dhe i definuar nėn drejtimin e njė shteti, pasi siē historia na mėson, ka qenė nėn sundimin e perandorisė autokratike osmane. Por nuk mund tė themi se zhvillimet kulturore urbane dhe rurale tė kėsaj zone dhe, tė organizuara nga shqiptarėt nuk kanė ekzistuar. Por duhet tė pėrmendim se krijimtaria kulturore e disa fushave ka qenė presente dhe madje i‘u jepte qyteteve si Shkodra, Gjakova, Prizreni, Korēa dhe Berati, njė emėr tė mirė dhe shumė tė njohur te tė gjitha trevat e qytetėrura tė rrethqarkut tė tyre. Prodhimtaria e sendeve tė nevojshme, qė sot me tė drejtė e pėrmbledhim dhe e quajmė folku shqiptar, nė disa drejtime krijimtarish, kishte sqimė dhe veēanti tė mrekullueshme. Artizanati i tij tregėtohej dhe trashėgohej me fanatizėm. Kjo i bėnte shqiptarėt, qė kudo qė ishin tė vendosur nė territorin ballkanik, tė ishin tė lidhur. Nuk mund tė flitet pėr njė art tė kultivuar, por nuk mund tė lihet jashtė kujtesės zhvillimi i krijimtarisė fetare pasbizantine, edhe pse nė kėtė periudhe filloi rėnia dhe degradimi artistik i saj. Kjo pasi njė fillesė e re po shfaqej, e cila buroi nga ndikimi i artit perėndimor. Rreth kėtyre fillesave ėshtė shumė e domosdoshme tė bėhen studime nė tė gjithė territorin ku jetojnė shqiptarėt. Ato do tė jenė domosdoshmėri nė shkrimin e njė historie me tė saktė rreth shqiptarėve tė kėsaj periudhe. Kėto studime janė tė njė rėndėsie tė veēantė pėr historinė gjeografike, politike, ekonomike e sociale, por janė kryesore dhe pėr artin shqiptar, pėr tė treguar tėrėsinė e shkaqeve e tij nė shkėputjen prej njė arti pasbizantin apo fetar dhe drejtimin e tij kah arti laik perėndimor. Nė mėnyrė tė natyrshme studimet duhet tė ndjekin hap pas hapi dhe zhvillimin e artit edhe nė Kosovė, gjė e cila do tė ndihmojė drejtėpėrdrejti nė njohjen mė tė mirė tė elementeve etnologjikė shqiptar. Dhe kjo, pasi kam idenė, se kemi shumė pak njohuri nė atė se cfarė ka ndodhur dhe se si ėshtė zhvilluar historia e artit tė Kosovės pėr periudhėn, tė cilėn nė Shqipėri e quajmė pėriudha e artit tė Rilindjes Kombėtare dhe tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Pas viteve ‘40 tė shekullit XX, Shqipėria dhe Kosova nė bashkėpunimin e tyre reciprok tė fushave tė ndryshme tė jetės kanė pasė ngritjet dhe uljet e tyre, kanė pasė afrimet dhe largimet nė mbėshtetje dhe nė varėsi tė politikave qė pėrfshinin qeveritė e dy shteteve. Duke mos marrė pėrsipėr aspak tė bėj historinė e kėtyre marrėdheneve pasi nuk ėshtė nė misionin e kėrkimeve dhe shkrimeve tė mia, mė duhet tė kujtoj disa marrėdhėnie tė tilla nė fushėn e arteve dhe tė kulturės.

Nė se kėrkojmė nė analet e medias tė atyre kohėve dhe nėse kujtojmė veprimtaritė e ndryshme duhet thėnė se nė harkun kohor tė viteve ‘60 akademikėt shqiptar tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės filluan tė lėvronin bashkėpunimet e tyre nė lidhje me gjuhėn, historinė dhe lėtėrsinė, zhvilluar kjo nėn frymėn e patriotizmit. Mandjej nė periudhėn e viteve 1978 – 1980, ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės filloi pėrsėri tė kishte njė marrėdhėnie dhe bashkėpunim tė ngushtė, por qė shterroi njėherazi si rezultat i tensionimeve politike nė tė dy shtetet. Ndėrsa Instituti i Lartė i Arteve nė Tiranė dhe Universiteti Shtėtėror i Prishtinės, ku pėrfshihet Fakulteti i Arteve, patėn njė komunikim akademiko-profesional, nė tė cilin u pėrshinė nė bashkėpunimin njohės sfera pedagogjike dhe studentore e tė dy palėve.

