PDA

View Full Version : Kujtimet e mira prej fėmijėrisė (!?)


panta_rhei
05-03-11, 01:14
Cili ėshtė kujtimi juaj mė i mirė prej fėmijėrisė? Ose cilat janė?

panta_rhei
05-03-11, 01:35
Sa mė pėrket mua... kujtimet mė tė mira janė dasmat dhe gjithēka rreth tyre... ēka po dij... ndoshta ėshtė atmosfera e tyre qė i nxit dhe i tėrheq shumė fėmijėt... tė paktėn nė kohėn time... keni parasyshė, atmosfera festive... kontakti me aq shumė njerėz tė cilėt patjetėr kanė diēka tė pėrbashkėt me ty... ose i ki kushėrinjė ose sebep, ose... diēka po... plus fakti qė gjithė kjo tollovi po bėhet pėr njė qėllim tė mirė mbase secili po qeshė e po vallėzon...,
...njė atmosferė qė i ēartė fėmijėt, si njė lum i dalun nga shtrati e qė ki qef me t’marrė me veti, edhepse nuk je hiē i vetdijshėm “ka sa po shkon pasuli”... bile, ban vakija qe bash ky ėshtė shkaku qė prindėrit tanė ishin gjithmonė aty duke i munduar qė vazhdimisht tė na kontrollojnė... duke u kujdesur tė na thojnė vazhdimisht qė tė mos bėjmė probleme e tė mos ngucemi, e qė neve na dukej thjeshtė qė po thojnė blla blla bllaa bllaaa, qeshtu diēka...

...normal qeshtu i pritsha edhe i paramendojshim dasmat, si fėmijė... por kur ia nisshin... katastrofė puna... kahdo qė kqyrshe, njerzia nervoz... ne fėmijėt, fėmijė hesapi, duhej me i veshė teshat mė tė reja edhe me hangėr bukė tė fundit, mbase askush nuk na ka llogaritė as nuk na ka futė nė listė... nuset e shkreta veē qė nuk alivanoseshin prej torturės mbase u duhej tė nusėronin, ose tė paktėn patjetėr tė luanin rolin herė duke ndenjur me orė tė tėra nė kėmbė pa lėvizur, herė duke ndėrruar teshta, jo frizurat...
...andej kushėrinjtė edhe nipat kishin qef me vallėzu me tupana... kangatarėve kjo nuk ju pėlqente sepse nuk merrnin bakshishe kur nuk kėndonin... dhandrri andej mėrzitej qė nuk po ia dėgjojnė me vėmendje kangatarėt e tij tė preferuar e “shtrenjtė tė paguar”...
...bahēja bėhej qyqe nga kėmbėt e dasmorėve qė vraponin tė vidhnin kumbullat e pemėt e papjekura... shpija bėhej pleh nga kėmbėt e atyre qė ktheheshin prej bahēes (le pastaj histori mė vete me bo e me qillu me ra shi gjatė dasmės)...,
...eh kur jemi te kjo puna e vjedhjes sė pemėve gjatė dasmės... hajde knaqsi, hajde... kur dasma qėllonte tė ndonjė fėmijė qė nuk e kishim shok, planet dhe strategjitė i bėnim se si t’i vidhnim pemėt dhe nga cila anė ishin mė tė mirat dhe pikat mė tė dobėta... kur qėllonte dasma te ndonjė fėmi qė e kishim shok ose kusheri, planet edhe strategjitė i bėnim pėrsėri, por qė t’i identifikonim sa mė mirė hajnat qė do tė mundoheshin tė na i vidhnin pemėt, edhe krejt dasma gati na shkonte duke i mbykėqyrė ata gjatė rrėmujave tė mėdhaja tė dasmės, sidomos “kur t’vjen nusja” :tongue: :biggrin:

...por jo veē kėto... sa garat cili po mbledh e po pin mė shumė cigare gjatė dasmės... derisa na “sarihej fytyra” e na ēahej koka nga dhimbja e kolli, po hajt mor kujt ia ndijke se...

~AnnA~
05-03-11, 11:11
Kujtimet e femijerise jane te shumta, por me kujtohet kur gjyshja me tregonte perrala....fundi cdohere fatlum ishte!!!

rastesishT
05-03-11, 11:11
Kur binte zilja nė orėt e mesimit e kur unė kisha radhėn pėr tu pyetur nga arsimtari dhe kur vinte pushimi vjetor tė shkonim tė dajėt.

Urata
05-03-11, 11:12
..kur shkojshim te dajte! sa gezim i madh qe ishte....!

Jana
05-03-11, 11:25
... Gjyshja ime mbetet gjithmon kujtimi im me i bukur qe kam ne jet...

AliSia
05-03-11, 23:34
..kur shkojshim te dajte! sa gezim i madh qe ishte....!




