PDA

View Full Version : Semundjet qe vijne nga kafshet shtepiake...


Jana
14-03-11, 18:03
Njerėzit qė nė parahistori kanė jetuar nė shoqėri tė pėrbashkėt me kafshėt, ndėrsa nė kohėn moderne tė urbanizimit kafshėt gjithnjė e mė shumė hynė nė shtėpitė tona nė rolin e tė pėrkėdhelurve tė shtėpisė. Do t’ju pėrmendim disa sėmundje ngjitėse dhe jo-ngjitėse tė cilat mund tė na bartin kafshėt Alergjitė
Studimet e reja kundėrshtojnė mendimin shkencor tė pranuar mė herėt se jeta me macet ose qentė gjatė fėmijėrisė vepron nė mėnyrė mbrojtėse nga zhvillimi i astmės nė jetėn e mėvonshme. Studimet tregojnė se nė fakt ndodh e kundėrta: foshnjat deri nė gjashtė muajt e parė tė jetės shumė mė shpesh zhvillojnė sensibilizim ndaj antigjenėve tė maces nė krahasim me ata tė cilėt kanė qenė tė izoluar nga kontakti me macet. Pėr kėtė arsye prindėrve iu rekomandohet qė tė mos i lėnė fėmijėt e vegjėl nė kontakt me kafshėt shtėpiake.


Toksoplazmoza
Toksoplazmoza paraqet rrezik shumė tė madh, pasi qė bėhet fjalė pėr zoonozėn (sėmundje qė vjen nga kafshėt) mė tė pėrhapur nė botė, ndėrsa mendohet se afėr 1% e maceve prodhojnė oovistat nga tė cilat mė vonė zhvillohet paraziti Toxoplazma gondii.Te shtatzėnat me sėmundje akute tė pa mjekuar, ėshtė paraqitur infeksioni i fetusit te 25% e rasteve, qė ka rezultuar me abortim spontan, vdekjen e fėmijės sė palindur ose paraqitjen e ndonjė sėmundje tė rėndė te i porsalinduri.Pėr mjekimin e toksoplazmosės pėrdoren pirimetamina dhe sulfadiazini, ndėrsa nė mjekim pėrfshihen edhe shtatzėnat me infeksion akut tė toksoplazmosės, sepse nė kėtė mėnyrė zvogėlohet mundėsia e infeksionit tė fetusit (3 g spiramicin nė ditė deri nė fund tė shtatzėnisė). Ndėrsa personat me imunitet tė ruajtur tė cilėt pas infeksionit shfaqin shenja tė lehta tė sėmundjes nuk duhen mjekuar.
Shtatzėnave iu rekomandohet qė tė shmangin kontaktin me macet.


Psitakoza
Papagalli mė sė shpeshti infektohet gjatė kohės kur transportohet bashkė me shpezėt tjera. Papagajtė e sėmurė mund t’i njohim nė bazė tė ndryshimit tė ngjyrės sė jashtėqitjes nė tė gjelbėr, nė bazė tė shtimit tė urinimit, zvogėlimit tė apetitit, ndryshimin e zėrit, ndėrsa nganjėherė i rrjedh sekret nga syri. Njeriu infektohet duke thithur aerosolet (spėrklat e ajrit) me Chlamidia psittaci, ndėrsa sėmundja mund tė bartet edhe me kafshimin e shpezėve. Edhe pse rrallėherė ndodh, megjithatė ėshtė e mundur edhe bartja ndėrnjerėzore e sėmundjes.Sėmundja te njeriu fillon me pasqyrėn e gripit: me shfaqjen e temperaturės, kokėdhimbjes dhe dhimbjeve nė muskuj. Pas njė kohe fillon edhe kolli i thatė, ndėrsa fotografimi rėntgenologjik i mushkėrive jep pamjen e pneumonisė intersticiale. Ėshtė e pranishme edhe rritja e shpretkės.Pėrveē mushkėrive, shpesh paraqitet edhe hepatiti granulomatoz, nganjėherė edhe miokarditis, si edhe inflamacioni i mbėshtjellėsve serozė- duke pėrfshirė meningjitin me ē’rast sėmundja tregon simptoma neurologjike.Ėshtė e domosdoshme qė psitakoza humane tė mjekohet me antibiotikė, ndėrsa terapia standarde realizohet me dhėnien e doksociklinės (2×100 mg/ditė) pėr 10-14 ditė. Nė rastet e marrjes sė terapisė pėr njė periudhė mė tė shkurtė kohore shpesh paraqitjen relapset (pėrsėritjet e simptomave).