E pėrmend kėtė fakt pėr tė bėrė me dije se afrimin dhe njohjen e asaj kohe mund ta riciklojmė sot si njė bazament tė shėndetshėm dhe tė fortė, pėr tė gjitha ngjarjet qė kanė ndodhur pas viteve ‘90 dhe pėr tė gjithė situatėn qė po ndodh kohėt e fundit pėrmes zhvillimeve tė artit nė territoret ballkanike ku jetojnė shqiptarė si kėndej nė Shqipėri ashtu dhe nė anėn tjetėr Kosovė, Mal i zi e Maqedoni. Nuk kam aspak idenė tė pėrjashtoj cungimin e artit shqiptar tė kohės komuniste, por sugjeroj qė ajo tė merret nė konsideratė deri aty sa tė na shėrbejė, pėr tė memorizuar kėto marėdhėnie, tė cilat u ngritėn nė arsyen e vetme, tė njohjes sė shqiptarėve tė njė kombi tė ndarė. Fenomen ky ende i dukshėm dhe i qartė, pavarėsisht shumė pozitiviteteve qė kanė ndodhur dhe kalimit tė njė kufiri si ekzistencė e njė papėrfillshmėrie kombėtare, por tė respektueshėm tė ligjeve ndėrshetėrore. Nė kėtė arsye mendoj tė sistemoj idetė e mia rreth njė arti tė shqiptarėve tė Kosovės, duke i‘u lėnė njė hapėsirė mediatike, nė tė cilėn do tė zėnė vend emra tė njohur, krijimtari tė sukseshme tradicionale, moderne dhe bashkėkohėse. Le ta nisim me njė artefakt tė lashtėsisė.

Kosova ėshtė njė vend i shqiptarėve, i shtrirė pėrtej Veriut tė Shqipėrisė, i njėjtė nė tradita, por dhe i pasur nė llojin e tyre, e qartė nė vlerat kombėtare shqiptare dhe e pėrkushtuar nė mbrojtjen e tyre, e denjė nė trashėgimin e vlerave sociale duke i ruajtur, kultivuar dhe balluar nė njė mjedis tė egėr, ku njė kombėsi tjetėr ushtroi dhunė mbi popullsinė e saj shqiptare, mbi zakonet dhe traditat e saj. Sigurisht mbijetesa ėshtė njė fakt domethėnės i pėrpjekjeve tė intelektualėve dhe popullit shqiptarė nė Kosovė. Njė nga faktet mė tė rėndėsishėm ėshtė Muzeu i Kosovės nė Prishtinė, ku ruhen dhe ekspozohen artefakte prej mė shumė se 4500 vjet para K. Nė kėtė muze gjenden tė ekspozuara figura antropomorfe, enė tė pikturuara, medalione dhe skulptura nga Ulpiana, mozaik nga Gllamniku, stoli princėrore tė tumave, veshje dhe zbukurime etnologjike, vegla dhe armatime, tė cilat dėshmojnė qenesinė e ilirėve dhe mbijetesėn e shqiptarėve.