:smile::smile::smile::smile:

emine
05-03-11, 23:49
E puna dajve,shkojsha pushimev verore dhe dimrore,ja me mire me than gjyshja me mirrke mi ndimu ne punet e shpis se nuset ikshin tek familjet e tyre,po se qka me shkojke gjyshja nerva kure me knojke gjithe diten,si qta REpistat sote,fjale per fjal knojke jeten e saj,si ka lan en si ka zin,permendsh dikure e msova qka ka perjetu,,,i tregojsha nanes sme besojke,sme besojke kerkush qe gjyshja si unikatili gjithe diten kure dalin robt e shpis knone edhe ata rep bile,derisa e inqizova,,,hahahhahhahahhah
qka me habitke gjithmone pse gjyshja ka qen aq plak e kfjellt prej mendjes dhe pse ka dite gjithmone me lexu ,pa asnje dite shkolle,,,,e sa her e futsha gjyshen me tregu dashurin me gjyshin si kan feju fmije,dhe si ka rrzu gjyshja gjyshin prej magari,kure ka marr vesh se aj a burri saje i ardhshem e pastai gjyshi per inati tane jeten e ka rrzu gjyshen prej magari,hahhahahah,ih me lahute nuke tregohen veq me ja nis si gjyshja me knu rep:biggrin:
pushofte ne paq e dashura Gjyshja ime,po shume e kam dasht e adhuru at femer at te fort dhe plote humor,,,,

Urata
06-03-11, 08:00
bukuroshe e Dades po me mungojne thenjet e tua dhe fotot/bukuria jote.....!



ps:veq gezim i madh ishte edhe kur kryhej t'pamit e bijave e shkonim te shpia.....:)

halla e madhe
06-03-11, 10:58
..me kujtohet si femije shkonim gjate pushimimeve te veres tek dajte e babes tim ne Has(fshatin G) per mua ishte knaqesi e veqant sidomos ne ate kohe piqeshin dardhat verore,ne ate fshat nuk kishte uje pije,nuset e dajve visheshin aq bukur dhe me ngjyra plote gjalleri nga puna e tyre e dores qendsiseshin veshtjet qe me mbesin deri sot para syve,ato nuse merrnin burite dhe bucaket e ujit dhe shkonin tek kroni te mbushni ujin e dites, ishte nje cermonial qe me pelqente si femije,ne mbremje kur mblidheshim ne oborr shtroheshin sofrat e burrave, e grave dhe e nje e femijve,sa kisha apetit kur uleshim nga 20 femij pernjehere,te gjitha bereqetet e zotit,me dukej krejt ishte me embel se mjalta ajo buke e dajve te babes...ah, edhe me shume me kujtohet kur neve femijve ne vejshin heret ne shtrat per te fjetur sepse ladronim tere diten neper ato bregore,kur naten me doli gjumi nga nje za i dajes babes,ishte daja S. i cili ja kishte marr kenges malesorqe rreth furres qereqit(gelqeres)aty mblidheshin djemnia e dajt duke shkri gur te qereqit kendonin aq bukur sa fillova nga kurreshtja te shkoj tek dritarja e kulles te shiqoj nga jasht sa pamje e bukur dukejt zjarri nga furra ,yjet ndriqonin e hena bente driten thua se po ju buzesqesh nje mbreteresh atyre malesorve mbi koke,....sa ishte knaqesi,sa here bleje dardha me lidhin kujtimet me Hasin, me dajt e babes tim....si femije kuptova sa shume e donin babin tim dhe ndiheshim aq te mirepritur tek ata njerze aq bujar dhe mikpritsa..po, kete tradite e kemi deri sote!:smile:

panta_rhei
06-03-11, 19:00
"Po shkojna te dajtė" :smile:
...kjo ishte fraza qė ngjante me njė melodi tepėr tė ėmbėl... thjesht sepse atje ke gjete gjithcka... ke pase mundesi t'i besh gjerat qe ne shtepi nuk te lejoheshin... prej dajve tė pėrcillnin duke tė shti fshehtas pare nėpėr xhepa (derisa ti me sy teposhtė u shtijavshe kishe s'po i don) :tongue:
...nuk t'bėrtitshin, edhe me kthy shtėpinė me kry teposhtė... mujshe me u mshefė edhe mbas televizorit kur lujshim "mshefza" :biggrin: ... "oo lumi daja...", "uu lumja tezja..." t'thojshin nėse ndodhke me e thy ndonji send, objekt zbukurimi psh, ndėrkohė qė te shpija ban vaki kėrsitke thupra e telashja pėr sherre tė tilla...