Ekinokokoza
Qeni mund tė infektohet duke ngrėnė zorrėt e deleve, lopėve dhe dhive, tė infektuara me formėn cistike tė kėtij helmi. Njeriu mund tė infektohet nga jashtėqitja e qenve ose nga perimet e papastruara mirė tė cilat paraprakisht janė ndotur nga fecesi i qenve. Cista mund tė zhvillohet 30 vite para se tė fillojė tė japė simptoma (sidomos nė mėlēi). Simptomat paraqiten nė vartėsi me organin e pėrfshirė: nėse ėshtė pėrfshirė mėlēia paraqitet ndjeshmėri nėn harkun brinjor tė anės sė djathtė, nėse pėrfshihet mushkėria atėherė paraqiten pengesa nė frymėmarrje.Rrezik mė tė madh te kjo sėmundje paraqet infeksioni dytėsor me ciste si rezultat i tė cilit vjen deri te rritja e shtypjes sė brendshme dhe plasja e mbėshtjellėsit tė cistės si rezultat i traumės mekanike. Si pasojė e plasjes sė cistės ekinokoksike ėshtė paraqitja e reaksioneve tė fuqishme alergjike, tė cilat mund tė ēojnė deri te shoku anafilaktik.
Sa i pėrket terapisė nė vend tė parė ėshtė ndėrhyrja kirurgjike, me anė tė tė cilės nė mėnyrė tė suksese instalohet tretėsira protoskolicide nė cistė, e cila pėrbėhet ose nga tretėsira 30% e kripės ose nga tretėsira 95% e alkoolit.Nga terapia medikamentoze pėrdoret hemoterapia me albendazol, e cila sukses tė veēantė tregon te ekinokokozat alveolare. Kohėn e fundit pėrmendet edhe metoda PAIR (puncture, aspiration, injection, reaspiration), e cila pėrbėhet nga kombinimi i hemoterapisė dhe punksionit tė cistės.Problem mė tė madh paraqet ekinokokoza e eshtrave sepse shpesh ėshtė e paoperueshme, ndėrsa edhe hemoterapia jep rezultate tė dobėta