Nė kėtė muze gjendet njė nga artefaktet mė tė bukura kėtej dhe pėrtej kufirit, tė cilėn nė Kosovė e quajnė “Hyjnesha nė fron”. Ajo ėshtė njė nga shembujt arkeologjikė, tė cilėn antropologėt e cilėsojnė si idhullin dardan dhe provėn e parė tė vendbanimeve tė njeriut nė Kosovė. Ajo ėshtė njė vlerė e jashtėzakonshme e historisė sė lashtėsisė sė trevės sė quajtur Dardani, qė korespondon me Kosovėn e sotme. Ėshtė njė statuetė e vogėl nė baltė, qė u kthye nė Prishtinė nga Serbia, nė vitin 2002 si njė prej tė paktave artefakte tė tilla. Hyjnesha nė fron, idhulli i Dardasnisė apo mbretėresha e dardanėve tė lashtė i pėrket periudhės sė neolitit te viteve 3500 para K. dhe ka disa veēori qė e bėjnė tė jetė njė ekzemplarė mė vlera krahasuese pėr mbarė botėn e qytetėruar. Ajo ka pamje e njė figure femre pozante, e ulur mbi njė fron dhe me duart e vendosura nė mes. Ka njė pamje tė plotė dhe nuk i mungon asnjė detaj. Tė gjitha elementėt e trupit dhe tė kokės janė tė vendosura perpendicular dhe ēuditėrisht krijojnė tri pjesė, ku koka ka formėn e pėrgjithėshme tė njė rombi, trupi tė njė rombi mė tė madh dhe kėmbėt e ulura tė njė drejtėkėndori.
E gjithė masa e stuetės sė vogėl ndahet nė tre volume. Volumi i parė ėshtė koka, ku dominon njė portret ekspresiv, cilėsi tė cilėn i`a pėrcaktojnė sytė e mėdhenj, hunda e drejtė madhoshe dhe pjesa e sipėrme e kokės, ku janė vendosur flokėt mbledhura dhe tė ngritura lart. Sytė zėnė njė masė tė madhe. Mbase pėr tė dhėnė idenė e zbukurimit tė tyre dhe pėr tė treguar se kemi tė bėjmė me njė grua tė sėrės sė lartė dhe tė rėndėsishme nė shoqėrinė qė pėrfaqėson. Mė pas trupi qėndron e drejtėpeshuar, pak sa i tėrhequr prapa dhe mbart njė simetri krahėsh tė thyer dhe tė vendosur nė mes. Kjo tė jep pėrshtypjen e njė pozicioni, qė buron prej njė riti tė caktuar dhe serioz. Volumi i tretė kėmbėt e mbledhura, tė cilat na tregojnė se figura ėshtė e ulur, por ky qendrim pėrsėri tė fton tė mendosh rreth njė ēasti ceremonial. Kėtė ide ceremoniale e mbart dhe veshja e grafikuar apo e skalitur me vijave dhe vendosja e njė medalioni tė rrumbullakėt, nė qafė, I cili zbret nė mesin e gjoksit. Mund tė ketė qenė njė veshje e shkurtėr para dhe e gjatė prapa, e cila na kujton disi xhubletėn e rėndė por tė zbukuruar me motivin gjeometrik, cilėsi qė daton hershmėrinė. Ulja e figurės sė femrės nė njė fron shfaqet e qartė nė artin e tė lashtėve dhe tė klasikėve. Nė artin egjiptian ky qėndrim ėshtė mėse i dallueshėm dhe natyrisht i takon gruas faraone apo nė krah tė faraonit, pra njė gruaje me pėrgjegjėsi perandorake apo martesore. Hyjnesha jonė e tregon njė gjė tė tillė. Dhe kam mendimin se ose ajo ėshtė njė grua e tipit drejtues dhe vendimmarrės nė fisin e saj ose ėshtė njė grua, qė qendron e ulur gjatė ritit tė saj martesor. Ėshtė e orientuar tė qendrojė drejt dhe hijerendė. O nė pritje tė pėrfundimit tė ceremonisė sė pamjes sė nuses ose nė pritje tė ardhjes sė burrit tė saj nė dhomėn e martesės. Gjithėsesi unė kam idenė se ajo ėshtė njė grua e fortė, e bukur, hijerėndė, vendimmarrėse dhe kryesuese. Tė gjitha kėto veti e quajnė njė Hyjneshė, Idhull apo Mbretėreshė tė Dardanisė, emėr tė cilin shpresoj ta mbaj Kosova nė pavarsinė e saj tė plotė.