Ka pasė edhe ngjarje "tė pakėndshme" edhe atje... pėrshembull te ajo wc-ja qė e kanė pasė n'oborr, u dashke me ba dialogje e negociata ka dy sahat me atė marimangen n'qoshe t'wc-sė... qėllimi ishte qysh t'i mbushej mendja marimanges qė tė mos sulmonte... :biggrin:

Murgesha
07-03-11, 20:15
..me kujtohet si femije shkonim gjate pushimimeve te veres tek dajte e babes tim ne Has(fshatin G) per mua ishte knaqesi e veqant sidomos ne ate kohe piqeshin dardhat verore,ne ate fshat nuk kishte uje pije,nuset e dajve visheshin aq bukur dhe me ngjyra plote gjalleri nga puna e tyre e dores qendsiseshin veshtjet qe me mbesin deri sot para syve,ato nuse merrnin burite dhe bucaket e ujit dhe shkonin tek kroni te mbushni ujin e dites, ishte nje cermonial qe me pelqente si femije,ne mbremje kur mblidheshim ne oborr shtroheshin sofrat e burrave, e grave dhe e nje e femijve,sa kisha apetit kur uleshim nga 20 femij pernjehere,te gjitha bereqetet e zotit,me dukej krejt ishte me embel se mjalta ajo buke e dajve te babes...ah, edhe me shume me kujtohet kur neve femijve ne vejshin heret ne shtrat per te fjetur sepse ladronim tere diten neper ato bregore,kur naten me doli gjumi nga nje za i dajes babes,ishte daja S. i cili ja kishte marr kenges malesorqe rreth furres qereqit(gelqeres)aty mblidheshin djemnia e dajt duke shkri gur te qereqit kendonin aq bukur sa fillova nga kurreshtja te shkoj tek dritarja e kulles te shiqoj nga jasht sa pamje e bukur dukejt zjarri nga furra ,yjet ndriqonin e hena bente driten thua se po ju buzesqesh nje mbreteresh atyre malesorve mbi koke,....sa ishte knaqesi,sa here bleje dardha me lidhin kujtimet me Hasin, me dajt e babes tim....si femije kuptova sa shume e donin babin tim dhe ndiheshim aq te mirepritur tek ata njerze aq bujar dhe mikpritsa..po, kete tradite e kemi deri sote!:smile:


Eh moj Hallė, po shpesh jam ulė nė atė sofėr tė burrave, tek dajallarėt e mi. Kam pas gjithė njė status mė special tek dajallarėt e shpesh herė dėshira ime ka qenė urdhėr pėr t`u zbatuar. Ende e ndjej prehrin e ngrohtė tė Gjyshit tim, kėngėt qė ai i kėndonte nė qifteli sikur ende mė buqasin nė veshėt e mij.
Shumė ditė tė mira e tė lumtura kam pas te dajallarėt, po sonte do tė shkruaj pėr Bankėn qė kurr nuk e gjeta :wink:

Nuk mbaj mend saktėsisht sa vjet i kam pasė, por ende mė kujtohen flakėt qė dilnin nga Gjimnazi i djegur nė Gjilan!

Njė javė pas djegies sė tij doli fjala se nė shkollė paska qenė edhe banka e rrogave tė profesorėve. Po ngaqė kish qenė nė njė sef te hekurt egzistonte mundėsia tė gjindeshin tė paprishura.

Ne "dreqnit e mahallės" siq na quanin do plaka dmth ne fėmijėt filluam gėrmimet e thesarit.
Kėtė e banim me zell tė madh qė nga mėngjezi e deri nė mbrėmje, kishim harruarr tė gjitha zėnkat qė kishim pas me veti, ende mė qeshet me pajtimin e madh me gishtin e vogėl qė e bamė tė gjithė qė ishim grindė mė parė. Shpejt e banėm sekretarin e gėrmimeve, arkatarin pėr gjėrat e gjetura planin si dhe ku tė gėrmojmė, si dhe punonjėsit. Mė tė rrezikuar ishim ne mė tė vegjėlit, pasi qė padrejtėsisht shfrytėzoheshim si nga sekretari gjithashtu edhe nga ata mė tė rriturrit, duhej tė sillnim ujė, bukė, e besa edhe tju banim hije tė mdhejve kur pushonin. Vazhduam kėshtu deri sa "spiuni" i mahallės tregoi nė shtėpi se ēfarė po bėnim ne. Kur ikėm nė shtėpi tė gjithėve na u patėn skuqė bythėt mirė e mirė me shpulla prindėsh, dhe pėr ditėt nė vazhdim na priste "roja"qė ishte ndonjėri prej prindėrve pėr tė na ndal tė hyjmė nė atė shkoll tė djegur e tė rrėnuar, se kishe me demek ne "dreqnit" rrezikonim tė humbisnim
jetėrat tona. Asnjėherė tjetėr skemi qenė mė kompakt ne fėmijėt e mahallės, ende me ėndje kujtoj planet pėr shfrytėzimin e thesarit.

