PDA

View Full Version : Adelina Ismajli dhe Lady Gaga, bashke nje CD..


Jana
23-03-11, 13:24
http://www.tiranachat.net/shqip/wp-content/uploads/2011/03/adelina-ismajli.jpg
Kėngėtarja mė e suksesshme kosovare, Adelina Ismajli ka vendosur qė tė kurorėzojė sukseset e saja. Siē u vlerėsua nė jo pak media shqiptare, ajo bėri hapin mė gjigant tė karrierės sė saj gjatė qėndrimit nė Europė, mė saktėsisht nė Zvicėr, Francė e Gjermani, ku ėshtė duke realizuar edhe “ėndrrėn shqiptare”, duke u bėrė e para kėngėtare shqiptare e muzikės moderne nė skenėn europiane. Dhe po ia del mbanė me shumė sukses. Koncerte qė asnjėherė nuk ndalen prej tri vitesh. Pėrveēse nė diskotekat shqiptare, ajo arriti tė jetė e para qė performon edhe nė diskotekat zvicerane ku ftohen emra me famė botėrore si: Jay Z, Ciara, 50 Cent etj. Dhe kjo pasi kėnga “Tribalb”, e remixuar nga Dj. i njohur zviceran Mr.Pink, ėshtė shpallur nė top 5 hitet e vitit 2011 fillimisht nė Zvicėr, pastaj nė vende tjera tė Europės, si Itali, Gjermani, Francė, madje dhe nė Suedi e Rusi. Pas koncerteve promovuese tė hitit “Tribalb Rmx”, Adelinėn e pret njė sfidė e re. Pėrsėritet pėr tė tretėn herė turneu nė Amerikė

Kėngėtarja pritet tė udhėtojė drejt Shteteve tė Bashkuara pėr njė tjetėr tur koncertesh, pas interesimit tė fansave qė nuk hezitojnė tė shprehin publikisht herė lutjet e herė kritikat pse Adelina nuk pėrsėrit turneun. Kėtė radhė ajo do tė jetė e shoqėruar nga kėngėtari Sabri Fejzullahu. Pėr shkak tė suksesit tė madh qė patėn koncertet e saj atje, nga tė afėrm tė Adelinės mėsojmė qė kėtė herė kėngėtarja do jetė nėn ombrellėn e njė organizimi tjetėr, ndryshe nga herėt e kaluara. Mėsohet se ky ndryshim ka ardhur si pasojė e zhgėnjimit tė Adelinės dhe menaxherit tė saj nga organizimi “diskreditues” nė tė kaluarėn, siē thuhet. Ne kontaktuam zėdhėnėsen zyrtare tė Adelina Ismajlit, e cila na tha: “Organizimi i turneut tė fundit ishte nėn ēdo nivel tė mundur nga ana teknike dhe organizative, dhe nė kėtė mėnyrė u krijua njė konfuzion te publiku mes njė Adeline qė e shohin duke performuar nė Europė e Ballkan dhe asaj qė u krijua atje. Prandaj, kėtė herė ēdo gjė, qė nga efektet skenike dhe sallat e deri te mikrofoni dhe valltarėt do tė jetė e definuar me kontratė speciale.”

Publikon kėngė pėrkrah Lady Gaga, Katy Perry etj.
Sukses pas suksesi, objektivat e Adelinės po bėhen realitet. Siē treguam mė lart, remixi i saj, pėrveē se ėshtė zgjedhur si hit nė diskoteka, kėnga ėshtė pėrzgjedhur dhe hedhur nė shitje nė pesė kompilacione botėrore me hitet mė tė mėdhaja botėrore (kėngė tė remixuara house-electro), pėrfshirė kėtu kėngėt e shumė yjeve tė njohura si Lady Gaga, Katy Perry, madje dhe grupet legjendare botėrore si Nirvana e Red Hot Chili Peppers, dhe shumė Dj e kėngėtarė tė dėshmuar tė skenės nga mbarė bota. Vlen tė pėrmendet kompilacioni “ARTKISS” qė pa dritėn nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku nga vetėm dhjetė kėngė, njėra ėshtė e Adelinės, tjetra kėndohet nga Lady Gaga. Ky ėshtė njė tjetėr hap drejt pėrparimit nė tregun internacional, pas performimit nė diskot zvicerane. E, teksa pritet qė kėngėtarja tė pėrfundojė projektet, tė cilat prej njė kohe tė shkurtėr i ka filluar nė Francė dhe si duket po ia del mbanė, zėdhėnėsja e saj prononcohet: “Adelina kishte paralajmėruar publikimin e projekteve qė do fillonte nė 2011, dhe derisa po pritet lanēimi i projektit nė Francė, shumė shpejt pritet tė komercializohet dhe singėli i parė nga albumi i ardhshėm i Adelinės nė Europė. “Neve na mbetet tė kėnaqemi me suksesin e njė ylli shqiptar nė Europė, qė arriti tė dėgjohet krah pėr krah me Lady Gaga duke debutuar me njė kėngė tipike shqipe. Dhe duke performuar me veshjet ekstravagante e kėngėt me tema shokuese, shumė kohė para Lady Gaga”.
Adelina Ismaili - Tribalb (MR.P!NK remix)

http://www.youtube.com/watch?v=ArkGjsG9w5U

Kaqanikasja
23-03-11, 13:24
Adelina eshte YLL