Tėrbimi
Tėrbimi (rabies, lyssa) ėshtė sėmundje vdekjeprurėse tė cilėn e bartin qentė e infektuar (54%), macet, shpezėt dhe lakuriqėt. Sėmundja mė sė shpeshti bartet me anė tė kafshimit tė kafshės sė infektuar, edhe pse nė disa raste bartja e virusit ėshtė e mundur edhe vetėm me prekjen e pėshtymės sė infektuar, e cila ėshtė infektuese dhjetė ditė para se tė fillojnė simptomat e sėmundjes.
Formėn e vetme tė mbrojtjes nga tėrbimi e paraqet vaksinimi, si i kafshėve pėrkėdhelėse shtėpiake ashtu edhe i njerėzve.
Tularemia
Tularemia bartet nga kafshimi i kafshėve tė egra, kryesisht brejtėsve, mirėpo rreziku i pronarėve tė kafshėve tė pėrkėdhelura shtėpiake vjen nė rast se kafsha e tij han mishin e kafshės sė egėr tė infektuar (lepurit, ketrit, miut tė fushės, etj.).Inkubacioni i tularemisė zgjat mesatarisht 3-5 ditė. Sėmundja zakonisht fillon shpejt, me simptoma tė pėrgjithshme tė shprehura dhe me drithėrimė. Te 20% e tė sėmurėve ėshtė e pranishme edhe rritja e mėlēisė dhe shpretkės, ndėrsa brenda dy javėve tė para tė sėmundjes te 35% e tė sėmurėve paraqitet ekzantemė makulopauloze. Temperatura te tė sėmurėt e pa mjekuar zgjat mesatarisht 32 ditė. Ėshtė vėrejtur edhe bradikardia (ngadalėsimi i tė rrahurave tė zemrės) relative te 42% e tė sėmurėve.Afekti primar ėshtė zakonisht nė gishtat e dorės nė formė tė papullave tė padhembshme, tė cilat pastaj nekrotizohen dhe shndėrrohen nė ulkuse me skaje tė ngritura me qelb, dhe pastaj formohet fundi i zi nekrotik.Format e lehta tė tularemisė mund tė mjekohen me 2 g tetracikline nė ditė (doksiciklinom 2×100) ose me 14 ditė me kloramfenikol (20-50 mg/kg tė masės trupore) nė rast tė paraqitjes sė meningjitit. Format e rėnda mjekohen me streptomicin (2×1 g/ditė intramuskular) pėr dhjetė ditė ose me gentamicin (5 mg/kg tė masės trupore, i.m. ose i.v.)Vdekshmėria te format e rėnda tė tularemisė mund tė jetė deri nė 33%, ndėrsa te tė sėmurėt e mjekuar mund tė arrijė 4%.
Sėmundja e kafshimit tė maces
Sėmundja e kafshimit tė maces ėshtė e pėrhapur nė gjithė botėn. Mė shpesh sėmurėn tė rinjtė, sidomos meshkujt. -Supozohet se shkaktari i sėmundjes, Bartonella henselae (tė cilėn ndėrmjet maceve e bartin pleshtat) nuk shkakton sėmundje te macja. Bakteri jeton nė pėshtymėn e maces, ndėrsa ekspertėt supozojnė se mė shumė se 50% e maceve sė paku njė herė nė jetė infektohen me Bartonella.Inkubacioni zgjat 2-3 javė, ndėrsa sėmundja karakterizohet me limfadenopati regjionale me rritje tė gjėndrave limfatike. Nė vendin e hyrjes sė shkaktarit te disa tė sėmurė paraqitet papulla ose pustulla, qė mund tė japė idenė e pickimit tė insekteve.Sėmundja zgjat disa javė, ndėrsa nyjat limfatike mund tė fistulojnė. Edhe pse nė kuadėr tė komplikimeve pėrmendet edhe dėmtimi i SNQ-sė, megjithatė brenda 1-6 muajsh vjen deri te shėrimi i plotė i pacientit.Nuk ekziston bar specifik pėr sėmundjen e kafshimit tė maces, mirėpo pėrvoja ka treguar se dhėnia e menjėhershme e tetraciklinave dhe makrolideve, shpejton shėrimin e nyjave limfatike. Nė rastet e qelbėzimit rekomandohet aspirimi i pėrmbajtjes gjatė funksionit citologjik.Vlen tė theksohet se pas kalimit tė sėmundjes krijohet imunitet i pėrhershėm.
Kėshillojmė:

Nė fund nuk guxojmė tė harrojmė se kafshėt e pėrkėdhelura shtėpiake shpesh janė bartės tė rriqrave dhe pleshtave, me tė gjitha rreziqet qė pasojnė nga kėto insekte.


Kėshilla pėr pronarėt e kafshėve tė pėrkėdhelura shtėpiake:
- Rregullisht vaksinoni kafshėt tuaja
- Rregullisht kontrolloni nėse qeni ose macja juaj ka ndonjė rriqėr dhe nėse e vėreni largojeni atė
- Kėrkoni rekomandimet e veterinarit si tė veproni me kafshėn tuaj
- Nėse e vėreni se kafsha juaj sillet nė mėnyrė tė pazakontė dėrgojeni menjėherė te veterinari
- Gjithmonė mbani preparate kundėr pleshtave
- Mos sillni nė shtėpinė tuaj kafshė tė pėrkėdhelura nėse keni fėmijė tė vegjėl
- Femrat shtatzėna duhet tė kenė kujdes tė veēantė
- Rregullisht lani duart pas kontaktit me kafshėn tuaj, si dhe pas pastrimit tė jashtėqitjes sė tyre
- Mos lejoni qė qeni juaj tė qėndrojė me qentė shėtitės
- Rregullisht pastrojeni shtėpinė nga qimet dhe kontrolloni mos ka jashtėqitje apo urinė tė kafshės suaj nė ndonjė skaj tė fshehur tė shtėpisė.