Guri i madh
07-03-11, 20:20
mue me kujtohet si bari qoban ne at koh rrall kush ka pas or sahat


po kohen e mbatshim me kemb ,se ne mes dit u dashke bagtin me i que te shpia .po mendoj veres


e kohen e mbatshim me kemb ,edhe bukur te cakt ishim ne mbatjen e kohes

Skyfter
10-03-11, 09:11
mu me kujtohet nje qun i lagjes, nifar bajati (tash hoxh osht:biggrin:)........... kuuu me 16 u bo synet edhe na "shoqnia" lagjes shkunum mbas dy dite me pa.....qaq bajat njeri qe o kan u dasht nje extra plan me bo.......... kshtu, e morrum nje porno-gazet me veti dhe ja tregum ........ pasojat dihen :biggrin:

panta_rhei
30-06-11, 18:29
Kaniher ndodh qe lodhemi duke u mundu te therrasim disa kujtime qe na duhen ne ate moment, por s'bėhet.
Kaniher, pa prite e pa kujtu na kujtohen ngjarje e momente qe as mendja nuk na ka shku koheve te fundit andej.
M'u ka mbush mendja qe na nuk i zgjedhim kujtimet, por kujtimet neve.

M'u kujtu keto dite, qysh dikur, para shume viteve, ne klase te dyte te fillores, cdo pushim nga shkolla e shfrytezoja me shku te daja qe i rujke dhentė.
Pernjimend u knaqsha. Kane qene disa bime, nuk e dij, ndoshta mjekesore, qe kur iu merrja ere, dehesha me to dhe pastaj i merrsha ne nje janxhik, i cili normal, duhej te ishte i bardhe.

Nji dite, daja i kishte thirrur nja dy shoke te mahalles, qashtu dicka si kusherinj t'katundit, edhe iu kishte thane qe nipi im iu rreh te dyve pernihere.
Ma shkurt e kishte pergatitur nje ndeshje boksi.
Atyre shokeve iu ishte dukur kjo krejt e pamundur edhe menjiher e kishin pranuar sfiden.
Ne fakt, ata i kishin be llogarite: qashtu siē dikur i ndajshim ekipet e shkolles ne baze te klasave qe ishim, edhe kesaj keta i kishin thane dajes: na jemi te dyjt ne klase te pare, nipi yt eshte n'klase te dyte, dmth jemi baraz.
Mirepo ne jemi dy veta edhe i kemi kater duar, e ai vetem dy. Ketu demek kompenzohej edhe dallimi i moshes, kishin thane ata.

Nejse, u mblodhem te katrit, daja n'midis (n'klase te katert ishte daja), une edhe ata dy voglushet e shkret :biggrin:.
E gjetem njefare vendi te mire pa gurzi, me njitrohe bari qe e kishin lane delet.
Daja na i tregoi rregullat e lojes: perafersisht i binte "qelloni sa e si te doni, veē kur ndonjeri te thote “Boll!”, atehere te perfundohet ndeshja edhe do te shpallen fituesit.
"Dajė, u kry!"
Ndoshta nuk besoni, por me kujtohet se kam luftuar me nje vetmohim te papare e te pashoq, bile m'duket se kjo ka qene beteja ime e pare ku kam shkelqyer perballe nje numri me te madh armiqsh.
Nji grusht atij qe ishte ne te majte, nje shkelm ketij tjetrit ne te djathte, edhe diqysh e verejsha qe do te fitoj. :tongue:
Por as ata nuk jepeshin lehte. Njani me kishte kapur per kembe me te dy duart edhe m'shtyjke.
Ne momentin kur e pashe se po rrezohesha, ia kam lidh nje shpulle atij tjetrit, qaq fort sa ai menjiher e shpalli kapitullimin: BOLL!
E kshtu, edhepse po rrezohesha, e kuptova qe fitova.
Daja erdh m'u avyt te ma jep doren edhe t'ma uron fitoren.
Mos i kallzo babes! i thash une, nuk du qe ai te merr vesh qe jam rrugaē. Nuk i kallzoj, m'tha daja, por ta dijsh veē nji send: Shume jam krenar per ty!

:mad:
Sa m'ka marr malli pėr dajen.

Amina
30-06-11, 19:16
Kur vizitoja shkollen fillore ne Kosove para luftes, ne klasen tone kishim nje shoqeri te mire te perbere nga dy vajza dhe dy djem.
Ne gjithnje ishim bashke gjate pushimit te shkurter apo te gjate dhe ishim ulur ne banka afer, ndonje hajgare aty, ndonje ngucje ketu

Dikur ne klasen e 8, dy klase paralele u ben bashke, sepse nuk kishte mjaft dhoma per te gjitha klaset, kur dihej qe shumica mbanin mesim neper shtepia private, shkolla jone u be edhe shkolle fillore edhe shkolle e mesme.
Keshtu qe klasen tone dhe nje tjeter klase te 8 e ben bashke.

