PDA

View Full Version : Pasojat e tregut te Lire Neoliberal ne Kosove


Januzbrahimi
24-02-11, 22:14
Nje vend ku me shume se 90% e te ardhurave buxhetore i siguron nga importi dhe doganat nuk guxon te flas per progres ekonomik. Kurse ne anen tjeter Kosova ka hyre ne nje rruge qorre duke u anetaresuar ne organizma qe privilegjojne edhe me shume sesa jane te privilegjuar tregtia dhe tregtaret , ne anen tejter po demtohet prodhimtarija. Nje vend si Kosova nuk eshte dasht te antaresohet ne Cefta, sepse ne ket menyre u realizu endrra e atyre "ultra liberaleve" qofshin ata politikan e biznesmena te cilet deri tash e shpronesuan Kosoven nga pasurija e saj permes taktikave te Tregut te Lire Neoliberal. Ne ket menyre nuk do te ket zhvillim ekonomik, perkundrazi edhe ai pak prodhim vendor do te "shtypet" nga konkurrenca joleale e produkteve te huaja, siq po ndodh koheve te fundit nga Serbia qe nuk paguajne as dogan.
Se pari duhet te subvencionohet dhe te ngritet prodhuesi vendore, ne sektorin industrial te ndihmohet prodhuesi i vogel dhe i mesem pasiqe vetem ata mund te sigurojn punesim te popullates, mirpo ne fjalorin e politikes kosovare, edhe e kesaj qeverie si siq e ripohoj Hashim Thaçi kur e mor mandatin per formimin e qeverise se re me 22 shkurt 2011 , foli vetem per "makroekonomin", pra nje vazhdimesi e kesaj situate ku do te ndihmohen fuqit e medhaja ekonomike qe te te bejne investime me perfitime personale ne Kosove dhe do te shfrytesojne resurset tone dhe ne nje moment te volitshem per ta do te mbyllin aktivitetin e tyre prodhues, siq po ndodh sot me koloset ekonomiko-financiar te cilet paten hapur filialet e tyre neper bote. Ata nuk bezdisen per implikimet morale qe kjo shkakton. Dhe Kosova sot eshte duke ia besuar "progresin ekonomik" atyre ne nje ane, dhe monopolit ne ekonomi qe kan tregater, dhe ne ket menyre prodhuesi i vogel dhe ai i mesem nuk kane Shanse te afirmohen dhe populli yne do te vazhdoj te jetoj ne "skllaveri ekonomike" ku nje buke 350 g kushton 60 deri 80 cent dhe kafshaten e bukes sot ta kontrollon Serbia, kurse arat e Shtetit qe ishin te mbjellura ne ish Jugosllavi, jane shenderruar ne sketerre! Jemi ne nje situate ku nje liter vaj kushton 2 euro (kurse e njejta liter vaj ne Evrope kushton 60-70 cent)
Pasiqe privilegjohet "makroekonimia" nuk do te ket subvencione as per bujqesi e as per prodhimtari te vogel e te mesme !