Ka qen shume qesharake, kur kujdestari i klases hyri diten e pare ne klase, dhe pa se e gjith klasa jone ishte ulur ne renin e mesit, edhe bile 3 ne nje bank, veq qe te jemi bashke, ndersa klasa 8 tjeter ishte shperndar.
Kujdestari po thote "Ncncn jo keshtu nuk ban hiq" dhe filloje te na e perzi te dy klaseve duke i ulur dy te klases tone afer dy te klases tjeter dhe keshtu qe dy shokeve tone ju ra te ulen afer dy vajzave te klases tjeter.

Me kujtohet sa te pikelluara ishim ne te dyjat shoqet hahahah

Por per fat ko gjendje nuk zgjati shume dite dhe shoket tone nderruan vendet me dy te tjere dhe u ulen prap afer nesh:smile:

Keshtu kjo storie perfundoj me nje happy end: shoket tone u kthyen perseri afer nesh:biggrin:

Kalimero
30-06-11, 20:01
Me kujtohet sa te pikelluara ishim ne te dyjat shoqet hahahah

Por per fat ko gjendje nuk zgjati shume dite dhe shoket tone nderruan vendet me dy te tjere dhe u ulen prap afer nesh:smile:

Keshtu kjo storie perfundoj me nje happy end: shoket tone u kthyen perseri afer nesh:biggrin:

oo shiqir be ,qish u gzova edhe une.:biggrin:

Si sot um kujtohet kur shkum tu dajt un fshatun.Edhe um than me shku mi rujten do kingja qatyqene.E te nxo nja qasishne me brina e ti hipi si kali gati e mita qatyqene.e kur tum ka pa daja Halim,tum ka maren be e tum ka rehen beeee nursi qtynve tezev,tibe i kom pasen do teze t'mira ,sot s'di as kah jan as ka kan shku sum firmatin bile:biggrin: Qish kesh tu thonen,um rehi daja Halim edhe um tha,ec baje bothen e ik tu shpia jote se s'je ti pur kurgja po shko luj me pupca(serqa,zalika) qatyqene un mahall.Po tibe qishtu u konen ....:biggrin::biggrin:

Naki
30-06-11, 21:27
Nje nga kujtimet e pa harruara ishte dhurata nga Gjermania qe kishim marre me vllaun tim Binjak ne moshen 5 vjeqare -Nje Auto loder me bataria per ate kohe ishte diqka e pa imagjinuar .

Diana007
04-07-11, 10:01
Kur shoh Djalin tim me duket e shoh veten te vogel :smile:

elvio
12-09-11, 12:36
http://gallery.medpak.org/main.php?g2_view=core.DownloadItem&g2_itemId=35&g2_serialNumber=1

Dita kur fillohej viti shkollor.

Bankat-mesuesit-BETIMI.

Mjaft nostalgji mjaft,,,,,,,,,

jadore
15-09-11, 21:49
klasen e pare ..
..zot o zot .. hala edhe sot mama e kujton ..! msuse per mesuse u kone Nasibja ..dreken e Bajramit duar me brum te pites e ne shkolle jam duhte me shku ..veq qe cka ka nxjerr tash .....!
arsyeja .. jadore e dine Abetaren per mendsh ..2 vite ma heret u regjistru motra ne klas te pare , tuj e mesu ajo e mesova edhe une , mandej vitin tjeter qika e kojshive , edhe me ate , kur erdhe puna une ti hy abetares , e disha uje ..kjo shkoj deri tek shkronja L. ...aty u alarmu situata ..ja nisa mire boll me mburrje qe qy sa mire e paster po di me lexu e me shku , krejte fleten me L e thash mire e bukur si bylbyl ,po te mos me kish mbet ma heret sa tjeret lexonin fleta e abetares te germa Zh tuj ja kqyr fotografite qe kisha harru ta ktheja ..
merreni me mend ..dy te rrehme a , njo prej mesuses deri kur erdh mama e dy prej mames si erdha ne shpi.

Daglasi
15-09-11, 22:02
Sher bana,edhe me veti i kuna je,i thash i Fazlis,cilit Fazli i thash Fazli Tolaj,hajt shko tash,se e i kalxoj babit tan,se e njoh (e hanger:tongue:

e-uritura
16-09-11, 22:52
Nder te tjera;
Kujtim i embel, vertete i embel, kur babi vinte prej punes, mbremjeve te vona. Shtrire ne shtrat, por nuk flija, deri sa degjoja hapat e babit.. Atehere ndihesha e sigurte, e lumtur, dhe flija e qete!

Gega 1
16-09-11, 22:54
Masi tek jon qpalue do ma nalt,du me i tregu edhe u`do t`kalueme.

Qaty 13-14 vjeq n`vit te pare ,ni klase me nja 27-28 vete,jemi kane pej viseve t`ndryshme te Kosoves.Kem pase edhe t`Malit T`Zi.
T`mire jemi kane po,a edhe probleme kemi ba ngapak.


Kur u kane puna te problemet,shef e kemi pase Isakun.
Kur m`kujtohet ajo kohe,edhe sot nuk muj me kuptue,qysh na ra hise qaj Isaku?!
Me e pa,ja kishe dhane 20 vjet qysh t`duesh!Shtatnalte e leshverdhe ( na i thojshum,qubardhak),me ni ftyre koxha markante,qe tjerve ju lente pershtypjen se ky eshte edhe ma i moshuem se qe ishte ne te vertete.
Ma merr menja qe u kane nja 4-5 vjet para neve tjerve qe ishim ni klase me te.
I perjashtuem po;dy here e kishin pas perjashtue pej shkolle.Kur erdh te na,kjo ishte shkolla e tij e trete.

Isaku na jepke urdhna.


- Dul, shko hinja qati dhamqit qe po fryhet para qikave…qati qatje,qe po qet me duer tue fole ,se s`po muj me durue vallahi!

Shkoj u` e i bie njerit!Pa m`ba gja!

Pse m`re?!A e din qe t`i luej dymdhetmije nana t`i luej!!
Pse po m`shtje me ja vjedhe alltine balit,e me ardhe qitu e me ta qkrepe ni shanzher n`lule t`ballit,e me t`shtri qitu n`oborr para tanve?!!...
Pis bre!Idiot!....
E shume do fjale tjera t`kqija m`i tha,gjithnji tuj e majte faqen qe ja kisha kuqe.

Kaluen do dite e u pajtuem me dhamqin.Na pajtoi Isaku.
Se gati harrova me ju tregue;
Ni here nuk e pata krye urdhnin qe ma dha Isaku,e t`um hujdiset shpulle..gjith diten m`pat nejt faqja e kuqe!

Ni dite tjeter,u nreq moti edhe mire,mas nja dy-tri dite shi,dhe na vjen ora e serrbishtes.
Vjen msuesi i serrbishtes,Spasiqi,e hin n`klase si zakonisht.
Na Spasiqit i kem thane,Dollanc,se u kane i trashe qashtu si Stane Dollanci.
Ungjet Spasiqi dhe e qel ditarin e po e shenon oren.
N`banke t`pare jon kane t`ulun dy t`Vuthajve.Njani u kane shqiptar,e tjetri shpihun.Ky shpihuni i kallxojke kujdestarit t`klases per krejt qka bohej n`klase.

N`qata minutat e pare t`ores zakonisht mretnojke qetesi.
A u` jom kane i ulun me Fadilin pi Barileve,ne banken e para fundit,n`rreshtin e mjedisem. Isaku u kane n`te njejtin rresht,n`banke t`fundit.

Kur po m`thote Isaku,


- Dul,jepja ni pershendetje Spases !

- Mo…Mo`m merr n`qafe Isak!Se bohet e madhe e s`um lane ven n`shpi!

Hajt bjeri ti,se s`guxon kush me t`qite!Une jom qitu!
M`u teken edhe nja dy-tre tjere,krejt qasi problemash si na,e t`ma mushin menen.

U` t`gerrbavna dmth me e mledhe lloqin gjysem te terun,rreth kunres s`djathte,dhe masi e musha doren e djathte mire,t`i hujdisna :

Gjvuuuuup ….e n`qafe t`shpihunit!!
Copa ma t`vogla t`lloqit i kishin pa ra edhe Spasiqit.

- Isak,pse gjove?!
Idiot bre!I paftyre!...Pis!...
Ti e din qe je paraperjashtim,e t`qes krejt pej shkolle?!, - i tha rrept Sapasa

Dhe e vazhdoi qashtu disa minuta,me fjale t`rrepta e me qortime.

Qka me e pa Isakun,ish zbehe krejt!Gjithnji tuj u munue me u arsyetue :

Jo une s`ka gjujte!!...ku m`gjete mue,a ktu jone 28 njeri?!!...

Shkinishten e ka pa qkoq krejt Isaku…

Kaluen nja dhet minuta,e Spasa u qetsue.
Nejse,pshtum pa na que te drejtori.Sot m`vje habi qe nuk na qoi te drejtori!

A Isaku ke tregue i lige fort.
Kur i erdh zapullim pej kercnimeve t`Spasiqit,m`u drejtue e me tha me za t`ult :

- Dul,qu trego qe ke gjujte ti!!Qu,se ty s`te bo gja,ti nuk je paraperjashtim si une!...

Veq kur t`ju kane kthye nja tre-kater shoke : me bo e me qite n`fushe Dulin,kemi me shkue te kudestari i klases e me ja tregue krejt t`zezat qe i ke ba gjate vitit,e mejhere ka me t`perjashtue!!

I ferflloi fllad Isakut qebesa,e s`foli ma.

Qiso budallakina e shume do tjera i kem ba…

Daglasi
16-09-11, 22:56
Shkova ne Ulqin,e ne plazh te madhe kishte musik live,e u njoftova me nje femer,e me shume me pelqeu qe ishte nga Mitrovica,kur erdhem prej pushimeve isha me moter ne shkolle,kur ajo,po e pyet motren teme,cka e ki kete djal,ajo ja kthej vlla,une e pyeta ku njehni ju ,me than si perniher jemi shoqe klase,fiuuu ik thash ma mire sa esht heret:biggrin:

LuLjaa
16-09-11, 23:58
Shkova ne Ulqin,e ne plazh te madhe kishte musik live,e u njoftova me nje femer,e me shume me pelqeu qe ishte nga Mitrovica,kur erdhem prej pushimeve isha me moter ne shkolle,kur ajo,po e pyet motren teme,cka e ki kete djal,ajo ja kthej vlla,une e pyeta ku njehni ju ,me than si perniher jemi shoqe klase,fiuuu ik thash ma mire sa esht heret:biggrin:

E pse ēka ka pas lidhje kjo qe jan kan shoqe te klases, bilee edhe ma mire t'kish ra, e kishit njoft ma shume se ēfar femne o qyy :cool:
,, ni daje i jemi e ka marr per gru shoqen e motres t'vet, sen keq si ka ra aiiii


.... une kam kujtimee shuuuume, shuuuume qe s'di as ku me ja niss bile
keshtu qe s'po kallxoj sen, se po pritoj

Kalimero
16-09-11, 23:59
E pse ēka ka pas lidhje kjo qe jan kan shoqe te klases, bilee edhe ma mire t'kish ra, e kishit njoft ma shume se ēfar femne o qyy :cool:
,, ni daje i jemi e ka marr per gru shoqen e motres t'vet, sen keq si ka ra aiiii


.... une kam kujtimee shuuuume, shuuuume qe s'di as ku me ja niss bile
keshtu qe s'po kallxoj sen, se po pritoj

kshire sa mireee:biggrin: silam bani qasajna grus t'dajs:biggrin:

Daglasi
17-09-11, 00:02
E pse ēka ka pas lidhje kjo qe jan kan shoqe te klases, bilee edhe ma mire t'kish ra, e kishit njoft ma shume se ēfar femne o qyy :cool:
,, ni daje i jemi e ka marr per gru shoqen e motres t'vet, sen keq si ka ra aiiii


.... une kam kujtimee shuuuume, shuuuume qe s'di as ku me ja niss bile
keshtu qe s'po kallxoj sen, se po pritoj

Po i ri jam kan ateher, femije se di sigurt a i kam pas 12 vjet,se te kisha dit qe shkon mas disa vite ne Shba,si kisha ik,ani edhe topmodele....

LuLjaa
17-09-11, 00:21
Po i ri jam kan ateher, femije se di sigurt a i kam pas 12 vjet,se te kisha dit qe shkon mas disa vite ne Shba,si kisha ik,ani edhe topmodele....


Hahahahaa e pse pra u njoftovee, lejee bee tybee qe e ka pas shoqe motra jote je ik ti, se nuk e kishe lan ni here edhe pse i ke pas aq vjet :biggrin:


PS. Kalimero, ani flm .. :)

emine
28-11-11, 22:17
Me qindra here pyesja veten,qka me thote Babi keto fjal,une asgje nuk kuptoi,,,,per cudi sote jane ringjall ato fjal ,kujtime momente qe kaloja si fmije me te,sot e kujtoi me nostallgji kohen qe kaloja me at njeri te dashur,i jam mirenjohese prinderve te mije qe me dhan kaq shume thesare ,po me vje keq qe mu deshte kohe ta kuptoja dashurin ,dhe vleren e asaj qka me dhuruan,,

Si femije me kujtohet koha kur populli yne bente vota te mshefta ,isha shume e vogel dhe dilja aty te mbaja roje,pastai te vezhgoja patrullat serbe,sa shpirt patriot ishte i ndjeri Babi im,dhe sa shume kam shkelure neper reziqe per ta mbrojte at dhe shoket e tij,prindi eshte aq i dashur per femijen sa dhe femija per prindin dhe kur humbim prinderit askush ne bote nuk zeka vendin e tyre ,,,,

emine
19-01-12, 13:42
e prap bolle,,,kena pas nje far prroni mbas shtepije,edhe kur bajsha faj e disha se qetash kersiti,e kapercejsha qat prru ,edhe delsha nkoder,,,,,,ah nana shkret sa bet mi mledhke,,,o veq mos ardhs o veq mos dalsh qiknejna ma,ooooooo ma mire mos hajde te shpija,,,,,,e disha me tamin sa i zgat Nanes qaj kercenim,edhe shkojsha ja kryjsha naj pune tinza,qe disha patjeter i ndimoi,ja mledhsha do lule skej lumit,edhe i thojsha,,,,,o ma mira botes mytem se erdha,,,kur m'shifke qashtu si lule bore ka vrapoj me perqaf,harrojke e mperqafke,mas dy ditve mthojke,ih qysh po met per nga pa te rreh


huh qysh me pshtoi qaj prru ,e sum dha kush shpulla kurre,:tongue:

emine
02-04-12, 19:12
Kujtim i idhte boll ka qen
Daja,axha edhe vllau i madh i imi ,kta tre kan qen gjakpieres,si ju delsha perball ata kishin me mi kafshu faqet:rolleyes:,,,,,si fmije si doja faqet e mia vec sherri turturav qe mi bajshin kta (kriminel):biggrin:

e-uritura
14-04-12, 09:22
Skluaja nė njė folum, aty isin plot fėmijė ha, haaaaaaaaaaaa.

jadore
14-04-12, 11:00
Skluaja nė njė folum, aty isin plot fėmijė ha, haaaaaaaaaaaa.

ti u gezofsh , u plake e hajt ..
ku e ke xemlen !

e-uritura
14-04-12, 11:13
ti u gezofsh , u plake e hajt ..
ku e ke xemlen !



Jadore, po mė thonė se ėshtė koha tė gjej njė djalė.

Si tė gjej njė djalė pa njė burrė?

Po me thonė se ky djali po u shėndrrojka nė burrė mė vonė.

Kėta djemtė e rinjė, mė tė ri se fėmijėt, pėrnga mendja.

Fundja, kush ka nevojė pėr meshkuj, gjersa kemi trurin? :biggrin:

jadore
14-04-12, 11:25
Jadore, po mė thonė se ėshtė koha tė gjej njė djalė.

Si tė gjej njė djalė pa njė burrė?

Po me thonė se ky djali po u shėndrrojka nė burrė mė vonė.

Kėta djemtė e rinjė, mė tė ri se fėmijėt, pėrnga mendja.

Fundja, kush ka nevojė pėr meshkuj, gjersa kemi trurin? :biggrin:

..qashtu , e bekuar , (per te fundit) ,
por per te parat , ti mos i ngo , mbaj afer vetit te gjithe , qilipir , kurr nuk i dihet ..!
nuk humb kurgjo , ngom mua .. ( vetem sa teston demaskon dhe vlerson tjeret )

emine
22-05-12, 21:50
Kur vike dikush musafir ti jepshin do dinare n'dore ,edhe hec shko te dugaja qaty blej dy birra,,,,sa vishe n'shpi e delshe kishe po lune,prap hajte edhe dy birra,,,me qellu qaj daja jem llafazan,dikure delke gjyshja e thojke,,,,,merri qto pare e blej kater copa e ishalla more zot po ngihet,po daj terpijan ki,,,(mos i kallxo nanes sate) se masnej i qo hunde ajo,,,e qeshtu me qellu qeso llafazanash tan dita te shkojke shpi dugaje,,,,po pse nuk blejshin gajbe te birrav une skuptoi,,,mdoket vetem per vitin e ri edhe per festa te mdhaja se ndryshe vec qeso stervitjesh te bajshin,tuj te maltretu posht e nalt,,,,

King Street
23-05-12, 02:11
ehh si femije ishim shum t'perpjekt , me kujtohet kur patem ike nga shkolla per ta bere nje plan .. per te hypur ne autoblindat e KFOR-it.
Plani ishte qe te vendosnim nje mine ( jo te vertet po fallco ) dhe e ngrehem nje tel e lidhem mire edhe u doke sikur nje mine e vertet .. dhe na meniher shkuam te kfori per ta lajmruar se kemi hasur ne nje mine dhe u mirem vesh pak anglisht pak me gishta , por krysorja e kuptuan ata se qka deshtem te i thonim atyre .. dhe ishte koha per te ja treguar vendin hypem ne autoblind dhe i derguam te vendi bem me gisht dhe i treguam ku ndodhet ajo , per nje kohe te shkrut aty u rrethua vendi , u shtun forcat e KFOR-it dhe erdhe nje ambulanc per gjdo rast .. ne ikem dhe u mshefem diku larg ku nuk na shifte askush por ne e veshtronim krejt ngjarjen .. dhe ne fund e heken minen dhe edhe ata e pan qe ajo ishte e kurdisur nga ne dhe filluan te qeshnin te gjithe .. ne pastaj u shperndam ne shpija dhe neser treguam ne shkoll se qka kishem ber.
I hangrem disa thupra nga kujdestari por ate "endrren" per te hypur ne autoblinda te KFOR-it e realizuam .
..dhe shpesh here e diskutojm me shoqeri kete ngjarje